Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës



Download 6,39 Mb.
bet294/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   290   291   292   293   294   295   296   297   ...   352

Njoftimi paraprak i Policisë së Lezhës:

“Me datë 09.09.2016, në orën 09:40 është njoftuar se në Rreshen – Mirditë , në një lokal , ka ndodhur një vrasje.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se është vrarë me armë zjarri shtetasi Saimir Jaku, 33 vjeç, si dhe plagosur shtetasi Gj.P. 50 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i mjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët, tip Benz , i cili është lokalizuar duke u larguar në drejtim të fshatit Gallatë në Kurbin dhe po ndiqet nga policia.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.Sh-në, po bëhet krehja e zones në një perimetër të gjerë per kapjen e autoreve.

Janë ngritur gjithashtu pika kontrolli.

Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.
Foto+18/ Ja si ishte masakruar shqiptari nga Lezha në Greqi
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA) Janë publikuar për herë të parë foto nga trupi i shqiptarit të vrarë në Greqi.

Në foto, duken qartë shenjat e dhunës në pjesë të ndryshme të trupit të Pëllumb Marknikollaj.

Fotot janë publikuar gjatë emisionit me “Zemër të Hapur”, në “News 24”, ku babai i viktimës tregoi edhe njëherë ngjarjen e rëndë.

“Nga një avokate greke morëm vesh lajmin e hidhur se djali na kishte vdekur. Policia greke e kishte bërë gati ta varroste djalin, sepse trupin ja kishin futur në arkivol”.

Ky është rrëfimi tronditës që vjen nga babai i lezhjanit të vrarë në Greqi, 27-vjeçarit Pëllumb Marnikollaj. Nikoll Marnikollaj pohoi se më datën 8 gusht ai kishte marrë vesh lajmin e kobshëm, ndërsa ajo që e kishte njoftuar për vdekjen e djalit ishte një avokate greke.

Ndër të tjera babai i viktimës akuzoi policinë greke se, nuk jepnin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër, ai tha se, pasi kishin këqyrur trupin e djalit, kishin vënë re shenja dhune në trup.

Kurse motra e tij tregoi: “Erdhi në dasmën time. Ishte kënaqësi e madhe. Ishte alegro. Na tha se nuk kishte bërë asgjë; ‘jam i pastër, nuk kam bërë asgjë’.

Nuk pash asgjë të dyshimtë. Në fjalor shumë i pastër. ‘Hajt se dëgjohemi’, kjo ishte fjala e fundit që dëgjova nga vëllai im”,- tha motra e Pëllumbit./BW/


Vrasja e drejtorit në Rrëshen, OSHEE: Nuk ishte i dënuar!
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një reagimi, ka dënuar aktin kriminal pasojë vdekjen e punonjësit, Sajmir Jaku, ndodhur sot në Rrëshen.

Saimir Jaku, i moshës 33 vjeç, deri më datën 31.08.2016 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njesisë së Tensionit të Larte Veri.

Sqarojmë se, më datën 01.09.2016, është transferuar në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike SCADA + GIS/Dega Teknike, nga ku kryente detyrën normalisht deri në ditën e sotme.

Në maj të këtij viti, ish-kryeministri Sali Berisha kishte denoncuar se Saimir Jaku rezulton të jetë me precedentë penale. Por OSHEE në këtë reagim ka bërë publik dëshminë e penalitetit të punonjësit të tyre, i cili rezulton i padënuar.

“Në lidhje me deklaratat e deputetit të PD-së, Sali Berisha, OSHEE kërkon të sqarojë gjithashtu se “dëshmia penale” lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe formulari i dekriminalizimit, plotësuar nga z.Jaku, tregojnë se punonjësi nuk është dënuar për vepra penale”,- thuhet në reagimin e OSHEE-së.

“OSHEE i shpreh ngushëllime familjes dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhin sa më parë ngjarjen kriminale”,- përfundon njoftimi.



Video e rrallë/ Ja si shpërthen Sadri Abazi në mitingun e Dibrës
Edi Rama vërtet ka humbur një kryebashkiak si Shukri Xhelili në Dibër, por ama ka fituar një orator special mitingjesh elektorale si deputeti Sadri Abazi. Fjalimi i tij në mitingun e mbylljes së fushatës u dallua mbi të tjerët, madje la në hije edhe atë të vetë Ramës, për nga ekspresiviteti, metaforat e goditura dhe pasioni i zjarrtë.

Diçka tjetër që ra në sy të ekspertëve të komunikimit, ishte gjestikulacioni i rrallë me të cilin deputeti Sadri Abazi, shoqëronte fjalimin e tij përpara dibranëve.

Një performancë origjinale, që ndoshta nesër edhe shumë deputetë të tjerë do të kërkojnë ta bëjnë të tyren.

Fjalimi i Sadri Abazit ishte një dëshmi se në Partinë Socialiste, talentet e fjalës dhe komunikimit lulëzojnë në çdo kohë dhe pavarësisht moshës.

Shikojeni videon:

Dibër/ PD mbyll fushatën, aleatët Ndoka, Shehi, Spahiu lëshojnë nga një fjalë pikante

Partia Demokratike dhe koalicioni opozitar ka nisur në orën 15:00 në Dibër, mitingun përmbyllës elektoral për kandidatin e tyre, Sherefedin Shehun, me praninë e kreut të opozitës, Lulzim Bashës.

Takimi ka nisur me fjalime pikante, të shkurtër e me fabula, nga secili prej aleatëve të PD-së në fushatë:

NDOKA: MENDJA PUSHOI NE DIBER

Politikani i parë që ka marrë fjalën ka qënë kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, parti në koalicion që vlerësoi mençurinë e dibranëve për të zgjedhur njeriun e duhur në krye të Dibrës, Sherefedin Shehun. “Mendja lindi në Shkodër, por pushoi në Dibër,” tha Ndoka.



SHEHU: TE DIELEN, KEMI 2 PUNE PER TE BERE

Pas tij, e mori fjalën aleati tjetër opozitar, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili nënvizoi: “Të dielën në kemi dy punë për të bërë: E para, që do të çojmë në zyrën e bashkisë z.Sherefedin Shehu, për të mirën tuaj, për zgjidhur çështjen publike, shërbimet për qytetarët dhe kemi një punë të dytë, ndoshta më të madhe sesa kjo, që j’i japim një sinjal opozitës shqiptare – se opozitë është kjo – se po i mbarohen ditët. Unë jam i sigurt se të dielën do të jemi këtu me fitore!”



SPAHIU: JO 50, POR 300 EURO T’U MERRNI PER VOTE

Fjalën e mori dhe Kreshnik Spahiu i AK-së: “Mitingu i sotëm dhe zgjedhjet e sotme janë historike. Kryeministri erdhi një vit më parë dhe u dha një mesazh, grave të Dibrës, kurse këtë herë s’u dha mesazh as burrave…

…Një dibran më tha: O Kreshnik, po na afrojnë nga 50 euro! – “Jo, – i thashë, – e kanë pazarin 200 euro, po ju merruni nga 300 euro dhe i paçi hallall, se janë paratë tuaja!”

DUKA: SYTE E GJITHE SHQIPERISE JANE KETU

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, vërejti: ” E gjithë Shqipëria i ka sytë tek zgjedhjet e Dibrës. Pushteti vendor kërkon menaxherë të aftë. Do të hezitoja të isha këtu nëse kandidati ynë do të ishte tek e majta. Të dy kampet kanë zgjedhur kandidatë të mirë. Ne duhet të fitojmë, në fillim në Dibër dhe pastaj në gjithë Shqipërinë.”



MEDIU: JO BUJKROBER TE ARAVE TE KRIMIT DHE KANABISIT

Ndësa Kryetari i PR, Fatmir Mediu tha: “Ne sot do të zgjedhim a do të bëhemi bujkrobër të arave të krimit dhe kanabisit apo do të bëhemi njerëz të punës dhe mençurisë, a do të pranojmë që arroganca, vrazhdësia, të zotërojnë vendin tonë, a do të lejojmë ne që fatin e Dibrës ta lëmë peng të interesave të krimit. Dibra nuk mposhtet as me haraç, as me kërbaç, ndaj sot ne me votën të të shembim murin e mjerimit.”



NOKA: TI, EDI RAMA ME 40 HAJDUTE, MENDOHU KU DO TA FUSESH KOKEN

Deputeti Flamur Noka, që foli në hapje në emër të PD, bëri një thirrje në miting: “Hiqeni mendjen, hajdutë trafikantë se mund të dhunoni votën e dibranëve. Hiqni mendjen se mund t’i blini ata! Dibranët ju kanë dhënë dhe do t’ju japin mësim. Fatin për sot dhe të ardhmen e Dibrës, e kanë këto burra dhe gra të mrekullueshme, e kanë dibranët dhe jo horrat e pushtetit.

Ti, Edi Rama dhe 40 hajdutët e tu, mendohu se ku do të fusësh kokën nesër se dallga e ndryshimit do të ngrihet nga Dibra dhe do të vërshojë në të gjithë Shqipërinë për t’ju shporrur Rilindjen, babëzinë, krimin dhe trafikantët”.

Zgjedhjet në Dibër/ Basha: Kriminelët përfaqësojnë vetëm Ramën

Opozita ka mbyllur ditën e sotme fushatën në Dibër, ku do të zhvillohen zgjedhjet për bashkinë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se bandat dhe kriminelët që sillen nëpër Dibër dhe e mbajnë veten për çamë, nuk i përfaqësojnë as ata, as socialistë e ndershëm.



Fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Fitore do ketë për Dibrën dhe çdo dibran. Kjo është energjia e vërtetë, bashkimi. Dua të ndaj me ju, një zemër të gëzuar, por e vërteta është se gëzimin dhe optimizmin e ndjej në sytë tuaj.

Kemi qenë bashkë në këtë muaj, në çdo cep të Dibrës, në çdo, në çdo fshat në çdo qytet. Kam qenë këto 3 vite në çdo cep të Shqipërisë, kam parë varfëri.

Anembanë Dibrës e Shqipërisë, ka varfëri të tejskajshme.

Realitetin duhet ta shohim siç është e jo me makijazhe. Kemi parë banda e banditë të importuar që sillen si çamër, por që nuk asnjë gjë të përbashkët as me çamë, as me kosovar as me dibranë.

Këta përfaqësojnë disa kriminelë. Mos përfaqësojnë PS? Nuk e besoj, sepse ata nuk përfaqësojnë socialistët e ndershëm.

Kundërshtarët tanë politikë e treguan sot, duke dalë këtu në shesh. Socialistët e ndershëm distancohen nga krimi. Kë përfaqësojnë këta kriminelë?

Vetëm Edi Ramën. E duam bashkinë e Dibrës si plaçkë që ta copëtojnë vetëm për vete.

Vijon...
Fotolajm/ Rama në Dibër, poza me të mitur që punojnë në të zezë?

Në përfundim të takimit përmbyllës të fushatës në Dibër, kryeministri Edi Rama ka drekuar në një prej restoranteve të qytetit. Ai ka publikuar një foto nga restorant “Zerja” bashkë me disa të rinj të punësuar në këtë biznes.

“Tek “Zerja” në Dibër me Ervinin, Edisonin, Aldon Feritin, Flavion pas supertakimit që mbylli fushatën e Muharrem Ramës”,- shkruan Rama në Twitter.

Por ajo që bie në sy është mosha e vogël e djemve të punësuar në këtë biznes.

Në bluzat e tyre shkruhet “staf”. A mos ndoshta këta janë minorenë dhe nuk e kanë mbushur moshën për punë? Apo punojnë në të zezë?

Kësaj pyetje duhet që kryeministri t’i japë një përgjigje, shkruan Lapsi.al.



Foto/ Sokol Dervishaj merr detyrën e ministrit, betohet para Presidentit

Sokol Dervishaj ka bërë betimin si ministër i Transporteve, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Edmond Haxhinaston.

Në praninë e presidentit Bujar Nishani, i shoqëruar dhe nga Zv/kryeministri Niko Peleshi, Dervishaj ka marrë sot detyrën e re të tij, në krye të transporteve.

Nishani pret zyrtaren e lartë amerikane, së shpejti takim me Obamën në OKB

Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Asistenten Kryesore të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Burimet Energjetike, Ambasadoren Mary Burce Warlick, e cila ndodhet në Shqipëri në një vizitë pune në kuadrin e një turi rajonal.

Presidenti Nishani përshëndeti vëmendjen e veçantë që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve, si dhe shprehu mirënjohjen e thellë të mbështetjes së vazhdueshme dhe thelbësore që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë, që nga pavarësia e deri në ditët e sotme për proceset demokratizuese e të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Po ashtu, Nishani përcolli përshëndetjet më të ngrohta e të përzemërta për Presidentin Obama, me të cilin pritet të përshëndetet së shpejti në Nju Jork, në kuadrin e pjesëmarrjes në punimet e Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kreu i Shtetit gjatë bisedës vlerësoi gjithashtu progresin e përmbushjes së agjendës së përbashkët në kuadrin e Partneritetit Strategjik, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e global.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Nishani vlerësoi bashkëpunimin në fushën energjetike dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për krijimin e një klime të përshtatshme për investime konkrete dhe diversifikimin e burimeve energjetike, si dhe në kuadrin e përfshirjes së Shqipërisë në projektin e gazsjellësit TAP.

Presidenti Nishani vlerësoi gjithashtu edhe iniciativën më të fundit të Shteteve të Bashkuara për Projektin e Administrimit të Energjisë, duke shprehur besimin se kjo iniciativë do të vlerësohet seriozisht dhe merret në konsideratë nga autoritetet përgjegjëse për administrimin e burimeve energjetike në Shqipëri.

Mes dy bashkëbiseduesve u trajtuan edhe çështjet e bashkëpunimit rajonal, ku Presidenti Nishani evidentoi vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar politikën e saj të fqinjësisë së mirë, në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore.



Rrogozhinë/ Mbante peng nënën dhe dajën, RENEA ‘lidh’ të sëmurin mendor

Një i sëmurë mendor është vënë në pranga gjatë ditës së sotme, pasi kishte disa ditë që mbante peng nënën e tij të sëmurë, të cilën nuk e lejonte të merrte as ilaçet, ndërsa kishte kërcënuar me vrasje edhe dajën e tij.

Policia e Tiranës dhe komisariateit të policisë Rrogozhinë në bashkëpunim me Forcat RENEA bënë të mundur arrestimin e një personi pas 4 orë negocimeve për dorëzimin e tij.

Arrestohet në flagrancë shtetasi Gëzim Mustafaj, 47 vjeç, banues në fshatin Gosë, me probleme të shëndetit mendor.

Arrestimi i tij është bërë pas marrjes së një telefonate ku dyshohej se, në Gosë, shtetasi i mësipërm kishte kanosur dajën e tij, 56-vjeçarin me inicialet L. Z., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ky person për disa ditë, nuk ka lejuar të dalë nga banesa nënën N. Mustafaj, 76 vjeç, gjithashtu nuk e linte të trajtohej me ushqim dhe ilaçe dhe gjendja e saj shëndetësore sa vinte dhe rëndohej e cila ishte rezidente në Itali.

Pas punës mirë policore dhe negocimeve u arrit të neutralizohej dhe është dërguar tek Spitali numër 5 Tirane për mjekim më të specializuar.

Rrahja e administratorit në Dibër, arrestohet një person, në kërkim një tjetër

Policia Dibrës ka njoftuar se ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për dhunimin e administratorit të njesisë Tomin në Dibër, Nuri Medën, ditën e djeshme në fshatin Pilafe.

I arrestuari quhet Qazim Muda, 43 vjeç , banues në fshatin Pilafe dhe personi në kërkim, Dritan Selishta, 34 vjeç nga fshati Brezhdan.

Sipas Policisë së Dibrës, 58-vjeçari Nuri Meda është goditur për shkak të detyrës me grushta dhe shkelma.


Sabri Fejzullahu kërkon publikisht ndihmë për Adelina Ismailin...

Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari Sabri Fejzullahu u ka bërë një kërkesë fansave të tij, duke u kërkuar që të ndiqnin adresën e re të Adelina Ismailit.

Për të gjithë fansa të Adelina Ismailit e ka bërë një Instagram Official Follow of Instagram adelinaismaili_ Follow Please”,- ka shkruar Sabri Fejzullahu në Instagramin e tij.

Nuk ka vonuar më pas edhe komenti falënderues i Adelina Ismailit e cila i ka thënë “Flm Axh” dhe ndërkohë Sabriu i kthehet “Sepse të dua me shpirt”.



Polici e ndalon për rripin e sigurimit, shoferi: Më fal, kam njerëz të sëmurë

Policia rrugore po vijon fushatën për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për vendosjen e rripit të sigurimit. Një person është ndaluar për parakalim të gabuar dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërsa një tjetër shofer është këshilluar, pasi në vendin e parë të automjetit ndodhej një grua me fëmijë, e cila u kalua pas makinës.

Polici: Përshëndetje zotëri, si kaloni

Shoferi: Po ikja me shpejt se kam njerëz në spital o burrë

Polici: Ke njerëz në spital, po nuk mund të ecësh në atë mënyrë se bëhesh burim aksidenti

Shoferi: E di të kërkoj falje, të kërkoj shumë ndjesë, por kam njerëz të sëmurë.

Polici: Mirë në rregull, vendose rripin e sigurimit.

Shoferi: Mirë, më fal për zotin. Më fal për shpirt, për zotin

Kodi rrugor i ndryshuar parashikon që për mos zbatim të nenit 170, masa administrative varion nga 5.000 deri në 15.000 lekë, si dhe masa plotësuese pezullim i lejes së drejtimit nga 6 muaj deri në një vit.

Në këtë kuadër Policia Rrugore do vijojë fushatën sensibilizuese deri me datën 10.09.2016 ku do ketë vetëm këshillime dhe pas kësaj date do zbatohen masat administrative që parashikon Kodi Rrugor.

Njëkohësisht vijon shpërndarja e mijëra fletëpalosjeve ku u jepen drejtuesve të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Paralel me masat sensibilizuese kanë vijuar edhe masat ndëshkuese ku gjatë 24 orëve te fundit janë arritur këto rezultate.

Janë vendosur gjithsej 1.682 masa administrative.

Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, nga këta 2 të pa pajisur me Leje drejtimi dhe 1 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 49 Leje Drejtimi, nga këto: 6 për pije alkoolike, 41 për shpejtësi dhe 2 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë këshilluar 1.998 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 27 masa për përdorim celulari, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 212 masa të tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. Si dhe janë dërguar në OASH, 49 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve për shkelje të lehta të Kodit Rrugor.

Edhe gjatë javës në vijim Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesve të rrugës për respektimin e rregullave të Qarkullimit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.


Shullazi dështon sërish, Apeli rrëzon kërkesën për lirim

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda rrëzoi kërkesën e radhës të Emiljano Shullazit, i cili që prej muajit prill këmbëngul që t’i ndryshohet masa e sigurisë dhe të lirohet.

Gjatë seancës së zhvilluar ndaj Shullazit dhe dy të arrestuarve të tjerë, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, trupa gjyqësore me relator Dhimitër Lara, vlerësoi se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë për të zbutur masën e sigurisë ndaj të dyshuarve.

Por avokatët e nisën këtë përpjekje pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i la të dyshuarit në burg për llogari të hetimeve mbi një sërë ngjarjesh, që nga kanosja e dy profesorëve, deri tek gjobëvënia.

Dy muaj pas këtij vendimi duhej që Krimet e Rënda të dëgjonin prokurorinë për ecurinë e hetimeve dhe provat shtesë që mund të kishte siguruar grupi i hetimit dhe sipas avokatëve, për klientët e tyre nuk ka ende të dhëna shtesë hetimore, përveç atyre që u arrestuan në fillim./TCh/
Spanjë, treni del nga shinat, 4 të vdekur, 49 të plagosur

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 49 janë plagosur pas rrëzimit të trenit afër O Porrino në veriperëndim të Spanjës, njofton BBC.

Rreth 60 pasagjerë ndodheshin në një tren portugez kur doli nga shinat në orën 9:30 (7:30 GMT) në afërsi të stacionit të qytetit. Trenisti është ndër të vdekurit.

Një vagon doli jashtë plotësisht, ndërsa dy të tjerët – pjesërisht.

Punonjësit e emergjencës janë në vendin e ngjarjes. O Porrino ndodhet në jug të qytetit galician Vigo. Afër kufirit me Portugalinë.

Në korrik 2013, Spanja pësoi një nga përplasjet më të këqia të trenave në të njejtin rajon, kur një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat në afërsi të Santiago de Compostela duke vrarë 79 persona dhe duke plagosur 170. Shoferi nuk arriti t’i mbante frenat përpara një kthese.



Inxhinjeri algjerian punëson shqiptarin që po dëbohej nga Gjermania

Algjeriani Ramzi Lazali ka një kompani të suksesshme ndërtimi. Ai tashmë ka takuar edhe shqiptarin Denison Sela, i cili ishte pak para dëbimit, por tani punon në kompaninë e algjerianit

Refugjatët kanë histori shumë interesante. Disa për fat të mirë kanë realizuar ëndrrat e tyre, e për disa janë ndërprerë në gjysmë. Por, të gjithë meritojnë një shans.

Kështu thotë edhe algjeriani Ramzi Lazali. Ai shkoi në Gjermani në moshën 27-vjeçare, si refugjat. Ai kishte diplomuar në vendin e tij si inxhinier mekanik, por vendi i tij ishte dobësuar për shkak të luftës civile, shkruan albinfo.ch.

Në fakt, ai dëshironte që të shkojë në Holandë, por pasi u takua me gruan e tij të ardhshme në Ostfriesland, vendosën të qëndrojnë. Ai është baba i katër fëmijëve dhe ka një kompani të suksesshme ndërtimi në Sudbrookmerland.

Ai tani është takuar me një tjetër refugjat. Denison Sela është shqiptar nga Grossefehn, i cili ishte pak para dëbimit. Megjithatë, shpëtoi pasi Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë pasi ia njohur nivelin e kualifikimit të punës.

Aktualisht Sela ka diplomuar në kompaninë e ndërtimit të Ramzi Lazalit, për një periudhë 1-vjeçare dhe në gusht të vitit të ardhshëm mund të fillojë trajnimin si murator. “Të gjithë meritojnë një shans”, thotë Ramzi Lazali. Megjithatë, karriera në një vend të huaj nuk do të jetë e lehtë.
Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA-ve ka një lajm të mirë...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se do të ketë fitues të tjerë për lotarinë amerikane, pasi janë përzgjedhur aplikantë të rinj.

Në një njoftimin e saj, Ambasada e SHBA-ve thotë se, ata që janë përzgjedhur të fillojnë procesin e nxjerrjes së vizës.



Njoftimi i ambasadës së SHBA:

Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017.

Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit.

Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së.

Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë. Për më shumë lexoni këtu: http://goo.gl/J2Zmr2
Ddokumenti i UEFA-s: Ja 54 ndeshjet e trukuara nga Skënderbeu

Skënderbeu është vënë sërish në qendër të akuzave nga institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA. Në raportin e saj të fundit UEFA akuzon korçarët se kanë trukuar 54 ndeshje, ku përmend 5 ndeshje në Champions League, 2 në UEFA Europa Lëague, 41 në Superligën shqiptare dhe Kupën e Shqipërisë si dhe 6 ndeshje të luajtura në miqësore.

Korçarët pak muaj më parë u përjashtun nga UEFA për të mos marrë pjesë në fazën kualifikuese të Champions league, pasi edhe atëherë u akuzuan për trukim ndeshjesh.

“BFDS ka përshkallëzuar një sërë ndeshjesh të Skënderbeut, si të nivelit kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar, gjatë lojërave zyrtare dhe miqsore, duke arritur në përfundimin se rezultatet e të paktën ndeshjeve më poshtë, janë manipuluar për arsye bastesh: 5 ndeshje të UEFA Champions League, 2 ndeshje të UEFA Europa League, 41 ndeshje të superligës vendase Shqiptare dhe Kupës së Shqipërisë dhe 6 ndeshje miqsore.

Rezultatet e BFDS, të mbledhura bashkë, nuk lënë vend asnjë hije dyshimi se Skënderbeu ka qenë i përfshirë direkt dhe/ose indirekt në aktivitete, që kanë patur synim caktimin apo influencimin e rezultateve të një numri të konsiderueshëm ndeshjesh, si të nivelit kombëtar ashtu edhe të nivelit ndërkombëtar qysh në prill të vitit 2007”, thuhet në raportin e komisionit të UEFA-s.

Në raportin e UEFA-s jepen dhe emrat e financuesve të skuadrës korçare që prej vitit 2007 dhe deri më sot.

“Veç raporteve të basteve të ndeshjeve Europiane, apo edhe kampionatit vendas dhe ndeshjeve miqsore të luajtura nga Skënderbeu përgjatë pesë viteve të fundit, pamje filmike të ndeshjeve, të cilave po iu referohemi, në kompeticionet UEFA-s të luajtura në UCL dhe UEL nga Skënderbeu gjatë sezonit 2015/2016, dhe hetimeve në në vend për krijimin e lidhjeve mes personave drejtues të klubit Shqiptar, si Ridvan Bode (mbështetës financiar, ish-ministër i financave), Ardjan Takaj (president i klubit), dhe Agim Zeqo (ish-president i klubit), si edhe lidhje me kompanitë e basteve nëpërmjet sponsorëve apo disa individëve, do të tregojnë më tepër se sa thjesht provat, se trukimi i ndeshjeve ka ndodhur”,- Shkruan UEFA.

Ja raporti i plotë i UEFA-s:




Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   290   291   292   293   294   295   296   297   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish