Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Ja statusi i plotë i Drejtorit të multimedias “Mapo”, Alfred Lela



Download 6,39 Mb.
bet323/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   319   320   321   322   323   324   325   326   ...   352

Ja statusi i plotë i Drejtorit të multimedias “Mapo”, Alfred Lela:

“Pak njerez qene pro jetes si ti, Gilman. Ndoshta, me kete intensitet ti sfidove pikerisht ate jete qe vendosi te te binte shkurt. Do te takohemi serish, mik i dashur. Deri atehere do te te mbaj mend keshtu: i gatshem per nje gezim; nje Akil qe jetoi shkurt, por fort dhe si burrat. U prehsh ne paqe!”,- shkruan Drejtori i mediave “Mapo”, Alfred Lela.


Foto/ "Vëllezërit e Dritan Lenjës ruajnë parcelat me armë, trafikantë droge të armatosur"

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një denoncim për drejtorin e qarkut të Policisë së Lezhës, Dritan Lenjën, duke thënë se, vëllezërit e tij janë trafikantë droge që qëndrojnë të armatosur, për të ruajtur parcelat me kanabis.

Ai ka postuar disa foto, për të cilat thotë se, ia ka dërguar qytetari dixhital, i cili denoncon lidhjen e kreut të Policisë së Lezhës me trafikimin e drogës.

"Qytetari dixhital denoncon: Njerezit e Saje qorrit, vellezerit e akrabas se tij, Dritan Lenjes, drejtorit te qarkut te policise se Lezhes, si trafikant droge te armatosur",- por ende nuk ka një reagim në lidhje me këto foto nga Policia e Shtetit.



Rusia vendos raketa balistike mes Polonisë dhe Lituanisë

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se raketat me kapacitet atomik janë vendosur në Kaliningrad, që është enklavë e vogël ruse në bregdetin baltik, ndërmjet Polonisë dhe Lituanisë.

U tha se kjo vendosje është pjesë e ushtrimeve të zakonshme ushtarake të raketave të tipit Iskander-M, me rreze të veprimit afro 500 kilometra.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se raketat me qëllim u ishin ekspozuar kamerave të spiunimit të Shteteve të Bashkuara.

Rusia shpeshherë është kërcënuar për vendosjen e sistemit raketor në Kaliningrad, direkt në tokën e Bashkimit Evropian dhe të aleancës ushtarake të NATO-s.

Nuk pranoi të luante muzikë popullore, DJ Cerry-t i vënë pistoletën në kokë

Mbrëmë e pamë si çdo të premte tek Arjan Çani, ndërsa ajo që shumë persona mund të kenë humbur e ndoshta nuk kanë marrë vesh,është se një natë më parë, DJ Cerry ka qenë i rrezikuar, ndërsa ka performuar në një nga klubet e natës.

Redaksia e Xing, e cila ka bërë publik rastin, shkruan se Cerry është kërcënuar me jetë për shkak se nuk ka pranuar të luajë muzikë popullore. Një qytetar i maskuar me rroba ushtarake i ka drejtuar DJ-it pistoletën në kokë, por ky i fundit nuk është zmbrapsur aspak dhe ka vijuar të luajë në stilin e tij Funky House.

Qytetari është arrestuar më pas nga forcat e policisë dhe në prani të avokatit të tij është shprehur se, kishte kohë që nuk dilte në mbrëmje dhe e kishte marrë malli për një çik muzikë popullore. Çështja i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës së Krimeve të Rënda.



Gruaja tmerron njerëzit në autobusin e Kamzës, ja çfarë mban në brez

Në autobusët urbanë jemi mësuar të shikojmë gjëra nga më të ndryshmet e të përjetojmë ngjarje nga më të veçantat. E tillë është edhe kjo që do t’ju prezantojmë më poshtë. Protagoniste është një grua, e cila ka hipur në urbanin e Kamzës dhe ka trembur qytetarët.

Nuk bëhet fjalë për pamjen e saj, e cila duket disi e çuditshme nëse marrim në konsideratë se ka qenë një ditë shiu dhe gruaja ka dalë nga shtëpia me sandale të hapura, xhinse enjë bluzë me mëngë të gjata.

Ajo që i ka trembur qytetarët që kanë udhëtuar në të njëjtin urban me gruan, ka qenë diçka që ajo mbante në brez.

Ngjan me një pistoletë, por nuk mund të themi me siguri nëse është pistoletë lodër apo e vërtetë. Megjithatë, një trembje e vogël që në mëngjes iu është bërë qytetarëve, të cilët kanë mundur ta fotografojnë tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.

Shpresojmë mos të dëgjojmë për ndonjë tragjedi në familje, në rast se gruaja nuk është agjente sekrete.




Foto/ Elita Rudi e braktis sulmuesin Bekim Balaj
Edhe pse aktualisht po shkëlqen në fushë, jeta private e Bekim Balajt nuk është në ditët e saj më të mira. Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare i ka dhënë fund lidhjes së tij më shumë se një vjeçare, me prezantuesen e njohur Elita Rudi.

Në fakt, çifti është përpjekur vazhdimisht ta mbante këtë raport jashtë vëmendjes mediatike, por fotot dhe miqtë e tyre i kanë “tradhtuar”.

E ndonëse raporti mes tyre dukej si një romancë nga ato të konsoliduarat, që do të celebrohej një ditë, në fakt, ata i kanë dhënë fund, të paktën kështu kanë rrëfyer miqtë e Balajt dhe Elitës, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e re e futbollistit.

“Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte”,- tregojnë burimet, sipas të cilave ka qenë Elita ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes.

“Elita nuk e përballonte dot një lidhje në distancë. Gjatë kohës që Balaj punonte në Kroaci ajo shkonte shpesh ta takonte, por deri në Rusi është e pamundur”,- thonë burimet për ‘Bluetooth’.

Dasma mbretërore, ish-nusja e Shkëlzen Berishës në formë të shkëlqyer

Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, nuk kishte si të mungonte në dasmën mbretërore për shkak të miqësisë së saj me Elia Zaharian. Përveç kësaj, Sadije Berisha, ka qenë një nga organizatoret e dasmës mbretërore, pasi ajo është konsulente në familjen mbretërore suedeze, ku ajo jeton prej vitesh.

Sadija ka bashkëpunuar me kompaninë e përzgjedhur për dekorin e dasmës, ka drejtuar zyrën e shtypit bashkë me z.Roger Lundgren, si dhe ka administruar websajtin e dasmës mbretërore shqiptare duke qenë personi më i afërt me nusen, princeshën Elia Zaharia.

Pavarësisht përgjegjësive dhe ngarkesës që gjithçka të shkojë perfekt, Sadija duket në formë të mrekullueshme. E veshur me një kostum ngjyrë pastel, ajo reflektonte sharmin dhe sigurinë e një organizatoreje profesioniste.



Foto/ 23-vjeçarja miliardere që po çmend policët, seksi dhe e papërmbajtshme

Emri i saj është Mara Bagdasaryan dhe është vajza e një miliarderi rus. 23-vjeçarja, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale ka tërbuar policët ruse.

Ajo thyen çdo ditë rregullat e qarkullimit me makinat e saj luksoze, por askush nuk mund ta ndalë. Së fundmi ajo ka publikuar një video ku shihet të ecë me 170 km/h me Benzin e saj 100 mijë eurosh.

“Kur e ke me nxitim”, shkruan ajo sipër videos së publikuar në Instagram. Natyrisht që policët e ndalojnë, por kur shohin se kush është, e kanë të pamundur të bëjnë diçka, ndaj dhe avazi vazhdon.


Foto/ 17-vjeçarja shqiptare, kampione në Kick Boks: Buzët dhe b*thët, origjinale

Ajo është 17-vjeçe, ka forma super-seksi dhe është kampione në sportin e Kick Boksit.

Rashel Kolaneci ka qenë e ftuar në emisionin “Top Show Magazine”. E ngacmuar nga Valeri, ish-banor i “BB”, bukuroshja ka rrëfyer se nuk ka kryer kurrë asnjë operacion plastik.

“Dy ‘kirurgë’ kanë ndërhyrë në buzët dhe b*thët e mia, mami dhe babi im. Normale që i kam origjinale”, ka thënë Rashel.




09/10/2016/...................................................

Enveri e burgosi për Kenedin, Dom Ernest Troshani bëhet Kardinal

Zoti nuk e harron Shqipërinë dhe shqiptarët! Sot në lutjen e Engjellit të Tenzot në orën 12.00 në Rome, Papa Françesku ka shpallur kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin për dëshminë e jetës së tij të Krishterë. Është i vetmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar.

Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papa Françeskut vuajtjet e tij dhe të Kishës Katolike në Shqipëri përgjatë komunizmit. Në mediat e gjithë botës shkoi përqafimi i përzemërt dhe përlotja e Papës në takim me Kardinalin e dytë shqiptar pas Dom Mikel Koliqit.

Ky është një titull nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se ai nuk merr pjesë në konklave, pasi ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.

Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Dom Mikel Koliqi edhe ai i shpallur kardinal prej Shën Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishterë dhe për martirizimin.

Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Françesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër.

Vlersimi i Klerit shqiptar të përndjekur dhe martirizuar gjatë komunizmit është shenja se ky Kler, i ka dhënë shumë Kishës Katolike Universale, sidomos me martirizmin e tij gjatë komunizmit.
Po kush është Dom Ernest Troshani, kleriku që u burgos për meshën për Xhon Kenedin...?

Ai është nga të mbijetuarit e fundit të burgjeve komuniste. Në moshën 86 vjeçare, Dom Ernesti do të dëshmojë para Papës Françesk në audiencë vuajtjet e tij të gjata.

Dom Ernest Troshani është burrë i fortë. Në moshën 86 vjeçare, pavarësisht jetës plot vuajtje, vijon të presë besimtarë në fshatin Trush të Shkodrës dhe të japë meshë.

Shërbesat i jep në Famullinë e Shën Prendës, ndërsa në banesën e tij, një ndërtesë të vjetër njëkatëshe, praktikon një rit të vjetër fetar, nëpërmjet të cilit synohet nxjerrja e djallit nga trupi i njeriut, ekzorcizmin.

Në këtë vend, me altarin e improvizuar në shtëpinë e tij modeste, Dom Troshani ka gjetur paqen me zotin duke predikuar çdo ditë fjalën e Krishtit. Ai nuk flet për shkaktarët e jetës së tij të dhimbshme, thotë se i ka falur. Me përjashtim të një emri…

Jeta e Dom Troshanit u lidh në mënyrë të pandashme me Urdhërin Françeskan, kur hyri në kolegj në moshën 10 vjeçare.

“Jam shkëputur prej familjes prej 70 vitesh dhe këtë bëj”,- thotë ai. “Gjithçka është në emër të madhit Zot dhe qëllimi kryesor është me dash Zotin, me dash njerëzit e me fituar jetën e amëshueme”,- Troshani shpjegon.

Djaloshi shkodran kishte zgjedhur kohën më të vështirë për t’iu përkushtuar Krishit. Ishte vetëm 20 vjeç kur Komunizmi mori pushtetin në Shqipëri dhe nisi një fushatë të gjerë spastrimi kundër çdo lloji rezistence, laike apo fetare. Katolikët dhe në veçanti, Urdhëri Françeskan u përball që në fillim me dhunën e regjimit të ri për arsye në dukje praktike.

Si organizata fetare më e mirëstrukturuar në Shqipëri, me lidhje të shumëfishta me anën tjetër të Perdes së Hekurt dhe me një klasë klerikësh të arsimuar më së miri, kisha Katolike qe institucioni që u pa si më i rrezikshmi në Shqipëri.

Kur Dom Ernesti filloi praktikimin në moshën 20 vjeçare, regjimi Komunist kishte pushkatuar Sakaq At Anton Harapin, priftin politikan që qe regjent gjatë kohës së pushtimit Gjerman të vendit, kishin futur në burg At Viçens Prennushin, shkrimtar, kishin dënuar me vdekje At Gjon Shllakun, kishin arrestuar At Çiprian Nikën dhe pjesën dërrmuese të hierarkisë së Kishës Katolike.

Ndalimi i fesë me ligj qe ende dy dekada larg prej kësaj kohe por hapi i parë i qeverisë së kohës qe që të negocionte me klerin katolik që i mbijetoi valës së parë të pushkatimeve dhe burgosjeve, një marrëveshje për një status ligjor të Kishës. Si regjim me paranoja, qeveria komuniste vendosi si kusht të prerë për marrëveshjen shkëputjen e marrëdhënieve të varësisë së katolikëve shqiptarë me Vatikanin dhe krijimin e një kishe të mëvetshme.

Ky qe një kusht i papranueshëm për njerëzit si Dom Ernest Troshani, një mosmarrëveshje për të cilën shqiptarët dinë shumë pak, por që theksohet me krenari edhe sot nga Dom Ernesti. Asnjë prej klerikëve nuk e pranoi.

Mbajtja e besimit u vështirësua me kalimin e viteve, bashkë me tallazet e shtetit, prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik më 1962 dhe kriza ekonomike që pasoi këtë ngjarje.

Gjatë asaj periudhe, të flisje në emër të Kishtit dhe të mbaje meshë ishte një krim që mund të ndëshkohej edhe me vdekje.

“Në ato vite unë kam shërbyer në fshatrat Kakarriq, Gocaj, Kukul, Barbullush, të Shkodrës, mirë po të gjithë aktivitetin tim e kishin fotografuar ato të Sigurimit të Shtetit”,- rikujton ai.

“Më arrestuan në vitin 1963 për shkak se mbajta meshë për Xhon Kenedin [John F. Kennedy]”,- thotë Dom Ernesti.

“Kur më çuan në gjyq [ata] më thanë se kisha mbajtur meshë për kriminelin më të madh të botës”,- thotë Troshani. “Më akuzuan për përmbysjen e pushtetit popullor”,- kujton ai.

Prifti i ri shqiptar pati dëgjuar se Papa i Romës pati mbajtur meshë për Presidentin Kennedy. J.F. Kennedy qe vrarë në Dallas në nëntor. Ai qe i pari dhe i fundit president katolik i SHBA-ve.

“Ata më thanë se i kishin incizuar të gjitha dhe më akuzonin se kisha vjellë [vrer] kundër partisë”,- shton Troshani.

I arrestuar ditën e Krishtlindjeve, atë e shtrënguan në paraburgim që të lëshonte akuza ndaj klerikëve të tjerë duke e kërcënuar me varje në litar. Pasi Troshani refuzoi, u mbaj një gjyq i shpejtë në Shkodër me dëshmitarë të rremë dhe ai u dënua me 18-vjet heqje lirie.

Pas dënimit Troshanin e dërguan në kampin e punës së Rubikut, dhe prej andej në Laç, më vonë Elbasan dhe në fund e burgosën në kampin famëkeq të Spaçit.

“Në Rubik punoja në ndërtim. Ishim 800 të burgosur. Mbaja në krahë 150 thasë në ditë të cilat duhet të ngriheshin 8 metra lartë”,- kujton Troshani.

Në Spaç e transferuan pasi u hap miniera e re dhe kishte nevojë për krahë pune. Sipas Troshanit të burgosuri punonin në tre turne dhe me raste nuk ishin në gjendje të mësonin nëse jashtë ishte natë apo ditë.

“Në dhomë ishim pesëdhjetë e ca veta, kishte dërrasa dhe një dyshek kashte, asgjë tjetër”,- thotë ai. “Nuk di si kemi shpëtuar por ishin punët e zotit me shpëtuar”.

Ditën kur u lirua nga burgu më 20 dhjetor të vitit 1981 e ka akoma të freskët në memorie.

Ai u lirua nga burgu, por u detyrua të ecë për dhjetë orë nga Spaçi deri në qytetin e tij të lindjes në Shkodër ku me vështirësi gjeti shtëpinë e tij, prej së cilës ishte ndarë prej aq shumë vitesh dhe vuajtjesh.

Dhimbjen dhe torturat e kaluara nëpër burgjet komuniste thotë se i ka harruar.

Ata që dëshmuan kundër tij, për ta burgosur në moshën 35 vjeçare, i ka falur të gjithë, megjithëse askush prej tyre nuk i ka kërkuar falje kurrë.
“Askush nuk më tha më fal për rininë e humbur dhe torturat e 18 viteve burg”,- thotë ai.

Më 5 shtator të vitit 1990 ka qenë përballja e tij e fundit me Sigurimin. Për ironi të fatit, ai qe thirrur sërish në të frikshmen Degë të Punëve të Brendshme ku u detyrua të presë për pesë orë me frikën se do të arrestohej dhe burgosej sërish. Por pikërisht aty, në institucionin që shkaktoi aq shumë vuajtje për shqiptarët, ai u njoftua se kishat do të hapeshin sërish dhe se qeveria pati vendosur të lejonte shqiptarët të besonin.

“Ishin fjalë aq të ndritshme sa nuk mund t’i besoja” Troshani thotë “Kur mbajta meshën e parë me 30 qershor të vitit 1990, në Velipojë, ka qenë dita më e lumtur e jetës sime”,- përfundoi ai.

Kërcënohet me jetë biznesmeni Nikollaq Neranxi
Biznesmeni Nikollaq Neranxi është kërcënuar me jetë nga një person në fshatin e Livadhit në Himarë.

Ngjarja është denoncuar nga vet biznesmeni, i cili thotë se, ka qenë nën shoqërinë e familjes dhe të miqve kur një person i zuri pritë.

Sipas tij, personi që e kërcënoi me jetë është L. Kumbara, ngjarje të cilën e denoncoi edhe në policinë e Himarës.

Personi që e kërcënoi me jetë mësohet t’i ketë thënë: “Kush je ti që kalon në tokën time, të fus plumbin”.

Të paktën kjo është dëshmia e dhënë nga biznesmeni Nikolla Neranxi. Ai shton se, për këtë ngjarje ka dhe dëshmitarë që kanë parë të gjithë skenën kur biznesmeni është kërcënuar.

Nishani: Shpallja Kardinal e Dom Ernest Troshanit, krenari për Shqipërinë

Presidenti Bujar Nishani ka uruar Dom Ernest Troshanin, i cili u shpall Kardinal nga Papa Francesku ditën e sotme.

Përmes një mesazhi, kreu i shtetit thekson se, ky është një moment krenarie për popullin shqiptar, si dhe ka shprehur mirënjohjen ndaj Atit të Shenjtë për vendimin e tij.

Mesazhi i Presidentit Nishani:

“Hirësia Juaj, Dom Ernesti,

Lajmi i shpalljes suaj Kardinal nga Papa Françesku më gëzoi pamasë, duke më mbushur njëkohësisht me krenari të parrëfyer që një bashkatdhetar i yni u lartësua në hierarkinë e Kishës Katolike nga vetë Ati i Shenjtë, duke ju njohur vuajtjet, përkushtimin dhe përdëllimin tuaj besnik ndaj të Plotfuqishmit.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit dhe në emër të gjithë qytetarëve shqiptarë ju shpreh urimet më të sinqerta e të përzemërta, duke ju dëshiruar njëkohësisht suksese në përmbushjen e detyrës suaj hyjnore!

Më lejoni gjithashtu të vlerësoj këtë gjest të mirëmenduar e të gjetur nga Ati i Shenjtë, si dhe t’ju përgëzoj për këtë kurorëzim të merituar të sakrificave dhe vuajtjeve tuaja në emër të besimit, që nuk u lëkund aspak dhe asnjëherë edhe gjatë dekadave të tmerrshme të diktaturës komuniste, e cila arriti deri aty sa ta shpallte Shqipërinë të vetmin vend ateist në botë.

Ju uroj shëndet dhe Zoti ju dhëntë sa më tepër forcë e besim në përmbushje të detyrës suaj të shenjtë!”



Si e braktisi filmin e fundit Matilda Markoçi e trembur nga Edi

Intervista+18/ Fatjoni i 'BB' flet për seksin anal me Xhensilën


De Biazi lë jashtë Latifin dhe Kaçen, përballjen me Spanjën do ta ndjekin nga tribuna

Liridon Latifi dhe Ergys Kaçe nuk do të kenë mundësi të tregojnë talentin e tyre në ndeshjen kundër Spanjës, pasi takimin në fjalë do ta ndjekin nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”.

Vendimi është marrë sot nga trajneri Xhani De Biazi, i cili në njëfarë mënyrë është detyruar të sakrifikojë për këtë sfidë dy lojtarët.

Tekniku kishte 25 futbollistë në dispozicion për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, ndërsa më të shumtë në numër në listë ishin mesfushorët.

Ndaj në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit ai vendosi të sakrifikonte Latifin duke mos e futur në protokoll, ku lejohen vetëm 23 emra (3 portierë).

Si tifoz në këtë sfidë ishte edhe Ledian Memushaj, por ky i fundit ishte lënë pushim për të rikuperuar pas një problemi të vogël fizik.




Video/ Gazetari i RAI-t hyn në plantacionet me kanabis në Krujë

Dy ditë pas publikimit të raportit të Guardia Di Finanza, televizioni publik në Itali, RAI, ka transmetuar një reportazh për plantacionet me kanabis të Shqipërisë, të titulluar "bari i fqinjit". Gazetari Leonardo Zellino ka mundur të hyjë në disa zona të mbjella me drogë.

Ai thotë se Kruja është shndërruar në zemrën e marijuanës në Shqipëri dhe se në malet e kësaj zone droga gjendet kudo.

Zellino shpjegon se, kultivuesit kanë ngritur sisteme të sofistikuara të vaditjes. Ai ka intervistuar edhe disa punëtorë të kanabisit, të cilët i tregojnë se sa fitojnë dhe si arrijnë ta trafikojnë drogën.

Njëri prej tyre i thotë se për çdo rrënjë, ai merr 60 % të fitimit, ndërsa policia 40 %.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i pyetur për këtë akuzë, përgjigjet duke bërë pytjen: Nëse ju në Itali gjeni një plantacion me 180 mijë rrënjë, do të thotë se policia atje është e korruptuar?



Vdes në burg 47-vjeçari që u akuzua për përdhunimin e mbesës
Thoma Çala u gjet i vdekur në paraburgimin e Fierit, ku priste vendimin lidhur me akuzat për abuzim seksual me të mitur. Sipas mjekëve shkak për vdekjen e 47-vjeçarit është bërë çarja e aortës.

Vetëm pak ditë më parë, Thoma Çala u përball me mbesën e tij, përmes një komunikimi telefonik nga paraburgimi, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në “News24”.

19-vjeçarja K.C dha detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai i, kur ishte vetëm 14 vjeç. Vajza deklaroi se xhaxhai Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi. 19-vjeçarja pretendon se xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër.

Në emision ka ndërhyrë edhe vetë i akuzuari, përmes një telefonate nga paraburgimi. Thoma Çala hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke e quajtur mbesën nepërkë.

“Mbesa ime pretendon se më ka shërbyer dhe gjatë shërbimit pretendon se unë kam përfituar. Hetime nuk ka fare, kemi kërkuar tabulate telefonash nuk kanë dalë. Ajo që në gjyq i hiqet si e dëmtuar, është një nepërkë. Eshtë njohur me një djalë dhe ka ardhur në shtëpi ka kërkuar fejesë brenda dy javësh.

I ati i ka thënë të çova për shkollë, nuk të çova për burrë. I ati i tha nëse dështon fejesa, vetëm e vdekur do kthehesh në shtëpi. arsyeja që mua më akuzojnë është pse dilje në Fier dhe e merrje. Sepse nëna e saj më thoshte dil merre kur kthehej nga Tirana dhe unë isha taksi falas për fisin. Mbesa ime ishte vajza ime”,- deklaroi Thoma Çala.

Denoncimi i vajzës për xhaxhain e saj është bërë më 6 shtator 2015. Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg pa afat ndaj Thoma Çalës, i cili akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

Prokuroria ka paraqitur si provë dëshminë e të resë, e cila ka pretenduar se është përdhunuar nga xhaxhai i saj Thoma Çala, në prill të vitit 2010. Ajo ka shpjeguar se në atë kohë, xhaxhai jetonte i vetëm, pasi bashkëshorten dhe fëmijët i kishte në emigrim, në Greqi. Për më shumë se një vit ai ka qenë i vetëm në shtëpi, ambientet e së cilës janë kthyer në vendin ku ai abuzonte seksualisht me mbesën e tij të mitur.



Shkodër/ Ja çfarë ndodh në ‘Loro Boriçi’, qindra policë në stadium

Më shumë se 1 mijë forca policore morën porositë e fundit para ndeshjes me Spanjën në Loro Boriçi. Video më poshtë, është filmuar rreth orës 16;00 në stadium, aty ku policët janë rreshtuar për të marrë urdhrat e fundit.

“Informacionet nga sherbimet inteligjente janë se ndeshja do të jetë një festë”,- ka thënë eprori para efektivëve të policisë.

Bie në sy koha shumë e keqe në Shkodër, me shi të vazhdueshëm, ndërsa pritet që nga momenti në moment tifozët të hyjnë në stadium.


De Biasi: Spanja? "Do parkoj autobusin" te porta, madje pa rrota

Për të gjithë debutimi historik në finalet e Euro 2016 ishte një mrekulli. Por Xhani De Biazi nuk mendon për të shkuarën. Tekniku sheh përpara dhe mendon se skuadra e tij ka ende për të dhënë.

“E kemi arritur mrekullinë me pjesëmarrjen në Kampionatin Europian, por tani pjesa më e vështirë është ta mbajmë në këmbë. Megjithatë, unë jam i bindur se ky grup lojtarësh ka mundësi të japë shumë më tepër”,- tha ai.

Deri tani De Biazi nuk mund të kërkojë më shumë. Shqipëria ka marrë dy fitore në po aq ndeshje të luajtura në Grupin G eliminator të Botërorit 2018. Në rrugën e kuqezinjve është Spanja, në letër një rival i pakalueshëm, por trajneri do të luajë shanset e tij.

“Unë besoj se futbolli nuk është vetëm numra, skemë dhe taktikë, por edhe ekuilibër duke marrë më të mirën nga karakteristikat dhe aftësitë e lojtarëve, duke marrë 101 për qind për prej tyre. Këtë do të synojmë edhe ndaj Spanjës, duke u përpjekur të shfrytëzojmë ato mundësi që do të na krijohen”,- tha De Biasi.

Për të forcuar bindjen e tij, De Biazi sjell si shembull fitoren kundër Portugalisë në eliminatoret e shkuara.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë e ekipit tonë. E dimë që jemi të vegjël para kundërshtarit dhe diferencat janë shumë të mëdha. Gjithsesi, do bëjmë lojën tonë. Edhe me Portugalinë askush nuk na jepte ndonjë shans, por ndeshjen e fituam ne. Futbolli i tillë është”,- u shpreh tekniku.

I pyetur nëse Shqipëria do të mendojë vetëm për mbrotjen, duke bërë atë që cilësohet si parkimi I autobusit përpara portës, De Biazi u përgjigj me batutë…

“Nuk e di nëse do të kemi autobus aq të madh për ta mbuluar portën. Nëse e bëjmë, do ta vëmë pa rrota, që të mos na hyjë topi poshtë”,- bën shaka italiani.

Ndryshe nga Spanja, De Biazi preferoi të zhvillojë dy seanca stërvitore, të fundit në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri iu kthye sërish zgjedhjes së tij për të mos zbuluar asgjë nga formacioni. Gjithsesi, ai konfirmoi dyshimet e mëdha për Burim Kukelin, që rrezikon seriozisht të mungojë për shkak të dëmtimit.


Kanabisi, Edi Rama: Nga frika e policisë, trafikantët mbollën farën vietnameze

Siç tashmë e ka bërë zakon çdo të dielë në orën 17:00, këtë fundjavë në monologun që bën Kryeministri Edi Rama zgjodhi të fliste për mbi raportin e Guarda di Finanza për kultivimin e kanabisit në vend.

Kryeministri thotë se arsyeja e kultivimit të farës vietnameze me cikël 45 ditë është fakti se trafikantët u trembën nga aksionet e policisë për asgjësimin e drogës.

Bazuar në raportin e italianëve, ashtu si edhe Tahiri, Rama thotë se u shkatërruan 99.8% e parcelave të fotografuara nga ajri. Megjithëse deri tani askush prej tyre nuk thotë se sa është shifra e parcelave me kanabis që u fotografuan.

Një tjetër detaj interesant është se Rama pranon faktin që në krahasim nga viti i kaluar është shtuar sipërfaqja e mbjellë me drogë, por është ulur prodhimi i kanabisit të kultivuar!?


Foto/ Dasma mbretërore e Tiranës, politikanët dhe VIP-at e ftuar
Fotogaleri/ Dasma mbretërore e Tiranës dhe politikanët e ftuar

Një dasmë luksoze, një dasmë mediatike, një dasmë mbretërore. Kështu u cilësua nga mediat dhe portalet, ceremonia martesore e kurorëzimit të princit Leka me Elia Zaharia.

Kjo martesë ka tërhequr sot vëmendjen e të gjithëve, me festime që kanë nisur qysh paradite e që duket se do të vijojnë deri në orët pas mesnate, kohë kur sipas parashikimeve do të pritet edhe torta.

Nuk kanë munguar të ftuarit Vip, veshjet e kushtueshme e natyrisht edhe vallet shqiptare.

Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij Liri Berisha ishin të pranishëm në darkën martesore. Po ashtu, edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ishin ndër të ftuarit specialë të darkës së djeshme, që finalizoi ceremoninë martesore të dasmës së Princit Leka me Elia Zaharia.

Pas pritjes në pallatin mbretëror dhe ceremonisë së shkëmbimit të unazave, familja mbretërore shqiptare ka rezervuar edhe darkën, në të cilën përveç të ftuarve të ardhur nga monarkitë e njohura të Europës, kanë qenë të pranishëm edhe personalitete publike shqiptare.



Grabitja e argjendarisë/ Si u futën hajdutët në dyqan duke çarë muret

Persona të paidentifikuar kanë çarë tri faqe muri, duke depërtuar brenda ambienteve të argjendari “Pavllo”, ku kanë grabitur mall me vlerë rreth 500 mijë euro.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur para mëngjesit të djeshëm në intervalin kohor mes orës 04:00­ 04:30.

Pronari i argjendarisë dhe djali i tij kanë deklaruar si të grabitura 10 kilogramë florinj, 30 kilogramë argjend dhe 600 ora dore.

Megjithatë, këto shifra janë duke u verifikuar nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, të cilat kanë kërkuar dokumentacionin përkatës për dëmin e ardhur nga grabitja.

Ngjarja është zbuluar vetëm në orët e para të ditës së djeshme, kur pronari i argjendarisë ka shkuar për të nisur punën dhe ka konstatuar grabitjen e ngjashme me atë të ndodhur në 5­6 gusht te banka në zonën e ish­Bllokut.

Autorët e grabitjes së argjendarisë duket se kanë qenë profesionistë dhe të përgatitur mirë. Ata kanë shfrytë­ zuar një ndërtesë në ndërtim, me hyrje të hapur brenda saj, ngjitur me dyqanin e floririt.

Pasi kanë hyrë brenda kësaj godine, e cila kishte nisur të ndërtohej por për shkak të problemeve me lejen punimet ishin ndërprerë, autorët i ndante vetëm një faqe muri me ambientin e brendshëm të argjendarisë.

Ata e kanë çarë murin e tullës dhe janë gjetur brenda lokalit në pronësi të familjes së pronarit të dyqanit të floririt.

Prej aty, autorët kanë hapur një vrimë të dytë në mur, në lartësi rreth 1.8 metra dhe nga kjo vrimë njëri nga autorët, me sa duket trupvogël, ka depërtuar brenda dyqanit duke dëmtuar sistemin e kamerave të sigurisë.

Më pas autorët kanë hapur kasafortën dhe kanë marrë 10 kilogramë florinj, 30 kilogramë argjend dhe 600 ora dore.

Me sa duket ata kanë pasur vështirësi për t’i nxjerrë jashtë këto materiale dhe për këtë arsye kanë hapur tashmë një vrimë të dytë në mur, me drejtim nga brenda­jashtë, nga e cila kanë dalë prej argjendarisë.

Më pas ata kanë kaluar te godina në ndërtim ngjitur me argjendarinë dhe kanë dalë në rrugë, duke i larguar bashkë me diskun e sistemit të kamerave të sigurisë.

Premtoi forcim të marrëdhënieve, ikën duke lënë SHBA-të dhe Rusinë në prag lufte
Në Korrik të 2009, kur nuk kishin kaluar as 6 muaj nga ardhja në detyrë presidenti afroamerikan Barak Obama deklaroi vullnetin e tij për një rithemelim të marrëdhënieve ruso-amerikane, të tendosura dukshëm gjatë presidencës Bush për shkak të ndërhyrjes amerikanë në Irak dhe intervenimit të Rusisë në Gjeorgji. Por 3 muaj para se të lërë Shtëpinë e Bardhë po i dorëzon marrëdhëniet me Rusinë në gjendje edhe më të përkeqësuar.

Si për ironi të fatit shkak për përkeqësimin e marrëdhënieve u bënë sërish zonat e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Lindjes së Mesme. Qendrat e konfliktit u zhvendosën nga Gjeorgjia më Ukrainë dhe nga Iraku në Siri.

Pika e kthesës në marrëdhëniet mes dy superfuqive bërthamore u bë rrëzimi i marrëveshjes së armëpushimit në Siri i njohur ndryshe si plani i paqes, nënshkruar 1 muaj më parë në Gjenevë nga shefat e diplomacisë së Jashtme të SHBA dhe Rusisë Xhon Kerry dhe Sergei Lavrov.

Ishim amerikanët që bombarduan të parët njësi të ushtrisë siriane në Sirinë Lindore duke vrarë 62 ushtarakë. Pentagoni foli për një gabim të forcave amerikane, por ky argument nuk bindi askënd. Agjencia izraelite "Debka" e specializuar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes raportoi se presidenti Obama urdhëroi një hetim për sulmin ajror, duke lënë të nënkuptohet se zyrtarë të lartë CIA-s dhe Pentagonit sabotuan marrëveshjen e paqes në Siri.

Dy ditë më vonë u bombardua kolona e ndihmave të OKB-së, sulm për të cilin uashingtoni akuzoi Moskën, çka i dha goditjen e fundit marrëveshjes Kerry- Lavrov. Ushtria siriane me ndihmën e Rusisë ndërmorri një ofensivë shkatërrimtare në Alepo kundër rebelëve duke rimarrë nën kontroll brezin perëndimor të vendit ku ndodhen 5 qytetet më të mëdha, Damasku, Homs, Hama, Latakia dhe Alepo.

Në të njëjtën kohë Rusia njoftoi vendimin e saj për të instaluar një sistem të mbrojtjes antiraketore S- 300 në bazën e saj në Tartus, ndërsa një aeroplanmbajtëse përgatitet të monitorojë brigjet siriane. Gazeta ruse flasin për prag lufte dhe ngrenë pikëpyetje si do t'i përgjigjej Rusia një sulmi eventual të amerikanëve ndaj regjimit të Asad.

Në mes të kësaj loje është edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili po luan me dy porta, për aq kohë sa të dyja palët nuk kanë epërsi ndaj njëra-tjetrës. Me gjasë ardhja e Hillary Clinton do ti acarojë edhe më shumë marrëdhëniet, por si Moska ashtu dhe Uashingtoni nuk do ta dëshironin një luftë kundër njëra-tjetrës./Kathimerini/
Marca: Spanja nuk do ta ketë të lehtë me Shqipërinë
“Shqipëria nuk është një skuadër e lehtë për t’u përballur dhe skuadra e Julen Lopetegui-t s’duhet të ulë përqendrimin në këtë fazë të parë të rrugëtimit për në Rusi”. Ky është paralajmërimi që i bën ekipit spanjoll gazeta sportive më e madhe në Spanjë, “Marca”.

“Pas fitores 2 – 1 me Maqedoninë në shtëpi dhe fitores 2 – 0 në Liechtenstein, djemtë e Gianni De Biasi besojnë në aftësitë e tyre kundër një Spanje që karakterizohet nga një dozë e fortë “rotacioni”, shkruan gazeta, e cila ndalet tek ndryshimet e shpeshta të skuadrës së Lopetegui.

“Mbrojtësit e qendrës jaën shtylla kurrizore e skuadrës dhe nuk do të preken, ndërsa mesfushorët do të zgjidhen pasi dëmtimet e Jordi Abla dhe Sergi Roberto e lënë trajnerin me pak mundësi, përveç Carvajal e Nacho. Në mesfushë, sipas skemës 4-3-3 Lopetegui do të ketë më shumë mundësi për të eksperimentuar. Thiago Alcantara pritet në mesfushë, ashtu si Lucas Vazquez që zëvendëson Vitolo dhe Alvaro Morata që mund të zëvendësojë Diego Costa në sulm. David Silva, që po shkëlqen në Mancester Cyti –n e Pep Guardiola-s është i vetmi lojtar që nuk do të pushojë, duke parë rolin që ka luajtur në sulm që pas largimit të Vicente Del Bosque”, shkruan Marca për formacionin e mundshëm.

Gazeta i kujton trajnerit se ky është një test i rëndësishëm.

“Përballë një kundështari që nuk duket i vështirë vetëm nga emri, me pamjen e re, skuadra e Lopeteguit do të përballet me një test të vështirë që do të tregojë se sa i aftë do të jetë ai për të modifikuar skuadrën, stilin dhe për të përmirësuar rezultatet”.

Foto/ Gruaja superseksi e Blerim Xhemailit pozon për 'GQ' në Itali

Erjona, bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili, sa herë që bashkëshorti i saj luan për Zvicrën, është në qendër të vëmendjes së gazetarëve dhe fotografëve të ndryshëm.

Paraqitjet e shumta në media kanë bërë që ish-Miss Shqipëria të tërheqë vëmendjen edhe të revistave të njohura të modës në Itali, njofton albinfo.ch.

Erjona së fundmi ka pozuar për revistën “GQ” në Itali.

Ajo është shfaqur tejet provokuese dhe seksi me bikini, gjersa revista prestigjioze i ka kushtuar disa fjalë modeles shqiptare.

Çifti ka disa vite martuar dhe ka një djalë të pagëzuar me emrin Luan.

Blerim Xhemajli aktualisht luan për ekipin italian Bologna, ndërsa është thuajse gjithnjë standard edhe në ekipin e përfaqësueses zvicerane.
Formacioni/ De Biazi me skemën 4-1-4-1 për të ndalur Iberikët
Kombëtarja do të përballet me Spanjën me ndryshime të shumta. Synimi është për të marrë një pikë të paktën dhe De Biazi e di mirë se nuk mund të luajë si ndaj Lihtenshtajnit. Skema sot pritet të jetë 4-1-4-1. Me një lëvizje në mbrojtje, ku Agolli i zë vendin Alijit, ndërsa tre të tjerët janë po ata, Hysaj, Mavraj e Gjimshiti, përpara portierit Etrit Berisha.

Thuajse e panjohur mesfusha në krahasim me atë të 6 tetorit në Vaduc. Xhaka duket se ka bindur trajnerin të jetë lojtari i vetëm përpara mbrojtjes.

Më tej është katërshja Roshi-Lila, Memushaj e Lenjani, pra mesfushori i Peskarës dhe lojtari i Renës kthehen në 11-she. Në stol duket se do të ulet Jahmir Hyka, po ashtu si Azdren Llullaku.

Sulmi krejt papritur nuk do të ketë suprizë. U fol për Sokol Cikalleshin titullar, por me stërvitjen e fundit De Biazi kuptohet se do t’i besojë përsëri Bekim Balajt.

Shkodrani ka shënuar në dy përballjet e fundit, në Shkodër ndaj Maqedonisë dhe në Luksemburg, dhe besohet se ky moment pozitiv e bën edhe më të rëndësishëm.

Trajneri i Spanjës, Lopetegi, pritet të ketë formacionin e tij të zakonshëm, me skemën 4-3-3, me Iniestën në regji, dhe me Moratën si qendërsulmues. Shqipëria kryeson renditjen e grupit eleminator të Botërorit me 6 pikë, ndaj 4 të Spanjës e Italisë, ndërsa sonte, janë në program edhe Izrael-Lihtenshtajn e Maqedoni-Itali./Abcnews/


Ja kush është shqiptari që spiunon kombëtaren tonë te spanjollët...

Për shumë tifozë spanjollë, Shqipëria vazhdon të mbetet një e panjohur, edhe pse mori pjesë në Euro 2016 dhe ishte shumë pranë kalimit të grupit.

Për të zbërthyer lojën e kuqezinjve ka menduar futbollisti Rigers Selami, lojtari i cili ka veshur fanellën e përfaqësueseve të moshave në të kaluarën, ndërsa aktualisht është pjesë e ekipit B të klubit Leganes në Spanjë,.

Në një intervistë për ‘RTVE’, televizionin kombëtar në Spanjë, ai ka treguar se cilat janë pikat kyçe të skuadrës shqiptare.

“Shqipëria e De Biazit është e vështirë për t’u mundur. Dy linjat e para të rreshtimit 4-2-3-1 janë shumë të forta, aq më shumë kur ekipi luan në shtëpi i mbështetur nga tifozët”,- u shpreh Selami.

“Në teori, Shqipëria do të presë në gjysmëfushën e saj Spanjën dhe do të kërkojë topin e gjatë, por me kujdes, pasi është një ekip i guximshëm dhe sidomos kur ndeshet me rivalë që kanë emër të madh. Atmosfera në stadium mund të krahasohet me atë që këtu e njohin si tipike të stadiumeve në Turqi apo Greqi.

Fusha duhet të jetë në kushte të mira, pasi nuk ka shumë që është vendosur bari i ri. Kurse Odise Roshi është lojtari më i mirë në lojën një kundër një në radhët e Shqipërisë”,- ka përfunduar intervistën e tij Selami për mediat spanjolle.

Video/ VIP-i Iva Aliko autore e vjedhjes së dyqanit tek “Myslym Shyri”?
Në një video të publikuar sot në faqen “JOQ” denoncohet një vajzë e cila duket sikur vjedh në një dyqan kozmetike. Filmimet e kamerave të sigurisë tregojnë gjithë aksionin brenda dyqanit, të asaj që mendohet të jetë këngëtarja Iva Aliko.

Bashkë me videon, denoncuesi dëgjohet të komentojë “është ajo, vodhi në dyqanin tonë në “Myslym Shyri”.

Siç shihet dhe nga pamjet, bëhet fjalë për një vajzë brune e cila pasi largohet shitësja, rrëmben fshehurazi produktin dhe largohet.

Sipas raportuesve vajza në fjalë është Iva Aliko, e cila është përfolur në media për një lidhje me një deputet kosovar rreth 25 vjet më të madh në moshë të martuar me 4 fëmijë.



Lulzim Basha zbulon mashtrimet e Edi Ramës në video-monologun e tij
Pas video-monologut të Kryeministrit Edi Rama, që fliste për sukses të policisë asgjësimin e drogës në vend, bazuar në raportin e Guarda di Finanza, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky i fundit ka zbuluar mashtrimet e Kryeministrit në lidhje me kultivimin e drogës, duke e shoqëruar me një foto-montazh për Edi Ramën.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   319   320   321   322   323   324   325   326   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish