Kreditë e këqija
Sipas Fondit Ndërkombëtar Monetar, pavarësisht lehtësimit të konsiderueshëm monetar, rritja e kredisë mbetet e ngadaltë, duke u kufizuar nga kreditë e këqija.
Zgjidhja e problemit të stokut të madh të kredive me probleme, sipas FMN-së, mbetet çelësi për ringjalljen e kreditit dhe mbështetjen e rritjes ekonomike.
Ndërkohë, të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në gjysmën e parë të vitit kreditë me probleme u rritën me rreth 1.75 pikë përqindje krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Më konkretisht, sipas statistikave, rezulton se nga 18.22 për qind e totalit që ishin në dhjetor të 2015-ës, kreditë me probleme kërcyen në 19.96 për qind.
Rritja e ndjeshme i dedikohet kryesisht falimentimit të kompanisë Kurum dhe krizës së ARMO-s. Por, ajo është një tregues se plani i përbashkët kombëtar i miratuar nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë nuk po arrin të zgjidhë ngërçin e kredive me probleme.
Vlerësimet dhe rekomandimet
Është arritur progres në agjendën e reformave strukturore, thuhet në deklaratën e posaçme për shtyp të FMN-së. Rimëkëmbja ekonomike duke u forcuar, e mbështetur nga investimet e mëdha që lidhen me fushën e energjisë dhe një rimëkëmbje graduale e kërkesës së brendshme. Deficiti i llogarisë korente është zgjeruar për shkak të investimeve të huaja. Inflacioni po rikuperohet nga nivelet shumë të ulëta, edhe pse presionet inflacioniste themelore mbeten të dobëta.
FMN rekomandon se, politika e autoriteteve duhet të vazhdojë të përqëndrohet në rregullim fiskal, duke mbështetur rritjen nëpërmjet lehtësimit monetar. Një strategji e bazuar në zgjerimin e bazës tatimore, përmirësimin e mbledhjes së taksave si dhe zbatimin e reformave strukturore do të ndihmojë në uljen e borxhit, duke krijuar kështu hapësirë për shpenzime publike më produktive.
Marrëveshja
Bordi Ekzekutiv miratoi një marrëveshje 36-mujore nën EFF për Shqipërinë më 28 shkurt 2014 me një shumë ekuivalente me 295,42 milionë SDR (rreth 370,0 milion euro).
Lorik Cana me probleme në zemër? Ja deklarata e ish-kapitenit...
Dy javë më parë në numrin special që i kushtonte kampionatit të ri francez, revista France Football, e shënonte emrin e Lorik Canës, mes efektivit që do ti shërbente edhe këtë sezon trajnerit të ri të Nantes Rene Girard (shiko faksimilen poshtë). Por më pas u tha se, kapiteni i kombëtare shqiptare nuk do të luante me në stadiumin Beaujour.
U tha se ai po kërkonte një skuadër tjetër.
Por, faktet janë ndryshe. Lorik Cana nuk është stërvitur këtë verë, pak ditë më parë ai njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares shqiptare dhe tashmë, kur merkatoja e verës është në orët e saj të fundit, mësohet se ndoshta ai nuk do të jetë më një futbollist profesionist.
Mbrojtësi që korrikun e shkuar mbushi 33 vjeç ka mbetur pa skuadër dhe ndoshta ai do ta braktisë njëherë e përgjithmonë futbollin.
Por arsyeja e lamtumirës të mbrojtësit legjendar të kuqezijve më shumë sesa me mosgjetja e një skuadre, apo mosha lidhet me një problem të tij shëndetëor që është mbajtur “Top Secret” për një kohë të gjatë.
Thuhet se futbollisti ka pasur probleme në zemër dhe mjekët e kanë këshilluar ta ndërpresë menjëherë futbollin, por ai nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë përprara realizimit të ëndrës së tij, pjesmares së parë të Shqipërisë në europianin e Francës.
“Për këtë ëndër ai ka vënë në lojë edhe shëndetin e tij duke rrezikuar mjaft”,- tha për “Lapsi.al” një burim pranë FShF-së.
Pikërisht si pasojë e këtij problemi Loriku po përgatitet ta lërë përfundimisht futbollin duke e mbyllur atë në mënyrën e tij më të mirë, me pjesmarrjen e tij si kapiten në dy ndeshjet e Francës. Tani është koha për ti thënë faleminderit dhe lamtumirë./Lapsi.al/
Foto/ Të rinjtë e FRESSH festë në Jalë, e bëjnë vendin katrahurë
Një pushues është ankuar për papastërtinë në plazhin e Jalës. Sipas tij, drejtuesit e FRESSH kanë organizuar një darkë dhe pas largimit të tyre, ditën tjetër pushuesit janë përballur më këto pamje.
"Përshëndetje Jeta Osh Qef. Këtu jemi në Jalë, prej 5 ditësh kanë ardhur në Jalë pas një darkë të mbledhur nga drejtuesit e FRESSH dhe në mëngjes pushuesit ndeshen me një gjendje të tillë. Kjo është e ardhmja që duam",- thotë pushuesi që denoncon këto pamje nga Jala.
Mjaftojnë këto pamje për të kuptuar se çfarë brezi po përgatit "Rilindja", por edhe partitë e tjera për të ardhmen.
Video/ Mbështolli këmbët me plastmas, të nesërmen u habit nga ajo që kishte ndodhur
Plasmani që shumica prej nesh e përdorim në kuzhinë, mund të përdoret gjithashtu për të hequr celulitin dhe dhjamin nga ato pjesë të trupit ku më së shumti është e nevojshme.
Shikojeni videon me poshtë dhe provoni të aplikoni një teknikë të ngjashme për humbje të peshës:
Foto/ Kamëz, shoferi humb jetën nga ataku kardiak
Një qytetar nga Kamza ka humbur jetën ndërsa ishte duke udhëtuar me makinë. Nga raportimet e para thuhet se ai është ndier keq dhe mund të ketë pasur një atak kardiak.
Edhe pse të pranishmit në vendngjarje ndërhyrë menjëherë për ti ardhur në ndihmë, nuk kanë arritur ti shpëtojnë jetën.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje kanë mbërritur uniformat blu të për identifikimin e viktimës.
Lushnjë, memorial në kujtim të Ish-të përndjekurit politikë
Instituti i Ish-të përndjekurve Politike (IIPP) do të ngrejë në Lushnjë në kujtim të persekutimit komunist të qindra njerëzve, një Memorial Kombëtar që i referohet kohës së Internim-Dëbimeve gjatë viteve 1954-1991.
Ky memorial përfaqëson mbi 14 qëndra internimesh në rrethin e Lushnjës dhe i kushtohet vuajtjes, dhimbjes dhe sakrificës së përjetuar nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë, të internuar në këtë zonë.
Në këtë memorial janë gdhendur emrat e gjithë familjeve që përjetuan kalvarin e internim-debimeve (pavarësisht kohëzgjatjes së internimit dhe vitit përkatës) përgjatë 1954-1991.
Takimi do të zhvillohet ditën e Hënë, datë 5 Shtator 2016, ora 10:00-11:00, në Lushnjë (me hyrje nga Fieri), Bulevardi kryesor, tek kthesa e Spitalit pranë karburant “Tiranishti”, Lushnje.
IIPP, fton të gjithë ata që kanë vuajtur dënimin në kampin e internimit - dëbimit në Lushnje, të afërm të tyre, të gjithë ata që kanë përzemër këtë çështje dhe vlerësojnë ngritjen e këtij memoriali.
02/09/2016/..............................................
Kërcënonte kryeministrin Rama, ‘lidhet’ në psikiatri 57-vjeçari
Një person është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka kërcënuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, personi i ndaluar i ka dërguar Ramës në datën 30 gusht 2016 një letër kërcënuese me përmbajtje ekstremiste.
Pasi është dërguar letra, kryeministria ka bërë denoncimin që ka çuar në prangosjen e personit të dyshuar.
Pas denoncimit në prokurori dhe pas veprimeve të policisë, rezultoi se personi që i shkroi ishte një 57 vjeçar nga Korça. Xhibrilemin Keço u shoqërua menjëherë në polici, por aty është vënë re se kishte një sjellje anormale.
Burime nga policia thanë se, i moshuari vuante nga një sëmundje mendore prandaj është shtruar në spitalin psiqiatrik në Elbasan. Gjithsesi personi është nën hetim për tendenca radikalizimi e ekstremizmi.
Keço është shoqëruar edhe herë të tjera në lidhje me veprime të tilla, por jo në drejtim të zyrtarëve shtetëror.
Kush është korçari që i shkruajti letra kërcënuese Edi Ramës
Xhibrilimin Keço, 57-vjeçari që po hetohet se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, nuk është emër i panjohur për policinë e Korçës. Ai është ndaluar afro një vit më parë, por është lënë i lirë pasi u konstatua se është me probleme mendore.
Arrestimi i tij erdhi për shkak se ai kishte hapur një varr në varrezat e Korçës dhe kishte futur një arkivol bosh.
Arkivolin e kishte mbushur me letra, shkrime e libra me përmbajtje radikale. Policia e hetoi veprimtarinë e tij, por nuk gjeti ndonjë lidhje me grupe radikale.
Për këtë arsye dhe për faktin se ai njihej në të gjithë qytetin si person me probleme psikike, Xhibrilimin Keço u la i lirë.
Keço u ndalua nga policia e Tiranës që vajti në qytetin Jug-lindor me një mision “sekret”, pasi kryeministri Rama u ndje i kërcënuar nga letrat e tij. Me siguri që kreu i qeverisë nuk ka qenë në dijeni të faktit që në Korçë askush nuk e merr zeriozisht Xhibriliminin.
Denoncimi i nënës nga Durrësi: Vajzën ma përdhunuan në punë
Dy prindër nga Durrësi denoncojnë një ngjarje të rëndë dhe kërkojnë drejtësi nga shteti. Idajet dhe Nevruze Çoniku, banues në lagjen numër 15 të Durrësit thonë për “GSH” se, vajza e tyre 23-vjeçare Desara Çoniku, është torturuar dhe përdhunuar derisa ka përfunduar në spitalin Psikiatrik të Elbasanit.
Sipas tyre, 23-vjeçarja ishte e punësuar në një familje në qytetin e Durrësit dhe kujdesej për fëmijën e tyre 10-vjeçar (i paralizuar). Por më 20 gusht, sipas prindërve të Desarës, kësaj të fundit i ka ardhur komunikimi nga punëdhënësi për largim nga puna.
“Tri ditë më pas, vajzën e mori dikush në telefon. Ajo iku zbathur nga shtëpia dhe nuk tha se ku po shkonte. Disa orë më pas e gjeta në shtëpinë e familjes ku punonte. Ajo doli e zhveshur lakuriq dhe kishte ikur nga mendtë e kokës”,- thotë Novruze Çoniku.
Nëna e 23-vjeçares pohon se pasditen e 23 gushtit ka denoncuar ngjarjen ndërsa thotë se pas kësaj, vajza e saj u mbajt me pranga në polici. Më datë 24, rrëfen Çoniku, vajza ka përfunduar në spitalin Psikiatrik të Elbasanit.
Për mjekoligjorët, rrëfen nëna e Desarës, e reja nuk kishte shenja dhune.
“Gjithçka u bë shpejt e shpejt për të mbuluar të vërtetën e asaj që i kishte ndodhur sime bije. Ajo kishte shenja dhune në trup. Ne kërkojmë që shteti të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë personat që abuzuan me të dhe e çuan deri në atë gradë që është ajo”,- rrëfen e përlotur nëna e 23-vjeçares./GSH/
Ndryshon qeveria Rama, ministrat që ikin dhe ata që vijnë
Dreka Rama-Meta nuk ka qenë një drekë e zakonshme, por vendimtare për disa Ministri, për të cilat është rënë dakord të ndryshojnë.
Sipas burimeve të dritare.net, Rama dhe Meta kanë rënë dakord që Luan Rama të zëvendësojë Saimir Tahirin, i cili kalon te drejtësia, ministria më vendimtare për Ramën, pas kalimit të reformës në drejtësi.
Sokol Dervishi, një prej njerëzve më të afërt të Metës, zëvendëson Mimi Kodhelin.
Ndërsa Energjetikën e merr PDIU. Ende nuk është mbyllur kalimi i Petrit Vasilit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Por nga sa duket, shumë shpejt do të kemi një kabinet Rama 2./dritare.net/
Drejtësia/ Rama heq në fshehtësi dy nenet që dënonin gazetarët
Ashtu siç i futi në fshehtësi dy nenet që dënonin gazetarët që kritikonin punën e prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe ata të Prokurorisë së Posaçme, po në fshehtësi mazhoranca i hoqi këto dy nene.
Presioni i medias dhe opinionit publik e detyroi Edi Ramën që të urdhëronte kreun e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafën, që t'i fshinte nenet 6 dhe 13 në dy projektligjet për dy Prokuroritë.
Por edhe kjo tërheqje u bë larg syve të mediave. Fatmir Xhafa kishte thirrur përfaqësues të disa shoqatave të gazetarëve, por jo gazetarët, për të ndjekur diskutimet mbi këto dy nene që e kthenin lirinë e medias në kohën e diktaturës komuniste ku dënoheshe për agjitacion e propagandë.
Xhafa iu përbetua Aleksandër Çipës, kreut të “Unionit të Gazetarëve”, se nenet 6 dhe 13 nuk ishin futur qëllimisht.
Por ai nuk dha shpjegime as se si u futën rastësisht këto nene apo e kujt ishte ideja për të dënuar gazetarët që mund të "influenconin në mënyrë të papërshtatshme" prokurorët me shkrimet, lajmet, investigimet apo editorialet e tyre.
Xhafa, pa zhurmë, thjesht tha se dy nenet janë riformuluar. Përfaqësuesit e medias e besuan pa e parë se ç'përmbanin dy nenet e reja./Lapsi.al/
Telefonata e rreme për vrasjen e dyfishtë që zbuloi parcelat e kanabisit në malet e Korçës
Telefonata e ditës së mërkurë në policinë e Korçës, se në Lekas ishin vrarë dy persona, rezultoi të ishte false. Në vend të viktimave, në fshatin Çerje blutë gjetën disa parcela të mbjella me kanabis.
Policia dyshon se telefonata është bërë me qëllim që ajo të binte në gjurmët e drogës. Ka dyshime se ajo mund të jetë kryer nga punëtorët e plantacioneve të mbjella me hashash, pasi nuk janë paguar nga personat që i zotërojnë.
Grupi hetimor beson se në këtë mënyrë ata janë hakmarrë. Në komisariat është shoqëruar personi në emrin e të cilit ishte regjistruara numri i telefonit që bëri thirrjen.
Ai ka mohuar të ketë kryer atë duke pretenduar se nuk e njeh atë numër. Sipas tij, dikush tjetër ka regjistruar atë numër nën identitetin e tij.
Banorët e Lekasit thanë se, kultivuesit e kanabisit qëndrojnë në pyje dhe në zonën e thellë të Çerjas janë nga Jugu i Shqipërisë dhe i identifikojnë si vlonjatë.
Ata thonë se janë kërcënuar nëse kalojnë lumin, që ndan pjesën e banuar me atë pyjore dhe të pabanuar.
Athinë/ Prangoset pedofili shqiptar, tentoi të përdhunojë një vajzë 11 vjeçe
Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua në një park të Athinës gjatë tentativës për të përdhunuar një vajze të vogël 11-vjeç.
Sipas policisë së Athinës,vajza ndodhej në park në pritje të shoqeve të saj, kur 40-vjeçari i është afruar.
Ai e ftoi të miturën për një pije freskuese, e në vazhdim e tërhoqi në një zonë të izoluar të parkut ku dhe tentoi ta përdhunonte. Kanë qenë thirrjet për ndihmë dhe britmat e vogëlushes që tërhoqën vëmendjen e një kalimtari, i cili njoftoi policinë.
40-vjeçari u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke. Ai tentoi të përdorte emër të rremë,pasi siç pranoi përpara agjentëve, ka familje dhe është baba i një fëmije të mitur.
Shqiptari u dërgua në Gjykatën e Athinës, e cila vendosi ta lërë në burg nën akuzën e tentativës së përdhunimit, ndërsa vogëlushja u dërgua në spital.
Rama prishet me demokristianët, ikën Gjetë Ndoj nga Arkivat
Të tjerë poste i ka dhënë kryeministri Edi Rama, aleatit të tij më të afërt për momentin.
Bëhet fjalë për PDIU-në. Rama ka vendosur që ti japë kësaj partie edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
Kështu pas 3 vitesh është larguar nga detyra Gjet Ndoj, ndërsa është emëruar në këtë post ish-gazetari Ardit Bido, këshilltari i Shpëtim Idrizit.
Muri i betonit i la dy ditë në budrum, kasaforta u hap në tre minuta
Apel për zgjidhje
Lalla: Kushtetua e re krijon ngërç, nuk hetojmë dot zyrtarët e lartë
Berisha akuza Besnik Sulajt: Punëtorët e ARMO-s do paguhen me paratë e kanabisit
Punëtorët e ARMO-s do t’i marrin rrogat kur të shitet kanabisi, sipas ish kryeministrit Sali Berisha që denoncoi në një status në Facebook shitjen e rafinerive tek biznesmeni Besnik Sulaj.
Sipas Berishës, edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi ka bashkëpunuar për blerjen e ARMO-s.
Berisha e quan biznesmenin Sulaj “një supermafioz”, që sipas tij, kërcënoi me jete miliardere te huaj qe donin te merrnin ARMO-n.
Ja statusi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:
“Olsi me Besnikun e partise marrin ARMO-n!
Te dashur miq, ashtu siç kishim njoftuar ne menyre te perseritur, se Besniku i partise mori, se bashku me Ramen, ARMO-n. Supermafiozi Besnik Sula kercenoi me jete miliardere te huaj qe donin te merrnin ARMO-n.
Keta investitore serioz denoncuan tek Rama mafiozin qe i kercenoi ata me jete dhe i largoi nga perpjekjet e tyre te ndershme per te investuar dhe fuqizuar sipermarrjen.
Ai arriti me ne fund ta marre ate se bashku vet Edvin Shullazin, ne nje kohe qe ai vet eshte nder borxhlinjte e medhenj te bankave shqiptare.
Per dijeni, Besniku i partise ka rreth tre muaj qe e ka marre ARMO-n por nuk u ka paguar rrogat punonjesve, po pret per kete arat e kanabisit, ndaj dhe njoftoi vetem sot se, faktikisht, ne menyre kriminale, ka marre me Ramat ndermarrjen e rafinimit te Naftes ne Shqiperi! Sb.”
Supergrabitja e bankës në ish-bllok, flet djali i të fortit të Tiranës
Zbardhet dëshmia e Robert Kullës, djalit të “Gjeneralit” Nehat Kulla, i arrestuar për grabitjen e ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-bllokut.
Gjatë marrjes në pyetje, Kulla është shprehur se Roland Litit i kishte dhënë disa herë lekë borxh, e së fundmi i kishte dhënë 50 mijë lekë që ende nuk ia ka kthyer.
“Ditën që ka ndodhur grabitja e bankës kam qenë në plazh. Roland Litin e kam mik dhe e njoh prej 7 vitesh, e i kam dhënë shpesh lekë borxh. Herën e fundit i kam dhënë 50 mijë lekë që ende nuk i kam marrë”,- ka thënë Robert Kulla për policinë.
Ai i ka justifikuar lekët e gjetura në banesë me faktin se i kishte nga qiratë e magazinave të tij.
“Lekët që më janë gjetur janë trë magazinave që kam lëshuar me qira”,- ka thënë Kulla.
Sondazhi/ Shumica e amerikanëve nuk e pëlqejnë Hillary Clinton
Sondazhi më i fundit tregon se amerikanët nuk kanë fare simpati për Hillary Clinton, kandidaten demokrate për Presidente në SHBA.
Edhe pse sondazhet e votave e nxjerrin atë para Trump-it, sa i përket perceptimit individual të njerëzve ajo qëndron pas, raporton “Panorama”.
Kështu, 55% e personave të anketuar nga rrjeti televiziv “ABC”, kanë thënë se, nuk kanë simpati për Clinton, ndërsa 41% kanë thënë se, e pëlqejnë dhe pjesa tjetër nuk ka dashur të përgjigjet.
Gërdeci/ Hollivudi përmend Pinarin dhe Trebickën në film
Asnjë fjalë për Gërdecin. Hollivudi nuk e kishte parë të arsyeshme që në historinë e pabesueshme se si dy kalamaj u bënë të pasur, duke i shitur armë Pentagonit, të fuste edhe historinë e atij fshati të vogël me emrin Gërdec, i cili shpërtheu në flakë më 15 mars të vitit 2008 e ku mbetën të vdekur 26 persona e 300 të lënduar, shkruan “Panorama”.
“War dogs”, kështu titullohet filmi që nisi të shfaqet dje në Kinema “Millenium”, me regji të Todd Phillips, me skenar të Stephen Chin, Todd Phillips, Jason Smilovic, mbështetur mbi librin e gazetarit Guy Laëson “Armët dhe çunat”. Me stilin e komedisë “The Hangover”, Phillips tregon historinë e dy çunakëve hebrenj nga Majemi, David Packouz dhe Efraim Diveroli, të cilët u gjendën pa kuptuar mes një loje shumë të madhe, një trafiku armësh, që niste në Pentagon e mbyllej në vatra të nxehta luftimesh në Lindjen e Mesme në Irak apo Afganistan. Me nota ironie, me shprehje të tipit “Lufta është ekonomi”, “Paratë bëhen duke anashkaluar rregullat”, “Kujt i intereson nëse nuk thua të vërtetën”, “Kjo duket si e paligjshme”, Phillips ndërton gjithë historinë e çunave, mes armëve, drogës, luksit, aventurave të frikshme, mashtrimeve.
Duket sikur Phillips mban anën e Packouz, interpretuar nga Miles Teller, i cili kur filloi biznesin me ishshokun e klasës, Diveroli, u bënte meshkujve të pasur masazhe për 75 dollarë. Ai është i mprehtë, do të donte t’i bënte gjërat si duhej, por nuk i shpëtonte dot joshjes së parave, një apartamenti luksoz që sheh mbi qytet dhe shpejtësisë së “Jaguarit”.
Ndërsa Diveroli, luajtur nga Jonah Hill, është një djalë i shëndoshë, me një të qeshur të panatyrshme, me një aftësi të shkëlqyer aktrimi, për të qenë ai që nuk është dhe në fund edhe besëprerë.
Ai nuk i dha kurrë Packouzit paratë që i takonin për punën, edhe pse si për suport moral, regjisori ia “jep” atij në një formë tjetër, si një akt “besnikërie” nga ana e trafikantit më të madh të armëve Henry Girard (Bradley Cooper), që bënte tregti me Shqipërinë. Historia mund të duket argëtuese, por sipërfaqësore.
Me sa duket, qëllimi i regjisorit nuk ka qenë t’u hyjë thellë punëve, por thjesht të ironizojë me Pentagonin, për kontratat që ka lidhur me njerëz të dyshimtë. PERSONAZHET REALË U bë kohë, madje vite, tashmë që flitet për filmin “mbi Gërdecin”, për tragjedinë e madhe shqiptare, që implikoi në të qeverinë dhe njerëz të afërt të politikës.
Deri në momentin e shfaqjes së filmit, u fol për faktin që në të do të flitej, jo vetëm për Gërdecin, por do të numëroheshin një për një të gjithë emrat e politikanëve apo fëmijëve të politikanëve, të përfshirë në këtë histori. Filmi do të bënte namin, në ekran pritej të shfaqeshin ministra apo djali i ishkryeministrit, i përfolur si palë në ujdinë e armëve. Po në fakt, në film nuk doli asnjë personazh me “sy si prej peshkaqeni”.
Në fakt, dje gjatë orarit të shfaqjes së filmit (15:30), kishte aq shumë njerëz, sa që punonjësja e kinemasë na kërkoi të presim sa numri i spektatorëve të arrinte në 5, përndryshe filmi nuk shfaqej. I vetmi personazh me emrin real është Ylli Pinari, i cili interpretohet nga aktori rumun Andrei Finti.
I veshur me një pallto të gjatë të zezë dhe kapele të zezë republike, rrasur pas koke, nën shoqërinë e një gjenerali të lartë shqiptar, uniforma e të cilit nuk përkonte me veshjet ushtarake të kohës kur zhvillohen ngjarjet, por më shumë me uniformat e periudhës komuniste.
Është ai që përmes një pankarte qesharake ku shkruhet “ëelcome AEY” pret dy “funksionarët” amerikanë, të cilët i shoqëron në një magazinë, në një vend të humbur ku ruheshin municione të të gjitha llojeve. Kur “çunat” e pyesin si mund të sigurohej kërkesa e tyre, ai u thotë “Se Shqipëria është vendi më i armatosur në botë”.
Ai nuk flet asnjë fjalë shqip, por një anglishte me theks. Ai u shpjegon se janë municione 4050 vjet të vjetra, por për ta nuk ka rëndësi, boll të punojnë. Një tjetër personazh shqiptar është Enveri. Në historinë reale, nuk ka asnjë person me këtë emër të implikuar në histori, por lehtësisht mund të gjesh ngjashmërinë mes Enverit, që mori përsipër shpaketimin dhe ripaketimin e municioneve kineze, me personin e Kosta Trebickës, i cili realisht mori përsipër të kryente këtë proces, që realisht ishte i paligjshëm.
Në film, çunat u zbuluan pikërisht nga një telefonatë e Enverit që bëri në Departamentin e Mbrojtjes në SHBA, për të “raportuar një krim”, që ishte mospagesa e pagesës së caktuar në bazë të kontratës, çka kishte lënë edhe punëtorët pa rroga. Andrei Finti në rolin e Ylli Pinarit Dhe në fakt ishte pikërisht Trebicka, që do të tregonte gjithë mashtrimin për gazetarin e “Times” C. J. Chivers.
Në film nuk thuhet asgjë për vdekjen e tij tragjike dhe enigmatike. Roli i Enverit luhet nga aktori rumun Gabriel Spahiu, që me gjasë mund të jetë me origjinë shqiptare.
SHQIPËRIA
Një pjesë e mirë e filmit zhvillohet në Shqipëri, që, siç thotë tregtari i armatimeve Henry Girard, është një vend komunist, i cili dëshiron të hyjë në Bashkimin Europian dhe do të donte t’i hiqte qafe municionet që i ka me shumicë që prej periudhës kur frikësohej nga sulmet e perëndimorëve. Deveroli dhe Packouz dëshironin ta shihnin vetë mallin me sy, por për këtë duhet të shkonin në Shqipëri, në një vend që as e dinin që ekzistonte. Shqipëria prezantohet me një pamje gri së larti, me një rregullsi ndërtesash e me ndonjë katedrale që kalon me shpejtësi, e pamundur të gjendet në vitin 2007 apo 2008 në Shqipërinë kaotike të demokracisë.
Rrugëtimi për Tiranë, drejt Gërdecit, shoqërohet me një këngë të viteve të komunizmit, si kolonë zanore. Bëhet fjalë për këngën “Pushka kërkon trima” (Rritu biri i nënës), me tekst të Arben Dukës, kompozuar dhe kënduar nga Tonin Tërshana, fituese e “Anketës muzikore” në vitin 1980. Kërkimi që regjisori ka bërë rreth Shqipërisë është minimal. Ai është përpjekur të krijojë një copëz Shqipërie, në periferitë e Bukureshtit apo në ndonjë skutë të Rumanisë, ku ka gjetur magazina të vjetra e ishzona industriale.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Davidi qëndron në një hotel në një rrugë të ndyrë dhe bën vrap në mëngjes nëpër ca rrugë të fëlliqura me baraka. Jo se në Tiranë nuk ka pasur e nuk ka të tilla, por për vërtetësi të fakteve, çunat kanë ndenjur në “Sheraton”, që ndodhet në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit dhe vrapin mund ta bënte fare mirë nga Liqeni.
Shqip dëgjon shumë pak, vetëm kur bëhet fjalë për ndonjë sharje nga nëna. Madje, në një rast, kur një punëtore ankohet për zhdukjen e të shoqit, Bashkim Trebeshina, që ishte shofer i Packouz, me gjasë ajo flet rumanisht, po shqip jo se jo. Në Shqipërinë e Philips, Packouz rrëmbehet në mes të natës nga hoteli ku rrinte nga njerëz të maskuar që shajnë shqip… Të gjitha të zezat janë në Shqipëri, veçse për Gërdecin nuk flitet. Tragjedia shqiptare mbyllet vetëm me zhdukjen e shoferit Bashkim, ndërsa shpërthimi nuk përmendet asnjëherë. Me sa duket, vdekja e 26 vetavenuk është e “denjë” për CV-në e çunave./Marrë nga Panorama/
Kush janë gratë që “ndjek” Edi Rama?
Ai njihet për shijet e veçanta në përzgjedhjet e grave me të cilat bashkëpunon. Edi Rama në fillimet e tij në administratë nisi te punonte me vajza të reja në moshë dhe të veshura ndryshe nga bashkëmoshataret e tyre.
Me kohën dhe angazhimin në PS shijet iu rikthyen tek tradicionalja dhe sot atë e gjen më të afërt me gra të cilat vite më parë do te ishin pjesë e satirës së batutave të tij. Dicka ka mbetur ndoshta tek përzgjedhja që ai ka bërë për të ndjekur në instagram.
Rrjeti social më i preferuar për moshën e re padyshim që përdoret rëndom dhe nga kryeministri që ka mijra ndjekës apo siç quhen ndryshe “folloëers”. Por vetë Edi Rama ka përzgjedhur vetëm 18 personazhe për të qenë ndjekës i tyre. Sigurisht që këtë nuk mund ta konsiderojë “fat” Mateo Renzi, Barak Obama apo Hillary Clinton.
Por pa dyshim që një vlerë e shtuar mund të jetë për 2 Erionat e Partise Socialiste. Braçe dhe Veliaj janë “të vëzhguar” dhe të preferuarit e listës së shkurtër të kryeministrit për t’u ndjekur ne Instagram. Dhe sigurisht që kësaj liste nuk i mungojnë as femrat.
Prezantuesja Arbana Osmani, fotografja Jutta Benzeberg apo botuesja Arlinda Dudaj mbeten më të preferuarat e Edi Ramës. Listës së femrave që ndjek në Instagram i është shtuar dhe bashkëpuntorja e tij e afërt Eridana Cano.
Të mikluara nga ky fakt apo jo,”të preferuarat” me ndonjë përjashtim të rrallë janë dhe mbështetëse të qeverisë së Rilindjes.
Pa dyshim që përzgjedhja e tyre mund të ketë shkaktuar zili vërdalle, por Edi Rama duket i vendosur që në Instagram të tregohet selektiv deri ne fund. Cilësi që ndoshta i ka munguar në përzgjedhje edhe më të rëndësishme se rrjeti social Instagram
Video/ Njeriu që braktisi Ramën kapet duke vjedhur në market
Ramiz Oboni është futur sërish në telashe. Shumë vite më parë, pas një kërkimi të bërë nga “Jetaoshqef.al”, rezulton se ai është arrestuar nga policia, pasi në atë kohë ishte në krye të komunës Perondi në Kuçovë dhe është akuzuar për përvetësim pronash, shpërdorim detyre.
Pas postit të kryetarit të komunës, Oboni në zgjedhjet e fundit, braktisi PS-në dhe kandidoi nën siglën e Frontit të Majtë për kryetar Bashkie për Kuçovën, por nuk arriti të merrte mbështetjen e duhur.
Së fundmi ai është kapur mat duke vjedhur në një supermarket në Sarandë. Punonjësit duke qenë se nuk ishte hera e parë që e bënte këtë gjë, e kanë ruajtur dhe e kanë ndaluar teksa fuste pako me çokollata të mëdha në çantë. Në momentin që punonjësi i është afruar, ai e ka mohuar vjedhjen dhe e ka prekur me duar në faqe duke e shtyrë.
"Përshëndetje Jeta Osh Qef! Ky që po shikoni në video është Ramiz Oboni me profesion avokat dhe për tre mandate rresht kryetar i komunës Perondi në Kuçovë nën siglën e PS. Këtu është kapur duke vjedhur në një supermarket në Sarandë. Në fund e lamë të lirë duke i thënë që të mos shkelte më aty. Ai ka blerë një shtëpi aty ngjitur dhe vjen për pushime",- thotë personi që e ka denoncuar këtë ngjarje.
Nëse Oboni nuk do e braktiste Ramën në zgjedhjet e fundit, një problem tjetër i madh pas Shukriut do i ishte hapur kryeministrit, me personat që ka zgjedhur në poste kaq të rëndësishme.
Ndryshime në qeveri/ Ministri i parë që ikën, Haxhinasto
Një tjetër ministër i LSI-së largohet nga detyra e tij. Edmond Haxhinasto nuk do të jetë më ministër i Transporteve në qeverinë Rama. Burime të “lapsi.al” mësuan se, vendimi është marrë në kryesinë e LSI-së, por ende nuk dihet se kush do të jetë zëvendësi i tij.
Të njëjtat burime thanë për “lapsi.al” se, lëvizja e Haxhinastos është rakorduar dy ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, gjatë drekës së tyre në restorant “Piazza” në Tiranë.
Kjo lëvizje mund të jetë e para e disa ndryshimeve të tjera që pritet të ndodhin./lapsi.al/
(Vijon)
Foto/ Projektidea: Zgjerim autostradës Tiranë-Durrës me 140 km/h
Zyrtare/ Jep dorëheqjen ministri Haxhinasto. Ja kush e zëvendëson
Ministri i Transporteve ka njoftuar largimin e tij nga detyra. Edmond Haxhinasto dha sot dorëheqjen nga posti i lartë ministror që mbajti prej tre vitesh. Më herët media mësoi për ndryshime në qeveri. Pas tij pritet të dorëhiqet Mirela Kumbaro.
“Opinion.al” ka mësuar se Ministri i ri i Transporteve do të jetë Sokol Dervishaj, po nga LSI.
Sokol Dervishaj prej shkurtit të 2015-es mbante detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Burime thanë se, vendimi është marrë në kryesinë e LSI-së. Të njëjtat burime thanë se, lëvizja e Haxhinastos është rakorduar dy ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, gjatë drekës së tyre në restorant “Piazza” në Tiranë.
foto 2: Sokol Dervishaj
Stresi përfundon në komisariat, ja çfarë bën me policët në makinë
Reperi Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe me emrin e artit, "Stresi", ka përfunduar sërish në komisariat. Në automjetin me të cilin po shoqërohej së bashku me shokun e tij, Olsi Nazarin, është bërë një bisedë me policët, e cila është regjistruar në kamër.
"iMah man olsnazari mat poshtër s'ka ne kete dynja. Rrugës per te 4-tra komisariati me i mire dhe brravo se prisja qe ka kaq djem te mirë në polici. Dyshja më e fortë në vend ka me u mjat men", shkruan Stresi në Instagram.
"A i thashë mirë se e pimë një cigare e do ta pimë, se tani ne s'do themi kot se pimë me bo si i virgjër", dëgjohet zëri që flet që mesa duket është shoku i Stresit, Olsi.
Ndërkaq, ndjekësit dhe fansat e tij janë argëtuar me këtë video si dhe guximin e këngëtarit, i cili i ka bërë komisariatet si shtëpinë e tij.
Kallashi ja se për çfarë i ofron 100 mijë euro…
Komentohet jashtëzakonisht shumë për format e saj bombastike dhe mënyrën e jetesës. Por, figurën kontraverse të Kallashit gjithmonë e kanë shoqëruar edhe thashethemet e ndryshme të përhapura mes njerëzve.
Ndër ‘mitet’ më të popullarizuara është ai se, Kallashin mund ta ketë çdo kush në shtat (Donjetën) kundrejt një shume të caktuar të parave.
Për këtë, valltarja e njohur ka vendosur të flasë më në fund në një prononcim për “Prive.al”.
E pyetur se sa e vërtetë është kjo gjë ajo u shpreh: “Unë kurrë nuk kam pasë marrëdhënie me dikë që ka ofruar shuma parash për me pasë trupin tem për 24 orë. Nëse unë vallëzoj përpara atyre që ëndërrojnë me mendjet e tyre e ju dhuroj buzëqeshje, kjo nuk do të thotë që bashkë e ndajnë shtratin”.
Mes tjerash, ajo pati edhe një ‘selam’ për gjithë ata që kanë fakte se ka kaluar natë me dikë që i ka ofruar para.
“Prej meje i ka 100.000 euro cash fytyrës. Nuk ka kërkush që mndet me më ble me para ose me tentu me më pas në shtrat pa dashuri”,- përmbylli Donjeta prononcimin e saj.
Arsyeja e dorëheqjes së Haxhinastos, ja çfarë tha Edi Rama
Edmond Haxhinasto tani mund të konsiderohet një ish-ministër pasi dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri Edi Rama. Burimet thanë se Haxhinasto e ka paraqitur dorëheqjen e tij në kryeministri.
Të njëjta burime thanë se, arsyeja e dorëheqjes së Haxhinastos nga kjo detyrë ka të bëjë me angazhimet e tij në LSI, për shkak edhe të zgjedhjeve do të bëhen brenda kësaj partie në muajt e ardhshëm.
Ndërkaq për dorëheqjen e Haxhinastos ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
“Falënderoj Haxhinaston për punën dhe kontributin e dhënë. Haxhinasto kontribut në skuadrën qeveritare”,- ka deklaruar Rama.
Largimi i Haxhinastos, ja çfarë mendon ish-kryeministri Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen e Edmond Haxhinastos, duke u shprehur se, Edi Rama nuk mund të mbulojë vjedhjen prej miliardash me të cilat ka mbushur xhepat.
Deklarata e tij, Berisha i bëri për median, pas një takimi që pati me kongresmenin Eliot Engel dhe ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.
Do'stlaringiz bilan baham: |