Ja fjala e plotë e Bregut në mbledhjen e PD:
“Si ka mundësi që nuk shtuam asnjë votë në Dibër dhe i mori të gjitha Rama? Si ka mundësi që gjithë ai përqendrim atje nuk shtoi asnjë votë?
Nuk bëhet dasma me krushq. Krushqit përcillen me gëzim. Do vazhdojmë të themi na vranë, na vodhën dhe na blenë.
Ky është fatalizëm.
Duhet të flasim hapur me njëri-tjetrin se jemi në konfuzion total. A e di zoti kryetar që degët tona janë në zhbërje totale. Kanë tre vjet që bëjnë vetëm zgjedhje.
Janë të përçarë dhe të pamotivuar.
E dija boshllëkun që do linte ikja e Berishës. Por nuk kisha menduar kurrë që ne do të shkonim rrokopujë pas tre vitesh.
Dhe e fundit. Unë pyes veten çfarë mund të bëja unë më shumë. Pyeti të gjithë pse nuk bëjmë dot më shumë. Jemi të demotivuar nga ky konfuzion, nga mungesa e strategjisë.
Të vritesh për Noizyn dhe Stresin
Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ecin paralelisht me zhvillimin e kësaj muzike.
Të parët që do ta lidhnin pandashmërisht këtë zhanër muzikor me dhunën ishin dy repistët amerikanë, 2Pac Shakur dhe Notorius B.I.G. i pari i vrarë me 13 shtator 1996 në një atentat në Las Vegas, ndërsa i dyti, i akuzuar, por asnjëherë i provuar, si organizator i vrasjes së ish-shokut të tij, humbi jetën po në një atentat, në 9 mars 1997.
Por në Shqipëri, do të duheshin të kalonin vite që repi të formëzohej plotësisht dhe të arrinte në nivelet ku grupet të kishin konflikte, të cilat i tejkalonin ofendimet dhe sharjet në tekste këngësh.
Në fillim do te ishte Viktor Paloka ose siç njihet në art “Unikkatil”, i pari që do të sillte në shqip repin e ashpër dhe do të bënte për vete mijëra fansa. Por me daljen në skenë të Rigels Rajkut “Noizy”, Arkimed Lushës, “Stresi”, si dhe fuqizimin e “Babastars”, beteja për të tërhequr sa më shumë fansa u bë e ashpër.
Në tekstet e këngëve të tyre, gjenden fjalë ofenduese për kundërshtarët, gjë kjo që tërhqite pas vetes shumë të rinj. Por beteja vetëm në tekstet e këngëve, vijoi deri në vitin 2010, ku tashme fansat të frymëzuar nga këngët me tekste dhune, nisën betejën mes tyre.
Në prill të atij viti, Denis Dollapi, një mbështetës i Stresit dhe grupit të tij “Butuesi”, është qëlluar 11 herë me thikë, duke mbetur i plagosur rëndë, në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, pas një konflikt me mbështetësit e grupit rival OTR.
Por përgjigja nuk vonoi. Një muaj më vonë, në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Jetnis Dollapi, një mbështes i Stresit qëlloi me armë në drejtim të mbështësve të Noizyt. Ngjarje nga e cila mbeten të plagosur lehtë dy persona.
Pas këtyre ngjarjeve të rënda, konfliktet mes fansave u zhvendosën në rrjetet sociale. Nga ana tjetër anëtarët e “Babastars” dhe OTR nuk hezitonin që në intervista të ndryshme të thumbonin kundërshtarët, derisa ata u përplasën fizikisht në vitin 2012 në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Edhe pas asaj ngjarje, replikat në distancë kanë vijuar pa pushim, replika të cilat sollën dhe përplasjen e së martës, në qendër të Prishtinës.
Sekreti i superjahtit St. Princeshë Olga
Duke ndjekur postimet në rrjetet sociale nga personat me të njëjtën vendndodhje me një superjaht që besohet të kushtojë rreth 190 milionë dollarë, gazetarët investigativë të OCCRP dhe Novaya Gazeta arritën të bëjnë lidhje mes jetës luksoze të pronarit misterioz të jahtit dhe krahut të djathtë të Putin, Igor Sechin.
Në vitin 2013, “Oceanco”, një nga ndërtuesit kryesorë të jahteve në Holandë, lançoi një krijim të ri luksoz, një super-jaht 85 metra me emërtimin “Y708”.
Brendësia luksoze e jahtit u projektua nga firma e Alberto Pintos dhe pjesa e jashtme nga dizajneri rus Igor Lobanov. Jahti ka çdo komoditet të mundshëm: “Y708” mund të akomodojë deri në 14 të ftuar në shtatë suita, ka një kabinë VIP dhe tre kabina dyshe.
Nga brenda jahti është pajisur me një palestër, një spa dhe ashensor. Një pishinë në kuvertën e anijes mund të transformohet, nëse është e nevojshme në vend për t’u ulur një helikopter.
Pjesa e sipërme e kuvertës ka një xhakuzi të rrethuar nga divanë të bardhë ku të ftuarit mund të shtrihen për t’u qetësuar. Pasi Y708 u transportua te pronari i ri, identiteti i të cilit rrethohej nga misteri, emri i jahtit u ndryshua në St. Princeshë Olga.
Sot “St. Princeshë Olga” renditet në vendin e 72 të listës së jahteve më të mëdha të botës, sipas uebsajtit të superjahteve.
Emri i pronarit mbeti sekret për disa vite. Por gazetarët e Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar(OCCRP) dhe Novaya Gazeta, duke ndjekur udhëtimet e jahtit dhe duke i lidhur ato me postime në rrjetet sociale, besojnë se kanë identifikuar një pronar të mundshëm të mjetit lundrues.
Darth Vader i politikës ruse
Igor Sechin, 55 vjeç, konsiderohet si një nga burrat më të fuqishëm në Rusi, pas mikut të tij të vjetër dhe bosit, presidentit të federatës ruse, Vladimir Putin. Për shkak të karakterit të tij të ashpër dhe lidhjeve të ngushta me shërbimet sekrete, Sechin ndonjëherë i referohen mediat ruse dhe ato ndërkombëtare si Darth Vader.
Sechin ka punuar me Putin që prej fillimit të viteve 1990. Kur Putin u bë kreu i Komitetit për Çështjet me Jashtë në Zyrën e Kryebashkiakut të Shën Petersburgut në 1991, Sechin u caktua si shefi i stafit të tij. Ata u afruan.
“Kur u transferova në Moskë, [Sechin] në kërkoi ta merrja me vete. Dhe unë e mora”,- shkroi Putin në autobiografinë e tij, “First Person”.
Ishte e para e serive të lëvizjeve të koordinuara të karrierës, ku Sechin e ndoqi gjithnjë shefin. Nga 2004 në 2008, Sechin punoi si zëvendës shef i administratës së Putin. Kur Putin drejtoi qeverinë në 2008, Sechin u caktuar zv. kryeministër.
Që nga viti 2002, Sechin ka qenë krye oficeri ekzekutiv i Rosneft, gjigantit shtetëror rus të energjisë.
Princeshë Olga
Princeshë Olga mund të mos jetë vetëm një emër i zakonshëm.
Kur Sechin u divorcua nga gruaja e parë, Marina, emri i gruas së tij të re u mbajt një sekret i madh. Por në qershor 2016, agjencia ruse e lajmeve “life.ru” – që konsiderohet e afërt me Kremlinin – publikoi një video nga një festë private e mbajtur pas Forumit Ndërkombëtar Ekonomik në Shën Petersburg (SPIEF). Në atë festë, Sechin shoqërohej nga një grua e re dhe tërheqëse bionde.
Duke krahasuar fytyrën e gruas në video me llogaritë në median sociale, OCCRP gjeti profile të Olga Rozhkovas në Facebook dhe Instagram. Novaya Gazeta më vonë siguroi dokumente që provojë se në vitin 2011, Rozhkova ndryshoi mbiemrin në Sechina.
Sipas fotove nga rrjetet sociale, Olga Sechina e kalon shumicën e kohës së saj jashtë shtetit.
Që nga fillimi i vitit 2016, ajo ka vizituar Maldivet, Italinë, Vietnamin, Indinë, Gjermaninë dhe Francën. Por duket se vendet e saj të preferuara janë Italia dhe Franca, veçanërisht resortet luksoze në Sardenjë dhe Korsikë.
Në shumë nga këto foto, Sechina është në një jaht. Për shembull, më 27 gusht 2014, Sechina publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram nga një jaht, ku ajo shihet e ulur me mikeshën e saj në divane të bardhë pranë një xhakuzi.
Më 5 korrik 2015 Sechina publikoi një tjetër foto në Instagramin e saj ku shfaqet e ulur në një kuvertë pranë një pishine.
Më 1 gusht 2015, ajo publikoi një foto nga i njëjta kuvertë pranë të njëjtës pishinë.
Detajet e para në tre fotot – kuverta, pishina, xhakuzi, divanet dhe shezlongët – korrespondojnë me ato të para në jahtin St. Princeshë Olga.
Princess_Olga_graph2-01Foto të tjera të postuara në rrjetet sociale të Sechinës tregojnë se jahti që ajo përdor është i regjistruar në ishujt Kajman, bazuar nga flamuri.
Jahti St. Princeshë Olga gjithashtu i përket një kompanie nga ishujt Kajman, Serlio Shipping Ltd.
Përputhja e itinerareve
Ngjashmëritë në detaje strukture dhe arredimi nuk janë të vetmet prova se St Princess Olga është përdorur thuajse ekskluzivisht nga gruaja e Sechin. Duke krahasuar itineraret e jahtit me fotot e llogarive të Sechina dhe përdoruesve të tjerë, OCCRP dhe Novaya Gazeta gjeti shumë lidhje.
Për shembull, më 13 korrik, Sechina publikoi një foto të sajën me një mjet lundrues në Ibiza të Spanjës.
Tre ditë më herët, më 10 korrik, kompania Superior Design publikoi në faqen e vet të Facebook një foto të St. Princess Olga në Port Adriano, në ishujt Belarik pranë Ibizës.
Më 14 korrik, përdoruesja e Instagramit @carolfeith publikoi videon e të njëjtit jaht pranë ishujve belarik.
Vetëm një vit më parë, më 19 korrik 2015, Sechina publikoi një foto në Instagramin e saj nga Venecia e Italisë. Sistemet e gjurmimit të anijeve tregojnë se në të njëjtën datë, St. Princeshë Olga ishte në Venecia.
Shembujt shtrihen për disa vite. Më 4 maj 2015, Sechina publikoi një foto në Instagram nga Kapri, Itali. Edhe një herë, St. Princeshë Olga u gjurmua pranë ishullit të Kaprit në të njëjtën ditë. E njëjta gjë vlen edhe për Korsikën më 14 qershor 2014.
Princess-Olga_graph4-01Gazetarët nga OCCRP dhe Novaya Gazeta zbuluar gjashtë përputhje mes viti 2014 dhe 2016 kur itineraret e jahtit korrespondonin me udhëtimet e dokumentuara të Sechinas. Numri i fotove të jahtit të dukshme në postimet e Sechinës në rrjetet sociale gjatë asaj periudhe tregon se ajo po përdorte vazhdimisht St. Princeshë Olga.
Sa mund të kushtojë
Çmimi i saktë i “St. Princeshë Olga” nuk mund të përcaktohet. Çmimi i një jahti luksoz varet nga shumë gjëra, si për shembull nga mënyra sesi pjesa e jashtme e mjetit lundrues është ndërtuar apo se si janë dizenjuar pjesët e brendshme dhe mobiliet. Por anijet e gjatësisë dhe dizajnit të ngjashëm shiten për 190 milionë dollarë.
Vënia në punë e një superjahti është aq e shtrenjtë saqë e bën atë luks vetëm për më të pasurit e botës. Sipas Toëergate Insurance, kostot mesatare të një jahti përfshijnë rrogat e ekuipazhit, mirëmajtjen, sigurimin dhe tarifat portale. Kosto e karburantit shkon rreth 500 litra në orë ose thuajse 2000 dollarë/ora.
Studimi i Toëergate thotë se pronarët mund të paguajnë deri në 10 për qind të kostos fillestare të jahtit si kosto operacionale në vit. Sipas këtij vlerësimi, Princeshë Olga do të kushtonte plot 19 milionë dollarë në vit për të funksionuar.
Bashkëshorti i Sechinës, Igor është një nga menaxherët më të paguar në kompanitë shtetërore në Rusi. Vitin e shkuar BBC raportoi se bordi i drejtorëve të Rosneft miratoi një rrogë për Sechin që arrin deri në 11.8 milionë dollarë (përfshirë bonuset). Ai nuk i ka raportuar të ardhurat dhe pasuria e tij nuk njihet.
Është e pamundur të përcaktosh plotësisht nëse Sechin i ka paratë për të blerë dhe vënë në punës St. Princeshë Olga, por ka pak gjasa që të mbështetet veçanërisht në rrogat e tij të raportuar në BBC.
Është teorikisht e mundur të marrësh me qira vazhdimisht një jaht, megjithëse qiratë e super jahteve të gjatësive të ngjashme të pajisura si “St Princeshë Olga” fillojnë nga 1 milion dollarë java.
Në një letër për Novaya Gazeta, një përfaqësues i Rosnef tha se kompania “nuk beson se është e mundur t’i përgjigjet pyetjeve për jetën dhe pronën private të punonjësve të saj”.
Përfaqësuesi gjithashtu paralajmëroi se ata që ishin të përfshirë në “mbledhjen dhe përdorimin e paligjshëm të informacionit të paverifikuar mund të mbajnë përgjegjësi ligjore”.
“OCCRP” dhe “Novaya Gazeta” mblodhën informacion nga profilet e hapura për publikun në rrjetet sociale që u fshinë pasi gazetarët pyetën rreth përmbajtjes së tyre.
Përfaqësuesi gjithashtu tha se, sipas tij, “Novaya Gazeta” dhe “OCCRP” janë pjesë e një fushate denigruese kundrejt kompanisë, por nuk u shpreh se nga kush apo pse./Roman Anin/OCCRP/Novaya Gazeta/
Video/ Tërbohet çami në Dibër, i këndon Lul Bashës si Enverit
Fitorja e Muharrem Ramës në Dibër, më shumë se të gjithë, duket se ngazëlleu paritnë e çamëve, PDIU-në.
Në takimin falenderues për votat në favor të kandidatit socialist, edhe vetë Sadri Abazi nuk shpërtheu si herën e shkuar.
Krejt e kundërta ndodhi me përfaqësuesin e PDIU-së majë podiumit. Qamil Lata mbaroi fjalimin dhe u nis të ikë, por shumë shpejt u kujtua se diçka kishte harruar...
Shikoni si ia merr çami këngës në podium, ndërsa nuk dihet arsyeja e këtij hutimi(?)
Plagosja e Noizyt, arrestohet reperi Cozman
Për përplasjen me armë të ndodhur në Prishtinë pasditen e së martës, policia e Kosovës arrestoi Ylber Abdullahun, i njohur si reperi Cozman, vëllain e tij dhe një mik të afërt të tyre, shtetasin Albert Krasniqi.
Mësohet se këta persona kanë plagosur reperin nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur si Noizy.
Ngjarja ndodhi para një hoteli të njohur në kryeqytetin e Kosovës, duke ngjasuar më shumë me Amerikën e viteve ’80-’90, kur bandat e hip-hopit ishin në luftë me njëra-tjetrën.
Fillimisht dyshohet se konflikti ka nisur në hollin e hotelit, ku anëtarët e OTR janë përplasur me “Skivin”, një prej këngëtarëve të Babastars. Pas kësaj, ky i fundit ka njoftuar miqtë e tij, mes tyre dhe këngëtari Cozman.
Trilleri i Pogradecit/ Autori mori hak pasi doli nga koma, rrëfen si e vrau 18-vjeçarin në lokal
Një ditë pas krimit në Pogradec, autori ka pranuar se ka qenë ai që e ka ekzekutuar me armë 17-vjecarin Fabio Hilën.
Autori Fabian Muçllari ka treguar detaje nga gjithë sa ndodhi dje në një lokal në Pogradec, finalizuar me vdekjen e adoleshentit.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ai ka thënë se armën e krimit e mbante të groposur në një vend jashtë shtëpisë dhe dje, pas sherrit e nxori që aty dhe e mori me vete.
Ai tregon se me Fabion ishin zënë për një femër në Facebook dhe më pas edhe në telefon. Sherri i fundit ishte bërë në telefon, ku u shanë me fjalë fyese.
“Mora armën dhe shkova i vetëm në lokalin ku ishte ai dhe e vrava”,- ka thënë autori.
Autori mori hak pasi doli nga koma
“Abcneës” shkruan se, autori kishte marrë hak pasi doli nga koma.
Adoleshentët ishin rrahur dy muaj më parë dhe autori i djeshëm kishte përfunduar në spital në Tiranë. Autori i vrasjes se Fabio Hiles ka qenë i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të një plage në kokë pas sherrit dy muaj më parë me viktimën e së martës.
Ditët e para Fabian Muçllari ra në koma, por më pas gjendja e tij erdhi në përmirësim. Dy të rinjtë ishin zënë për një vajzë në ambjentet jashtë një diskoje në Pogradec.
Atë kohë Fabio i kërkoi 18-vjeçarit nga Vërdova të mos i ngacmonte kushërirën e tij në Facebook.
Kërcënimet u pasuan edhe me goditje me dru në kokë dhe Muçllari përfundoi në spital.
Policia nuk e rregjistroi këtë ngjarje, e cila do të pasohej me hakmarrjen e frikëshme të martën në qendër të qytetit të Pogradecit.
LSI nuk punoi në Dibër? Paralajmërimi i Ramës për deputetët e tij
Kryeministri Rama u kërkoi deputetëve të tij që të mos krijojnë asnjë rezervë apo pakënaqësi me aleatët e koalicionit qeverisës. Në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar socialist pas pushimeve verore, tema kryesore e saj ishin zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës dhe fitorja e së majtës në të.
“Nisur nga bashkëpunimi brenda koalicionit që pamë në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës, por edhe nga ndonjë deklaratë të ndonjë deputeti për aleatët tanë, dua që të mos shfaqni asnjë rezervë, pakënaqësi ndaj asnjë partie aleate.
Koalicioni është i qëndrueshëm dhe po funksionon”,- mësohet t’u jetë drejtuar Kryeministri Rama deputetëve të tij në mbledhjen e djeshme, e cila nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta, shkruan “Panorama”.
Një ditë pas daljes së rezultatit për këtë bashki, kreu socialist u ka kërkuar deputetëve të tij që të jenë të kujdesshëm dhe jo euforikë në leximin e këtij rezultati.
“Më vijnë mesazhe nga baza se mund të kishim fituar edhe të vetëm, por ne nuk duhet të kalojmë në eufori. Kjo në rang kombëtar nuk do të thotë asgjë për ne, sepse ajo ishte një garë lokale për të zgjedhur një administrator të zotin dhe me integritet moral në këtë bashki. Ne e kishim këtë kandidat dhe ai na ndihmoi që të dilnim fitues”,- mësohet të jetë shprehur kryetari i Partisë Socialiste para deputetëve të tij.
Ai ka falënderuar të gjithë deputetët që u angazhuan në këtë fushatë, veçanërisht koordinatorin e këtij qarku Damian Gjiknurin, por edhe kryetaren e Gruas socialiste, Olta Xhaçka, sekretaren e kryesisë për çështjet elektorale, Blerina Gjylameti dhe sekretaren për çështjet e rinisë, Elisa Spiropali.
Kryeministri Rama i kërkoi Gjiknurit që, meqenëse ka qenë vazhdimisht në terren dhe ka dëgjuar nga afër të gjitha shqetësimet e dibranëve, të përgatisë një memo me të gjitha problematikat e zonës.
Nga ana e tij, kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, falënderoi një për një deputetët që u angazhuan për monitorimin nga afër të zgjedhjeve në Dibër, duke filluar nga deputetët e qarkut të Dibrës, Sadri Abazi, Ulsi Manja, Rakip Suli dhe Shkëlqim Cani, por edhe deputetët nga zonat e tjera si nënkryetarin e Grupit, Taulant Balla, deputetët Artan Gaçi, Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, Arben Çuko.
REAGIMI
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit në Bashkinë e Dibrës, Kryeministri Rama përmes një statusi në “Facebook” i cilësoi fukarallëk fjalët dhe akuzat për këtë rezultat.
“Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës! I falënderoj me gjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama”, shkruan Rama. Për kreun e qeverisë, vota e djeshme e dibranëve është një detyrim i tij ndaj banorëve të kësaj bashkie.
“Dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve. Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot!”,- shkruan Rama./Panorama/
Video/ Frikë në Shkup, një burrë sulmon njerëzit në rrugë
Në rrjetet sociale u shfaq video nga një njeri i cili përhap frikë dhe panik në qendër të Shkupit. Sipas përshkrimit të videos, bëhet fjalë për një burrë i cili është incizuar se si sulmon vajza dhe gra në qendër të qytetit.
Në momentin kur është bërë videoja, ai lëvizte nëpër rrugën “Maqedonia” me akullore në dorë, dhe sulmon gra dhe vajza, në mes të ditës, kur ka frekuencë më të madhe të njerëzve.
Video/ ‘Associated Press’: Çfarë ndodhi në Tiranë më 14 shtator ‘98
Ngjarjet e 14 shtatorit 1998 janë një tjetër njollë e errët në historinë e Shqipërisë pas rënies së komunizmit.
Dy ditë pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari, njerëz të armatosur sulmuan institucionet, përfshi edhe Radio Televizionin Shqiptar.
Video më poshtë e agjensisë “Assoiciated Press” tregon se çfarë ka ndodhur atë ditë.
Shikoni videon:
Foto/ Plas gallata në rrjet, ja si e përshkruajnë grushtin e Noizyt ndaj Cozman
Përleshja mes Noizyt dhe Cozmanit bëri bujë të madhe dhe u përmend gjerë e gjatë kudo. Pati nga ata që e dënonin këtë përleshje, por kryesisht shumë njerëz u tallën me këtë ngjarje.
Në rrjetet sociale plasi gallata, por edhe në biseda private mes shokësh.
Një rast i tillë është më poshtë, ku një nga djemtë e quan grushtin e Noizyt një grusht 6.3 ballësh.
Borxhi i jashtëm bruto rritet në 7.88 miliardë euro
Rritja e shpejtë e huamarrjeve nga qeveria sollën detyrime shtesë të ekonomisë shqiptare ndaj të huajve ndërkohë që borxhi privat pësoi një rritje minimale.
Nga Gjergj Erebara
Borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë u rrit në 7,88 miliardë euro në tremujorin e dytë 2016 me një rritje prej 651 milionë eurosh ose 9 për qind në krahasim me një vit më parë. Rritja e borxhit të jashtëm bruto i dedikohet veçanërisht rritjes së huamarrjes nga jashtë nga ana e qeverisë qendrore ndërkohë që detyrimet e bankës qendrore janë ulur ndërsa detyrimet e krijuara nga sektori privat si bankat dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta kanë pësuar një rritje të vogël.
Të dhënat e përpiluara nga Banka e Shqipërisë dhe të publikuara si seri kohore me titull “Stoku i Borxhit të Jashtëm Bruto” si përkufizim përfshin detyrimet kontraktuale të subjekteve rezidente në Shqipëri kundrejt subjekteve jorezidente. Seria kohore e Bankës së Shqipërisë fillon nga viti 2012 dhe përditësohet çdo tre muaj.
Qeveria udhëheq detyrimet e Shqipërisë gjatë botës ndërsa borxhi i saj i jashtëm është rritur me shpejtësi përgjatë viteve të fundit bashkë me rritjen e përgjithshme të borxhit publik.
Kështu, në fund të vitit 2012, stoku i borxhit të jashtëm të qeverisë qe 2.22 miliardë euro ndërsa në vitin 2013 borxhi u rrit në 2.29 miliardë euro. Marrëveshjet e kredive të qeverisë aktuale me institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN sollën rritjen e shpejtë të borxhit të jashtëm gjatë tri viteve të fundit.
Në fund të vitit 2014 borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit në 2.65 miliardë euro ndërsa në fund të vitit 2015 borxhi u rrit më tej në 3.29 miliardë euro. Vetëm gjatë 12 muajve deri në qershor 2016, stoku i borxhit të jashtëm bruto të qeverisë u rrit me 549 milionë euro ose 20%.
Borxhi i jashtëm bruto ndahet në pesë nënkategori në raportin e Bankës së Shqipërisë: Borxhi i qeverisë së përgjithshme, borxhi i bankës qendrore, borxhi i bankave, borxhi i sektorëve të tjerë dhe borxhi i krijuar nga investimet e huaja të drejtpërdrejta.
Ndryshimet në stokun e borxhit te kategoritë e tjera qenë relativisht të vogla në krahasim me rritjen e shpejtë të borxhit të qeverisë qendrore.
Kështu, detyrimet e korporatave depozituese nuk pësuan ndryshime gjatë 12 muajve të fundit ndërsa detyrimet e lidhura me investimet e huaja të drejtpërdrejta u rritën me 134 milionë euro në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me një vit më parë.
Statistikat e borxhit të jashtëm bruto mbahen me synimin për të mbajtur nën kontroll rrezikun që vendi të përballet me tërheqje të papritur të këtyre detyrimeve dhe rrjedhimisht, me krizë të bilancit të pagesave, si dhe për të pasur mundësi që të matet produktiviteti i përdorimit të financimeve të huaja për të realizuar rritje ekonomike në Shqipëri.
Video/ Gjoba vetëm qytetarëve, shihni shoferin e ministrit Tahiri...
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 943 gjoba ndaj qytetarëve për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjoba për këtë shkelje, me ndryshimet e reja rrugore shkon deri në 15 mijë lekë të reja.
Por ndërkohë, shoferi dhe truproja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, lëvizin pa rrip sigurimi dhe askush nuk i gjobit.
“Lapsi.al” sjell një video ku shihen qartë shoferi dhe truproja i Tahirit, pa rrip sigurimi. Në makinë ndodhej edhe ministri, i cili ndoshta ishte edhe vetë pa rrip sigurimi.
Ironia është se video është filmuar sot kur ministri po shkonte në një aktivitet që do të fliste pikërisht për gjobat.
Shihni pamjet!
Video/ Gjoba për rripin e sigurimit? Ja dy standardet e Tahirit
Video më poshtë është publikuar nga Ministria e Brendshme. Është fjala e ministrit Tahiri sot për çështjen e gjobave pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Rrugor.
Për rripin e sigurimit parashikohet gjobë deri në 150 mijë lekë të vjetra. “Rripi i sigurimit nuk tolerohet më si opsion, por detyrim absolut”,- ka thënë Tahiri.
Ndërkohë video tjetër e “Lapsi.al” tregon sesa “detyrim absolut” është rripi i sgurimit për shoferin dhe truprojën e Tahirit, madje edhe për vetë ministrin.
Policia "bën kërdinë", 923 gjoba për rripin e sigurimit
Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit është hedhur në aksion megoditje të përqendruar.
Vijon zbatimi me rigorozitet i nenit 170 te Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky Nen i Kodit Rrugor.
Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 923 qytetarë për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu po gjatë ditës së djeshme datë 13.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.473 masa administrative.
Janë arrestuar 2 drejtues mjeti të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 3 drejtues mjeti në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 14 Leje Drejtimi, nga këto 2 për alkool, 1 për shpejtësi dhe 11 për shkelje të ndryshme.
Janë vendosur 27 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
43 masa për perdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170 por për të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Rrjedhin emailet/ Hillary Clinton nuk mund të ngjitet në podium
Shëndeti i kandidates demokrate Hillary Clinton është në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve, pasi ajo u diagnostifikua zyrtarisht me pneumoni. Një email i Colin Powell, që ka rrjedhur dhe është publikuar nga faqja “DCLeaks.com”, përmendet senatori demokrat Sheldon Whitehouse që ka informuar një donator demokrat se shëndeti i Hillaryt është aq keq saqë ajo nuk mund të hedhë këmbët për t’u ngjitur në podium.
Në email thuhet gjithashtu se kandidatja demokrate nuk gëzon aspak shëndet të mirë. Ky email privat i Colin Powell është dërguar në 14 mars të vitit 2015, gjë që tregon se ky shqetësim është mbajtur i fshehtë prej më shumë se 1 viti.
Diskutimet për shëndetin e Clinton kanë forcuar akoma më tepër pozitat e rivalit të saj Donald Trump, pasi stafi i këtij të fundit kishte paralajmëruar kohë më parë se Clinton nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Video/ Tiranë, shikoni "vrasësin" që rrezikon jetën tonë çdo ditë
Kush e shkakton ndotjen në Tiranë? Mjafton të shikoni këto pamje, të cilat janë kapur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një urban i kryeqytetit ka nervozuar shumë qytetarë me tymin që ka shkaktuar.
"E pabesueshme si Bashkia i lejon këto autobusë në qarkullim. Ndotje ambienti dhe burim aksidenti",- thotë një qytetar.
Por, nuk ka qenë i vetmi që ka reaguar ndaj kësaj situatë, pranë redaksisë sonë kanë ardhur edhe shumë ankesa të tjera, foto dhe video që tregojnë ndotjen e tmerrshme që ka shkaktuar ky urban.
"Përshëndetje, unë kam një makinë benzinë edhe tmerri jonë është bërë kolaudimi për shkak të ndoitjes,k por nuk e di çfarë mund ta quajnë këtë",- ironizon dikush tjetër.
Kodet sekrete të heroinës/ Ja si shpërndahet droga në Tiranë
Foto+16/ Çmendet gjyshja, ja çfarë bën për t’u dukur seksi para dashnorit
Një gjyshe britanike i është nënshtruar masave te rrepta për t’u dukur seksi para dashnorit të saj.
Sharon Perkins pasi bëri disa operacione për zmadhimin e gjoksit dhe heqjen e dhjamit, tashmë mban një korse 12 orë në ditë për të ngushtuar belin e saj.
Tashmë ajo ka një bel 60 cm dhe një gjoks gjigand, por ende do të ndryshojë.
50-vjeçarja i ka vënë si qëllim vetes të ngushtojë belin në 55 cm deri në ditën e dasmës.
I dashuri i saj thotë se është i lumtur me ndryshimet që ajo po bën.
Papa Françesku: Vrasja në emër të Zotit është satanike
Papa Françesku ka denoncuar të mërkurën vrasjet në emër të Zotit, si satanike, gjatë një meshe të mbajtur në nderim të priftit francez Jacques Hamel, fytin e të cilit e patën prerë xhihadistët në korrik, shkruan AFP.
“Vrasja në emër të Zotit është satanike”, tha ai në fjalimin e tij, ku morën pjesë rreth 80 pelegrinë nga pjesa veriore e Francës, Rouen, ku edhe ndodhi sulmi ndaj priftit Hamel.
“Ai ishte një martir”,- tha Papa Françesu për Hamel, duke e përshkruar atë si një njëri të mirë e të butë, i cili ishte vrarë si një kriminel.
“Sa mirë do të ishte nëse të gjitha besimet fetare të deklarojnë se vrasja në emër të Perëndisë ishte satanike”,- tha Papa Françesku.
Foto/ Helga, modelja seksi që çmendet pas James Rodriguez
Lidhjet e futbollistëve me modele janë të shumtë, por për lojtarin kolumbian të Realit të Madridit, James Rodriguez, nuk ka ndodhur një gjë e tillë, pasi prej 5 vjetësh, edhe pse aktualisht ai është në moshën 25 vjeçare, është martuar me Daniela Ospina-n.
Megjithatë, edhe ylli kolumbian nuk mund të mos binte në syrin e modeleve edhe pse i martuar.
Bashkëshortja e tij mori një mesazh që me siguri do ta alarmojë, por do ta bëjë edhe më të kujdesshme në të ardhmen. Mesfushori i Realit të Madridit, me të cilin ka vendosur unazë prej shumë vitesh, ka një fanse të zjarrtë në Kolumbi.
Bëhet fjalë për modelen Helga Lovekaty, e cila nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për talentin kolumbian. Ajo shprehet shpesh herë se nuk humbet asnjë ndeshje të Realit të Madridit, pasi James është idhulli i saj. Daniela është e paralajmëruar.
15/09/2016/...........................................
Piloti italian i rrëzuar në Ishëm, i akuzuar në Itali për korrupsion
Guido Andrea Guidi, piloti italian 69 vjeç që ra në grykëderdhjen e lumit Ishëm rezulton person me probleme me drejtësinë në Itali. “Lapsi.al” siguroi një dokument të Gjykatës së Lartë, të 23 tetorit 2013.
Guido Adrea Guidi së bashku me shtetasin E.R. akuzohen për nxitje në korrupsion. Ata, thuhet në dokument, i kanë premtuar të holla një këshilltari teknik të prokurorisë për të plotësuar një dokument fals konsulence.
Guido Guidi Andrea, ka lindur në Milano më 24 nëntor 1947 shkoi përpara drejtësisë për dhënien e një shume parash, për një aksident ajror të ndodhur në aeroportin Linate të Milanos.
“Në mënyrë të veçantë, historia e rastit në fjalë e ka origjinën nga një aksident ajror, që ndodhi më 1 qershor 2003, në hapësirën e aeroportin Milano Linate, përplasjen e një me avioni të kompanisë EUROJET me një depo industriale që shkaktoi vdekjen e pilotit dhe të bashkëpilotit”,- thuhet në dokumentin e siguruar nga “Lapsi.al”.
Gjatë hetimeve paraprake Prokuroria caktoi një konsulent teknik. Një koleg i tij, Corrado S, inspector në Enac Milano dhe i punësuar pranë kontrollit operativ të Eurojet, e takoi konsulentin dhe i premtoi një shumë të madhe parash në shkëmbim të hartimit të një raporti në favor të kompanisë ajrore.
Hetimet nxorrën se në këtë aferë ishte përfshirë edhe Guido Andrea Guidi dhe E.R, (ortakë të kompanisë ajrore).
Misteri ku është mjekuar piloti i avionit që ra në Ishëm
Spitali i Durrësit mohoi që në këtë spital të ketë ardhur për ndihmë mjekësore, piloti italian 69 vjeçar Guido Andrea Guidi që u rrëzua me avionin e tij Piper sot në Ishëm të Durrësit.
Deklarata kontradiktore ka ardhur pas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme në orën 12:54 ku thuhej se se “piloti po dërgohet në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime”.
Piloti vetë deklaroi pas aksidentit se kishte synime turistike, ndërkohë që lajmi ishte përhapur më herët, nga salla e Kuvendit, ku ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka deklaroi se një avion me hashash sapo kishte rënë në Durrës.
Zyrtarisht, MPJ e deklaroi 4 orë me vonesë se në mëngjes, “rreth orës 8:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.
Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pësuar lëndime gjatë uljes.
Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç. Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det.
Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni. Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime.
Piloti po dërgohet në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime.
Është njoftuar Prokurori i gatshëm.
Gjatë kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përrreth. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e rastit në fjalë”,- përfundon njoftimi.
Lere flamurin te tundi flamurin, se para tele dhe Flamurit une te zgjedh ty 100 here ne 100.
Prandaj sinqerisht ta them mos e tund shkopin e flamurit.
Foto/ Momenti i shoqërimit të pilotit italian nga policia
Ky është momenti i shoqërimit nga hetuesit dhe policia i pilotit italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me avion në Ishëm të Durrësit mesditën e sotme. 69-vjeçari ka dhënë shpjegimet e para te hetuesit, duke thënë se pati një defekt në avion prandaj u ul në atë vend.
Prokuroria e Krimeve të Rënda po merret me këtë çështje dhe dyshon se bëhet fjalë për trafik droge.
Vendi ku është ulur avioni të jep përshtypjen e një piste, pasi është i shkelur me mjete të rënda.
Prokurori Përparim Kulluri ndodhet në vendin e ngjarjes, duke marrë dëshminë e pilotit italian. Kjo ngjarje ka shkaktuar debat të madh edhe në Kuvend.
Opozita akuzon qeverinë për trafik droge. Shihni më poshtë fotot ekskluzive të “Lapsi.al” nga momenti i shoqërimit të avionit.
Foto/ Ja piloti italian dhe avioni i tij që u rrëzua në Ishëm
Këto janë fotot e para që kanë mbërritur nga Ishmi i Durrësit ku mëngjesin e sotëm u rrëzua një avion i vogël i modelit “Piper” me shenjat identifikuese “I-ESSE”.
Në pamje duket piloti italian Guido Andrea Guidi, 69 vjeç, i dënuar në Itali për korrupsion, në vendin e ngjarjes ku ka rënë avioni.
Ai është i shoqëruar nga policia e cila ka nisur hetimet.
Rama rreplikon me Topallin: Mos e tund shkopin e flamurit...
Kryeministri Edi Rama pas sherrit me Flamur Nokën, nuk ka ndejtur pa rreplikuar edhe me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Rama bëri edhe ai një “bilanc” të të dhënave krahasimore, të raporteve te Departamentit Amerikan të Shtetit, identike me ato që lexoi 2 orë më parë ministri Saimir Tahiri.
“Kemi këtu raportin e amerikanëve dhe jo të policisë shqiptare, të asaj fuqie që kryeministrat që kultivojnë drogë i merr me helikopter dhe i degdis tutje! Kemi raportin pozitiv të amerikanëve që luftojnë drogën në të gjithë planetin!”,- tha Rama.
Acaruese për të ishte deputetja Jozefina Topalli, që tundte, ndërkohë që fliste Rama, foton e aeroplanit të rrëzuar në Ishëm.
“Tundja këtë foto ambasadorit amerikan, Jozefinë!” e ironizoi Rama.
Më tej Rama vijoi me batutat: “Jozefin, lëre Flamurin të tundi flamurin, se para teje dhe Flamurit unë të zgjedh ty 100 herë në 100.
Prandaj sinqerisht ta them, mos e tund shkopin e flamurit”.
Do'stlaringiz bilan baham: |