Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Këto janë disa fakte që mospërputhen



Download 6,39 Mb.
bet314/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   310   311   312   313   314   315   316   317   ...   352

Këto janë disa fakte që mospërputhen:

1 - Kim Kardashian tha se i kanë grabitur bizhuteri me vlerë 11 milionë Dollarë që i mbante në një kuti dhe jo në një vend të sigurt. Kush i lë bizhuteri me vlerë 11 milionë Dollarë në vend të hapur?

2 - 5 persona të maskuar dhe të armatosur e lidhën Kimin deri sa grabitën shtëpinë. Ajo nuk pësoi asnjë dëmtim. Ose është shumë me fat ose…

3 - Kim u largua nga vendi pas incidentit. 3 orë pas incidentit Kim po udhëtonte me avion drejt Francës. Si është e mundur që policia e la të lirë dhe nuk e pyeste për grabitjen e armatosur.

4 - Mrekullisht, fëmijët e Kim nuk ishin në shtëpi kur ndodhi grabitja. Rastësi e çuditshme.

Foto/ Rekrutonin vajza për prostitucion, kush janë motrat Qama

Gjashtë muaj përgjime dhe survejime në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tirnaë-Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I. dhe A.

Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç vajza të reja rekrutoheshin duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

6 muaj hetimet, përgjimet telefonike zbardhën mashtrimet për modele dhe këngëtare

Përgjimet telefonike dhe survejimi në terren në klubet e tallavasë dhe agjensisë fiktive të modeleve ka zbuluar rrjetin e prostitucionet ku rekrutimin e vajzave e kryenin dy motrat 23 dhe 25 vjecare i dhe A Qama.

Sipas hetimeve të kryera nga sektori i krimeve në policinë e Tiranës ka rezultuar se 5 shtetasit që shihni në këtë foto Ledian Gjoni, Ardit Shmilli, Zamir Hodo dhe motrat I. e A. Qamo kishin krijuar grupin kriminal.

Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht Gjermani. Rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama.

Burime nga policia sqaruan për ‘Report Tv’ se kryesisht motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim duke i shfrytëzuar.

Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e unazës së re ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup.

Një ditë më parë forcat e policisë së Tiranës në kuadër të muajit antitrafik kryen operacionin duke arrestuar në flagrancë 5 të dyshuarit dhe duke bërë të mundur parandalimin e trafikimit të dy femrave përkatësisht shtetases A.R dhe F.D.

Operacioni i zhvilluar në pikën kufitare të Morinës një ditë më parë është drejtuar nga agjentia e seksionit të antitrafikut në policinë e Tiranës dhe janë këto pamjet kur ajo ndërhyn e para për të neutralizuar trafikantët.

Pas arrestimit të të dyshuarve materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe personat janë vënë nën akuzë për grup të strukturuar kriminal, shfrytëzim e trafik të qenieve njerzore për qëllime prostitucioni.

Trafikantet e vajzave neutralizohen nga agjentja speciale

Grupi i trafikantëve i cili përbëhej nga pesë trafikantë të cilat dërgonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale e policisë së Tiranës.

Ndonëse emri i saj nuk bëhet i ditur, efektivja në fjalë ka qenë e para që ka neutralizuar trafikantët çka nënkupton se ky operacion në të cilin u shpëtuan 2 vajza të cilat po trafikoheshin drejt Gjermanisë është drejtuar pikërisht prej saj.

Në pamjet e publikuara nga vetë Policia e Shtetit, shihet qartë se ajo ka dalë nga automjeti në fillim dhe më pas kanë dalë edhe kolegët e saj.

Efektivja është agjente e policisë prej 12 vitesh dhe sipas të dhënave ka marrë pjesë në shumë operacione dhe i ka drejtuar ato siç ishte ai i mbrëmshmi në Morin.

Operacioni, 3 persona ende në kërkim

Pesë trafikantë dje pasdite kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kane tentuar që të trafikojnë drejt Gjermanisë dy femra me qëllim prostitucioni.

Katër trafikantët u kapën në kuadër të operacionit të koduar “Rekrutimi” ku u janë gjetur karta identiteti Rumune të dyshuara të fallsifikuara, bileta avioni, telefona, 1500 € si dhe një automjet taxi i cili bënte transportin.

I. Qama, 23-vjeçe, Ledian Gjoni, 28-vjeç, Ardit Shmilli, 24-vjeç, Zamir Hodo, 31-vjeç, dhe A. Qama, 25-vjeçe, akuzohen për “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqipëri si dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimim e tyre drejt shtetit Gjerman të dy shtetaseve M. TH dhe A.P

Në gjendje të lirë po ndiqen shtetaset M. Th. dhe A. P. të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri dhe më pas do të shfrytëzoheshin jashtë vendit.

E përfshirë në këtë rast trafikimi dyshohet se është edhe një shtetase rumune me inicialet P. C. e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani./Report Tv/

Nesër fillon Lotaria Amerikane, ja gjithçka që duhet të dini. Udhëzimet në shqip

Nesër, më 4 tetor, ora 18:00 me orën lokale të Shqipërisë, hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ja udhëzimet në shqip që jep Ambasada Amerikane e Shqipërisë në faqen zyrtare:

Udhëzimet për Lotarinë DV-2018 janë publikuar në faqen https://tirana.usembassy.gov/dv.html.

Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht.


Regjistrimet për DV-2018 fillojnë më 4 Tetor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllen më 7 Nëntor 2016, ora 18:00, ora lokale e Shqipërisë.

Ju mund të aplikoni tek dvlottery.state.gov gjatë kësaj periudhe.

Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs.

Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.
Policia me “kosë në dorë", rreth 5 mijë gjoba vetëm në fundjavë
Vijojnë masat për ruajtjen e sigurisë ndërsa vetëm në fundjavë janë arrestuar 20 persona.

Policia njofton se janë vendosur 4.998 gjoba dhe janë pezulluar 122 leje drejtimi, për alkool për shpejtësi.

Ndërkohë, 7 drejtues mjetesh janë prangosur pasi drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe 13 pa patenta.

Sakaq, janë vendosur 108 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, ndërsa 144 gjoba për përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit.


Këto janë “femrat” që mund t’i bëni çfarë të doni, por…

Krijimi i kukullave të seksit ka njohur një zhvillim aq të madh sa është e vështirë të kuptosh nga fotot që nuk janë qenie njerëzore.

Kompania amerikane e krijuar në 1997, “Real Doll”, ka sjellë një version të kukullave të seksit që është më i arrituri deri tani.

Këto kukulla të veshura si me fustane dhe me makiazh duken aq reale sa është e vështirë të kuptoni që nuk janë të tilla.

Me to mund të bësh çfarë të duash, përveçse të bisedosh. Çmimi i tyre varion nga 500 dollarë deri në 1000 dollarë.

Sa më pak rrimë ulur, aq më gjatë jetojmë

Sipas përllogaritjeve të shkencëtarëve, kufizimi i kohës të cilën e kalojmë duke qëndruar ulur në vetëm tri orë në ditë mund të na zgjasë jetën edhe për dy vjet.

Ngjashëm me këtë, nëse reduktojmë shikimin e televizorit në dy orë në ditë, jetën do ta zgjasim për 1,4 vjet.

Megjithatë, ekspertët besojnë që këto vlerësime, të cilat janë të bazuara në pesë hulumtime të mëdha, janë të pasigurta në parashikimin e rreziqeve individuale.

“Ky është studim i popullsisë. Ai nuk mundet t’u thotë se çfarë efekti do të arrini nëse çoheni nga sofa. Megjithatë, nëse gjeneratat e ardhshme kalojnë më shumë kohë në lëvizje, ka shumë mundësi që do të jetojnë më gjatë. Shumica prej nesh gjatë ditës kalon më shumë se tri orë në pozitën ulur prandaj ky synim tani është mjaft optimist”,- ka thënë profesori David Spiegelhalter, ekspert për vlerësimin e rrezikut, transmeton Koha.net.

Çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë dëshmi që sa më shumë kohë kalojmë duke qëndruar ulur, aq më të pashëndetshëm jemi.

Disa hulumtime kanë lidhur qëndrimin ulur dhe shikimin e televizorit me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit të cilët kanë punuar në këtë studim kanë pranuar se ekzistojnë të meta të cilat hulumtimin e tyre e bëjnë jo të besueshëm qind për qind.

Në hulumtim janë përfshirë 167.000 persona, megjithatë nuk janë evidentuar stilet e tyre të jetës. Nuk dihet se cilët prej këtyre personave kanë qenë me shëndet të dobët edhe para hulumtimit.
Foto/ Del në shitje shtëpia e “Mrs. Doubtfire”
Shtëpia e famshme e filmit “Mrs. Doubtfire” me aktorin e ndjerë Robin Williams, ka dalë në shitje në SHBA. Ende nuk është e qartë se sa do të kushtojë kjo vilë, por nëpërmjet këtyre fotove po u sjellim edhe një herë emocionet e asj superkomedie.

Fotolajm/ Shikoni se ku e ka bërë tatuazhin Kendall Jenner...

Anëtarja e familjes Kardashian, Kendall Jenner ka bërë një tatuazh të ri në fytyrë. Por modelja Jenner ka zgjedhur për tatuazhin e saj një vend shumë të veçantë.

Artisti i tatuazheve Jon Boy i ka shkruar Jenner, fjalën “Meoë” brenda buzës së poshtme.

Një detaj shumë i rëndësishëm ky i fundit, pasi tatuazhet janë problematike në fushën e modelingut. Por Jenner ka ditur si ta fshehë atë.


Dhimitër Gjoka largohet nga “News 24”
Spikerin e njohur, Dhimitër Gjoka nuk do ta shihni më në ekranin e “News 24”.

Për arsye që ende nuk dihen, “revistawho.com” ka mësuar se spikerin e edicionit qendror nuk do të jetë më pjesë e televizionit informativ “News 24”.

Dhimiter Gjoka është një nga folësit e njohur të lajmeve në Shqipëri. Eksperiencat e tij televizive kanë qenë të shumta si “TVSH”, “Top Channel”, “AS” dhe së fundmi në “News 24”.
Foto-Video/ A e ka ‘dyqanin hapur’ Simon Cowell? Iluzioni optik shpërthen rrjetet sociale

Simon Cowell është zakonisht i relaksuar sa herë që ulet në karrigen e tij të X-Factor, mirëpo ndryshe ka ndodhur këtë fundjavë në kuadër të garës për talente.

56-vjeçari qëndronte ulur në mes të Mel B dhe Emma Bunton duke i dëgjuar konkurrentët teksa performonin.

Mirëpo, një fotografi e bërë në atë pozitë ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale.

Fokusi ishte te gishti i këmbës së tij që në fakt u keqinterpretua si një pjesë tjetër e trupit.

Foto/ Rilind Roskoveci... por të gjithë shikojnë gishtin e Ramës

Roskoveci është bërë me një unazë të re e cila është ndërtuar së fundi me anë të fondeve të qeverisë, gjë e cila më shumë se këdo tjetër duket se ka bërë krenar vet Kryeministrin Edi Rama.

Nga profili i tij në Facebook, Rama si gjithmonë nuk lë pa hedhur një set fototosh nga përfundimi i veprës, por ajo që ka spikatur ka qenë një foto ku se përse ai u tregon “gishtin” banorëve të Roskovecit dhe këta të fundit për një moment duket sikur janë “hipnotizuar”, por jo prej fjalëve por prej gishtit të Kryeministrit.

“Unaza e Bashkisë së re të Roskovecit, e ndërtuar përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, i ka dhënë fund një plage të vjetër të qytetit, duke ndërlidhur banorët me rrugët nacionale dhe duke lehtësuar ndjeshëm aktivitetin ekonomik dhe bujqësor të zonës.

Kjo Unazë fillon nga rruga nacionale Fier – Roskovec – Berat, kalon nëpër tokat bujqësore të zones, dhe lidhet sërish në vazhdim me rrugën nacionale.

#Rilindje��

#ShqipëriaeGjeneratësTjetër����⭐����”,- Ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook-un e tij.


Paris/ Këta serbë thuhet se terrorizuan dhe grabitën Kim Kardashian
Ylli i showbizit, Kim Kardashian thuhet se është viktima më e re e bandës së grabitësve serbë, të njohur si Pink Panther.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rezidencën e 35-vjeçares e cila po qëndronte në Paris hynë 5 persona të maskuar si policë, të armatosur, të cilët e kërcënuan me armë dhe i vodhën bizhuteri me vlerë prej 11 milionë dollarë (9.8 milionë euro).

Mediat ndërkombëtare raportojnë se prapa këtij krimi qëndron banda Pink Panther, e cila është aktive që nga viti 1984, ndërsa deri më tani kanë vjedhur stoli në vlerë prej qindra miliona euro.

Banda e cila ka pjesëtarë kryesisht nga Serbia dhe Mali i Zi, deri më tani ka vjedhur pasuri në vlerë prej 320 milionë euro.

Kjo bandë e mori nofkën Pink Panther pas grabitjes së një diamanti në Londër, në mënyrë të ngjashme me atë të filmave me “Pink Panther”.

Këta hajdutë kanë kryer grabitje në qendra të mëdha, si Kanë, Tokio, Singapor e Dubai, ndërsa përbëhen nga një rrjet prej 200 personash që e kanë të perfeksionuar zanatin e vjedhjes.

Besohet se ata e kanë studiuar mirë paraqitjen e Kim gjatë javës së modës në Paris dhe e kanë ditur se çfarë bizhuterish luksoze kishte marrë ajo me vete.
Foto/ Tronditen banorët në Kamëz, çahet toka dhe përpin makinën

Një rast shumë i çuditshëm ka ndodhur para pak minutash në Kamëz, konkretisht në zonën e quajtur "Valiasi i Ri". Rruga e shtruar me asfalt është çarë dhe ka përthithur brenda makinën.

Nuk dihen arsyet dhe raportuesit nuk japin shumë detaje në lidhje me ngjarjen.

Por, paraprakisht mendohet se rruga të jetë çarë në këtë mënyrë, si pasojë e motit me reshje të vazhdueshme gjatës natës që lamë pas. Vlen për tu përmendur se fillimisht banorët janë trembur shumë, kur panë tokën të çahej.


Video/ Tiranë, ‘Shqiponjat’ ndalojnë dasmorët, por ja çfarë ndodh në fund

Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në "Rrugën e Elbasanit" në Tiranë. Forcat "Shqiponja" kanë ndaluar makinat e dasmorëve në orët e vona të natës.

Ky veprim i tyre ka habitur njerëzit në rrugë dhe në automjete, pasi nuk para ndodh që të kontrollohen makinat e dasmorëve.

Punonjësit kanë ushtruar kontrolle, kanë kërkuar dokumentacionet dhe më pas i kanë lënë të lirë dasmorët, por është krijuar edhe kaos dhe rrëmujë në rrugë.

Ndërkohë videoja është publikuar nga “newsbomb.al”, ndërsa një dëshmitar ka dërguar një mesazh për "Jetaoshqef.al", duke thënë se, ky është një akt i ulët dhe se, në automjetet e dasmorëve nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

"Prsh jeta osh qef. Nje skene turpi per policine e rilindjes se plehrave pak para minutash. Ndaluan disa makina me dasmor edhe erdhen "Shqiponjat" bashke me disa police te ashtuquajtur, duke bere si te frikeshem e te vendosur per ti ndaluar. I ndaluan edhe aty per aty filloi debati me policet qe perfunduan te share nga motrat e nga ropt. Dasmoret iken pa pyetur per polici as per shtet,kurse policet ngelen si muta te lagur duke i bertitur njeri-tjetrit. Policiaqenukduam. Bravo çuna",- ishte ky mesazhi i një dëshmitari që pa të gjithë skenën.

Video/ Doni të bleni ‘Benz’? Shikoni sa persona mban kjo makinë e vogël ruse

E keni menduar ndonjëherë se sa persona mund të shkojnë në punë me një makinë të thjeshtë katër vendëshe? Nëse mendoni se vetëm 4 apo maksimumi gjashtë, me të shtyrë e duke ndenjur ngjeshur, kjo video më poshtë do të tregojë fare mirë se imagjinata juaj është e dobët.

Pamjet janë xhiruar në Rusi, ndërsa në to shikohet qartë se brenda një makine të vogël si kjo mund të rrinë deri në 20 persona. Mund t’ju duket si diçka e pabesueshme dhe tej imagjinatës, por ja që ndodh.

Normalisht këta punëtorë nuk shkojnë në këtë mënyrë çdo ditë në punë, pro këtë herë ia kanë dalë për mrekulli.



Foto/ Me fustan në kokë, Kim Kardashjan lë Parisin pas vjedhjes së bizhuve prej 16 mln dollarësh

Pas grabitjes së ditës së sotme të Kim Kardashian si dhe kërcënimit me armë në kokë, kanë dalë detajet e para në lidhje me këtë ngjarje.

“Daily Mail” raporton se vlera totale e bizhuterive që i janë vjedhur mund të jetë 16 milionë dollarë. Konkretisht ata i kanë marrë asaj një kuti bizhuterish me vlerë 6 milionë euro, një unazë me vlerë 4 milionë euro. Gjithashtu edhe smartphonët e saj në të cilët Kimi mendohet të ketë gjërat personale.

Raportohet se gjendja e Kimit është shumë e rënduar, ajo është larguar me një avion privat nga Parisi, bashkë me rojën dhe asistenten e saj. Në foto Kimi është e mbuluar me një mbulesë të zezë.

Kardashian ndodhej në Paris në Javën e Modës bashkë me nënën e saj.
Foto/ 16-vjeçarja kërkon një nder në Facebook dhe më pas bën diçka të tmerrshme

Një vajzë 16-vjeçare ka hedhur fëmijën e saj nga dritarja dhe para se të mbërrinte policia, ajo ka kërkuar një nder në Facebook. Antonia Lopez nga Nebraska është akuzuar si një e rritur për vdekjen e vajzës së saj, sipas policisë ajo ka lindur në dhomën e saj dhe më pas fëmijën e ka hedhur nga kati i dytë i ndërtesës ku jetonte.

Ndërkohë në profilin e saj në Facebook, Lopez ka postuar një status në orët e para të mëngjesit ku kreu vrasjen e fëmijës. "Kush mund të më bëjë një nder të madh dhe kush ka makinë", shoqëruar nga tre "emoji" dëshpëruese.

Ndërkohë, muaj më parë ajo ka postuar një foto në Facebook me një kukull në dorë duke thënë se kjo gjë është shumë e bezdisshme.

Ndërkohë, sipas autoriteteve vajza ka lindur para kohe, por kjo nuk do të thotë se ka vdekur gjatë lindjes, por është hedhur nga dritarja dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shokuese është fakti se gjyshi i saj John Barcelona thotë se nuk e dinte që mbesa e tij ishte shtatzënë, me siguri as familja e saj, ajo ishte e fryrë, por të gjithë mendonin se ishte shëndoshur.

"Në kokën time unë thjesht nuk mund ta besoj këtë, nuk mund ta besoj",- ka thënë ai i dëshpëruar, ndërsa nuk ka reagim nga anëtarët e tjerë të familjes për këtë ngjarje shokuese./Daily Mail/JOQ/
Foto/ Motrat nga Tirana që mësonin vajzat për seks me lekë
Dy motra 23 dhe 25 vjeç, u arrestuan një ditë më parë nën akuzën e drejtimit të një rrejti prostitucioni Tiranë-Gjermani. Motrat Qama i afronin vajzat fillimisht si shoqe dhe më pas, duke përfituar nga gjendja e tyre e vështirë ekonomike, u premtonin punë si modele apo këngëtare në Gjermani, por realisht i nxirrnin në rrugë si prostituta.

Dyshohet se fillimisht vajzat detyroheshin të ushtronin prostitucion në Shqipëri dhe më pas niseshin drejt vendeve të BE-së, kryesisht drejt Gjermanisë.

Rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit u zbulua nga policia pas një hetimi disa mujor. Motrat Qama bashkëpunonin me tre të rinjtë, Ardit Shmilli, Zamir Hodo dhe Ledian Gjoni, të cilët ranë në prangat e policisë.

Një ditë më parë, policia njoftoi finalizimin e operacionit të koduar ‘Rekrutimi’, që u bë i mundur nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorin Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi disa mujor.

Burime nga Policia e Shtetit bënë me dije se pas hekurave përfunduan I. Qama, 23 vjeçe, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”, Ledian Gjoni, 28 vjeç, banues në Skrapar, për veprat penale “Trafikimi i personave”, “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Falsifikim të letër njoftimeve, stampave ose vizave”, Ardit Shmilli, 24 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim”.

Po ashtu edhe Zamir Hodo, 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i personave, kryer në bashkëpunim” dhe A. Qama, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Ndërkohë, 3 persona po hetohen në gjendje të lirë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale të tendencës së shfrytëzimit të prostitucionit në Shqipëri si dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion si dhe dërgimin e tyre drejt shtetit Gjerman të dy shtetaseve M. TH dhe A.P.

Po kështu e përfshirë me trafikimin e vajzave dyshohet të jetë dhe shtetasja Rumune me inicialet P.C., e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani.

Shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë gjatë operacionit të zhvilluar nga Sektori Kundër Trafiqeve në D.V.P.Tiranë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në momentin kur po tentonin të kalonin pikën e kalimit kufitar Morinë, pasi ishin ndjekur dhe mbajtur nën vëzhgim që nga Tirana.

Dokumenti/ Hillary Clinton urdhëroi vrasjen e bosit të Wikileaks

Jualian Assange, themeluesi i Wikileaks, ka publikuar të dhënat që implikojnë kandidaten për Presidente të SHBA Hillary Clinton se ka urdhëruar vrasjen e tij.

45-vjeçari jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi Suedia kërkon ekstradimin e tij. Ai kishte paralajmëruar se këtë publikim për Clinton do ta bënte në ballkonin e ambasadës, por u anulua për arsye sigurie.

Kërkesa për vrasjen e Assange është bërë gjatë kohës kur Clinton mbante detyrën e Sekretares Amerikane të Shtetit.

Clinton dhe Departamenti i Shtetit ishin në presion për t’i mbyllur gojën themeluesit të “WikiLeaks” para se të publikoheshin mijëra kabllograme sekrete nga viti 1966 deri në 2010.

Disa muaj më parë, Assange publikoi 20 mijë mesazhe elektronike që dëshmonin se Demokratët në SHBA po komplotonin për të parandaluar fitonte e Bernie Sanders përballë Clinton.


Putin pezullon marrëveshjen me SHBA-të për eleminimin e armëve me plutoniumin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pezulloi një program bashkëpunimi, që kërkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të eleminojnë pjesë të rezervave të tyre me armë të plutoniumit.

Dekreti presidencial, i bërë publik të hënën, thotë se zbatimi i Marrëveshjes SHBA-Rusi për Menaxhimin dhe Posedimin e Plutoniumit duhet të vihet në pritje, për shkak të “veprimeve jomiqësore të Uashingtonit ndaj Rusisë”.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2000 pas disa vitesh negociata, është konsideruar si kulm i bashkëpunimit dypalësh.

SHBA-ja dhe Rusia zotërojnë stoqet më të mëdha në botë të plutoniumit, i cili mund të përdoret për armë bërthamore.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.




Foto/ Në Shqipëri është harruar, por ja si e përdor bota ZUK-un

Sot ka mbërritur në tiranë ky mikrobuz i tipit “ZUK” i përshtatur për turizëm. Makina legjendë e viyeve 70-80 për shqiptarët sot është zëvendësuar nga marka perëndimore të kushtueshme, ndaj të rrallë janë ekzemplarët që mund të hasen rrugëve tona.

Të paktën në kryeqytetin tonë, vetëm "çunat e tapeteve" kanë nderin të jenë përfaqësues të këtij modeli shumë popullor në vitet e shkuara.

“Mapo.al” nëpërmjet kësaj fotogalerie ju rikthen nostalgjinë e një makinë që vështirë të harroet, “ZUK”./Mapo.al/


Vdekja e foshnjes/ Prindërit: Dhamë 200 mijë lekë. Do të hakmerremi!
Katër ditë më parë Semke Hyka nga Pogradeci, lindi djalë dhe mjekët e siguruan se fëmija gëzonte shëndet të plotë. Një ditë më pas ajo vërejti se foshnja kishte infeksion në lëkurë.
“Një ditë pas lindjes fëmija nuk mundej të ushqehej. Vumë re se foshnja kishte infeksion në lëkure. Ilaçet i kemi blerë vetë sepse nuk kishte në spital.”, tregon mes dhimbjes nëna.

Hyka theksoi se foshnja e saj kishte qëndruar në atë gjendje 2-3 orë, ndërsa infermieret nuk i kishin bërë asgjë.

Ndërkohë, më i ashpër ka qenë reagimi i babait të foshnjës, Agron Hyka, i cili ka akuzuar mjekun dhe infermierët për neglizhencë. “Fëmijën na e vranë, të vihet drejtësi në të kundërtën do marr hak”,- tha ai.

Mësohet se fëmija ka pasur komplikacione dhe për këtë e kishin nisur rreth drejt Tiranës por rrugës foshnja kishte ndërruar jetë.

Familjarët të tronditur për humbjen kanë dyshime të forta se faji është i mjekëve pasi ata u kishin deklaruar se fëmija kur lindi pas operacionit ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fëmija ishte në gjendje të mirë por pas puçrrave në trup u përkeqësua. Doktori nuk e mori parasysh gjendjen. Kemi paguar 200 mijë lekë doktorin dhe infermiereve. Na e vranë fëmijën. Nëse drejtësia nuk vihet në vend do marr hak ndaj doktorit dhe nuk e lë të gjallë”,- tha babai.

Ndërkohë në maternitet mbërriti policia e Pogradecit, e cila mori në pyetje mjeket dhe familjarët.
Berisha: Vjedhje e madhe në dogana, mungojnë 9 mijë ton naftë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin se muaji shtator për doganat shqiptare ka rezultuar “gropë” financiare.

Sipas denoncimit të bërë në Facebook-un e tij, për muajin shtator në dogana mungojnë 1.4 miliardë Lekë se sa plani.

Ish-Kryeministri ka akuzuar edhe biznesmenin që zotëron kompleksin “Taiëan”, duke thënë se ka futur në treg mallra kontrabandë. Berisha shton se nuk është zhdoganuar 9 mijë ton karburant.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   310   311   312   313   314   315   316   317   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish