Arvizu: Demokracinë e bëni ju, jo politikanët
Ish.ambasadori Arvizu sapo ka marrë një detyrë që e lidh sërish me Shqipërinë. Ai po punon për Departamentin e ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit. Në fjalën e tij ai u fokusua tek rinia dhe fuqia që ka ajo për të shtyrë dhe nxitur reformat e ndryshimet e mëdha për vendin. Nga ana tjetër ai theksoi se problemi që ka Shqipëria është politikanët e saj që nuk ecin me të njëjtin hap dhe nuk kanë të njëjtin pasion për ndryshimin e vendit siç e kanë qytetarët shqiptarë.
“Një pikë e fortë e shqiptarëve është rinia dhe kur fola me ambasadorin Lu, kuptova se binim dakort për shumë gjëra. Një ndër to është rëndësia e gjeneratës së të rinjve. Kur isha këtu kishte disa momente tepër të vështira dhe ju gjithmonë kërkonit për shenja progresi, që gjërat po ndryshonin për më mirë. Disa ditë ishin më të mira se të tjerat. Por sa herë që kisha nevojë për një kënaqësi emocionale gjithmonë takoja të rinjtë, qofshin ata në Tiranë, në Shkodër, Korçë, Elbasan, kudo sepse gjithmonë kam parë në sytë dhe fytyrat e të rinjve si ju shpresën për të ardhmen.
Ne kemi një kohë tepër të limituar këtu dhe prandaj duhet të theksoj rëndësinë ë të paturit shpresë, pasion dhe detyrime. Kanë kaluar 25 vite nga komunizmi këtu në Shqipëri. Unë isha i pranishëm në 20 vjetorin dhe për të qenë i sinqertë, në këtë momënt të historisë, 25 vite është një periudhë tepër e shkurtër kohore. Mendoj se mund të themi se krahasuar me 25 vite më parë, janë të paimagjinueshme ndryshimet dhe ne e dimë këtë. Duke qënë një mik i juaji do të dëshiroja të isha totalisht i sinqertë me ju, Shqipëria duhej të ishte shumë më përpara seç është tani.
Duhet të ishte më përpara për shkak të njerëzvë si ju dhe njerëvze në Shqipëri të cilët janë shumë punëtor, inteligjentë, patriotë dhe kaq të dashur me familjen dhe miqtë. Ka kaq shumë shqiptarë të cilët duan të ndërtojnë një Shqipëri më të mirë dhe më të fortë, e po shumë shqiptarë që gjithmonë më thonin që janë të pashpresë dhe nuk ia dalin dot.
Kjo është totalisht e pakuptimtë. Të gjithë e dimë që është e vështirë, nuk është aspak e thjeshtë, do të duhet kohë për të luftuar ndaj korrupsionit, për më shumë transparencë, më shumë përgjegjësi nga ana e liderëve tuaj politik, kjo do kohë sepse është një proces që ndiqet.
Por rëndësia e demokracisë, suksesi i saj varet nga angazhimi i njerëzve, sepse fjala që shkon me demokracinë është demokracia pjesëmarrëse. Qoftë në Amerikë apo në Shqipërinë, ju njerëzit jeni demokracia, nuk janë liderët, nuk janë politikanët, nuk janë biznesmenët e as media, ata kanë thjesht një rol, por jeni ju ata që kanë çelësin. Së fundmi me faktin që thoni se jeni të pashpresë.
Në punën time kam përgjegjësi botërore, flasim për korrupsionin, ligjin në vende si Pakistani, Nigeria në Lindjen e mesme, Afrikë, Egjipt, unë vetë sapo jam kthyer nga Maroku. Çdo shtet, çdo vend ka sfida të vështira, ka njerëz në Nigeri dhe Egjipt të cilët thonë të njëjtën gjë, situata në vendin tonë, është e pashpresë. Unë ju them atyre të njëjtën gjë si ju, nuk është e pashpresë, për sa kohë që ju nuk hiqni dorë nga të shpresuarit.
