Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Më poshtë postimi i plotë i ministrit Tahiri



Download 6,39 Mb.
bet320/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   316   317   318   319   320   321   322   323   ...   352

Më poshtë postimi i plotë i ministrit Tahiri:

Per ata qe kane sy e vesh, me poshte te dhenat zyrtare te Guardia di Finanza dhe Policise se Shtetit. Me shqip:

1. Siperfaqja e monitoruar ne 2016 eshte 506 hektar, prej te cilave 213 te kultivuara me kanabis. Ne 2013, siperfaqja e monitoruar ishte 361 hektar, prej te cilave 323 hektar te kultivuara (nga te cilat 319 ishin ne Lazarat).

Pra siperfaqja eshte me e vogel se 2013, edhe pse sic shihet, ne 2013 i gjithe monitorimi fokusohej ne Lazarat.

2. Oret e monitorimit jane 18% me shume se vjet dhe thuajse 50% me shume se 2013.

3. Gjeografia e fluturimeve, ne te gjithe vendin pa asnje limit.

4. Kjo eshte arsyeja pse ne 2016 kemi arritur te zbulojme me shume hapesire te kultivuar sesa vjet. Dhe ky nuk eshte shenje deshtimi, por shenje e qarte e punes per te identifikuar dhe shkaterruar cdo parcele.

5. Ne 2016 policia shkaterron 99.8% te hapesires se kultivuar. Ne 2012 shkaterronte 0% dhe ne 2013 shkaterronte 7.5%. Kush eshte narkotrafikanti?!?! Qeveria e lidhur me bandat e droges kush eshte?!?!

6. 19% e sasise se shkaterruar eshte kubike, pra qe ne fazen paraprake, qe tregon aktivitetin masiv te policise per te parandaluar kete fenomen.

GdF e deklaroi shume shume sakte: bashkepunimin e shkelqyer me Policine Shqipetare, rezultatet shume pozitive dhe vazhdimin e perbashket te kesaj lufte ne te ardhmen.

Saliu, Luli dhe Muli, kane te drejten e tyre te hedhin balte, sic kane bere gjithmone, por sot eshte e qarte se Shqiperia dje kishe nje problem te pazgjidhur me kultivimin, kur ata ishin ne qeveri. Ndersa sot, Shqiperia ka nje problem qe po merrr zgjidhje perfundimtare. Dallimi eshte shume i madh!, shkruan Tahiri.

Por ndërkohë komentuesit nuk janë dakord me justifikimin e ministrit të Brendshëm.

Sipas raportit të italianëve, vetëm në 17% të territorit të vendit u pesëfishua sipërfaqja e mbjellë me kanabis.
Moti i keq, shihni çfarë bëhet në Rrugën e Kombit

Moti i keq gjatë ditës së sotme ka shkaktuar probleme në qarkullim edhe në Rrugën e Kombit.

Ka patur rrëshqitje gurësh dhe inertesh në segmentin Morinë-Kukës, duke penguar lëvizjen e automjeteve.

Një problem më vete është edhe mjegulla e dendur në disa pjesë të rrugës.

Këshillohet që drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë segment.

Zbardhet vendimi/ Pse Këshilli i Evropës refuzoi tre kandidatët e Ramës për në Strasburg
Këshilli i Evropës i ka rezfuzuar tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, për shkak se procedura e përzgjedhjes së tyre në vendin tonë nuk ka qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

Ky është argumentimi zyrtar i refuzimit që KiE i bëri Ina Ramës, Sokol Berberit dhe Gent Ibrahimit. Nga këto tre emra do të përzgjidhej vetëm një prej tyre, por KiE i ka rrëzuar të tre kandidaturat.

“Komiteti rekomandon që Asambleja të refuzojë listën në kuadrin e procedurave të përzgjedhjes kombëtare që nuk duket të kenë qenë në përputhje me standardet e kërkuara nga ana e Asambleja dhe Këshilli i Ministrave”,- thuhet në shpjegimin zyrtar të KiE në faqen e internetit www.semantic-pace.net.

Përzgjedhja e këtyre tre emrave në vendin tonë u bë nga komisioni i ekspertëve, i kryesuar nga Luan Omari dhe nga anëtarët Kristaq Traja, ish-anëtar i Gjykatës së Strasburgut, Bashkim Dedja, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Hoxha, dhe Artur Metani, drejtorit të departamentit të Antikorrupsionit në Kryeministri.



Lotaria Amerikane/ Pse “fitojnë kaq shpesh korçarët”?
Shqiptarët kanë vetëm 34 ditë kohë në dispozicion për të aplikuar për Lotarinë Amerikane DV-2017. Në një intervistë për “Vizion Plus”, konsulli amerikan në Tiranë, Benjamin Hesprich, theksoi se, fotografia me syze dhe më e vjetër se 6 muaj, por edhe arsimi i mesëm me kohë të pjesshme ju skualifikojnë automatikisht.

Së bashku me Lorenc Mansakun, supervizor dhe specialist vizash, konsulli amerikan shpjegon se cilat janë gabimet që duhet të shmangni, kriteret për t’u kualifikuar dhe si mund të jeni fitues edhe nëse nuk keni arsimin e duhur për lotarinë.



Së pari, çfarë do të thotë startimi i Lotarisë Amerikane 2017?

Lorenc Mansaku: Kjo do të thotë që, duke filluar nga data 4 tetor deri në 7 nëntor 2016, në orën 18:00 me orën lokale, shqiptarët mund të futen në faqen e internetit dvlottery.state.gov për të aplikuar për Lotarinë Amerikane. Ajo që ne do t’ju sugjeronim është që këta shqiptarë të lexojnë fillimisht udhëzimet nëse janë të kualifikueshëm ose jo, dhe pastaj të aplikojnë për lotarinë.

A është kjo një mundësi e njëjtë për të gjithë aplikuesit, ngado që aplikojnë?

Lorenc Mansaku: Sigurisht që po! Për të gjithë shqiptarët, kudo që aplikojnë është një mundësi e shkëlqyer, me të njëjtat shanse kudo që aplikojnë, si këtu, si në Itali, kudo që jetojnë do të kenë të njëjtin shans për t’u zgjedhur.

Një shqiptar dhe një ukrainas, kanë të njëjtat shanse?

Lorenc Mansaku: Po, e njëjta gjë. Ajo që do të thosha është që janë 50 mijë numra lotarie në dispozicion për çdo vit. Janë 6 rajone gjeografike ku shpërndahen këta numra dhe Shqipëria nuk mund të marrë më shumë se 7% të numrit që do të jetë në dispozicion të Europës, pra këtë thotë ligji.

Çfarë duhet të kenë aplikuesit parasysh?

Benjamin Hesprich: Këshilla ime është që, së pari të aplikoni në mënyrë të drejtë dhe vetëm një herë. Është e rëndësishme që të aplikoni vetëm një herë në një sezon. Gjithashtu përgatituni mirë për intervistë, nëse do të fitoni lotarinë amerikane.

Ka rëndësi sa shpejt bëhet aplikimi?

Benjamin Hesprich: Në fakt, aplikoni më herët, pasi nëse ju do të keni probleme me kompjuterin apo në sistem, është më mirë nëse aplikimi bëhet më herët.

Është e rëndësishme nëse ke aplikuar më parë dhe nuk ke fituar?

Benjamin Hesprich: Jo, jo. Nëse nuk keni fituar, mund të aplikoni sërish, por vetëm një herë në një sezon.

A ka ndonjë hile për të qenë fitues?

Benjamin Hesprich: Në fakt, hilja më e mirë është që të aplikoni në mënyrë të drejtë. Shkoni në faqen zyrtare të internetit dhe mund të lexoni çdo hap të procesit. Përgatituni mirë për intervistën, nëse do të fitoni.

Në Tiranë ka legjenda urbane që, nëse je nga Korça apo Pogradeci ke më shumë mundësi për të fituar sesa nga Kukësi. Është e vërtetë? Pasi ka shumë korçarë dhe pogradecarë që e kanë fituar ndër vite llotarinë…

Benjamin Hesprich: Nuk është e vërtetë. Nëse je nga Korça, nga Kukësi, nga Shkodra apo Tirana, aplikoni për lotarinë, pasi shansi është i njëjtë.

Lorenc Mansaku: Shanset janë të njëjta, sepse përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore në një kompjuter në Kentaki, pra Ambasada amerikane nuk ka asnjë ndikim në zgjedhje.

Cilat gabime duhen shmangur?

Benjamin Hesprich: Mbani mend që këtë vit ju keni nevojë për një fotografi të re. Mos e përdorni një fotografi që e keni përdorur më parë dhe hiqni syzet, sepse këta janë dy faktorë skualifikues.

Lorenc Mansaku: Nëse aplikoni më shumë se një herë për të rritur shanset, në fakt është faktor skualifikues. Të tjerë faktorë që duhet të dini është se cilët anëtarë të familjes duhet të përfshini në aplikim. Ju duhet të përfshini bashkëshortin ose bashkëshorten dhe çdo fëmijë deri në 21 vjeç në momentin e aplikimit. Pra në ditën e aplikimit, fëmija duhet të jetë deri në 21 vjeç dhe i pamartuar. Kur them “fëmijë”, ky mund të jetë fëmijë biologjik, i birësuar apo thjeshtër, që jeton apo jo me ju. Duhet t’i përfshini në aplikim.

Sa e rëndësishme është përmbajtja e rregullave të qarta, pra mosbërja e gabimeve?

Benjamin Hesprich: Është absolutisht e rëndësishme! Ju lutem, mos bëni ndonjë gabim, dhe këshillimi është të aplikoni vetë.

Lorenc Mansaku: Gabimi që mund të ndodhë është që, duke përzgjedhur foton, të përzgjidhni foton e gabuar, pasi aktualisht sistemi nuk të lejon të shohësh foton që po përzgjedh. Duke përzgjedhur foton e gabuar, ne do të japim lajmin e keq që nuk kualifikohesh. Ndaj e mira do të ishte që të emërtoni foton me emrin e personit dhe në atë mënyrë nuk do të gaboni.

Cili është gabimi më i shpeshtë sipas jush?

Benjamin Hesprich: Një ndër ta është që nuk lexojnë nëse janë të kualifikuar apo jo. Ka dy kritere për t’u kualifikuar: nëse keni një diplomë nga shkolla e mesme me kohë të plotë, të krahasueshme me një diplomë amerikane, apo për hir të eksperiencës së punës, por vetëm disa profesione do t’ju kualifikojnë.

Lorenc Mansaku: Për shkollën e mesme bëhet fjalë për gjimnazin dhe disa shkolla profesionale. Ata që kanë bërë një shkollë profesionale dhe nuk kanë ndjekur universitetin, do ishte më mirë që të bënin një vlerësim të dëftesës së tyre të pjekurisë me një dëftesë pjekurie të Shteteve të Bashkuara.

Benjamin Hesprich: Ka kualifikim për diplomë në faqen e internetit tonë dhe mund të shikojnë nëse kualifikohen apo jo.

Si bëhet përzgjedhja dhe si e mësojnë qytetarët nëse kanë fituar apo jo?

Lorenc Mansaku: Përzgjedhja bëhet duke filluar nga data 2 maj 2017 dhe çdo aplikant mund të futet në faqen e internetit “dvlotery.state.gov” duke vendosur numrin e aplikimit që i paraqitet në momentin që kanë aplikuar, të cilin theksojmë që duhet ta ruajnë. Duke vendosur numrin e aplikimit dhe disa të dhëna personale, do të mësojnë nëse janë përzgjedhur apo jo. Edhe nëse nuk jeni përzgjedhur, mund të ketë një përzgjedhje të dytë, kështu që e mira është që të kontrolloni statusin tuaj një herë në muaj, pasi mund të ketë surpriza. Qendra e përzgjedhjes në Kentaki sugjeron që të kontrolloni statusin tuaj duke nisur që nga 2 maji i 2017-ës deri më 30 shtator 2017. Këto janë udhëzimet që jepen nga qendra konsullore në Kentaki.

Benjamin Hesprich: Duhet të mbani mend që Departamenti i Shtetit nuk do t’ju dërgojë email për Lotarinë Amerikane.

Ka një pagesë për aplikimin?

Benjamin Hesprich: Për t’u regjistruar në Lotarinë Amerikane nuk ka asnjë pagesë, është gjithçka falas.

Lorenc Mansaku: E vetmja pagesë që do të kryeni do të jetë në ditën tuaj të intervistës, nëse jeni përzgjedhur. Nëse merrni një email që ju thotë se jeni përzgjedhur dhe duhet të bëni ndonjë pagesë me Western Union, a diçka të tillë, injorojeni.

Cili është kriteri që nuk i shmangemi dot? Ka ndonjë profesion që ndalohet?

Benjamin Hesprich: Mbani mend që, nëse kualifikoheni në bazë të eksperiencës së punës, vetëm disa profesione do t’ju kualifikojnë. Megjithatë, për aplikimin nuk është kusht.

Lorenc Mansaku: Që të jemi të qartë, mund t’ju kualifikojë ose arsimi, ose përvoja e punës: ose njëra, ose tjetra. Nëse nuk ke arsimin që të kualifikon, atëherë në faqen tonë të internetit edhe në “Facebook” ne i kemi vendosur udhëzimet se cilat profesione të kualifikojnë. Është një faqe “onetonline”, ku mund të shihni se cilat profesione të kualifikojnë. Duhen dy vite përvojë pune gjatë 5 viteve të fundit.

A ka një mesatare statistikore se sa shqiptarë kanë aplikuar ndër vite dhe sa kanë fituar?

Benjamin Hesprich: Nuk ka statistika, por mund të them që interesi vazhdon.
Studimi/ Kosovarët, njerëzit më bamirës në Ballkan

Kosovarët dalin të jenë njerëzit më bamirës në rajon. Këto janë të gjeturat e sondazhit të “Gallup” që përfshin 140 vende të botës. Kosova ka 37 pikë, sipas sondazhit.

“Gallup” përmes një sondazhi, në të cilin ka përfshirë 145 mijë njerëz në gjithë botën, ka sjellë të dhëna nga 140 vende se ku janë njerëzit më bamirës. Një përmbledhje të rezultateve të këtij hulumtimi të “Gallupit” e ka sjellë REL.

Shifrat në pasqyrën në vijim (nga 0-100) tregojnë gatishmërinë për të ndihmuar – numrat më të lartë, gatishmërinë më të lartë për të ndihmuar.

Sipas kësaj, Birmania është në krye të saj, pasuar nga SHBA-të dhe Australia. Ndërsa Kina e fundit me vetëm 11 pikë. Kosova ka 37 pikë, kurse Mali i Zi e Serbia nga 20.

Një i vrarë në fshatin Shën Gjergj të Tiranës. Larje hesapesh për kanabis?

Një 36-vjeçar është gjetur i vrarë në një stan në fshatin Kollogjesh të Shën Gjergjit. Sipas njoftimit paraprak të policisë dyshohet për vetëvrasje.

“Në sallën operative, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonate se, në fshatin Kollogjesh, Komuna Shën-Gjergj, në një stan, është gjetur i vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi B. P., 36 vjeç, banues në Shkozë.

Në afërsi të trupit është gjetur dhe një armë zjarri. Forca të shumta policore dhe ekspert kriminalist kanë shkuar në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet të jetë vetë vrasje. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.


Aksident në aksin Qafë Thanë- Pogradec, një i vdekur
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec

Burimet e policisë bëjnë me dije se automjeti tip “Ford” me targa “AA 412 FO”, i drejtuar nga 45-vjeçari me inicialet J.Y., banues në fshatin Gështenjas, ka dalë nga rruga e për pasojë shoferi ka humbur jetën, rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Irani - Shqipërisë: Mos u shqetësoni për plehrat, por për terroristët që importoni
Irani akuzon Shqipërinë për shkelje të rëndë lidhur me çështjen e pranimit të muxhahedinëve, të cilët i cilëson si grupim terrorist. Sipas Radio Iranit, Tirana bashkë me plehrat po importon edhe terroriste.

“Cili është shkaku i pranimit të anëtarëve të grupit terrorist MEK?

Cilat janë të ardhurat materiale në shkëmbim të pranimit të këtij grupi terrorist?

Çfarë rreziku përbënë për qytetarët ardhja e këtyre terroristëve në Shqipëri?

Çfarë është plani dhe programi i këtij grupi terrorist?

Cilat janë aftësitë e një prej vendeve më të varfëra të Evropës për të plotësuar nevojat e pjesëtarëve të këtij grupi terrorist?

Megjithëkëtë, opinioni publik i Shqipërisë gjatë tre viteve të fundit nën ndikimin e njohjes jo të drejtë, ka treguar se një çështje siç është importimi i plehrave i jep rëndësi më të madhe se sa një çështje siç është importimi i terrorizmit në territorin shqiptar!

Duke lënë anash çështjen se qeveria Shqiptare a ka respektuar interesat shoqërore në vendimin e saj për të importuar terrorizimin dhe plehrat në Shqipëri apo jo, çështje me rëndësi është e ardhmja e Shqipërisë dhe fakti se rezultatet dhe pasojat e këtyre veprimeve do të jenë afatgjate për qytetarët shqiptarë.

Me fjalë të tjera, pyetja themelore është kjo se në çfarë gjendje do të ndodhet vendi i Shqipërisë pas një ose disa dekadash, do të thotë në kohën kur pema e terrorizmit dhe shumë pemë të tjera si pema e plehrave, do të japin frutat e tyre???!!!”,- thekson në shkrimin redaksional “Radio Irani”.
Video/ Policia zhduk 23 tonë drogë të kapur në Vlorë. Drejtori Çako: Lapsus, ishin 23 kg

Zhduken 23 ton kanabis që u gjetën në Vlorë në aksionin e organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se, komunikata e policisë ka pasur një lapsus, në përdorimin e presjes dhjetore dhe në njësinë matëse kilogram dhe gram.

Kjo është deklarata e drejtorit të përgjthshëm të policisë së shtetit, në lidhje me lajmin e sekuestrimit dhe asgjësimit të 23 tonëve hashash në fshatrat Treblovë, Vezhdanisht dhe Vranisht të luginës së lumit Vlorë.

“ABC News” ka arritur të sigurojë, komunikatën e brendshme të policisë së shtetit, neë të cilën janë renditur informacionet e klasifikuara të operacionit të ndërmarrë nga Prokuoria për Krime të Rënda dhe policia në këtë zonë më datë 4 tetor të këtij viti.

Kjo komunikatë, vazhdon të jetë e klasifikuar edhe pse ministri pati premtuar se nuk do ketë prej Policise se Shtetit informacione të kalsifikuar për media. Komunika jep detaje dhe veprimet e policisë.

Më datë 04.10.2016, ora 23:30, në fshatin Vranisht, në 3 parcela, janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 3250 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, 900 bimë narkotike në proces tharje në dy kapanone, 16.009 kg me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri AK- 47 model 56.

Më datë 04.10.2016, ora 23:30, në fshatin Treblovë, në 3 parcela, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 1220 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 820 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa në proces tharje në 4 kapanone dhe 7.002 kg, 1 automatik AK-47, 1 pushkë model 56 dhe një sasi fishekësh.

Në përshkrimet e komunikatës ditore të policisë së shtetit, në asnjë rast nuk flitet për gram, por për kilogram kanabis të sekuestruar. Nga përllogaritja e kësaj shifre, të fiksuar në komunikatë rezulton se veç bimëve të kanabist në proçes tharje dhe të mbjella, janë sekuestruar edhe 23 ton hashash.

Edhe sikur të merret e mirëqenë fakti se janë ngatërruar presjet dhjetore, sipas deklarates se Çakos, ato mund të ngatërrohen në ndonjë nga këto paragrafët por jo në të gjithë përshkrimet e operacionit të policisë. Dyshime ngrihen se me çfarë peshore, policia e shtetit i ka peshuar këto sasit të bllokuara në një zonë malore, ku për të arritur atje duhet të ecet rreth 2 orë në këmbë.

Veç të tjerash, “ABC News” ka arritur të sigurojë foto të kapanonëve të kanabisit, në mesin e të cilave janë edhe këto thasë të mbushur me hashash. Referuar deklaratës së drejtorit të përgjithshëm të policisë, nëse janë ngatërruar presjet dhjetor në këto komunikata, lind pyetja se sa mund të peshojnë vetëm këto dy thasë?!

Pavarësisht këtyre fotove dhe detajeve të tjera të dosjes, lind pyetja që pse policia e shtetit në njoftimin e saj dërguar mediave me datë 5 Tetor nuk ka përshkruar asnjë kilogram apo gram kanabis të tharë të sekuestruar? Që për drejtorin Çako nuk janë 23 tonë por 23 kg.

Krahasuar edhe me njoftimet e tjera të policisë që shpërndahen çdo ditë për mediat, zyra e shtypit e policisë se shtetit tregohet aq e kujdesëshme sa të njoftojë edhe për bllokimin e sasirave minimale të lëndëve narkotike./Abc News/


De Biasi ul euforinë: Të parët për 3 ditë. Spanja dhe Italia mbeten favoritë

Mjaft i qetë dhe i vetëpërmbajtur është treguar Xhani De Biazi pas fitores së arritur ndaj Lihtenshtejnit dhe vendit të parë bë Grup. Tekniku italian foli qartë se ishte i kënaqur nga fitorja, por se më e rëndësishmja vjen të dielën, pikërisht në ndeshjen ndaj Spanjës.

“Ishte nje ndeshje që e luajtëm mirë, por mund te luanim edhe me mire. Rezultati është i rëndësishëm që na jep besim për të ardhmen. Nuk është i lehte për tu arritur.

Lojtarët dolën në lojën e tyre më skemën e re, 4-2-3-1, edhe pse nuk bëmë mjaft mire, lojtarët rastet i krijuan. Më behët qejfi për Balajn që shënoi gol.

Jam i lumtur edhe për Hykën që shënoi gol dhe na zhbllokoi ndeshjen. Votuesit bënë mirë që e zgjodhën lojtarin e ndeshjes. Italia dhe Spanja janë favoritet kryesorë për dy vendet e para, për në nuk është asnjë ndeshje e favorshme.

Ta jemi në vend të parë është sadisfaksion i madh, por kemi dy rivalë të fortë. Për Spanjën do fillojmë të flasim nesër”,- ishin fjalët e De Biazit për TVSH./Sportal/



Ç'thonë mediat europiane për fitoren e Shqipërisë

Fitorja e Kombëtares 2-0 në Lihtenshtejn është pasqyruar edhe në mediat e huaja, veçanërisht në ato italiane dhe spanjolle si kundërshtare të kuqezinjve në Grupin G për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”.

“Shqipëria nuk gabon”, shkruan “Sportmediaset”, ndërsa “Gazzetta dello Sport” del me titullin “De Biazi i vetëm në krye”.

E përditshmja italiane në versionin e vet online i kushton hapësirë edhe humbjes së Kosovës 6-0 ndaj Kroacisë.

Po në Itali, “Corriere dello Sport” shkruan: “Fiton Shqipëria; Manxukiç show, 3 gola Kosovës”, duke i bërë vend edhe suksesit 6-0 të Kroacisë në “Loro Boriçi”.

Në Spanjë, e përditshmja “AS” ka si titull: “Shqipëria vazhdon me fitore duke dominuar grupin e Spanjës”.

Kurse zvicerania “Blick” nxjerr që në titull përfshirjen e Jahmir Hykës në golin e parë të kuqezinjve: “Shqipëria fiton me ndihmën e Hykës së Luzernës”.

Video/ Statistikat e frikshme, Spanja na ka mundur pesë herë, edhe 9 me 0

Shqipëria dhe Spanja do të takohen të dielën, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, në kualifikuesen e tyre të tretë në Grupin G. Kuqezinjtë janë me pikë të plota pas dy sfidave të para (kanë fituar 2-1 ndaj Maqedonisë dhe 2-0 në Lihtenshtejn), ndërsa iberikët kanë 4 pikë nga 6 të mundshme për momentin (kanë mundur 8-0 Lihtenshtejnin dhe barazuan 1-1 në Itali).

Përplasja mes dy kombëtareve në fjalë do të jetë e pesta në histori, mes shqiptarëve dhe spanjollëve në futboll. Të gjitha duelet e kaluara janë fituar nga “La Roja”, ndërkohë që golaverazhi është shumë negative për kuqezinjtë.

Përballë 24 golave të shënuar në pesë ndeshjet e shkuara nga Spanja, ne kemi realizuar vetëm 2 herë, me anë të Sokol Kushtës dhe Shkëlqim Muçës.

Ndaj këtij kundërshtari, që ka fituar Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës, i përbërë nga yje të Barcelonës, Real Madridit, Bayern Munich etj, kemi pësuar humbje të thella, dy herë me 5 gola, ndërsa një herë tjetër me 9 gola të pësuar.

Pra, hendeku i madh që ekziston mes dy kombëtareve nuk evidentohet vetëm në klasifikimin përkatës aktual, që kanë në renditjen mujore të FIFA-s (Spanja e 11-ta, ndërsa Shqipëria e 40-ta), por edhe në shifrat e cituara më lart.

Pa hyrë më tej në vlerën totale të lojtarëve që e përbëjnë kombëtaren iberike të momentit, në raport me këtë vlerë të kuqezinjve, nën urdhërat e De Biazit. A mund të derivojmë së këndejmi produktin e pritshëm të përplasjes së të dielës në “Loro Boriçi”?

Logjikisht po, por ndonjëherë futbolli luhet e flet dhe me zemër, me shpirt gare, me anagazhim maksimal, çka kuqezinjve nuk u kanë munguar asnjëherë përballë “big”-ëve të kontinentit tonë e më tej./telesport/


Foto/ Ish-miss Albania kapet nudo në Dhërmi: Njerëzit më shihnin si të habitur
Kur fitoi kurorën e “Miss Albania 2007”, Egla Harxhi ishte një 16 vjeçare, që e udhëhequr nga shpirti rebel vendosi t’i largohej botës së shoëbizz-it për t’iu dedikuar arkitekturës. Tani pas gati një dekade i afrohet artit si aktore dhe si femër e lirë, që guxon të shfaqet nudo pa rënë kurrsesi në grackën e vulgares. Ka çuditur plazhistët e kësaj vere në Dhërmi dhe Palase, pasi ka hyrë në det dhe ka marrë rreze topless. Për Eglën, mentaliteti ndryshohet kur e bëjnë të gjithë dhe askush nuk e vë më re, ndaj zgjodhi të jetë e para për të thyer këtë tabu shqiptare, që në Europë është diçka normale. Dhe për më tepër të tregojë linjat natyrale me këto foto ekskluzive dhe këtë rrëfim për revistën “Story”. “Në fillim nuk e dija nëse do të qëndroja në Paris apo jo. Ndaj vendosa në verën e 2015 të shkoja për një muaj për të parë pa i thënë njeriu, madje as familja ime nuk e dinte arsyen pse po shkoja. Mund të them tani me bindje që në momentet e para të mbërritjes në Paris, i thashë vetes: “Ah, dakort, ky është vendi”… kështu nis filmi i ri i jetës si aktore për Egla Harxhin.
Fitove kurorën e “Miss Albania 2007” dhe vendose të zhdukeshe nga vëmendja e publikut, shkëputje që pak fituese në gara bukurie e bëjnë. Cila ishte arsyeja?

Pjesëmarrja në konkursin e “Miss Albania” ishte rastësi në atë kohë. Të gjithë ishin entuziastë për mua, ndërsa unë e shihja si një aventurë të bukur vere. Nuk e mora në asnjë moment seriozisht. Kur mora titullin e “Miss Albania” në vitin 2007 nuk kisha mbushur ende 16 vjeçe dhe papritur u gjenda përpara një fakti të kryer, të cilin nuk e kisha menduar që do të ndodhte. Në këtë moshë është vështirë të perceptosh suksesin, famën dhe të ardhmen.

Pse, ku qëndronte vështirësia?

Jetoja në një të tashme ku vuaja çdo padrejtësi dhe e rritur në një ambient ku më ishte ushqyer arti, që në fëmijëri ëndërroja mbi epoka revolucionare artistike, si secesioni vienez, bauhaus, punku, rocku. Kur u gjenda brenda një bote missesh, mediash dhe shoëbiz-I, shumë shpejt kuptova që ishte larg idealeve të mia. Kjo botë më ngjante tejet false, sipërfaqësore, dhe krijova një distancë automatikisht ndaj saj.

Dhe si e reflektoje këtë distancë me botën si një vajzë që fitove kurorë miss-i kur ishe 16 vjeçe?

Kjo distancë më lejoi të jetoja një adoleshencë rebele, të bëja ç’të doja, të kërkoja vetveten, larg vëmendjes së medias. Kuptova që të jesh njeri publik duhet të kesh diçka të rëndësishme të tregosh, pasi është një përgjegjësi e madhe ndaj publikut tënd. Kur përhumbesha në vargjet e Jim Morrison, Tupac, kur dëgjoja Linkin Park, Depeche Mode apo kur shikoja interpretimet e Merlene Dietrich dhe Greta Garbos, më dukej vetja shumë e vogël dhe qesharake në atë famën dhe suksesin spontan që të ofron kurora e një konkursi bukurie. Ndaj vendosa të largohesha nga skena dhe të fokusohesha në formimin tim për t’u rikthyer ndoshta në një moment, kur do të isha gati. Modelet në kokën time ishin shumë të mëdha për të qenë thjesht një Miss.

Mediat të kanë prezantuar si arkitekte, por ndërkohë në Shqipëri ishe këtë verë për një projekt filmi. Ç’ishte ky kapërcim nga arkitektura tek kinemaja?

Prindërit e mi më kanë ushqyer gjithmonë dashurinë për artin dhe kulturën. Mamaja ime është arkitekte dhe babai është regjizor filmi, ndaj mund të them që kam marrë nga të dy shumë. Mbas një kërkimi të gjatë të vetvetes, kuptova që shpirti im i përkiste artit. Pas një adoleshence tejet të ngarkuar kisha nevojë për një formim sa artistik po aq dhe të strukturuar. Arktitektura u kthye shumë shpejt në një pasion të fortë ku i dedikova disa vjet të jetës sime. Në fund të masterit shkencor pata fatin e madh të ftohesha nga një nga arkistarët më të rëndësishëm të arkitekturës kontemporane, Kengo Kuma, i cili më ftoi për të punuar në atelienë e tij në Tokio dhe për vazhduar një master tjetër në Universitetin e Tokios. Në fillim kjo ofertë më entuziazmoi, por kur u gjenda përpara kthimit të një email-i konfirmimi, pata një moment hezitimi. Ai ishte momenti kur kuptova që arkitektura nuk ishte e vetmja gjë që dëshiroja të bëja në jetë…

Pse, në ç’aspekt ndiheshe e paplotësuar?

E bukura e arkitekturës është që të hap mendjen në shumë drejtime dhe papritur u gjenda në një dilemë shumë të madhe. Për mua në ato momente ishte mbyllja e një cikli dhe dëshira për të filluar një cikël të ri. Nuk e dija çfarë doja të bëja ekzaktësisht në ato momente, por e dija që doja të ndryshoja. Në vend të shkoja në Japoni, vendosa të shkoj në Paris për të studiuar për aktrim, një pasion që lindi natyrshëm. Në muajin korrik ndodhesha në Tiranë për të xhiruar një film me regji të babit tim, Ilir Harxhit, ku në të luajnë aktorë të nderuar si Robert Ndrenika, Enver Petrovci, Natasha Sela, Mehdi Malkaj.

Kthehemi tek ditët e verës. Le ta konsiderojmë aventurë shfaqjen topless në plazhet e Jugut të Shqipërisë, kryesisht në Dhërmi e Palas. Si lindi ideja?

Ideja e setit të fundit, pas disave që kemi realizuar në këtë linjë në Paris, na erdhi kur ndodheshim në jug të Shqipërisë me fotografin Ale de Basseville, stilisten e televizionit M6 në Francë, Laurence Ounini dhe ish-menaxheren e Alexander Mc Queen, Nathalie Pachiaudi. Menduam që në Shqipëri nuk ka asnjë plazh natyrist, ose minimumi ku femrat mund të bëjnë plazh topless. Dakord u thashë, e kuptova çfarë doni të thoni dhe hoqa të sipërmet e rrobave të banjos, duke bërë plazhin kështu përgjatë ditëve që ndodheshim në jug. Kjo e inspiroi fotografin dhe tha që kjo është diçka që Brigitte Bardot, ka bërë në Saint Tropez para 60 vjetësh. Prandaj dhe u realizuan këto foto.

Plazhi i Dhërmiut është i preferuari i personazheve të njohur në Shqipëri. Si reagonin kur të shihnin?

Të habitur. Vëzhgonin gjithë kohës, por nuk reagonin.

Të pëlqen të jesh e para, pra të thyesh ato tabu që kanë ngelur ende pa u thyer?

Është momenti që në Shqipëri t’i tejkalojnë disa fanatizma. Në fakt, në foto nuk ka asgjë provokuese nëse mendojmë drejt, pasi të qenit nudo është gjëja më e natyrshme. Por si e trajton nudon ka shumë diferencë. Nëse bën foto nudo për arsye seksuale është një zgjedhje dhe ka shumë që e bëjnë, por nudoja artistike duhet të bëjë të ëndërrosh, të reflektosh. Ajo duhet të tregojë një histori.


Foto-Video/ Përmbytet Vlora, uji mbulon rrugët pak metra nga lungomare

Ka mjaftuar pak shi dhe rrugët e Vlorës janë përmbytur. Pamjet në foto dhe video që kanë mbërritur, tregojnë se shiu ka mbuluar rrugët.

Pamjet i përkasin një zone pranë bregdetit, disa dhjetëra metra nga ku fillon projekti i Lungomares, pranë portit detar.

Ndërsa vijojnë investimet në fasada, sistemi i kanalizimeve në këtë qytet mbetet problematik.


The Sun”: Njihuni me shqiptarin e fiksuar pas markës “Versace”
Tabloidi britanik “The Sun” i ka dedikuar një artikull një shitësi makinash shqiptar. Ai quhet Shenki Maslani, është 30-vjeç dhe jeton në Maqedoni.

Arsyeja pse i riu shqiptar ka tërhequr vëmendjen e prestigjiozes britanike është pasioni i tij për firmën e famshme, Versace. Gjithçka që zotëron 30 vjeçari mban firmën e Versaces.

Shenki në një intervistë per mediat vendase ka treguar për pasionin dhe fiksimin e tij.

“Që prej vitit 2009 jam i fiksuar pas Versaces. Sapo bleva gjënë e parë Versace nuk dija të ndaloja më, çdo gjë në shtëpinë time ka kokën e famshme, simbol i firmës italiane. Unazat dhe aksesorët e mi po ashtu janë Versace. Nga dyshemeja e banjës tek çarçafët, apo në kuzhinë madje deri të makinat e mia, çdo gjë mban firmën e Versaces”,- ka thënë 30-vjeçari.

Siç e shihni dhe në foto, Shenki bën një jetë tepër luksoze.

Motrat nga Skrapari shfrytëzonin si prostituta edhe nëna me fëmijë

Dy motrat nga Skrapari, Ina dhe Armonela Qama, që së bashku me Ledian Gjonin dhe Ardit Shmilin, raportohet se kanë shfrytëzuar si prostituta dy vajza të reja, të cilat kishin pak vite që ishin bërë dhe nëna.

Të dyshuarit kanë shfrytëzuar kushtet e vështira ekonomike të dy vajzave, të martuara dhe më fëmijë, dhe i kanë shfrytëzuar si prostituta në lokale tallavaje në Fier dhe Tiranë, shkruan shqiptarja.com, duke iu referuar burimeve të prokurorisë.

Ato janë përdorur si prostituta për një periudhë kohe, ndërkohë që këtë periudhë po planifikohej nga katër personat e arrestuar që ti trafikonin jashtë shtetit, dhe më konkretisht në Kosovë me qëllim sigurimin e përfitimeve më të mëdha.

Mirëpo ky plan ka dështuar pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë së Tiranës.

Ndaj katër të arrestuarve është ngritur akuza e “Shfrytëzimit të prostitucionit”.


Në prag të debatit të dytë Clinton – Trump

Në SHBA, pas debatit të së martës të kandidatëve për zëvendës president, vëmendja është përqendruar tek debati i dytë mes kandidates demokrate Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump. Debati i dytë presidencial do të mbahet të dielën në St.Louis të shtetit Mizuri. Sikurse na njeh materiali në vazhdim, kandidatit Trump në veçanti i duhet të përgatitet më mirë për këtë debat.

Disa ekspertë dhe sondazhet paraprake treguan për pak epërsi të republikanit Mike Pence ndaj demokratit Tim Kaine, gjatë debatit të vetëm të kandidatëve për postin e zëvendës presidentit. Por Kaine arriti të mbante në qendër të debatit 90 minutësh kundërshtarin Trump:

“Nuk mund të kesh dikë në krye që poshtëron çdo grup për të cilët flet dhe nuk mund të besoj se zoti Pence do të mbrojë fushatën e nxitur nga fyerjet që ka zhvilluar Donald Trump”.

Nga ana tjetër, Pence nuk reagoi ndaj sulmeve duke sjellë në qendër të debatit zonjën Clinton:

“Situata që shohim sot në Siri është rezultat i politikës së jashtëme të dështuar dhe të dobët që Hillary Clinton ndihmoi këtë administratë të krijonte dhe ndiqte”.

Debati i kandidatëve për zëvendës president nuk ka gjasa të ndryshojë mendjet, thotë analisti Austin Hart:

“Mendoj se demokratëve do t’u pëlqente të ishin më agresivë ndaj kundërshtarit Trump ndërsa republikanëve u pëlqen vendosmëria dhe qetësia e zotit Pence”.

Ndërsa vëmendja është përqendruar tek debati i dytë presidencial, Trump po sinjalizon një qasje agresive, duke kujtur ditën kur zonja Clinton ishte me pneumoni:

“Asaj i duhet të përballet me shumë gjëra, por ajo nuk mund të ecë as gjer tek makina e saj”.

Por mbështetja për zonjën Clinton është shtuar pas debatit të parë ndërsa ka të ngjarë që ajo të theksojë unitetin gjatë debatit të dytë të dielën:

“Pikëpamja ime është, ne jemi një vend madhështor, dhe nëse punojmë së bashku, do të bëhemi edhe më mirë gjatë viteve të ardhëshme”,- tha zonja Clinton.

Debati i ardhëshëm i jep zotit Trump një mundësi për të filluar nga e para garën, thotë analisti Matthew Dallek:

“Nëse ai përmirësohet në disa përgjigje, të tregojë njohuri më të shumta dhe të mos veprojë si në debatin e parë, mendoj se përfundimet do të dalin ndryshe”.

Zoti Trump duhet të jetë më i disiplinuar në debat dhe të menjanojë sulmet në median sociale, thotë komentatori konservator Fred Barnes:

“Sa më shumë të flasë rreth asaj, kjo nuk e ndihmon. Ky do të ishte mesazhi i gabuar”.

Debati i radhës Clinton-Trump do të jetë i tillë ku kandidatët do t’u përgjigjen pyetjeve nga gazetarët dhe votuesit e ftuar të marrin pjesë./VOA/
Basha i përgjigjet Ramës: Nuk fshihet e vërteta e drogës nga kazani i plehrave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në facebook i është përgjigjur kryeministrit Rama për drogën dhe raportin e “Guardia di Finanza-s”.

Rama ironizoi kryedemokratin për raportin, duke thënë se ai nuk reagoi se pse nuk i votoi ligjet e drejtësisë.

“Nga kazani i plehrave ku eshte zhytur, Rama nuk e fsheh dot te verteten. S’ka kapak ta mbuloje drogen e pesefishuar dhe krimin qe po qelb Shqiperine. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”,- shkruan Basha.

Kreu i opozitës Lulzim Basha zbulon para medias raportin e italianëve për monitorimin nga ajri të sipërfaqeve të mbjella me kanabis në vend.

Shifrat sipas tij janë alarmante. “Opozita është informuar zyrtarisht se pas vrojtimit nga ajri rezulton pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë, pra sipërfaqja e mbjellë me drogë rritur nga 44.7 ha vjet në 213.7 ha këtë vit, pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë. Bëhet fjalë jo për gjithë vendin, por për 17% të territorit të vrojtuar, ndërkohë që 83% e territorit nuk ka arritur të vrojtohet”- tha Basha, duke vënë gishtin e akuzës për kthimin e vendin në hambarin më të madh të drogës në Evropë nga Rama dhe ministri i Brendshëm Tahiri.

Sipas tij, në këtë sipërfaqe nuk u vrojtua cikli i parë i farës vjetnameze, pasi ajo është korrur në qershor, ndërkohë që vrojtimi nisi javën e tretë të qershorit.

“Flasim për një prodhim minimal 10 mijë tonë drogë këtë vit në Shqipëri, shifër që mund të jetë dyfishi, hambari më i madh i drogës në Evropë. Ne e paralajmëruam. Rama dhe Tahiri u tallën dhe sulmuan opozitën, sepse parandalonin kultivimin dhe pesëfishimin në vetëm 17% të territorit do thoshte të sulmonin interesat e veta”,- tha ai.

Ai akuzoi Ramën dhe Tahirin si njerëzit që janë pas këtij trafiku. “Shqipëria ka hyrë në syrin e ciklonit për drogën, mediat e lira të perëndimit kanë ngritur alarmin, Rama krihet para ekranit. Këta janë alkaponet e drogës, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës, sot Tahiri duhet të ishte ministër i shkarkuar, por ata po ndërtojnë perandori financiare me qindra milionë euro, para të pista që Rama i ka në plan ti fusë në zgjedhjet e ardhme para të krimit që sipas mediave po stabilizojnë jo vetëm vendin por edhe rajonit”- tha ai.

Lajme jo të mira për Kombëtaren, Sadiku rrezikon praninë me Izraelin

Armando Sadiku ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në menisk, dhe do të qëndrojë për disa javë larg fushave të blerta.

Këtë e konfirmon vetë lojtari që në faqen e tij në “Facebook” shkruan: “Të dashur tifozë, për shkak të problemeve të ripërsëritura në gju, ishte e nevojshme një operacion menisk. Do të mungoj disa javë, shpresoj në një shërim të mirë”.

Sulmuesi i Zyrihut dhe Shqipërisë pritet të mungoje për të paktën 3-4 javë, çka bën që të rrezikohu edhe sfidën me Izraelin që luhet më 12 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”.


Si ta zbuloni tradhtinë te mashkulli për 3 sekonda
A është e mundur ta merrni vesh a ju mashtron burri, duke e shikuar atë? Një studim i ri ka treguar se gratë mund ta ndiejnë tradhtinë bashkëshortore me një shikim prej tre sekondash në foton e mashkullit, me të cilin janë në lidhje.

Duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit, ata kanë bërë portretin e mashkullit tradhtar, thotë ekspertja e seksit dhe raporteve familjare, Tracey Cox, tarnsmeton Telegrafi.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   316   317   318   319   320   321   322   323   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish