Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet319/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   315   316   317   318   319   320   321   322   ...   352

Nga Dritan Hila
Nëse e djathta në Shqipëri ende ka probleme të identitetit, e majta shqiptare i ka fillesat bashkë me ato të shtetit shqiptar.

E përfaqësuar nga personalitete të rilindjes që formuan edhe shtetin, themeluesit kishin si objektiv jo vetëm formimin e një kombi por edhe të një shoqërie ku njerëzit të kishin mundësi të barabarta jetese, arsimimi dhe pasurimi.

Luigj Gurakuqi, nënshkrues i aktiti të pavarësisë, anëtar i Kongresit të Manastirit, disa herë ministër i qeverive të shpeshta shqiptare të periudhës 1912-1924, ishte ndër përfaqësuesit e spikatur të së majtës liberale.

Ndërkohë miku i Gurakuqit, Prifti i kuq, Fan Noli, ishte ai që përfaqësonte të majtën revolucionare në Shqipëri.

Përfaqësues i krahut radikal të opozitës shqiptare të kohës, ishte e natyrshme që të përfundonte në kryetarin e qeverisë të dalë nga revolucioni i vitit 1924.

Por në Evropë nuk ishte koha e eksperimenteve. Frika e fuqive të mëdha për prishjen e stabilitetit rajonal që mund të ndizte konflikte më të mëdha, kur sapo kishin dalë nga Lufta e Parë Botërore, si dhe simpatitë e Nolit për Bashkimin Sovjetik, shteti i parë komunist në botë dhe ende nën karantinë, bënë që të përkrahej Ahmet Zogu.

Pas kësaj filloj periudha e stabilitetit relativ të Shqipërisë, por rryma të së majtës nuk gjenin qetësi. Në perëndim u formua KONARE, akronimi i Komitetit Revolucionar Kombëtar, ndërsa elementë në radhët e ushtrisë tentuan grushte shteti si Kryengritja e Fierit, por pa sukses. Njëkohësisht kishte filluar të shfaqej edhe prania e elementëve të rinj të rrymës së komunizmit të cilët u dënuan nga Zogu në vitet e fundit të qeverisjes së tij.

Pas pushtimit italian dhe sulmit të Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik, Kominterni i kishte caktuar Partisë Komuniste Jugosllave të organizonte komunistët shqiptarë. Dy delegatë të saj ishin katalizatori që ngjizën Partinë Komuniste Shqiptare, ku shqoi një emër: Enver Hoxha.

Pas kësaj e gjitha është një histori e njohur për shumicën e shqiptarëve. Hoxha ishte një talent organizativ i cili arriti të ngjize bërthamën fituese të përbërë nga ish luftëtarë të Spanjës, ish studentë apo oficerë të Zogut me prirje komuniste, dhe eksponentë vendas të etur për të ndryshuar gjendjen sociale me metoda drastike që t’i ofron vetëm revolucioni.

Ndërkohë trashëgimtarë të së majtës shqiptare të përfaqësuar nga Balli Kombëtar bashkëpunuan me pushtuesit, duke mos i lënë mundësi vetes të kishin zë në pushtetin e pasluftës.

Nga viti 1944, komunistët shqiptarë ruajtën monopolin e pushtetit deri në vitin 1990, kur pasi kishte rënë edhe në vendlindjen e tij, komunizmi ra edhe në Shqipëri.

Nga gërmadhat e tij, një grup reformatorësh të kohës të kryesuar nga Fatos Nano, tentuan shndërrimin e Partisë të Punës në një parti socialdemokrate të tipit perëndimor.

Në kushtet e varfërisë ekstreme, opozitës, peshës të së kaluarës, luftës asimetrike nga pushteti i demokratëve, ekipi i ri ia doli të qaste një parti me frymë tolerante që kishte braktisur Marksin, njihte ekonominë e tregut, zgjedhjet e lira dhe aleancën me perëndimin.

Fitojnë zgjedhjet në vitin 1997 për ti humbur në 2005-ën. Ndërkohë një fraksion i së majtës i kryesuar nga Ilir Meta, i shtohet asaj të Skënder Gjinushit dhe Paskal Milos.

Humbja e pushtetit, solli dorëheqjen e Fatos Nanos, duke lënë mbrapa një vakuum pushteti dhe çoroditje në radhët e ndjekësve, nga i cili përfitoi një personazh deri atëherë më shumë i cilësuar si antikonformist: Edi Rama.

Edi Rama doli në krye të PS me premtimin se do t’i sillte shumë shpejt në pushtet. Në fakt u deshën 8 vite të plotë. Gjatë kësaj kohe ai kishte spastruar radhët e udhëheqjes së vjetër, duke i zëvendësuar me besnikë të tij, ndërsa disa personazhe simbolikë të quajtur “xhaketa të vjetra”, u vendosën prej tij në role butaforike.

Nga programi fitues i 2013 me të cilën Rama u paraqit përpara publikut, pak ka mbetur, për mos thënë aspak.

Koncesionet e Berishës jo vetëm që nuk u anuluan por u shtuan të tjerë. Rrugët për të cilat Edi Rama kritikoi paraardhësin, mbetën aty ku ishin dhe vendi ka 3 vjet që nuk njeh investime publike të qenësishme.

Shëndetësia kaotike e Berishës është zëvendësuar nga ajo koncesionare e Ramës.

Kundërshtimi i ligjit për importin e plehrave, një betejë morale e tij në opozitë, sot është lejuar. Për më shumë, deputetët e PS janë ndër njerëzit më të pasur të vendit, kurse në takimet me investitorë potencialë të huaj, ndër kushtet e favorshme që Rama ju ofron, është mungesa e sindikatave.

E fundmja betejë në PS mes Ben Blushit dhe Edi Ramës, ajo për konkurrencë të ndershme për postin e kryetarit, kauzë që vetë Rama e kishte pasur në 2005-ën, por që këtë radhë u hodh poshtë, e përngjau Partinë Socialiste të vitit 2016 me atë të Sali Berishës kur ai sundonte me dorë të hekurt, duke i hequr të Partisë Socialiste, iluzionin e fundit për demokraci të brendshme.

Sot, përballë një të djathte të paorientuar dhe të dobët, përballë një qeverisje e cila më shumë se ideologjinë, ka si bosht lidhjet personale me kryeministrin, lind pyetja: A ka ardhur koha të rithemelohet e majta?/dritare.net/




Në venat e Berishës filloi të qarkullojë gjaku antiamerikan”

Nga Spartak Ngjela

Në venat politike të Sali Berishës filloi të qarkullojë hapur gjaku antiamerikan hoxhisto-punist.

Ishte e pritur: korrupsioni dhe abuzimi mbi popullin tënd, është në thelb antiamerikanizmi i çdo politike.

Dje, bashkë me Saliun, u rreshtua kundër ambasadorit amerikan, domethënë kundër Amerikës, edhe pinjolli i vogël i familjes Berisha, Lulzim Basha, të cilët, bashkë, i shpallën luftë Amerikës me një fishek.

Janë nën akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin që te dy, prandaj. Ata i thonë indirekt politikës amerikane: ose me interesin tonë, ose me interesin e shqiptarëve!

Kërkuan fillimisht garanci amerikane për të pranuar kushtet e Reformës shqiptaro-amerikane, por politika amerikane iu tha: "Garanci vetëm nëpërmjet ligjit".

Ky është realisht thebi i luftes Berisha me një fishek, kundër Amerikes

Por, në fakt, nukse jane kundërshtarë të Amerikës, se nuk e kanë dot atë fuqi edhe pse kanë shumë para të vjedhura; por janë kundërshtarë deri në ekstrem kunder shqiptarëve. I ka tmerruar vendosja e drejtësisë në Shqipëri, dhe sidomos, kalimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në antarësimin në Bashkimin Europian. Ne fakt, hoxhizmi dhe haxhiqamilizmi kanë qenë e njejta rrymë. Prandaj, që të dy, janë arkaikë. Janë realisht vjetërsira dhe mbeturina historike orientale në Shqipëri.

Janë në faliment. Me mendimin antiperëndimor i janë drejtuar edhe Gjykates Kushtetuese kunder Reformës shqiptaro-amerikane. (!)

Pse, vërtetë mendojnë këta që, në antiamerikanizmin e tyre dhe kundër interesit shqiptar, do të rreshtohen edhe nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese?

Sot po duket qartë se këta batakçinj nuk janë korruptuar nga rasti, ata kanë menduar që, me orientalizimin korruptiv të shtetit shqiptar, shqiptarët kurrë të mos antarësohen në Bashkimi Europian

Zoti Donald Lu! ende nuk e ke kuptuar që së pari është urrejtja kundrejt shqiptarëve, dhe, si pasojë e kësaj, vjen pastaj edhe qëndrimi antiamerikan i Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Këta janë në fakt dy nga krerët e Lidhjes së Shenjtë kundër botës shqiptare në Ballkan.

Zoti Ambasador! merreni tërësisht në dore përçimin e Reformës shqiptaro-amerikane, se të gjitha të tjerat vinë dhe ecin paralel me ecjen e saj.



Njihuni me muratorin shqiptar, garon lakuriq në emisionin e famshëm gjerman
“Adami kërkon Evën” është programi më i komentuar gjerman. Pak a shumë si “Big Brother”, reality show i cili monitorohet e transmetohet në televizionin RTL, ka si personazhe modele, këngëtarë apo tenistë të cilët krejtësisht lakuriq, kërkojnë dashurinë.

Të vendosur në një parajsë ishullore, mes garuesve revista “Who” thotë se ka spikatur dhe një konkurent shqiptar.

Ai quhet Kushtrim dhe është 29 vjeç. Kushtrimi jeton në Duisburg dhe është me profesion murator.

Bregu: Trimat që s’kanë frikë nga reforma, në krahun e qeverisë

Deputetja e PD, Majlinda Bregu, tha se, reforma në drejtësi ka nisur me manipulime. Në përfundim të seancës plenare, në një deklaratë për mediat Bregu, tha se, trimat që nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi janë në krahun e qeverisë.

“Përsa kohë që dje ka patur një vendim nga grupi parlamentar sigurisht që gjithë grupi do t’i qëndronte atij vendimi, pavarësisht pastaj se cili mund të jetë opinion personal dhe se, si do doja unë të kishte shkuar ky votim apo sa e bindur jam që ne nuk duhet të kishim dalë nga komisioni i reformës në drejtësi.

Unë kam përshtypjen, kam frikë në fakt, se kjo reforma në drejtësi ka nisur me shumë manipulime dhe manipulimi më i madh është ky që duket sikur sot trimat dhe ata që nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi janë në krahun e maxhorancës dhe të qeverisë,dhe ky ne fakt eshte manipulim i paster i opinionit por që në fakt edhe qëndrimi ynë e ka ndihmuar disi, dhe nga ana tjeter ne jemi ata që paskemi probleme me reformën në drejtësi gjë që vetem e vërtetë nuk eshte.

Megjithatë unë them ka nisur me manipulime nuk di se si do të dalë deri në fund, sepse sapo ka nisur.

Do të ngrihen institucionet e kontrollit e do të ketë akoma rrugë të gjatë për të bërë. Por unë do të doja shumë që ne të dilnim në fund të këtij proçesi po aq të nderuar sa është edhe qëllimi i opozitës.

Për të bërë këtë besoj se është e domosdoshme që gjatë gjithë kësaj kohe duhet të kemi një qartësi më të madhe në qëndrimin tonë, edhe me partnerët ndërkombëtarë sigurisht”.
Video/ Shikoni golin e dytë të Shqipërisë ndaj Lightenshtejnit

Shqipëria ka dyfishuar epërsinë kundër Lihtenshtajnit, me golin e shënuar nga sulmuesi Bekim Balaj. Ky siç u cilësua edhe nga komentatorët e ndeshjes ishte goli i dytë “shkodran”, pas atij të shënuar në pjesën e parë nga Jamir Hyka.



Video/ Kosovë-Kroaci, Mandzukic shënon golin e tretë
Kroacia ka shënuar golin e tretë dhe duket se e ka mbyllur ndeshjen me Kosovën në “Loro Boriçi”. Është sërish Mandzucic i cili ka shënuar golin e tij të tretë personal në këtë mbrëmje, duke vulosur kësisoj edhe ndeshjen me kosovarët.
Maturantja- Ramës: Prapë pa shkollë, mos harro se vijnë zgjedhjet

Një maturante me mesatare 9.69 sërish ka nuk ka fituar asnjë degë në Universitetet publike, ndërsa nuk ka ngurruar të shprehë pakënaqësitë ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi të denoncuar në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha, gjimnazistja i drejtohet Kryeministrit shqiptar se si ka mundësi që fiton në Universitet privat dhe jo në shtetëror.

Ajo i kujton Ramës gjithashtu se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet dhe familjet e maturantëve që kanë mbetur pa shkollë nuk do të gënjehen me një thes miell.



Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:

“Maturantja dixhitale denoncon:

-Raundi i dyte i pranimeve ne universitet eshte mashtrimi i dyte i radhes i Edvin Kristaq Rames.

-maturantja me mesatare 9,69 edhe me raundin e dyte gjene te mbyllura dyert e universiteteve publike

-Gjithcka behet te favorizuar universitetet private te klienteles kundrejt ndarjes se fitimeve me to nga Edvni! Sb”.

"Pershendetje! Jam nje maturante dhe doja te dergoja nje mesazh qe shpresoj te lexohet apo te postohet diku .Ndoshta zoti kryeminister Edi Rama nuk e ka luksin ti thyehen enderrat apo te shpresoj per dicka me te mir .Keshtu ndihem dhe un sot ndoshta askujt nuk duhet ti intersoj por mijra maturantesh ndajn kto shqetesime ne kto momente .Si mundet qe nje nxenes me mestare 9.69 mos te marri shkolle dhe as ne raundin e dyt ?Dhe e gjitha kjo per te shkuar ne privat.

Zoti kryeminister e ka harruar se vitin tjeter do te ket zgjedhje dhe kta maturant qe i le pa shkoll kan familje dhe besoj se nuk do ti genjej me thas me miell .Me vjen turp qe jetoj ne shqiperi ne kete vend ku korrupsioni esh ne vend te par.Ndoshta gjith kjo dhimbje qe ndjejm sot lot qe rrjedhin prej nesh do te shperpblehen me von por jo ne shqiperi .Do qe ta bej nje vend te mir por ai po shkel me te miret dhe po i jep perparesi paras.

Njerez te peshtir politik e mbaruar dhe te shpresosh per nje te ardhme me te mir ktu ,nuk e besoj kte gje.Me vjen keq Zoti kryeminister por si e quan nje nxense me mesatre 9.69 mos te arrij te kapi asnje shkoll edhe ne raundin e dyt ?Si nuk ju vjen aspak meshir ? Duket shum mir te gjith te keqen qe po na sillni .Mos harroni dicka ndoshta po perpiqeni te beni Shqiperin me te mir por pa ne ju nuk do ta beni aspak dhe gaboheni me ekselencat . Faleminderit ! Shpresoj shum te lexoni kete msg"



Video/ Kosovë-Kroaci 0-6, Kalinic vulos shkatërrimin në ‘Loro Boriçi’

Kroacia ka shkatërruar me rezultatin e thellë 6-0 Kosovën në stadiumin “Loro Boriçi”. Golat për Kroacinë u shënuan nga Mario Mandzucic në minutat 6’, 24’ dhe 35’ të pjesës së parë. Në pjesën e dytë shënuan për Kroacinë Matej Mitrovic në minutën 68’, Ivan Perisic 85’ dhe vulos Nikola Kalinic në minutën 90’.

Pas kësaj ndeshje Kosova ka vetëm një pikë falë barazimit me Finlandën në ndeshjen e parë ndërsa grupi kryesohet nga Kroacia me pikë të plota.

Nëpërmjet objektivit të fotoreportetit të saj Florion Goga na sjell në këtë fotogaleri të radhës emocionet e kësaj ndejeje të madhe, e cila edhe pse nuk doli me një rezultat pozitiv për kombëtaren Kosovare, përsëri mbarti emocione të mëdha.



Foto/ Kosovë-Kroaci 0-6, Kalinic vulos fitoren në ‘Loro Boriçi’

Fiton Shqipëria, të parët e grupit. Gati për Spanjën...

Kombëtarja shqiptare e futbollit përmbushi objektivin e saj me një fitore të pastër 0-2 në fushën e Lihtenshtejnit, që bën kuqezinjtë të jenë me pikët maksimale pas dy ndeshjesh, në Eliminatoret e Botërorit 2018. Në ndeshjen e zhvilluar në “The Rheinpark Stadion”, formacioni i De Biasi-t ishte më i miri në fushë dhe tani është në vendin e parë në grup, para Spanjës dhe Italisë.

Goli i parë i 90 minutëshit erdhi nga mesfushori Jahmir Hyka.

Mesfushori shtatshkurtër ishte i aftë për të finalizuar me kokë në rrjetën e vendasve një krosim në zonë që pavarësisht grushtimit të portierit i dha supremacinë kuqezinjve, ndërsa në statistikat zyrtare, UEFA preferoi ta shënojë këtë në raport, si një autogol të Jahle dhe jo golin e Hykës.

Raste të tjera të shqiptarëve në stadiumin e Vaduzit u shpërdoruan pa mundësinë e finalizimit, deri në minutën e 71.

Një skemë e bukur nga një goditje këndi shërbeu për të siguruar suksesin kur krosimi i mbrojtësit Elseid Hysaj gjeti përgjigjen e duhur me kokë nga shkodrani tjetër Bekim Balaj. Me këtë sukses Shqipëria shkon në kuotën e 6 pikëve në Grupin G, dhe pret e qetë sfidën pas 3 ditësh ndaj Spanjës në Shkodër.

Në sfidën tjetër të grupit, Italia barazoi 1-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e zhvilluar në “Juventus Stadium”. Një gafë e portierit Buffon i hapi rrugën supremacisë së iberikëve me golin e Vitolo.

Për të shpëtuar nderin e të kaltërve shërbeu një penallti e fituar nga Eder, që u finalizua në rrjetë nga Daniele De Rosi. Ndeshja tjetër e grupit G mes Maqedonisë dhe Izraelit përfundoi 1-2.


07/10/2016/...................................................

Zbulohet dokumenti i Prokurorisë shqiptare që e fshehu Ana Poggi
Rruga e Arbrit drejt koncesionit, Dervishaj: Puna nis në pranverë
Rruga e Arbrit po shkon drejt një ndërtimi me koncesion. Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj u shpreh i bindur se deri në pranverë do të ketë një përfundim konkret për ndërtimin e pjesës kryesore të rrugës, e cila ka dhe koston më të lartë.

Ai nuk përjashtoi as pjesëmarrjen e kompanive shqiptare në këtë procedurë.

“Besoj që do të shkojmë drejt një bashkëpunimi të natyrës partneritet-publik privat sepse edhe buxheti i shtetit ka vështirësi, por edhe kostot e projektit janë të mëdha.

Por duke përfshirë investitorët apo kompanitë vendase në forma të tilla bashkëpunimi, besoj që kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt. Unë jam shpresëplotë që Pranverën e ardhshme do të nisë puna për segmentin e pakryer të Rrugës së Arbrit”,- thotë ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj.

Rruga e Arbrit ka një gjatësi prej 72 kilometrash nga Tirana në Peshkopi. Pjesa e pa përfunduar kërkon një investim prej 230 milionë euro.

Ka pasur disa oferta nga një kompani kineze për ta ndërtuar me formulë partneritet publik privat, por që jane konsideruar të pa pranueshme nga Qeveria./TCh/


Makinat e reja të policisë, ja çfarë ka ndodhur sot me to

Ndërkohë që një jehonë e madhe dhe rëndësi e veçantë iu kushtua makinave të reja të policisë, të cilat do të funksiononin me energji elektrike, ishin mediat ndërkombëtare ato që i “nxorën bojën” shtetit shqiptar, duke treguar se në Shqipëri nuk ka asnjë pajisje që të mund të karikojë këto automjete.

Nga ana tjetër, nëse menduat se me ardhjen e këtyre automjeteve do të ndryshonte ndonjë gjë e madhe, sa i takon shërbimit të policisë, e keni gabim. Nuk kanë thënë kot të moçmit: “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”.

Nuk mund të presim që të ndodhin mrekulli, ama edhe kjo që shikoni në foton e mëposhtme është tërësisht e patolerueshme. Bëhet fjalë për një automjet të ri të policisë, i cili ka parkuar në një vend ku ndalohet parkimi i automjeteve, siç mund ta shikoni edhe në tabelë (e evidentuar tek fotoja 2).

Jo vetëm kaq por automjeti i ri i policisë është tërësisht në kundravajtje, çka mund të bëhet edhe burim aksidenti. Nuk janë makinat ato që e përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarit.

Normalisht pjesa e infrastrukturës dhe lehtësimi i kushteve të punës së policëve është tepër e rëndësishme, duke marrë në konsideratë edhe investimin që është bërë në këtë drejtim, por janë policët ata që të parët nuk i zbatojnë vetë rregullat e qarkullimit e i shkelin ligjet më të dyja këmbët. Çfarë mund të presim më pas nga qytetarët?


Pensionisti kishte 13 vite që nuk pastronte, por ja çfarë bën fqinja e tij

Gjestet e mira ndaj të tjerëve numërohen me gishta, por nuk mund të themi që nuk ndodhin. Një pensionisti i cili jetonte prej vitesh vetëm sa më shumë që afronte plakja e tij, aq më shumë shtëpia merrte krejtësisht pamje tjetër.

Ai kishte 13 vite që nuk e pastronte shtëpinë. Prandaj një ditë fqinja e tij vendos ta ndihmojë, duke qenë se njiheshin prej 21 vitesh.

Gruaja, Lucy Ashen e cila është 39 vjeçe, punoi për 60 orë për të pastruar apartamentin e këtij të moshuari. Pas 60 ore pune ndryshimi është mëse i dukshëm.




Dosja/ Kanabisi në Vlorë u zbulua nga Porkuroria e SHISH. Polici, bashkëpronar i parcelave
Prokuroria për Krime të Rënda zbardh rolet e të arrestuarve në zonën e Vlorës, ku u gjetën dhe sekuestruar 23 ton hashash dhe rreth 10 mijë rrënje kanabis.

Sipas akuzës, të arrestuarit Shkëlqim Koçiaj, Taulant Haxhiraj dhe Arjan Hasani, janë personat që kanë marrë përsipër gjetjen e truallit, punëtorëve, ngritjen e infrastrukturës në zona të thella dhe më pas mbjelljen, kujdesin dhe më pas prerjen e tharjen e kanabis sativës në zonën e tre fshatrave të lumit të Vlorës.

Burimet thonë se Koçiaj, Haxhiraj dhe Hasani përveç se kanë mbjellë kanabis në zona të caktuara të fshatrave Vezhdanisht, Treblovë, Vranisht dhe Sevaster mbanin kontakte të vazhdueshme me oficerin e shpallur në kërkim Eraldo Avduli.

Për çdo problem në parcelat e hashashit, tre të dyshuarit njoftonin Avdulin, i cili kishte marrë përsipër veç mbajtjen larg të policisë edhe financimin për ngritjen e këtyre parcelave të mëdha dhe kapanoneve për tharjen e hashashit.

Nga hetimet paraprake, thuhet në dosjen e prokurorisë, dyshohet se efektivi Avduli ka lidhje me personat të tjerë, të njohur në zonën e Vlorës për kultivimin dhe tregimin e drogave të forta. “Kanë lindur dyshimet se Avduli është bashkëortak në biznesin e klutivimit të hashashit në zonën e fshatrave Vezhdanisht, Treblovë dhe Vranisht”, thanë burimet.

Sipas akuzës, po punohet për të zbardhur me detaje të gjitha rolet e këtij grupi të strukturuar kriminal, të cilët veç kultivimit merreshin edhe me trafikimin e drogave drejt Greqisë e Italisë me mjete lundruese.

Ndërkohë të arrestuarit e tjerë të kësaj dosje, Xhovalin Baco dhe Klajdi Imeri merreshin me transportin e punëtorëve në parcelat e hashashit ndërsa 60 vjeçari Albert Aliaj ishte punëtor si shumë të tjerë që punonin në parcela kundrejt 2 000 lekëve/ditë.

“ABC News” ka mësuar se hetimi i kësaj dosje, ka nisur në korrik të këtij viti, pas dorëzimit në prokurori të raporti voluminoz nga Shërbimi Informtiv Shtetëror. Raport ku idenitifikohen zona të caktuara të kultivimit me hashash dhe implikimi i zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit dhe punonjës të administratës publike në këtë veprimtari kriminale.

Sipas materialeve të SHISH që kanë mjaftuar për prokurorin të nisë hetimet, thuhet se gjatë muajit prill-maj të këtij viti në kuadër të grupit të sttrukturuar krminal disa indivivë, emrat e të cilëve tashmë janë bërë publike dhe disa të tjerë që po vazhdojnë hetimet, kanë siguruar sipërfaqe toke, pyll, kullota e tokë në pronësi shtet e privat si dhe kanë marr toka me qira për kultivimin e kanabisit.

Duke armatosur edhe individë të ndryshëm për ruajtjen e tyre, deri në momentin e ndërhryjes nga prokuroria dhe policia të dërguara nga Tirana./ABC news/



Basha: Këtë vit është 5-fishuar sipërfaqja e drogës, u prodhuan 10 mijë ton kanabis
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se këtë vit është 5-fishuar sipërfaqja e kultivuar me lëndë narkotike.

Basha i referohet të dhënave zyrtare të Guarda di Finanza, që sot përmbylli monitorimin nga ajri të sipërfaqes në Shqipëri.

Duke folur nga selia blu, kryedemokrati theksoi se prodhimi minimal vetëm për këtë vit llogaritet të jetë 10 mijë ton drogë, shifër kjo që mund të jetë dyfish më e madhe. Sipas Bashës, sasia prej të paktën 10 mijë ton është droga e pakapur nga autoritetet.

“5-fishim i sasisë së sipërfaqes të mbjellë me drogë. Bëhet fjalë vetëm për 17% të territorit të vrojtuar, ndërkohë pjesa tjetër nuk ka arritur të vrojtohet. Flasim për një prodhim minimal 10 ton drogë në vit, shifër që mund të jetë dyfish”,- u shpreh Lulzim Basha.


Noka: Tahiri del në TV për macet, për 23 tonë kanabis i ikën zëri

Ish­ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka sulmuar ditën e sotme përmes një deklarate për mediat ministrin aktual Saimir Tahiri.

Sipas tij, Tahirit i ka ikur zëri që pas sekuestrimit të 23 tonëve kanabis në Vlorë.

Noka thotë se, Tahiri del në TV edhe për një mace që kalon rrugën dhe për drogën nuk flet.



Ja deklarata e plotë e deputetit të PD-së, Flamur Noka:

“Ky që del në televizion dhe kur një mace kalon në rrugë, sot nuk tha asnjë fjalë për pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me kanabis për një vit.

Zëri i ka ikur që kur u sekuestruan 23 ton kanabis në Vlorë. Sipërfaqe e pesëfishuar me drogë e konfirmuar me zë dhe me figurë nga Guardia di Finanza dhe asnjë trafikant i arrestuar, është bilanci i qartë se s’ka asnjë përdredhje alla Tahirçe ta fshehë e ta tjetërsojë.

Mediat prestigjioze europiane kanë dhënë alarmin e Shqipërisë së kthyer në kanabistan. Je bërë turpi i Europës, dhe vazhdon shkon në zyrë. Largohu sa më shpejt, revolta e popullit do të jetë e hidhur për ty dhe Ramën tënd”.


Raporti i Guardia Di Finanzës për Drogën, Tahiri krenohet me punën e policisë, vërshojnë komentet kundër tij
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas publikimit të raportit të Guardia Di Finanza për monitorimin e territorit shqiptar për kultivim të kanabisit.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai jep shifra dhe të dhëna që sipas tij tregojnë se sipërfaqja e kultivuar me kanabis është më e vogël se në vitin 2013, vit kur i gjithë monitorimi fokusohej vetëm në Lazarat.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   315   316   317   318   319   320   321   322   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish