Qershitë – Gjatë një studimi, pjesëmarrësit konsumuan 1 filxhan lëng qershie të athët çdo mëngjes dhe një tjetër filxhan pasdite për 2 javë. Pas studimit ata treguan se kishin përmirësim të gjumit. Kjo ndodh për shkak të pranisë së lartë të melatoninës tek qershitë. Melatonina është një hormon që shkakton përgjumje, gjithashtu ndihmon edhe sistemin riprodhues. Nëse nuk dëshironi të pini lëng, mund të konsumoni një filxhan me qershi para se të flini dhe efekti do të jetë i njëjtë.
Peshku – Peshqit, veçanërisht karkalecat e detit, peshku ton dhe merluci, janë shumë të pasur me triptofan, i cili është një qetësues natyral. Triptofani gjendet edhe tek gjeli i detit, por te peshqit gjendet në sasi shumë më të mëdha.
Bari i bletës – Kjo bimë, pjesë e familjes së mentes, është përdorur prej shumë shekujsh si një ilaç që sjell gjumin. Sipas studimeve të kryera, ai është më efektiv kur përdoret i kombinuar me një bimë tjetër të quajtur sanëz. Nga studimi doli se, 81% e pjesëmarrësve që kishin probleme të vogla gjumi dhe morën një kombinim të barërave, patën përmirësim më të ndjeshëm se ata që u kuruan me mjekime nga farmacitë. Çaji i këtyre 2 bimëve mund të përgatitet si më poshtë:në një filxhan me ujë të nxehtë vendosim 1-2 lugë çaji bar blete dhe 1 lugë çaji sanëz (të thara), dhe e lëmë për 5 -10 minuta.
Kamomili – Një tjetër bimë që, ashtu si bari i bletës, është përdorur prej mijëra vitesh si ilaç gjumi, është edhe kamomili. Në një eksperiment të kryer mbi minjtë, ai pati të njëjtin efekt qetësues që kishin edhe barnat, dhe në studimin e vetëm të kryer mbi njerëzit, kamomili uli nivelin e stresit më shumë se e ulnin barnat.
Bananet – Bananet janë të pasura me kalium dhe magnez, dy minerale që nxisin qetësimin e muskujve dhe si pasojë shkaktojnë edhe çlodhje të trupit. Mungesa e magnezit shkakton dhembje muskujsh dhe pagjumësi, prandaj edhe konsumimi i bananeve është shumë i këshillueshëm në këto raste.
Spinaqi – Përveç se është i pasur në kalium dhe magnez, spinaqi ka përmbajtje të lartë kalciumi, një mineral i rëndësishëm për të bërë një gjumë të shëndetshëm. Kalciumi e nxit trupin të prodhojë melatoninën, hormonin që ndihmon trupin të mbajë ritmin e rrahjeve të zemrës. Të njëjtat efekte ka edhe konsumimi i perimeve të tjera në ngjyrë të gjelbër.
Qumështi – Ashtu si spinaqi edhe nënproduktet e qumështit janë të pasura me melatoninë, që përveç të tjerave rrisin edhe sasinë e kalciumit në organizëm, studimet kanë treguar se mungesa e kalciumit shkakton pagjumësi.
Bajamet – Ato janë shumë të pasura me magnez dhe kalcium. Këshillohet të konsumohen 10-15 kokrra para gjumit, ose mund të konsumohet gjalpi i bërë nga bajamet dhe efekti do të jetë i njëjtë./gazeta shendeti/
Foto/ Koncepti i ri i “Audi-t”, riparohet vet dhe ndryshon ngjyrat në mënyrë automatike
Ky është padyshim automjeti më i paparë që pritet të krijohet nga “Audi”. Ky koncept i ri, që nuk është emëruar ende, është dizajnuar nga Daniel Garcia.
E veçanta e këtij modeli është se ai riparohet vetë në rast përplasjeje si dhe ndryshon ngjyrat në mënyrë automatike.
Kompania ka publikuar imazhet e mëposhtme, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje të tjera rreth automjetit të së ardhmes.
Dështimi i drejtësisë rikthen Kanunin, 6 të vrarë brenda 7 ditëve në Kosovë
Numri i vrasjeve në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme nga viti i kaluar.
15 persona janë vrarë këtë vit deri në muajin korrik për dallim nga viti 2015, ku gjatë tërë vitit kishte vetëm 11 vrasje.
Vetëm në shtatë ditët e fundit vendi është tronditur me gjashtë vrasje të njëpasnjëshme.
“Java e vdekjes” nisi në Ferizaj më 18 gusht, ku u vra një mashkull 20 vjeç.
Ajo vazhdoi në Gjakovë, ku në mesditën e 23 gushtit u vranë tre persona ndërsa të enjten në mbrëma në Deçan nga hakmarrja mbetën të vrarë edhe dy vëllezër.
