Deklarata e plotë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha:
“Pyetja që duhet të shtrojë sot çdo shqiptar është pse ndryshuan gjërat në tre vjet dhe ata shqiptarë që ishin dje heronj, sot janë sharlantë. Data Open Albania ka publikuar një tender për djegien e plehrave, tender ende pa u futur në fuqi ligji.
Qëndrimi i PD është i qartë: Ne jemi kundër importit të çdo mbetjeje. Çështja e plehrave nuk është më në vullnetin e qeverisë. Nuk ka qënë. Çështja e plehrave nuk është më çështje që duhet të vendosë qeveria, por populli. Të gjithë kushtet ekonomike, politike, tregojnë se importi është i rrezikshëm dhe bën të futen në Shqipëri plehra të rrezikshme.
Në Shqipëri ka kriminalizim dhe qeveria nuk siguron dot as cilësinë e produkteve ushqimore që importon. Vendet fqinje kanë një emergjencë me mbetjet dhe me miratimin e këtij ligji Shqipëria është kthyer në një shënjestër të atyre që duan të sjellin këtu plehrat.
Ndaj rruga kryesore është ndalimi i importit të plehrave ndaj ne do të bëjmë gjithçka që të mbyllet kjo çështje njëherë e përgjithmonë.
Të kërkojmë nga Presidenti, mosratifikimin e ligjit; të bëjmë përpjekje në Kuvend dhe të krijojmë mundësi qytetarëve për t’u shprehur.
Po ashtu, ne do të ushtrojmë të drejtën tonë që t’i kërkojmë Kuvendit të drejtën e referendumit.
Duam të bëjmë një sqarim të rëndësishëm: BE vendos standartet për plehrat por jo kushte që një vend duhet të marrë plehra nga vende të tjera. Kjo është një gënjeshtër. Ndaj vendimet dhe ligjet e mirataura në fshehtësi bëhen vetëm për interesa korrupsiove dhe kjo është arsyeja e vendimit të tij.
Nuk kemi gjë me ricikluesit shqiptarë. Atyre iu ra në qafë padrejtësisht, por ligji nuk po vjen për ju, por për interesa mafioze të Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit si dhe mafies ndërkombëtare të plehrave.
Nuk është problemi që këta po sjellin një shkallë më të mirë menaxhimi mbetjesh, por a do të djegin aty dhe mbetje që importohen? Apo do të mbyllin syrin dhe veshin siç bënë kur hyri makina e blinduar e Emilajno Shullazit nga Durrësi apo kamionët me drogë?! Ky është problemi”.
Meta: Integrimi shkon përtej çdo axhende të ngushtë partiake
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Shkollës Verore Evropiane, e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian
Të ftuar në këtë aktivitet ishin edhe kreu i Delegacionit të BE në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin, Raporteri për Shqipërinë në PE, z. Knut Fleckestein dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB, z. Brian J Williams.
Meta tha ndër të tjera se “çdo çështje që lidhet me integrimin evropian, shkon përtej çdo interesi apo axhende të ngushtë partiake.
Miratimi me konsensus i paketës kushtetuese për reformën në drejtësi gjatë muajit korrik është ndoshta dëshmia më e qartë e rëndësisë që përfaqëson bashkëpunimi politik dhe arritja e konsensusit për të garantuar e legjitimitetit e proceseve dhe reformave.
Ndaj përfitoj nga rasti të theksoj se në kuadër të kësaj reforme mjaft të rëndësishme që ne kemi ndërmarrë, dhe për të cilën jemi angazhuar, ashtu si edhe për reforma të tjera që i shërbejnë zhvillimit dhe transformimit të vendit, kryefjala jonë si politikanë duhet të mbetet bashkëpunimi konstrukti dhe dialogu për të garantuar cilësinë e duhur të reformave”.
Video/ Flet polici i plagosur në Kamëz: Nga goditja, furgoni u rrotullua 2 herë
“Ishim duke patrulluar kur na përplasën…”. Kështu shprehen Besim Voja dhe Neil Hoxha, dy kolegët e policit të ndjerë Ervin Haxhia që u aksidentuar mbrëmjen e së dielës nga një i ri udhëtonte me shpejtësi.
Efektivët ishin duke përfunduar shërbimin, por gjysëm ore para se turni tjetër të merrte detyrën, ndodhi e paimagjinueshmja.
“Nuk e kuptuam, humbëm ndjenjat. Gjysëm ore para se të linim shërbimin na goditi makina me fuqi”,- thanë Voja dhe Hoxha.
Të dy policët ndodhen të shtruar tek Trauma.
Voja gjatë paradites ishte tejet i përhumbur. Nuk mban mend shumë nga ngjarja, por ato pak minuta nuk ngurron t’i rrëfeje. Voja tha se sëbashku me shokët Ervin Haxhia dhe I. Hoxha ishin duke patrulluar me makinë, kur furgoni i policisë u trondit nga një goditje.
“Kemi qenë duke ecur kur morëm një goditje të fuqishme nga mbrapa. Nuk e kuptuam kur dhe si na erdhi goditja. Furgoni ynë pësoi dy rrotullime në vend. Kur më nxorrën nga makina e policisë, pashë dy kolegët e shtrirë. Nuk mbaj mend shumë gjëra….patrullonim shpesh në këtë segment”./Shqiptarja.com/
Foto/ Superjahtet dalin nga moda, sytë nga supernëndetëset
Të keshë një superjaht personal me pishina transparente që të mundësojnë të shikosh nën ujë dhe gjithçka tjetër luksi që mund t’ia shtosh asaj ka dalë jashtë mode për miliarderët, ata kanë një tjetër sfidë: Të kenë një nëndetëse luksi.
Çmimi mesatar i një superjahti sipas Forbes është rreth 250 milionë paund, dizenjuesit mund të ofrojnë më tepër se të të ofrojnë bazat e një varke të zakonshme bashkë me supermodelet.
Një firmë ndërtimi nëndetësesh ka ofruar po aq luks sa superjahtet tradicionalë, edhe më të voglat e tyre ofrojnë pamje spektakolare nën ujë, një sallon, një kantinë vere, madje edhe një bibliotekë.
Foto/ Bektashi, “i forti” me “X6” që s’i bindet asnjëherë policisë
Ditën e djeshme një djalë i quajtur Bektash Muka me automjetin e tij tip “BMW X6” ka përfunduar në oborrin e një shtëpie teksa mundohej t’i ikte policisë.
Ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit, ku drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të forcave Shqiponja për të ndaluar mjetin me targa “AA 858 NS”.
Muka ka goditur një mjet të policisë që përdorej nga “Shqiponjat” para tre muajsh, pasi këto të fundit i kishin bërë shenjë ndalimi. Ai nuk është bindur, duke e goditur mjetin, ndërsa sot ai ka vepruar njësoj, por përfundimi ka qenë jo i mirë për të.
Ndërkohë, dje u bë me dije emri i tij, ndërsa janë publikuar edhe fotot e të “fortit” që nuk i trembet policisë, por që tani është në telashe të mëdha.
Fotolajm/ Orlando, turma i kthen shpinën Hillary Clintonit. Ja përse...
Kjo është një foto që fikson më së miri epokën e “sefie”-s.
Hillary Clinton, që mund të bëhet presidentja e parë femër e SHBA-ve, qëndron përpara një turme njerëzish që kanë mbushur cep më cep një sallë në Orlando.
Po qëndronte, se për një moment turma i kthen e gjitha shpinën dhe me celularët në duar, kërkojnë të bëjnë një “selfie” me zonjën Clinton.
Turma duket e etur që të ketë një foto me presidenten e mundshme, por këtë e duan sipas mënyrës së tyre. Mirë se erdhët në gjeneratën e “selfie”-ve.
Foto/ Kryebashkiaku Veliaj i jep “dum” edhe kësaj rruge, po ku...
E njohur si “Rruga e Kosovarëve” që lidh zonën e “Komunës së Parisit” me atë të digës së Liqenit Artificial në Tiranë, kjo arterie është thuaj se e përfunduar dhe gati për t’u hapur që të nisë lëvizja e automjeteve.
Rruga e re e nisur gati 5 vite më parë mendohet që ti japë frymëmarrje trafikut të rënduar në zonën e Tiranës së Re dhe kryesisht në atë të rrugëve “Komuna e Parisit” dhe atyre që kalojnë pranë digës së Liqenit Artificial.
“Thuajse gati Rr.Kosovarëve :)
U bë legjendë 5 vjet, i dhamë dum brenda pak muajsh! Çdo ditë një vepër pune konkrete ”,- shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj në profilin e tij në Facebook.
Foto/ Ja parashikimi i superseksit Beth për Jose Mourinho-n...
Manchester United javët e fundit nuk ka arritur rezultate që priten nga tifozët e kësaj skuadre. Por, modelja Beth Humphreys, është shumë e bindur se skuadra e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho, do tu kthehet rezultateve të mira dhe do të luftojë për tituj.
Foto/ Kina nuk ka vetëm “Murin e madh”, por dhe radio-teleskopin më gjigant në botë
Në kërkim për jashtëtokësorë, Kina ka ndërtuar radio-teleskopin më të madh në botë, që thuhet se do të çojë në “zbulime përtej imagjinatës sonë”.
Pajisja gjigande me emrin FAST, e vendosur mes kodrave në rajonin Guizhou, ka nisur punën këtë javë. Me një kosto prej më shumë se 150 milionë dollarë, është shumë më i madh se Observatori Aresibo në Porto Riko, që deri më sot ishte radio-teleskopi më i madh në botë.
Ka një ndjeshmëri dy herë më të madhe dhe një madhësi sa 30 fusha futbolli. FAST do të përdorë 4450 panelet e tij për të kërkuar shenja jete inteligjente.
Kina e shikon programin e saj hapësinor multimiliarder si një simbol i progresit të vendit. Shteti aziatik ka planifikuar një stacion hapësinor të përhershëm deri në vitin 2020 dhe një mision në Hënë.
Deklarata shokuese e drejtoreshës: Dua ta zhduk nga teatri! Ja si i përgjigjet aktorja
Monika Lubonja nuk e pati aspak të vështirë të deklarojë hapur urrejtjen që ka për aktoren e njohur të Teatrit të Kukullave, Shegushe Bebeti. E ftuar në "Zonë e Lirë", drejtoresha e skenës së fëmijëve duket se e teproi me sinqeritetin teksa pyetjes së Çanit, se cilën nga aktoret do të zhdukte nga teatri, ajo iu përgjigj me plot gojën: Shegushe Bebetin.
Ndonëse u përpoq të shpjegohej se si aktore, vartësja e saj është mjaft e mirë, shprehja e drejtoreshë Lubonjës rezonoi shëmtuar në ekran.
E para që reagoi për deklaratën e Monika Lubonjës ishte Fiori Dardha e cila e quajti tmerr ngjarjen, duke i dalë në krah Shegushe Bebetit. Por, pa kaluar shumë kohë dhe aktorja e qindra roleve të Teatrit të Kukullave ndau me publikun këtë mesazh: “Të them të drejtën nuk jam aspak e frikësuar nga deklaratat e papërgjegjshme të titullares, sepse unë e kam bërë karrierën me talent, përkushtim dhe punë të palodhur.
Edhe pse për momentin shtanga kur më thanë, pasi e pashë në ritransmetim thashë me vete, që Zoti i rregullon gjërat me dorë. Duhej të dilte publikisht që publiku ta njohë dhe ta kuptojë se, kush e drejton institucionin më të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, Teatrin e Kukullave. Mjerim!”,- ka shkruar Shegushja.
Mosmarrëveshjet mes aktores dhe drejtoreshës kanë ekzistuar që prej ardhjes në krye të Lubonjës në Teatrin e Kukullave. Por, tashmë sulmi me sa duket mori përmasa publike.
Fotolajm/ A është transformuar kaq shumë deputetja Olta Xhaçka?
Senancat e të enjteve në Parlament janë kthyer tashmë në një shfaqje të vërtetë mode. Kryesisht gratë deputete, zgjedhin të parakalojnë në tapetin e kuq përpara Kuvendit me veshjet dhe aksesorët më të mira, shkruan “Lapsi.al”.
Të komentuara për çantat e shtrenjta, syzet apo kostumet luksoze, deputetet shqiptare duket se veç sulmeve e fjalimeve politike, rezervojnë të prezantojnë të enjteve në publik dhe look-un e ri të kuruar.
Kështu, e fundit e vënë në objektivin e aparatit ka qenë socialistja Olta Xhaçka, e cila si rrallë herë, ka ‘hequr’ kaçurelat e saj historike, për të na sjellë një version më joshës të pamjes së saj.
Me flokët e shtrira, transformimi i zonjës Xhaçka ka rënë menjëherë në sy./Lapsi.al/
Prona te Gjiri i Lalzit/ Manjani: Ja ku gaboi Gjykata e Durrësit, të shkarkohet gjyqtarja!
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur gjatë një konference për mediat mbi largimin e kompanisë OMNIX dhe të investitorit libanezo-amerikan nga Shqipëria pas dhunës së rëndë ushtruar mbi të.
Manjani tregoi se ku kishte gabuar Gjykata e Durrësit në dhënien e pronës së kompanisë, familjes Selçuni, duke deklaruar se do të nisë procedimin disiplinor për shkarkim të gjyqtares në KLD, e cila dha vendimin për kthimin e 45 mijë metër katrorësh pronë te Gjiri i Lalzit.
Pors sipas tij, nuk lihet pa përgjegjësi Bashkia e Durrësit dhe Avokatura e Shtetit, të cilës i kërkon hetime më të thelluara.
Ja deklarata e plotë e ministrit Manjani:
“Kompania OMNIX ka filluar përpjekjet e saj ën Shqipëri që në vitin 2008.ka prova të faktuara tashmë se këtë vit kjo kompani ka blerë rreth 200 mijë mkatrorë nga pronarët legjitimë dhe 200 mijë të tjerë I ka marrë me qera nga Drejtoria Pyjore për të ndërtuar një resort turistik.
Leja e ndërtimit është lëshuar vetëm në korrik 2016 kur qeveria vendosi ta çlirojë zonën nga fondi pyjor.
Paralelisht, pra në 2015, nga familja Selçuni, është depozituar në Gjykatën e Durrësit një padi kthimi I një sipërfaqej toke në Gjirin e Lalzit, 45 mijë m katrorë, ku 40 mijë korrespodennin në tokën që kompania kishte marrë nga Drejtoria Pyjore me qera.
Ky ishte pretendimi dhe nëse dikush mban një pasuri për 20 vjet duhet ta marrë atë dhe ky ishte pretendimi që u paraqit. Gjykata ka bërë rreth 12 seanca dhe ka marrë vendim dhe ua njoh pronën familjes Selçuni dhe tokës që I ishte dhënë ndërtuesit t’ia japë ndërtuesit të ri. Një fakt tjetër është se familja Selçuni ka kërkuar prej tij kthimin e tokës por ka marrë gjithmonë refuzim se nuk ishte dokumentacion ligjor se ishte pronar. Ata kanë shkuar në gjyq dhe gjykata ka dhënë atë vendim që ka dhënë.
Vendimi i gjykatës ka marrë formë të prerë në shtator 2016 dhe nuk është ankimuar. Në fakt, zyra vendore e ZRPP nuk e ka regjistruar këtë vendim pikërisht për këtë arsye, që do të krijohej mbivendosje se I ishte dhënë dikutj tjetër për zhvillim.
Me këto fakte që kemi provuar rezulton se kemi përgjegjësi shumë të rënda ligjore duke filluar nga Gjykata e Durrësit.
Gjykata e Durrësit ka gabuar proceduarisht dhe në substancë dhe ka thirrur në gjyq vetëm bashkinë që nuk kishte përgjegjësi direkt.
Gabimi i gjykatës ishte se nuk thirri asnjëhërë as ZRPP dhe as Drejtorinë Pyjore që e kishte dhënë me qera.
Si është e mundur që një çështje e tillë me vlerë ka të madhe të gjykohej nga një gjykatëse? Duhej të ishin tre gjykatës minimalisht.
Rezulton se gjykata nuk ka qënë e bindur me ligj dhe fakte se personi që e ka ma marrë I takonte, mund t’I takonte për arsye tjetër po jo me parashtrim fituesi.
Nuk mund të shkohet në vendim gjyqësor pa u thlluar më parë. Ka dështuar gjykata ta bëjë këtë gjë dhe sigurisht nuk lihet pa përgegjësi as bashkia durrës dhe as avokatura e shtetit. Ato duhet ta kishin ankimuar. Nëse gjyakata ka bërë gabim që e ka shkelur ligjin, ai vendim është në fuqi se nuk është ankimuar.
Kam vendosur të filloj procedim disiplinor për shkakrim të gjyqatren në KLD dhe pasi të fillojnë procedurat ligjore. Nuk kam asnjë arsye të tërhiqem nga kjo ankesë si një rast që nuk duhet të ndodhë më. Nëse biznesi në këtë vend trembet nga nga kjo, nuk duhet të ndohë.
Gjyqatja rezulton si e vlerësuar pozitivisht në vite, por kjo është një çështje e rëndë dhe kam vendosur të këkroj shkarkim në KLD.
Së dyti, kam këruar dhe kërkoj nga Avokatura e Shtetit që të thellojë analizat. Avokatja e Shtetit është e shkarkuar.
Kërkesa e tretë është për Prokuroin e Shtetit që ta hetojë çështje dhe do të pres përfundimin e hetimeve. Kjo çështje meriton vëmendje të jashtëzakonshme dhe reagim profesional.
Nuk ndërhyjmë në vendimin e gjykatës, por ky është rasti tipik kur Ministri i Drejtësië duhet të reagojë në favor të interesit publik”.
Magazina e drogës në Ishëm ruhej nga persona të armatosur
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Damën dhe Altin Lleshin, të arrestuar si të dyshuar se kanë lidhje me magazinën e kanabisit, gjetur në Ishëm të Durrësit, disa ditë më parë.
Fillimisht këta persona u hetuan në gjendje të lirë, por prokuroria ka kërkuar ndalimin e tyre pas dyshimeve se ata ishin të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në këtë banesë policia arriti të sekuestrojë 300 kg kanabis e gatshme për tu hedhur në treg. Në vilë policia gjeti edhe 9 punëtorë, të cilët bënin ndarjen e hashashit nga gjethet.
Për këtë punë ata paguheshin 1500 lekë të reja në ditë. Gjatë këtyre dy ditëve prokuroria dhe policia kanë arritur të gjejnë prova dhe fakte të reja të cilat faktojnë se ndërtesa ishte një magazinë e mirëfilltë e cila mblidhte të gjithë hashashin e zonës.
Ka dyshime se ajo përdorej nga një grup kriminal i cili është mjaft aktiv. Burime të rezervuara nga grupi hetimor sqarojnë se magazina e drogës ruhej nga persona të armatosur dhe me maska gjatë gjithë kohës.
Aty nuk lejohej të futej askush përveç punëtorëve. Ata janë marrë në pyetje nga hetuesit, por nuk kanë mundur të identifikojnë asnjë person.
Banesa është rreth 1 kilometër larg pistës, ku u ul avioni i pilotit italian Guido Guidi. Grupi hetimor është duke kryer veprime për të parë nëse kjo magazinë ka lidhje me pilotin italian.
Për zonën e Ishmit në polici dhe prokurori ka një numër të latë procedimesh për mbjellje dhe kultivim kanabisi dhe kjo është koha kur lënda narkotike bëhet gati për tu shitur.
Banesa është në pronësi të Besmir Agasit, 47 – vjeç, banor i fshatit Kërtushaj, i cili është shpallur në kërkim./TvKlan/
Foto/ Ja çfarë zbulohet nga rrënojat në Alepo pas bombardimeve...
(KUJDES! PAMJE ME PËRMBAJTJE TË RËNDË) Kanali prestigjioz televiziv amerikan, “CNN” ka sjellë me foto pamjet rrenqethëse që vijnë pas bombardimeve në një prej qyteteve më të shkatërruara të Sirisë, Alepo.
“Ky nuk është Pompei, është Aleppo”,- kështu e shoqëron komentin e këtyre fotove “CNN”, duke pasqyruar një baba bashkë me djalin e tij që janë gjetur të vdekur nën rrënoja pas bombardimeve në Alepo nga forcat qeveritare të Asad-it.
Sipas CNN, kanë qenë të paktën 200 sulme ajrore këtë fundjavë që janë zhvilluar në këtë qytet. Aktivistë dhe punëtorë ndihmës kanë postuar dhjetëra fotot dhe video nga kjo masëkër e radhës.
Secila prej këtyre fotove të copëton zemrën, pasi secili prej tyre është duke ndihmuar për të përcjellë tmerrin e qytetit të ngujuar.
Të premten pasdite, një foto e një babai dhe djali që kishte rënë viktimë e luftës bënë xhirron e botës. Mbuluar në gjak dhe nga pluhuri, presioni që ka gërmuar në rrënoja shihet teksa mban në duar trupat e tyre të vdekur.
Gjykata liron sërish Vladimir Gjutën
Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lejë të lirë Vladimir Gjutën, të riun e akuzuar për dhunë në familje.
Gjuta i bërë i njohur më parë pasi policia dhe prokuroria e akuzoi për tritolin tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u prangos sërish disa javë më parë.
Sipas policisë Gjuta u ndalua pas denoncimi nga babai i tij, akuza të hedhura poshtë nga familjarët.
Foto/ Zbulohet miliarderi indian që mban me lekë këngëtaren e njohur shqiptare
Bleona Qerreti këtë herë duket se do të vijë me plane të mëdha, por që po financohet nga një super miliader indian. Lajmin për bashkëpunimin e tyre që pritet të jetë i bujshëm dhe goxha i frytshëm e ka bërë vetë miliarderi Lalit Modi.
Sipas Opinion.al miliarderi e vlerëson Bleonën si këngëtare të mrekullueshme dhe të mbushur plot me jetë. Në fakt nuk dihet se për cfarë bëhet fjalë, por vetë miliarderi e ka përshkruar si dicka shumë të bujshme.
Ndër të tjera miliarderi indian Modi, thuhet se i ka premtuar Bleonës se do ta çojë në nivele të tjera suksesi./JOQ/
Mjekja seksi shëtit nëpër spital, qytetarja: Po shkon në pub?
Që sistemi shëndetësor në Shqipëri është kalbur, këtë e kemi thënë e stërthënë. E dimë të gjithë dhe e konfirmojnë qytetarët që kanë halle çdo ditë dhe që përballen me bluzat e bardha.
Veç problemeve të shumta sa i takon kushteve apo mungesës së medikamenteve të ndryshme, ajo që i ka bërë përshtypje një pacienteje ditën e sotme, ka qenë paraqitja e një mjekeje në ambientet e spitalit.
Ajo mbante veshur përparësen e bardhë, të cilën e kishte lënë tërësisht të zbërthyer. E pispillosur, e krehur dhe e lyer, mjekja nuk kishte harruar të vishte takat dhe minifundin apo fustanin, për të qenë sa më e paraqitshme përpara pacientëve të saj të vuajtur e të sfilitur nga hallet.
“A mundet ne spitalet europian te kete doktorshat taka sikur shkojne ne muzike e pub dhe jo ne spital? Si mund ti sherbejë te semurit? Kjo mjeke ndodhet tek urgjenca, tek onkologjiku”, - shkruan ndër të tjera mesazhdërguesja në redaksinë e “Jetaoshqef”./JOQ/
Për ata që nuk më kanë kuptuar ose duan të më ngatërrojnë
OSE DUAN TË MË NGATËRROJNË
Foto/ Armina rreplikon me fansen, ajo e bën për ujë të ftohtë: S’të vjen turp, shëtit me paratë e popullit!
Nusja e re e Sali Berishës, e dashura e Shkëlzenit, Armina Mevlani vijon të bëjë pushimet e saj luksoze e të ndajë çdo moment me fansat. Në fakt ajo thotë se është me punë ndërsa ndjek javën e modës.
Një nga ndjekëset e saj i ka komentuar në një prej fotove të shumta, ku ka nxjerrë inatet dhe pakënaqësitë.
“Shetitesh poshte e larte ti me parate e populit .Dhe ste vjen aspak turp te shesesh mend ketu.Te vije pak turp nga vajzat e tjera te moshes tende qe ne vendin tend vuajne urie dhe ti slë gje pa postuar aty..”,- shkruan komentuesja.
Por ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Arminës.
“Me vjen shume keq per ato vajza qe s’kane mundesi dhe une ndihmoj sa me shume te kem mundesi , por udhetimet e mija jane pjese e punes sime dhe te mbeshtetur nga njerez me te cilet bashkepunoj.Kjo eshte dicka e veshtire per tu kuptuar ne shqiperi por une po investoj kohe ne fushen time dhe ska te beje me asnje person apo parate e popullit sic ju i quani.Une kam fitimet e mija me kete pune qe po bej”,- ia kthen Mevlani.
Foto/ Mos i humbisni, shikoni shpellat më spektakolare në botë
Asnjë vend tjetër në botë përveçse një shpellë është në gjendje të ndërtojë dhe të fshehë bukuri të pafundme.
“The Telegraph” ka publikuar një listë me shpellat më spektakolare në botë, vende magjike që duhen vizituar të paktën një herë në jetë.
Jeni gati të zhyteni në thellësitë e tokës? Hidhuni një sy fotografive të mëposhtme.
Hitleri nuk kreu vetëvrasje, i gjendet varri në Argjentinë
Hipotezat duket se janë duke u vërtetuar. Një arkeolog në Argjentinë ka gjetur varrin e Adolf Hitlerit. Varri është gjetur në një terren malor me një sipërfaqe prej 60 km, ku rrallë ka shkelur këmba e njeriut. Në këtë mal mund të hyhet edhe me anije përmes një gryke.
Në varrin e gjetur 70 metra nga vilat e banimit shkruhet: “Këtu pushon Adolf Hitler, Fyhreri i Rajhut të tretë”.
Arkeologët kanë kërkuar që të kryhet ekspertiza e ADN-së për të provuar shkencërisht një nga ngjarjet më të pabesueshme të epokës sonë.
Pasuria ku ai ishte strehuar ishte e drejtorit të kompanisë “Mercedes” në Argjentinë, i cili ka qenë një përkrahës i fuqishëm i nazizmit.
Në ditët në vijim mbetet për t’u konfirmuar ky lajm si i vërtetë ose fals që ka tronditur njerezimin!
Mësuesi gjuan me shpullë nxënësin: Kë godet ashtu mor ti, se të ngul mu aty...
Tani që shkolla filloi, bashkë me mësimdhënien, në këto ambiente arsimore janë të pranishme edhe sherret mes djemve, vajzave, por edhe mes nxënësve dhe mësuesve.
Një zënkë që ka përfunduar në dhunë fizike ka ndodhur ditën e sotme në shkollën “24 Maji” në qytetin e Vlorës.
Sipas raportuesit e cili e dërgoi videon pranë redaksisë “Jetaoshqef”, shkaku që çoi në nisjen e zënkës është mungesa e librave në ambientet shkollore.
Mësuesi nuk e ka pranuar nxënësin e klasës së 9-të pa libra në klasë dhe i ka kërkuar të dalë jashtë. Ndërkohë në dalje, mësuesi e ka qëlluar nxënësin pa mëshirë në qafë.
Në këtë moment e gjithë klasa ka shpërthyer në të qeshura dhe nxënësi i është kthyer mësuesit dukë i kërkuar llogari se kë qëllonte ashtu si dhe duke e kërcënuar se do ta ngulte në tokë nëse e përsëriste më këtë veprim.
“Kë godet ashtu mor ti së të ngul mu aty”, dëgjohet t’i thotë nxënësi mësuesit i cili përpiqet ta fitojë autoritetin përpara klasës nëpërmjet dhunës.
Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme.
Tashmë ka një kurë për rënien e flokëve
Një kurë për tullacët duket se është në horizont pasi një ilaç i ri duket se ndihmon në “rilindjen” e flokëve brenda 4 muajve.
Rezultatet e tij kthejnë shpresat për miliona njerëz, kryesisht për ata që janë të diagnostikuar me alopecia, forma më e përhapur e rënies së flokëve te meshkujt.
Sëmundja autoimune shkakton rënie të pjesshme apo të plotë të flokëve në disa raste, por shkencëtarët besojnë se flokët e rëna mund të kthehen falë trajtimit të ri.
Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor në Kolumbia kanë arritur në rezultatin se 75% e pacientëve të tyre të prekur nga alopecia kanë treguar “ri-rritje të flokëve” pasi kanë marrë ilaçin e ri të “Ruxolitinib”.
Por para se të hidhet në treg për përdorim të gjerë për njerëzit që duan të rikthejnë flokët e humbur shkencëtarët shprehen se do të studiojë efektet anësore që ai mund të ketë dhe përmirësimin e tij.
Foto+16/ Ky është kalendari më seksi që keni parë ndonjëherë
Në një studim të para pak muajve Kelly Brook u cilësua si femra me format më perfekte në botë. Dhe natyrisht që ajo di si ta shfrytëzojë famën.
Kelly ka nxjerrë kalendarin e saj për vitin 2017. Ai kushton 10 euro, por përmbajtja e tij ja vlen çdo qindarkë të shpenzuar.
Forma e gjoksit tregojnë personalitetin e femrave
Gjokset, që nga shumë meshkuj vlerësohen si gjëja më tërheqëse te femrat, tregojnë shumë për personalitetin e një gruaje.
Do'stlaringiz bilan baham: |