Nga Blendi Fevziu
“Ky të shkojë të rregullojë surratin pastaj të blejë avion”!
Ky ishte komenti i parë që më ra në sy, direkt pas një lajmi pa shumë rëndësi dhe pa asnjë lidhje me Shqipërinë. Një lajm që njoftonte se futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Nejmar, kishte blerë një avion privat dhe e kishte inaguruar duke bërë një fluturim me shokët e fëmijërisë në Las Vegas. U befasova nga komenti dhe nisa të lexoj më poshtë. Më bëri përshtypje që lajmi kishte shumë komente, trecereku i të cilave të mbushura me sharje dhe mllef. Dikush e shante me një racizëm befasues si njeri me ngjyrë; një tjetër thoshte se kishte marrë paratë që i meritonin shokët e tjerë në ekip se ata luanin për të, ndërsa dy komentet më të ashpra ngjanin më shumë me një mallkim. Njëri thoshte pak a shumë, “hëngsh kokën me këtë avion”, nddërsa tjetri, akoma më radikal: t’u bëfshin ilaçe paret e këtij avioni.
Ngela tejet i befasuar! E kuptoj mllefin e komentuesve ndaj njerëzve të politikës të pasuruar në mënyrë të dyshimtë; i kuptoj edhe sharjet ndaj njerëzve të biznesit të pasuruar më mënyrë spekulluese apo duke shmangur taksat publike, por nuk i gjeja asnjë shpjegim mllefit ndaj futbollistit të famshëm Brazilian.
Nejmar mund të konsiderohet shembull për t’u frymëzuar në jetë. Së paku për një të ri. Ka lindur në një familje të varfër në një zonë po aq të varfër dhe arriti që falë talentit dhe punës të kthehet në një yll botëror i superpaguar. Por paguhet për punën e tij dhe nuk besoj se në jetë, i ka hyrë në pjesë ndonjë prej komentuesve shqiptarë. Po ashtu, ka të drejtë t’i shpenzojë paratë e tij ashtu si ai mendon.
Më qëlloi ta bisedoja këtë rast me një mikun tim, që merret që prej 3 vitesh me një studim për komentet në mediat on line. Një studim që tenton të shpjegojë mënyrën se si veprojnë individët në anonimat dhe se si pikërisht aty, shprehin një pjesë të mllefit dhe kompleksit që në kushtet identiteti e shmangin ose e moderojnë. Profesor në universitet, ai më furnizoi me një seri komentesh brilante, padyshim ndër më tipiket që të bëjnë të reflektosh thellë.
Ato që më bënë përshtypje qenë disa komente në lajmin se Monika Belucin vijonte të dukej perfekte me bikini edhe në moshën 51 vjeçare. “Po hape shalët si kjo kurva nuk plakesh shpejt” shprehej njëri. “Po kjo katunarja e Sicilisë që bën si seksi” shprehej i dyti, ndërsa disa komente të tjera ngjanin më shumë si fantazi pornografike se sa një koment mbi një lajm pa shumë bujë, se Monika Beluci dukej ende e mirë me bikini edhe 50 vjeç.
E kuptoj xhelozinë dhe mllefin në Shqipëri. Në një vend ku barazia fallse ka qenë dominuese prej gjysëm shekulli, prishja e saj ka krijuar çekuilibra shoqëror, por edhe psiqik. Një vend që vjen nga një mizerje e shpërndarë në mënyrë të barabartë e ka të vështirë të pranojë që pas 25 vitesh njerëzit nuk janë më të barabartë. Dhe shoqëria do të jetë e tillë tani e tutje. I gjej një shpjegim gjithë ankesave të personave publikë, sepse një vend kaq i vogël, fillon dhe të kujton se si ke pasur gjyshin e stërgjyshin dhe harron që suksesi është dimension personal dhe s’ka lidhje me biografitë.
Por ne jemi mësuar kështu dhe kjo do dojë kohë të korrigjohet. Me të rinjtë padyshim që ndodh shumë ndryshe. Por nuk kuptoj mllefin ndaj personazheve që s’i lidh asgjë me këtë vend, si Nejmar dhe Beluçi, që për fatin e keq tonin as nuk ju njofim babain, gjyshin apo kushërinjtë. Mbi të gjitha, mllefin ndaj njerëzve që kanë ecur para falë talentit të tyre, edhe pse nuk i kanë marrë leje askujt se me kë duan të shkojnë në shtrat apo se si do t’i shpenzojnë paratë e tyre.
Që xhelozia dhe zilia janë ndjenja njerëzore kjo është e njohur që kur ka nisur jeta në këtë planet. Që ka njerëz që nuk e durojnë dot suksesin e tjetrit edhe kjo është normale. Në folklorin shqiptar ka me dhjetra rrëfime që tallen me zilinë dhe cmirën si fenomene. Si ajo barcaleta e famshme kur personi i tretë që i kërkuan të shprehte një dëshirë, nuk kërkoi asgjë për vete, por kërkoi që mos t’i plotësoheshin dëshirat dy të tjerëve para tij.
Por një gjë duket se është keqkuptuar në Shqipëri. Ndaj suksesit mund të kesh zili, por jo mllef. Gjithkush do dëshironte të ishte i suksesshëm në jetë. Nuk ka dyshim që janë miliona fëmijë në gjithë globin që duan t’i ngjajnë Nejmarit dhe të kenë suksesin e tij. Që e kanë atë idhull. Ka padyshim miliona të rinj që ëndërrojnë të kenë karrierën e Belluçit dhe miliona femra që do dëshironin të kishin bukurinë e saj.
Njerëzit e suksesit janë gjithnjë modele në jetë dhe bota ka ecur përpara duke imituar ata. Unë nuk di që ndonjë njeri në jetë të dëshirojë të imitojë një njeri të dështuar dhe të ëndërrojë të bëhet si ai. Por di që shumë të dështuar nuk ja falin kollaj suksesin atyre që ecin përpara. Edhe pse, nuk e ndalin dot atë.
Foto/ Iggy Azale fotografohet në krahët e reperit të njohur
Pas ndarjes nga i fejuari i saj Nick Young, reperja australiane Iggy Azalea është hedhur në krahët e reperit French Montana.
Dyshja janë fotografuar së bashku teksa shëkmbenin puthje nga pushimet e tyre në një jaht luksoz në Cabo të Meksikës.
Kujtojmë se Iggy i dha fund fejesës me Nick për shkak se ai la shtatzënë ish-parteneren e tij, ndërkohë që përgatitej të martohej me Iggy Azale.
Gjirokastër, burri bie në greminë, zjarrfikësit ndërhyjnë për ta shpëtuar
Një burrë ka rënë në greminë në zonën e Gjirokastrës. Ai quhet Elmaz Kulla.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta nxjerrë, ndërkohë që nuk dihet si është gjendja e tij.
Mësohet se Kulla, 60 vjeç, punonte murator në një fshat dhe e bënte rrugën më këmbë nga mali.
Palasë/ Në shtëpinë e Zanëve, rrëfimi i gjyshes së nipit të masakruar
Asgjë s’ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë ndonjëhërë në shtëpinë e Llambro Zanit në Palasë. Rikthehemi në Palasë, pikërisht në shtëpinë e gjyshërve të Andra Zanit, 12-vjeçarit që pak ditë më parë u gjend pa jetë në duart e agresorit që në kushte normale konsiderohej daja i tij.
Në shtëpi gjenden Llambro dhe Antigoni Zani, burrë e grua të moshuar, të cilët janë tërësisht të shokuar.
Qëndrova pothuajse një orë në atë banesë, ku tashmë dy të moshuarit jetojnë vetëm. Më treguan disa fotografi të ëngjëllit të vogël që është ngjitur kushedi se ku. Një fëmijë i bukur, që e shfaq dukshëm lumturinë e vet.
“Shiko ëngjëllin e vogël të nënës, shiko sa i bukur është…shiko. O Zot, pse ma more, pse?!
Gulçimat e të moshuarës nuk mund të ndalojnë më. Në dhomën tjetër ka dhe të tjerë njerëz. Ata vijnë çdo ditë për t’u qëndruar pranë, për t’i mbajtur me fjalë, për t’u dhënë kurajo.
Po çfarë kuraje mund t’u japësh atyre dy gjyshërve që deri pak ditë më parë ishin të lumtur në jetën e tyre? “U kthye nga rruga të marrë celularin që kishte harruar në shtëpi. Ne e denim në plazh, nuk e merrnim kurrë me mend se ….se nuk do ta shihnim më të voglin e nënës, ëngjëllin e nënës.”
Ofshamat e saj dëgjohen deri tutje, edhe tej ajo dhomë aty ngjitur ku atë të mërkurrë, vrasësi mbajti për minuta të tëra shpirtin e vogëlushit.
“Gazetar, thuaju dhe të tjerëve të na lënë në dhimbjen tonë, në hallin tonë që na gjeti, në këtë…që..as hasmit të mos i ndodhë. Çfarë janë këto gjëra që shkruajnë këta njerëz, këto hollësira, e kujt i duhen ato, përveçse të na trazojnë shpirtin edhe më keq se ç’e kemi të trazuar?!”
Dy të moshuarit fisnikë në shpirt na thonë se prindërit, vajza dhe dhëndri, nuk e dinë plotësisht të vërtetën e ikjes së të voglit. Asnjëhërë nuk do t’ua thonë ose nuk do të kenë guximin t’ua thonë. “U godit me një gur në kokë dhe kaq. Largimi i tij nga kjo jetë është e mjaftë që ata të shkrumboheshin në dhimbjen e tyre”./Shekulli/
Ndeshja me Marokun/ Policia: Kufizohet parkimi rreth “Loro Boriçit”
Më datë 31.08.2016 ora 20.30, në qytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja miqësore, ndërkombëtare e futbollit, ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe Marokut, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin e ri “Loro Boriçi”.
Policia e Shkodrës njoftoi sot se “do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, duke synuar një mbarëvajtje të aktivitetit sportiv.”
NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, u bëhet me dije qytetarëve të qytetit Shkodër dhe tifozerisë që do të vizitojnë qytetin e Shkodrës dhe do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se policia do të marrë disa masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të, si më poshtë vijon:
Në aksin bulevardi “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 15:00 do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00.
Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugën “B. Bishanaku” dhe anasjelltas, nga ora 15.00 deri në ora 24.00.
Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti” (rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 15.00 deri në orën 24.00.
Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore:
“Xhabije – Parrucë”
“Sheshi 2 Prilli – Parrucë”
“Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”
“Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”
Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20.30 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë nga ora 18.00.
Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të, sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.
Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregëtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15.00.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të shmangin zonën ku zhvillohet aktiviteti sportiv duke përdorur akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen e dhe garantimin e masave të sigurisë.
Dibër/ 10-vjeçari gjendet i vdekur buzë Drinit, dyshohet se është mbytur
Një fëmijë 10 vjeç është gjetur i pajetë në buzë të lumit Drin pranë fshatit Muhurrr. Burime nga Policia e Dibrës bëjnë të ditur se, një ditë më parë rreth orës 21:30, shtetasi Sh. Xh. nga fshati Mazhiç, Bulqizë, ka njoftuar në Sallën Operative se që nga ora 11:00 e paradites nuk i është kthyer djali i tij I. Xh. rreth 10 vjeç.
Për herë të fundit është parë rreth orës 15.00 duke u larë në lumin Drin në fshatin Katund i Ri Peshkopi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë duke u larë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Dibër, ku kanë ushtruar kontroll gjatë gjithë natës, dhe gjatë orëve të para të mëngjezit përgjatë shtratit të lumit Drin.
Nga ura e fshatit Katund i Ri, deri tek ura e fshatit Muhurr, në një distancë rreth 5 km, si rezultat i kërkimeve të forcave të policisë rreth orës 09:30, të datës 30.08.2016 në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”, mbi urën e fshatit Muhurr, është gjetur trupi i pa jetë i fëmijës 10 vjeç, shtetasi I. Xh, banues në fshatin Mazhiç, Bulqizë.
Nga këqyrja paraprake e kufomës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonë faktor tjetër, përveç asaj të mbytjes.
Dyshohet paraprakisht se shkaku i humbjes së jetës është si pasojë e mbytjes në lum.
Grupi hetimit vijon hetimet në vendngjarje.
Fotogaleri/ ‘Rambo-t’ e vegjël. Ja ku stërviten skautistët e ‘Tirana 1’
Shpella, mele, lumenj, pyje, e madje edhe gremina... këto janë disa prej vendeve të “prefreruara” të stërvitjes dhe aktiviteteve të skautistëve të vegjël të Grupit Skaut “Shën Gjergji” të Tiranës.
Ata nuk janë të huaj që vijnë si turistë në Shqipëri, as figurantë të mbledhur për ndonjë publicitet.
Janë shumë të rinj të moshave të ndryshme nga 10-18 por edhe mjaftë të tjerë më të rritur, që së bashku kryejnë aktivitete të ndrushme, larg syrit të njerëzve dhe larg qytetërrimit.
Natyra e egër dhe zonat e thella malore janë terreni më i përshtatshëm për ata që dinë se si të përshtaten dhe kacaviren.
“Mapo.al” ka “gërmuar” me kujdes në disa nga momentet e asaj që është e përditëshmja e eksloratorëve të vegjël.
Ata tashmë janë kthyer në profesionistë të vërtetë të metodave eksploruese që shumë të tjerë vuajnë dhe paguajnë për ti mësuar, qoftë edhe për hobi ose si një aventurë turistike.
Por për skautistët e “Tirana 1”, këto praktika janë mëse të zakonshme.
Dinë të përshtaten me natyrën, të mbijetojnë në situata të vështira, futen aty ku askujt nuk i shkon në mendje se mund të shkojë një njeri, dinë të ushqehen me atë çka u ofron natyra, dinë të ngrejnë një shtëpi edhe në pemë....
Për të vërtetuar sa ju thamë më sipër, “Mapo.al” ju servir këtë fotogaleri të shkëputur nga një ditë e zakonshme e skautistëve të vegjel.
Shikoni fotot:
Rama live në facebook: Sot e bëjmë vetingun. Ja sa vota kemi
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë live në rrjetet sociale, facebook dhe tëitter. Ai u përgjigjet pyetjeve që i kanë mbërritur më herët nga ndjekësit e tij online.
Ai e nisi fjalët duke thënë se sot është ditë e rëndësishme, votohet ligji i vetingut. Sipas Ramës, mazhoranca ka jo 84 vota, por edhe më shumë.
Pjesë nga fjala e tij
“Sot pasdite ka një seancë të posaçme të Kuvendit për të kaluar ligjin e vetingut. I hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. I hap rrugën spastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për fat të keq nuk e kemi konsensusin e PDsë. Vetingu në Kuvend do të kalojë me 84 vota…ose më shumë”, -tha Rama nga Facebook-u i tij.
Video LIVE/ Rama, në Facebook u përgjigjet pyetjeve
Këtu mund ta ndiqni konferencën:
Rama live në facebook: Sot e bëjmë vetingun. Ja sa vota kemi
Koalicioni me Ilir Metën! Ja çfarë thotë Edi Rama nga Facebook
Kreu i PS-së dhe qeverisë, Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Facebook, ka komentuar edhe koalicionin me LSI, duke thënë se duhet parë në dy aspekte.
Sipas kryeministrit, koalicioni duhet parë në funksionon të funksionimit, ku ka probleme, por edhe na duhet për reformat afatgjata.
Kryeministri nuk ka harruar të flasë edhe për aleatin tjetër. “Gjithashtu kemi edhe PDIU qe është komponent i rëndësishëm i koalicionit”, tha Rama.
Ylli Rakipi, Ramës: Qenke shëndoshur shumë...
Gazetari i njohur Ylli Rakipi, i drejtoi një pyetje të pazakontë kryeministrit Edi Rama ne Facebook, ku Rama mbajti një konferencë LIVE.
Rakipi e pyeti se: “Përse je shëndoshur kaq shumë”?
Kreu i qeverisë nuk iu përgjigj, pasi ai foli për luftën kundër krimit, korrupsionit, kanabisit, për koalicionin me LSI, për investimet dhe ekonominë dhe u përpoq të justifikohej se, përse nuk e ndërtoi rrugën e Arbrit, ndryshe nga sa kishte premtuar në fushatat elektorale të vitit 2013 dhe 2015.
Rama nuk gjeti kohë apo nuk deshi për t’i dhënë përgjigje pyetjes së gazetarit, të cilit i kanë bërë përshtypje kilogramët e tepërt që kryeministri ka vënë gjatë pushimeve të gjata me Zahon.
Rama nga Fb: Projektin për rilindjen e Dibrës e kemi nga Shukriu
Në autokonferencën ku thjesht po bën një monolog të gjatë pa ju përgjigjur pyetjeve që shkojnë në Facebook e tij, Edi Rama ka surprizuar ata që kishin durimin ta ndiqnin.
“Projektin për rilindjen urbane të Dibrës e nisëm tani jo për fushate, por se kreu i bashkisë Dibër deri në 2015 nuk na solli asnjë projekt.
Projekt bëri pasardhësi i tij dhe ne po e realizojmë”,- tha pak a shumë Edi Rama.
Pasardhësi ishte Shukriu, se çfarë projekti bëri ai, e dinë të gjithë.
Vettingu, Basha: Mazhoranca shkeli konsensusin, opozita me qëndrimin e saj në Kuvend
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mbledhur sot, Grupin Parlamentar, për të rakorduar një qendrim të unifikuar në sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit për miratimin e ligjit të Vetting-ut – verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Burimet nga PD thanë se demokratët kanë vendosur të mos e bojkotojnë seancën, por të paraqiten dhe të mbrojnë amendamentet e paraqitura prej tyre. Sipas Bashës, mazhoranca e shkeli konsensusin, ndaj opozita do të mbrojë qendrimet e veta në Kuvend.
Foto/ Ja i riu që u kap me 111 kg kanabis në Durrës. 4 ditë më parë kishte dalë nga burgu
Një i ri u vu në pranga ditën e sotme nga Policia e Durrësit, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme droge. Artur Gjergji 27 vjeç nga Durrësi u arrestua në orën 03:30 minuta të ditës së sotme, pasi në makinë kishte 111 kg kanabis, që do ti dërgonte në Itali.
Por Gjergji duket se nuk e ka për herë të parë ndalimin nga policia.
“Më datë 18.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Artur Gjergji, vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se në, në rrugën “Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Durrësit.
Gjergji kishte vetëm 4 ditë që ishte dalë nga qelia.
Berisha i përgjigjet konferencës së Ramës me një foto, ja cila...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me autokonferencën që po mban ky i fundit në Facebook.
Berisha ka publikuar në Facebook, vetëm një foto ku ironizon konferencën e Ramës.
Foto/ Këto janë speciet më të shpejta në ajër, ujë dhe tokë
Njihuni më mbretërit e shpejtësisë, kafshët më të shpejta në botë – në ajër, ujë dhe në tokë. Të fillojmë me ajrin – përndryshe e shpallur si kafsha më e shpejtë në botë.
Shpendi më i shpejtë në botë – Skifteri i hirtë
Kur është në pyetje shpejtësia, Skifteri i hirtë (Falco peregrinus) është kampion absolut botëror, që arrin shpejtësinë afër 400 km/h. Ky lloj skifteri nuk është vetëm shpendi më i shpejtë në botë, por njëkohësisht, dhe kafsha më e shpejtë në botë.
Edhe pse në fluturim standard është ciopa (lloj dallëndysheje) shpendi më i shpejtë në botë, që flururon me shpejtësi prej 160 km/h, skifteri i hirtë edhe më tutje konsiderohet kampion botëror me shpejtësinë e matur prej 389 km/h.
Duhet përmendur faktin se këtë shpejtësi skifteri e arrin vetëm kur hidhet fluturimthi për të kapur prenë e tij.
Kur jemi të kampionët, duhet përmendur faktin se, në vitin 2011, shkencëtarët kanë ndjekur një tufë të shapkave të mëdha që fluturonin nga Suedia drejt Afrikës Qendrore. Duket e pabesueshme, mirëpo ato kishin përshkuar 6.760 kilometrarrugë pa u ndalur fare, me shpejtësi konstante 97 km/h.
Peshku më i shpejtë në botë – Marlini i zi (Makaira indica)
Nëse tashmë keni lexuar informata për peshqit më të shpejtë në botë, atëherë sigurisht jeni informuar gabimisht, madje dhe nga ueb-faqet shumë serioze, që e prezantojnë peshkun shpatë (swordfish) si peshkun më të shpejtë – i cili arrin shpejtësinë prej 97 km/h.
Fatkeqësisht, këtu bëhet fjalë për përkthime të gabuara, ku ngatërrrohet “swordfish” me “sailfish” – një peshk i ngjajshëm, por që arrin shpejtësinë prej 109 km në orë.
Megjithatë, Marlini i zi, është peshku dukshëm më i shpejtë në botë, që mund të kapë shpejtësinë prej 130 kilometrash në orë.
Kafsha më e shpejtë në Tokë – Gepardi/Cheetah (Acinonyx jubatus)
Gepardi (kujdes: jo Leopardi) është një lloj i maceve të egra që jetojnë në Afrikë dhe në disa vende të Lindjes së Mesme. Për dallim nga shumica e maceve tjera, gepardët janë të vetmit që nuk mund të ngjiten në pemë (pos që mund të kërcejnë deri në degët më të afërta me tokën).
Megjithatë, duket se ngjitja në pemë nuk është fare problem për ta, pasi që janë kafshët dukshëm më të shpejta në tokë. Gepardët mund të arrijnë shpejtësinë prej 120 kilometrash në orë dhe të mbajnë këtë shpejtësi deri në 500 metra.
Nëse nuk jeni të fascionuar me këtë fakt, atëherë t’ju themi se ata mund të arrijnë shpejtësinë prej 100 km në orë për vetëm 3 sekonda./Ngjyra.com/
Video/ Qeni më me fat në botë, shikoni çfarë ndodh...
Ky mund të quhet qeni më me fat në botë. Ai ishte duke ecur përgjatë një rruge në Bolivi ku po zhvilloheshin garat me makina “El Rally Codasur”, kur pas tij vjen një makinë me shpejtësi tepër të lartë.
Fatmirësisht për të shmangur qenin, makina kërcen në ajër.
Video është postuar në “Youtube” nga Jonathan Nunez, një spektator që pa nga afër momentin kur qeni shpëtoi për mrekulli.
Si të bini në peshë me ndihmën e një lëngu të thjeshtë
Nutritionistët thonë se konsumimi i ushqimit jo të shëndetshëm shton stresin e përditshëm dhe i shoqëruar nga pirja e duhanit, mund të bëhet baza për të grumbulluar toksina në trupin tuaj.
Një detoksifikim ndihmon trupin në eliminimin e toksinave dhe mund t’ju vijë në ndihmë edhe për të humbur në peshë.
Detoksifikim me kastravec dhe ujë limoni: Vlerat antiseptike në limon dhe ato anti-inflamatore në kastravec janë shumë të mira për procesin e detoksifikimit. Disa feta kastraveci, një limon dhe nenexhik, i lini në ujë përgjatë gjithë natës dhe i pini të nesërmen, këshillojnë dietologët.
Detoksifikim me ujë, mollë dhe kanellë: 1 mollë e madhe (e prerë në feta), 1 shkop kanellë dhe një kanë ujë. Kjo pije pa kalori mbulon nevojën tuaj të përditshme për të konsumuar ujë, rrit energjinë dhe eliminon dhjamin në zonën e belit. Mund ta konsumoni përgjatë gjithë ditës.
Bes Kallaku falenderon Zotin që s’është fejuar me Encën, ja pse...
Aktori i Portokallisë Bes Kallaku nuk rresht së ironizuar në rrjetet sociale. Viktima e radhës ka qenë këngëtarja Enca Haxhia, ku përmes një fotoje në Instagram Besi shkruan:
“Shyqyr që nuk jam feju me Encën se do isha bo me hernie diskale”,- ndërkohë që në foto mban në kurriz të fejuarën e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Kur bëhet fjalë për kilogramët e tepërt Enca nuk i pret mirë këto shaka. Kujtojmë gjithashtu që të njëjtën këngëtare Bes Kallaku e ka ironizuar edhe në shfaqjen e tij, “Parajsa e skifterave”.
Video/ Tamponi “Marihuanë” mund të jetë zgjidhja e dhimbjeve gjatë ciklit tuaj menstrual
Ju ndoshta kurrë nuk keni konsideruar kombinimin e marihuanës me menstruacione, por dikush e ka bërë këtë. Ka një mënyrë të re për të trajtuar jo vetëm ciklin tuaj por edhe dhimbjet e bezdisshme që vijnë së bashku me të, gjë e cila bëhet me tamponin e kanabisit.
Një kompani inovative në në industrinë e kanabisit mjekësor mund të kenë gjetur një mënyrë natyrale dhe shumë efektive për trajtimin e dhimbjeve menstruale tek femrat. Jo, ato nuk janë në të vërtetë tampona prej kanabisi por kapsula të vogla të ashtuquajtura Foria Relief.
Kur futet në vaginë ky lloj i kanabis tamponit ofron lehtësim ndaj dhimbjeve të fuqishme.
“Kanabisi ka një histori të gjatë kulturore si një lloj kure natyrale në lehtësimin e simptomave që ndërlidhen me menstruacionet”,- thuhet në faqen e kompanisë në fjalë.
“Qëllimi ynë është që të ndajmë vetitë e fuqishme mjekësore të kësaj bimeje duke shfrytëzuar teknikat moderne të nxjerrjes për standardizim të pastërtisë dhe potencialit, duke siguruar një përvojë shumë të arritshme për të gjitha femrat”.
Ky insertim i vogël është cilësuar si një lehtësues i dhimbjeve gjatë menstruacioneve. Ky supozitor me përzierje të THC dhe CBD, ka për qëllim të rrisë lehtësimin e muskujve duke mos shkaktuar dhimbje.
Kjo është një ide e mrekullueshme për femrat që kanë probleme me PMS, dhe të tilla që vuajnë nga endometrioza. Ky supozitor nëse është i suksesshëm në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, mund të jetë një opsion për zvogëlimin e dhimbjeve gjatë lindjes!
Nëse gjithçka shkon mirë, femrat mënjëherë duhet të ndjejnë lehtësim të dhimbjeve brenda 15-30 minutave pas insertimit.
Si të duket seksi oral, një gjë e natyrshme...?
Nëse femra nuk dëshiron që të punojë “poshtë”, ndoshta faji është i juaji. Disa femra nuk pëqejnë “gojore”, gjë që është plotësisht normale, mirëpo mund të jetë e kundërta që ajo të dëshirojë mirëpo ju e bëni të pamundur. Më poshtë mund t`i lexoni disa arsye.
Do'stlaringiz bilan baham: |