(KUJDES! PAMJE ME PËRMBAJTJE TË FORTË EROTIKE) Kur babai ka kontrolluar njoftimet që i kanë ardhur në Facebook, me siguri është shokuar nga kjo video. Kjo është një arsye e madhe për të ndërprerë plotësisht jetën, për të mos folur më pas për opinionin e shokëve dhe shoqeve kur ajo të kthehet në kolegj.
Po flasim për dy të rinj të cilët kanë përdorur shtëpinë e pushimeve të prindërve të vajzës për të kaluar disa momente intime.
Dy adoleshentët pasi kanë pirë aq shumë alkool, saqë s'po qëndronin dot as në këmbë, vendosën që të kryenin marrëdhënie seksuale dhe ta postonin "live" në Facebook.
Por, ky njoftim i shkoi edhe babait të vajzës, imagjinojeni vetë reagimin e tij.
John Mayer vendosi që ta bënte publike këtë moment intim, por pasojat ishin të mëdha, shumë komente negative ndaj tyre, sidomos ndaj adoleshentes, për të mos folur më pas për babain e saj, nëse në këto momente ende nuk e ka "vrarë" atë.
Videoja në internet është fshirë, por jo të gjitha pamjet, videon nuk po e postojmë pasi është e rëndë, ndërsa më poshtë janë disa nga fotot që po bëjnë xhiron e botës.
Kjo është jeta e çmendur e adoleshentëve, të cilët mendojnë se bota i përket vetëm atyre.
Falsifikonin kartat e identitetit dhe merrnin kredi, një çift të rinjsh në pranga
Policia njoftoi se Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë finalizuan operacionin "Përfituesi". Në pranga ranë Ergys Çekani, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe Miranda Dashhana, 23 vjeçe, banuese në Elbasan.
Në bashkëpunim me njëri - tjetrin ata kanë falsifikuar disa dokumenta identiteti dhe më pas kanë përfituar kredi të ndryshme nga një institucion financiar. Kreditë e marra prej tyre shkojnë në 700 mijë lekë të reja.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: Dokumenta për aplikim kredie, disa fotokopje kartash identiteti me emra të ndryshëm,dy aparate telefonik celular.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, "Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave" dhe "Mashtrimi në kredi", parashikuar nga Neni 189/2-25 dhe 146, i Kodit Penal.
Video/ Policia korr hashashin që zbuluan gazetarët në Martanesh
Policia e Tiranës njoftoi se ka finalizuar një aksion anti-kanabis në Bizë të Martaneshit ku u asgjësuan 2 parcela me 22 mijë rrënjë kanabis.
Bëhet fjalë për parcelat e filmuara nga gazetarët që ishin ngritur në fluturim me një helikopter të ministrisë së mbrojtjes drejt një stërvitjeje të ushtrisë shqiptare në bashkëpunim me NATO-n.
Pamjet u denoncuan në media. Policia tha se gjeti vendqëndrime të rojeve të parcelave.
Bëhet e ditur se kanabisi ishte në fazën e fundit të pjekjes. Policia po punon për kapjen e autorëve.
Edi Rama fyen Mimoza Hafizin: Ti nuk je njeri
Kryeministri Edi Rama, tepër i nervozuar gjatë seancës së sotme parlamentare, ku i është dashur të mbrojë ato çka ka pështyrë pesë dhe tri vite më parë, ka zgjedhur të sulmojë këdo që e ka treguar me gisht si një sharlatan që gënjen për ligjin e mbetjeve.
Ai nuk ka kursyer edhe një grua, deputeten e partisë së tij, Mimoza Hafizin, me një gjuhë urrejtjeje të paprecedent.
Gjatë fjalës së saj, Hafizi, tha se e kishte të vështirë ta kuptonte arsyetimin e kryeministrit.
“Në 2013 janë ricikluar 10%, ndërsa vitin e shkuar 17%, dmth riciklimi është rritur me dyfishim. Pra në 2013, kur ky biznes punonte me 10% kapacitet ne e hoqëm ligjin dhe mirë bëmë, ndërsa tani që e kemi dyfishuar punën e këtyre bizneseve e risjellim ligjin. A ka njeri që e kupton këtë? Një që di të numërojë nga njëshi deri në njëzet?”,- tha Hafizi.
Reagimi i Ramës ishte befasues për një kryeministër:
“Ti pyete a ka njeri që e kupton këtë, po ti nuk je njeri atëherë. Këtë e kuptojnë njerëzit, po ajo nuk është njeri. Që të ndjehesh si gjithë njerëzit më dëgjo. Së pari unë thashë që në 2013 ishte ca më shumë se 10%, pasi nuk ka pasur ansjëherë matje statistikore si e kemi pasur ne dhe tani është 17%, që do të thotë se këto biznese janë stërmunduar, por tani janë duke falimentuar”,- tha Rama.
Video/ Policët bashkiakë i derdhin farat të moshuarës: Kapni ata që bëjnë nevojat rrugëve, jo mua për 100 lekë fara
Policët Bashkiakë i kanë derdhur farat një gruaje të moshuar që shiste tek kodra e Liqenit Artificial.
Por e moshuara ka reaguar dhe u ka thënë të shkojnë të merren me ata që flalin plehrat dhe bëjnë nevojat rrugëve dhe u ka kërkuar që ta lënë të qetë të fitonte bukën e gojës.
‘Nuk çohem, nuk çohem të thashë, nuk kanë se çfarë të më bëjnë mua, është hera e tretë që vijnë. Kapni atë që flakë plehrat, ai që bën mutin dhe shurrën, ai që mbush kanalet, jo mua për 100 lekë fara. Nëse është ligji dhe shteti, të më gjejnë punën, të më japin rrogën, pensionin dhe unë nuk ju bezdis juve. Ma thirr një çikë atë që të ka thënë që të vish këtu, pa thirre një çikë këtu, a është e drejtë kjo të derdhësh farat? Turp!
A keni nëna e motra vetë? Mos më nga të lutem, kur të vijë ora do iki vetë. Në këtë botë Zotin lart kam, familjen dhe veten. Mua më duhet puna ime, jeta ime, sado të jetë ligji dhe drejtësia, po ku është ligji në Shqipëri? Unë jam femër, të më bësh leckë ti mua! Të lutem shumë shef, më lër të më vejë ora, nesër do llafosemi ndryshe, juve dhe unë bashkë’./JOQ/
Berisha-Ramës: I lëpive të gjitha për plehrat, pasi more valixhen me 4 milionë Euro
Ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta në Kuvend ndaj Edi Ramës për çështjen e plehrave. Berisha tha se kryeministri ka marrë 4 milionë euro për të miratuar këtë ligj.
“Si ka mundësi që ky njeri që tre vjet më parë e quante tradhti kombëtare, importin e plehrave dhe detyroi 5-6 mijë socialistë të firmosnin referendumin dhe e quante vepër të mafies, i kapërdin të gjitha këto, i lëpin të gjitha, i shkelmon të gjitha këto?! Përgjigja është vetëm një: 4 milionë euro në valixhe! Kjo është vetëm dora e parë!”,- tha Berisha.
Ndërkohë që Rama ka reaguar direkt duke thënë se Berishës i shkon mendja në këto muhabetet me valixhe, ngaqë i ka bërë vetë.
“Ngaqë i keni bërë vetë këto muhabete me valixhe dhe thesa, ju shkon mendja se i bëjnë të gjithë. Dhe kështu akuzoni pa prova”,- tha Rama.
Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, akuza: Mjekët fajtorë, 5 vite burg
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot deklarimin fajtorë të mjekëve Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Organi i akuzës gjithashtu kërkon dënimin e tyre me nga 5 vjet burg, njëkohësisht për mjekët u kërkua heqje e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë 5-vjeçare. Dy mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”, të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxha.
Dorjana Haka ndërroi jetë në nëntor të vitit 2015, pak ditë pasi kishte sjellë në jetë një fëmijë në një lindje me operacion. Të pandehurit në proces, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba, akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” në lidhje me këtë rast.
Sipas Prokurorisë së kryeqytetit, vdekja e 25 vjeçares Haka ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.
Pjesë nga akt-akuza e prokurorisë:
Shkak i përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka ditën e dytë pas operacionit ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit.
Bazuar në të dhënat e përshkruara në kartelën klinike të repartit ObsetrikGjinekologjik të Spitalit “Koço Gliozheni” dhe të klinikës së Neurologjisë të Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, pohoi prokurori, rezulton se shkaku i vdekjes së shtetases Dorjana Haka me mundësitë më të mëdha duhet të ketë qenë arresti kardiak, ndalimi i punës së zemrës.
Nga sa u parashtrua, rezulton e provuar se të pandehurit Petrit Rexhepi dhe Elona Burba kanë konsumuar elementet e veprës penale të ‘mjekimit të pakujdesshëm’, pasi sipas akt-ekspertimit dhe deklarimeve të marra, nuk kanë marrë masat e nevojshme para dhe pas operatore për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shtetases Dorjana Haka, e cila më pas ka gjetur vdekjen.
Foto/ Provokon Rita Ora, vjen me një set kaq seksi...
Përveç këngëve dhe videoklipeve Rita Orën jemi mësuar ta shohim këngëtaren edhe në kopertinat e revistave më prestigjioze të huaja, e poashtu edhe me fotosesione ku është shfaqur e zhveshur.
Edhe në setin e fundit të fotografive që ka postuar ajo në llogarinë e saj në Instagram ka ardhur me një pamje mjaft në formë dhe hot.
Ja pajisja që zgjidh problemin e valëve të celularit në vende të largëta
Kamping në pyll? Ngjitje në mal? Shanset janë që ju të mos keni sinjal celular, dhe kjo mund të jetë kritike në qoftë se ndodheni në vështirësi. Një pajisje e quajtur “GoTenna” është ndërtuar pikërisht për këtë dhe mund të lëshojë valë radio të gjata për t’ju ndihmuar të keni akses në celularin tuaj, edhe në zona të veçuara.
Produkti i lançuar në Kickstarter është një version më i vogël i “GoTenna origjinal”, i cili ju lejon të merrni mesazhe dhe njoftime në celularin tuaj përmes një aplikacioni, si dhe të dalloni pozicionin tuaj në një hartë offline.
Të dyja pajisjet mund të lidhen në smartfonë “Anroid” dhe “iOS” me anë të “Bluetooth Low Energy” dhe komunikojnë me njëra tjetrën me radio frekuenca.
“GoTenna Mesh” kërkon për frekuenca në spektrin ultrahigh (UHF), ndërsa GoTenna origjinale në spektrin e frekuencave shumë të vogla (VHF).
Çfarë e bën unike pajisjen është metoda që ajo përdor për të komunikuar edhe nëpërmjet pengesave dhe në largësi shumë të mëdha.
Mesh lidhet automatikisht me pajisjen më të afërt “GoTenna”, dërgon aty mesazhin, pastaj e përcjell atë në të njëjtën mënyrë derisa arrin destinacionin e duhur. Personi që përdoret në këtë rast si ndërmjetës për transmetimin nuk mund ta lexojë mesazhin dhe madje nuk do ta dallojë nëse “GoTenna” e tij është përdorur.
Pra sa më i madh të jetë rrjeti i njerëzve që përdorin “GoTenna” aq më i lehtë bëhet edhe transmetimin i mesazheve. Teknologjia shitet për 179 dollarë.
Torturat çnjerëzore në burg, prokuroria greke kërkon dënimin e gardianëve
Prokuroria greke ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burg për gardianët e burgut që torturuan deri në vdekje të burgosurin shqiptar Ilia Kareli.
Gardianët grekë, të akuzuar për torturimin e të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli, duhet të shpallen fajtorë. Ky është vendim i prokurores, shqiptuar gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e Selanikut. Sipas saj, duhet shpallur fajtor edhe ish drejtori i burgut, që akuzohet për marrje në mbrojtje të kriminelëve.
Prokurorja ka argumentuar se gardianët e kanë torturuar në mënyrë barbare Ilia Karelin, por ka theksuar se nuk ishin torturat që shkaktuan vdekjen e të burgosurit shqiptar.
Duke u mbështetur në deponimin e mjekut ligjor, prokurorja tha se Ilia Kareli e humbur jetën për shkak të një ataku kardiak, simptomat e të cilit ishin shfaqur para se ai të transferohej në burgun e Nigritas.
Në pretencën e saj, prokurorja ka përshkruar me detaje gjithçka që ndodhi në mars 2014, duke iu referuar sa dëshmive të marra gjatë procesit të hetimit, aq edhe materialeve audiovizive nga burgu i Nigirtas.
Prokurorja tha se i burgosuri, në momentin e mbërritjes në këtë burg, ecte normalisht, pa treguar se ka ndonjë problem”. Mirëpo, ka theksuar prokurorja, diametralisht e kundërt ishte pamja e Karelit, pak orë më vonë, ku duket qartë se si ishte “i drobitur, i dërrmuar, që zvarritej duke u mbajtur nga krahët”.
Prokurorja tha se torturimi i Karelit ishte një akti “sistematik dhe i qëllimshëm”, si “ndëshkim” për humbjen e kolegut të tyre që u vra nga i burgosuri shqiptar në burgun e Malandrinos. Ajo shtoi se Kareli ishte goditur në mënyrë të dhunshme dhe barbare në qelinë e pritjes, e cila nuk kishte sistem survejimi me kamera.
Duke iu referuar shkaqeve të vdekjes se Ilia Karelit, prokurorja tha ndër të tjera se ai vuante nga zemra, rrjedhimisht ishte i ekspozuar ndaj një incidenti kardiak.
Sipas saj, ngjarja në Malandrino dhe stresi psikologjik dhe fizik që pasoi, ishin “detonatori i problemit kardiak”. Prokurorja ka ndryshuar akuzën fillestare ndaj gardianëve. Nga “tortura të një rasti të veçantë me rezultat vdekjen e personit”, në “kryerje torturash”. Në aktkauzën e lexuar më 4 janar 2016, kur filloi procesi, thuhej se si rezultat i torturave, “Karelit iu shkaktuan hematoma dhe një frakturë në kafazin e kraharorit. Kjo frakturë dhe torturimi sistematik, ishin në gjendje për të sjellë, pak orë më vonë, vdekjen e Ilia Karelit”, konkludonte aktakuza e atëhershme.
Tani, ndryshimi i akuzës, ndryshon edhe masën e dënimit për të pandehurit. Ndërsa në rastin e parë ata do të mund të dënoheshin me burgim të përjetshëm, në rastin e dytë dënimet shkojnë nga 5 deri në 20 vjet. Gjithsesi, procesi gjyqësor do të vazhdojë më 4 tetor, kur do të dëgjohen avokatët mbrojtës të 13 gardianëve të pandehur.
Ilia Kareli ishte emri me të cilin njihej në Greqi shtetasi shqiptar Kudret Kume. Më 25 mars 2014, i ndodhur në gjendje amoku, Kareli goditi për vdekje me thikë gardianin e burgut Malandrinos, Jorgos Tsironis. Dy ditë më vonë, ai u dërgua në burgun e Nigritas, prej nga doli vetëm i vdekur./abcnews/
Foto/ Kjo është super-ora që vlen 112 mijë USD, ta kesh është vërtet fat. Ja pse...
Dashamirët e orëve unikate të dorës mund të fusin dorën thellë në xhep, këtë ua ofron firma zvicerane e orës “Urwerk”, duke prodhuar një orë me lëndë ekskluzive,e cila mund të kushtojë deri më 112000 dollarë.
Ora e re me ‘shtëpizë’ të zezë prej titani, nën firmën “Urwerk Time Hunter”, mund të quhet ‘e mençur’, por kjo është përcaktuar, jo për gjë tjetër veç se për pëcjelljen e kohës, që do të thotë se, përveç shikimit të saktë të kohës, në të mund të pëcillet edhe preciziteti i saj.
Ora është me bazë mekanike, përmban llogaritësin, ku përmes tij mund të përcillni se sa sekonda keni mundur të “humbni” brenda ditës. Kjo realizohet përmes sistemit të funksionimit “EMC” ku mund të kalibroni precizionin.
Kompania zvicerane thotë se, shumica e orëve kalibron në kushte të kontrolluara e nuk mund të mbajnë precizitetin në përcaktimin e kohës, duke pasur parasysh se, kjo varet nga mënyra e mbajtjes së orës.
Llogaritësi “Time Hunter” vazhdimisht përcjellë lëvizjet tuaja dhe llogaritë, se sa mund të ndikojë në precizitetin në përcaktimin e kohës. Gjithë elektronika e orës vërtetohet me mikrogjenerator që e ka zhvilluar kompania “Maxon”, e njohur në prodhimin e motorëve për “NASA”-n, që për funksionimin e saj nuk ka nevojë për bateri.
Zbulohet personi/ Ja kush e futi në kurth prokurorin. 150 mijë eurot erdhën nga Monako
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vijuar me hetimin ditën e sotme pas rastit të publikuar në media një natë më parë në emisionin investigativ “Stop”, ku një oficer gjyqësor ka marrë rryshfet 18 mijë euro për prokurorin Ardian Braho.
Sot është sekuestruar dosja e 120 mijë eurove në zyren e prokurorit Braho.
Nga verifikimet rezulton se personi që ka dhënë paratë është shtetasi me iniciale A.M, person i përdorur në disa operacione policore me infiltrime dhe simulime aktesh korruptive.
Paratë kanë qenë me fasheta të bankës çka dyshohet se janë tërhequr nga banka ditën e ngjarjes, shkruan “Panorama”.
Nga verifikimet e pamjeve të sekuestruara, del se filmimi është bërë nga të paktën 5 kamera, pasi ka plane nga 5 kënde të ndryshme por që vetëm dy janë publikuar.
Sipas burimeve hetimore, 120 mijë eurot e bllokuara në Gusht sipas prokurorit Ardian Braho, janë mbajtur të bllokuara deri në fund të Korrikut 2016, për shkak të pritjes për letërporositë e nisura në Monako dhe në Itali për verifikimin e burimit të transfertës së bërë me përfitues shtetasin Gani Metollari. Ky i fundit është personi që kërkonte lirimin e parave, por ende nuk dihet sesi paratë janë dhënë nga personi me iniciale A.M.
Video/ Këngëtarja, incident të sikletshëm në skenë. I ‘plas’ gjoksi jashtë kanatjeres
Ajo nuk është e para dhe me siguri nuk do të jetë e fundit. Por ky fakt nuk i lehtëson gjërat për këngëtaren argjentinase Laura Miller e cila aksidentalisht, nxorri më shumë seç duhet në publik, gjatë një performance!
Ylli i muzikës po performonte në mënyrë shumë energjike hitin e saj “Si Me Dijas” në skenën e emisionit “La Casa del Pop” kur fatkeqsisht pësoi incidentin.
E veshur me një palë streçe të zeza dhe një kanatjere mëndafshi blu, Laura tundej e shkundej derisa “la nam” në skenë.
Siç shihet dhe në video (min 2.58), ajo nuk e kishte idenë që njëra prej c*cave të saj kishte shpërthyer jashtë kanatjeres.
Video+18/ Dhëndrit i mbet unaza e martesës në penis dy ditë para se të martohej
Një rast të tillë natyrisht që nuk e keni dëgjuar ndonjëherë. Ky dhëndër në Kinë, ka vendosur që ta fut unazën e martesës në penis, arsyet nuk dihen dhe nuk besohet se ndonjëherë do të ketë ndonjë arsye që dikush ta bëjë një gjë të tillë...
Ky person u shtrua në spital me urgjencë për operim pasi kishte futur unazën e martesës në penis, dy ditë para se të martohej, shkruan “DailyStar”, transmeton “Express”.
Gruaja e tij e ardhme, megjithatë nuk ka asnjë koment për këtë ngjarje. Operacioni u përfundua me sukses dhe mjekët arritën që t’ia heqin unazën nga penisi, e cila tashmë duhet të mbahet nga nusja e tij.
Shikoni videon:
Video/ Zërat brenda Kullave Binjake pak para sulmit terrorist
Në orën 8:46 në mëngjes më 11 shtator, aeroplani i “Amerikan Flight 11” goditi Kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë.
Brenda pak minutave, filluan edhe thirrjet që u bënë brenda Kullës tjetër, e cila u godit pas gjysmë orë.
Kjo video sjell atë se çfarë ka ndodhur brenda Kullës nëpërmjet lidhjeve telefonike të bëra nga disa persona që më vonë vdiqën.
Përmes kësaj videoje mund të dëgjoni zërat e tyre, emocionet e tyre para asaj çfarë i priti – vdekja./express/
Foto/ Një vizitë brenda shtëpisë 12.7 mln USD të Johnny Depp
Është në Los Angeles dhe kushton 12.7 milionë dollarë. Bëhet fjalë për shtëpinë e aktorit të famshëm, Johnny Depp, e cila është shtëpia më e veçantë dhe më e pazakontë në zonën ku është e vendosur.
Në këtë shtëpi janë të bashkuar tre anekse nën çati që përfshijnë një hapësirë shumë të madhe, njëra nga to është shndërruar në studio arti ndërsa tjetra është shndërruar në suitë për mysafirë, transmeton Klan Kosova.
Sa për enterierin, mund të gjeni brenda gjithçka që mund të paramendoni në shtëpinë e një ylli të Hollywoodit, gjëra shumë të shtrenjta dhe krejtësisht unike.
Më poshtë shihni fotografitë:
Video+18/ Tenton të mbysë nënën e tij... teksa gruaja e filmonte
Një video, në të cilën duket një burrë nga India teksa tenton të vrasë nënën e tij dhe i kërkon të bijës ta therë, ndërkohë që gruaja e tij brohoret dhe xhiron ngjarjen, është shpërndarë në internet të martën.
Surendra Vaidya shihet në video duke ia zënë fytyrën nënës së vet 80-vjeçare, në një tentim dëshpërues për t’ia ndalur frymëmarrjen.
Ndërsa, e moshuara shihet duke u përpjekur të luftojë kundër djalit të vet me këmbë dhe duar.
Ndërkohë, raportohet se gruaja e Surendra-s, i cila e filmon ngjarjen, dëgjohet duke e nxitur burrin e vet dhe në një moment duke thënë: “Kjo grua është shumë kokëfortë”.
E moshuara shpëton pasi në shtëpi futet një punëtor i një organizate jo qeveritare.
Surendra është arrestuar dhe akuzohet se ka dhunuar nënën e vet për shumë vite.
Foto+16/ Me rrjetë dhe pa të brendshme, Kim Kardashian i çmend të gjithë në Javën e Modës së Parisit
Kim Kardashian nuk i ka lënë asnjë vend imagjinatës, kur ka shkuar me një ‘fustan’ rrjetë dhe pa të brendshme në shoë-n “Balmain SS17” në kuadër të Javës së Modës së Parisit, ku ka rrezikuar jo pak në këtë dalje...
Si çdi herë edhe kësaj radhe ajo ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm të fansave dhe paparazëve, por edhe të stilistëve, modeleve dhe vipave të shfaqjes, madje ka eklipsuar edhe modeles superseksi që do të sfilonin në pasarelë.
Dhe Kim Kardashian sigurisht që vodhi të gjithë vëmendjen e të ftuarve në “Balmain Pranverë- Verë 2017” gjatë “Paris Fashion Ëeek” të enjten, duke rrëshqitur në një nga daljet e saj më seksi por dhe duke rrezikuar jo pak me këtë performancë pa të brendshmet e saj.
Ylli 35-vjeçar që nuk i la praktikisht asgjë imagjinatës me rrjetën seksi që mbulonte lakuriqsinë e saj bëri një figurë vërtetë “vrasëse”.
Foto-Video+18/ Habisin kërcimtaret, zhvishen tërësisht në skenë
Në video, duken dy kërcimtare duke performuar në një skenë tërësisht të zhveshura.
E gjithë kjo festë po bëhet në fshehtësi në një nga plazhet më të famshme në botë, Ibiza, shkruan “DailyStar”.
Ky vend është i vizituar shumë nga turistë nga e mbarë bota, të cilët kur panë këtë shfaqje u shprehën të habitur me “show”-n e dhënë nga këto dy vajza.
Zbulohet punishtja e kanabisit në Mat, kapen 3 tonë drogë
Një banesë në fshatin Rremull të Matit përdorej si laborator droge. Zbulimi është bërë sot gjatë një operacioni antidrogë të policisë.
Në banesën në pronësi të shtetasit SH.L janë gjeetur 3 tonë e 132 kg kanabis i thatë, gati për t’u shitur.
Po kështu janë zbuluar edhe rreth 13 mijë rrënjë kanabis në nëpër parcela gati për t’u korur.
Policia ka shpallur në kërkim të zotin e shtëpisë që përdorej si laborator droge, ndërsa është në kërkim të kultivuesve të drogës.
Foto/ Fatos dhe Xhoana Nano “kapen” në një lokal në Tiranë
Ndërsa u panë në korrik duke pushuar në Greqi, së fundmi çifti shikohet në Tiranë. Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana janë të pandarë, është e vështirë të shikosh njërin prej tyre në një vend dhe të mungojë tjetri.
Pas largimit nga skena politike, çifti u zhvendos në Austri, për të bërë një jetë mes Tiranës dhe Vjenës. Së fundmi, më 15 shtator, ata u dalluan teksa shijonin mesditën në një prej lokaleve të ndodhur në qendër të Tiranës.
Në foton e publikuar nga “Iconstyle”, Fatos dhe Xhoana Nano u dalluan në lokalin e ndodhur në ndërtesën 23 katëshe. Sipas burimit të “Iconstyle”, çifti Nano nuk ndodhej vetëm, por ishte i shoqëruar në tavolinë edhe nga pronari i lokalit ku gjendeshin.
Ata u panë të veshur “casual”, Fatos Nano me një këmishë të bardhë, ndërsa Xhoana një bluzë të kuqe, teksa tymoste edhe cigare.
Ndoshta vizita e Fatos Nanos “fsheh” një qëllim, duke marrë parasysh faktin që vitin e ardhshëm vendi do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të përgjithshme.
Video+16/ Djali terrorizon vajzën në mes të rrugës, e ndalojnë çunat e Stresit
Në ngjarje e sikletshme për shumë qytetarë ka ndodhur ditën e sotme tek “Rruga e Dibrës”. Bëhet fjalë për një djalë, i cili ka ngacmuar seksualisht një vajzë pa iu dridhur aspak qerpiku. Vajza ka tentuar të largohet, por fuqia e këtij mashkulli, të cilin shikoni edhe në videon e mëposhtme është tepër e madhe.
Për të ndaluar që diçka e keqe të ndodhte kanë ndërhyrë “çunat e Stresit”, të cilët janë miqtë e ngushtë të këngëtarit. Ata e kanë neutralizuar ngacmuesin dhe më pas kanë lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.
Djalit, i cili mund të jetë edhe i sëmurë mendor, i janë vënë prangat, por ai është shtrirë në tokë dhe ka nisur të dridhet. Mund të mendohet se është me epilepsi, por kjo tezë hidhet poshtë pasi ai ngrihet sërish nga momenti në moment dhe duket tërësisht i fuqishëm.
Edhe qytetari që ka dërguar videon në redaksinë e Jetaoshqef deklaron se e vetmja sëmundje që mund të ketë prekur manjakun mund të jetë ajo e problemeve mendore.
“Ky tipi, i cili duhet te ishte me probleme mendore, sapo terrorizoi nje femer ne mes e rruges. Ishin cunat e Stresit qe e izoluan fillimisht dhe me pas lajmeruan policine. Mendoj se eshte e rendesishme qe keta tipa mos lejohen te bredhin rrugeve. Kujtoni ngjarjen e Palases. Ishte i semur mendor. S’kishte epilepsi dhe pse ashtu duket. Po manjak ishte. Asgje s’kishte. Goces dinte me ja fut duart ai”,- shkruan qytetari.
01/10/2016/..............................................
“Honoris Causa” nga UET për amerikanin e paqes në Kosovë
Foto/ Trafikonte organe. Ja si jetonte në Tiranë rusi që u arrestua
Këto janë fotot që tregojnë jetën luksoze të biznesmeni rus që u arrestua javën e kaluar pasi dyshohet për trafikim organesh njerëzore. Boris Volfman është 32-vjeçari i arrestuar në Turqi, si i dyshuari kryesor i një grupi që trafikonin organe të refugjatëve sirianë, për t’i shitur më pas te klientët e pasur.
Sipas “Daily Mail”, ai është përballur më herët me organet e drejtësisë në Shqipëri, pasi akuzohet si anëtar i një bande trafiku që përfshihen nga Kosta Rika në Kosovë.
Sipas burimeve, emri i biznesmenit është përfshirë në një veprimtari të paligjshme në një klinikë private në Prishtinë, klinikë e specializuar për transplanto.
Në media kanë qarkulluar disa foto të tij dhe bashkëshortes ukrainase, Yuli Guralnik në të cilat shfaqët jeta luksoze që bëjnë.
Foto/ A po i pëlqejnë Kryeministrit Rama ngjyrat e reja të Fierit?
Fieri ashtu si shumë bashki të tjera të vendit po investon në ndërtimin e infrastrukturës dhe restaurimin e qendrës së qytetit, ku nuk mungojnë as pallatet e lyera me ngjyra të ndezura si në Tiranë.
Këtë punë e ka inspektuar nga afer dje edhe kryeministri Rama, i cili edhe pse ka ruajtur ekzaltimin përpara vartësve të tij, e ka shprehur kënaqësinë me anë të këtij statusi në Facebook.
Do'stlaringiz bilan baham: |