Arrestohet 15-vjeçari në timon, i ra shtyllës, aksidentoi pasagjerin e tij, një fëmijë
Policia e Delvinës arreston një të mitur, 15 vjeç, për drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt: R.D.është banues në fshatin Kopacez të Delvinës.
R.D. u arrestua pasi po qarkullonte me një “Benz” me targë “AA842GZ” në aksin rrugor Vergo-Shijan dhe pranë vendit të quajtur “Qafa e Beshirit”, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë prej betoni.
Fatkeqësisht, nga aksidenti, e kanë pësuar dhe dy pasagjerët e tij: A.D – 12 vjeç dhe N.D – 21 vjeç.
Policia tha se, të tre të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Oligopoli/ Sigurimet e makinave u rritën me 300% në 2 vjet
Konfindustria reagoi ashpër ndaj rritjes së çmimit të siguracioneve të makinave me 25%. Ajo flet për situatë oligopol dhe për paaftësi të shtetit për të reaguar, pasi është i kapur nga korrupsioni.
Konfindustria thotë se, në dy vjet çmimi i siguracioneve është rritur me 300%, por shteti nuk ka ndërhyrë.
Ja deklarata e plotë e Konfindustrisë:
“Rritja e njekohshme e fundit nga te gjithe kompanite e cmimeve per sigurimin e detyrueshem te makinave, shpreh qartesisht gjendjen oligomonopol te tregut te sigurimeve me pasoja te renda per biznesin, qytetaret dhe ekonomine kombetare. Gjendja behet edhe me shqetesuese kur vlereson, se ne periudhe me pak se 2 vitesh tarifat e sigurimit te detyrueshem jane rritur ne pothuaj 300% per mbi 500 mije automjete te biznesit dhe qytetareve, me taktiken e faktit te kryer.
Konfindustria vlereson, se ne vendet demokratike te botes do te mjaftonte edhe nje rast i vetem i ngjashem me Shqiperine per tu percaktuar menjehere si praktike e denueshme e tipit kartel dhe si rrjedhim marre masat e nevojshme te ashpra penalizuese nga institucionet rregullatore te fushes.
Nderkohe ne Shqiperi per raste te qarta dhe te perseritura oligopol nuk ka asnje veprim nga institucionet pergjegjese si AMF/Agjencia e Mbikqyrjes Financiare dhe Autoriteti i Konkurencs, duke dhene shenja te qarta te paaftesise se plote dhe deri ne fenomenin e korrupsionit te shkalles me te larte te "state capture/kapjes se shtetit".
Konfindustria thotë se do t’i kërkojë zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë, në varësi të të cilit janë institucionet e mesipërme, të ndërmarrë sa më shpejt nismën për rishikim të plotë të legjislacionit dhe mënyrës sesi është ndërtuar dhe funksionon tregu i sotëm oligopol i sigurimeve. Liberalizimin e tregut nëpermjet kalimit nga sigurimi i "detyrueshëm" në "vullnetar" të automjeteve, hapjes së tregut për operatorë të rinj dhe shqyrtim të thelluar të punës së derisotme të AMF dhe Autoritetit të Konkurencës, për menyren e zbatimit të përgjegjësive të tyre ligjore.
Ambasadori Lu në selinë e PD, një ditë para votimit të Vettingut
Ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar sot në mesditë në selinë e PD për t’u takuar me drejtuesit e saj.
Vizita e tij nuk ishte e paralajmëruar për mediat.
Lu u takua dhe bisedoi me kryetarin e PD, Lulzim Basha, një ditë para seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të kalojë ligji për skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Vettingu.
Ambasadori i SHBA-ve dhe ambasadorja e BE-së kanë qënë tejet të përfshirë në negociatat për miratimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, që nga fillimi i saj.
Ҫani, sërish në kërkim. Kush do të jetë Sofia e re e “Zonës së lirë”?
Sezoni i ri televiziv do të ketë edhe një Sofi të re për “Zonën e lirë”. 19-vjeçarja nga Gjirokastra, Andonia Dobi, nuk do të rikthehet si asistente e moderatorit të njohur, siҫ ishte menduar. Pasi qëndroi në krah të Ҫanit për disa javë, Andonia u largua drejt Italisë për të marrë pjesë në një projekt të ri modelingu, për të cilin kishte nënshkruar edhe një kontratë. Pak pas largimit të saj, edhe vetë moderatori tha në emision se Andonia do të kthehej sërish në shtator si asistente e “Zonës së lirë”.
Për këtë arsye, javët e fundit të sezonit, në krah të Ҫanit ishte balerina e “Tv Klan”, Albana Dapi, e cila po ashtu tha se, ky pozicion ishte i përkohshëm për të.
Por kush do të jetë Sofia e re në shtator? Në një prononcim ekskluziv për revistën Class, Andonia thotë se ajo nuk do të jetë më asistente e Ҫanit.
Tani ajo po merret me një projekt të ri, ndaj edhe e ka të vështirë t’i bëjë të dyja angazhimet njëherësh: “Nuk do të jem pjesë e “Zonës së lirë” në sezonin që fillon në vjeshtë, sepse momentalisht dhe në vazhdim do jem e angazhuar në një projekt që nuk më lejon të marr pjesë në të dyja angazhimet”,– thotë Andonia për revistën Class.
Nëse balerina e “Tv Klan” do të vazhdojë të jetë asistente zëvendësuese edhe për një sezon, kjo ende nuk dihet, por ndoshta edhe për Albanën kjo do të jetë e vështirë për shkak se së shpejti fillon edhe “DWM 3” dhe ajo, siҫ dihet, është e angazhuar me trupën e baletit.
Vetëvendosje zhvendoset në Tiranë: Protestë kundër demarkacionit
Një protestë po zhvillohet sot në Tiranë me kauzë: Kundër demarkacionit Kosovë- Mali i Zi. Në protestën e iniciuar nga Vetëvendosje marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile. Ata mbajnë në duar parrulla: “S’kemi tokë me fal!”
Sot arrin për herë parë në Kosovë stërmbesa e Skënderbeut
Sot, në ora 14:00, bëhet pritja zyrtare e Sofie Kastrioti, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”.
Hardh Fest në bashkëpunim me partnerin kryesor të festivalit bodrumin e verës Stone Castle, kanë ftuar mysafire speciale gjatë ditëve të festivalit stërmbesën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes.
Gjithashtu Sofie Kastrioti, do të jetë pjesë e programit duke performuar veprat e saja artistike.
Vizita e saj është nder për komunën e Rahovecit pasi që kjo është hera e parë që Znj. Kastrioti viziton Republikën e Kosovës./RTK/
Kombëtarja/ De Biasi publikon listën kundër Marokut e Maqedonisë
Ndeshjet/ De Biasi publikon listën kundër Marokut dhe Maqedonisë
Trajneri i Kombëtares shqiptare De Biasi ka publikuar listën e futbollistëve për 2 takimet e radhës, miqësoren kundër Marokun dhe ndeshjen e parë të kualifikueseve ndaj Maqedonisë.
Nuk kishte sesi të mungonin surprizat pasi tekniku italian ka lënë jashtë Orges Shehun duke grumbulluar portierin e talentuar të shpresave, Thomas Strakoshën.
Jahmir Hyka, Rei Manaj dhe Thoma Strakosha janë risitë e Gianni De Biasi në listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy takime.
LISTA:
Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.
Mbrojtës: Mërgim Mavraj, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Frederik Veseli, Ansi Agolli, Andi Lila, Elseid Hysaj.
Mesfushorë: Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli, Jahmir Hyka.
Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Rei Manaj.
Nëna 101 vjeçe që rrihej nga i biri: Më rrihte qëkur humbi 2 djemtë
Ditën e djeshme, Komisariati iBulqizës bëri me dije se “është arrestuar në flagrancë shtetasi Faik Alla, 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi me datë 27.08.2016, në banesën e tij, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases Hatixhe Alla, 101 vjeçe”.
Kanë qenë fqinjët e familjes Alla ata që kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Bulqizë se Faik Alla po dhunonte nënën e tij të moshuar. Efektivët e Policisë kanë kryer arrestimin e 55 vjeçarit dhe kanë marrë në pyetje 101 vjeçaren. Sipas të dhënave nga Policia, pavarësisht moshës, e moshuara ka qenë në gjendje të mirë fizike, duke treguar se çfarë kishte ndodhur. Ajo ka pohuar se nuk ishte rasti i parë që djali e rrihte, i bënte presion dhe e fyente.
“Faiku më ka rrahur sa herë ka dashur. Më ka ardhur turp dhe nuk e kam denoncuar. Që kur humbi dy djemtë ai nuk është në terezi. Jam e bindur se ai është nxitur nga gruaja që të më dhunojë herë pas here”,- është shprehur Hatixhe Alla, para oficerëve të Policisë Gjyqësore Bulqizë.
Ajo ka treguar dhe shenjat e dhunës në trup, ndërkohë edhe fqinjët janë shprehur se Faik Alla ishte i dhunshëm ndaj nënës së tij. 55 vjeçari nuk e ka pranuar akuzën dhe është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë.
Ai i tha Policisë se akuzat janë të padrejta, të bëra nga komshinjtë. “Unë nuk jam i çmendur të rrah nënën time. Ajo vërtet debaton vend e pa vend me gruan time, por unë në asnjë rast nuk e kam dhunuar. Janë fqinjët ata që kërkojnë burgosjen time, me pretendimin se unë alkoolizohem dhe u prish qetësinë”, tha Faik Alla për hetuesit e kësaj ngjarjeje të pazakontë.
FATKEQËSITË
Të afërm të familjes thanë se, Faiku ka humbur dy djemtë e tij. Njëri është aksidentuar në minierat e kromit dhe kompanitë e sigurimeve e kanë shpërblyer me 60 milionë lekë dhe tjetri e ka humbur jetën teksa punonte në shfrytëzimin e lëndës drusore. Këto dy fatkeqësi duken se kanë qenë fatale për familjen Alla.
“Prej kohës kur Faik Alla humbi dy djemtë ka nisur pijen dhe ai tashmë është në depresion. Ky mund të jetë shkaku i vërtetë që ai dhunon nënën e moshuar”, kanë sqaruar për Policinë komshinjtë e familjes Alla. Mësohet se pas arrestimit, 55vjeçari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore para se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër të marrë masën e sigurisë për të./Panorama/
Video+16/ Burri hutoet para striptistes, shikoni çfarë i bën gruaja...
Kjo video është kthyer menjëherë në hit dhe është shpërndarë mijëra herë në rrjete sociale.
Si do të reagonit ju nëse partnerit tuaj do t’i dhurohej një kërcim erotik nga një striptiste?!
Por kjo grua duket se nuk i ka pëlqyer aspak një gjë e tillë dhe sapo ka parë që striptistja nis të kërcejë hidhet ‘në sulm’.
Ajo e ka shtyrë atë duke e rrëzuar përtokë, ndërkohë që ka marrë me forcë partnerin e saj.
Foto/ Burri gënjeu, ja motivi i vërtetë pse e vrau gruan me sëpatë
Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familjen Dervishi, pranë një kompleksi turistik në Golem të Kavajës, kur i moshuari goditi për vdekje me sëpatë në kokë gruan e tij 68-vjeçare.
“Panorama” mëson se, shkak i krimit të rëndë kanë qenë zënkat mes çiftit për tradhëti. Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici vetë autori, se e vrau gruan pasi e kishte mbushur kupën, se ajo e kishte tradhtuar dhe i kërkonte atij llogari, krejt e kundërta është e vërteta.
“Panorama” mëson se, ata janë zënë për tradhtitë që bënte 73-vjeçari. Ky i fundit, autor i krimit kishte gjithë jetën që e tradhtonte të shoqen dhe për këtë arsye ata ziheshin shpesh.
Madje mësohet se, ata ishin ndarë disa herë për këtë fakt por kanë qenë djemtë që i kanë pajtuar dhe janë rikthyer bashkë.
NGJARJA
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi që, sipas Policisë, kishte pirë disa gota raki, ka goditur gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend.
Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij.
“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73- vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej.
Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur.
Çifti Dervishi jetonin në Tiranë, në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ndërsa kishin edhe një shtëpi pushimi pranë plazhit të Golemit, ku zakonisht shkonin gjatë verës për të kaluar disa ditë pushime. Edhe mbrëmjen e djeshme ata ndodheshin vetëm aty, prej disa ditësh, pasi kishin shkuar për plazh.
Veli dhe Shazivare Dervishi janë prindër të tre djemve, të cilët janë të martuar dhe jetojnë me familjet e tyre në Itali. Ndërsa dy të moshuarit prej disa vitesh jetonin vetëm. Njëri prej djemve ndodhej në Shqipëri këto ditë pasi kishte ardhur për pushime./Panorama/portali DurresLajm/
Audituesi i jep të drejtë ‘Bankers’-it, shteti duhet t’i kthejë 37 mln USD që i’a mori
Fotogaleri/ Kim, Beyonce dhe Nicki Minaj “përplasen” në “MTV VMA”
Të gjithë përuluni përpara mbretëreshave të formave: Beyonce, Kim Kardashian dhe Nicki Minaj. Kjo treshe tërhoqi vëmendjen në “MTV Video Music Awards” ditën e dielë, me veshjet e tyre të ngushta.
Beyonce udhëhoqi grupin me një fustan të mrekullueshëm të Francesco Scognamiglio. Ajo ishte e shoqëruar në tapetin e kuq edhe nga vajza e saj 4-vjeçare.
Ndërsa Kim Kardashian dhe Nicki Minaj kishin zgjedhur të mahnisnin me dekoltenë e tyre dhe me veshje gjysmëtransparente./TCh/
Supermbesa prezanton projektin e ri, Dasara Malltezi në postin e drejtueses
Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit Berisha vetëm pak ditë më parë prezantoi në publik projektin e ri që duket se e ka përfshirë kokë e këmbë. Bëhet fjalë për çeljen e një reviste me bazë në Paris, ku 19-vjeçarja është Shefe! “Utopian”, me një staf drejtuar nga Dasara Malltezi mbetet një prej produkteve të reja në treg, e që meriton vëmendje pasi siç tregon vetë kryeredaktorja në këtë intervistë, koncepti i saj është tejet i veçantë.
Dasara lançon revistën “Utopian”; cila ishte pikënisja e “Utopian Magazine” dhe roli juaj te revista?
Së bashku me një nga miqtë e mi më të mirë, Enri Mato, kishim një ide për të bërë diçka ndryshe. Ai donte të niste një revistë ndërsa unë një blog, të cilat do ishin të ndërlidhura, pra do ishin pjesë të njëra-tjetrës. Enri themeloi revistën, dhe më tej menduam të shkrinim blogun dhe revistën bashkë. Rrjedhimisht unë mora rolin e 'Editor in Chief'. Revistën nuk donim ta linim në limitet e një tregu lokal, ndaj ia treguam Jarl Alexandre de Basseville, i cili ka themeluar 27 revista. Atij iu duk tejet inovativ, dhe kështu filloi bashkëpunimi me të dhe Egla Harxhin.
Çfarë mund të na thuash diçka për stafin e “Utopian Magazine”?
“Utopian” është një revistë e bazuar në Paris, e cila do të jetë online dhe së shpejti në “Newsstand”. Jemi një skuadër e madhe internacionale duke marrë në konsideratë dhe palët e tjera me të cilat po bashkëpunojmë. Megjithatë, në zemër të revistës momentalisht jemi katër veta: Unë si Editor in Chief, Enri Mato si themelues, Jarl Alexandre de Basseville si Creative Director dhe Egla Harxhi si kontribuese. Ky bashkëpunim na ka vendosur në kontakt me artistë dhe media në vende të ndryshme si Amerikë, Azi, Europë etj.
Në të kaluarën projektet e ndërmarra kanë qenë individuale. Si është të punosh krah partnerëve të tjerë?
Unë gjithmonë kam pasur qejf të punoja me të tjerë, por partnerët e duhur janë gjithmonë të vështirë për t’u gjetur. E konsideroj veten shumë me fat të bashkëpunoj me Enrin, një urbanist tejet i talentuar, Eglën, e cila pasi mbaroi me rezultate të shkëlqyera arkitekturën në Tiranë, studion aktrim dhe merret me modelim në Paris, dhe Ale, i cili është një fotograf me famë botërore, i cili së fundmi bëri bujë dhe për fotot nudo të Melanie Trump. Mbi të gjitha, përveç formimit të tyre, vlerësoj kulturën dhe dashurinë për artin, të bukurën dhe vlerat që sot janë venitur në shumicën e njerëzve.
Pse pikërisht “Utopian”? Ku bazohet revista?
Utopia është qyteti perfekt i cili nuk u ndërtua kurrë. Rrjedhimisht, utopian është qytetari ideal. Revista bazohet në katër shtylla: arkitektura, fotografia, moda dhe kultura. Në përmbajtje synohet gjithmonë për substancë, jo vanitet. Arkitektura është ana fizike e këtij qyteti që ofrohet virtualisht nga ne. Fotografia, moda dhe kultura janë aspekti social i tij i fokusuar në të bukurën dhe vlerat e njeriut të lirë dhe utopik. Disa gjëra më specifike që mund të përmend janë shkrimet për vende të veçanta në botë, mendësia e të veshurit, këto gjithmonë të trajtuara sipas këndvështrimit tonë, ekspozita “No Compromises” dhe intervista me artistë të ndryshëm. Veçantia qëndron në faktin që, nuk ka një revistë tjetër që i përmbledh të gjitha të sipërpërmendurat.
Cili është publiku i synuar nga revista?
“Utopian Magazine” është për të gjithë ata që kanë redomi dhe dashuri për të bukurën, kulturën, dhe që nuk kanë frikë të jenë mendjehapur. Është për guximtarët që nuk pranojnë redominan për hir të opinionit të shumicës, për qytetarin utopian në shpirt dhe në mendje.
Folët për ekspozitën “No Compromises”. Çfarë mund të na thoni për këtë?
Ekspozita është një formë për të shprehur një manifest pa redominan kundër redominan të markave dhe fenomenit të eskortave. Kudo në botë, është krijuar një imazh i asaj që “duhet” të jesh për t’u konsideruar një femër e bukur. Ky imazh i gabuar bën që vajza të reja në mbarë botën të mendojnë se është diçka që arrihet lehtë, dhe rrjedhimisht kur kuptojnë se nuk është aq e lehtë, drejtohen në rrugë alternative për të arritur aty.
Revista “Utopian” kishte një redominance të fotove nudo. A do jetë kjo baza e revistës?
(Qesh) Jo. Manifesti “No Compromises” synon të çlirojë njerëzit e ndrydhur të cilët duhet të përballen me një kulturë ku predominojnë tabutë në vend të lirive të njeriut. Imazhet nudo janë aty për t’i dhënë një shuplakë në fytyrë mentalitetit që kërkon pabarazi gjinore, apo atij që shtyp femrat, që e sheh dikë që guxon apo një femër që pozon nudo si diçka të ulët dhe të pavlerë vetëm për faktin që ajo do të bëjë të tilla foto. Është absurde se si të njëjtat veprime të bëra nga një mashkull bëjnë që ai të konsiderohet ‘cool’, ndërsa për femrat konsiderohen të ulëta.
Si do jetë lidhja e kësaj reviste dhe kësaj lëvizjeje me Shqipërinë?
“Utopian Magazine” është online, është për qytetarin e Utopisë, që rrjedhimisht ka lidhje me çdokënd që ndihet i tillë në shpirt e mendje kudo qofshin, qoftë në Shqipëri, Francë, apo kudo në botë. Lëvizja “No Compromises” nga ana tjetër ka lidhje me fenomenin “eskortë” dhe industrinë e markave, që e thënë butësisht nuk shtojnë vlera, përkundrazi, deformojnë perceptimin dhe kanë një ndikim tejet negativ fizik dhe psikologjik te vajzat e reja të cilat, siç e përmenda më sipër, duan atë “perfekten” surreale të markave pa punuar, sepse si e tillë u prezantohet. Besoj se lidhja e “No Compromises” me Shqipërinë, dhe jo vetëm, është më se e qartë…
Ku mund t’ju gjejmë?
Vetëm te www.utopianmagazine.com, apo në faqet tona në “Facebook” dhe “Instagram” nën emrin “Utopian Magazine”.
Protesta para Bashkisë/ Vëllai i Arditit shpërthen në lot: Punonim në kushte të vështira
Një protestë paqësore është duke u zhvilluar paraditen e sotme para Bashkisë së Tiranës për vdekjen e 17 vjeçarit, Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës. Protestuesit janë të mbështetur edhe nga Partia Demokratike, ku në emër të saj foli Ervin Salianji, i cili tha se “kontraktori i bashkisë për përpunimin e mbetjeve në Sharrë, është njeri i veshur me pushtet. Eshtë Edurim Teqja, i cili nuk dorëzohet në polici pas krimit të rëndë”.
Por më prekëse kanë qenë fjalët e familjarëve të Arditit, djalit 17 vjeçar që vdiq në vendgrumbullimin e mbetje në Sharrë, i masakruar nga fadroma. Përpos kësaj krimi u mbajt i fshehtë nga firma 3R, drejtuesit e të cilës thanë në prokurori se: “Nuk e njohim Arditin, nuk punonte për ne”.
Vëllai i Arditit, i cili gjithashtu thotë se ka punuar tek plehrat e Sharrës, shprehet para mediave:
“Jam Ardian Gjoklaj. Dua drejtësinë e vëllait tim. Kam punuar edhe unë 2 muaj në Sharrë. Puna ishte pa siguracion, pa veshje të posaçme, pa maska, pa asnjë lloj mjeti mbrojtjës. Vëllanë tim e kanë masakru dhe kanë fsheh trupin. Unë dua drejtësi!” (Nga ky moment Ardiani nuk i mban më lotët).
Në tej në këtë protestë që zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, ka folur, xhaxhai i viktimës.
Ai u shpreh: “I bëj thirrje qytetarit të parë të Tiranës, si familjar, si kryebashkiak se na kanë vrarë 5-fish. Vranë djalin dhe mbuluan krimin. Të bëjë gjithë letrat, të zbardhet çështje, të mos përgënjeshtrohet vdekja e Arditit në landfill. Unë nuk them të bllokohet puna atje, se ishte fatkeqësia jonë, por të merren masa. Erion Velisë i bëj thirrje të vijë tek shtëpia jonë siç kanë ardhur 2 mijë qytetarë për ngushëllim.
Të mos mohohet krimi, se 5 orë kam lëviz unë me përgjegjësin e turnit në landfill duke kërkuar për trupin e nipit. Edhe fadromisti që ka kryer aksidentin, të gjithë të vijnë të pijnë kafe, jo me e mbulu këtë krim të rëndë”./Opinion.al/
Foto/ Ish-mjeku i Juventusit, tashmë pjesë e Kombëtares shqiptare
Në prag të miqësores kundër Marokut dhe ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Maqedonisë, trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi vjen me disa ndryshime jo vetëm në listën e lojtarëve por edhe në staf.
Në një konferencë për mediat, De Biasi ka prezantuar mjekun e ri italian Gianluca Stesina i cili prej 4 vitesh ka qenë pjesë e Juventusit ku ka fituar dy kampionate dhe dy superkupa.
“Fillimisht dua të falenderoj dr. Arben Çelikun për punën dhe kontributin që ka dhënë në ekipin kombëtar. Do të mbetet gjithmonë një mik i mirë për ne. Ndërkohë që Gianluca me të cilin njihem që në kohën kur drejtoja Torinon, do të jetë mjeku ynë i ri”,- theksoi gjatë prezantimit trajneri i kombëtares.
Stesina ka qenë për 7 vjet mjeku sportiv i Torinos (2 vjet me skuadrën e parë dhe 5 vjet përgjegjës për skuadrën e parë).
Maradona telashe në aeroport, përdor pasaportë të falsifikuar
Ish-futbollisti i njohur Diego Maradona është sërish në qendër të vëmendjes pasi nuk është lejuar të udhëtojë për në Dubai për shkak të përdorimit fals të një pasaporte.
Fillimisht ishte partnerja e tij, Rocio Oliva ajo e cila kaloi kontrollet rutinore ndërsa kur vjen radha e Maradonës është konstatuar se ai po përdorte një pasaportë të vjedhur.
Ende nuk dihet shkaku pse ish-trajneri i Argjentinës kreu këtë veprim me të cilën mund të shoqërohej në komisariat, shkruan ‘lanacion’, raporton.
Menjëherë pas situatës së sikletshme numri 10 i Napolit hoqi dorë nga udhëtimi duke u larguar i nxehur nga aeroporti ‘Buenos Aires’.
Në orët e ardhshme pritet një deklaratë zyrtare e ish-futbollistit për të sqaruar atë çfarë ka ndodhur.
Berisha: Rama u kthye në vendin e krimit të tij, në Lungozezë
Të gjitha problemeve të mëdha që i janë krijuar Vlorës, vitet e fundit, për shkak të punimeve dhe projektit të bregdetit, ish-Kryeministri Berisha u ka vënë një emërues të përbashkët: “Lungozeza!”
Pasi ka ndjekur vizitën e kreut të qeverisë dhe njëkohësisht deputetit të saj, në Vlorë, me videot dhe fotot entuziaste në rrjetet sociale, Berisha gjykon se: “Rama u kthye në vendin e krimit të tij të shëmtuar urbanistik, aty ku Lungomaren e ktheu në Lungozezë!
“Piktori deshtak, – shkruan Berisha, – për të fshehur qoftë dhe për pak çaste bllokimin e tmerrshem të trafikut, si në asnjë vend tjetër në Shqipëri, që ai krijoi me veprën e tij skandaloze në Lungomare në Vlorë, ai urdhëroi ndalimin e plotë të trafikut gjatë kohës që po e vizitonte rrugën.
Ky akt ngjan me larjen e duarve pas krimit nga krimineli për ta mohuar krimin e tij. Nga nje projekt i premtuar me 6 korsi dhe baçe me lule në mes, Rama shkatërroi rrugën ekzistuese që kishte 4 korsi dhe e shndërroi atë në një projekt me dy korsi duke vështirësuar kalimin dhe ngadalësuar atë edhe me 45 minuta për një distancë që më parë vlonjatët dhe pushuesit e tyre e bënin për maksimumi 10-15 minuta!
Kjo megaaferë korrupsioni e Edvin Kristaq Ramës i ka dhënë një goditje shumë të rëndë turizmit në Vlorë. Sidoqoftë, dje piktori dështak u largua i lumtur nga Lungozeza e tij pasi aty, përveç presidentit të kompanisë me të cilin ka ndare 30% dhe 4-5 punëtorëve, nuk kishte afër asnjë qytetar vlonjat!”
Ndahet nga jeta këngëtarja e muzikës popullore Naile Hoxha
Këngëtarja Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare në azilin e qytetit të Shkodres, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës, duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend bosh, në plejadën e atyre artistëve që ky qytet nxori ndër vite.
Me një zë melodioz, përherë me buzëqeshjen karakteristike në fytyrën e saj, ajo ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13 vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrieres, për tu pasuar më pas në Radio Shkodra, e kompeticione të rëndësishme kombëtare.
“Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, etj, janë vetëm disa nga këngët që ajo këndoi plot pasion, duke prekur edhe skenat jashtë Shqipërie.
Naile Hoxha ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe një ndër këngëtaret e preferuara të regjimit të asaj kohe. Ajo iku duke lënë pas një repertor të pasur dhe një origjinalitet në muziken popullore qytetare, por edhe duke mbajtur pengun se brezat e ri nuk po arrijnë të ruajnë traditën e bukur që Shkodra ka patur./Ora News/
Turqia sulmon kurdët: “Po mbrojmë Sirinë nga spastrimi etnik”
Turqia do të vijojë ofensivën kundër rebelëve kurdë në veri të Sirisë në një kohë kur nuk është regjistruar ende tërheqja e tyre në lindje të Eufratit, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, në ditën e gjashtë të ndërhyrjes ushtarake nga pala turke në shtetin fqinjë.
“YPG-ja (Njësitë për mbrojtjen e popullit kurd), siç ishte premtuar nga SHBA-ja në bashkëpunimin me Turqinë u shprehën se do të kalojnë në lindje të Eufratit sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo zonë mbetet një objektiv i mundshëm”, pohoi Mevlüt Cavusoglu gjatë një konference
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, akuzoi dje milicinë kurde YPG-në se po kryen një spastrim etnik në Siri, ku Ankaraja po zhvillon që prej javës së kaluar një ofensivë ushtarake.
“Në vendet ku ata shkojnë, YPG-ja detyron të gjithë të migrojnë, përfshirë këtu edhe kurdët që nuk mendojnë si ata dhe procedojnë në një spastrim etnik”,- deklaroi Mevlut Cavusoglu gjatë një konference për shtyp.
Kathimerini: Afrimi i Ramës me Idrizin. Udhërrëfyesi Shqipëri-Greqi drejt fundosjes!
Udhërrëfyesi për të cilin është renë dakord qershorin e kaluar mes Shqipërisë dhe Greqisë për të përmirësuar lidhjet dypalëshe po shkon drejt fundosjes. Të paktën kështu shkruante sot gazeta greke Kathimerini duke iu referuar burimeve diplomatike në Athinë, të cilat paralajmëronin se nëse bisedimet nuk do të nisin shumë shpejt mund të anulohen.
Kathimerini kujton se çështjet kryesore që ndajnë dy shtetet janë, trajtimi në Shqipëri i pakicës greke, mosmarrëveshja për detin dhe kërkesa e Tiranës zyrtare për kompensimin e komuniteti çam të dënuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Burimet diplomatike, sipas “Kathimerinit” ia atribuojnë ngecjen e bisedimeve mes palëve dhe retorikës nacionaliste që sipas saj buron nga qeveria e Edi Ramës, të cilat sipas saj kanë krijuar përplasje të reja jo vetëm me Greqinë por edhe me Serbinë
“Autoritetet në Greqi janë të shqetësuar për bashkëpunimin e Ramës me PDIU-në e Shpëtim Idrizit” shkruan gazeta greke, ndërsa shton se kjo parti pengon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos tani para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në verën e ardhshme.
Sipas gazetës greke një përplasje e re ka nisur edhe mes Shqipërisë e Turqisë, pas kërkesës së Ankarasë për mbylljen e shkollave të Fetullah Gulen në Shqipëri./ora news/
Video+18/ Shqiptarët "pushtojnë" Londrën me grushte e sherr në rrugë: O të q*fsha r*pt!
Një sherr i ashpër ka ndodhur në rrugët e Londrës. Ulërima, grushte, të shara në shqip dhe në gjuhë të tjera, persona që filmojnë dhe disa të tjerë që argëtohen me këtë panoramë.
Disa shqiptarë janë zënë me persona të tjerë, anglezë dhe djem të kombësive të ndryshme.
Në fillim të videos, dëgjohet një shqiptar që mesa duket të sharën e ndjen më shumë ta thotë në shqip, edhe pse personat me të cilët po zihen janë të huaj.
Ai teksa i gjuan, i thotë dikujt "O të q*fsha r*pt", ndërsa djemtë e tjerë janë ndarë në grupe dhe i gjuajnë njëri-tjetrit me shqelma dhe grushte. Mes tyre duket edhe një vajzë që tenton t'i ndajë, por duke parë se sherri kishte marrë përmasa të mëdha, ajo tërhiqet.
Foto-Video+18/ E quajtën të shëmtuar, vajza gjen një mënyrë të "pisët" për hakmarrje
Kjo vajzë ka marr hak ndaj të gjithë atyre personave që e quajtën atë të shëmtuar. Të gjithë kemi parë vajza akoma edhe më të shëmtuar dhe e çuditshme sesi e quajnë këtë femër të tillë.
Por, sido që të ketë qenë puna, kjo vajzë ka një mesazh për të gjithë këta persona që e kanë sharë dhe ofenduar dhe pasi ta shikojnë këtë video, me siguri do të mendojnë të kundërtën.
Për më tepër shikoni videon, e cila nuk ka nevojë për koment.
Foto+16/ Edhe dr. Riselda (Mulliri) ka bërë gjoksin...?
Riselda Sejdija është tejet aktive në rrjetet sociale. Balerina e martuar me biznesmenin Ajdin Sejdia thotë se, është Doktore Shkencash dhe titullin e vendos edhe në facebook dhe instagram.
Në postimet e fundit në llogarinë e saj në Instagram, ai që u ka bërë më shumë përshtypje ndjekësve të saj ka qenë gjoksi.
Ata hedhin dyshime se, Risi mund të ketë zbadhuar gjoksin. Të jetë kjo e vertetë, pasi balerinat zakonisht nuk shquhen për gjoks të madh?!
Shihni fotot e saj më poshtë:
30/08/2016/..............................................
“Shazia i duroi tradhtitë. Shiti 3 shtëpi, Zoti e di kujt ia dha paratë”
Pas vrasjes makabre me sëpatë të 68-vjeçare në Golem nga i shoqi 73 vjeçar, të afërmit tregojnë se në 46 vite martesë, bashkëshortët kishin qenë tri herë në prag divorci, pasi viktima donte të ndahej nga autori për shkak të tradhtive të tij dhe jo e kundrta siç u pretendua prej autorit.
Sipas tyre, ka qenë ndërhyrja e tre djemve që i ka bashkuar ata sërish, duke mos i lejuar të ndaheshin.
Familjarë dhe të afërm të Shazivare Dervishit, shpreheshin dje së janë habitur kur kanë dëgjuar se çfarë ka dëshmuar në Polici, Veli Dervishi; sipas tij, edhe pse i penduar për krimin e kryer, vrasjen e ka kryer sepse ishte lodhur nga ajo dhe se e kishte tradhtuar gjithë jetën.
“Nuk është e vërtetë ajo që ka thënë Veliu në Polici. Shazivarja jo vetëm që nuk i njihte këto lloj gjërash që thotë ai, pasi gjithë jetën e saj ka punuar me ndershmëri dhe ka qenë një nënë e përkushtuar, por ishte ajo që kishte duruar tradhtitë e tij.
Tri herë ka dashur të ndahet për këto që bënte ai lart e poshtë, por e kanë kthyer djemtë. Për hatrin e tyre ajo e ka falur disa herë dhe ja çfarë i ndodhi tani”,- tregojnë disa të afërme të 69vjeçares, shkruan “Panorama”.
Ndërsa disa të tjerë flasin edhe për dëme ekonomike që Veli Dervishi i kishte shkaktuar familjes dhe sipas tyre kjo ishte arsyeja kryesore pse e shoqja i kërkonte shpjegime herë pas here dhe jo për tradhtitë.
“Ai ka shitur tri shtëpi dhe paratë një zot e di se nga i ka çuar e kujt ia ka dhënë. Për këtë arsye kishin dhe grindje mes njëritjetrit. Por edhe këtë ajo e kishte toleruar se kishin 40 e kusur vite martesë”,- thotë një e afërme./Panorama/
Raporti i SHISH/ Emra policësh dhe parcelat e drogës, nis hetimi
Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur verifikimet në lidhje me një raport voluminoz të Shërbimit Informativ Shtetëror për lidhje të dyshuara të zyrtarëve të policisë me trafikun e kultivimit të drogës. Hetimi, i cili ka nisur më shumë se dy muaj më parë, nuk ka lidhje me akuzat që PD ka bërë gjatë ditëve të fundit.
“Hetimi, që është në fazën e verifikimeve, ka nisur më shumë se dy muaj më parë, pas informacioneve operative të referuara nga Shërbimi Informativ,” kanë thënë burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Informacionet flasin për emra konkretë në Policinë e Shtetit dhe persona që konsiderohen si “sekserë” të zyrtarëve të policisë, që mbajnë kontakte me persona të dënuar apo të dënuar për trafik ose kultivim droge
Drafti i Vettingut sot në seancë, testohet mazhoranca PS-LSI
Foto/ Operacion masiv, 200 policë kundër kanabisit në Shkodër
Policia e Shkodrës njoftoi sot se po vazhdon në ditën e tij të dytë, operacioni i gjërë antikanabis në qarkun e Shkodrës, nisur mbrëmjen e djeshme.
Në të janë përfshirë rreth 200 forca policore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Operacioni shtrihet në dy zona: në Pult dhe Koman-Temal.
Në ditën e parë u asgjësuan 20.000 bimë të kultivuara në 99 parcela si dhe bimë narkotike e thatë.
U kap një armë zjarri “Shotgan” dhe u shoqëruan tre persona nga Pulti. Operacioni do vijojë edhe sot dhe nesër.
Kirgizstan/ Makina-bombë përplaset me portën e ambasadës kineze, 1 i vdekur, disa të plagosur
Një shpërthim ka ndodhur pranë ambasadës kineze në kryeqytetin e Kirgizstanit, Bishkek, por njoftimet për viktima janë ende të paqarta, njofton BBC.
Detajet e dhëna para pak minutash janë ende duke u pasuruar, por agjensia ruse e lajmeve Interfax njoftoi duke cituar zyrtarët lokalë se të paktën një person është vrarë.
Një makinë është përplasur në dyert e ambasadës dhe shpërtheu përpara rezidencës së ambasdorit, thanë burimet zyrtare.
Mediat sociale treguan tymin që ngrihej sipër ndërtesave. Pamje të tjera tregojnë xhamat e thyer dhe vendin e ngjarjes.
Sipas Reuters, shoferi i makinës që shpërtheu është vrarë dhe tre persona janë plagosur, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shërbimi Shtetëror i Sigurisë, GKNB tha se, është duke e hetuar shpërthimin, por nuk dha detaje.
Nga Ministria e Brendshme nuk u bë e mundur të merrej ndonjë koment.
Portali i lajmeve të vendit, “24.kg.com” tha se, makina është përplasur me portën e ambasadës para shpërthimit.
Foto/ Kosovë, sulmuan me granatë Kuvendin, pranga 6 anëtarëve të “VV”
Policia e Kosovës ka arrestuar sot 6 zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.
Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 vendeve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A. B., A. A., A. D., E. H., F. K., dhe P. A., është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar: gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 revole, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin. Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse.
Foto+18/ Një tjetër pinjolle e Kardashin-ve thyen rrjetin me nudo
Kim Karadashian ka thyer internetin dy vite më parë me fotot e saj një kopertinën e revistës Paper, në të cilën ylli 35 vjeçar shfaqej tërësisht nudo, ndërsa tani e ka radhën kunata e saj për ta tronditur edhe një herë rrjetin.
Blac Chyna e cila është e fejuara e vëllait të Kim, Rob Kardashian, ka pozuar e gjitha nudo për këtë revistë të njohur.
Blac ka ekspozuar tërësisht format dhe barkun e saj shtatzënë në kopertinën e Paper.
A po stimulojmë një shoqëri ziliqare?
Do'stlaringiz bilan baham: |