Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet299/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   295   296   297   298   299   300   301   302   ...   352

NGA FJALA E RAMES

“Një muaj rresht, PD-ja që u nis për Dibër njësoj si armata që u nis drejt Vaterlosë, nuk pa, nuk tregoi, jo asnjë parcel, por asnjë gjethe kanabisi, ashtu sikundër PD-ja shpalli fitoren kur u mbyllën kutitë e votimit dhe përmes zonjës Tabaku na bëri thirrje të pranojmë rezultatin!

Pra, Saliu dhe të gjithë bashkë kapen si i mbyturi pas gjethes së kanabisit kur thonë se ne e dinim që kështu do të ndodhte, sepse nëse e dinit keni luajtur mendsh fare që shpallni fitoren sa mbyllen kutitë e votimit.

Kjo nuk është çështje që mund të zgjidhet me debat mes nesh Jozefinë, se janë mbjellë kaq e aq por t’u referohemi të tretëve të besueshëm. Unë s’mund ta imagjinoj se çfarë mendoni ju, por për DASH, pasi kaloi reforma në drejtësi dhe paketa kushetteuse, nuk keni kurajon të thoni se çfarë thotë. Dhe janë deklarata që vetëm spontane nuk janë, por e thotë në tre raporte rrestht. Në 2013, kur kanabisi u mboll nën hundët e qeverisë suaj, DASH thotë se prodhimi vendës mbeti i lartë për të tretin vit radhazi edhe pse nuk ka statistika. Ju i lexuat herën e kaluar deklaratat e policisë, por ju i kishit sekrete.

(Deputetja Jozefina Topalli ndërhyn nga salla duke i treguar fotografinë e avionit të rrëzuar)

Rama vazhdon: Mos më ndërprit, se herën tjetër që më tunde fotografinë, ashtu nise dhe me atë mbete.

Jozefinë, ai institucion, DASH, ka marrë udhëheqës shtetesh dhe i ka ngritur në ajër dhe nuk ka lënë më të shkelin nën tokë. Atë letër tundja ambsadorit amerikan, jo mua.

Ka një gjë: në kohën tuaj ju i vutë vulën një republike autonome që u quajt Lazarat dhe pjesën tjetër të territorit ku u shtri vit pas viti kultivimi i marihuanës ju e mbajtët sekret në komunikata sekrete të Policisë së Shtetit. Ishte sekret!!!

Ne goditëm Lazaratin, e rrafshuam përtokë bankën tuaj të parave kesh dhe hapëm kutinë e Pandorës: Ne kemi deklarata të përditshme policie transparente për këtë proces.

Për një arsye shumë të thjeshtë ne jemi ndryshe nga ju. Ato karrige aty nuk janë për të ndenjur rehat dhe për t’u shkelur syrin shkelësve të ligjit, pa bërë asnjë reformë strukturore dhe duke e lënë vendin në prag të falimentit financiar.

Ju lidhët me bashkëpunëtorët e krimit, familje të persekutuara denbabaden në Dibër, që për herë të parë na votuan ne se u kishte ardhur shpirti në majë të hundës nga ju. Familje që kishin bërë nga 300 vjet burg për shtëpi. Çfarë do t’u thoni?! Që nxjerrin para nga droga dhe krimi? E tha personalisht drejtuesi i partisë suaj.

Dua ta mbyll fjalën me çështjen e 1200 punëtorëve të Rafinerisë së naftës në Fier, që kanë ardhur tek dera e Kuvendit dhe dera ime, janë shtrirë në rrugë sepse nuk merrnin rrogat dhe dyqanet e bukës në atë zonë janë dëshmia më rrënqethëse për shkak të shfrytëzimit dhe dorëzimit të pasurisë publike në duart e e llumit kriminal financiar. Sot jemi shumë krenar që ata prindër sot janë në punë dhe marrin një më një çdo qindarkë nga rrogat e së kaluarës.”


Foto/ Rama dhe Noka përplasje të ashpër në Kuvend. Ja debatet...

Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka kanë debatuar ashpër në foltoren e Kuvendit sot, aq sa Garda e Republikës ka ndërhyrë duke krijuar një mur mbrojtjeje para Ramës.

Shkak u bë fjala e parë që Rama tha sapo shkeli në foltore, një replikër me ironi me ish-Kryeministrin Sali Berisha për një film të Hollivudit: “…aq i famshëm je bërë sa ke frymëzuar edhe Hollivudin!”

Ky shembull i sjellë nga Rama ka nxehur ish-ministrin Noka që ka kërkuar të mos përdorë fjalë të tillë për Berishën, të kërkojë falje, duke e etiketuar “halabak, njeri shkarravinash”.



Meta: Z. Noka, të lutem!

Flamur Noka: Harroje se mund të flasësh kështu në Kuvend, nxirreni ashtë halabakun!



Rama: Tani, nëse një figurë e politikës shqiptare, arrin të frymëzojë edhe Hollivudin, kjo është diçka që nuk mund të mbetet jashtë rrezes së vëmendjes dhe duhet të jetë patjetër që duhet mbajtur mend. Falë Saliut, i cili është bërë zëdhënësi ….Ja, e shikon, ti nuk e kupton, ai është krenar që ka shkuar në Hollivud.

Noka: Harroje se të lë të flasësh më, harroje seancën. Nuk vazhdon më ti.

Rama: Dëgjoje Robert De Niron, mos u merr, se nuk i kupton ti këto! Janë thella punët e Hollivudit, nuk i kupton ti këto!

Noka: (Proteston para foltores pa mikrofon)

Meta: Ju lutem, me radhë, me etikë!

Rama: Hollivudin nuk mund ta censurosh.

Meta: 5 minuta pushim.

Reagon Basha: Avioni i rrëzuar do merrte drogën e Bushit të Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me avionin e rrëzuar ditën e sotme në Ishëm të Durrësit. Me një deklaratë, Basha thotë se Karteli i Drogës së Ramës po punon çdo ditë në të gjitha rrugët.



Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

“Avioni i rënë sot në Ishëm është prova e re që tregon se Karteli i Drogës punon çdo ditë, pa ndërprerje, në të gjitha rrugët.

Mohimi nga Rama i denoncimit që bëri në parlament opozita, është përpjekje për të fshehur ngjarjen, për të fshehur të vërtetën e trafikut ajror të drogës.

Të gjitha të dhënat janë se avioni është porositur pikërisht nga Karteli i Drogës në zonën e Krujës, për të marrë drogën e Bushit të Ramës, që ka mbuluar gjithë zonën deri 2 kilometra larg Aeroportit të Rinasit ku siç kemi denoncuar me foto dhe fakte janë mbjellë mbi 50 mijë rrënjë.

Ky është realiteti. Kjo është Shqipëria e zhytur në drogë dhe narkotrafik në të gjitha format.

Ka ardhur koha që shqiptarët ta çlirojnë vendin nga sundimi i Kartelit të Drogës që shkatërron ekonominë, sjell krime, dhe vret votën e lirë.

#Shqiperia me mire pa Edi Ramen”.

Video/ Italiani u ul në një pistë prej 2 km për ulje avionësh. Krimet e rënda hetim për trafik droge

Zona ku është ulur avioni i italianit Guido Andrea Guidi, 69 vjeç është një fushë prej më shumë se 2 kilometrash e cila sipas gazetarëve që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ishte e bërë gati dhe e shtypur nga mjetet e rënda për ulje avionës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri. Ky i fundit mësohet se ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast do të hetohet për “trafik droge me avion”.

Gazetarët që kanë shkuar në vendin ku është ulur avioni kanë bërë të ditur se vendi ku avioni ka ngecur ishte i bërë gati për ulje mjetesh fluturuese, si avioni i italianit.



Zyrtare/ Aviacioni civil: Avioni nuk ka pasur leje për të fluturuar

Pas rrëzimit të avioni në Ishëm në Durrësit, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga drejtoria e Avionit Civil.

Këta të fundit, kanë bërë të ditur se, avioni nuk ka pasur asnjë leje për të fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare.

“Aviacioni Civil bën të ditur se, pas verifikimeve rezulton se, avioni që ka rënë në zonën e Ishmit nuk ka pasur leje”.




Nëna betohet para arkivolit të djalit: Do t'ia marr shpirtin kanibalit

Vrasja e Fabios duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të gjithë, sidomos për adoleshentët, që marrin zjarr menjëherë dhe i vuajnë pasojat për gjithë jetën. 18-vjeçari sot nuk jeton më, ai u vra nga një shok i tij për një femër, emri i të cilës u bë me dije sot, Megi.

Dhimbjen më të madhe për këtë humbje, po e vuan nëna e tij, Beta, e cila në një status në Facebook ka shprehur të gjithë vuajtjen që i ka shkaktuar kjo ngjarje e rëndë.

Ajo shprehet se nëse drejtësia nuk funksionon, do t'ja marrë shpirtin vrasësit të djalit të saj dhe këtë premtim e ka dhënë para arkivolit të 18-vjeçarit.



"Unë jam një nënë si nënat tuaja që mu fik drita e syve, të vetmin djalë që kisha në moshën kur ëndrrat zënë pjesën më të madhe në jetën e një fëmije të një adoleshenti. Por dora mizore e kriminelit ja mori shpirtin engjëllit tim e vrau mizorisht me plumb në zemër dhe për çfarë? Për një fjalë goje mua mu shua jeta e engjëllit tim.

Nëse ju si shtet, si polici, si qeveri nuk i jepni dënimin që meriton këtij barbari kanibali çnjerëzor, unë kam besim që do ta bëni, unë nëna e tij i premtova para arkivolit që do t'ja marr shpirtin ashtu siç bëri ai me fëmijën dhe engjëllin tim të vetëm.

Jeni baballarë, keni fëmijë, jeni nëna e dini shumë mirë se çdo të thotë fëmijë dhe duhet të marrë fund nxjerrja e vrasësve me një raport si i paaftë mendor o me një gjykim minoren.

Vrasësi është dhe mbetet i tillë. Ndaj ju bëj thirrje që të vendosni drejtësi për engjëllin tim që vetëm buzëqeshje dhe mirësi u dhuronte të gjithëve. Duhet të ketë shtet që të mos ketë më vetëgjyqësi.

Ky është apeli i një nënë që do drejtësi për dritën e vetme që u shua dhe që jeton vetëm për të vënë në vend gjakun e djalit, engjëllit, ajrit, jetës",- ka qenë ky statusi i fundit i nënës së 18-vjeçarit që u vra në Pogradec.

Ndërsa dje ajo ka shkruajtur një status prekës që bëri për vete shumë njerëz, të cilët dhe e kanë mbështetur me fjalë.



"Si u shove o bir, si më thave sytë o bir, si më le vetëm o bir. Si mbylle sytë o biri im. Kush të copëtoi zemrën me plumb o bir. Kush ishte Zoti o bir që nuk të mbrojti, po më thau shpirtin, që vetëm ti e ndriçoje, o bir".
Paloka- Ramës: Je kryeministri më legen! Bën si i fortë, por lag pantallonat
Në seancën e sotme në Kuvend që po vazhdon ende, ka pasur replika të forta edhe mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe kryeministrit Rama.

Paloka i është drejtuar Ramës me fjalët: “ik mor legen se s’ke burrëri të flasësh ballë për ballë por flet pas shpine. Se bën si i fortë, pastaj lag pantallonat dhe ikën me vrap. Je kryeministri më legen, më i paaftë që ka pas ndonjëherë ky vend".

Më pas kryeministri reagoi me shprehet e përsëritura ndaj Palokës, duke thënë se ai foli si dikush që sapo ka dalë nga lloto dhe ka humbur bastin.
Berisha: Avioni me drogë që ra sot në Durrës fluturon dy herë në javë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë të detaje sa i përket avionit të vogël tip Piper që u rrëzua në Ishëm të Durrësit mëngjesin e sotëm.

Duke folur nga foltorja e Parlamentit, Berisha theksoi se i njëjti avion që drejtohej nga një pilot italian 69-vjeçar, fluturon dy herë në javë në territorin shqiptar.

Sipas ish-Kryeministrit, avioni do të merrte drogën e qeveritarëve për ta trafikuar drejt Italisë.

“Kishte ardhë të merrte drogën e qeveritarëve. A dini ju që ai fluturon dy herë në javë në Ishëm? A i dini ju këto? Atëherë çfarë mbetet këtu për të thënë për Dibrën. Me asgjë s’mund të mbulosh implikimin e tij”,- theksoi Sali Berisha.


Patozi i penduar: Edhe PD-ja ka marrë vota me banda

Astrit Patozi bëri një deklaratë bombë në sallën e parlamentit kur tha se edhe partia e tij ka përdorur bandat në zgjedhje për të blerë vota, ndërsa në fjalën e tij ai u duk i penduar për këtë gjë, kur tha “kurrë mos u shijoftë ai shërbim”.



Patozi: Edhe opozita (PD) mund të ketë pasur flirtime sporadike me ndonjë bandë me ndonjë ashtu, ju e keni bërë disa herë. Cfarë ka qenë kjo marrëdhënie, kjo ka qenë shkelje syri ndaj një banditi të caktuar që merrte një kockë për shërbimin e caktuar që bënte në zgjedhje, që kurrë mos u shijoftë ai shërbim dhe secili shikonte punën e vet.

Risia që solli ky (Rama) në Shqipëri, bandat nuk i la te oborri, por i mori i bëri partner, i futi në qeveri i solli në Parlament, ndaj kemi përfunduar në këtë pikë, nesër mund të shkojë edhe në 700 euro një votë se kjo qeveri e ka vendosur ta shkatërrojë institucionin e votës.

(Në sallë hyn Berisha)

Rama: “Hajde Sali se ta mori Astriti vendin, po mos ki merak se foli njësoj si ty, ai tha jam njeri i lirë por lirinë e tij e mat ti me kilometrazh”. Vota në Dibër u shit nga 70­-100 euro.

Patozi: Kjo mazhorancë e ka asgjësuar institucionin e zgjedhjeve që kur erdhi në pushtet. Keni një meritë, keni rritur çmimin e votës, se në Korcë me 20 mijë lekë, në Dibër me 70 deri në 100 euro. Po ca ndodhi me këtë popull, u bënë më lakmitar këta njerëz që u rrit cmimi? Jo, i njëjti popull ishte, ajo që ka ndodhur është se qeveria dhe bandat janë më dorëlëshuar se kanë vjedhur shumë edhe mund t’i dhjetëfishojnë, me një vendim që merret në Tiranë.

Edhe opozita ka faj për humbjen në Dibër.

S’mund të them se është krenari të humbësh disa zgjedhje resht dhe të thuash që m’i vodhën, u shitën, kam parasysh që edhe opozita ka përgjegjësinë e saj, por une e tregoj gishtin te qeveria se jo se jam anëtar i PD, opozitës, por mbaj mend një skec që thoshte që s’ka më shumë përgjegjësi ai që s’ruan dot lopën se ai që e vjedh.

Meraku im s’është Dibra fare, me gjithë respektin që kam, meraku im është ca do ndodhë pas një viti kur për mandatin e Rremës u hodh kaq shumë lek dhe u shtuan kaq shumë vota, kur pas një viti s’është më në lojë karrigia e Rremës por e atyre këtu mbrapa, se ju s’keni ndonjë gjë për të marrë dhe për të dhënë.


Video/ Berisha përshëndet deputetët në Parlament me parodinë e Ismet Drishtit për Ramën

Sali Berisha pasi ka replikuar për disa orë sot në Parlament me Edi Ramën në fund e ka mbyllur me të qeshura.

Ai i ka vendosur kryeministrit këngën parodi të Ismet Drishtit dhe sigurisht që deputetët nuk kanë mundur të mbajnë të qeshurat, përfshi edhe ata të maxhorancës.
Avioni në Ishëm/ Shoqërohen 4 persona. Dëshmitarët: Toka e përshtatur si pistë së fundni

Prokuroria dhe policia ka shoqëruar 4 persona në lidhje me avionin e vogël që u rrëzua në Ishëm të Durrësit, që dyshohet se do të bënte trafik droge.

Mes të shoqëruarve është pronari i tokës ku u ul avioni që drejtohej nga piloti italian 69-vjeçar. Ky i fundit u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe nuk ka rrezik për jetën.

Pritet që edhe piloti të shoqërohet nga hetuesit, pavarësisht se paraprakisht ka deklaruar se u ul për shkak të një defekti teknik.

Dëshmitarë pranë vendngjarjes kanë deklaruar për “Report TV” se, vendi ku u ul avioni tip Piper është përshtatur për të krijuar një pistë, pasi më parë nuk ka qenë e tillë. Kjo ka shtuar dyshimet se pista e përshtatur ka lidhje me trafikun e mundshëm të drogës me avion.


Dëshmia e pilotit italian: Koha e bukur më shtyu të bëj xhiro, nuk isha nisur për Shqipëri

Policia e Durrësit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen që denoncoi Flamur Noka në Parlament. Sipas saj, avioni ka rënë në orën 08:45 në zonën e Ishmit dhe sipas dëshmisë së pilotit ka pësuar defekt. Avioni nuk ka patur ngarkese droge, thotë policia. Lidhur me faktin se pse nuk u bë më herët ky njoftim, policia thotë se “po kryheshin verifikimet”.

Më poshtë deklarata e plotë e policisë, bashkë me dëshminë e pilotit italian:

“Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në zonën e njohur si Godull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.

Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pesuar lëndime gjatë uljes.

Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.

Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.

Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det.

Në lartësinë 4000-5000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni.

Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes, avioni ka pësuar dëmtime.

Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.

Është njoftuar Prrokurori i gatshëm.

Gjate kontrollit ne brendesi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.

Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përrreth. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e rastit në fjalë”.


Detaje nga hetimi/ Beckenbauer mori para për organizimin e Botërorit
Të tjera detaje janë bërë të ditura orët e fundit lidhur me skandalin që ka përfshirë Franz Beckenbauer mbi organizimin e Botërorit të vitit 2006 nga Gjermania.

Sipas asaj që raporton Bild, Beckenabuer nuk ka punuar në mënyrë vullnetare për organizimin e këtij kompeticioni, ndryshe nga çfarë ka deklaruar sistematikisht në çdo konferencë shtypi, por është paguar në mënyrë të majme nga ana e Federatës Gjermane të Futbollit, transmeton “TCH”.

Raportohet se Beckenbauer ka përfituar 5.5 milionë euro si kryetar i komitetit organizator të turneut, madje DFB ka përfunduar dhe në telashe me tatimet prej tij, pasi shuma e Beckenbauerit fillimisht nuk është deklaruar dhe pas kontrollit të tatimorëve, Kaiseri është detyruar të kthejë mbrapsht 1.16 milionë euro, që sipas DFB janë paguar nga ana e tij në vitin 2011.

Pagesa e fshehtë për Beckenabuer mund të njollosë figurën e tij, pasi ish-kapiteni i Gjermanisë akuzohet gjithashtu dhe për evazion fiskal.




Foto-Video/ Tiranë, sherr me gurë dhe dru. Faturinoja lihet i gjakosur në asfalt

U tha se me rritjen e çmimit të biletave të urbanit, do të kishte shërbim më të mirë në transportin urban, por mesa duket është bërë më keq. Ndose zona e Kombinatit ka disa linja, përfshirë këtu "Sharrën", “Ndroqin” dhe “Kombinat-Kinostudio”, sërish ka vonesa dhe tejmbushje në urbane.

Përveç kësaj udhëtarët duhet të dëgjojnë edhe sharjet e shoferëve apo faturinove, të cilët në konkurrencë me njëri-tjetrin kanë arritur deri tek grushtet dhe përdorimi i armëve të ftohta.

Ditën e sotme faturinoja i linjës "Uzina Dinamo-Qendër Sharë" është rrahur keq nga shoferi dhe faturinoja i linjës së Ndroqit në zonën e "Ish-Parkut të Autobusëve".

Pasi e kanë goditur me grushte dhe dru, autobusi i Ndroqit është larguar, ndërsa në momentin që ka mbërritur policia, faturinoja është gjetur i shtrirë në asfalt me disa plagë në trup dhe gjak në fytyrë.

Një dëshmitar që ka qenë i pranishëm në momentin që ndodhi ngjarja tregon me detaje gjithçka.

"Përshëndetje Jeta Osh Qef! Tani sa e rrahën faturinon e linjës "Uzina Dinamo-Qendër Sharë" shoferi dhe faturino i linjës së Ndroqit. Arsyeja krejt absurde, pse merr ti njerëzit që janë në stacion, kur unë jam mbrapa teje. Madje e kanë goditur me dru faturinon.

E kanë goditur me dru dhe grushta faturinon disa vetë dhe janë larguar me shpejtësi siç duket nga pamja e largimit të autobusit. Sherri nisi në brendësi të autobusit dhe përfundoi me faturonin e shtrirë në asfalt. Faturion është personi qe ka dorën ne faqe sepse ka vendosur akull. Personi qe i ka hedhur doren ne qafe eshte shoferi i autobusit.

Dhe shoferi ka marr një goditje me mbas koke por ka vetem një plage te lehte sipefaqesore. Personi te cilit i eshte hedhur dora ne qafe është faturino ka ne faqen e majte ka vendosur akull sepse plaga i eshte enjtur shume.

Pata dhe nje komunikim me faturinon dhe me tha qe grushti i erdhi papritur sepse dikush ishte munduar te godiste shoferin me leve dhe ky kishte nderhyre per te shpëtuar shoferin ne momentin qe kishte kapur leven dikush e kishte goditur me grusht.

Ai tha se, nuk e pa se kush e goditi me grusht, u hutova sepse pashe qe donin te godisnin shoferin dhe i vajta ne ndihme", ka bërë me dije një dëshmitar që ka parë të gjithë rrjedhjen e ngjarjes.

Foto/ Peshonte 454 kg, mrekullia i ndodh femrës më të shëndoshë në botë

Para disa vitesh ajo ishte 454 kilogram, ndërsa sot ka forma të mrekullueshme! Bëhet fjalë për ish-femrën më të shëndoshë në botë, e cila ishte deformuar për shkak të peshës dhe qëndrimit të vazhdueshëm në të njëjtin pozicion.

Madje, ajo nuk ishte e zonja as të ngrihej nga krevati. Kështu, trupi i saj u bë plagë, derisa ajo vendosi t’i jepte lamtumirën kësaj mënyre të jetuari dhe iu nënshtrua kirurgjisë.

Sot kjo vajzë është një frymëzim për shumë njerëz që janë mbipeshë dhe është një ushtruese e rregullt e palestrës. Një histori që habit të gjithë njerëzit kur ajo ua rrëfen ndryshimin drastik.



Blushi: Në qiellin e Dibrës shndrin tre yje, Deliri, Saliri dhe Iliri
PD meriton fundin si një grup politik i pamotivuar dhe i pavotueshëm, shikojeni dhe sot nuk ka asnjë njeri në parlament. Ata kanë humbur dhe isha i bindur se do humbnin.

Unë i kam shijuar humbjet e PD-së sepse ajo meriton të humbi si një grup i pamotivuar. Ajo që më habit në Dibër nuk është humbja e PD por dhe fitorja e pamerituar e rilindjes.

Nuk kam parë asnjë nga ata që mbrojnë fitoren se dibra votoi reformat, apo takimin e Ramës me Mhogherinit apo punën e qeverisë.

Çfarë votoi Dibra?

Sipas PD aty janë blerë votat unë mendoj se kjo është e pamundur. Si ka mundësi që me kaq diferencë rilindja mundi njëkohësisht 3 kundërshtar PD dhe LSI-në që nuk ishte në fushatë dhe ato njerëz që ankohen pa fund? Ca magjie qe kjo qe nga 400 i bëri 4000 vota?

Njësoj sikur Milano që voton të djathtën të ngrihej një ditë të votonte të majtën!…

Të besosh se Dibra voton të majtën është njësoj sikur të besosh se grekët do të votonin Angela Merkel!…

Dibranët kanë votuar për qeverinë. Dibra tregoi se populli nuk do të votojë kundër qeverisë sepse do ta ketë mirë dhe kjo është bjerrje e qeverisë. Dibra sot është krahina më e varfër e Europës. Varfëria nuk i çoi dibranët në inat, por në frikë. Dhe ata besojnë se duke votuar kundër qeverisë mund të humbin edhe atë pak që kanë.

Varfëria e mban sot në këmbë regjimin e Erdoganit.

Dibra nuk mund të votonte për të arritur lirinë e vet duke e ditur se vetëm qeveritë mund ta zbusin mjerimin. Shqiptarët kanë kohë që mbrohen nga qeveritë e tyre duke i llastuar sepse kjo i jep pak më pak kokëcarje.

Dibra, si shembulli i pajtimit me të keqjen nga frika ka ndodhur edhe në vende të tjera. Dibra ndodh çdo ditë në Tiranë.

Sa maturantë janë djegur për shkak të paafësisë së Rilindjes për të refomruar arsimin?

Sa qyetarë të Tiranës janë neveritur kur panë sesi iu shemb simboli, stadium. Kush foli askush?

Mijëra turq dolën në shesh për të mbrojtur taksimin dhe dikush vdiq. Kush e bën këtë në Shqipëri? Askush!…

Në paralment parashikohet të votohet një ligj për plehrat dhe keni për ta parë që do të votohet. Do ta shikoni që ditën e parë do dalin disa në protesë, ditën e dytë më pak e dita e tretë asnjë.

Gjysma e opozitës nuk është në opozitë.

Deliri do të rritet. Nga PD besimi se mund të vijnë në pushtet do të pakësohet. Kur përdhunohesh ke një alibi. Siç kanë ardhur punët gjërat do të votojnë sipas manualit për mos e patur keq me qeverinë.

Në qiellin e Dibrës shëndrisin 3 yje, Deliri, Saliu dhe Iliri. Përsa kohë shqiptarët votojnë Delirin, Saliun dhe Ilirin do të vazhdojnë të mbrojnë manualin.

Faleminderit që më dëgjuat, pa zhurmë si gjithmonë.


Video+18/ Kap gruan në hotel lakuriq me dashnorin, burri bën atë që do bënte çdokush tjetër...

Dyshimet e tij u vërtetuan tërësisht kur ai hyri në një dhomë hoteli dhe kapi gruan e tij me një mashkull tjetër, të dy të zhveshur në shtrat.

Pasi u trondit nga ajo që pa dhe nisi të ulëriste reagimi i këtij burri është brenda çdo imagjinate të mundshme dhe ndoshta çdo mashkull këtë do të bënte nëse do të ndeshej me një situatë të tillë.

Ai është bërë mjaft i dhunshëm e ka nisur të rrahë bashkëshorten e tij si dhe dashnorin e saj.

Ai i ra ziles fillimisht dhe pasi pa atë skenë, iu turr dashnorit të gruas.

Edhe pse shoku i tij, i cili e shoqëronte, u mundua që ta ndalojë, çdo gjë ishte e kotë dhe pa asnjë vlerë. Shikoni videon më poshtë për të kuptuar reagimin e këtij burri ndaj dashnorit të gruas dhe gruas së tij.



Foto/ Ingrid Gjoni vjen më seksi se kurrë
Ingrid Gjoni është rikthyer më seksi se kurrë. Këngëtarja e famshme kishte disa kohë që nuk kishte dalë në pubklik, por së fundmi ajo është shfaqur me një projekt të ri, duke lançuar këngën më të re.

Ingridi ka publikuar në rrjetet sociale dhe një fotot tejet provokuese duke marrë menjëherë zemran e publikut, të cilët janë jot ë paktë që ndjekin hap pas hapi çdo publikim të këngëtares seksi.



Foto/ 18-vjeçaren e dëbojnë nga shkolla prej veshjes, reagimi i saj i habit të gjithë

Ju me siguri po luteni dhe shpresoni që të mos jetë e vërtetë mënyra sesi kjo vajzë mendon. Kur ishim në gjimnaz, vite më parë, nëse një vajzë vendoste një ndriçues të lehtë në buzë apo lyente sytë, ajo quhej jo e ndershme, ndërsa sot jo vetëm që nuk kanë etikë veshje, por edhe mendojnë se kjo është e drejtë.

Një adoleshente jashtë është kthyer në vajzën më të përfolur për shkak të veshjes së saj në shkollë. Ajo ishte veshur me rrjetë, e cila i mbulonte vetëm pjesët intime dhe kjo sipas saj ishte një liri veshje, që atë e bënte të ndihej mirë, ndaj dhe të tjerët nuk kishin se pse ta kritikonin.

Por, drejtuesit e shkollës nuk menduan të njëjtën gjë, ata e nisën vajzën në shtëpi, duke e paralajmëruar që të mos vinte në shkollë me veshje të tilla, ndryshe do të përjashtohej.

18-vjeçarja e hodhi foton e saj në Internet, duke kërkuar nga të gjitha vajzat që të veshin në shkollë çfarë ato të dëshirojnë, pasi sipas saj, shkolla nuk është kishë.

Por, komentuesit e kanë bombarduar, duke i shkruajtur të gjithë se është veshur si ku*vë dhe se kjo nuk është një prezantim për në shkollë.


Studimi+18/ Ja 5 pozicionet në seks që femrat i urrejnë në fshehtësi

Një studim tek 1200 femra zbuloi se, cilat janë 5 pozicionet në seks të cilat femrat i urrejnë. Sipas revistës "Men’s Health" që bëri edhe studimin në fjalë, rezultatet janë të papritura dhe të padëshiruara nga meshkujt.

Ja cilat janë këto 5 pozicione:


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   295   296   297   298   299   300   301   302   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish