Komentet
Mediat më të mëdha sportive në botë kanë komentuar përballjen mes Shqipërisë dhe Spanjë në “Loro Boriçi” si një nga lajmet e ditës.
“Gazzetta dello Sport”: “Spanjë krah për krah me ne”. Muri i De Biazit zgjat 55 minuta. Shqipëria reziston, por një gabimi i Berishës i dha mundësinë sulmuesit e Çelsit të shënonte.
“Corriere della Sport”: “Spanja në krye”. “La Roja” shpërthen në pjesën e dytë. Fitore e lehtë për Spanjën në Shqipëri, duke u ngjitur në krye të grupit.
“L’Equipe”: “Spanja e qetë”. Pas barazimit me Italinë, Spanja fiton qetë në Shqipëri.
“Mirror”: “Golat e Nolit dhe Kosta në pjesën e dytë i mjaftojnë Lopetegui”. Gjetën golin për të marrë tri pikë dhe për t’u ngjitur në krye.
“BBC”: “Kosta dhe Nolit i japin fitoren Spanjës”. Diego Kosta dhe Nolito mposhtin Shqipërinë.
“ESPN”: Spanja fiton ritmin e tiki-taka. “La Furia Roja” merr kryesimin e Grupit G pasi mposhtën Shqipërinë.
Tension te Shqipëria/ Kaçe: Nuk po e kuptoj më De Biasin
Përpara ndeshjes me Spanjën është mësuar një vendim i çuditshëm i trajnerit De Biazi. Në përballjen me iberikët, trajneri De Biasi la në tribunë Ergys Kaçen dhe Liridon Latifin. Për shkak se ai kishte thirrur 25 lojtarë për 2 ndeshjet (Lihtenshtejnit dhe Spanjës) ishte i detyruar që 2 prej tyre t’i linte jashtë formacionit zyrtar.
Në ndeshjen me Lihtenshtejnin mbetën jashtë Latifi dhe Memushaj. Ky i fundit kishte marrë një dëmtim. Ndërsa me Spanjën u la jashtë Kaçe i cili nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim.
Mesfushori u ka thënë gazetarëve se ishte krejtësisht i paqartë për arsyen pse trajneri e ka bërë diçka të tillë.
“Nuk e di arsyen. Atë e di vetëm trajneri. Nuk e kuptoj për këtë që bën. S’e di pse bëhet diçka e tillë. Nuk e di çfarë fshihet”, - deklaroi Kaçe. Edhe më herët ai ka shprehur pakënaqësi për lënien jashtë skuadrës nga De Biasi.
Lopetegui: E thjeshtë me Shqipërinë? Jo. Aspak!
Trajneri i kombëtares spanjolle, Julen Lopetegui ka komentuar përballjen me Shqipërinë në fund të takimit.
“Shqipëria është një skuadër që është rritur shumë këto vite, me shumë lojtarë cilësor, një grup teknik të mirë, një ambient dhe tifozeri të shkëlqyer.
Ka arritur rezultate të mëdha, është kualifikuar në Europian, i ka krijuar probleme të gjithë skuadrave. Shqipëria është e vështirë për këdo”, - tha Lopetegui për “SuperSport”.
Ai vazhdon të krahasojë Shqipërinë me Italinë.
“Çdo ndeshje është e ndryshme, për shembull Italia sot (dje) ka fituar në fund me Maqedoninë. Çdo rival, çdo ndeshje është e vështirë. Nuk mund të parashikoj se si do të shkojnë gjërat në grup, por di të them që Italia është ekip i madh dhe Shqipëria gjithashtu”,- tha spanjolli.
Fotolajm/ Trajneri i Spanjës harron në Shqipëri skemën që çmendi De Biasin
Spanja bëri një ndeshje model përballë Shqipërisë. Iberikët mbajtën topin mbi 70% të kohës duke mos i dhënë asnjë shans Shqipërisë. Pas ndeshjes, gazetarët shqiptarë kanë vizituar dhomat e zhveshjes të Spanjës, ku ka rënëm në sy tabela ku trajneri Jule Lopetegui, iu ka dhënë instruksionet futbollistëve të tij. Ajo është shpërndarë në mediat online dhe në rrjetet sociale.
Lenjani flet nga spitali për dëmtimin në vesh
Ermir Lenjani përfundoi në spitalin e Shkodrës, pas dëmtimit në vesh që mori në minutën e 44-t. Kosovari u godit me bërryl nga Alcantara dhe u detyra të lërë fushën. Ai u zëvendësua nga Naser Aliji në pjesën e dytë. Një ditë më pas ai konfirmoi në rrjetet sociale operimin në vesh.
Lenjani e quan mëkat humbjen ndaj Spanjës. “Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin.
Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen”,- shkruan Lenjani.
Fotolajm/ Spanja i merr 3 pikë Shqipërisë, por shikoni ç'la pas...
Një tjetër deputet grevist i PS-së fiton gjyqin për rrogat e 6 muajve që mungoi në Kuvend
Një tjetër deputet i PS-së ishtohet listës së atyre që kanë përfituar pagesën për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare, edhe pse ishte në greve urime. Bëhet fjalë për deputetin Dashamir Peza.
Me një vendim të Gjykatës së Lartë ai ka përfituar pagesën për periudhën shtator 2009 deri në shkurt 2010.
Kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka prishur vendimin e Apelit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Administrative, që i jep të drejtë deputetit socialist të marrë pagesat e 6 muajve, edhe pse nuk shkonte në Kuvend.
Asokohe Kuvendi drejtohej nga Jozefina Topalli.
Zyrtare/ Adolfo Sormani largohet nga Partizani, ja kush e zëvendëson...
Tekniku italian Adolfo Sormani ka ndërprerë me mirëkuptim kontratën me 15- të herë kampionët e vendit, Partizanin.
“Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aventurën me të kuqtë. Trajneri Italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15–të herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke ndërprerë më mirkuptim bashkëpunimin mes tyre.
Në krye të ekipit emërohet Sulejman Starova, i cili do të drejtojë sot edhe seancën e radhës stërvitore e cila do të zhvillohet në orën 14:30 në Kompleksin Sportiv ‘Tirana Internacional’”,- thuhet në deklaratën zyrtare.
"Të janë varur c*cat deri te këmbët", ish-banorja e "BB" kërkon lekë për silikon
Genta Gjalpi, vajza nga fshati i Korçës e cila dikur pozonte lakuriq me pistoletë, është sulmuar së fundi nga ndjekësit e saj në IG. Ndonëse sharjet dhe fyerjet siç i quan ajo, i vijnë në mesazhe private, ish-banorja e reality show-t nuk e ka për turp që t'i publikojë e të replikojë me ata që e sulmojnë.
Bisedën më sipër, vetë Genta e nxorri në publik duke kërkuar madje para për të rregulluar gjoksin me operacion.
"Dmth nuk di ca me then sepse ato qe shkruajn shajn dhe ofendojn jan vec femrat, dhe ksaj goces ktu i vjen per te vjell se nuk i pelqejn cicat e mija. mire Ok atehere ishalla ka shum si kjo ti mbledhin leket dhe te mi bejn sillikon",- shkruan Genta Gjalpi.
Video/ Ja sa paguhet Ermal Mamaqi për emisionin e tij në ‘Tv Klan’...
Kalimi i tij në televizionin kombëtar “Klan”, krahas përgjegjësisë, duket se i ka rritur dhe përfitimet Ermal Mamaqit. Në një intervistë për emisionin “Elite Zone” në Kosovë, komediani i njohur rrëfeu për karrierën dhe biznesin.
Natyrisht që interesi për një personazh të suksesshëm sa Ermali shkon përtej profesionit, ndaj me këmbëngulje gazetarja Elita Rudi deshi të zbulojë shumën e parave që paguhet Mamaqi.
“Audienca është dhjetëfishuar, gjithashtu dhe rroga ime”,- u përgjigj me humor aktori i cili për shumën ekzakte të parave që merr, tha: “Do që të shkaktojmë tërmete?!”.
Në këtë mënyrë, rroga e Ermalit vazhdon të mbetet mister.
Foto/ Iu vra nëna para syve, fëmijët përjetojnë një tjetër humbje
Aksidenti tragjik ku mbeti e vdekur një grua shqiptare, ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Sipas medieve lokale italiane djali i viktimës, 12 vjeçari i cili mbeti i plagosur, ka ndërruar jetë në spital.
Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Padova, ku mbeti e vdekur në vend B.A., 37 vjeçe me banim në Barco, kurse djemtë e saj E.A, 16 vjeç dhe D.A., 12 vjeç dhe D.A, 2 vjeç, u transportuan në spital me plagë serioze.
Ata panë para syve vdekjen e nënës së tyre, duke përjetuar momenti tmerri, por fatkeqësisht familja e tyre po kalon një tjetër humbje. 12-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë në spitalin e Conas.
37vjeçarja po udhëtonte me një Alfa 156 bashkë me tre djemtë e saj, kur u përplas me një furgon Mercedez Vito rreth orës 19:00. Në furgon po udhëtonte një familje me gjashtë pjesëtarë të cilët kanë mbetur të plagosur.
Gruaja shqiptare ka mbetur e vdekur në vend, kur makina që ajo drejtonte u përplas me një makinë tjetër.
Aksidenti erdhi si pasojë e motit të keq dhe lagështisë së madhe. Në një moment shqiptarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka devijuar në korsinë tjetër, duke u përplasur me një makinë, ku udhëtonin një familje marokene.
Në momentin kur në vendin e aksidentit kishte mbërritur policia, zjarrfikëset dhe ambulanca, mbërriti edhe burri i viktimës. Shqiptari ka pësuar gjendje shoku kur ka parë gruan në timon pa shenja jete, kurse ambulancën që merrte me barrelë njërin prej fëmijëve, vajzën.
Ai është turrur nga pas me vrap dhe i ka bërë thirrje të ndalonte, por ambulanca u largua, duke e lënë burrin në dhimbjen e madhe.
Me këtë video po qesh e gjithë Spanja, ja skandali i tifozëve shqiptarë dje në Shkodër
Gazeta e madhe spanjolle "Marca" ka publikuar një video ku tregon një gafë që ka ndodhur me tifozët shqiptare dje në Shkodër. Dy tifozë spanjollë të veshur me uniformat e Spanjës, ndërkohë që qëndronin pranë hotelit ku ishte akomoduar skuadra e Spanjës, janë ngatërruar nga shqiptarët si futbollistë spanjollë.
Ditën e sotme në Spanjë kjo video është bërë hit dhe ka marrë shumë shpërndarje. Ndërkohë gazetari spanjoll i cili ndodhej aty, nuk ka nguruar dhe e ka filmuar këtë pjesë, duke intervistuar më pas edhe tifozët spanjollë.
“Ishim në Bari dhe menduam të udhëtonim drejt Shqipërisë për të mbështetur kombëtaren”,- shprehet njëri prej tyre.
“Tani është e pamundur të largohemi që këtu, ju e shikoni ç'po ndodh”,- thotë tifozi tjetër spanjoll.
Video/ Duket si film me tmerre, por po ndodh tani në Laç
Një pamje apokaliptike na vjen nga një video amatore e filmuar nga qytetarët në qytetin e Laçit, vetëm pak minuta më parë. Rreshjet e dendura të shiut që pushtuan këtë qytet, i shndërruan rrugët e tij në lumenj të vertetë.
Rrjedha e ujit që vërshon nëpër rrugë është aq e fortë saqë ka rrezik të marrë me vete edhe njerëzit e t’i rrëzojë përtokë.
Në sfond, si për ta bërë më të frikshme këtë kapriço të motit, shikohen edhe rrufetë dhe vetëtimat duke të dhënë në tërësi një pamje të një filmi me tmerre.
Foto/ U shkel nga kamioni ushtarak anglez në qendër të Tiranës, ja kujt këngëtareje shqiptare i përkiste makina...
Ndërkohë që ditën e shtunë të gjithë e kishin mendjen te dasma e Princit Leka II dhe Elia Zaharias, për këngëtaren Samanta Kavarella nuk ka qenë një ditë dhe aq e bukur.
Ajo është aksidentuar në qendër të kryeqytetit, pranë Bibliotekës Kombëtare. Sipas fotove të "Iconstyle" në aksident është përfshirë një kamion ushtarak anglez “MAN” dhe një autoveturë "Citroen" i kuq që sipas burimit i përket Samantës.
Për fat të mirë Samanta nuk ka pësuar dëmtime shëndetësore, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për makinën e saj, pasi thuhet se përplasja ka qenë e rëndë.
Dyshohet se ajo po udhëtonte e vetme në momentin e aksidentit.
Foto/ Bosi nga Kurbini me ‘Ferrari’ që joshte femrat dhe më pas...
Ditën e djeshme u arrestua një person (Bossi i Ferrarit dhe i Porsche nga Kurbini kapet mat), pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni të vajzave të reja nëpërmjet mashtrimit.
Policia dje arrestoi Dario Priftin, 26 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, ndërsa në kërkim është shpallur F. Ll, pasi dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, vajzën me iniciale R.L.
Sipas BalkanWeb, Dario Prifti së bashku me shokun kanë trafikuar edhe dy vajza të tjera në Itali, përveç vajzës me iniciale R.L.
Vajzat mashtroheshin duke krijuar një marrëdhënie intime me djemtë dhe pas një lidhje disa javore ata i shfrytëzonin si prostituta. Në rast se vajzat kundërshtonin ata i dhunonin fizikisht dhe psikologjikisht.
Po ashtu Dario Prifti dhe bashkëpunëtori i tij dyshohen të jenë autorë të disa grabitjeve në Itali, kryesisht grabitje banesash.
“Ferrari dhe makina “Porsche” janë gjetur të fshehura në garazhin e shtëpisë së Dario Priftit. Makina “Ferrari” dyshohet të jetë e vjedhur në Itali por nuk rezulton të jetë e deklaruar si e tillë në sistem. Policia e Tiranës do të kontaktojë me zyrën e Interpolit për gjetjen e pronarit të makinës.
Ardit Gjebrea "nervozon" keq Soni Malajn, këtë veprim ajo s’ia fal
Një situatë interesante dhe disi e sikletshme është krijuar mbrëmë te "E diela shqiptare" ku si këngëtare të ftuar Arditi pati Soni Malajn.
Duke qenë ata njihen prej vitesh Arditi ka zbuluar se gjëja që Soni nuk duron aspak është sjellja e pahijshme në tavolinë.
Prandaj në një darkë të inskenuar Arditi ka filluar të hajë me duar gjë që ka nervozuar shumë Soni Malajn e cila bërtiste dhe i thoshte të mos e bënte këtë gjë sepse nuk arrinte dot ta duronte.
Video/ Arjan Çani heq "maskën": Ja cila femër ma mbledh mua...
Si rrallë herë Arjan Çani është vënë në vendin e personazheve të tij dhe ka rrëfyer momente nga jeta e tij personale, dukje hequr në këtë mënyrë "maskën" me të cilën vishet në "Zonë e Lirë".
Çani ka treguar se, ka hequr dorë nga çdo ves negativ në jetën e tij, duke bërë pjesë të jetës vrapimin dhe duke konsumuar gjithmonë sushi. Kamera e “Zoom In” e ka ndjekur gazetarin në vrapin 2-orësh të çdo mëngjesi dhe në drekën me sushi, i vetmi ushqim që konsumon prej një viti.
Ndër të tjera ai ka rrëfyer për bashkëshorten e tij Pufin, të cilin tashmë e konsideron si shoqe dhe flet çdo gjë me të. Kjo është një pjesë nga intervista përreth 1 ore e Arjan Çanit.
Foto/ Gjermani, kapet terroristi sirian, po ideonte sulme kamikaze
Një njeri e mban të dyshuarin për terrorizëm në një divan me këmbët dhe duart të lidhura me një litar pas shpinës... Është Jaber Al-Bekri në një divan të një shtëpie parafabrikat në rrethinat e Leipzigut në Gjermani. Ai u kap një ditë e gjysmë pasi u kishte ikur autoriteteve të sigurisë në Chemnitz.
Menjëherë pas kësaj, policia ka kërkuar dhe ka mundur që të arrestojë njeriun i cili thuhet se po përgatiste një sulm vdekjeprurës terrorist të planifikuar me një rrip eksploziv, të cilin mendohet se do ta realizonte gjatë fundjavës.
Të shtunën e kaluar, policët ‘SËAT’ të armatosur rëndë rrethuan shtëpinë në Chemnitz, ku dyshohej se Al-Bekrin ishte i strehuar.
Por pas një paralajmërimi në kohë nga një person i dyshuar, terroristi u iku nga sytë hetuesve dhe policëve që shkuan për ta kapur. Në banesë policia gjeti 1.5 kilogram eksploziv të fuqishëm dhe një jelek eksploziv pothuajse të përfunduar.
Këto foto do t’iu bëjnë të mendoheni dy herë para se të futeni në det
Noti mbetet një nga sportet më të preferuara për shumë njerëz. Por para se të vendosni të shkoni për not në det apo në lumë, vetëm apo me miqtë tuaj ndoshta duhet t’u hidhni një sy këtyre fotografive.
E njëjta gjë vlen edhe për të pasionuarit pas zhytjes apo sërfit.
Qëllimi jonë nuk është t’ju frikësojmë, por të kini parasysh që uji nuk është habitati ynë (i njeriut), por në ujë mund të përballeni me surpriza jo vetëm të pakëndshme, por ndoshta edhe të rrezikshme.
Kështu që jini vigjilentë!
Video+18/ Këto pamje asnjë fëmijë s’do donte t’i shikonte...
(KUJDES! PAMJE ME PËRMBAJTJE TË RËNDA) Të pandërgjegjshëm, të mbuluar nga djersa dhe sytë e skuqur e të fryrë… një vajzë mori guximin të shfaqë live në internet prindërit e saj, të cilët i gjeti në shtëpi të droguar me heroinë.
Videoja e xhiruar në Amerikë, tregon vajzën dhe një burrë, lidhja mes të cilëve nuk bëhet e ditur, të cilët përpiqen t’i zgjojnë teksa qëndrojnë të përhumbur përpara televizorit.
Pamjet janë tronditëse dhe kanë shumë pak vend për fjalë.
Nëna qëndron në divan, e teksa e bija dhe personi tjetër përpiqen ta sjellin në vete asaj, i dallohen sytë e fryrë dhe të përhumbur, aq sa nuk mban dot kokën lart.
Babai nga ana tjetër është i ulur përtokë. Edhe gjendja e tij shfaqet tepër e rënduar.
Teksa e bija përpiqet t’i zgjojë, personi tjetër mund të dëgjohet teksa i thotë: “Nuk mund të bëhesh kështu në sy të fëmijëve…”
Pamje të tilla, që tregojnë degradimin që u bën heroina njerëzve po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Amerikë, si një mënyrë për të ndërgjegjësuar njerëzit për pasojat e rënda të kësaj droge./tvklan.al/
Paloka: PD s’ka përplasje me SHBA-të. Ambasadori Lu mos të heshtë për drogën
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka mohuar që selia blu të ketë përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për “5 Pyetjet nga Babaramo” në “Report tv”, Paloka ka ripërsëritur qëndrimin e kryetarit të demokratëve Lulzim Basha se, asnjë ambasador nuk mund ta përcaktojë linjën politike të PD.
Kreu i grupit demokrat ka këmbëngulur që ambasadori amerikan duhet të ishte shprehur për çështjen e drogës në vend dhe jo të qëndronte në heshtje.
Sipas tij, është e papranueshme që të mos flasë, sidomos pas deklaratës së Kryeministrit i cili ftoi opozitën që akuzat e saj t'ia paraqesë ambasadorit amerikan.
PD: Kapjea e sistemit, Rama prenoton 25 vende në prokurori e gjykata
Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama se ka kapur 25 vende në Prokurori dhe në Gjykata, pasi sot është njoftuar se Shkolla e Magjistraturës organizon konkursin e pranimit.
Kreu i departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, sqaroi se nuk është shpallur më herët publikisht se do të organizohej ky konkurs.
Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Alibeaj:
Sot, është dita e parë e hyrjes në fuqi të ligjit të rivlerësimit, dhe sot Edi Rama ka bërë hapin e parë konkret e të dukshëm të kapjes së sistemit të drejtësisë.
Ky ligj, ndër të tjera ka parashikuar ne nenin 68 pika 2 se Shkolla e magjistraturës ngarkohet të organizoje një konkurs jashte radhe për 25 kandidate, gjyqtare dhe prokurore.
Sipas këtij ligji, dhe ligjit ekzistues për Shkollen e Magjistraturës, faza e parë e një konkursi të tillë është hapja e procedures së pritjes së kerkesave të gjithe të diplomuareve, brenda ose jashte vendit, që janë të interesuar dhe kanë dëshire të marrin pjesë. Kjo periudhe e pritjes së aplikimeve, sipas traditës pothuajse 20 vjecare ka qënë bërë transparente për publikun, ne median e shkruar dhe atë elektronike, e ka zgjatur jo më pak se 1 muaj. Të interesuarit gjatë kësaj kohe njiheshin me vendet vakante, plotesonin dokumentacionin dhe dorëzonin kerkesat dhe lista e aplikuesve publikohej. Më pas, procedohej me konkursin e testimit të njohurive.
Ndryshe nga kjo praktikë, pikërisht sot, media njofton se Shkolla e Magjistratures organizon konkursin e pranimit. Pa shpallur paraprakisht dhe publikisht se një konkurs do të zhvillohej. Pa shpallur vendet sipas preferencës në profilin prokuror apo gjyqtar, pa bërë ndarjen e tyre, pa shpallur procesin e thirrjes për aplikime për cdo të interesuar, pa iu dhënë mundësinë të diplomuarve të paraqesin kërkese. Kjo sepse, ligji vetem sot ka hyre ne fuqi, dhe se nga sot e tutje duhet të zhvilloheshin këto procedura paraprake.
Listat e aplikanteve askush nuk i ka parë, askush nuk është në dijeni për menyren se si ata janë përzgjedhur. Cdo gjë është bërë në terr. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit, sepse, cdo veprim qoftë edhe okult i mbledhjes së aplikimeve, perpilimit të listave, perzgjedhjes së aplikanteve dhe ftesës për të marrë pjesë në konkurs, nese është bërë, është bërë para datës 10 tetor 2016. Dhe nese është bërë para dates 10 tetor 2016, është tërësisht i paligjshëm. Ligji ka hyrë në fuqi vetëm sot. Dhe nga sot lind e drejta dhe detyrimi i ketij organi të procedoje me pritjen e kërkesave për periudhe kohe të arsyeshme, të presë plotësimin e dokumentave individuale, të perpiloje listat e me pas të organizojë konkursin duke mos ia mohuar askujt të drejten për të marre pjesë.
Organizimi i konkursit sot, pervecse është një shkelje flagrante e ligjit për Shkollen e Magjistratures, të ligjit të sapomiratuar të vetting-ut, është hapi i parë dhe konkret i kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Plani i kapjes së sistemit të drejtësisë filloi me kapjen politike të Shkolles së Magjistratures në vitin 2014, dhe sot po materializohet me hapin e radhës: 25 individë të perzgjedhur në terr, pa transparencë por me shumë gjasë sipas prirjeve politike, pritet të jene gjyqtaret dhe prokuroret e nesërm.
Hapi i sotëm është rrenimi perfundimtar i cdo përpjekje për pavarësi dhe moskapje politike të sistemit të drejtësisë.
Lushnjë/ Aksident me vdekje, makina e policisë përplas motorin
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat në fshatin Kashtëbardhë, ku është përfshirë një makinë policie.
Bëhet me dije se makina e policisë së komisariatit të Sarandës me targa “Policia 2244” është përplasur me një motor që drejtohej nga 43-vjeçari me iniciale I.L.
Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës. Prokuroria ka nisur hetimet për aksidentin me pasojë vdekje.
Policia italiane, “bingo” në apartamentin e një shqiptari. Ja çfarë gjen...
Policia italiane në Avellino duket se “ka qëlluar në shënjestër” pas një kontrolli në shtëpinë e një shqiptari. Në fakt policia ishte vënë në përgjim të 27-vjeçarit, por ajo nuk e dinte se do të bënte një goditje kaq të madhe me arrestimin e tij, pasi në apartamentin e shqiptarit u gjetën 1 kg kokainë dhe 11 kg marijuanë.
Shqiptari kishte fshehur në tualet një sasi prej 1 kg kokainë të futur në qese me vakum, ndërsa 11 kg marijuanë i kishte fshehur poshtë krevatit.
Një sasi kjo që nëse do shitej, shqiptari do fitonte shumën prej 700-900 mijë euro.
Foto/ Meta në Athinë, pritet nga Kotzias. Diskuton çështjen çame
Video/ Ja si t’i bëni masazh gjoksit të së dashurës tuaj... dhe ta çmendni
Tashmë të gjithë e dini mirë që për seks të mirë është shumë e rëndësishme paraloja.
Epo, nëse e dashura juaj nuk është edhe aq e gatshme për të bërë dashuri, ky masazh erotik do ta relaksojë mjaftueshëm dhe do t’ia ngrejë humorin për çdo gjë!
Siç e dini, shëndeti ka shumë rëndësi, më shumë se seksi! Ja si t’ia bëni masazhin e drejtë gjoksit. Mirëpo, pas këtij masazhi mund t’ju lumturojë!/Telegrafi/
Dikur pozonte e zhveshur, sot pjesëtare e ISIS
Ka pozuar disa herë e zhveshur nëpër gazeta të ndryshme, tani ajo mban ferexhe.
Bëhet fjalë për ish modelen britaniken Kimberley Miners, 27-vjeç, e cila është konvertuar në Islam pas vdekjes së babait të saj, por që në fakt ka marrë rrugën radikale.
Të premten ajo është arrestuar në Bradford nën dyshimin se posedon materiale terroriste, por më pas është u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Gjatë bastisjes në shtëpi, i janë gjetur edhe materiale të ISIS, por pa specifikuar se për çfarë materiale bëhet fjalë.
Në rrjetin social Facebook, 27-vjeçarja që tani quhet Ajshe, ka shpërndarë video të shumta të bombardimeve të ISIS si dhe dyshohet se është dashuruar me një milic të tyre.
Video/ Shikoni si prodhohet “Audi Q5”
Javën e shkuar filloi prodhimi i modelit të ri të “Audi Q5” në fabrikën e “Volkswagen” në Meksikë.
Kjo fabrikë ka kapacitet prodhimi prej 150,000 veturash brenda një viti. Inxhinieria moderne, robotët dhe teknikët e specializuar janë karakteristikë e kësaj fabrike moderne, e cila prodhon këtë SUV.
Shumica e veturës, përfshirë saldimet, platforma “MLB Evo” dhe ngjyrosja janë procese të automatizuara të cilat kryhen nga robotët.
Teknikët kryejnë montimin e veturës, në veçanti në lidhjen e trupit me shasinë e makinës. Gjithashtu, detajet e vogla apo ndonjë korrigjim gabimi i bërë nga robotët përmirësohet nga teknikët.
Këto janë shenjat që një vajze i ka rënë në kokë për ty...
Mos prisni që të ndodhë ndonjë mrekulli dhe vajza juaj e preferuar t’ju pikë nga qielli.
Shikoni me kujdes botën rreth jush dhe do të shihni që shumë vajza që ju pëlqejnë ju dërgojnë sinjale.
Analizoni ato sinjale! Nëse i pëlqeni një vajze, atëherë ajo:
1. Do të gjejë kohë për ju - edhe nëse nuk ka paramendoni, kush është ai/ajo që, në ditët tona, do t’i ndërronte planet e veta, vetëm që të ishte me ju. Këtë do ta bëjë dikush që ju pëlqen.
2. Xheloze – nëse vajza është e interesuar për ju, atëherë ajo do të jetë xheloze nëse ju sheh në prani të ndonjë femre tjetër. Kjo është edhe një shenjë se jeni duke i pëlqyer asaj.
3. Mundohet ta marrë vesh se a ju pëlqen edhe ajo juve këtë do ta bëjë në mënyrë subtile, do të dërgojë sinjale seksuale, sikur që janë lëpirja, apo kafshimi i buzës, loja me flokë, demonstrimi i qafës, etj.
4. Mund t’ju thotë diçka, si: mos u ngushto, apo mos hezito edhe kjo tregon se i pëlqeni, meqë tregon sesi dëshiron të ketë më shumë komunikim me ju.
5. Ju thërret e para në telefon - kjo është një shenjë e qartë se i pëlqeni, meqë këtë nuk e bën vetëm sa për ta larguar mërzinë. Përpos kësaj, shumë vajza ngurrojnë ta “thyejnë akullin”, por presin që këtë ta bëjë djali.
6. Ju prek – kjo me të vërtetë është një shenjë e madhe, meqë nuk mund të durohet pa ju prekur. Kjo prekje mund të jetë si “rastësisht”, por nuk është ashtu.
7. Ju ngacmon - apo ju bën komplimente kjo shenjë nuk është gjithmonë shenjë se i pëlqeni, por shpesh është. Ajo, në fakt, dëshiron që t’i kushtoni vëmendje, dëshiron që të shohë sesi reagoni në atë që ua ka thënë dhe, kështu, t’ju njoftojë më mirë.
8. Ju bën shumë pyetje personale - e bën këtë sepse dëshiron që t’ju njohë më mirë dhe të jetë e sigurt që jeni djali adekuat për të. Sikur të mos bëhej fjalë për dikë që i intereson, nuk do të ishte aq kureshtare.
9. Vendos kontaktin me sy - nga vajza të cilës i pëlqeni mund të pritet që me të vërtetë t’ju shikojë një kohë të gjatë në sy. Ajo e bën këtë në mënyrë të pavetëdijshme, duke dashur të kuptojë se a janë ndjenjat e dashurisë së dyanshme, apo jo.
Befason Gylsereni, i ‘çmend’ të gjithë fansat
Ajo është një ndër aktorët më të dashura për shqiptarët për shkak të famës së saj të madhe në vendin tonë për rolin e “Gylserenit” në telenovelën turke “Fate të Kryqëzuara”.
Bëhet fjalë për aktorja e njohur turke, Nurgul Yesilcay, e cila vjen më e ëmbël dhe sensuale se kurrë vjen në imazhin e fundit.
“Gylseren” edhe këtë radhë i mahnitur të gjithë me ëmbëlsinë dhe bukurinë e saj natyrale.
Foto+16/ Rita Ora, një kalendar 'topless' me të pasmet seksi
Çdo lëvizje këngëtare shqiptare me famë botore, Rita Ora, zë menjëherë vend në mediat më të famshme ndërkombëtare.
Në shumicën e rasteve në faqet e shou bizit. Edhe këtë herë nuk kishte se si të bënte përjashtim: Bukuroshja me origjinë nga Prishtina ka bërë gati kalendarin e saj zyrtar për vitin e ardhshëm, 2017.
Rita shfaqet e veshur në mënyra të ndryshme në pozat për këtë kalendar, - por nuk mungojnë edhe fotografitë topless dhe ku bien në sy të pasmet e saj seksi.
Kanabisi/ Berisha denoncon me emra të tjerë zyrtarë
Të tjera denoncime vijnë për parcelat me drogë në vend, ku në qendër të akuzave janë punonjës policie dhe socialistë të administratës vendore.
Në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha është denoncuar se droga në Mat i përket mikut të ngushtë të kryetarit të PS dhe transportohet me makinat e OSHEE.
Ish-Kryeministri shkruan gjithashtu se kryeplaku i fshatit Zalle në Fushë Krujë së bashku me Artur Bushin disponojnë parcela me të mbjella me kanabis sativa.
Do'stlaringiz bilan baham: |