Ja statusi i Kryeministrit Rama në Facebook:
“Mbresëlënëse puna e kryebashkiakut të ri në Fier, ku transformimi është i thellë dhe po shtrihet me shpejtësi, në infrastrukturë rrugore, shkolla, hapësira publike komunitare që çlirohen nga çibanët e kudondodhur dhe kthehen në parqe apo rrugë këmbësore#Rilindje
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër⭐
#QentëLeTëLehinKarvaniEcënPërpara”.
Foto/ Ja personazhet që protestuan sot kundër plehrave në Tiranë
Ishin të shumë qytetarët që protestuan sot paqësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranbë, kundër ligjit të mbetjeve. Kësaj proteste ju bashkuan edhe shumë personazhe të njohur si artistë, gazetarë, ambientalistë etj.
Një ndër këta personazhe ishte edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, i cili kohët e fundit është shfaqur kundër disa nismave të qeverisë si ajo për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Foto/ Plas humori ne rrjet me Ramën pas protestës kundër mbetjeve
Ndërkohë që në Tiranë sot në mesditë u mbajt një protestë e shoqërisë civile kundër ligjit që lejon importin e mbetejeve në vendin tonë, rrjeti ka “shpërthyer” nga fotot dhe fotomontazhet satirike që vinin në lojë ose tallnin Kryeministrin Edi Rama, duke e bërë atë si përgjegjësin kryesor për këtë ligj.
Shikoni fotot:
Basha: Rama bllokoi mediat të transmetonin protestën, oligarkisë po i vjen fundi
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot për protestën e qytetarëve përballë Kryeministrisë kundër importit të plehrave. Basha denoncoi bllokimin që Rama u bëri mediave për ta transmetuar protestën live në televizion.
“Pasi u hoqi te drejten per te vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetareve edhe zerin e protestes duke bllokuar mediat me nje fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij te korruptuar e te zhytur ne krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll te rrepte. Keto jane vetem shenjat e nje fundi te turpshem te nje oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetaret, duke u hequr zerin nga ekrani. Ata do te jene edhe me te shumte edhe me te palekundur. Ata do te vendosin per importin e mbetjeve. Ata, qytetaret, populli, asnje parti, asnje qeveri”, thotë Basha.
Fiks në kohën kur nisi protesta kundër ligjit të importit të plehrave, kryeministri Rama nisi fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së që po mbahet te Xibraku.
Video/ Kapet 255 kg kanabis në Gjirin e Lalzit, do nisej drejt Italisë
Policia e Durrësit ka arrestuar një të ri që po tentonte të transportonte 255 kg kanabis sativa. Ai është Denaldo Kollovi, 22 vjeç, lindur dhe banues më Vlorë.
Sipas policisë, Kollovi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 po lëvizte me një makinë në zonën nga Gjiri Lalzit-Kepi Rodonit.
Menjëherë pas këtij njoftimi është organizuar puna dhe në afërsi të Gjirit të Lalzit, është konstatuar automjeti tip “Iveco” me targa “AA 912 GN” me drejtues shtetasin e arrestuar dhe pronësi shtetasin F. M.
Video/ Silikoni vret edhe gjarpërin…
Ndërhyrjet kirurgjikale padyshim janë kthyer në trend vitet e fundit, duke bërë që shumë femra t’i drejtohen silikonit për të zmadhuar pjesë të ndryshme të trupit.
Ky është edhe rasti i kësaj modeleje, e cila për fatin e saj të “mirë”, u kafshua në gjoksin me silikon nga një gjarpër.
Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për zvarranikun, i cili ngordhi për shkak të helmimit nga silikoni.
Në videon më lart shfaqet modelja izraelite Orit Fox. Ajo po xhironte një reklamë me gjarpërin në duar, kur ky i fundit e sulmoi.
Situata u përshkallëzua kur modelja tentoi të lëpinte gjarpërin dhe siç duket ky i fundit nuk ishte aspak dakord, pasi vetëm disa momente më vonë ai e sulmon.
Fox mësohet se pasi bëri tetanozin nuk pati probleme, por zvarraniku nuk mundi të mbijetonte./tvklan.al/
Martohet sot një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës në kryeministri
Ja që kryeministria nuk është vetëm për të punuar. Dhurata Shamia, drejtoresha e protokollit të kryeministrisë, martohet sonte me Tomas Frashërin, shefin dhe këshilltarin e protokollit të kryeministrit.
Të dy janë njohur në ambjentet e kryeministrisë, ku përveç punës, duket se Dhurata dhe Tomasi kanë konsumuar edhe lidhjen e dashurisë.
Dasma zhvillohet sonte në ambientet e hotel “Padam” në Tiranë. Sipas burimeve, lista e të ftuarve nuk i kalon 300 personat dhe çifti është kujdesur që gjithçka të shkojë pa shumë bujë.
Këto shenja horoskopi janë destinuar për tu bërë milionerë
Një studim ka zbuluar se cilat janë shenjat e horoskopit që kanë mundësinë të bëhen të pasur më shpejt.
Demi
Venusi e vendos Demin në shenjën që dëshiron më të bukurën. Ata e ndjejnë nevojën për të grumbulluar para për një jetë luksi. Demat priren ndaj sigurisë dhe stabilitetit në jetë. Ata kanë një aftësi për administrimin e parave, të cilat shtojnë potencialin për të fituar para.
Akrepi
Akrepi investon për një jetë të mirë. Kjo shenjë kërkon përvojën e duhur profesionale, për të pasur një jetë luksi dhe pushime të mrekullueshme. Akrepi ka aftësi në tregti dhe janë në rrugën e duhur për të rritur aspiratat e tyre monetare.
Luani
Një luan është i frymëzuar për të financuar për veshjet e tyre, darkat luksoze, dhuratat dhe aktivitetet e tjera, që i ndihmojnë ata të jenë në qendër të vëmendjes. Në të njëjtën kohë, aftësitë e lidershipit natyrorë të luanit, mund të bëjnë rritjen e pasurisë në nivele të larta.
Gaforrja
Shpeshherë gaforret i tremben rrënimit financiar, prandaj i ruajnë të ardhurat e tyre me kujdes. Nëse siguria e tij kërcënohet, është i gatshëm të rrezikojë, vetëm mos të ketë probleme ekonomike. Paratë ju ngjisin shumë gaforreve, prandaj e shijojnë ndjesinë e parasë. Është ekspert në grumbullimin e parasë, që i shton mundësitë për t’u pasuruar në të ardhmen.
Foto-Video/ Mbathjet më të reja të femrave do t’ju habisin...
Kur i pashë në fillim këto mbathje, isha shumë dyshuese. Por pasi pashë mirë, sinqerisht i doja një palë për veten. Dua të them sa e sikletshme do të ishte të kesh veshur një fustan të ngushtë elegant dhe gjithë pamjen të ta prishin vijat e mbathjeve.
Ok, “brekët e gjyshes” me të vërtetë mund të jenë jashtë mode, por këto lloj të bredshmesh po rikthehen në tendencë.
Hailey Baldwin është një tifoze e këtyre mbathjeve, por edhe disa personazhe të tjerë të njohur si Bella Hadid që nuk i fshehin të brëndshmet e tyre.
Por për disa femra është tepër shqetësues fakti i dukjes së vijave të mbathjeve dhe nuk kanë çfarë bëjnë për këtë. Futuni në Shibue Couture, dhe do të shikoni modelin më të ri të mbathjeve që ju zgjidhin këtë problem.
Këto mbathje vijnë në ngjyrat; e zezë ose nude.
Disa fustane, funde apo pantallona nuk ju falin edhe nëse ju vishni të brendshmet më të lehta dhe që ju duken më të përshtatshmet e mundshme. Por edhe të vishni të brendshme meshkujsh, nuk është një zgjidhje.
Dhe nëse jeni të shqetësuar për ndjesinë e shiritit ngjitës, nuk duhet të jeni më. Pjesa ngjitëse e këtyre mbathjeve nuk është ashtu si ju mund të mendoni. Ajo është e ripërdorshme sepse përbëhet nga ngjitës me xhel silikoni.
Imagjinoni të keni takim me një djalë dhe hiqni të brendshmet. Kjo ose do t’iu duket shumë sexy ose djali do të jetë vërtet i hutuar.
Theksojmë se këto lloj mbathjesh janë më shumë të llojit “zgjidhja në momente të vështira” pasi nuk sugjerohet që të mbahen veshur shpesh.
Foto/ Kur Diego A. Maradona luante për Pablo Eskobarin
Ka takime të destinuara për tu shndërruar në legjendare dhe këtë Pablo Escobar e ka ditur gjithmonë. Për këtë arsye, një ditë vendosi që të ftojë në “La Catedral”, yllin e futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Sikurse ka emra të destinuar për tu gdhendur në kujtesë.
Burra të cilët me vendimet e tyre ndryshojnë historinë e një atdheu të tërë. Disa herë në aspektin pozitiv, por në shumë herë të tjera në aspektin negative. Por ndodh edhe që varfëria dhe dëshpërimi të mos lejojnë më që të dallojnë Parajsën nga ferri dhe ajo që lind është një gjendje hibride, në të cilën gjithçka është e lejuar, në të cilën çdo kufi mund të shtyhet disa metra më tutje, në të cilin qëllimi justifikon çdo mjet.
Pablo Emilio Escobar Gaviria nuk ka nevojë për prezantime. Është e natyrshme të kujtohet si perandori i kokainës, narkotrafikanti më i pasur i të gjitha kohërave, ose si një prej kriminelëve më gjakatarë të historisë.
Ajo që jo të gjithë e dinë është se Escobar ishte edhe një zotëri i futbollit. Mundësoi ndërtimin e stadiumeve dhe ndihmoi skuadrat lokale deri në pikën kur u bë financuesi më i madh i skuadrës më të rëndësishme në atdheun e tij, Atletico Nacional di Medellin, skuadra e parë kolumbiane që fitoi trofeun “Coppa Libertadores”, e mundur në minutën e fundit të kohës shtesë në finalen e Kupës Interkontinentale, në vitin 1989 nga Milani i Arrigo Sacchi. Ndeshja u zhvillua në fushën private, pjesë e burgut “La Catedral”.
Metoda e Escobar ishte perfekte për të marrë konsensusin dhe mbështetjen popullore, ndërkohë që riciklonte sasi gjigante të parave. Por pas personave të lindur për të bërë histori, ndodhen takimet e destinuar për tu bërë legjendarë.
Tani që të gjithë e kanë të qartë në mendje imazhin e Escobar, bashkëngjitini atij një tjetër figurë mitike, të pamundur për ta injoruar, futbollistin me famë botërore, Diego Armando Maradona.
Çfarë ndodh kur dy persona me staturën e bujshme të tyre takohen? Nuk ka shaka. Ishte viti 1991, muaji dhjetor. Maradona po vuante dënimin dhe skualifikimin e tij 2-vjeçar, pasi rezultoi pozitiv ndaj kokainës në testet anti-doping, kur nga menaxheri i tij, Guillermo Coppola u njoftua se një zotëri i rëndësishëm kolumbian ishte i gatshëm të paguante një shumë të konsiderueshme, vetëm që ylli argjentinas i futbollit botëror të merrte pjesë dhe të luante në një ndeshje miqësore me futbollistë të tjerë amerikano-jugorë, mes të cilëve edhe Rene Higuita.
Maradona dhe Escobar u takuan rreth një vit para se “El Padron” të ekzekutohej për vdekje. Në fund të fundit, Diego në Kolumbi ishte shumë i famshëm në atë kohë. Kur ishte vetëm një fëmijë dhe i bënte të çmendeshin tifozët me fanellën e Argentinos Juniors, e kërkuan edhe të famshmit vëllezërit Orejuela, drejtues të kartelit të Cali. Oferta e tyre u kapërcye nga Barcelona, se në të kundërt, Maradona do të kishte veshur fanellën e America, ekipit të parë të kryeqytetit kolumbian.
Maradona pranoi pa bërë shumë pyetje ofertën e propozuar nga miku dhe menaxheri i tij. Por, kur arriti në Medellin dhe u shoqërua në një burg të rrethuar nga qindra roje, siguria e tij nisi të çekuilibrohej. “Çfarë ndodh? Duan të më arrestojnë?”.
Vendi për ku u shoqërua Diego mban emrin që në Amerikë të gjithë e njohin, “La Catedral”, burgu personal i Pablo Escobar.
“Dukej njëlloj sikur të ishe në një hotel luksoz në Dubai. Aty më prezantuan me zotërinë që më kishte ftuar, të cilin e thërrisnin “El Patron”. Unë nuk lexoja gazetat, nuk shikoja televizor, nuk isha i sigurtë se kush ishte. U tregua një person shumë respektues, edhe i fohtë, por miqësor me mua.
Më tha se e admironte mënyrën time të lojës, dhe se identifikohej me mua, sepse që të dy kishim mundur të triumfonim ndaj varfërisë. Aty ndodheshin femrat më të bukura që unë kam parë gjatë të gjithë jetës time dhe të mendosh që ishim në një burg! Nuk mund ta besoja. Mëngjesin e të nesërmes më paguan dhe ai më përshëndeti përzemërsisht”,- kujton Diego Maradona nga ai takim me Escobar.
Atë pasdite, kampioni argjentinas mori pjesë në një ndeshje të zhvilluar në fushën private të burgut. Skuadrat përbëheshin nga njerëzit e Escobar, nga njëra anë ishte Maradona, ndërsa në anën tjetër portieri i famshëm Higuita.
Në përfundim të ndeshjes miqësore miqtë u falenderuan me një festë që “El pibe de oro”, kujton edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite. Maradona shtangu tërësisht kur mësoi në lidhje me finalen e kapitullit tragjik të historisë së Escobar, kur kuptoi që ai zotëria ishte porositësi dhe ekzekutuesi i më shumë se dhjetë mijë vrasjeve dhe se kishte qenë padroni absolute i narkotrafikut botëror.
Maradona vlerëson pozitivisht aktivitetin e Escobar, madje duke justifikuar edhe viktimat e shumta.
“Në çështjen e narkotrafikut unë jam personi më pak i përshtatshëm për të gjykuar, por “Padroni” paguante fshatarët për të mbledhur pastën e koka-s, paguante të tjerët për ta përpunuar atë në laboratore dhe paguante pilotët që ta transportonin në Shtetet e Bashkuara. Në fund të llogarive, fabrikonte një produkt në mënyrë klandestine dhe ua shiste atë njerëzve që e kërkonin, askush nuk detyrohej dhe as nuk ishte i imponuar, apo jo?
Nuk ja vidhte atë askujt. Në anën tjetër politikanët zgjidhen dhe vjedhin paratë e popullit duke i rritur taksat një nëne që blen qumështin për fëmijët e saj. Kështu, në aspektin etik, kush është më i keq? Përsa i përket vdekjeve, ai ishte në luftë kundër shtetit për një motiv nacionalist, sepse qytetarët kolumbianë të mos ekstradoheshin në Shtetet e Bashkuara dhe në luftë njerëzit vriten. Edhe Bush, për naftën vrau me qindra e mijëra persona. Po ai nuk është i keq?”,- komenton Maradona mbi aktivitetin e Escobar.
Jo të gjithë takimet janë të destinuar për tu rizgjidhur në një revolucion. Disa janë vetëm kryqëzime të dy jetëve që do të vijojnë secili në rrugën e vet. Escobar i propozoi Maradonës që të bëhej numri 10 i skuadrës së tij, por Diego preferoi të transferohej te Siviglia. Ishte viti 1992.
Pak më shumë se një vit më pas, trupi i pajetë i Pablo Escobar u fotografua nga agjentët amerikanë të “DEA” në çatitë e Medellin./Telesport.al/
Foto/ Jo vetëm në Tiranë... sherr me thika edhe mes taksistëve në Prishtinë
Një sherr mes taksistësh ka degjeneruar në dhunë barbnare ku janë përdurur dhe thikat, në lagjen “Veternik” në Prishtinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Kosovës të cilët kanë neutralizuar sherrin. Ndërkohë që disa prej të pranishmëve në grindje janë dërguar në spital pasi kanë marrë plagë nga goditjet me thikë.
Ende nuk është konfirmuar se cili ka qenë shkaku zënkës, por dyshohet se një prej personave të përfshirë në konfrontimet fizike ka pasur problem mendore.
Deputeti i PS sulmon Beqajn: Në krye të spitalit të Kavajës ke vendosur një pijanec ordiner
Deputeti i Partisë Socialiste Parid Cara ka sulmuar ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe drejtorin e spitalit të Kavajës Përparim Daiu, duke e quajtur këtë të fundit të papërgjegjshëm dhe pijanec për mënyrën se si menaxhon këtë spital.
Në një status në Facebook, Cara sjell rastin e një të aksidentuari, që u transportua nga spitali i Kavajës në atë të Durrësit pa mjek dhe pa bombol gazi, duke bërë që ai të binte në koma.
Deputeti socialist thotë gjithashtu se i ka kërkuar disa herë ministrit Ilir Beqaj që të largojë nga detyra drejtorin e spitalit të Kavajës, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Statusi në Facebook i deputetit socialist Parid Cara:
Korrupsioni dhe papergjegjshmeria ne Spitalin e Kavajes ka arritur tashme ne nje nivel aq te larte saqe askujt duket se nuk po i ben me pershtypje. Dje eshte shenuar nje aksident ne qytet dhe te afermit e derguan te plagosurin me shpejtesi ne spital.
Por mjeket atje rekomanduan qe te ndiqej ne spitalin e Durresit pasi kushtet ishin me te mira. Por me papergjshmerine me te madhe, i plagosuri eshte transportuar me ambulance, pa mjek dhe pa bombel gazi duke rene ne koma.
Spitali i Kavajes prej kohesh drejtohet nga nje njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Perparim Daiu nuk mund te jete fytyra e qeverisjes sone ne Kavaje. Disa here i kam kerkuar Ministrit largimin e ketij te papergjegjshmi, qe rrezikon jetet e njerezve per te mbushur xhepin e tij, por nuk kam marre pergjigje.
Shpresoj qe ky rast i fundit te ndergjegnjesoje te gjitha institucionet per te vene dore ne Spitalin e Kavajes. Une, deputeti i kesaj zone, do ta ndjek deri ne fund kete ceshtje.
Foto-Video+16/ Striptistja: Ja ministrat dhe politikanët që ma lypin
Kërkon të tërheqë vemendjen apo thotë një të vertetë? Kjo nuk dihet, por deklarata e saj në emisionin e Turjan Hyskës ka kthyer edhe një herë në vemendje thashethemet mbi lidhjet e dyshimta të ministrave apo deputetëve….
Menaxherja e një klubi nate në Tiranë do të deklaronte në TV se, në klubin ku ajo punon vazhdimisht shkojnë deputetë e ministra, të cilët kërkojnë shërbimin e tyre.
Po ashtu duke qeshur ajo ka pranuar se një ministër flirton me të, por që emrin nuk ka dashur ta thotë. Më vonë ajo ka thënë që kjo ishte një lojë, por që moderatori Turjan Hyska pa edhe emrin e tij në mesazhet e Anna Getit.
Ajo ka deklaruar po ashtu se: “Sot në Shqipëri të shkosh me një femër është fare e lirë sepse ato po e shesin veten për një sanduic”.
Gjithashtu menaxherja deklaroi se, ka shumë djem të rinj nga 18 vjeç deri në burra 50 vjeç që shkojnë aty ku kërkojnë edhe seks përveç se strip.
Sipas saj, një vajzë që merret me strip mund të marrë deri në 10 mijë euro.
Ja ushqimet që mund t’u jepni fëmijëve në shkollë...
Fëmijët kanë nevojë që të ushqehen mire dhe në mënyrë të shëndetshme, pasi kjo ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e tyre, por edhe në përqendrimin e tyre në procesin mësimor. Ushqimet e konservuara, me ngjyrues të shumtë, me sheqerna, ndikojnë keq në shëndetin e fëmijëve dhe në zhvillimin e tyre.
Gjatë kohës që fëmijët janë në shkollë truri ka nevojë për më shumë ushqim sesa kur janë me pushime, pasi edhe energjia që harxhon organizmi është më e madhe.
Fëmijët kanë nevojë që të ushqehen me ushqime të freskëta, të përgatitura në shtëpi, pa konservues apo ngjyrues, për lëngje frutash të freskëta, për qumësht 2 herë në ditë, për fruta dhe perime të stinës, etj. Fëmijët nuk duhet të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes pasi ai është vakti që i furnizon ata me energji për gjithë ditën. Fëmijët kanë nevojë për ushqim të mirë edhe në kohën e pushimit të madh.
Mos u jepni fëmijëve patatina dhe molto, pasi ato nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, madje përbërësit e tyre janë të dëmshëm dhe toksikë për organizmin. Zëvendësojini ato me sanduiçë (feta buke te mbushura sipas dëshirës) të freskët, me sallatë jeshile apo perime të stinës.
Sot është e mundur që të gjesh qese apo kuti në të cilat mund të vendosësh copëza të prera karotash, kastravecësh, specash të kuq, rrush, mollë dhe nëpër kavanoza të vegjël qelqi me kapak mund të vendosim puding, sultiash apo kos shtëpie me fruta stine.
Fëmijëve tanë u pëlqejnë frutat dhe unë kam mësuar që disa fruta t’i thaj/pjek në furrë e më pas t’i përdor kur nuk mund t’i gjesh të freskëta. Gjithashtu, një ide e mirë për të ruajtur disa fruta verore për në stinën e dimrit është ngrirja dhe ruajtja e tyre në ngrirësin e frigoriferit.
Në këtë rast i referohem boronicave dhe manaferrave, të cilat pasi i pastrojmë, i lajmë, i kullojmë dhe i ruajmë në qese apo kuti plastike në ngrirës.
Kur duam t’i përdorim në dimër, i nxjerrim 30 minuta më parë nga frigoriferi dhe i hedhim mbi drithërat e mëngjesit, në lëngun e frutave të fëmijëve apo edhe në pudingun e pushimit të madh. Tani që është stina e mollëve dhe e dardhave, unë i pastroj, i laj, u heq pjesën e brendshme dhe i pres në feta të holla.
Në një tas qelqi hedh lëngun e një limoni të shtrydhur, 1 lugë kafeje kanelle pluhur dhe 2 lugë gjelle mjaltë. I përziej mire derisa të bëhen një masë dhe me një furçë kuzhine lyej frutat e prera në feta, të cilat më parë i kam vendosur në një tepsi të cekët të shtruar me letër pjekjeje kuzhine. I vendos në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 50 gradë Celsius dhe i lë të piqen/thahen nga lëngu i tyre për 8 orë.
Pasi frutat ftohen, i vendos me shtresa nëpër kavanoza qelqi dhe i ruaj në frigorifer. Fëmijët i shijojnë shumë kur i marrin këto fruta me vete në shkollë. Uroj dhe shpresoj me zemrën e një mikeje që të jeni mirë dhe plot energji për të përmbushur me sukses dhe entuziazëm misionin e bukur, të vështirë dhe unik të prindërimit!/living/
Tjetër zemër thyet në show-bizin shqiptar, këngëtarja e njohur ndahet nga i dashuri milioner
Ditët e fundit, kanë qarkulluar zëra se bukuroshja Afërdita Dreshaj ishte ndarë nga i dashuri i saj, e ndërsa tashmë çdo gjë është konfirmuar. Ajo i ka dhënë fund lidhjes 3-vjeçare me të dashurin milioner çek, Jakub Kindl, shkruan “Panorama Plus”.
Dyshimet e para se lidhjes 3-vjeçare i ka ardhur fundi i ka ngritur “Prive”, nisur nga fotot që modelja poston në rrjetet sociale.
Mungesa e fotove çift në rrjetet sociale ka konfirmuar fjalët që kanë dalë nga miqtë e afërt të saj.
Fotoja e fundit që ata kanë bashkë në Instagram është shkrepur në muajin korrik, gjatë pushimeve të tyre në Santorini, ku dhe festuan 30 vjetorin e Dreshajt.
Foto+18/ VIP-at që s’kanë turp, ja pozat më të ndyra në Snapchat
Shpeshherë, VIP-at postojnë foto të ‘nxehta’ në rrjetet sociale.
Britanikja “DailyStar” ka bërë përzgjedhjen e disa fotografive më të ndyra të VIP-ave në mbarë botën.
Studimi: Mashkulli i bërë synet apo jo? Ja kush i kënaq më shumë femrat
Edhe pse shpesh shkencëtarët nga SHBA theksojnë përparësitë shëndetësore të të bërit synet, kësaj here kemi mbledhur të dhëna nga studimet e ndryshme në gjithë botën dhe sjellim dallimet kryesore në higjienë dhe në seks me meshkujt të bërë synet dhe të pa bërë synet.
Ndjeshmëria
Edhe pse synetia nuk ndikon në libido dhe funksionim, është fakt se me të hiqet gjysma e lëkurës nga penisi. Kjo do të thotë se humben neuroreceptorët që janë të ndjeshëm në prekje e ngadalshme, thonë në shkencëtarët nga Korea.
Dhe jo vetëm, edhe një hulumtim i Universitetit të Michaganit ka vërtetuar se pjesa më e ndjeshme e penisit të mashkullit të bërë synet, është vendi ku ka ndodhur prerja. Një shpjegim i mundshëm është që pas prerjes në një mënyrë penisi mbrohet vetvetiu nga lëndimet e mëtejme, dhe kështu bëhet më pak i ndjeshëm.
Rreziku nga infeksionet
Kur mashkulli nuk është i bërë synet, ka shanse më shumë që të mblidhen lëngje nga koka deri në lëkurë, që është një vend ideal për zhvillimin e baktereve. Kështu që gratë që kanë për partnerë burrat e pa bërë synet, kanë më shumë shanse që të sëmuren nga bakteriet në vaginë thotë një epidemiologe nga Chicago, Suprija Mehta.
Po ashtu, meshkujt që nuk janë të bërë synet më lehtë mundi t’i transmetojnë sëmundjet e transmetueshme seksualisht, përfshirë edhe HIV-in dhe HPV-në.
Pastërtia
Sikurse edhe për femrat që e kanë të vështirë që a mbajnë pastërtinë, po ashtu edhe meshkujt e bërë synet nuk e kanë të lehtë ta mbajnë pastërtinë. “Edhe pse shumica e meshkujve pa probleme e mbajnë të pastër ‘territorin’ nën lëkurë, kjo kërkon më shumë punë” thotë Karen Bojl. Për këtë shumë gra mund të kenë ndjesinë që djemtë e pabërë synet janë të freskët, kështu që ato mund të ndihen më të relaksuara gjatë seksit, thotë gjinekologia Alisa Dvek.
Kënaqësia
Nuk ka një përgjigje të saktë se si ndikon synetia në kënaqësinë e femrave. Një hulumtim i kryer në Danimarkë ka treguar se gratë me burra të bërë synet ka treguar se janë dyfish më të pakënaqura se gratë me partnerë të pa bërë synet (edhe pse disa hulumtime kanë treguar saktësisht të kundërtën).
Një nga mënyrat se si lëkura mund të jetë një mjet për kënaqësinë e e femrave është grumbullimi i saj rreth bazës së penisit, kështu që e prek më shumë klitorisin e gjatë penetrimit.
Dhimbja
Femrat me partnerë të bërë synet kanë tre herë më shumë shanse që të përjetojnë dhimbje se sa gratë me meshkuj të pa bërë synet, zbulon hulumtimi danez. Femrat që kanë probleme me lagështinë mund të kënaqen me shumë me partnerë që nuk janë të bërë synet. Meshkujve që nuk janë bërë synet u duhet shumë pak lubrifikant gjatë seksit ose masturbimit, duke pasur parasysh se penisi i tyre është natyrshëm më i lagët.
Video/ Masakrohen me gurë tifozët e Partizanit në stadiumin e Kukësit
Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Kukës, ku janë përplasur tifozeritë. Gazetari i “Opinion.al” në vendin e ngjarjes e përshkruan si një sjellje të pakuptimtë atë të tifozëve të Kukësit në stadiumin Zeqir Ymeri ndaj tifozëve të Partizanit në ndeshjen e javës së pestë te Superiores Kukësi-Partizani.
Që në pjesën e parë të ndeshjes tifozë të Kukësit kanë fyer tifozët e kuq në kor. Më pas kanë nisur të qëllojnë me sende të forta ndaj tyre midis të cilave gurë dhe çakmakë.
Policia edhe pse e pranishme në sektorin e tifozëve miq është lajmëruar disa herë për gurë që vinin nga sektori i tifozëve të Kukësit, por nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim prej tyre.
Situata është përshkallëzuar edhe më shumë gjatë pjesës së dytë ku edhe pse ekipi i Kukësit ishte në avantazh tifozët kuksianë nuk e kanë ndalur rrebeshin e gurëve.
Situata e rëndë në stadium shihet qartë edhe nga videot ekskluzive që publikon “Opinion.al”.
Midis tifozëve që u bënë pre e dhunes ishte edhe një tifoz gjerman që kishte ardhuur për të parë ndeshjen Kukësi- Partizani. Ai ka dalë i palënduar nga stadiumi me ndihmën e tifozëve të Partizanit.
Tifozët e Partizanit thanë se u gjenden të pambrojtur në Kukës dhe madje u dhunuan e dhe nga stuardët e stadiumit./Opinion.al/
*Më poshtë pamjet filmike të incidentit të rëndë:
Ja çfarë duan në seks Kim Kardashian, Paris Hilton, Angelina Jolie…
Kur bëhet fjalë për seksin, të gjithë ne kemi fantazitë tona se si ta bëjmë dhe ku ta bëjmë, çfarë pozitash të zgjedhim dhe me kënd dëshirojmë ta bëjmë.
Studime të ndryshme shkencore kanë zbuluar se fantazitë e caktuara, mund të kenë tendencën që të jenë edhe më të shpeshta sesa që mund të mendohet dhe këto fantazi mund të variojnë nga vendi e deri te shijet e pazakonta.
Dhe në këtë drejtim nuk bëjnë përjashtim as personalitetet e famshme, të cilat kanë fantazi seksuale nga më të ndryshmet dhe nga më të pistat.
Do'stlaringiz bilan baham: |