Nga Fatbardh Kadilli
Përmbys, gjithçka mbrapsht dhe përmbys. Pashë që gjithçka që kam besuar të kthehet përmbys. Pashë votën të kthehet në të kundërtën e vet dhe pashë Dibrën të shformohet. Pashë fundin e procesit politik, pashë aktin e fundit të politikës. Në Dibër pashë një garë mes politikës dhe jopolitikës.
Gjithkujt që mund t’i duket si justifikim për një humbje, apo si shpjegim i sforcuar i një situate politike të pafavorshme të Partisë Demokratike, e ftoj të gjykojë pa u ngutur edhe pse duhet të dridhej nga ushtima e kambanës që njoftoi vdekjen e procesit politik. Një garë politike, mes palësh politike, ka elementet dhe faktorët politikë.
Ka aksion, ka moral, ka projekt, ka profile që e interpretojnë propozimin politik, ka strukturë, ka fushatë, ka momentumin e favorshëm të brendshëm e të jashtëm, ka kontekstin tradicional dhe atë historik. Në të gjitha këto, por në të gjitha, pa asnjë hezitim, në garën e Dibrës, PD ishte superiore. PD bëri çdo gjë që është në dorë të një force politike, por përballë kishte jopolitikën.
PD nxitëse e aksionit politik që denoncon dhe mbart vlerat e demokracisë në Dibër ishte dominuese përballë një rilindje që edhe për më entuziastët e saj dje, sot po provohet të jetë një rivdekje. PD me moralin e një force politike që kërkon një garë dhe që mbart momentin e vet me pastërti shfaqet në Dibër dominuese mbi palën tjetër, e cila është dukshëm e kapur në dështime, mos mbajtje premtimesh dhe skandaleve shokuese për mbarë opinionin dibran.
PD me një projekt konkret, me propozime konkrete, përballë mungesës totale, qoftë edhe të një ideje për zhvillim nga pala tjetër. PD me një kandidat dukshëm superior përballë një profili modest që nuk e linin më as të fliste nëpër takime dhe nuk pati as edhe pesë fjalë rresht në sinkronet e përgatitura për ekran. PD me strukturë të unifikuar dhe të tonizuar e të drejtuar gjatë fushatës nga kapacitetet më të mira politike përballë palës tjetër të përçarë dhe në rivalitet të shpallur.
PD dhe kandidati me fushatë intensive në gjithë territorin e Bashkisë pati në Dibër përballë një fushatë tërësisht anemike, deri inekzistente nga pala tjetër. PD e bashkuar pas humbjes për herë të parë vjet në 25 vjet në Dibër, rezultat i përçarjeve, pati përballë të majtën politike nën efektet shokuese të skandalit Shukri. Tek e fundit, PD në territorin e vet tradicional dhe historik dhe e majta që nuk ka njohur asnjë fitore në këtë territor, as në momentet e veta më të favorshme në nivel nacional.
Kushdo që do ta sfidojë këtë listim krahasues faktorësh duke qëmtuar defekte te PDja, duhet të ketë ndershmërinë të pranojë që defektet e natyrës politike nuk mund të jenë më efekte tërësisht devastante te kundërshtari dhe tërësisht pozitive te vetja. Të gjithë faktorët e listuar të provojnë se mjetet politike ishin në favor të PD-së. Por, gjithçka është kthyer përmbys nga mjetet jopolitike.
Nga paraja dhe blerja e votës e kthyer në një sistem sundimi dhe poshtërimi. Blerja e votës apo mjete të tjera jopolitike kanë rrethuar dhe ndikuar edhe më parë politikën dhe proceset politike.
Por ajo që dikur ishte anësore, sot është përcaktuese. Nëse dikur mjetet ekstrapolitike ishin kontorno e pjatës politike, sot ato janë mishi dhe politika është kontorno. Alarmi për sistemin politik është jo vetëm për ne që jemi në opozitë, por edhe për ata që janë në pushtet.
Gjithnjë e më shumë po rrëshqasim në një sistem ku dominimi vjen nga ekstrapolitika, ku politikani është element dekorati dhe thelbi është paraja, krimi, banda e të fortëve që e shndërron votën në etiketë çmimi, lirinë në nënshtrim, dibranin e bën çam, e zi e më zi. Kushdo që e ka menduar politikën si një mundësi e interpretimit të vullneteve të lira, e vizioneve ambicioze, nga cilido rresht apo klub politik, sot është nën gijotinë.
Sot mbase ndokush me naivitet mendon se nuk jam kalë, por këta që po vijnë kanë sistemin që do t’i tredhë edhe lepujt. Ekstrapolitika po konsolidon sistemin e saj. Dibra qe prova gjenerale e asaj që vjen në horizont. Ata politikanë të së majtës që mendojnë se po përfitojnë pushtet nga kjo martesë e tyre me krimin, ta dinë mirë se shumë shpejt do të jetë radha dhe e tyre.
Sepse krimi po i përdor ata më shumë se ata krimin. Jo vetëm PD, por e gjithë politika dhe sistemi politik janë të kërcënuara. PD duhet ta pranojë këtë sfidë dhe të marrë përsipër shpëtimin e sistemit politik, të cilin e solli në këtë vend në çastin që lindi.
Sot PD duhet të krijojë dhe të drejtojë edhe një herë si në lindjen e saj koalicionin e qytetarëve që besojnë te ky sistem politik, të krijojë dhe drejtojë koalicionin me çdo segment të politikës, me çdo individ politik që shpallet për të mbrojtur demokracinë dhe për të kthyer nga e mbara procesin politik dhe votën si shprehja më e shkëlqyer e pjesëmarrjes dhe pushtetit politik të kësaj shoqërie.
Frroku s’dëgjon dëshmitarët: Më hoqët nga kafazi, më futët në…
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Mark Frrokut në Gjykatën e Tiranës dhe do të mbahet më 20 shtator.
Shkak për shtryrjen e seancës se sotme kanë qenë problemet me audion në gjykatë. Mark Frroku ka deklaruar gjatë seancës se nuk degjonte se çfarë thoshin deshmitaret e thirrur sot.
Gjykata kishte vendosur xhama mbrojtës në vendin e të pandehurve.
“Më hoqët nga kafazi më futët në akuarium”,- tha Frroku në seancë.
Sot do të dëshmonte në gjykatë dhe deputeti Doshi, por nuk u paraqit se kishte çuar shkresë që ishte në komision parlamentar.
Frroku, akuzohet për vrasje e shfrytëzim prostitucioni në Belgjikë.
Përdhunonte prej 6 vitesh vajzën e bashkëjetueses, del para gjykatës 52-vjeçari: Nuk është e vërtetë, jam konfuz
Gjykata e Fierit caktoi masën arrest me burg për 40-vjeçaren Selvie Yzeiraj dhe bashkëjetuesin e saj 52 vjeç Ilmi Hoxha nga fshati Mbyet i Fierit.
Nëna e 12 vjeçares që ka bërë denoncim se është përdhunuar nga njerku i saj ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngjarjen e rëndë.
Edhe 52 vjeçari Hoxha mohoi të ketë abuzuar me të miturën, duke i cilësuar shpifje pretendimet e saj. Gjatë seancës, Hoxha ka deklaruar se ato çka janë thënë në media janë të pavërteta.
“Gjërat që janë thënë në media jo të vërteta. Jam konfuz!”,- tha ai para gjykatësit.
Vajza 12 vjecare ka denoncuar në polici, çiftin që bashkëjetonte prej 6 vitesh, duke akuzuar njerkun për marrëdhënie seksual me të, dhe nënën e saj për pasje dijeni për ngjarjen e rëndë dhe mos reagim përballë abuzimit.
Foto-Video/ Nard Ndoka i bën spektakël Greta Koçit, ja si e vërtit
Debutimi i deputetit demokristian mbrëmjen e së hënës si balerin, i ka lënë me gojë hapur të gjithë. Nard Ndoka me pak stërvitje në sallën e provave ka treguar se mund të ekzekutojë koreografi të denja për balerinë profesionistë.
Një nga momentet më pikantë të paraqitjes së tij ishte rrotullimi spektakolar që i bëri partneres Greta Koçi.
Jo më kot fituan dhe kupën e spektaklit...
Video/ Ismet Drishti ka një parodi të zezë për Ramën: Të është bërë kuleta sa një kamion…
Aktori dhe gazetari Ismet Drishti, i ka përshëndetur zgjedhjet e Dibrës të fituara nga kandidati i Edi Ramës me një “analizë” se, ku është katandisur vendi, në formën e një parodie.
Për këtë parodi Drishti ka zgjedhur muzikën dhe refrenin e këngës “Enver Hoxha e prehu shpatën”. Teksti flet për Rilindjen e Ramës, e cila vetëm po pasuron atë vetë dhe njerëzit e tij, ndërsa populli është katandisur keq e më keq.
Ja video e plotë e kësaj parodie “të zezë”:
Fotot/ Politikanët që u “harrbuan” në dasmën e djalit të Ndroqit
Mbrëmjen e së shtunës u zhvillua ceremonia martesore e djalit të Ylli Ndroqit, pronarit të “Ora News”. Djali i tij Redon lidhi kurorë me Marjanën. Ceremonia e dasmës u zhvillua në një vend të veçantë në Tiranë ku më parë nuk ishte zhvilluar ndonjëherë një dasmë.
Ajo u mbajt në Pallatin e Kongreseve. Të ftuar ishin rreth 350 persona ku spikasnin figura të njohura nga politika, gazetaria, arti apo biznesi.
Por në këtë fotogaleri ato që spikatim janë fotot e çifteve të politikës në këtë dasëm “VIP”.
Video e re/ Një tjetër rast që tregon për blerje votash në Dibër?
Teksa opozita fajëson fenomenin e blerjes së votës në zgjedhjet në Dibër, një qytetar pretendon se ka regjistruar një rast të tillë në video.
Sipas denoncuesit, në pamjet filmike shfaqet Mexhit Çorollari, përfaqësues i komunitetit egjiptian në Dibër.
Në pamjet e para, ai duket teksa mban një listë emrash në dorë, takohet me persona të ndryshëm përpara qendrës së kulturës së Peshkopisë dhe në një plan të dytë, sipas personit që ka pamjet filmike, ai shihet duke i dhënë para njërit prej tyre.
Regjistrimi, sipas autorit të kësaj videoje, është bërë të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, në qendër të qytetit të Peshkopisë.
Nuk dihet se për çfarë pagese bëhet fjalë dhe nëse këto para të shpërndara kanë lidhje me ndonjërin nga kandidatët në garë. Mexhit Çorollari është i njohur në komunitetin egjiptian në Dibër, ndërsa një familjar i ngushtë i tij mësohet se është punonjës i Bashkisë.
Burime zyrtare të Partisë demokratike thanë se Mexhit Çorollari është në listën e personave që ajo do të kallëzojë penalisht në Prokurori për blerje të votave për zgjedhjet e pjesshme të së dielës në Bashkinë e Dibrës.
Rrëfimi tronditës i vajzës: Babai me drogonte dhe përdhunonte çdo ditë, filmonte aktin
Një histori rrëqethëse është rrëfyer nga një vajzë 19 vjeçe e cila për dy vite radhazi përdhunohej nga i ati 40-vjeçar.
Britanikja Emma Burt, sot 19 vjeçe, ka rrëfyer në dëshminë e saj se kur ishte 15 vjeçe u shpërngul nga shtëpia e nënës për të jetuar në shtëpinë e të atit (pasi prindërit ishin të divorcuar), por nga ajo kohë ai nisi të abuzonte seksualisht me të për dy vite me radhë.
Aktet seksuale ai i kryente pa vetëdijen e të bijës pasi e drogonte atë vazhdimisht deri sa e ktheu në një vartëse të kokainës. Vajza rrëfen se i ati e përdhunonte çdo ditë rregullisht dhe filmonte e fotografonte çdo akt që kryenin.
Kjo histori ka ndodhur deri kur një ditë vajza arriti të largohej prej tij dhe të shkonte në një festë familjare ku dhe ka rrëfyer historinë rrëqethëse që kishte kaluar. Kanë qenë pikërisht të afërmit e saj ata të cilët e kanë marrë atë, kur ishte 17 vjeçe, dhe për më tepër se një vit, në bashkëpunim me mjekët, e kanë ndihmuar në detoksifikimin e plotë nga lëndët narkotike.
Pak kohë më parë ajo vendosi që këtë ngjarje ta denonconte dhe Gjykata e dënoi Christohher Wayne me 12 vite burg, shkruan Mirror.
Emma tashmë është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë fëmijën e saj dhe të partnerit Powys duke ka nisur kështu një jetë të re. Ajo shprehet se ka vendosur që ta bëjë publik këtë rast për t’u dhënë forcë të gjitha femrave të tjera të cilat fatkeqësisht mund të kenë apo kalojnë një situatë të tillë. Ajo shprehet se nuk duhet të tremben nga asgjë por duhet që këto raste të tmerrshme t’i denoncojnë menjëherë.
Rrëfimi+18/ Vajzës nga Prishtina: 17-vjeçe humba virgjërinë, por u qepa për emigrantin
Nuk arrita të kënaqesha si shoqja ime që kënaqej me të tjerë në rini dhe prapë është e lumtur, edhe pse tash është e martuar. Nuk e kam menduar asnjëherë se do të bëhem nuse me “dokument fals”. Më dridhej trupi kur e dija se do të shkoja te një mjek dhe, pastaj, do të martohesha me një njeri që kurrë në jetë nuk do ta dinte se nusja e tij ishte false e virgjërisë së saj.
“Do të mbetesh tërë jetën në shtëpi të nënës, do të mbetesh e pamartuar, sepse askush nuk do e merr për nuse një femër jo të virgjër”,- më tërhiqte vërejtjen shoqja ime e ngushtë.
“Më mirë të mbetem e pamartuar në shtëpi sesa ta mashtroj burrin, sepse pastaj do më mbetet njollë në zemër që burrit nuk ia kam treguar të vërtetën dhe e kam mashtruar”,- i thosha shoqes sime me ngulm.
Nuk dija se cila nga ne të dyja e kishim mirë? E, gabimin tim e mësova po atë ditë që dola të njihesha me një kurbetçar që kishte ardhur në Prishtinë në pushim, por edhe me qëllim që të martohej, siç thoshte ai – me një çikë të shtëpisë, sepse të tjera kishte sa të duash edhe atje… atje ku jetonte e punonte.
A isha unë ajo?
Dihet që jo! Vetëm në rast se shkoja të gjinekologu për t’u qepur mund t’i plotësoja kriteret e tij. Çfarë më pyeti në takimin e parë? Që në takimin e parë më pyeti se a kisha pasur të dashur dhe nëse isha ende e virgjër… Menjëherë më shkoi mendja te shoqja ime e ngushtë, e cila vazhdimisht insistonte që të shkonim te gjinekologu për ta “kthyer” virgjërinë.
Vitet po më ecin dhe shpejt do t’i mbush edhe të tridhjetat dhe nuk besoj se do kush nuse plakë… E, unë do të plakem edhe më shpejt se të tjerat, sepse tërë kohën rrija duke menduar dhe e brengosur se si të martohem…
Që kur isha nxënëse në gjimnaz, në moshën 17 vjeç, e kam bërë atë “punë” me një djalë – shok i klasës. Por, që nga ajo kohë më nuk kam pasur tjetër, derisa, siç thonë, më erdhi kismeti me tim burrë që jam tash e jetojmë në harmoni në Gjermani. Por, mjerisht, asnjëherë nuk kam arritur t’ia them të vërtetën… të vërtetën time të hidhur… se martesa jonë është “produket” i qepjes te gjinekologu./Express/
Foto+18/ Bella Hadid zhvishet për një tjetër revistë të njohur
Pasi ndezi lexuesit e revistës së famshme Vogue me pozat e saj tërësisht topless, duket se modelja e njohur Bella Hadid nuk ka ndërmend të ndalet.
Këtë herë modelja 19 vjeçare ka pozuar për revistën e famshme ‘Flaren’ duke treguar edhe njëherë linjat e saj të mrekullueshme trupore.
E veçanta e këtyre pozave nga set ii pak ditëve më parë është se kësaj radhe motra e Gigi-t ka vendosur të zbulojë vetëm pjesën lart të trupit të saj.
Foto më poshtë vërtetojnë se Bella është ndër modelet më hot të paraselave botërore.
Video/ Momente nga arrestimi i një të riu tek “9 katëshet” në Tiranë
Këto janë pamjet kur policia mëngjesin e sotëm ka vënë në pranga një të ri, pasi ky i fundit kishte kërcënuar me armë rojën e një parkingu. Ngjarja është bërë publike nga burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, sipas së cilës në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Barrikadave”, u kap në flagrancë Elis Mustafa, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i tij u bë pas një telefonatë të bërë nga roja me inicialet I. T., se ndihej i kërcënuar dhe po kanosnin seriozisht për jetën.
Patrullat e policisë shkruan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur arrestimin e Mustafajt të cilit ju gjet dhe sekuestrua pa leje me një pistoletë model “Zastava”, me fishekë.
Gjithashtu u konstatua se ky person e ka goditur ne pjesë te ndryshme te trupit dhe në kokë me qytën e pistoletës së sekuestruar.
Dosja ka shkuar në prokurori për akuzat e “armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”, “Plagosje te lehtë”.
Video/ Prishtinë, përleshje me armë mes Cozman dhe Noizyt. Policia pranga Cozman
Një shok i Noizyt mësohet se ka mbetur i plagosur me armë në një përleshje të ndodhur në Prishtinë.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se deri të të shtënat me armë në Sëiss Diamond ka ardhur pas përleshjes fizike ndërmjet reperëve Cozman dhe Noizy.
Po ashtu këto burime thonë se më pas një shok i Cozmanit ka shtënë në drejtim të turmës, ku ka mbetur i plagosur një shok i Noizyt.
Më poshtë mund ta shihni videon e arrestimit të Cozmanit dhe të tjerëve.
14/09/2016/.............................................
Konferencë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm
“Ka mangësi në koordinim dhe vetëm përmes bashkëpunimit mund të garantohet siguria”. Në këtë përfundim arritën ambasadorët Lu e Vlahutin gjatë diskutimeve për ekstremizmin e dhunshëm, ku veç zyrtarëve të lartë, morën pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe ekspertë të sigurisë.
Zv.kryeministri Peleshi tha se Shqipëria e ka një armë për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin.
“Në disa shkolla të vendit do të fillojë zbatimi i një projekt pilot për bashkëjetesën fetare, por edhe përgatitjen e të rinjve për të përballuar presionet ekstremiste.
Sfida e madhe është që ta konkurrojmë ofertën e errët ekstremistë me ofertën tonë të re të arsimit porfesional. Pra narativa për të rinjtë, ajo është arma më e fortë kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Ne duhet t’i ofrojmë çdo të riu axhendën, për ditën muajin, vitin dhe jetën. Pra ti ofrojmë një narativë për të ardhmen”,- tha ai.
Ambasadori Lu e vuri theksin tek bashkëpunimi për të shmangur ngjarjet terroriste si ato që kanë tronditur Europën muajt e fundit.
“ISIS nuk është vetëm në Siri dhe Irak, nuk është vetëm një ushtri, është ideologji dhe për këtë arsye përbën një kërcënim serioz për Europën e më tej. Ne nuk e dimë në çfarë forme do të materializone këto kërcënime, siç ndodhi këtë vit në Francë e Belgjikë e Gjermani.
Por dimë një gjë: Ngado që këto kërcënime vijnë ne jemi besimplotë se nëse punojmë së bashku do jemi gati ti përballojmë”,- deklaroi kryediplomati amerikan.
“Sfida të reja të sigurisë kërkojnë përgjigje gjithëpërfshirëse që i trajtojnë në disa anë. Lufta kundër këtyre grupeve kërkon bashkëpunim mes shërbimeve të sigurisë në mbarë globin.
Sulmet e fundit në Evropë tregojnë mangësi në koordinim dhe në shkëmbimin e informacionit. Për të luftuar grupet terroriste duhet të kuptojmë pse janë tërheqëse për të tjerët”,- deklaroi ambasadorja e BE-sw nw Tiranw, Romana Vlahutin.
Ambasadorja Vlahutin tha se po diskutohet mundësia që në Shqipëri të ngrihet qendra rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm./TCh/
Plehrat, pabesia e madhe e Edi Ramës ndaj qytetarëve
Nga Mimoza Hafizi
Në kalendarin e punimeve të Kuvendit për muajit shtator është futur një projektligj, i cili synon lejimin e importit të plehrave në Shqipëri. Kam kërkuar zyrtarisht që ky projektligj të tërhiqet mbrapsht.
Kujtdo mund t’i kujtohet furtuna e madhe popullore e viteve 2012-2013 për ndryshimin e Ligjit Nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ligj i cili, nga pikëpamja formale, ka patur problem vetëm se nuk ka ndaluar importin e mbetjeve.
Rreziku i madh që i kanosej mjedisit shqiptar nga ky import si dhe demotivimi që importi i mbetjeve i shkakton gjithë procesit imperativ të përdorimit të mbetjeve shqiptare për të mirën e mjedisit dhe të ekonomisë sonë, i ngriti në këmbë shqiptarët në ato kohë.
Aleanca Kundër Importit të Plehrave arriti të mblidhte 65 mijë firma me kërkesën për referendum popullor, për shfuqizimin e neneve përkatëse të ligjit.
Ky referendum do të zhvillohej në dhjetor 2013. Por referendumi u anulua, sepse Qeveria e Rilindjes inicioi një ligj për shfuqizimin e të gjitha neneve që lejonin importin e mbetjeve.
Atëkohë qeveria shprehej fjalë për fjalë se importi i mbetjeve bie në kundërshtim me qëllimin e mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit të njeriut dhe se ky import bie ndesh me përparësinë që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve që prodhohen nga tregu shqiptar. Ky ligj u votua me 10.10.2013 dhe në këtë situatë, referendumi u deklarua i panevojshëm.
Pojektligji i ri që kërkohet të miratohet brenda shtatorit i kthen mbrapsht nenet e anuluara në 2013. E konsideroj si tradhti ndaj dhjetra mijë shqiptarëve që firmosën për referendum në 2013 dhe po kështu ndaj miliona shqiptarëve, të cilëve iu hoq e drejta e referendumit përmes ligjit të parë të Qeverisë së Rilindjes. Rikthimi i situatës së mëparshme është pabesi flagrante.
I mbetem të gjitha argumenteve se importi i mbetjeve rrezikon rëndë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve të vendit tonë. Mendoj se kjo çështje, e cila prek secilin prej nesh, duhet të ngrejë peshë çdo shqiptar.
Tahiri bind Metën: Ligji i kamerave votohet të enjten
Saimir Tahiri ka arritur të bindë Ilir Metën që LSI të japë votat për ligjin e kamerave. Ligji i votuar vetëm nga PS u kthye në kuvend nga presidenti Nishani.
Të enjten e kaluar PS kërkoi në parlament që shqyrtimi i dekretit të presidentit të shtyhet. Kjo me gjasë për arsye se PS nuk i kishte votat. LSI e kishte abstenuar ligjin në komisione.
Por pas kësaj Saimir Tahiri pati një takim me Ilir Metën në zyrën e këtij të fundit. Ky takim u pasua me një tjetër që Tahiri bëri zot me Spartak Brahon e Petrit Vasilin. Pas takimit ai tha se ligji do të miratohet të enjten.
Zgjedhjet në Dibër, debate në Grupin e PD. Basha: Duhet analizë e thellë dhe e ftohtë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur në mesditë, Grupin Parlamentar për të analizuar shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër.
Disa deputetë, si Eduard Selami dhe Majlinda Bregu kanë kërkuar një analizë të pastër e të thellë për të nxjerrë mësime për zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, ndërsa të tjerë kanë ngritur gishtin e përgjegjësisë ndaj atyre që punuan në bazë.
Basha ka ndërhyrë në debatet e deputetëve duke theksuar se për rastin e Dibrës “duhet një analizë e thellë dhe e ftohtë”.
Michel Platini largohet me turp nga UEFA, ja fjala e lamtumirës
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, mori pjesë në Kongresin e 12-të të UEFA-s në Athinë për t’i dhënë lamtumirë miqve të tij të futbollit.
Aleksander Ceferin do të jetë në krye të UEFA-s duke zëvendësuar në këtë mënyrë Michel Platini që tetorin e vitit të kaluar u përjashtua nga çdo aktivitet futbollistik.
Gjatë fjalës së tij Platini, deklaroi se, është krenar për gjithçka ka bërë, pasi e ka ndërgjegjen të pastër dhe do të vazhdojë betejën gjyqësore për të pastruar emrin e tij, shkruante sot “The Guardian”.
“Faleminderit për këto 9 vite të kaluara së bashku. Kemi bërë një punë të shkëlqyer: jam krenar dhe e kam ndërgjegjen të pastër. Jam i bindur që nuk kam bërë gabimin më të vogël dhe do të vazhdoj betejën ligjore.
Dua të falënderoj të gjithë në këtë sallë që kishin guximin dhe besnikërinë për të më mbështetur gjatë muajve të fundit. Miq të futbollit, lamtumirë!”,- u shpreh i emocionuar ai.
Michel Platini u përjashtua së bashku me ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, për pagesën e padeklaruar të 2 milionë frangave zvicerane në vitin 2011.
Presidenti i ri Aleksander Ceferin do të vazhdojë pjesën e mbetur të mandatit Platinisë, deri në vitin 2019.
Tom Doshi kundër Mark Frrokut në gjykatë
Marrëdhënia e komplikuar mes Tom Doshit dhe Mark Frrokut ende nuk është e qartë. Të dy u përfshinë në një prej skandaleve që tronditi opinionin publik, siç ishte skenari për vrasjen e Tom Doshit. Pas shumë kohësh, Frroku dhe Doshi do të takohen sërish në gjykatë.
Prokuroria e ka thirrur deputetin e Shkodrës për të dëshmuar, në lidhje me një hotel që i ka shitur Mark Frrokut. Ky i fundit akuzohet se ka ndërtuar pa leje, por i ka mohuar akuzat.
Sipas prokurorisë në rrugën e Durrësit, tek ish-hotel “Pensioni”, mbi një ndërtim ekzistues 4 katësh, janë kryer ndërtime pa leje konkretisht, shtesë anësore, një kat.
Sipas Prokurorisë, Mark Frroku, ka blerë disa prona të paluajtshme si truall, apartamente, njësi biznesi dhe garazhe nga shtetasi Tom Doshi, ku vlera e përgjithshme e kontratës është rreth 740.000.000 (shtatëqind e dyzetë milionë) lekë.
Me anë të kësaj kontrate deputeti Mark Frroku ka blerë dhe pasurinë, e cila është një sipërfaqe trualli 314 m2. Mbi këtë sipërfaqe trualli është ndërtuar ndërtesa 4 katëshe, ish- “Hotel Pensioni”, dhe mbi këtë ndërtesë ekzistuese është shtuar edhe një kat shtesë, si dhe është bërë edhe një shtesë 1-katëshe anësore e cila është pa leje ndërtimi.
Inspektori shkon për kontroll, pronari i marketit e zë me shkelma
Policia e Sarandës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi nuk lejoi inspektorin e AKU të ushtronte kontroll në biznesin e tij, madje e ka qëlluar edhe me grushta.
Policia sqaron se: “Ardian Mollanji, 29 vjeç, banues në Ksamil u arrestua për arsye se ky shtetas ka penguar dhe nuk ka lejuar të bëhet kontrolli në biznesin “Market” në pronësi të prindërve të tij, detyrë kjo që do të ushtrohej nga shtetasi M.A Inspektor i AKU-së, duke e goditur këtë të fundit edhe me grushta”.
Specialistët japin alarmin: Tërmetet mund të godasin Prishtinën, ndërtesat të dobëta
Kosova shtrihet në një zonë tektonike, ku lëkundjet e tokës mund të jenë të shpeshta dhe të fuqishme. Tërmetet e ditëve të fundit në Shkup, kanë prekur edhe Kosovën dhe qytetarët e Prishtinës thonë se, i kanë ndjerë dridhjet e të paktën një prej disa tërmeteve që goditën kryeqytetin maqedonas.
Përfaqësues të autoriteteve kompetente të Sizmologjisë në Kosovë thonë se, nuk e përjashtojnë mundësinë që Kosova të goditet nga tërmete të forta.
Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë Istogu, Peja dhe Prizreni, megjithëse Vitia, Ferizaj dhe Gjilani janë zonat që edhe në të kaluarën janë prekur nga goditjet tektonike.
Brenda 15 vitesh në Kosovë kanë ndodhur dy tërmete me mbi 5 ballë të shkallës “Rihter”, një me pasoja të rënda në Gjilan.
Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, i tha Radios “Evropa e Lirë” se, bazuar në hartën e rrezikut sizmik në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike apo shkatërruese, por mund të ketë tërmete, siç quhen, të forta, që arrijnë në 6.2 shkallë të Rihterit.
“Duke u bazuar në rrjetin sizmiologjik dhe hartës së rrezikut sizmik, Kosova nuk rrezikohet nga ndonjë tërmet katastrofik apo shkatërrues total, por sipas hartës mund të ndodhin tërmete të mëdha ose siç i quajmë ne tërmete të forta.
Nëse janë të përgatitura mirë drejtoritë e urbanizimit dhe komunat në ndërtimin e objekteve, nuk do të ketë rrezik për qytetarët e Kosovës”,- thekson Mustafa.
Por, saktësisht çështja e ndërtimit në Kosovë është më shqetësuesja.
Ndërtesa të shumta banimi të ndërtuara pas luftës në Kosovë janë të dyshimta për nga cilësia e ndërtimit, stabiliteti dhe siguria. Pranimet teknike, të cilave do të duhej t’u nënshtroheshin ndërtesat në të shumtën e rasteve, nuk janë bërë nga autoritetet kompetente në Kosovë./REL/
Ekspertiza e ADN-së fundos babain monstër: Përdhunoi të bijën
Fatos Gurakuqi ka përdhunuar seksualisht të bijën minorene 15 vjeçare. Këtë fakt, përveç dëshmive, tashmë e ka konfirmuar edhe ekspertiza e ADN, sipas të cilës kampionë të mbetjeve humane në teshat e vajzës, kanë të njëjtin ndërtim gjenetik me kampionin e pështymës të marrë në sallën e gjyqit të pandehurit Fatos Gurakuqi.
Ky i fundit, edhe pasi u njoh me ekspertizën e ADN-së, sërish ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës, mohim i cili tashmë duket se nuk ka më baza.
Përveç akuzës së kryerjes e marrëdhënieve seksuale në gjini, 39-vjeçari Gurakuqi akuzohet edhe për ushtrim dhune fizike ndaj vajzës dhe familjarëve të tjerë.
Sipas dëshmive të këtyre të fundit, Fatos Gurakuqi, ka abuzuar seksualisht me të bijën minorene për mbi 10 muaj derisa në fund vajza e ka denoncuar fillimisht tek e ëma dhe më pas edhe në polici.
Tashmë që të gjitha provat janë administruar nga gjykata, gjyqtari i çështjes, Gerd Hoxha, ka shtyrë seancën për t’i lënë kohë prokurorit të përgatisë konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit Fatos Gurakuqi.
Një javë më parë, gjyqtari Hoxha denoncoi rrezikun e lirimit të të pandehurit për shkak të vonesën së paligjshme të ekspertizës së ADN-së nga policia shkencore. Por pas këtij denoncimi publik, ekspertiza u paraqit brenda dy ditëve në gjykatë.
Nxënësit bojkotojnë mësimin: Duam furgon të shkojmë në shkollë
Meta-Bercow: Reforma në drejtësi, përmirëson klimën e biznesit
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në kuadër të vizitës zyrtare në Britaninë e Madhe u prit nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit britanik, John Bercow. Duke falenderuar kryetarin e Parlamentit Britanik, Bercow për mikpritjen, Meta vlerësoi mbështetjen britanike në vite ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.
Në këtë kuadër, kreu i Kuvendit u shpreh se Shqipëria është krenare për lidhjet historike dhe veçanërisht për komunitetin e mirë integruar shqiptar në Britaninë e Madhe, të cilët japin një kontribut të vyer në lidhjet dhe marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
“Ky komunitet përbën një bazë solide për konsolidimin e lidhjeve mes dy vendeve tona”,- theksoi Meta.
Kryetari i Parlamentit Britanik, Bercow vuri në dukje se Mbretëria e Bashkuar e vlerëson progresin e madh që Shqipëria ka shënuar në vite. Ai u shpreh se të dy vendet gëzojnë marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi dhe ndajnë interesa të përbashkët strategjike në fushën e sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe anti-terrorizmit si vende anëtare të NATO-s.
Duke prekur çështjet e bashkëpunimit dypalësh, dy kryeparlamentarët diskutuan mbi reformën në drejtësi duke vlerësuar votimin konsensual të ndryshimeve kushtetuese dhe në këtë kuadër, mbështetjen britanike në fushat e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje që kontribuon edhe në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.
Meta dhe Bercow ndanë bindjen se marrëdhëniet e gjithanshme mes dy vendeve duhen forcuar në mënyrë konkrete, veçanërisht në fushat e sigurisë, turizmit dhe energjisë dhe në këtë drejtim marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme.
Në këtë kontekst, u vlerësua krijimi i Grupit Gjithëpartiak të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik puna e të cilit do të drejtohet nga deputetja Madeleine Moone dhe Lord Bowness, dy anëtarë aktivë të të dy dhomave të parlamentit.
Bercow nënvizoi se Britania e Madhe e mbështet zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin demokratik institucional të Shqipërisë dhe në këtë drejtim Parlamenti Britanik do të punojë së bashku me Kuvendin e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin dhe partneritetin mes dy vendeve, veçanërisht në kontekstin e referendumit britanik mbi BE-në.
Duke çmuar miqësinë e vjetër dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, kryeparlamentari Meta e ftoi Kryetarin e Dhomës së Deputetëve britanikë, Bercow për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi./ATSH/
Humbja në Dibër/ ‘Shpërthen’ Majlinda Bregu: Nuk kemi strategji
Majlinda Bregu i është “përveshur” kryetarit të partisë së saj, Lulzim Bashës në mbledhjen e sotme duke kritikuar mënyrën e tij të të bërit fushatë dhe aleancat e gabuara.
Do'stlaringiz bilan baham: |