Njohësit e çështjeve të drejtësisë dhe të sigurisë kanë vlerësuar se organet e drejtësisë në Kosovë nuk janë duke funksionuar si duhet.
Sipas tyre, nga ky mosfunksionim i institucioneve në fjalë qytetarët po e marrin vetë rolin e drejtësisë, duke shuar jetë njerëzish. Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar Policia e Kosovës, e cila ka thënë se punën e saj e kryen me shumë seriozitet.
Sipas Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, thuhet se ky institucion ka arritur që përgjatë viteve t’i zbardhë mbi 70% të rasteve.
“Nëse u referohemi statistikave lidhur me zbulueshmërinë e rasteve të vrasjeve nëpër vite, Policia e Kosovës ka arritur nivelin e zbulueshmërisë së rasteve të tilla mbi 75%”,- ka thënë për “Zërin” Daut Hoxha, nga Policia e Kosovës.
Shqipëria hapa pas në logjistikë, më keq edhe se vendet pa det
Shqipëria ka bërë hapa prapa për sa i përket zhvillimit të logjistikës, duke u renditur në vendin e 117 për vitin 2016 nga i 78-ti në 2012. Krahasuar me rajonin, vendet si Serbia apo Maqedonia që nuk kanë akses direkt të rrugëve detare, ato renditen më mirë se Shqipëria, duke lënë pas vetëm Mali i Zi.
Shqipëria ka bërë hapa prapa për sa i përket zhvillimit të logjistikës, duke u renditur në vendin e 117 për vitin 2016 nga i 78-ti në 2012, sipas një raporti të Bankës Botërore për Indeksin e Performancës në Logjistikë, ku renditen 160 vende. Krahasuar me rajonin, vendet si Serbia apo Maqedonia që nuk kanë akses direkt të rrugëve detare, ato renditen më mirë se Shqipëria, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.
Nga vetë pozicioni strategjik gjeografik, ku në vendin tonë kryqëzohen rrugët më të rëndësishme që lidhin Perëndimin me Lindjen dhe anasjelltas, ne duhet të ishim një prej vendeve me logjistikë dhe rrjet shpërndarje më të zhvilluar.
Janë një sërë faktorësh që së bashku plotësojnë zhvillimin e sektorit të logjistikës, ku ne përsëri kemi një performancë të dobët. Në transport (148 nga 160); doganë (121 nga 160); në besueshmëri (135 nga 160) dhe kohë (94 nga 160) kemi tregues të këqij, sipas të dhënave nga Banka Botërore.
Sipas raportit, performanca e rrjetit të shpërndarjes, si në tregtinë ndërkombëtare dhe në atë të brendshme, është pika kyçe e rritjes ekonomike dhe e konkurrueshmërisë së vendeve. Sektori i logjistikës njihet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik.
Në Indeksin e Performancës në Logjistikë, Gjermania është e para në listë dhe fatkeqësisht Shqipëria, pavarësisht pozicionit të përshtatshëm gjeografik është në vend të 117, nga 160 vende.
Në ekonominë e sotme globale të ndërlidhur dhe të pavarur, ku konsumatorët dhe qytetarët përfitojnë nga shpërndarja globale e mallrave, ne duhet që të sigurohemi bashkërisht që të gjitha pjesët dhe shtyllat në mbarë globin të bartin ngarkesat e mëdha që vijnë përmes zinxhirit të furnizimit.
Rruga drejt mirëqenies…
Logjistika është çelësi që mundëson zinxhirin e furnizimit në botë, që sjell burime, fara, fidanë, materiale, pjesë, makineri dhe pajisje për fermat dhe fabrikat, si dhe të mira për supermarketet, dyqanet dhe shtëpitë.
Pa logjistikën, prokurimet botërore, industria përpunuese dhe shpërndarja nuk do të ekzistonin. Logjistika lidh shitësit dhe blerësit në mbarë globin dhe u siguron kompanive akses në tregjet vendase dhe globale. Shërbimet e lidhura ndikojnë në koston e të mirave dhe përcaktojnë konkurrueshmërinë e ekonomive. Integrimi i tyre në tregtinë globale dhe zinxhiri i vlerës i shtojnë vlerë rrjetit mbarëbotëror të prokurimeve, rëndësisë së prodhimit dhe shpërndarjes për të krijuar vende të reja pune, si dhe zhvillimin e ekonomisë dhe pasurisë kombëtare.
Shkurt, kur logjistika funksionon siç duhet, është baza mbi të cilën ndërtohet ekonomia e një vendi.
doganaNë 30-shen me indeksin më të lartë të performancës në logjistikë, 22 vende janë anëtare të Organizatës Ekonomike për Zhvillim dhe Bashkëpunim (OECD) ndërsa 14 janë pjesë e BE-së. Kina është zhvendosur nga vendi i 28-të në 2014 në vendin e 27-të në 2016. Ndërsa India, vendi me rritjen më të madhe ekonomike, nuk ia doli të ishte në listën e 30 vendeve me performancë më të mirë, por megjithatë ka kapërcyer 19 vende në klasifikim për t’u renditur e 38-a në listë.
Shtete të fuqishme varen nga përfitimi i blerjeve dhe shitjeve në vendet e huaja. Konkurrenca është motori që i vë në lëvizje, bashkëpunimi i ndihmon vendet për të shfrytëzuar në maksimum.
Rritja e Azisë
Globalizimi, logjistika dhe tregtia kanë pasur ndikim të rëndësishëm në nivelin e pasurisë botërore. Në 2013-n, “The Economist” shkroi se në afërsisht 20 vjet, 1 miliard njerëz kanë dalë nga varfëria ekstreme. Në 2015, Banka Botërore bëri të ditur se varfëria botërore kishte gjasa të binte poshtë 10% për herë të parë në histori.
Kjo u reflektua me hyrjen e Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera në zhvillim në prokurimet globale, industrinë e prodhimit dhe në sistemin e shpërndarjes, si faktorë të fuqishëm në ekonominë botërore. Shumë vende në zhvillim kanë mbetur në kufijtë e tregjeve globale, duke kërkuar një dorë për të përmirësuar kapacitetet e tyre në logjistikë.
Midis viteve 2007-2014, diferenca midis performuesve më të mirë dhe më të këqij po shkrihej, duke u nxitur nga përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së logjistikës dhe cilësisë së shërbimit, si dhe të lehtësimit të proceseve doganore.
Logjistika e vendeve pa dalje në det
Sa shpejt mund të ndryshojë situata, marrim si shembull Filipinet, të cilat renditeshin në vendin e 44-t në listë në vitin 2010, por që sot janë në vendin e 71-të. Rënia është nxitur kryesisht nga dy faktorë: infrastruktura e transportit, si dhe aftësia dhe cilësia e shërbimeve të logjistikës, që përfshin operatorët e transportit dhe agjentët doganorë. Publikimi i Zinxhirit Dixhital të Furnizimit, shkruan:
Vendet e kufizuara në logjistikë, p.sh., ato të cilat nuk kanë dalje direkte në rrugët detare apo oqeanike, mundohen vazhdimisht me reformat e vazhdueshme për të lehtësuar tregtinë dhe transportin. Përtej vullnetit politik, vendet me logjistikë të dobët kërkojnë dhe meritojnë vëmendje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar.
Besueshmëria mbi shpejtësinë
Në vendet me performancë të lartë, ngadalësimi në tregtinë globale pas krizës së 2008-s, si dhe shqetësimet globale, krijuan një mjedis shtypës për industrinë e logjistikës. Sektori që përllogariste se emetonte 23% të gazit të efektit serë, u përball me probleme në vendin e punës, përdorimin e tokës dhe planifikimin urban. Në interes të përfshirjes ekonomike dhe të paqes, të gjitha vendet duhet të zhvillojnë më tej tregtinë dhe lehtësitë në transport, si individualisht apo bashkërisht, duke mbrojtur qytetarët nga aktivitetet e dëmshme./Monitor/
Gratë “llafazane” të parlamentit. Kanë folur katër herë më shumë se burrat...
Sipas statistikave të publikuara së fundmi nga Instituti i Studimeve Politike mbi diskutimet parlamentare në periudhën janar – korrik, 2016 bien në sy disa tregues interesantë gjinore për sa u përket deputetëve shqiptarë. Gratë deputete në përqindje janë shumë më aktive sesa burrat deputetë. Sipas këtij studimi rezulton se 90% e grave deputete kanë qenë aktive dhe kanë diskutuar në parlament, kurse vetëm 10% e tyre nuk kanë diskutuar (3 nga 30).
Në listën e 17 grave që kanë mbajtur më shumë fjalime në parlament, dominuese janë gratë opozitare ( 234 herë), ndjekur nga Doda (PDIU) me 9 fjalime, Mehmetaj (LSI) me 8 fjalime. Nga gratë deputete të opozitës rezulton se të gjitha kanë diskutuar, madje disa prej tyre figurojnë në listën e diskutuesve më me shumë fjalime në parlament.
Kryeson listën e deputeteve të opozitës Topalli (14 fjalime), Vokshi e Hajdarmataj (10 fjalime), ndjekur nga Halimi (7 fjalime), Elmazi e Tabaku (5 fjalime). Nga lista e grave deputete të PS rezultojnë dy deputete pa asnjë fjalim parlamentar (Arapi dhe Shkreli), kurse në krye të listës me më shumë fjalime nga grate socialiste figurojnë Leskaj (20 ndërhyrje), ndjekur nga Gjylameti e Dhima (8 fjalime), Hysi e Kushi (7 fjalime), Hafizi, Spahiu e Agalliu (6 fjalime), etj.
Dy elementë të tjerë me rëndësi sidomos për ligjërimin parlamentar, kanë vlerë në statistikat gjinore të Kuvendit. E para, me gjithë numrin e lartë të grave e vajzave diskutuese në seanca, problematikat që lidhen me pozitën e gruas dhe çështjet sociale nuk kanë zënë ndonjë vend prioritar.
Fjalimet e deputeteve gra e vajza kanë qenë kryesisht politike dhe në sinkron me ligjërimin / porosinë / vendimmarrjen politike të liderit / partisë, pra “politikisht korrekt”, çfarë nuk ndihmon në promovimin e modeleve gjinore si modele parlamentare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Së dyti, vetë midis grave deputete ka pasur replika të ashpra, në disa raste edhe denigruese, duke imituar gjuhën e ashpër të burrave parlamentarë dhe duke dëmtuar përpjekjet për krijimin e një lotimi gjinor cilësor, sidomos pas nismës për krijimin e aleancës gjinore mbipartiake në parlament.
Parë në këtë prizëm, rritja e përqindjes dhe e përfaqësimit gjinor në parlament (qoftë si numër deputetësh qoftë si numër diskutuesish në seancat plenare) nuk ka dhënë rezultate pozitive të pritshme dhe është dukshëm larg pritshmërive publike për modelet e reja politike me ngjyra liberale, qytetare, institucionale në jetën politike dhe në jetën parlamentare.
Ky nuk është lajm i mirë. Ndaj statistika se gratë, në përqindje, folën 4 herë më shumë se burrat në parlament mbetet lajm formal, dhe nuk do të thotë se kemi një parlament 4 herë më të mirë.
Tenderat/ PD: 12 mld lekë i ka dhënë Rama oligarkut Sadri Abazi
Opozita ka vijuar edhe sot me akuzat për deputetin socialsit Sadri Abazi. Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, tha në një deklaratë për mediat, se oligarku Abazi ka marrë nga ministritë dhe bashkitë e Ramës 12 miliardë lekë brenda një viti, edhe pse ofertat e firmave të tij në tendera kanë qenë më të larta.
PD thekson se, qytetarët nuk do të mbajnë më në kurriz Edi Ramën me oligarkët e tij dhe se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.
Më poshtë deklarata:
“Fatura e korrupsionit të Edi Ramës vetëm me tenderat që i jep Sadri Abazit për një vit është sa pensioni në qytet për 7055 persona, pensioni në fshat për 12 832 persona, sa 4811 paga minimale, është pagesa e papunësisë për 15 453 persona.
Eshtë pra njësoj sikur cdo familje dibrane të marrë 68 mijë e 500 lekë më muaj pagesë papunësie, por që nuk i marrin, sepse i ndan Rama me Sadriun.
Prej tre vitesh, me këtë skemë, pasuritë e buxheti i vendit shkojnë për Edi Ramën e kusarët e tij, për popullin mbetet varfëria, burgu ose emigracioni.
Konkretisht;
Edi Rama i ka dhënë oligarkut të tij Sadri dhjetra tendera për një vit dhe ka pranuar ofertën e tij më të lartë në cdo rast. 12 miliardë lekë ka marrë Sadriu nga ministritë e bashkitë e Edi Ramës, ndërkohë që ofertat e tjera të skualifikuara merrnin përsipër t’i kryenin punimet me 11 miliardë lekë. 1 miliardë lekë është diferenca, është fatura e korrupsionit të Edi Ramës.
1 miliardë lekë që vidhen ende pa filluar punimet, para që do të kishin përmirësuar jetën e mijëra qytetarëve, sic edhe i kemi renditur në tabelë.
1 miliardë lekë Edi Rama mund ti kishte kursyer duke lejuar garën e konkurencën. Këto para mund të shkonin për zbutjen e varfërisë e krijimin e vendeve të punës. Po nuk është ky prioriteti i Edi Ramës. Nuk janë qytetarët zgjedhja e tij. Prioriteti dhe zgjedhja e tij, është ndarja e parave të shqiptarëve me Sadriun. Që Sadriu më pas të blejë vota. Që pushteti të mbahet me cdo kusht.
Ky sundim i korruptuar e kriminal është në ditët e fundit.
Qytetarët nuk do të mbajnë më në kurriz Edi Ramën me oligarkët e tij.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”.
CIA publikon dokumentet e Luftës së Ftohtë
Agjensia Qendrore e Zbulimit amerikan, CIA, ka bërë publike 2500 dosje të sekrete, që janë përdorur për të informuar presidentët Richard Nixon dhe Gerald Ford gjatë viteve 1970-të, duke hedhur kështu më shumë dritë mbi këtë periudhë kritike të Luftës së Ftohtë.
Në 28 mijë faqet e dokumentave ndodhen pjesë me të dhëna magjepsëse për zhvillimet botërore, përfshirë luftën e debatueshme në Vietnam, gjatë së cilës humbën jetën mbi 58 mijë ushtarakë amerikanë.
Me këto dosje janë informuar presidentët Nixon dhe Ford gjatë një periudhe tetë-vjeçare, që nga janari i vitit 1969. Ato ofrojnë të dhëna rreth ngjarjeve si vizita historike e zotit Nixon në Kinë dhe në Bashkimin Sovjetik, të parat vizita të një presidenti amerikan, si dhe për periudhën e skandalit që rezultoi në dorëheqjen e tij.
Dosjet e informimit të viteve të Presidentit Ford përshkruajnë momente historike, si mbarimin e luftës në Vietnam, si dhe vdekjen e themeluesit të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun.
Kur Presidenti Nixon mbërriti në Pekin, më 21 shkurt 1972, dosjet përshkruajnë në mënyrë të detajuar se cilët zyrtarë kinezë morën pjesë në aktivitetet e ndryshme, duke synuar kështu një pamje më të plotë të funksionimit të byrosë politike kineze, një organizëm që vëzhgohet nga afër edhe sot.
Çdo fashikull informues prej rreth 10 faqesh tregon se sa pak dinte CIA rreth Kinës, vendin me popullsinë më të dendur në botë që sapo kishte filluar të merrte një rol global pas mbi dy dekadash izolimi.
Përmbledhja e CIA-s pas vizitës e informonte Presidentin Nixon se vizita tronditi Bashkimin Sovjetik dhe Japoninë, si dhe motivoi vendet evropiane për t’u angazhuar me Kinën. Ndërsa vetë Kina përshkruhet si “përgjithësisht e kënaqur” prej vizitës së tij.
Më 10 gusht 1974, një ditë pas dorëheqjes së zotit Nixon, dosja informuese për Presidentin e ri Ford ofron detaje për reagimet në botë ndaj largimit të zotit Nixon.
“Asnjë nga vendet që krijojnë zakonisht telashe nuk ka shkaktuar as edhe një lëkundje të vetme”, thuhet në dosje.
Gjatë një informimi të gati një viti e gjysëm më vonë, Presidenti Ford mësoi për vdekjen e Mao Ce Dunit, i cili përshkruhet si “forca dominuese në politikat kineze”.
Këto dosje të CIA-s për informimin e zyrtarëve më të lartë nuk tregojnë se sa u ndikua vendim-marrja e zotit Nixon, i cili ishte përgjithësisht natyrë e tërhequr. Presidenti Nixon kishte vendosur mos të informohej drejtpërdrejtë nga zyrtarët e CIA-s, por nëpërmjet këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, Henry Kissinger.
Një dokument tjetër tregon se zyrtarët e CIA-s ndjeheshin të dekurajuar prej mungesës së kontaktit të drejtpërdrejtë me Presidentin Nixon, i cili mbante mëri ndaj agjensisë së zbulimit për shkak të humbjes në zgjedhjet e vitit 1960 përballë Presidentit John F. Kennedy. Zoti Nixon besonte se CIA nuk kishte hedhur poshtë pohimin e gabuar të zotit Kennedy se SHBA-ja kishte hequr dorë nga pozita e tyre si vendi me teknologjinë më të përparuar të raketave balistike ndërkontinentale përballë Bashkimit Sovjetik.
Në një përmbledhje të vitit 1973, zoti Nixon u informua për një takim që do të mbahej nga Organizata për Bashkimin Afrikan. Aty thuhet se prania e Izraelit në Afrikë do të shndërrohej në çështje parësore në këtë konferencë, për shkak edhe të kërkesave të Presidentit libian Moammar Gadhafi që “shtetet afrikane të ndërpresin marrëdhëniet me Izraelin, ose të humbasin ndihmën që Libia jep për to dhe për grupet çlirimtare”.
Në Kili, zgjedhja në vitin 1970 e Presidentit Salvador Allende e shqetësoi zotin Nixon, i cili mendonte se Kili do të bëhej një “Kubë e dytë”, një vend tjetër komunist në hemisferën perëndimore.
Gjatë tre viteve në vazhdim, Presidenti Nixon dhe zoti Kissinger përdorën CIA-n për të mbështetur fshehurazi kundërshtarët e zotit Allende, me synimin për ta hequr nga pushteti, ose për të nxitur një grusht shteti. Zoti Allende u vra gjatë një puçi në shtator 1973, të udhëhequr nga komandanti i ushtrisë, Augusto Pinochet, duke shkaktuar kështu dekada të tëra debati për rolin e CIA-s në këtë puç. Në këto dosje informimi nuk konfirmohet roli i drejtpërdrejtë mbështetës i CIA-s për rrëzimin e qeverisë kiliane.
Në këto dosje i kushtohet vëmendje e konsiderueshme zhvillimeve në Indokinë, ku SHBA-ja po përpiqej të tërhiqej prej luftës në Vietnam dhe të mbështeste qeveritë që po dështonin në Kamboxhia dhe Laos.
Jo i gjithë informacioni i CIA-s në këto dosje rezulton të ketë qenë i saktë. Një analizë e paraqitur Presidentit Ford më 28 mars 1975, parashikonte se forcat vietnamezo-jugore, të trajnuara nga SHBA-ja, do të ruanin stabilitetin deri në fillimin e vitit 1976. Vetëm një muaj pas këtij informacioni, forcat komuniste nga Vietnami i veriut morën Sajgonin, kryeqytetin e Vietnamit jugor.
Presidenti Ford ndoqi një praktikë tjetër nga Presidenti Nixon, duke preferuar të informohej vetë drejtpërdrejtë nga zyrtarët e CIA-s. Publikimi i këtyre ish-dosjeve sekrete është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për të bërë të ditura të dhënat e zbulimit që u janë dhënë presidentëve amerikanë. Ato u bënë publike nga drejtori aktual i CIA-s, John Brennan dhe nga drejtori kombëtar i zbulimit, James Clapper, në Bibliotekën Presidenciale “Richard Nixon”, në Yorba Linda të Kalifornisë.
Foto e ditës/ Çifti Meta- Kryemadhi, siç nuk i keni parë ndonjëherë
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, më në fund, kanë gjetur pak minuta të pushojnë së bashku në plazhin e Jalës.
Dy politikanët shqiptarë duken të qetë dhe të relaksuar pranë njëri-tjetrit.
Meta dhe Kryemadhi ndodhen në Jalë, pasi LRI siç është tashmë traditë ka hapur kampin veror për të rinjtë e kësaj lëvizje.
Foto-Video/ Ja “bishat” robotike ruse që do shfarrosin ISIS
Amerikanët i kanë luftuar prej vitesh me dronë (avionë luftarak të telekomanduar), por duket se edhe rusët ua gjetën “ilaçin” terroristëve dhe militantëve të ISIS-it.
Një koleksion i gjerë tankesh dhe autoblindash robotikë janë dizajnuar, projektuar, prodhuar, testuar dhe përdorur me sukses nga ushtria ruse prej disa vitesh dhe tani ato kanë mbërritur në Itak dhe Siri, ku forcat ushtarake vendase do ta kenë më të lehtë të shfarrosin “farën e keqe”, por pa bërë më parë “kurban” ushtarët e tyre.
Këto shpikje teknologjike ushtarake ruse, duket se do të jenë vdekja e sigurtë e ISIS, pasi pajisjet robotike janë të afta që të hapin një rrebesh zjarri me armë të të gjitha llojeve, përfshi edhe raketat apo katjushkat.
Ato janë testuar me sukses nga marina dhe forcat speciale ruse në terene të ndryshme, dhe siç raporton “RT”, armët e reja tani mund të futen deri në skutat më të fshehta të militantëve islamikë duke u telekomanduar nga distanca dhe pa vënë në rrezsik jetën e ushtarëve.
Ushtria irakene ka testuar këto ditë me sukses një prej armëve të reja të përgatitura apostafat për të nga shkencëtarët ushtarak rus, ndërkohë që të tjera ngarkesa kanë mberritur tashmë edhe në Siri.
Por duket se përdorues të këtyre armëve nuk do të jenë vetëm këto dy shtete, pasi teknologjia e lartë bën që ato të kërkohen edhe nga vende më të zhvilluara madje edhe nga vendet e NATO-s, të cilët gjithsesi kanë kohë që përpiqen të zhvillojnë teknologji të tilla.
Por rusët duket se janë më të shpejtë dhe më praktik në këtë drejtim dhe nuk kanë vonuar që ti provojnë ato direkt në terenin e luftës.
Tani s’ka më au-iu...!
Foto-Video/ Shuet në Athinë jeta e futbollistit shqiptar, legjenda e Luftëtarit
Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur një nga futbollistët e mirënjohur shqiptar dhe një legjendë e vërtetë për Luftëtarin e Gjirokastrës.
Astrit Boni, legjenda e gjirokastritëve mësohet se ka ndërruar jetë në Athinë. Ka qenë një ikje e papritur e Bonit, pasi ai kishte shkuar atje për të kuruar djalin e tij, po futbollist.
Mësohet se Astrit Boni është goditur nga ataku në zemër dhe nuk ka mundur që të mbijetojë edhe pse ka qenë në një prej spitaleve të Athinës.
Dy modelet e politikanëve “memecë”
Nga Blendi Fevziu
34 deputetë të Parlamentit të Shqipërisë nuk kanë folur asnjëherë gjatë shtatë muajve të fundit të këtij sesioni. Kështu thoshte një studim i publikuar në mediat online, i cili i referohej harkut kohor 1 Janar – 31 Korrik 2016.
Studimi i mirëdetajuar, sqaronte se këta persona kanë qenë po ashtu pak ose aspak aktivë në jetën e komisioneve parlamentare, gjatë po kësaj periudhe. Ajo që të bënte më përshtypje është pikërisht fakti që 34 deputetët “e heshtur” ndaheshin në dy grupe të dallueshëm dhe diametralisht të kundërt.
Një pjesë i takonte deputetëve të vjetër dhe me peshë në Parlamentin e Shqipërisë, ata që kanë qenë në atë sallë që sesionin e parë apo në vijim; ndërsa grupi i dytë i takonte deputetëve biznesmenë, atyre që s’kanë asnjë lidhje me politikën dhe as e kuptojnë atë. Që as dinë të flasin dhe as kanë luajtur ndonjë rol në zgjedhje, nëse nuk llogaritet këtu të qenit sponsor financiarë apo organizatorë bandash që vijnë vërdallë për të vjedhur vota.
Nuk ka asnjë dyshim që të dy grupet nuk kanë asnjë lidhje me njëri- tjetrin dhe heshtja e tyre është për dy arsye krejt të ndryshme. I pari është një grup që për arsye të ndryshimeve kushtetuese dhe të bërjes politikës pis përmes përfshirjes në të të personave me precedentë penalë, banditëve, trafikantëve dhe spekulantëve, ndihet tejet i margjinalizuar.
Ky grup që ka hyrë në politikë në fillimet e pluralizmit me një mision, që besonte dhe beson ende se politika është një shërbim, nuk e gjen më veten në performancen e re politike. Mund të ketë shumë debate nëse këta persona kanë qenë politikanë të mirë apo jo; nëse kanë ditur ta çojnë vendin përpara aq shpejt sa duhet apo jo; nëse kanë mëkatet e tyre për situatën që ka ndodhur. Por me siguri, që këtë grup nuk mund ta akuzosh as për probleme me ligjin dhe as për përdorjen e politikës si mbrojtje personale.
Grupi i dytë, që mund të quhen biznesmenët dhe personat me precedentë penalë është më problematiku. Këta deputetë nuk kanë folur në këto 7 muaj, por një studim më i vëmendshëm mund të gjejë se nuk kanë foluar thuajse asnjëherë në këto 3 vjet. Ata nuk kanë as kontribut politik dhe as nisma ligjore. Janë njerëz që politikën po e përdorin për t’u pastruar apo për t’i shpëtuar ligjit me të cilin kanë llogari të hapura. Ky është një format i ri prurjesh politike, që e nxori dhunshëm jashtë loje të parin dhe që po kthehet në një problem për gjithë shoqërinë.
Ndaj le të vlejë ky studim, për të parë, se kush realisht është një politikan dhe kush bëhet i tillë për ta përdorur atë. Që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë më deputetë që janë ulur në sallë, pa i njohur kush dhe pa foluar asnjëherë të vetme. Lekët nuk mjaftojnë gjithnjë për të blerë gjithçka, përfshirë statusin e deputetit apo të politikanit./Opinion.al/
Italia funeral masiv për viktimat e tërmetit, Renzi përlotet
Një funeral masiv po zhvillohet në Itali për disa nga 284 njerëzit e vrarë në tërmet i fuqishëm i së mërkurës.
Numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili goditi rajonin qendror, u rrit brenda natës me gjetjen e shumë trupave.
Kryeministri Matteo Renzi është në mesin e personaliteteve që marrin pjesë në këtë funeral.
Por një video e “Corriere dela Sera” ka shfaqur jo vetëm familjarët por edhe bashkëshorten e Kryeministrit duke qarë për viktimat, e në një moment, edhe vetë Renzin të përlotur.
Ceremonia për 34 viktimat nga qyteti i Arquata po mbahet në një sallë sportive në kryeqytetin rajonal.
Arkivolet, janë vënë në radhë në dysheme, përfshirë edhe dy arkivole të bardhë të pikturuar për dy fëmijë të vrarë.
Presidenti Sergio Mattarella vizitoi më parë Amatricen, qytetin me numrin më të lartë të viktimave.
Misionet e shpëtimit janë penguar nga qindra tronditje, njëra prej të cilave ka dëmtuar rëndë një urë të rëndësishme në Amatrice.
“Le të shpresojmë se nuk do të shembet i gjithë qyteti”,- tha kryetari Sergio Pirozzi.
Foto/ Kur zhvishen ministret e Ramës...
Ministret e qeverisë Rama kanë zgjedhur jugun për të pushuar e për të bërë plazh. Paparaci i “Panorma Plus” ka fotografuar zonjat e qeverisë, ministren e Arsimit Nikolla dhe atë të Ekonomisë, Ekonomi, në momentet e tyre të relaksit në jug.
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ka qenë jo pak herë në ciklonin politik, sepse dihet që sektori që ajo mbulon, arsimi, është mjaft delikat dhe një sektor që ka të bëjë me jetën e çdo familjeje, me fëmijët e tyre.
Megjithatë, siç e ndjekim vazhdimisht në prononcime të ndryshme, është pak e vështirë që ta bësh zonjën Nikolla të ngrejë zërin, edhe nëse argumenti në fjalë mund të të nxisë për një veprim të tillë.
Ka preferuar që në jetën publike të jetë gjithmonë brenda kufinjve të një edukate qytetare dhe intelektuale, duke rrëzuar kështu mitin, sipas të cilit gratë e egra dhe pak agresive janë ato që bëjnë karrierë.
Kështu Nikolla ka arritur në vitin e tretë të karrierës së saj si ministre Arsimi dhe është në krye të shumë reformave që ideon institucioni që ajo drejton.
Për sa i përket jetës private, në dimë që zonja Nikolla ka vetëm një vajzë, e cila vazhdon studimet jashtë. Por për pushimet e verës, ajo ka preferuar që me bashkëshortin dhe vajzën të shkojnë në Jug, në Dhërmi.
Milva Ekonomi, dukej se gjeti Ministrinë që bënte për të, jo vetëm sepse është ekonomistë në profesion dhe i shkon fiks, por edhe sepse mbiemrin e ka Ekonomi, një rastësi kjo shumë interesante.
Ndryshe nga pjesa më e madhe e ministrave të kësaj qeverie, të cilët kanë preferuar Dhërmiun dhe hotelet e mira, Ekonomi ka bërë diçka tjetër, mbase mund të ketë ndjekur edhe zakonet e pushimeve që ka pasur gjithnjë edhe kur nuk ishte ministre.
Ajo është fotografuar në Qeparo, së bashku me një grup të madh mikeshash. Aty Ekonomi kishte zgjedhur një hotel modest për fundjavën e saj, ose mbase edhe për pushime më të gjata.
Bisedimet për Sirinë, s’ka marrëveshje mes Rusisë e SHBA-ve
Pas gati 12 orësh bisedime mes Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe homologut të tij rus Sergey Lavror në Gjenevë, palët dështuan në arritjen e një marrëveshje për Sirinë.
Megjithatë kryediplomati amerikan tha për gazetarët se, kishin bërë progres lidhur me rrugën që duhet ndjekur për rivendosjen e armëpushimit dhe përmirësimin e aksesit humanitar në Siri.
U bënë gjithashtu hapa të rendesishëm drejt përmirësimit të bashkëpunimi ushtarak dhe shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës. Bisedimet mes Kerry-t dhe Lavrov u përqendruan tek planet për t’i dhënë fund konfliktit 4-vjeçar në Siri.
“Ende nuk e kemi marrëveshjen që nevojitet. Duam të biem dakord mbi diçka që do të jetë vërtetë efektive e që do të funksionojë realisht duke e bërë rajonin më të qëndrueshëm dhe të sigurt”,- tha Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se, diplomatët rusë dhe amerikanë po planifikonin të takoheshin në Gjenevë gjatë ditëve në vazhdim, në përpjekjen për hartimin e një draftmarrëveshje që do të çojë drejt një armëpushimi të qëndrueshëm.
E megjithatë dështimi në arritjen e një ujdie reflekton hendekun që ndan Uashingtonin dhe Moskën. Ndërsa Rusia po i siguron mbështetje ushtarake qeverisë së presidentit Bashkar al Asad, SHBA po mbështet grupet rebele që duan ta rrëzojnë Asadin.
Vendimi i fundit i Turqisë për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, ka nxjerrë gjithashtu në pah natyrën e konfliktit që vë përballë njëra tjetrës fuqitë rajonale.
Rusia i ka kërkuar vazhdimisht Amerikës të ndajë luftëtarët e moderuar, nga ata të “Frontit al Nusra”, që ka lidhja me “Al Kaeden”. Ndërkohë, Uashingtoni nga ana e tij, akuzon Rusinë se, po shënjestrën qëllimisht luftëtarët e mbështetur nga Perëndimi.
“Mungesa e drejtësisë, shkaku i pasivitetit të shoqërisë shqiptare”
Do'stlaringiz bilan baham: |