Foto+18/ Miss Bum Bum tallet me Messin: Hajde më zhblloko...
Miss Bum Bum i lutet yllit të Barcelonës për ta zhbllokuar në Instagram. Pas fotove të saj nudo me fanelën e Lionel Messit ajo mori një "block" nga argjentinasi. Tashmë ajo ka nisur të tallet me të duke iu lutur që ta zhbllokojë në Instagram.
Foto/ Pas kaq vitesh ndryshon “Fiks Fare”
Emisioni investigativ Fiks Fare ndryshon pas kaq shumë vitesh. Me largimin e Saimir Kodrës duket se nuk u gjet asnjëherë një partner i përshtatshëm për Gent Pjetrin (Doktori).
Sezonin e kaluar emisioni u drejtua nga Fiori Dardha dhe Gent Pjetri, por këtë shtator ato nuk do të jenë më pjesë e këtij emisioni.
Dy aktorë të rubrikës “Pa limit” në “E diell”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu do të jenë moderatorët e rinj të Fiks Fare, shkruan blogeri Olti Curri.
Gara për audiencë është e fortë. Me nisjen e “Stop” në “Tv Klan” në Janar të këtij viti, duket se Fiksi është i rrezikuar dhe tani po eksperimenton me dy figura të reja në ekran.
24/08/2016/....................................
Ish-deputeti Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, është shtruar në spital mbrëmjen e sotme.
“Syri.net” ka mësuar se ai është shtruar në Spitalin Amerikan në repartin e reanimacionit.
Të njëjtat burime saktësojnë se ish-deputeti ndodhet i shtruar në dhomën 117, ndërsa nuk ka informacione se si paraqitet gjendja e tij shëndetësore./SYRI.net/
Tërmet i fortë në Itali/ Viktima e të plagosur, zhduket një qytezë
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë ka goditur Italinë Qëndrore, duke lënë deri tani 16 persona të vdekur dhe disa të tjerë të bllokuar nën rrënoja, thanë zyrtarët për BBC.
Tërmeti ra në orën 3:36 min. 76 km në Juglindje të qytetit të Peruxhias, në një thellësi shumë të cekët, 10 km, tha ISGS.
Kryebashkiaku i qytetit tha për radion italiane se, “gjysma e qytetit është shkatërruar”.
Në Romë, disa ndërtesa janë shkundur nga lëkundjet për 20 sekonda, sipas gazetës “La Republicca”.
Një familje prej katër anëtarësh ishte gjetur nën rrënojat e qytetit Accumoli, sipas kryebashkiakut Stefano Petrucci në “RAI TV”.
Ndërkohë, policia njoftoi se, dy persona kishin vdekur afër fshatit Pescara del Tronto, sipas RAI-t.
Qyteza Amatrice në provincën e Rietit është shkatërruar tërësisht.
"Qyteti nuk është më",- tha kryetari i bashkisë. Të paktën 16 janë viktimat dhe dhjetëra të plagosurit.
Por bilanci është provizor dhe mund të rëndohet. Shumë vetë besohet se kanë mbetur nën rrënoja. Lëkundjet e sizmës u ndjenë edhe në Romë e disa qytete të tjerë.
Foto-Video/ Ja çfarë ka lënë pas tërmeti i mbrëmshëm në Itali...
Tre lëkundje shumë të forta sizmike gjatë natës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë. E para me magnitudë 6.2 ballë ndodhi në orën 03:36, me epiqendër 2 km larg Rietit. Deri tani bilanci është 16 viktima. Por bilanci mund të rëndohet pasi ka ende njerëz nën rrënoja.
Tërmeti i parë dhe më i fortë ka qenë ai me magnitudë 6,2 dhe thellësi 4 km, i cili ka goditur rreth orës 03:36 në zonën e Accumoli, pas tij ka pasur disa lëkundje të tjera, por tërmeti i dytë i fortë me magnitudë 5,4, ka rënë rreth orës 04:33 me epiqendër pranë Peruxhias dhe me thellësi 8,7 km.
Kryebashkiaku i Amatrice, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”.
Foto/ “Qyteti s’është më”! Shkon në 22 numri i viktimave të tërmetit
Ka arritur në 21 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në rajonin e Lazios në Itali.
“Qyteti nuk është më. Ka njerëz nën rrënoja”. Është kjo dëshmia e parë dramatike e kreut të Komunuës Amatrice që u godit nga një tërmet me magnitudë 6.0 ballë mëngjesin e sotëm, Sergio Pirozzi.
Ndërsa kreu i kryqit të kuq ka pohuar se, në zonë ka patur edhe rrjedhje gazi.
Tërmeti mësohet të ketë zgjatur vetëm 20 sekonda, por në zonë kanë ndodhur të tjera lëvizje sizmike me magnitudë 5.1 ballë në orën 4.32 të mëngjesit dhe 5.4 ballë në orën 4.33, me epiqendër 5 kilometër larg nga Norcia.
Fatkeqësisht janë rregjistruar edhe viktimat: Në Acuumoli janë të paktën 6 të vdekur, ndërsa po tentohet të shpëtohet një familje prej katër personash me dy fëmijë të vegjël, të bllokuar nën rrënoja.
Dëshmitarët rrëfejnë se si kanë parë duar njerëzish të dalin nga rrënojat duke thirrur për ndihmë.
“Ndihen ulërimat e nënave me fëmijët e tyre”-tha një dëshmitare.
Mbrojtja civile po vijon aksionin për shpëtimin e njerëzve që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Grua për mua
Nga Edison Ypi
Dua grua të lartë. Por jo sa Nëmërçka që ta hedhi shurrën sa Vjosa dhe pordhën sa të tundet Gjirokastra. E dua të lartë sa, për shembull Sonila Meço, por të mos peshojë më tepër se Eni Vasili me gjithë lecka. Qefi ma ka që gruaja për mua të ketë edhe hire nga nënfustani i Zonjës Meço. Por nuk i duken. Meçua nuk ka dalë kurrë me bikini. Nuk i ka treguar kurrë ato llaftarira. I ka mbyllur me kyç, kyçin e ka hedhur në fund të Liqerit, nga Liqeri e nxorri me sqep Nositi, Nositi ja dha Lasgushit.
Dua grua që të ketë hiret e Anjeza Majës, a të paktën të Monica Belluccit. Halli se duke i puthur, mund t’i kafshoj, po i kafshova mund t’i gëlltis, po i gëlltita bëhem kanibal.
Dua grua që të jetë Femër sa Juliette Binoche. Ka të tilla. Halli se janë të çartallosura. Ta lënë dobiçin te dera.
Dua grua që flokët t’i ketë si të Catherine Zeta-Jones, sytë si të Angelina Jolie, buzët si të Claudia Lynx. Edhe mund ta gjej, por nuk kam naftë për makinën për ta zbuluar në cilin katund kullot lopën.
Dua grua që të kem qef t’ja dëgjoj zërin. Si Vaçe Zela, Nexhmije Pagarusha, Billie Holiday, Joan Baez, Ornella Vanoni. Mirpo humori im ndryshon çdo çast. Një herë do dua të dëgjoj njërën, pas pak tjetrën. Punë që s’bëhet t’i marr për grua të pesta.
Dua grua me sisë si të Çilietës. Jo këto të tanishmet që s’mjaftojnë as për meze. Ato të parat me të cilat mund të shtroje gosti.
Dua grua që të ketë zotnillikun e Nicole Kidman. Ah, kaq sinjorilitet nuk di pse mund të më vlejë, s’kam ku ta konsumoj.
Dua grua të ëmbël, por më të ëmbël se Brigitte Bardot kam frikë se më thahet gjuha duke e lëpirë dhe nga ëmbëlsia më zë diabeti.
Dua grua hutonjëse, turbullonjëse, marramendëse, si Elisabet Taylor, por kam frikë se më bie damllaja.
Dua grua inteligjente, erudite, diskrete, pakashum si Rozafa Basha. Rozafa i ka humbur gjurmët.
Dua grua të brishtë, të hajthme, fine, të tillë që kur të jetë cullak të duket më e bëshme se kur të jetë e veshur, pra si Audrey Hepburn. Të tilla që ende nuk janë martuar ndodhen vetëm nëpër libra dhe filma.
Dua grua që të ketë talentin e retorikës konservative si Mesila Doda. Por Mesila është migratore politike, sa te njëra parti te tjetra.
Dua grua që karakterin të mos ja vizatojë në fytyrë parukjerja por ta ketë të thellë, integral, jashtë e brenda. Vështirë të gjesh femër të tillë. Megjithatë ekziston Bruna Qeva, së cilës, në reliev, në tipare, në qelizë, karakterin ja ka gdhendur Perëndia.
Dua grua të ketë fiksim përndjekjen, internimet, burgosjet, torturat nëpër burgjet e kurvit, posaçërisht vuajtjet e priftërinjve. Domethënë dua grua si Keda Kaceli.
Mirpo tironcja Keda s’po kthehet ku e ka vendin, në Shqipëri, mbeti në Itali.
Dua grua me forma joshëse, por jo si të Bleona Qerretit edhe sikur të kem 20 vjet pa parë femër me sy.
Dua grua të qytetëruar që të dijë të llafoset. Zoti më ruajt nga Iris Luarasi. Rroftë Moza Ahmeti. Ku është zhdukur Moza ?
Dua grua me vendosmëri politike të gurtë dhe forma femërore të mermerta të lëmuara si të shtatoreve antike, pra si Grida Duma.
Dua grua acqua e sapone dhe superinteligjente si kolonjarja Anika Taçi. E kotë. Si Anika s’ka të dytë.
Dua grua që politikën me biznesin t’i lidhi më mirë se Berlusconi, pra dua grua si Keti Bazhdari. Jam vonë për këtë kombinacion.
Dua grua këshilluese, ndihmëse, bashkëpuntore, besnike, si Helena Kadareja. Ah, shpresat janë zero.
Dua grua që të më dojë më tepër se Keti Bashhysa Violinçelin.
Dua grua që të dijë të shkruaj të paktën si Desada Metaj. Kam provuar ta gjej, por pa sukses, para më dalin ca budallaqe.
Dua grua me seriozitet nazist, hitlerian, gestapoist, si Eliana Hoxha. E kotë ta kërkoj. Eliana është e vetmja.
Dua grua erudite, të qytetëruar, të butë, bindëse, të flasi rrjedhshëm, të komunikojë ëmbël, si Ermira Mehmeti. Ermira Mehmeti është një rastësi kozmike, është një kometë që kalon vetëm një herë dhe arratiset në qiellin e zi, mbyllet, erret, dritën e mban për vete, botës i fal atë që bota meriton, errësirën.
Dua grua ekzotike mesdhetare si Sophia Loren ose Gina Lollobrigita. Ka plot të tilla që kanë lindur në Myzeqe, Zadrimë, Mirditë, Devoll, Tropojë, Gjirokastër, Përmet, por kanë ikur në Itali Greqi, Belgjikë, Angli, ku kanë humbur gjurmët.
Dua grua si Sheherazade. Duke më rrëfyer çdo natë nga një përrallë, të mos më lërë asnjë çast të dal nga ëndërra.
Skandali/ Shefi i krimeve të Mirditës në fushatë elektorale në Dibër me Arben Ndokën
Shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër. Ai është fotografuar në një takim elektoral së bashku me ish-deputetin e Partisë Socialiste të dënuar për prostitucion në Itali, Arben Ndokën.
Në foton e mësipërme, Klajdi Osmani qëndron i ulur përballë Ndokës (në rreth, i dyti nga e djathta). Në tavolinë gjendet edhe Nehat Rama, vëllai i kandidatit të PS për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama (personi përballë në foto).
Angazhimi i efektivëve të policisë në fushata elektorale është i ndaluar me ligj. Por kjo nuk e ka penguar Klajdi Osmanin që të bëjë fushatë për socialistët në Dibër.
Nuk dihet nëse drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, do të marrë masë ndaj tij, pasi fotoja e mësipërme përbën një provë flagrante të shkeljes së ligjit nga një drejtues i policisë së shtetit. /Lapsi.al/
Dështim në Shëndetësi/ Shqipëria, e fundit në Europë për shpenzime
Ndër 43 vende europiane, Shqipëria renditet e fundit për sasinë e fondeve që akordon për shëndetësinë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).
Sipas agregateve fiskale të publikuara nga FMN për periudhën 2012-2015 shihet se shpenzimet e Shqipërisë në drejtim të shëndetit janë vetëm 2.8% e PBB-së, teksa mesatarja e europiane për këtë tregues ishte 6%.
Në këtë renditje Shqipëria shpenzon më pak se çdo vend i rajonit për shëndetin e popullatës së saj. Bosnja akordon 6.9% të fondeve në raport me PBB për shërbimet publike të shëndetësisë, Kroacia 6.4%, Maqedonia 4.3%, Mali i Zi 4% dhe Serbia 6.1 %.
Vendet e rajonit shpenzojnë mesatarisht për shërbimet e shëndetit 5.5% të PBB-së, ndërsa Shqipëria sa gjysma e këtij treguesi me vetëm 2.8 % të PBB-së.
Shpenzimet më të larta shihet t’i kenë Danimarka, Holanda dhe Suedia të cilat kanë dedikuar 9-10% të PBB-së për shëndetësinë.
Shpenzime të larta mbi 8% ofrojnë edhe Gjermania dhe Franca, Belgjika, ndërsa për shumicën e vende europiane ky tregues është 5-7% të PBB-së.
Shqipëria ka pasur historikisht shpenzime të ulëta për shërbimet e shëndetit dhe arsimit për shkak të ardhurave të ulëta që grumbullon arka e shtetit.
Për 2012-2015, vendi ka grumbulluar 25.2% të të ardhurave në raport me PBB-në teksa mesatarja e Europës për këtë periudhe është 40.4 % e PBB-së.
Me gjithë fondet e pakta, shpenzimet dedikuar shëndetit nuk mirëpërdoren dhe nuk arrijnë të alokohen sipas programit. Në dy vitet e fundit, gjatë rishikimit të buxheteve vjetore, fondet për shëndetësinë janë shkurtuar./Monitor/
Tërmeti në Itali/ Ambasada shqiptare në Romë vendos nr. telefoni
Pas tërmetit në Italinë qendrore, ambasada shqiptare në Romë ka vendosur një nr. telefoni emergjencash, aktiv 24 orë në ditë
Ambasada njoftoi se po ndjek nga afër përditësimin e njoftimeve në lidhje me tërmetin që goditi në orët e para të mëngjesit Italinë qendrore.
Ambasada qendron në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Është ngritur posaçërisht kabineti i krizës.
Numri i kontaktit operativ është +39 3420498192.
Çdo qytetar shqiptar që ka nevojë të kontaktojë Ambasadën, mund të telefonojë në këtë numër, i cili qëndron në funksion 24 orë ne ditë.
Zgjedhjet në Dibër pa Metën/ Rama: S’iki pa bërë Rrugën e Arbërit
“Zoti Kryeministër, sot, a u lodhe me këtë rrugë apo jo? Ti sot erdhe dhe është gjithë ajo rrugë, po ky popull që e bën përditë këtë rrugë?!”,- u shpreh deputeti Aqif Rakipi.
“Zoti Kryeministër, ndërtoje Rrugën e Arbërit sepse është një nder që e meriton Dibra”,- bëri thirrje Luan Rama nga LSI.
Në ditën e parë të punës pas pushimeve kryeministri ishte në Dibër për fushatën e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Së bashku me të në tubim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama dhe deputeti i PDIU, Aqif Rakipi. Pas tensioneve në mes të mazhorancës për reformën në drejtësi në korrik, zgjedhjet e Dibrës do të shërbejnë për të testuar shëndetin e koalicionit dhe sidomos atë mes PS e LSI. Dje Luan Rama ishte në krah të kryeministrit dhe në mbështetje të kandidatit Muharrem Rama, gjë që nuk mund të zëvendësonte plotësisht mungesën e Ilir Metës, i impenjuar me konferencën e kryetarëve në Tiranë.
Gjithsesi, para zgjedhësve dhe kamerave LSI e PDIU mbështetën kandidatin socialist, por ky unitet kishte edhe një kusht për kryeministrin Rama. Kushti është ndërtimi i Rrugës së Arbërit. Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ishte i pari që shtroi pyetjen e drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit.
“Zoti Kryeministër, sot, a u lodhe me këtë rrugë apo jo? Ti sot erdhe dhe është gjithë ajo rrugë, po ky popull që e bën përditë këtë rrugë?!”, u shpreh deputeti Aqif Rakipi.
“Zoti Kryeministër, ndërtojë Rrugën e Arbërit sepse është një nder që e meriton Dibra”, bëri thirrje Luan Rama nga LSI.
Pavarësisht se i përjashtuar nga grupi parlamentar i LSI-së, Përparim Spahiu përdori në fjalën e tij gjithmonë përemrin vetor shumës “Ne”, duke dhënë mbështetjen ndaj doktor Muharrem Ramës. “Unë them që nuk ka nevojë të prezantohet doktori në Peshkopi, por ne si koalicion në Dibër, që jemi përsëri bashkë për të vazhduar Aleancën për Shqipërinë Europiane”, tha deputeti Spahiu.
Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, i kritikuar se nuk bëri sa duhej për projektin e Rrugës së Arbërit, foli në këtë takim elektoral duke u shprehur i bindur se rruga do të ndërtohet.
“Edhe për Kryeministrin kam një falenderim edhe më të madh për mbështetjen edhe më të madhe që do t’i japë Dibrës në të ardhmen e afërt”, deklaroi Shkëlqim Cani.
Kryeministri Rama përdori shprehjet dibran për të siguruar të gjithë se nuk do të largohej nga detyra pa mbaruar Rrugën e Arbërit.
“Unë e kam premtuar por akoma nuk mund të thoni që nuk e kam bërë. Kam barrën që të bëj gjëra që dëshirojnë të gjithë partnerët e koalicionit. Kjo është detyra ime! Unë nuk ankohem për këtë detyrë sepse e kam marrë me dëshirë të madhe dhe vullnet të madh, por po them këtu që unë nuk do të largohem nga zyra e Kryeministrit pa bërë Rrugën e Arbërit”, premtoi kryeministri Edi Rama. “Keni dëgjuar që ne në këtë garë mund të ishim më pak, por në fakt jemi më shumë. Kur hyra u ndjeva shumë i emocionuar nga mikpritja e cila është në të njëjtën kohë një detyrim më i madh për ju sepse unë e di shumë mirë që ajo që kemi mundur të bëjmë është shumë pak në krahasim me atë që ju keni nevojë. Por më bëri përshtypje dikush që më përshëndeti me dy gishta. I thashë faleminderit sepse këtu nuk është vetëm PS, LSI, PDIU por janë edhe demokratët e ardhur për të mbështetur Ramën e duhur për Dibrën. I ftoj edhe nga këtu të gjithë ata simpatizantë të PD, mbështetës dhe votues të PD që mes një burri të mirë, por të lodhur dhe që është momenti të dalë në pension dhe një kandidati që është këtu të gjithë të zgjedhë Muharrem Ramën” -tha kryeministri.
Ajo që nuk u përmend në këtë takim është arsyeja se përse Dibra po shkon në zgjedhje të parakohshme. Asnjë nga ata që shprehën mbështetjen për kandidatin socialist, Muharrem Rama nuk e përmendi emrin e ish-kryebashkiakut, Shukri Xhelili.
PD: Rama ka thirrur edhe të tjerë si Arben Ndoka
Partia Demokratike, me anë të një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, ka ngritur edhe një herë akuza ndaj Kryeministrit Rama se “ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç”. “Në panik nga humbja e sigurt dhe e thellë në Dibër, Edi Rama ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç. Përveç bandave të drogës të cilat mbështetjen e Ramës për biznesin kriminal duhet ta shlyejnë me shantazhim të qytetarëve për zgjedhjet e 11 shtatorit, Rama ka thirrur nën armë edhe të tjerë si Arben Noka, i raportuar dje nga media. Dibra po rikonfirmon se aleanca e vetme e Edi Ramës është ajo me trafikantët e kriminelët. Pasi ka prishur kontratën me qytetarët me mashtrimet e tij, pasi ka shkelur me dy këmbë çdo premtim ndaj dibranëve, të cilët i ka zhytur në skamje dhe papunësi sepse nuk bëri asnjë investim, nuk hapi asnjë vend të ri pune, nuk bëri asnjë kilometër rrugë, Rama i kthehet të vetmit pakt që ka mbajtur në këto 3 vite, paktit me krimin”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Basha: Rama s’kish ç’të thoshte, s’ka mbajtur asnjë premtim
Kryetari i PD, Lulzim Basha reagoi pas fjalës së Ramës në Dibër, ku u prezantua kandidati i majtë Muharrem Rama. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Rama do të mbahet mend për fjalimin më të shkurtër në Dibër, sepse nuk kishte çfarë të thoshte, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim. “Do të mbahet mend se në Dibër Rama mbajti fjalimin më të shkurtër të jetës së tij. Dhe kjo për një fakt të thjeshtë, s’kishte çfarë të thoshte. S’ka mbajtur asnjë premtim dhe këtë dibranët nuk ia harrojnë. S’ka bërë asnjë investim dhe këtë dibranët e shikojnë. Jua ka bërë jetën më të vështirë e të pasigurt dhe këtë dibranët e ndiejnë në kurriz.
3 vjet e gjysmë më parë mbolli rrenën e Rilindjes në Dibër dhe sot ishte dita e të korrave: “Braktisja totale. Braktisje nga dibranët, braktisje nga të majtët, braktisje edhe nga socialistët e tradhtuar dhe të shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe të drogës që ka sjellë në Dibër. Rama nuk do të arrijë të bëjë asnjë kilometër rrugë siç nuk ka bërë as edhe një në 40 muaj. Së pari, sepse nuk ka prioritet qytetarët, zhvillimin e vendit. Paratë për vete e për miqtë, janë e vetmja formë e qeverisjes së tij. Së dyti, sepse koha e Ramës ka mbaruar. Ka vjedhur, poshtëruar, varfëruar, sunduar shqiptarët e dibranët që ditën e parë, e tani ka ardhur fundi. S’ka me kohë për Edi Ramën. S’ka më kohë për trafikantët. S’ka më kohë për hajdutët. S’ka më kohë për krimin”.
Zyrtare/ MPJ: Asnjë shqiptar i lënduar nga tërmetet në Itali
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar me anë të një komunikate për shtyp se, “nga njoftimet e deritanishme nga ambasada jonë në Romë informohemi se deri në këto momente nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar”.
“Duke ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave. Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga ambasada jonë në Romë informohemi se deri në këto momente nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar”,- lexohet në komunikatë.
Ambasada jonë në Romë, për t’u ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë, vendos në dispozicion të tyre numrin e emergjencës +393420498192./TCH/
Video/ Pleqërimi? Rama e kthen: Më mirë me Lindën dhe Zahon
Ndryshe nga planet që kishte bërë kur ishte shumë i afërt me ish-deputetin e Jugut, për të kaluar me të pleqërinë në Vuno, tani që marrëdhëniet mes tyre janë ftohur, gjithçka ka ndryshuar.
Në tubimin elektoral në Dibër, ku Rama prezantoi pasardhësin e Shukriut të famshëm, ai deklaroi se kur të lodhej me hallet dhe problemet e Shqipërisë, nuk do të shkonte askund tjetër por vetëm në shtëpinë e tij, bashkë me Lindën dhe Zahon (video më poshtë, lapsi.al).
Pra, ëndrra e Vunoit së bashku me Koçon, nuk është më.
"Ditën që do të lodhem me problemet e pafundme të Shqipërisë që kemi trashëguar, unë sigurisht që nuk do të marr rrugën për të shkuar asgjëkund, përveçse në shtëpinë time, bashkë me Lindën, Zahon dhe me kalamajtë e tjerë",- deklaroi Edi Rama, duke mbyllur kështu çdo alternativë tjetër për jetën e tij në vazhdim.
Nuk dihet se di e ka pritur Kokëdhima këtë deklaratë të Ramës, por mesa duket, ky i fundit ka vënë në jetë një këshillë që Sali Berisha ia tha në parlament, se njeriu pleqëron me gruan dhe me fëmijët e tij dhe jo me një burrë tjetër./lapsi.al/
Bamir Topi: PS-LSI nuk e prishin koalicionin. Opozita, fatkeqësi
Për kreun e FRD, Bamir Topi koalicioni aktual qeverisës që kryesohet nga dy forcat politike, PS dhe LSI do të vazhdojë mandatin deri në fund, madje sipas Topit këto dy forca politike mund të rinegociojnë edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërsa opozitën, kreu i FRD e konsideroi si një fatkeqësi që bën llogari për lëvizjet politike të kundërshtarit.
Topi dha një intervistë ditën e sotme për “Ora News”. “Po i referohem, po dal në planin personal. Jam shprehur mjaft herë. Edhe në momentet kur të gjithë ishin të bindur se do këtë një çarje të këtij koalicioni unë kam qenë i bindur për të kundërtën dhe jam shprehur që për të njëjtat arsye ky koalicion është ndërtuar, për të njëjtat arsye ky koalicion do ta vazhdojë mandatin deri në fund.
Sot kemi zëra që vijnë nga partitë respective që janë në koalicion që cilët shprehen se do ta cojnë mandatin deri në fund dhe sipas meje nuk është çudi që të rinegociojnë për zgjedhjet e reja. Fatkeqësia është pastaj te kampi opozitar, të cilët fillojnë dhe bëjnë llogari, fantazojnë mbi bazën e lëvizjeve politike të kundërshtarit dhe e kanë të vështira për ta parë si kundërshtar apo si aleat. Janë çështje të një perceptimi dhe unë do ta konsideroja fatkeqësie sepse tek e fundit je dakord me atë mission opozitgar ose jo, vendi ka nevojë për një opozita që duhet të ofrcohet për ti lejuar pushtetit që të bëjë sa më pak gabime. Ky është rregulli i demokracisë rrotacioni i vazhdureshëm, por në rast se mendon se kjo do të vijë nga aleancat fluide atëherë fillon që të rrënohet edhe ai besim sado i brishte që ekziston tek njerëzit”, tha ai.
I pyetur për një koalicion të mundshëm në zgjedhjet e ardhmshme Topi nuk preferoi të japë një qëndrim
“Jo këtë nuk mund ta themi. Ne jemi të predispozuar të shkojmë në koalicion, por nuk mund të thuhet sot. Ne jemi në koalicion për pushtetin administrative, por çështja e zgjedhjeve politike është një çështje shumë e rëndësishme, do të dojë shumë studim, komunikim, por gjëja më e rëndësishme që ne kemi kushtëzuar ka të bëjë me ndryshimin e ligjit electoral. Është një ligj i domosdoshëm. Praktikisht është ADN e një kodi gjenetik, pra një kod i ndërtuar mirë do të japë dhe struktura dhe një organizëm normal, përndryshe do të prodhojmë mostra”, vijoi Topi.
Ish-presidenti shpjegoi arsyet se pse nuk morën pjësë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër. Ai tha se nuk kishte një vendim politik, por kjo lidhet me ndjeshmërin e njerëzve.
“Nuk ka pasur një vendim politik të strukturave të FRD, por ne kemi respektuar një ndjeshmëri lokale të njerëzve tanë, të përfaqësuesve tanë. Pra aty ku kjo frymë komunikimi ka munguar ose ka qenë e pamjaftueshme, njerëzit janë me personalitet dhe nuk mund të thirren në luftë si në kohën e zboreve. Pra në radhë para se të respektojme vendimet e strukturave duhet të respektojmë ndershmërinë e njerëzve në terren. Ne me këtë japim edhe një mesazh. Nuk ka vendimarrje politike, dsëshirojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të fitojë më i miri. Por nuk ka vendimarrje të natyrës politike”, përfundoi ai./Panorama/
Video/ Belgjikë, shqiptari plagoset me katër plumba kallashnikovi
Një shqiptar u plagos rëndë gjatë të shtënave me Kallashnikov mbrëmjen e së shtunës në bulevardin “Emile Bockstael”, në Laeken të Belgjikës.
Ai është Ljiridon Saljahi, sipas medieve vendase, ndërsa autorët e sulmit, që besohet se janë disa, janë ende të paidentifikuar.
Saljahi ka marrë ka plumba, një prej tyre në fyt.Të shtënat u shënuar rreth orës 23:30, tha të dielën prokurori i Brukselit.
Burime zyrtare, të cituara nga mediat belge bëjnë me dije se, “Qendra e emergjencës ka marrë disa telefonata në të njëjtën kohë, rreth të shtënave në bulevardin Emile Bockstael. Shoferi i një makine u qëllua nga disa plumba. Shërbimet e emergjencës e kanë dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe ende gjendja e tij vijon të mbetet kritike”.
Por, media belge “Dhnet”, raporton sot se lidhur me ngjarjen, sytë janë nga katër vëllezër shqiptarë, mes të cilëve dhe të plagosurit ishte shpallur luftë.
Ata morën kontrollin e drogës, bixhozit dhe prostitucionit në lagjen e famshme Alhambra, pjesë e distriktit të Brukselit, ndërsa më pas u arrestuan.
Pikërisht, vëllezërit besonin se ishte Saljahi ai që kishte gisht në arrestimin e tyre.
Policia dhe prokuroria e njohin rivalitetin me palëve, por ende nuk ka asnjë provë që katër vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga media belge, janë pas atentatit të së shtunës.
Në fund të qershorit, Ljiridon Saljihi ka thënë se është i frikësuar për sigurinë e tij, raporton “Dhnet”./Syri.net/
Sizmiologu: Edhe Shqipëria rrezikohet nga tërmete si në Itali
Sizmiologu shqiptar, Llambro Dumi deklaron se edhe vendi ynë rrezikon të goditet nga tërmete të madhësisë që goditi në orët e para të mëngjesit të sotëm Italinë Qendrore, duke shkaktuar dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar.
Në një komunikim telefonik në “News24”, sizmiologu Dumi theksoi se e vetmja masë parandaluese që mund të marrim për raste të tilla, është të ndërtojmë mirë. “Jemi të rrezikuar nga tërmete të kësaj madhësie, në Shqipëri ka patur tërmete edhe 6.8 ballë.
Duhet të përgatitemi, kam parasysh godinat tona. Duhet të ndërtojmë mirë. Shkenca sot nuk është ën gjendje ti paralajmërojë, aq më tepër ti parandalojë” deklaroi Dumi. Lidhur me tërmetin në Itali, sizmiologu shqiptar tha:
“Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas që u godit nga një tërmet i fortë në 2009ën. Eshtë një zonë që fillon nga Reggio Emilia në veri, deri poshtë në Kalabri e njohur për tërmete. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture. Pjesa me e madhe e rrënojave është nga ndërtime historike”.
Tronditëse/ Pesë shqiptarë të plagosur nga tërmeti në Itali
Ka arritur në 24 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë në rajonin e Lazios.
Ndërkaq, mediat italiane raportojnë se pesë shtetas shqiptarë janë plagosur nga tërmeti i orëve të para të mëngjesit. Pesë shqiptarët jetonin në qytetin Amatrice dhe të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mes të plagosurve shqiptarë mesohet të ndodhet edhe një grua.
Gruaja e plagosur ndodhet momentalisht në sallën e operacionit ku po i jepet ndihma mjekësore.
Një orë më parë Ministria jonë e Jashtme pati deklaruar se nuk kishte të dhëna për shqiptarë të plagosur në zonat e prekura nga tërmeti.
Alba Çobaj i shpëton për pak vdekjes nga tërmeti në Itali
Një tërmet i fuqishëm ku mbetën të vrarë mbi 24 persona dhe dhjetra të tjërë të plagosur ka goditur Italinë qendrore në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se mes banorëve që kanë përjetuar tmerrin në këto orë ka qënë edhe ish-konkurentja e “Big Brother Albania”, Alba Çobaj.
“18 tërmete deri tani, rresht, sigurisht nuk janë asgjë para atij 6 ballë që shembi shtëpi e vrau njerëz dhe na bëri të ndjenim rrezik për jetën. Në këto raste e kupton që jemi totalisht të pafuqishëm para këtyre gjërave. Thanks God we are alive!”,- shkruan Alba në postimin e saj në Facebook, ndërkohë që falenderon Zotin që është ende gjallë.
Foto+16/ Sarah superseksi vetëm me të brendshme... do t’ua heqi trurin
Më në fund Sarah Jean Underwood ka publikuar serin më të ri fotografik të saj, të realizuar së fundmi dhe fotografitë janë vërtetë nga ato që do t’ju heqin trurin.
Modelja dhe aktorja amerikane, e cila ka pozuar edhe për “Playboy” në të kaluarën, në fotografitë e reja ka pozuar vetëm me të brendshme.
Hidhini vetëm një sy këtij seti fotografik dhe do ta kuptoni pse është e panevojshme të thuhet se sa seksi duket bukuroshja 32-vjeçare.
Mesazhi që shkaktoi panik në redaksinë e Shqiptarja.com
Policia e Tiranës u alarmua pas një mesazhi për vendosjen e një bombe në redaksinë e gazetës “Shqiptarja.com” të botuesit Carlo Bollino. Pas kontrollit rezultoi se alarmi ishte fals.
Alarmi u dha nga një mesazh të mbërritur në redaksi, me këtë përmbajtje: “Unë Shkëlqim Tarja ju kam vënë eksploziv në redaksi, orarin e shpërthimit e keni në facebook”.
Shkëlqim Tarja, 51 vjeç është banor i rrugës “Faik Konica” në Tiranë. Nuk dihet arsyeja përse ai e dërgoi këtë mesazh.
Gardisti që vrau gruan në Kombinat para fëmijëve, prokuroria kërkon dënimin maksimal
Ish-gardisti Admir Dervishi që vrau gruan në sytë e dy fëmijëve në shtëpinë e tyre në Kombinat është dërguar në gjyq me akuzën e vrasjes në rrethana familjare.
Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka përfunduar hetime dhe ka dërguar në gjykatë, dosjen personale ndaj gardistit, ku kërkohet dënimi maksimal për krimin e rëndë të ndodhur në Tiranë.
Pas zhvillimit të disa seancave, sipas të dhënave të bëra publike në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pritet që më 9 shtator të zhvillohet séance ku gjykata do të vendosë dënimin e Admir Dervishit. Ai akuzohet se më 6 prill 2016, me armën e shërbimit, qëlloi tri herë me pistoletë drejt bashkëshortes së tij, Ilda Dervishi./GSH/
Tërmeti/ Shkon në 38 numri i viktimave, qindra nën rrënoja
Sipas mediave italiane, dyshohet se 38 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur apo zhdukur nën rrënoja, pas tërmetit në Italinë qendrore. Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter, ndodhi rreth orës 03:36 me epiqendër 2 km larg Accumoli (Rieti).
Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcias.
Qyteti Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më.
Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas që u shkatërrua nga një tërmet i fortë në 2009ën.
Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture. Pjesa me e madhe e rrënojave është nga ndërtime historike.
Video/ Ja si e shkundi tërmeti Italinë. Shkojnë në 38 viktimat
SHBA dërgon 16 avionë F-35 në Japoni
Brenda 24 orëve të kaluar SHBA do të dërgojë në Japoni 16 avionë të tipi F-35 që nuk kapen nga radarët.
Avionët amerikanë do të dislokohen në qytetin Ivakoni në perëndim të Japonisë. Më herët autoritete të larta të ministrisë së jashtme dhe ministrisë së mbrojtjes së Japonisë kanë shkuar në qytetin Ivakoni ku kanë informuar pushtetarët lokalë mbi dislokimin e avionëve amerikanë.
10 avionë F-35 të Amerikës do të dislokohen në muajin janar dhe 6 të tjerë në muajin gusht. Ndërkohë pushtetarët lokalë në qytetin Ivakoni janë të pakënaqur nga mënyra e informimit të qeverisë për këtë çështje.
Biznesmeni mashtrohet online. I marrin mijëra euro e dollarë
Një biznesmen shqiptar është mashtruar nga disa hackers-a online, të cilët kanë arritur t’i marrin shuma të konsiderueshme parash. Policia bëri të ditur se shtetasi me inicialet I. A. 68 vjeç, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim menjëherë sapo ka konstatuar mashtrimin.
Ai ka qenë duke kryer një transfertë bankare për një kompani kineze, për llogari të blerjes së disa mallrave, kur hackers-at kanë vijuar transfertën duke ndërhyrë nëpërmjet një adrese e-maili false.
Biznesmeni thotë se, ai ka humbur 10 mijë euro dhe 27 mijë dollarë. Adresa e përdorur është “wfsi1970@a163.com”.
Itali, nxirret pa jetë foshnja nga rrënojat, 150 të humbur
Mbrojta Civile Italiane ka bërë me dije se numri i përkohshëm i viktimave nga tërmeti që shkatërroi Italinë qendrore ka shkuar në 38 vdekje të konfirmuara tashmë.
Por një zjarrfikës në qytetin e Arquata del Tronto tregon për “CNN” së në mesin e viktimave ishte edhe një foshnjë.
Mësohet se vajza e vogël është gjetur në mesin e rrënojave në errësirë por puna është vështirësuar nga mungesa e energjisë elektrike.
Mbrojtja Civile është duke punuar për të gjetur 150 njerëzit të cilët kanë të humbur, por e kanë të vështirë shkak se rrugët janë të vogla dhe nuk ka shumë hapësirë për të punuar.
Qytetet më të prekura besohet të jetë Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arquata del Tronto dhe numri i viktimave pritet të rritet sërisht brenda disa orësh.
Siri/ Turqia futet në luftë. Tanket kapërcejnë kufirin në ofensivë
Një duzinë tankesh turke kanë kapërcyer kufirin sirian pasi bombardimit të fuqishëm të një zone të mbajtur nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, raporton BBC.
Kjo është ndërhyrja e parë tokësore e Turqisë në Siri, që nga operacioni i shpejtë dhe i shkurtër që u bë për të zhvendosur varrin e Sulejman Shahut, një figure të nderuar osmane, në shkurt të vitit të kaluar.
Burimet ushtarake thanë për mediat turke se, 70 objektiva në zonën Jarablus janë shkatërruar nga artileria dhe nga goditjet me raketa dhe 12 nga goditjet ajrore.
Forcat special turke kanë hyrë në Siri para tyre, si pjesë e këtij operacioni.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se, operacioni kishte dy synimet: ISIS-in dhe luftëtarët kurdë.
“Forcat e Armatosura Turke dhe Forcat Ajrore Ndërkombëtare të Koalicionit kanë nisur një operacion ushtarak që synon pastrimin e qarkut të Jarablus të krahinës së Alepos nga organizata terroriste ISIS”,- u tha në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit turk.
Turqia i bombardoi forcat kurde siriane në rajon këtë javë, me synimin që të mos i lejojë të mbushim vakumin që do të krijohet nga largimi i ISIS, tha gazetari i BBC, Mark Loëen nga qyteti Gaziantep pranë kufirit sirian.
Shqetësimi në Ankara është se kurdët mund të krijojnë një zonë autonome në afërsi të kufirit që mund të nxisë separatizmin brenda vetë Turqisë, tha korrespodenti.
Foto-Video/ Turqia, luftë me Sirinë. Tanket kapërcejnë kufirin
Qeveria nxjerr Furgonët jashtë tregut/ Nga 1 janari – transporti i udhëtarëve vetëm me autobuzë
Ministria e Transporteve ka nxjerrë një udhëzim, i cili sanksionon se nga 1 janari i vitit që vjen, transporti nga një qytet në tjetrin do të bëhet vetëm me autobuz dhe me orare të përcaktuara paraprakisht. Akti i firmosur nga ministri Edmond Haxhinasto, nxjerr përfundimisht jashtë loje furgonat që kryejnë transport pasagjerësh ndërqytetës.
Sipas udhëzimit, të gjitha kompanitë që do të kryejnë transport pasagjerësh nga një qytet në tjetrin do te jenë të detyruara të pajisen me liçencë nga ministri i Transporteve. Ndërsa për shërbimin e Transportit brenda qytetit, liçencat do të lëshohen nga kryetarët respektiv të bashkive. Këto liçenca do te kenë afat 10 jeçar dhe janë të patjetërsueshme apo të patransferueshme.
Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve përcakton se në linjat e rregullta ndërqytetëse certifikohen vetëm mjetet e konstruktuar për transportin e udhëtarëve me më shumë se 19 vende, përfshirë edhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit dhe certifikata e operimit për transportin e udhëtarëve lëshohet dhe rinovohet me afat deri në 5 vjet.
Krijohen monopole
Ministria e Transportit njofton se në çdo linjë do të liçencohet vetëm një shoqëri e re, e cila do të krijohet nga bashkimi i operatorëve ekzistues në linjatv përkatëse. Këto shoqëri duhet të dorëzojnë dokumentacionin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, brenda datës 30 shtator të këtij viti.
Bashkimi i operatorëve ekzistues në një shoqëri të vetme është kusht i domosdoshëm. Nëse ky kusht nuk plotësohet brenda datës 30 shtator, përzgjedhja dhe licencimi i shoqërisë së re do të bëhet me konkurrim.
Rinovohet flota
Të gjithë autobusët që do të kryejnë transportin e udhëtarëve nuk duhet të jenë më të vjetër se sa 10 vjet. Ata duhet të plotësojnë standardet e sigurisë rrugore të mjetit, standardet e miratimit të tipit, e nxjerrjes së gazrave dhe zhurmave sipas standardeve të BE, si dhe kërkesat e komoditetit në transportin e udhëtarëve.
Qeveria u ka lënë 5 vjet kohë shoqërive të udhëtimit për të rinovuar totalisht flotën e autobusve.
Plani i rinovimit të flotës së autobusëve miratohet nga ministri përgjegjës për transportin rrugor, dhe mosrespektimi i tij, përbën shkelje të rëndë dhe arsye për heqjen e licencës së shoqërisë.
Noga: Kristela Gjoka, nusja që iku nga shtëpia pas dasmës 70 mijë Euro
Noga: Kristela Gjoka, nusja që iku nga shtëpia pas dasmës 70 mijë Euro
GAZETAEXPRESS
E mërkurë, 24 Gusht 2016 09:34 00
Historia me fund të hidhur e prezantueses së “Top Channel”, Kristela Gjoka dhe reperit nga Kosova, Agon Fejzullahu (Noga) ka tronditur publikun. Përveç faktit që martesa zgjati vetëm 21 ditë, artisti deklaroi se Kristela abortoi fëmijën e tyre në muajin e gjashtë. Ata u martuan më 17 Qershor 2016, dhe në harkun e tre javëve diçka ndodhi mes çiftit që ata i dhanë fund lidhjes me shumë mllef ndaj njeri-tjetrit. Agon Abdullahu njihet si reper në tregun muzikor të Kosovës, pasi u spikat që në moshën 5 vjeçare për talentin e tij në fushën e BeatBox. Albumin e parë e publikoi në moshën 10 vjeçare, ndërsa në vitet 2009-2010, u zgjodh si adoleshenti më i mirë në Evropë për BeatBox. Suksesi i tij shihet edhe në pjesëmarrjen në koncertet e këngëtarëve me famë botërore si: 50 cent, Snoop Dogg, Busta Rhymes, Method Man & Red Man etj. Në tregun e aristëve shqiptarë ka bashkëpunuar me: MC Kresha, Lyrical Son, Noizy, Dr.Mic, Stine, G-Fighter, Luro, Skillz, TDS, Kastro Zizo, Dj Blunt, Real 1. Pas deklaratës së Kristelës, se Noga e përdori për famë, ai rrëfen për “Story” çfarë ndodhi mes dy 20 vjeçarëve në ditët e martesës më të shkurtër të showbizz-it.
25/08/2016/.....................................................
Tiranë, shpërthim eksplozivi pranë një autobusi, s’ka viktima
Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në të gdhirë në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, por fatmirësisht pa viktima.
Policia e Tiranës njoftoi se, i ishte vendosur një autobusi “Setra” në pronësi të një qytetari me iniciale E.R.
Spërthimi ka ndodhur rreth orës 04:05 nga persona ende të paidentifikuar dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Foto-Video/ Zjarrfikësi nxjerr gjallë vajzën 10 vjeçe dhe e përqafon
Në provincat e vogla italiane të goditura nga tërmeti me magniturë 6.2 ballë në mes të natës, ekipet e shpëtimit hapin vrima në rrënojat e shtëpive dhe apartamenteve duke kërkuar të mbijetuarit.
Një rast shpëtimi është treguar nga “Sky TG24”, ku një zjarrfikës në Amatrice gërrmon në rrënoja për të nxjerrë një vajzë të vogël.
Ai hidhte tek tullat dhe mbeturinat e tjera i përkulur bashkë me burrat e tjerë. Dhe befas, ja tek duket një shputë, pastaj këmba, pastaj këmba tjetër. Një vajzë e vogël 8 vjeçe shpëtohet dhe nxirret nga pirgu i tullave.
Në video, një burrë duket se do të flaës me vajzën, kurse një tjetër i përsërie emrin “Xhulia!
Ajza qëndorn në heshtje. Është e pamundur të thuhet se çfarë ngjyre kanë rrobat që ajo ka veshur sepse është e veshur me pluhur ngjyrë hiri.
‘Bukuroshe”, i thotë një tjetër, ndërkohë që ajo çohet më tutje. “Bukuroshe”./Syri.net/
Video/ Itali, zjarrfikësi nxjerr gjallë Xhulian 10 vjeçe, e përqafon
Foto-Video/ Itali, rëndohet bilanci i viktimave, 247 të vdekur
Toka vazhdon të dridhet në Italinë qendrore, 60 lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar gjatë natës, shkruajnë “Corriere Della Sera”, “BBC” dhe “CNN”. Në zonën e goditur më rëndë, në Amatrice, vazhdohet të kërkohet për ata që mund të kenë mbetur gjallë nënë rrënoja.
Më shumë se 247 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 368 të tjerë janë plagosur, thanë zyrtarët.
Shumë njerëz besohet se janë varrosur nën rrënoja dhe më shumë se 4300 ekipe shpëtimit janë duke përdorur mjete të rënda dhe gërrmime me duar për t’i gjetur ata.
Shumë nga viktimat janë fëmijë, tha Ministri i Shëndetësisë, dhe paralajmërohet se, numri i viktimave do të rritet edhe më shumë.
Foto/ Tërmeti në Itali, banorët kalojnë natën e parë në qiell të hapur
Pas lëkundjes së fortë sizmike që goditi Italinë Qëndrore mëngjesin e së mërkurës në 3.36 minuta me orën lokale, gjendja e banorëve të tmerruar nuk është përmirësuar aspak. Përkundrazi përveç dhimbjes për njerëzit e humbur dhe shkatërrimit të shtëpive, frika nga lëkundjet e tjera ka pushtuar secilin prej tyre.
Lëkundjet sizmike nuk janë ndaluar gjatë gjithë ditës së djeshme dhe natës së mbrëmshme në provincën e Rietit, Amatrice, Accumoli, dhe Arquata del Tronto të cilat janë zonat më të dëmtuara.
Familjet e mbetura pa stresë, janë detyruar ta kalojnë natën në çadrat e improvizuara në Accumoli, por shumë prej tyre kanë fjetur nëpër makina.
Vetëm gjatë natës, janë ndjerë rreth 60 lëkundje të tjera. Një lëkundje me magnitudë 4.5 në orën 5 e 17 të mëngjesit me epiqendër në Accumoli ka rrëzuar pjesët e mbetura të ndërtesave të shkatërruara, shkruan “Corriere.it”.
Sipas Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti i fuqishëm kishte magnitudë 6.0, në një thellësi prej 4 km me epiqendër në Accumoli, afër Rietit dhe ka zgjatur plot 142 sekonda.
Ndërsa pak minuta më vonë, dy lëkundje të tjera, me magnitudë 4.4 me epiqendër në Matriçe kanë zgjatur 60 sekonda. Më pas lëkundje të tjera më të vogla kanë vijuar.
Bilanci provizor flet për 247 viktima, mes të cilëve shumë fëmijë. Në Reatino, mes Matrice dhe Accumoli kanë humbur jetën 190 persona, në Ascoli Piceno 57 të tjerë. Ndërsa sipas Mbrojtjes Civile, janë rreth 400 të plagosur.
Po ashtu rreth 2500 persona, mes tyre 1500 janë zhvendosur në Marche, mes Arquata dhe Pescara del Tronto.
Për kërkimin e personave nën rrënoja po punojnë rreth 880 anëtare të ekipeve të shpëtimit.
Zjarr masiv në Shëngjin, evakuohen banorët e lagjes së portit
Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet e Shëngjinit që nga pasditja e së mërkurrës. Flakët e zjarrit rrezikuan edhe zonat e banuara, ndaj në mesnatë, ekipet e shpëtimit kanë evakuuar banorët nga lagja e portit.
Zjarrfikësit e ardhur nga Laçi, Lezha si dhe mjetet dhe forcat e ushtrisë nga Vau i Dejës janë përpjekur të shuajnë flakët, të ndihmuara dhe nga një helikopter, por era ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.
Shefi i Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimit, Agustrin Pepkolaj, tha në media se zjarri është izoluar dhe nuk përbën shqetësim për banorët.
Itali, tragjedia e shumfishtë që goditi familjen Toro në Amatrice
Djali nga Roskoveci që e vrau tërmeti po nisej për pushime në Shqipëri. Përveç vdekjes së Erionit, gruaja e tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe ka humbur të dy këmbët. Edhe vajza e madhe e familjes ka pësuar goditje në kokë, ndërsa e vogla ndodhet në gjendje të mirë. Rrëfimi i kushuririt të tij, si e mësuan ngjarjen
Erjon Toro, babai i tre fëmijëve të mitur, që humbi jetë nga tërmeti shkatërrues në Italinë Qëndrore, ishte gati duke u nisur për pushime në Shqipëri. Rrëfimi për jetën e tij nga djali i xhaxhait, si e mësuan ngjarjen e trishtë.
Kushuriri i tij Pëllumb Toro tha në media se po e prisnin të vinte bashkë me gruan dhe fëmijët, por jeta iu ndërpre.
Vajza e tij e madhe dhe e shoqja janë plagosur gjithashtu, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Viktima banonte në Amatriçe, një nga zonat që u prek më shumë nga lëkundjet sizmike dhe ku dëmet janë më të mëdha.
Viktima është me origjinë nga fshati Kurjan i Roskovecit. Prej 15 vitesh Erjon Toro jetonte në emigracion, në Itali. Ai ishte baba i dy vajzave të vogla.
Nga tërmeti në shtetin fqinj kanë humbur jetën 247 persona deri më tani dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Grupet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e shtëpive të shembura.
Federata e Mundjes: 10 rastet kur KOKSH ndërhyri në punët tona
Historiania ruse/ Stalini letër në Amerikë e Angli: Të njihet Enveri
Reforma në Drejtësi/
EURALIUS: Katër pikat që nuk negociohen për Vetting-un
Fotogaleri/ Pogradeci, qyteti i bukur buzë liqenit
Pogradeci është një nga qytetet më të bukura të Shqipërinë Juglindore, që shtrihet në breg të liqenit të Ohrit. Qyteti numëron sot mbi 40 mijë banorë dhe ka një sipërfaqe prej 13 km².
Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në Perëndim dhe nga kodra të ulta në Jug dhe në Lindje.
Enkelejdët kanë qenë fisi që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën Veri-perëndimore të qytetit. Pogradeci ka një histori të lashtë dhe dokumenta të shumta kulturore, gjeologjike dhe natyrore.
Fotografitë e mëposhtme janë të marra përgjatë shekullit XX, ku bie në sy zhvillimi i qytetit, zgjerimi, rregullimi dhe zbukurimi i tij. Janë fotografi të bëra nga fotografë të ndryshëm, në kohë të ndryshme./Mapo.al/
Oligopol/ Kompanitë rrisin çmimet e sigurimit të makinave me 25%
Tarifa e sigurimit të detyrueshëm të makinave do të rritet 25% më shumë duke arritur një shifër prej 18200 lekë. Kompanitë e sigurimeve kanë ndjekur një skemë sipas të cilës ato kanë hequr diferencimet sipas fuqive motorike të makinave duke e lënë çmimin e policisë së sigurimit TPL të njëjtë për të gjitha makinat pavarësisht fuqisë motorike që mund të kenë ato.
Janë tri arsye kryesore, të cilat kanë çuar në një vendim të tillë: sipas AMF-së pas një reflektimi primi i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, çka do të thotë se nuk mund të shiten polica nën këtë vlerë. Sipas raportimeve që vinin nga shoqëritë e sigurimeve rezultonte se në bazë të bilancit të të dhënave të gjashtëmujorit primi i riskut ishte mbi 100 euro.
Arsyeja e dytë ka të bëjë më rritjen e aksidenteve të shumta kohët e fundit ku sipas drejtuesve të shoqërive të sigurimit ekspozimi ndaj rreziqeve në një situatë të tillë është akoma më i madh. Ndërsa arsyeja e tretë lidhet me një rritje të taksës së sigurimeve që ka hyrë tashmë në fuqi në janar të janar të 2016 ku kjo tarifë e re është reflektim i saj.
Në shifra konkrete nëse një drejtues automjeti, paguan për siguracionin e makinës së vitit të prodhimit 2004 me fuqi motorike 1399, 18312 mijë lekë, vitin e kaluar, i njëjti ka paguar 15230, pra afro 3000 lekë më pak.
Nga ana tjetër sipas kompanive rritja e çmimit është shkak kryesor i rritjes së numrit të aksidenteve dhe primit të riskut. Tjetër shkak sipas kompanive është edhe rritja që u bë me 7 % nga Janari 2016, për taksën mbi primet e sigurimeve nga 3% në 10% . Më shumë rritje të çmimit për siguracionet e makinave ka patur për furgonat, kamionet dhe autobusët, ndërsa më pak për motorçikletat.
Produkti TPL e brendshme, në periudhën janar – qershor 2016, pati një rritje prej 4.10% të volumit të primeve të shkruara bruto sipas të dhënave të AMF-së. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.20% krahasuar me periudhën janar – qershor 2016.
Në krahasim me rajonin megjithatë Shqipëria vazhdon të ketë nivelin më të ulët mesatar të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik./Mapo.al/
Video/ Zjarr masiv në Shëngjin, evakuohen banorët pranë portit
Besnik Mustafaj rikthehet në PD/ Shkon në fushatën e Shehut në Dibër
Një nga themeluesit dhe figurat qëndrore të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj rikthehet në poltikën aktive, duke mbështetur kandidatin e opozitës në Dibër, Shefredin Shehu.
Për këtë rikthim aspak të lehtë, plot pas 9 viteve, Mustafaj e ka një shpjegim. Sipas tij, për herë të parë pas 25 vitesh, në Dibër po duken shenjat e ngjalljes së shpresës. “Disa miq, pjesëmarrës në levizjen për demokraci në fillimet e saj, më thonë se në Dibër këto ditë po ndodh diçka e ngjashme me çfarë kemi jetuar njëzet e pesë vjet më parë: po ngjallet shpresa.
Bashkë me mikun tim Lulzim Ndreu, pasardhës i denjë i të madhit Elez Isufi, po shkojmë ta shohim në vend këte mrekulli dhe ta përshëndesim Sherefedin Shehun”, shkruan Besnik Mustafaj në faqen e rij në facebook.
Burime nga shtabi i PD në Dibër, thanë se Mustafaj jetë aktiv në mbështetjen e kandidatit të opozitës Sherefedin Shehu,dhe këto ditë do të marrë pjesë në takimet me banorët e Dibrës, si dhe do të jetë i pranishëm në mitingun e madh prezantues.
Rikthimi i Mustafaj ndodh pas një thyerje të fortë të marrëdhënies së tij me Sali Berishën, një mik dikur tepër i afërt, që çoi edhe në tërheqjen e tij nga PD dhe poltika aktive.
Në vitin 2007, pas një përplasje zhgënjyese me kryministrin Berisha, Mustafaj dha dorëheqjen nga ministër i Jashtëm dhe u tërhoq në jetën e tij private.
Foto-Video/ Sarandë, makina hyn furishëm brenda një dyqani, plagoset shitësja
Një makinë tip “SUV” e markës “Hynday” me targa “TR 0361 U”ka përfunduar brenda një butiku në Sarandë, me furi, duke plagosur shitësen. Plagë ka marrë dhe shoferi i makinës si dhe një person i tretë, ende i paidentifikuar.
Sipas burimeve, shoferi ka tentuar të shmangë një kalimtar, për të mos e shtyput dhe ka devijuar rrugën në trotuar, me shpejtësi.
Durrës/ Policia bllokon vrasësin para krimit, planifikoi edhe djegie me benzinë
Parandalohet në Durrës një vrasje dhe ndalohet autori që e kishte planifikuar: Alfred Skonja. Ai kishte kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi. Sekuestrohet automjeti me të cilin do të kryhej krimi, sende dhe mjete të ndryshme që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve dhe krimit.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve pa autor dhe mbajtjen nën kontroll të kontigjentëve kriminalë me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve, pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë kanë bërë të mundur parandalimin e kryerjes së një vrasje, duke ndaluar autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin:
• Alfred Skonja 29 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi:
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Skonja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi.
Ndalimi I tij u bë si rezultat I një pune operative të mirëorganizuar, ku Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtligjshme.
Shtetasi I ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur.
Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat I përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016.
Automjeti I vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.
U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• automjeti tip “Volsvagen” me targa “AA 029 MM” si dhe
• sende dhe mjete të ndryshme(veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzin…)që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.
Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.
Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.
Video/ PD: Thirrja e Veliajt, “Hajde punoni në landfill”, i mori jetën Arditit
“Dëgjojeni pak thirrjen publike të këtij që sot hesht, censuron mediat e që po bllokon zbardhjen e të vërtetës për aferën e madhe kriminale e korruptive të landfillit të Sharrës”.
Do'stlaringiz bilan baham: |