Komunikimet në Facebook
Nga provat rezulton se shtetasja K. ka komunikuar me të pandehurin Ro.M. në adresën e ”Facebook”-ut të një shoqes së saj. Nga procesverbali mbi këqyrjen e aparatit telefonik celular në zotërim të të dëmtuarës, në datë 24.12.2015, rezulton se pas hapjes së adresës së caktuar vihen re komunikime të kësaj adrese me adresën ”K… Durrës”. Komunikimet i përkasin datës 14.12.2015, e në vazhdim. Në datën 14.12.2015, në orën 18:03 ka mbërritur një mesazh me përmbajtje: ”Mund t’i thuash pak K. të flasi me mua në fb. Thuaji pak K. Vidion e bëra nëse nuk don që ta hedh në youtube të më kthej përgjigje”.
Më tej po në këtë datë, në orën 19:27, e dëmtuara i shkruan: ”Jam K. m’prit deri të enjten për lekët se të thash një herë të enjten do t’i gjej patjetër dhe do t’i jap”.
Në datë 16.12.2015, në orën 22:21, nga adresa që dyshohet të jetë përdorur nga të pandehurit është shkruar: ”Ckm mund ti thuash pak K. te flasi me mua se e harroi fare ajo nuk i intereson nqoftëse i shpërndaj fotot, ose thuaj K. po e hedh un vidion në youtube deri sa të më jap lekët”.
Më tej në ditët në vazhdim, midis këtyre adresave shkëmbehen mesazhe, nga përmbajtja e të cilave rezulton se personi që përdor adresën “K… Durrës” i kërkon shtetases K. që lekët t’i `lihen te piceri ”Xh…”, e cila ndodhet pranë stadiumit të qytetit të Durrësit.
Arsyetimi i Gjykatës
Nga analiza e provave të marra dhe të shqyrtuara nga gjykata, arrihet në konkluzionin logjik se qëllimi kriminal fillimisht i të pandehurit Ro. dhe më pas dhe e të pandehurit Da. ka qenë përfitimi i padrejtë nga e dëmtuara i një shume të ardhurash, për shkak të mospublikimít të fotove.
Fillimisht i pandehuri RO. me veprime të paramenduara në rolin e organizatorit, pasi është vënë në disponim të fotove intime të shtetases K., i ka bërë presion asaj për publikimin e tyre dhe e ka shtrënguar duke i kërkuar të ardhura. Më pas, në realizimin e veprës ai është ndihmuar dhe nga i pandehuri Da., i cili në vendin e përcaktuar nga i pandehuri R0. ka shkuar për të tërhequr shumën e të ardhurave që do të lihej nga e dëmtuara K.. Shtetasi Da. rezulton se ka dijeni për ngjarjen dhe për faktin se shtetasi Ro. po i kërkon të ardhurat për të mos bërë publike disa foto që i përkasin shtetases K.
Nga provat rezulton se vepra penale është kryer `nga të pandehurit me dashje direkte, me një plan të mirë organizuar. Kështu rezulton se të pandehurit, pasi janë takuar në marrëveshje me njëri-tjetrin, kanë vendosur të shkojnë në vendin e përcaktuar për të tërhequr të ardhurat e lëna nga e dëmtuara./Panorama/
Presidenti Nishani, letër familjes së policit që u vra në Torovicë
Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për rënien në krye të detyrës të efektivit të FNSH-së Shkodër, Ardian Kodra. Në telegramin e tij, Nishani shkruan:
“Të dashur anëtarë të familjes Kodra!
Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta, duke rënë në krye të detyrës, të një efektivi me eksperiencë të FNSH-së së Shkodrës është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndiera për humbjen tragjike dhe të pazëvendësueshme të bashkëshortit e babait tuaj të dashur Ardianit, duke ju siguruar njëkohësisht se gjendem pranë jush shpirtërisht në këto çaste të trishtuara.
Në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht këtë akt gjakatar, i bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligjzbatuese që të punojnë pareshtur në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.
U prehtë në paqe shpirti i tij!
Bujar Nishani”.
Itinerari i Ballkani i mbyllur? Tragjedia që nuk shihet
Vitin e kaluar kanë ardhur në Gjermani më shumë se një milion migrantë përmes itinerarit të Ballkanit. Kjo rrugë është mbyllur tani, por mijëra njerëz presin para telave me gjemba.
Me 22 tetor të vitit të kaluar autoritetet e Sllovenisë raportonin për ardhjen e rreth 12.000 refugjatëve. Një ditë më pas kishin ardhur madje 14.000 refugjatë të tjerë. Ky ishte edhe kulmi i valës së refugjatëve, të nisur në shtator. Deri në mbylljen e kësaj rruge, në mars të vitit 2016, nëpër këtë vend kanë kaluar mbi një milion njerëz, të cilët kanë ardhur deri në Gjermani.
Si është gjendja sot
Greqia është vendi i parë i Bashkimit Evropian në rrugën e refugjatëve nga Turqia deri në BE. Qendrat për pranimin e refugjatëve në Kios, Samos, Lesbos, Leros dhe Kos, po përballen me 12.000 refugjatë, që është më shumë se sa lejojnë kapacitetet.
Në tërë vendin, janë vendosur rreth 60.000 refugjatë, të cilët synojnë të shkojnë në vende të tjera. Numri i refugjatëve që vijnë çdo ditë, shkon prej 100-400 persona. Në vend mbretëron frika se Turqia mund të hapë kufijtë dhe se Greqinë sërish do ta vërshojë vala e refugjatëve, si vitin e kaluar.
Greqia ka frikë nga pezullimi i marrëveshjes BE-Turqi. Pa këtë marrëveshje, në Greqi do të kishte me siguri deri në 180.000 migrantë të tjerë, mendon ministri për Migrim, Ioannis Mouzalas.
Maqedonia nuk ka ndonjë politikë të qartë për refugjatët, për shkak se ky vend gjendet në një krizë të thellë politike. Ajo po bën ate që kërkojnë Austria, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia.
Me ndihmën financiare dhe teknike nga këto vende, Maqedonia e ka mbyllur kufirin me Greqinë. Gjendja nuk është qetësuar, por migrantët nuk po shihen si më parë, mendon Tijana Sijariq në Beograd. Rreth 300 migrantë të tjerë vijnë çdo ditë në Beograd. Ndërsa në tërë Serbinë aktualisht janë 4500 refugjatë. Të gjithë ata duan të kalojnë kufirin me Hungarinë.
Ndërhyrja e organeve të sigurisë
Por ndërkohë në Serbi janë kapur edhe banda të kontrabandistëve. Në Hungari gjenden aktualisht rreth 1300 refugjatë. Ndërsa qindra të tjerë presin në Kelebi për kalimin e kufirit. Në ditë mund të kalojnë vetëm 30 persona. Kryeministri konservator Viktor Orban e ka rritur popullaritetin falë politikës së ashpër ndaj refugjatëve. Ai i quan refugjatët si “terroristë potecialë” dhe refugjatë ekonomikë.
Edhe Kroacia po përballet me krizën e brendshme politike. Por policia ka kumtuar se në këtë vend janë regjistruar këtë vit 5000 persona që kanë dashur ilegalisht të kalojnë kufirin. Në Slloveni nuk ka ndonjë valë refugjatësh. Por autoritetet sllovene nuk duan të heqin telin me gjemba në kufi. Ndërsa në hotspotin e Austrisë në kufirin me Sllovenin tani është qetësi./DW/
Pesë muaj pas marrëveshjes, asnjë lajm për aeroportin e Kukësit
Pesë muaj pas miratimit të marrëveshjes me koncesionarin e Rinasit, nuk ka ende asnjë lajm se çfarë po ndodh me aeroportin e Kukësit. Qytetarët shqiptarë vijojnë të paguajnë biletat e shtrenjta, edhe pse Parlamenti i fali 2 vite të tjera palës gjermane.
Sot nuk ka një datë se kur do të nisë investimi për ta bërë atë funksional, e po kështu nuk është vendosur forma e menaxhimit të tij: publike apo private? Kohë shtesë do të kërkojë edhe ardhja e kompanive low cost…
Një dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe vendosi në mënyrë të rastësishme fatin e një qyteti jo shumë të zhvilluar ekonomikisht. Nëse Rruga e Kombit, u projektua për të ndihmuar banorët e kësaj zone dhe për të nxitur shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, aeroporti ishte një rastësi për këta qytetarë.
Të pasigurt se si do të dilnin negociatat me kompaninë Tirana International Airport, zyrtarët e qeverisë vendosën si kusht në zgjatjen e kontratës aeroportin e Kukësit, i cili ishte projekti më konkret dhe tashmë i ndërtuar.
Që prej vitit 1939, fusha e Meteorit në Shqitën në jug të qytetit është përdorur për veprimet ushtarake që ndodhën gjatë dy luftërave botërore. Përdorimi fillimisht nisi në kohën e mbretit Zog, por më pas ushtria italiane mori këtë vend për të vendosur mjetet e saj duke e zgjeruar. Interesi për këtë tokë prej 65 hektarësh lindi edhe gjatë kohës së luftës së Kosovës. Avionët e NATO-s e përdorën për të sjellë ndihmat humanitare për refugjatët kosovarë.
Pista e tij u shfrytëzua më pas për të kryer transportin e qytetarëve të larguar nga Kosova, për t’i kthyer sërish në atdhe. Për të ndihmuar në këtë luftë nuk ishin vetëm forcat e aleancës, por edhe Emiratet Arabe. Presidenti i ndjerë, Zayed Bin Sulltan, pas dy vitesh vendosi të japë 16 milionë euro për ndërtimin e plotë të aeroportit. Punimet zgjatën 4 vjet dhe vdekja e tij bëri që ai të mos e shihte veprën të përfunduar, në nder të tij aeroporti mban emrin Zayed Bin Sultan Al – Nayah.
Tre kilometra larg qendrës së qytetit të Kukësit, aeroporti qëndron në nivelin e 353 metrave mbi nivelin e detit, për shkak edhe të vetë tipareve të kësaj zone. Në shumë raste, ekspertët thonë se ulja e avionëve kërkon rrotullime në hapësirë, për shkak se aerporti është mes malesh, drejtimi i erës mund të krijojë probleme në uljen dhe manovrimin e avionëve, apo dhe fluksi i fluturimeve mund të jetë i kufizuar për shkak se vendqëndrimi i mjeteve fluturuese është i përshtatur për 5 deri në 6 tipe avionësh. Afërsia me aeroportin e Prishtinës është një tjetër faktor që mund të ulë interesin e operatorëve ajrorë për të kryer fluturime edhe në Kukës.
Sot ky aeroport ka terminalin e pasagjerëve, kullën e drejtimit, pistën për uljet e avionëve, vendqëndrimin për 7 të tillë, sistemin e ndriçimit, vendparkimin e mjeteve dhe rrethimin me një perimetër prej 5 mijë metrash.
Vendi i papërshtatshëm
Në shumë raste, ekspertët thonë se ulja e avionëve kërkon rrotullime në hapësirë, për shkak se aerporti është mes malesh, drejtimi i erës mund të krijojë probleme në uljen dhe manovrimin e avionëve, apo dhe fluksi i fluturimeve mund të jetë i kufizuar për shkak se vendqëndrimi i mjeteve fluturuese është i përshtatur për 5 deri në 6 tipe avionësh
Kompanitë low cost të interesuara
Në vite, kompani të ndryshme ajrore të cilat operojnë në tregun e low cost kanë paraqitur interes për të hapur këto lloj fluturimesh në Shqipëri, por pengesë ka qenë marrëveshja për ekskluzivitetin e ajrit që qeveria “Nano” firmosi me palën gjermane. Dhe sot, Wizz Air, Ryan Air dhe Adria Airways kanë kërkuar hapjen e fluturimeve në këtë pistë, por shkak është bërë vonesa në investimet e fundit që kërkon aeroporti i Kukësit për t’u vënë në operim.
Ende sot, qeveria nuk ka vendosur mënyrën se si do ta bëjë këtë investim: partneritet publik privat ku operuesi të jetë po ashtu firma që operon apo të bëjë vetë ndërtimin e saj dhe më pas një ent publik të bëjë menaxhimin. Katër muaj pas miratimit të kuvend, ende buxheti i shtetit nuk ka miratuar një fond për të bërë investimet e duhura, ku dhe me buxhetin e rishikuar asnjë shtesë nuk kaloi për aeroportin.
Nëse deri në fund të vitit, asnjë kompani nuk interesohet për të marrë me koncesion operimin e tij, atëherë një vit në zgjatjen e kontratës me palën gjermane digjet në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe në interes të kompanisë TIA.
Megjithatë dhënia në përdorim të një enti privat, do të rrezikonte sërish tarifat që ky operator do t’u vendoste kompanive të fluturimit, duke ndikuar sërish në çmimin e biletave.
Marrëveshja e rishikuar me Tirana International Airport
Ka më shumë se 10 vite që aeroporti pret të kryejë funksionin për të cilin u krijua, ku më shumë, për ironi të fatit, i shërbeu në kohën që nuk kishte gati asnjë pistë për të bërë fluturimin e avionëve. Marrëveshja 20-vjeçare e qeverisë shqiptare me koncesionarin e Tirana International Airport nuk lejoi që të ndodhë asnjë fluturim ndërkombëtar, duke u shitur klientëve shqiptarë çmime trefish më të larta se vendet e rajonit dhe Europës.
Një zgjidhje për disa ishte dhe blerja e biletave në vende si Shkupi, Prishtina apo Podgorica, e ndërsa disa të tjerë blinin biletat e “kripura” që vijon të tregtojë koncesionari i Rinasit. Sot, 5 muaj pas miratimit të marrëveshjes me TIA për lejimin e fluturimeve në Kukës, ende asnjë nga ne nuk ka një datë të saktë se kur kjo pistë do të bëhet funksionale.
Marrëveshja përcakton qartë që dy vitet shtesë nga kompania Tirana International Airport përfitohen menjëherë pas miratimit të kontratës së re që bëri qeveria me palën koncesionare. Çdo vonesë në fillimin e fluturimeve penalizon qytetarët shqiptarë, të cilët do të vijojnë të paguajnë biletat e shtrenjta të Rinasit dhe për dy vite më shumë, pa pasur mundësi të kenë një alternativë tjetër.
“a) Koncesioni jepet për një afat prej 22 (njëzet e dy) vitesh duke filluar nga data e fillimit (“Afati i koncesionit”). Në rast se ndonjë aeroport apo aeroporte, përveç Aeroportit të Kukësit, fillon operimin për fluturime tregtare (që për këtë qëllim do të thotë data në të cilën kryhet fluturimi i parë tregtar) në Republikën e Shqipërisë përpara datës 23 prill 2025 (“Operimi i një aeroporti të ri tregtar”), afati i koncesionit do të zgjatet si më poshtë (zgjatja e afatit të koncesionit nuk do të tejkalojë limitin maksimal prej 4.5 (katër pikë pesë) vitesh në total).” citon marrëveshja e re. Ndryshimet ku koncesionari duhet të përfitojë zgjatjen e ekskluzivitetit të tij në një zonë me radiacion prej 100 km² do të ndodhin për një aeroport të dytë apo të tretë.
Konkurrenca paralajmëroi: Mos bëni lëshime për Rinasin
Që në dhjetor 2015, kur ende po negociohej për ndryshimin e marrëveshjes koncesionare me Rinasin Autoriteti i Konkurrencës i rekomandoi Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Ekonomisë që të mos të mos zgjaste afatin e eksluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare pavarësisht kushteve të vendosura nga koncensionari për rishikimin e marrëveshjes.
Sipas burimeve nga Autoriteti, koncesionari kishte aftësi financiare të tilla që të mundësonte liberalizimin e Aeroportit të Kukësit, pa kosto shtesë për ekonominë, përsëri duke ruajtur mirëqenien ekonomike të koncesionarit.
Shqetësimi kryesor ishtë nëse Aeroporti i Kukësit do të arrihej të bëhej funksional në dy vjet. Sipas relacionit, Në nenin 3 të Amendamentit parashikohet zgjatja e afatit të eskluzivitetit të operimit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” të paktën me dy vite (pavarësisht nëse do të operojë ose jo ndonjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë) dhe në varësi të datës së operimit zgjatjen e afatit sipas tabelës me minimalisht 0.5 vite nëse një aeroport tjetër fillon në vitin 2024 dhe maksimalisht 5 vite nëse ndonjë aeroport tjetër fillon të operojë që këtë vit.
Dyshimet janë nëse aeroporti i Kukësit do të arrijë të jetë funksional për dy vjet, për shkak të gjendjes së amortizuar në të cilën ndodhet dhe investimeve të mëdha shtesë që duhen për ta kthyer atë në punë. Nuk është bërë ende e qartë nëse Kukësin do e menaxhojë vetë shteti, apo ky i fundit, në pamundësi për të investuar do e japë me koncesion te privatët.
Nuk ka të dhëna as nëse operatorët me kosto të ulët do të kenë interes të operojnë në Aeroportin e Kukësit, në gjendjen në të cilën është si dhe konkurrencën e fortë që mund të ketë nga Aeroporti i Prishtinës, ku operojnë tashmë disa low cost.
Dhe sot, shtatë muaj pas rishikimit të kontratës koncesionare, Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion Rinasin ka arritur të marrë edhe dy vjet zgjatje kontrate, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse brenda dy viteve të ardhshme shqiptarët do të mund të fluturojnë me çmime të uëta nga Aeroporti i Kukësit./Monitor/
Liqeni i Ohrit, pasuri e UNESCO-s, dosja dorëzohet në 2017-n
Shqipëria është duke lobuar fort për ta bërë edhe pjesën e saj të Liqenit të Ohrit pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Dosja ndërkufitare e kandidimit do të finalizohet brenda muajit të parë të vitit 2017 për t’u dorëzuar zyrtarisht më pas në muajin mars.
Në lidhje me këtë projekt po punohet edhe me palën maqedonase.
Në fund të majit të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi propozimin për përcaktimin e kufijve të zgjerimit të mundshëm të pasurisë ndërkufitare të Trashëgimisë Botërore të Liqenit të Ohrit dhe zonës së saj.
Bazuar në rezultatet që grumbulluan nga një sërë institucionesh të huaja dhe vendase zonat për të cilat do të përgatitet edhe dosja janë: vija e bregut të liqenit, veçoritë e peizazhit të gadishullit të Linit dhe vetë fshatin, zonat kritike për integritetin skenik të liqenit (Driloni, peizazhi i bregut në veri të Linit) si dhe zonat ku janë identifikuar vendbanimet palafite.
Ky është një i rëndësishëm për përgatitjen e dosjes nominale për të zgjeruar pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Rajonit të Liqenit të Ohrit me pjesën shqiptare.
Nëse kjo zonë miratohet për t’u futur nën ëadrën e UNESCO-s, atëherë Shqipëria do të numërojë katër destinacione, përfshirë këtu Butrintin (1992), Gjirokastrën (2005) dhe Beratin (2008). Si trashëgimi btorërore e mbrojtur është edhe Isopolifonia (2005).
Në listë pritjeje për në UNESCO-s kanë qenë edhe Amfiteatri i Durrësit (1996), si dhe varret mbretërore në Selcë (1996)./Monitor/
Francë, vëllezërit shqiptarë kapen me 2 kg heroinë të fshehur në divan
Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar të martën e shkuar në Lion të Francës, pasi në apartamentin ku ata jetonin, efektivë të policisë kanë gjetur 2 kg heroinë.
Droga ishte fshehur në divan, raportojnë mediat lokale.
Më i madhi në moshë prej tyre, një 35-vjeçar është dënuar dje nga Gjykata Penale në Lyon me tre vite burg dhe dëbim nga territori francez pas shlyerjes së dënimit.
Balerina mohon vjedhjen e telefonit: 46-vjeçari u dashurua pas meje
Balerina e clubeve të natës Kristjana Ibro, që u bë e njohur pas mesazheve erotike me reperin Noizy, e që përfundoi në burg pas vjedhjes së një telefoni në banesën e një 46 vjecari me të cilën kaloi natën, tregon të vërtetën e saj lidhur me ngjarjen.
Vajza, që njihet si Kristjana Saxobeat, u ndalua nga policia, pasi u denoncua nga Lendi Stefani, për vjedhjen e “iPhone 6 plus”, thotë se akuza nuk është e vërtetë.
Vajza 18vjeçare, në një status të fundit në “Facebook”, pretendon se biznesmeni në fjalë u dashurua marrëzisht pas saj dhe për t’i treguar këtë dashuri i bënte dhurata. Ajo thotë se edhe “Iphone 6 plus”, për të cilin u prangos, ishte dhuratë nga ai.
Sipas saj, 46vjeçari u nervozua nga fakti që ajo nuk i kthente vëmendjen e për këtë arsye erdhi edhe denoncimi. “Kurrë nuk më ka munguar aparati celular, sepse jam rritur mes të mirave, duke përfshirë çdo gjë, në kuptimin e plotë të fjalës”,- tregon Kristjana Saxobeat, raporton “Panorama”.
Më tej balerina shpjegon se, “L.S. u dashurua marrëzisht pas meje, saqë ai mund të më falte prona, makina etj.. Ai ia nisi mbarë me një dhuratë shumë të vogël, si ‘Iphone6s Plus’, gjë që mua nuk më bëri përshtypje, por e pranova me kënaqësi thjesht për të mos e ofenduar.
Pasi unë nuk i përgjigjesha më, ai vendosi të shkonte në rajon duke më bërë një denoncim, duke menduar që do më bënte për vete, ose ndoshta nga inati ai shpiku dhuratën si emërtim ‘vjedhje’”./Panorama/
Kush bashkoi Inva Mulën dhe Ermonela Jahon, me siguri një motiv i jashtëzakonshëm
Ermonela Jaho dhe Inva Mula dy nga zërat më përfaqësues të muzikës operistike Shqiptare në botë janë bashkuar. Në heshtje është folur gjithnjë për një sfidë dhe rivalitet mes tyre por mesa duket, duhet të ketë një arsye madhore që i ka sjelle në një mikrofon.
“Valset Hyjnore” është pjesa që ato mbajnë përpara dhe është prova gjenerale qe po zhvillohet për diten e neserme kur do të jetë shenjtërimi i Nënë Terezës.
Provat gjenerale janë duke u zhvilluar në bazilikën e “Shën Palit” në Romë. Aty kanë qenë të pranishëm një numër i madh artistësh Shqiptarë të cilët do të kënë pjesët e tyrë gjatë koncertit.
Foto-Video/ Bali Bej dhe e fejuara e tij kalojnë mbrëmjen në fshatin shqiptar
Aktori i famshëm turk, Burak Özçivit, i njohur tek ne si Bali Bej, dhe e fejuara e tij aktorja Fahriye Evcen, janë fotografuar mbrëmjen e djeshme në një restorant në Arnavutkoy( fshati shqiptar) në Stamboll, shkruan Syri .net.
Çifti të cilët së shpejti do të kurorëzojnë lidhjen e tyre në martesë u fotografuan më të afërt se kurrë.
Kujtojmë se pak ditë më parë aktori u bë cak i mediave rozë për shkak të disa fotove ku ai shfaqej duke përqafuar një femër në një jaht luksoz.
Vetë 32 vjeçari bëri një sqarim përmes një postim në rrjetet sociale duke thënë se vajza me të cilën është fotografuar duke u përqafuar është motra e tij.
Ajo që nuk kaloi pa u komentuar ishte stili i 29 vjeçares ne këtë mbrëmje, aktorja kishte veshur një pale çizme të gjata, xhinse dhe një bluzë të zezë.
Foto-Video+18/ Shkarkohet urgjent nga puna ministri, kapet duke u puthur me dy gra
Ministri i Mirëqenies për Gratë dhe Fëmijët në Dehli të Indisë është përfshirë në një skandal seksual. Ai është shkarkuar me urgjencë nga detyra e tij si ministër menjëherë sapo është publikuar videoja në të cilën ai puthet me dy gra.
Ministri i cili është i martuar prej dy vitesh është gjykuar nga të gjithë, ndërsa videoja dhe fotot e tij lakuriq transmetoheshin në çdo media si vendase ashtu edhe ndërkombëtare raporton “Daily Mail”.
Interesante është se një vit më parë ai kishte deklaruar se e donte jashtëzakonisht shumë gruan e tij dhe ia prekte çdo ditë këmbët për ta falenderuar për çdo sakrificë që kjo e fundit kishte bërë për të.
Video/ Ai nis ta fërkojë në ashensor, reagimi i vajzës të lë pa fjalë
Ata kanë ngelur të dy vetëm në ashensor. Janë një femër dhe një mashkull, të dy në moshë të rritur, por që nuk njihen mes tyre. Duke përfituar nga mungesa e njerëzve ai ka nisur ta ngacmojë.
Djali e prek me dorë dhe vajza mundohet ta shmangë me lezet. Ai insiston por ajo arrin kulmin e durimit dhe ia “tregon qejfin”.
Ngjarja ka ndodhur brenda një ashensori në Kinë. Askush nuk e priste që të përfundonte kështu, por kjo vajzë është me të vërtetë e aftë.
Foto/ Mes “engjëjve” seksi të Zaimina Vasjarit...
Prej pak kohësh këngëtarja Zaimina Vasjari i është dedikuar biznesit të saj, përmes dyqanit të fustaneve që ka hapur.
Por për të reklamuar veshjet e saj ajo ka zgjedhur dy nga modelet më në zë të momentit si Françeska Jaçe dhe Kristin Prengaj.
Gjithashtu edhe personazhe të tjerë si Marina Fara apo këngëtarja Anjeza Branka kanë veshur fustanet e saj. Mesa duket këto bukuroshet janë kthyer në këtë mënyrë në “Engjëjt” e Zaiminës.
Raporti i ILO/ PD: Pas 3 vitesh korrupsion e varfëri, të rinjtë shqiptarë të parët në botë që duan të braktisin vendin
PD-ja deklaroi sot se as 3 vitesh qeverisje të Edi Ramës, të rinjtë shqiptarë zënë vendin e parë në Europë dhe në botë për dëshirën për të braktisur vendin.
“Ky raport tronditës bëhet i ditur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës”,- tha zëdhënësja e kësaj partie, Ina Zhupa.
Sipas PD-së, “Organiza Ndërkombëtare e Punës, tregon se përqindja më e lartë e të rinjve nga mosha 15 -29 vjeç, që duan të emigrojnë në botë, janë nga Shqipëria. Në raport thuhet se gatishmëria e të rinjve për të emigruar është nxitur kryesisht nga papunësia e lartë dhe mungesa e shanseve dhe e besimit për të gjetur një punë.
Kjo është gjendja ekonomike në Shqipëri, ky është realiteti ku papunësia rritet, besimi tek të rinjtë është goditur, shpresa për të ardhmen është vrarë, ndërsa shtohet cdo ditë pasuria e qeveritarëve që ndajnë e plackisin asetet publike e paratë e shqiptarëve.
300 mijë vendet e punës të premtuara nga Edi Rama 3 vjet më parë, jo vetëm janë harruar por mijëra të papunë janë shtruar si pasojë e taksave të larta, pasigurisë, mbylljes së bizneseve, dhe arrogancës së pushtetarëve.
Të vetmet vende pune në qeverisjen e Edi Ramës dhe me bekimin e tij janë ato të kultivimit dhe ruajtjes së hashashit për llogari të një grushti banditësh dhe qeveritarësh.
Të rinjtë shqiptare nuk e meritojnë këtë model që ofron Edi Rama, nuk e meritojnë këtë vrasje të shpresës. Rinia duhet të bashkohet, të ngrihet e të marrë fatet e vendit në dorë. Largimi nuk është zgjidhja. Shqipëria mund të ofrojë punë, shpresë e të ardhme për rininë.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”,- përfundoi deklaratën, Zhupa.
Do'stlaringiz bilan baham: |