Ka disa gjëra mbi të cilat ne, Departamenti i Shteteve të Bashkuara, mund të ofrojmë ndihmesën tonë për sa kohë ka formula tepër të vlefshme për të luftuar korrupsionin dhe shumë të tjera të cilat janë pjesë e reformës tradicionale, si trasparenca, përgjegjësia. Për nga ana teknike, ne mund të ndihmojmë, fqinjët tuaj në Europë gjithashtu, por duhet të jeni ju ata që do të shtyni pjesën tjetër të shoqërisë shqiptare që të bëhen pjesë e reformës. Ju mund ta bëni por duhet angazhim dhe pasion, mos i humbni shpresat, të gjithë janë mbështetur tek ju”.
Lu: Koha e duhur për të qenë shqiptar
Ambasadori amerikan në Tiranë, Doland Lu, gjithashtu u fokusua tek rëndësia që ka roli i rinisë në zbatimin e reformave. Ai u tha studentëve se ata kanë të drejtë t’i kërkojnë ndryshimet dhe ta shtyjnë klasën politike që kjo të ndodhë sa më shpejt. Nga ana tjetër Lu shfaqi besim se reformat që kanë nisur do të japin efekte në jetën e njerëzve.
“Unë takoj gjithmonë njerëz më të vjetër në moshë që më thonë : “ Oh këta të rinjtë e sotëm, ata duan vetëm që të largohen nga Shqipëria, nuk duan të investojnë në vendin tonë, nuk besojnë më tek Shqipëria”, dhe përgjigja ime është: “Ne nuk po takojmë të njëjtët njerëz”, sepse të rinjtë që takoj unë, ata janë shpresa për të ardhmen, kanë energjinë dhe entuziazmin e duhur për ta bërë këtë një vend më të mirë.
Jam i sigurt qe ju jeni tepër të paduruar si fëmijët e mi, doni që gjithshka të ndryshojë nesër, por ajo çfarë ju duhet të dëshironi është që ky vend të jetë si çdo vend tjetër në Bashkimin Europian nesër, pse duhet të prisni ju.
Pse i është dashur gjeneratës përpara jush të vuante prej dekadash nga reformat e avashta dhe ndryshimet graduale, ju duhet t’i ndryshoni kërkesat tashmë. Në Shtetet e Bashkuara ne ndodhemi në një periudhë tepër të ngarkuar politke, me gjëra të thëna plot inat nga politikanët për njëri tjetrin, ju e keni çdo ditë këtë periudhë, nuk mbaron kurrë. Besoj se do të ketë një përkeqësim, duke qenë se kemi zgjedhjet në Qershor. Edhe në këtë periudhë politike unë shoh goxha shpresë, jam tepër optimist për atë që do të ndodhë në një periudhë të shkurtër në Shqipëri. Siç e thashë dhe më parë, reforma tradicionale është e pashmangshme, do të ndodhi shumë shpejt dhe do të sjelli me vete, investime të reja, të cilat do të krijojnë vende të reja pune dhe mundësi për të gjithë të rinjtë që do të diplomohen në vitet në vazhdim.
Do ta ndihmojë procesin e dekriminalizimit që është një rrugë kaq e gjatë, të cilën Shqipëria po e përshkon. Ironikisht në të njëjtën kohë ju bëheni futbollistë më të mirë, duke dalë aq mirë në Kampionatin Europian. E kam thënë dhe vazhdoj ta them se është koha e duhur për të qenë një shqiptar dhe një i ri shqiptar”.
Video/ Aktivisti i shoqërisë civile- deputetit të PS: Ore, për 25 vite na çatë trapin!
Klodi Leka, aktivisti i ‘Organizatës Politike’ që u arrestua pak ditë më parë sepse shkruajti emrat e disa deputetëve në kazanin e plehrave ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emision “Njerëz në fokus” në News24.
Leka ishte i ftuar që të diskutonte për ligjin e importit të plehrave dhe përballë kishte deputetin Besnik Brahaj, një nga hartuesit e këtij ligji.
I riu ka shpërthyer kundër deputetit dhe i ka thënë atë çka shumica prej nesh e mendojnë por askush nuk ia kishte thënë përballë politikanëve tonë të ‘nderuar’.
“Na keni çarë trapin për 25 vite rresht me politikat tuaja”,- i ka thënë Leka deputetit Brahaj gjatë debatit që morri tone të nxehta.
Basha: Zgjidhja që ka opozita, qytetari shqiptar. Forca, interesi publik
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin e bashkëbisedimit me anëtarësinë e Partisë Demokratike. Përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është në qendër të turit të Bashës që do të shtrihet në çdo degë të Partisë Demokratike.
Kreu i demokratëve ka theksuar se komunikimi, përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e PD drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët, bashkimi i të gjithë faktorëve dhe kontributeve të partisë dhe aleanca më e gjerë qytetare me të gjithë dhe këdo që ndajnë me ne shqetësimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe krimit, janë çelësi i përballjes së madhe popullore dhe fitores ndaj kartelit të drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.
Kryeopozitari theksoi se sot ka një pyetje që mundon çdo qytetar: “Si do të fitojmë përballë bandave, parave të krimit, drogës dhe korrupsionit që ka grumbulluar Edi Rama?!” Për Bashën përgjigjja është vetëm një: “Aleanca me qytetarët dhe duke iu dhënë shpresë njerëzve se rrotacioni nuk do të jetë thjesht largimi i disa njerëzve dhe zëvendësimi me disa të tjerë
“Pyetja që shtrohet është kjo: Po mirë kur këta kanë paratë e tenderave e të korrupsionit, kur këta kanë paratë e drogës që e kanë mbushur si asnjëherë vendin me të, si do t’ia dilni të përballeni dhe të fitoni?! Cila është përgjigjja?! Cilët janë skenarët?! Të bëjmë bandën tonë, ushtrinë tonë të gangsterëve për t’u përballur me ushtrinë e tyre?!
Absolutisht nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhje e demokratëve. Ju e dini fare mirë, edhe në momentin kur bandat më famëkeqe të tyre iu janë kundërvënë popullit dhe demokratëve ne kemi qëndruar dhe jemi ringritur dhe jemi bërë shumicë sepse njerëzit besuan tek ne, jo sepse kishim banditë më të fortë sesa ata.
Çelësi i fitores tonë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë përgjigjja e bandës me bandë. Forca jonë, forca e opozitës është qytetari shqiptar. Receta e opozitës është qytetari shqiptar dhe mrekullia e opozitës do të jetë qytetari shqiptar.
Po si do ta bëjmë?! Duke iu dhënë besim njerëzve se rrotacioni i ardhshëm i pushtetit nuk do të jetë që drejtori aktual i Albpetrolit të zëvendësohet me një tjetër horr, vetëm kësaj radhe me teser të Partisë Demokratike.
Duke iu dhënë shpresë njerëzve se politikat tona nuk do të jenë thjesht dhe vetëm heqja e rriskut buxhetor nga filan oligark dhe çuarja tek oligarku tjetër. Por se në qendër të politikave tona do të jenë njerëzit, do jenë qytetarët, do të jenë problemet, do jenë hallet e tyre dhe zgjidhjet”,- është shprehur Basha në Fier.
Video/ “Hiqi ti plehrat!” Aktorët e ‘2xL’ i bëjnë thirrje Ramës
Ligji i plehrave i miratuar në Kuvend dhe i mbrojtur me forcë nga kryeministri Edi Rama, është edhe tema e ditës në të gjitha tryezat.
Kështu kanë menduar edhe aktorët e “2xL” që në prag të nisjes së sezonit të tyre, i kanë bërë thirrje kryeministrit që të heqë plehrat dhe të mos vendosë për importin e tyre.
Ndiqni më poshtë videon e tyre:
Foto/ Debati Clinton- Trump? Ja si shkonin dikur dy familjet...
Hillary Clinton dhe Donald Trump u përballen mbrëmë për herë të parë në skenën e debatit, në momentin më të madh e më të jashtëzakonshëm të garës presidenciale të 2016-ës. Me sondazhet kombëtare që tregonin një diferencë të ngushtë vetëm gjashtë javë nga dita e zgjedhjeve, “lufta” në universitetin e Hofstras ofroi një nga shanset e fundit për të folur drejtpërdrejt me dhjetëra miliona zgjedhës që ishin sy e vesh këtë mbrëmje.
Debati i parë, nga tre gjithsej, u ngrit mbi tre shtylla kryesore: drejtimi i vendit, mirëqenia dhe siguria e SHBA-ve.
Ekonomia dhe vendet e reja të punës ishte pika e parë ku Clinton e Trump ashpërsuan gjuhën. Kandidati republikan akuzoi ish-Sekretaren e Shtetit se nuk kishte një plan për krijimin e vendeve të reja të punës, por përgjigjja e Clinton ishte: “Donald, ne e dimë që jeton në botën tënde”.
Ish-Sekretarja e Shtetit kritikoi rivalin republikan për lëvdatat ndaj presidentit rus, Valdimir Putin si dhe për nxitjen që “hacker”-ët rusë të ndërmarrin sulme kibernetike ndaj qeverisë amerikane.
Por dikur mes dy familjeve, Clinton dhe Trump ka pasur një miqësi të madhe saqë miliarderi Trump me bashkëshorten ishte i ftuar i të gjitha eventeve dhe galave të presidentit të dikurshëm Bill Clinton në Shtëpinë e Bardhë.
Shikoni disa foto:
Basha pret Donald Lu dhe ish-ambasadorin Arvizu
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme në një takim ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe ish-ambasadorin Aleksandër Arvizu.
Burime nga selia blu thanë se, në takimin mes tyre është diskutuar për aktualitetin politik të ditës si dhe problemet që shqetësojnë opozitën.
Foto/ Ja i riu që u vra në atentat mëngjesin e sotëm
Ishte ora 6:15 minuta e mëngjesit të së martës, kur një breshëri automatiku është derdhur mbi këtë kamion që mblidhte qumështin e bagëtive në Torovicë të Lezhës.
Për pasojë mbeti i vrarë në vend 26-vjeçari, Ajet Qokthi nga fshati Trush i Shkodrës. Ai ndodhej pasagjer në automjetin e drejtuar nga kushëriri i tij.
Rrethanat në të cilat ndodhi krimi janë ende të paqarta, por dyshohet se autori i vrasjes nuk ka qenë i vetëm. Kamioni ka lëvizur edhe 50 metra të tjera dhe më pas ka ndalur. Drejtuesi i tij me iniciale A.Q. ka lajmëruar policinë e cila është vënë në ndjekje të autorëve.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje personin që i shpëtoi atentatit, por të dhënat për identifikimin e autorëve kanë qenë të pakta.
Pista kryesore është ajo e grabitjes. Autorët kanë pasur dijeni për itinerarin e kamionit të qumështit dhe kanë tentuar ta grabisin. Dyshohet se kanë qëlluar në drejtim të tij për ta ndalur. Një grabitje e ngjashme u ka ndodhur kushërinjve edhe 3 vjet më parë.
Video/ ‘Eklipsi, na iku...!’ Ja si Bektash Muka u ikën ‘Shqiponjave’
Video/ Momenti kur Bektashi përplasi makinën e “Shqiponjave”
Dy ditë më parë, ai u përplas me murin rrethues të një shtëpie, në ndjekje nga policia.
Por këtë, 25-vjeçari Bektash Muka e ka tentuar edhe më herët. Nën drejtimin e makine “BMW X6”, ai nuk i është bindur skuadrës “Shqiponja”, që e kishte ndaluar për verifikim.
Ngjarja ka ndodhur në muajin Shkurt.
Madje gjatë largimit, 25-vjeçari ka dëmtuar dhe furgonin e Policisë.
“Na iku, na iku ka dëmtuar dhe furgonin e policisë”…
Bektash Muka, Valmir Fazliu nga Kosova dhe Vilson Laçi, u arrestuan dy ditë më parë pasi me të njëjtën makinë “BMW” nuk iu bindën udhërit të policisë për të ndaluar.
Gjatë ndjekjes, nga shpejtësia, automjeti përfundoi në avllinë e një banese private në rrugën “Sami Frashëri”, në kryeqytet.
Gjatë kontrollit në makinë u gjet në një çantë dore një pistoletë e markës “Glok” dhe një krehër me 11 fishekë./Tv Klan/
Prona në Gjirin e Lalzit/ Gjyqtarja nuk "trembet" nga Manjani: Fola përmes vendimit
“Kam folur përmes vendimit” ky është komenti i gjyqtares së gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi e cila i njohu të drejtën e pronës në 45 ha tokë në Gjirin e Lalzit familjes Seçuni.
E kontaktuar nga “Ora News” gjyqtarja Qeleshi nuk ka pranuar të komentojë më tej as vendimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, për të nisur procedurat për ti kërkuar KLD-së shkarkimin e saj.
Ministri deklaroi dje se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit”.
Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.
Më 21shtator u largua nga të Shqipëria administratori i kompanisë Fati Mitri, i cili u dhunua nga tre persona.
Tom Doshi shkon si dëshmitar në gjyqin e Mark Frrokut, dështon mbajtja e seancës
Deputeti Tom Doshi është paraqitur sot në Gjykatë në cilësinë e dëshmitarit në procesin ndaj ish-deputetit Mark Frroku.
Por seanca e sotme dështoi sërish, pasi nuk u formua trupi gjykues.
Doshi është thirrur si dëshmitar i Prokurorisë në procesin ndaj Mark Frrokut i akuzuar për vrasje, fshehje të të ardhurave dhe ndërtim të paligjshëm.
Pikërisht për këtë të fundit prokuroria kërkon dëshminë e Doshit.
Ish-deputeti Mark Frroku qëndron në qeli për më shumë se një vit, për llogari të drejtësisë belge. Ai akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 1999.
Tiranë, 38 sirianë i lënë “puplat” qendrës së azilantëve, policia i shpall në kërkim
Të paktën 38 sirianë janë larguar nga një qendër të azilkërkuesve në Babrru, ndonëse nuk dispononin dokumente. Burime nga Ministria e Brendshme për “News24” bëjnë me dije se 21 persona, mes tyre edhe gra, ishin larguar për pak orë ditën e diel dhe nuk ishin kthyer më në qendër.
Sipas informacioneve, azilkërkuesit nuk dispononin leje qëndrimi dhe status, ndërsa policia tashmë është vënë në ndjekje të tyre.
Po ashtu, sirianët me largimin e tyre, kanë thyer marrëveshjen e lidhur me shtetin shqiptar.
Blushi: Rama s’lejon referendum për plehrat. PS-PD-LSI bashkë
Foto+16/ "Goditet" rëndë Luana Vjollca, e ngatërojnë më një pornostare
"Vipat e Bllokut" këtë herë në qendër të sulmeve ka vënë Luan Vjollcën. Pas akuzave të njëpasnjëshme për operacione plastike, duket se kanë ndryshuar metodë duke e krahasuar Luanën me një pornostare.
Faqja në Instagram duket se i ka gjetur binjaken Luanës, që për hir të së vërtetës, ngjan më shumë me të se sa me Marinën.
Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe komentuesit të cilët janë shprehur se botoksi i ka bërë njëlloj si Luanën ashtu edhe Phoenix.
Hoxha: Dje një deputet hyri në burgun 302 dhe takoi Dritan Dajtin
Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike sot se, një deputet i Komisionit të Sigurisë në Kuvend, ka takuar Dritan Dajtin në qelitë e burgut 302 në Tiranë dhe një politikan të arrestuar i cili ndodhet në këtë burg.
Ja çfarë thotë gazetari Artan Hoxha:
Një grup kriminal që është nën hetim kanë kërcënuar me mesazhe ose duke e kontaktuar me telefon apo njerëz të tjerë, tek miqtë e kryeprokurorit duke i thënë se çështja që po heton po kthehet në personale dhe mund të hakmerren ndaj familjes së tij.
Bëhet fjalë për grupin për çështjen Shullazi, ku sa herë ka shkuar për masë sigurie ka ndërhyrë dhe ambasada e SHBA.
Para një jave kisha në informacion që më ka ardhur një mesazh në Facebook, nga sistemi i sigurisë së një burgu në kryeqytet. Më thonë se një politikan i rëndësishëm të hyjë në burg dhe të mos filmohet nga kamerat.
Më është thënë që një deputet i rëndësishëm i Komisionit të Sigurisë të hyjë në burg edhe ligji ua lejon dhe burgu nuk u kërkon dot informacion pse po e takon.
Ajo që nuk është normale është që na është kërkuar të mos regjistrohet me kamera. Ka pasur një rezistencë nga policët e turnit. Disa nga policët që nuk kanë pranuar janë transferuar. Takimi është bërë dje rreth orës 15:30 minuta në burgun 302, ku ka shumë të burgosur të rëndësishëm.
Nga informacioni im deputeti që ka hyrë në burg, ka kontaktuar me dy të dënuar të tjerë. E këtë e kam nga njerëzit që kanë qenë aty. Takimi është bërë me dy persona, njëri prej tyre një politika dhe tjetri me Dritan Dajtin.
Video/ Aksidentoi për vdekje policin në Kamzë, ja dëshmia e djalit të ish-deputetit të PS
“Po vija nga Shkodra në Tiranë dhe nuk e pashë makinën e policisë”. Kjo është dëshmia e Arnold Kolës, djalit të ish- deputetit Ndue Kola, i arrestuar si autor i aksidentit të të dielës së 25 shtatorit, ku u vra një polic e u plagosën 2 të tjerë.
I riu nën avujt e alkoolit përplasi furgonin e policisë që po patrullonte në Kamzë duke i marrë jetën policit Ervin Haxhia si dhe plagosi dy efektivë të tjerë, të komisariatit numër 5, në Tiranë.
Kola, para hetuesve pohoi se po udhëtonte nga Shkodra, drejt Tiranës, pasi kishte konsumuar disa gota alkool me një mik. Ai ka pretenduar se ka kryer një parakalim në të djathtë, ndërsa nuk e kishte kuptuar se para kishte pasur një automjet.
“Parakalova dy makina në krahun e djathtë. Pashë që kisha një mjet, por nuk e kuptova çfarë ishte. Nuk e pashë makinën e Policisë. Pasi parakalova dy mjetet në krahun e djathtë vendosa të bëj parakalimin tjetër në krahun e majtë, por nuk arrita të kaloj.
Aty godita në cep furgonin. Vetura ime u përmbys, ndërsa furgoni i policisë u përplas me një disa vetura që ishin të parkuara anës rrugës”,- tha Arnoldi mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 25 Shtatorit.
Më tej në lidhje me shkakun e aksidentit Kola, ka pranuar fajësinë dhe ka pranuar se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa testi i policisë ka konfirmuar se ai ishte në gjendje të dehur, me 0.57 mg/l alkool në gjak.
“Isha në Shkodër. Aty piva disa gota me një shok dhe pastaj u nisa për në Tiranë. Gjatë rrugës eca shpejt. Në Kamëz, ndodhi aksidenti ku godita makinën e policisë”.
Ndërkaq hetuesit dyshojnë se disa prej deklarimeve të të ndaluarit, nuk janë të vërteta, sa i përket mekanizmit të aksidentit dhe vendit ku është goditur mjeti i policisë. Sipas hetuesve, vendi i goditjes nuk përputhet me atë që pretendon autori i aksidentit Arnold Kola. Po kështu hetuesit kanë dyshime se edhe parakalimi në të djathtë mund të jetë një tentativë e tij për t’u justifikuar. Pavarësisht këtyre pretendimeve, kjo nuk ndryshon sipas hetuesve fajësinë e tij, apo përgjegjësinë për aksidentin.
22-vjeçari është djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Ndue Kola të qarkut Shkodër i zgjedhur në vitin 2009. Mbrëmjen e aksidentit, Kola udhëtonte më 140km/h. Nga hetimet konstatohet se shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia jashtë normave të lejuara dhe gjendja e dehur e 22-vjeçarit gjatë kohës që drejtonte automjetin.
Arnold Kola është ndaluar edhe në vitin 2015 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit të policisë Kola ka rezultuar nën ndikimin e masës 0.57mg/l dhe 0.53 mg/l./Report Tv/
Tiranë, korrupsioni në administratë, pranga dy inspektorëve tatimorë
Dy inspektorë të Tatimeve në Tiranë janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për korrupsion. Policia e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task Force në Prokurorinë e Tiranës, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në një emisionin investigativ “Fiks Fare”, u bë ndalimi:
Albert Cako, 43 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.
Anxhelo Sida, 29 vjeç, me detyrë Specialist në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë, shtetasit R. R., në këmbim të mos vendosjes së masës administrative dhe mbylljes së aktivitetit.
Gjithashtu në kuadër të këtij hetimi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit S. K. dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasja M. K., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Neni 248–25 i Kodit Penal. Si dhe shtetasi R. R., pronar i aktivitetit, është proceduar në gjendie të lirë për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “shpërdorimi i detyrës”.
Djali rreh vajzën në mes të qytetit dhe bëhet nami, por ja çfarë ndodh kur rrihet një mashkull
Dy aktorë vendosin të bëjnë një studim rreth reagimit të njerëzve në qytet kur shohin një djalë duke rrahur një vajzë dhe të kundërtën. Ata zgjedhin që këtë video ta bëjnë në mes të një qyteti të madh.
Në momentin kur djali shfaqet duke rrahur vajzën, të gjithë alarmohen. Meshkujt përreth ngrihen dhe përpiqen ta ndalojnë djalin, madje disa tregohen edhe agresivë ndaj tij, deri në momentin që kuptojnë që kjo është thjesht një kamera e fshehtë.
Por krejtësisht e kundërta ndodh kur një vajzë rreh të dashurin e saj. Njerëzit përreth nuk alarmohen, madje largohen të hapin vend pa i ardhur aspak në ndihmë djalit. A është kjo e drejtë?/JOQ/
Foto+16/ Shkon në klub striptizmi, në mëngjes kupton se i ka ndodhur diçka e shpifur
Kjo është një histori me të vërtetë e shëmtuar. Të gjithë kanë historitë e tyre të çuditshme në klubet e natës apo në vendet ku ka striptiste, por ky djalë me të vërtetë e ka tepruar.
Pasi ka qenë në një klub nate me striptiste, ka postuar momente të ndryshme në Snapchat. Ai ka shijuar pamjen dhe normalisht, ka harxhuar edhe disa para të mira, por kaq nuk është e gjitha.
Pas disa gotave, kur ka mbërritur në shtëpi ka parë se në pantallonat e tij kishte njolla gjaku.
Është kontrolluar nëse ishte vrarë diku dhe nuk e kishte ndier, por jo, nuk ishte aspak ashtu. Në të vërtetë bëhej fjalë për periodat e një prej vajzave me të cilën ai kishte shkuar dhe ishte argëtuar. Shumë e shpifur, apo jo? Për më tepër kur postohet në Snapchat...
28/09/2016/.......................................
“Lapsi.al”: Spartak Braho ka bërë 2 takime në burgun 302
Gazetari i News24, Artan Hoxha ka deklaruar dje se një deputet i komisionit parlamentar të sigurisë ka zhvilluar një takim në burgun 302, ku ndodhet edhe Dritan Dajti, i akuzuar si kapobandë dhe autor i një masakre të pesëfisht më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit. Po në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj, administratori i kompanisë DIA, implikuar në aferën e CEZ.
Gazetari Hoxha ka lënë të kuptohet se mes deputetit në fjalë dhe të dënuarit Dajti, mund të ketë patur një takim në burgun 302 në Tiranë.
Ndërkohë gazeta "Panorama" është interesuar pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, i cili ka deklaruar se po bëhen verifikimet e informacionit në fjalë.
Burime jozyrtare i thanë lapsi.al se vërtet ka patur raste të vizitave të deputetëve në burg, por jo për takime me Dajtin. Sipas këtyre burimeve, kreu i komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka qenë dy herë në burgun 302 në Tiranë.
Deputeti Spartak Braho, është takuar me ish zv/drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, nën hetim për akuzën e korrupsionit, me të cilin ka marradhënie dhe miqësi familjare, thanë këto burime për lapsi.al.
Foto/ A po ndryshon Tirana? Veliaj zihet ngushtë nga fëmijët
Veliajn
Kjo që po shikoni në këtë fotogaleri nuk është një vilë po një kopësht fëmijësh në Tiranë, i rikonstruktuar sëfundi nga Bashkia.
Vet kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në profilin e tij në Facebook këto foto me fëmijët e kopështit të njësisë 8, por përveç fotove me përqafime të fëmijëve, ajo që spikat është një foto ku kryebashkiaku duket mjaftë i habitur përpara dy vogëlushëve.
Nuk ka kuptuar dot batutën ose lojën e tyre, apo është gjendur përballë ndonjë pyetjeje të pafajshme por të sikletshme të fëmijëve...??
Kësaj gjëje vet kryebashkiaku Veliaj nuk i ka dhënë përgjigje por ka shkruar:
“Kopshti i ri te Nj.8 nga sot më cilësor për 200 fëmijë. Provë se vetëm puna e optimizmi, jo llogjet e sharjet, na çojnë para. #TiranaPerFemijet ”
Video/ Tiranë, shihni femrën hajdute se si vjedh me qetësi dyqanin
Vjedhjet janë shtuar së shumti gjatë ditëve të fundit dhe ajo që vihet re është se hajdutet dhe organizatorët e këtyre vjedhjeve janë femrat. Bëhet fjalë për vjedhje ordinere, jo të shumave të mëdha apo vjedhje bankash.
Këto ngjarje janë shënuar më së shumti në kryeqytet, ku femrat turpërojnë veten e tyre. Këtë herë vjedhja ka ndodhur në afërsi të “Vorrit të Bomit” në një dyqan në anë të rrugës.
Vajza, e cila duket e re në moshë, është afruar tek dyqani, ka rrëmbyer katër molto, disa sende të vogla brenda dyqanit, si dhe një lëng frutash ndërsa largohet. Gjithçka e ka kryer si të mos ishte duke bërë një vjedhje por një veprim normal.
Ajo ka menduar se askush nuk do ta pikaste, duke qenë se në atë moment shitësi ishte larguar nga dyqani, por nuk ka qenë ashtu pasi kamerat e sigurisë e kanë demaskuar.
Vjedhja ka ndodhur në orën 07:45 të mëngjesit të ditës së sotme./JOQ/
Tërmeti 5 ballë trondit Greqinë
Një tërmet i shkallës pesë ka goditur brigjet greke, 34 kilometra në Jug të qytetit Kalamata.
Epiqendra ka qenë në një thellësi ujore prej 10 kilometrash. Tërmeti është regjistruar në orën 10:17 me orën lokale.
Nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo për dëme materiale.
Basha: PD kundër importit të plehrave. Kërkesë për referendum popullor
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur sot se PD është kundër importit të plehrave të Europës në Shqipëri dhe për këtë do të bëjë kërkesë në Kuvend për referendum popullor.
Do'stlaringiz bilan baham: |