Ja si duket mashtruesi seksual:
Është i gjatëMeshkujt më të shkurtër kanë nivel më të ulët të testosterinit, prandaj seksi nuk sundon me jetën e tyre. Kjo bën që ata të jenë më besnikë.
Ka sy të larguar mes veteEkziston një lidhshmëri midis jobesnikërisë dhe distancës midis syve të meshkujve. Te ata që kanë distancë më të madhe midis syve, shumë shpejt vjen deri te monotonia, prandaj do ta kapin femrën e parë që u del përpara.
Vetullat çufrakeVetullat e rralla tregojnë për një epsh të ulët, derisa vetullat çufrake hasen te personat me epsh të lartë seksual.
Flegrat e gjera të hundësPersonat me flegra të gjera të hundës kanë apetit të madh seksual dhe janë të prirë për seks bizar.
Frizura si e Hugh GrantitFlokët valë-valë, të qethur shkurt, sikur ato të Hugh Grantit, janë një pasqyrim i qartë i tradhtisë, thotë studimi. Rezultatet kanë treguar se një stil të tillë të flokëve kanë personat egocentrikë dhe të prirë për mashtrim.
“Kam biznes, të ofroj jetë luksi…”, Roza Lati telendis mashkullin seksist
Vajza e aktores Rita Lati duket se nuk po kalon një periudhë të mirë. Vetëm pak ditë pasi shpërtheu kundra pronarit të medias, i cili i kishte premtuar punë dhe sipas Rozës ishte zhdukur, tashmë 28-vjeçarja është përballur me një tjetër “ofertë”.
Në Instagramin e saj, një adhurues i ka dërguar këtë mesazh: “Ty të duhet një sponsor personal, nëse vërtet të duhet vetëm më thuaj dhe më mbaj para të tjerëve. Një si ti meriton një jetë plot luks.
Nuk besoj se do të ofrojë dikush më shumë. Kam biznes dhe nuk dua, që emri im dhe i biznesit të lakohet në media. Secila si ti ka nevojë për mbështetje.” – shkruan anonimi.
Por, Roza Lati e njohur për tipin e saj, që nuk ta përton, përveçse i ka kthyer përgjigje mashkullit në fjalë, më pas ajo e ka publikuar bisedën.
“Pse kështu qenka puna? Me të mbajt para të tjerëve? Po sikur të më dalë dikush tjetër, që të më ofrojë më shumë se ty? Të të hedh si copë lecke? Apo të të hedh si ato dy mijë lekëshet e zhubrosur?
Mua s’ma ka prishur mendjen leku, kur isha adoleshent… Do ma prishi tani? Ju thaftë palca atyre leckave që ju mësojnë ju meshkujve kështu. S’ma blen dot krenarinë asnjë lloj xhevahiri”,- i kthen përgjigje Roza.
Familja shqiptare me fat, ja si i shpëtoi tragjedisë
Për familjen Dida në fshatin Pllan të Lezhës, kjo e premte ka qenë padyshim dita e tyre me fat. Ndonëse kanë qenë të gjithë në shtëpi pasditen e sotme, kanë mundur t’i shpëtojnë mrekullisht goditjes që shtëpia e tyre ka pësuar nga një copë shkëmbi që u shkëput nga mali.
Si pasojë e goditjes nga rrufeja, një copë e shkëmbit është shkëputur, dhe ka rënë mbi një pjesë të shtëpisë së tyre, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Por fatmirësisht, familja e Gjon Didës në atë moment ndodhej në një pjesë tjetër të banesës duke shpëtuar nga shembja e shtëpisë si pasojë e goditjes.
Fotot e siguruara nga “BalkanWeb” tregojnë gjendjen e vështirë në familjen Dida, ndonëse këto pamje tregojnë dëmet e mëdha që shkaktoi goditja nga shkëmbi.
Droni i Ballist Morinës/ Ja deklarata shokuese e trajnerit të Serbisë
Tomislav Karaxhiç ka thënë se droni në ndeshjen me Shqipërinë është lëshuar me ndihmën e Serbisë. Ai ka edhe akuza edhe për ndeshjen në Gjenovë kundër Italisë.
Dikur kryetari i shoqatës së Futbollit të Serbisë dhe ish- president i Federatës së Futbollit serb, Tomislav Karaxhiç gjatë një interviste dhënë të përditshmes serbe Informer, ka deklaruar se nga ‘kuzhina e tyre’ janë organizuar trazirat në Gjenovë, si dhe lëshimi i dronit që ka qenë shkak i ndërprerjes së lojës me Shqipërinë në stadiumin e Partizanit në kualifikimet për Kampionatin Evropian në Francë.
Ky akt në stadiumin e Partizanit, i kishte kushtuar shtrenjtë kombëtares serbe që është vepër e Ismajl Morinës, por Karaxhiç dyshon se dikush tjetër qëndron prapa gjithë kësaj, transmeton Telegrafi.
“Ndoshta edhe ai ka qenë një hallkë në këtë organizim, ku e di. Por nuk ka dyshim se e ka pasur mbështetjen nga Serbia. Nuk mundet dikush të vijë nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në kulmin e kishës dhe të lëshojë dronin, e për këtë askush të mos dijë asgjë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Është diçka e pabesueshme”.
“Është dashur guxim i madh të realizohet një operacion i tillë kundër vendit të vet, kombëtares dhe interesit nacional. Hallall i qoftë. Një gjë e tillë nuk ka mundur të kryhet pa mbështetjen e madhe”,- ka deklaruar Karaxhiç.
“E dini se çfarë ka ndodhur pas dronit e deri më sot? Jam i vetmi që jam dënuar me 70 mijë dinarë për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes”, ka shtuar ai.
Shqipëria kishte fituar në CAS me rezultat 3-0, sikurse që kishte bërë edhe Italia për incidentet në Gjenovë.
Foto/ Harrojeni Rike Roçin, ja cila ishte tifozja më seksi mbrëmë për kombëtaren e Shqipërisë
Einxhel Shkira, është emri i prezantueses ndoshta më të bukur shqiptare.
Ajo mbrëmë gjatë ndeshjes në mes Shqipërisë dhe Litenshtejnit, ku fitues ishin kuqezinjtë, doli të jetë njëra nga tifozet më seksi, që ishin të pranishme në stadium.
Einxhel përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndan edhe një foto nga ndeshja e djeshme, të cilës ia bashkëngjitë edhe disa fjalë ” “#MePlis ????????
Tani me cifteli per Rusi @drini.zeqo????????????????
#Tb#NeBesojm#KuqeZi ??????????????”.
Foto/ Nesër dasma e shekullit. Princ Leka dhe Elia vënë kurorë
Dashuria e tyre që fillet i ka në vitin 2008 do kurorëzohet më 8 tetor të këtij viti. Nipi i Mbretit Zog, Princ Leka II martohet me artisten, Elia Zaharia.
Në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ata flasin për detajet e dasmës, për dashurinë që kanë për Kosovën, për integrimin e të gjitha trojeve në të gjitha mënyrat në këtë dasmë, dhe tregojnë edhe më shumë.
Ishin në Prishtinë, për punë, në ditën kur pranuan të flasin, por të thjeshtë dhe shumë të dashur, treguan shumëçka që nuk është ditur deri
Teksa Zaharia shpjegon disa nga punët që po bëjnë, kur e pyetëm se si i kanë ndarë punët, ajo qesh dhe thotë: “I kemi ndarë mirë, i bëjë unë të gjitha! Në fakt, përveç shakasë, jemi me fat pasi kemi pranë nesh miq dhe dashamirës të cilët po na ndihmojnë dhe përkrahin në çdo hap të këtij organizimi. Gjithashtu profesionistët që janë bërë partnerët tanë në këtë dasmë po vendosin të gjithë energjinë dhe dashurinë e tyre”.
U takuan në Teatër Park Kame, shoqëria e tyre zgjati dy muaj dhe u fillua një lidhje, që do kurorëzohet në ditëlindjen e Mbretit Zog.
“8 tetori është ditëlindja e mbretit Zog I. Kjo datë historike mbledh çdo vit familjarë dhe dashamirës që e kujtojnë dhe e nderojnë. Ndaj ne menduam që pikërisht në ditën e lindjes së tij, të kurorëzojmë lidhjen tonë”,- thotë Princ Leka.
Zaharia që jeton në Pallatin Mbretëror që nga vitit 2010, tregon se aty ka edhe tetë qen që i duan shumë, që të dy, dhe kur e pyesim për atë ditë, ajo shpjegon që ditën e dasmës do të jenë të shtrënguar t’i largojnë nga Pallati.
“Janë antistresi më i madh i imi, por nuk mund të jenë aty atë ditë, nuk do të ishte praktike as për qenushët e as për të ftuarit. Ata na mbushin me dashuri, kujdesemi të gjithë për ta. Por gjithashtu ata kanë rregullat e veta strikte, si përshembull nuk mund të futen brenda në shtëpi. Por ndonjëherë kur nuk jam aty, Princi i shkel këto rregulla”,- thotë Elia Zaharia.
Dasma që do të jetë e organizuar gjatë një dite të plotë, do të ketë të ftuar shumë miq. Kaligrafia e secilit prej emrave të të ftuarve do të shkruhet në ftesa nga piktor-grafist-kaligraf Avni Delvina, nipi i ish-ministrit të Drejtësisë, Hiqmet Delvina, njeriu që dikur firmosi martesën e monarkut Zog dhe Geraldinës.
E gjithë dita do të jetë dasmë e vazhdueshme. Në mëngjes do të bëhet ajo që ndodh rrallëkund, por për këtë mbretëri është traditë, bekimin do e japin klerikët e të gjitha feve në Shqipëri.
“Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Emrat e dëshmitarëve është ende herët për t’i zbuluar. Klerikët do të përcaktohen nga qendrat përkatëse. Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”,- thotë Princ Leka.
Nga familjet mbretërore të pranishëm pritet të jenë ata me të cilët shqiptarët kanë miqësi dhe lidhje të kamotshme.
Nuk është vendosur ende për muzikën dhe kush e si, por e sigurt është që do të ketë momente tradicionale, këngë të vjetra qytetare e shumëçka tjetër. Mirëpo, Princeshës që dikur ishte pjesë e grupit muzikor “Spirit Voice”, protokolli nuk ia lejon të këndojë ndonjë këngë në dasmën e saj.
Mësohet se ajo nuk do të ndryshojë as edhe pamjen e saj, qoftë me ngjyrë flokësh apo ngjashëm. E normalisht, veshja e Princit do të jetë varësisht nga ngjarja, tjetër në kurorëzim e tjetër në eventet e tjera.
Prodhime vendore do shërbehen në këtë dasmë, e po punojnë që të ketë edhe nga Kosova. Por jo vetëm kaq. Nusja do të ketë një nga shoqërueset nga Kosova, ndërsa në pjesën ku do performohen valle të të gjitha trojeve shqiptare, do të ketë patjetër edhe vallen e Rugovës.
“Fustani i dasmës do të jetë i punuar nga një dizajnere kosovare. Mund të ketë disa fustane, por mbetet për tu parë”,- thotë Elia Zaharia.
“Ne kemi miq shumë të afërt në Kosovë të cilët shpresoj do jenë pranë nesh në ditën tonë të veçantë. Është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e familjeve që kanë kontribuar në historinë e lirisë së Kosovës. Gjithashtu ne do të respektojmë institucionet kryesore të vendit”,- shpjegon Leka.
Muaji i mjaltit
Me punët e shumta që kanë që disa muaj, sikur ende nuk kanë vendosur se ku do kalojnë muajin e mjaltit, por del që nusja do të jetë ajo që do e merr vendimin përfundimtar.
Përderisa Princ Leka shpjegon se kanë disa ide, thotë se dëshirë ka të jetë një vend i ngrohtë. E Princesha tregon për vendin, por ia ka frikën udhëtimeve të gjata.
“Një nga dëshirat është edhe Afrika e Jugut, atje ku Princi ka lindur dhe është rritur. Unë nuk e kam vizituar kurrë dhe kam dëshirë të më prezantojë me vendin ku Princi ka lindur dhe është rritur. Por kam pak problem me avionët dhe udhëtimet e largëta, kështu që do e mendojmë gjatë se sa larg do shkojme”,- thotë Elia Zaharia për lajmi.net
Të dy kanë marre një mision. Të gjitha mediat ndërkombëtare që po shprehin interesim për këtë dasmë, ata po i shëtisin personalisht, pasi duan që t’ua prezantojnë Shqipërinë sa më të plotë, duke i dërguar për reportazhe nëpër shumë krahina të vendit.
Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk do të bëjnë një dasmë tradicionale shqiptare në mënyrën e ndërtimit. Ata do të ftojnë miqtë dhe familjarët e tyre, si edhe shumë të huajt ndërkombëtarë, ndaj kjo dasmë do të zhvillohet sipas një protokolli të caktuar.
Mikja e Elias, Sadije Berisha po ndihmon rreth dasmës, protokollit dhe gjithçka tjetër, madje edhe kompania e dekorit është përzgjedhur nga konsulentët suedezë që kanë ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë punë që prej një muaji.
Ndrërsa, kompanina Class by Alketa Vejsiu, është përzgjedhur nga konsulentet e eventit, për të organizuar dasmën mbretërore.
Pastaj janë një grup francez që po merren me anën mediatike, me atë protokollare etj…/Lajmi.net/
Kanabisi/ Rama: Në Shqipëri mbillet më pak se në 2013-n, habiten komentuesit
Kryeministri Edi Rama duke u mbështetur tek të dhanat e raportit më të fundit të Guardia di Finanzia-s Italiane për hashashin në Shqipëri, ka hedhur para pak çastesh në Facebook-un e tij, një status ku pretendon se në Shqipëri ka më pak drogë se në vitin 2013.
“Kush nuk ka sy të mos e shohë :-)
Ndërsa kush dëshiron t'i lexojë shifrat, të ketë parasysh që këtë vit avioni fotografik i Guardia di Finanza-s, ka bërë më shumë fluturime se asnjëherë tjetër në gjithë territorin, dhe ka mbuluar të gjjthë hapësirën e vendit tonë.
99.8% sasi e shkatërruar domethënë se ka fituar Policia e Shtetit jo trafikantët dhe altoparlantët, ndërkohë që lufta jonë do të shtrihet tanimë në fushën e politikave parandaluese”,- shkruan Rama në statusin e tij në Facebook.
Por ajo që ka stonuar pas gjithë këtij qëndrimi ka qenë reagimi i komentuesve që janë habitur me këtë status dhe kanë shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit.
Foto-Video+18/ Ja sa vuajnë vajzat me operacione për të patur vithe të mëdha
Një kirurg plastik, Siamak Agha, ka përfituar nga rrjetet sociale për të bërë publike mënyrën sesi bëhen operacionet tek vithet e femrave.
Përmes këtyre pamjeve ai tregon se si bëhen operacionet për rimodelim e të pasmeve, duke përdorur yndyrën e trupit në pjesët që nuk janë të dëshirueshme dhe duke e shtuar në fundshpinë.
Gjithashtu një mënyrë tjetër është ajo përmes injeksioneve.
Ai ka publikuar fotot para dhe pas operacionit dhe dhimbjet që duhet të durojnë vajzat për të pasur vithet përfekte dhe rezultatet e dëshiruara.
Burri kthen nusen në shtëpi 20 ditë pas martesës: Kërkonte vetëm sanduiç, s'dinte të gatuante
Shumë vajza mendojnë se kohët kanë ndryshuar dhe se sot nuk ka shumë rendësi nëse di të gatuash apo jo, pasi ekzistojnë restorantet apo ushqimet e gatshme. Por, jo të gjithë burrat e pëlqejnë këtë mënyrë jetesë, ka edhe nga ata që të kthejnë tek prindërit nëse nuk di të gatuash.
E njëjta situatë ka ndodhur për një çift saudit, ku burri pas 3 javësh martesë, e ka kthyer nusen në shtëpinë e prindërve sepse zbuloi se ajo nuk dinte të gatuante.
“Konflikti mes tyre nisi 20 ditë pas dasmës, 15 nga të cilat çifti i kaloi duke udhëtuar në Azinë Jug-Lindore për muajin e mjaltit”,- thonë burime pranë tyre.
Kjo ngjarje ka ndodhur në një vend në jug të provincës së Taif, në lindje të Arabisë Saudite. Pasi e ka kthyer nusen ai u ka thënë prindërve të saj që vajza ose të mësojë brenda 20 ditëve të mësojë ose ndryshe do heqë dorë përgjithmonë prej saj.
Por, ajo që e ka bërë situatën më të rëndë ishte fakti që gruaja e tij përveçse nuk dinte të gatuante, i kërkonte të shoqit t’i sillte në shtëpi panine me sanduiç në shtëpi.
Ndaj vajza nëse nuk doni që të dielën të martoheni dhe të hënën t'ju kthejë burri tek prindërit, bëni mirë të mësoni të gatuani!
“Do të vdisni të gjithë bashkë me fëmijët!”, deklarata tronditëse e prezantuesit amerikan
Deklarata e fortë e Shep Smith, prezantuesit të motit në “Fox News” ka shkaktuar polemika të shumta në disa vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë “do të vdisni të gjithë, bashkë me fëmijët tuaj”,- ndërsa ka qenë duke folur për uraganin Matthew.
Deklarata e Smith është dhënë përpara se uragani të prekte fuqishëm Floridan dhe të shkaktonte mbi 300 viktima.
“Ai shkon 20 milje në perëndim, dhe ju jeni të vdekur, të gjithë ju, bashkë me fëmijët, Sepse nuk mund t’i mbijetoni, kjo nuk është e mundur, vetëm nëse jeni me shumë fat”,- tha Smith.
A po përgatitet rikthimi ‘Luftës së Ftohtë’?
The Herlad Scotland
Foto/ Foula, ishulli ku ka më shumë poni se sa njerëz
Nëse jeni të lodhur nga gjithçka dhe dëshpërimisht keni nevojë për një grimë magjie ë jetën tuaj, atëherë ne kemi gjetur për ju destinacionin e duhur.
Po flasim për ishullin e vogël Foula në Britani, aty ku do të gjeni më shumë poni se sa banorë.
Tingëllon si e çuditshme apo jo? Në fakt është një vend i vërtetë në Brigjet e Skocisë. Popullsia e këtij ishulli është vetëm 30 persona, por qindra poni ju presin.
Foula është pjesë e ishujve Shetland. Kuajt e vegjël janë rritur atje që nga epoka e Bronxit.
Nëse vendosni të paketoni gjërat tuaja dhe të niseni për në Foula, pasi të keni vënë këmbët në ishull mund të merrni me qira një vilë të vogël dhe pastaj të eksploroni natyrën përrallore.
"Kisha shumë respekt për shkodranët, por atë dje as serbët s'do ma kishin bërë"
Një shqiptar i Kosovës, i cili kishte ardhur dje në Shkodër për të ndjekur përballjen me Kroacinë, është larguar jo vetëm me humbjen e thellë të Kosovës, por edhe me një ngjarje të rëndë. Disa persona të papërgjegjshëm i kanë vjedhur automjetin, duke i thyer xhamat.
Ata kanë marrë disa sende të rëndësishme, madje edhe një valixhe me rroba.
Ky veprim i ulët e ka irrituar shumë shqiptarin me iniciale I.K., i cili është zhgënjyer edhe nga Policia e Shtetit, e cila jo vetëm që nuk i ka dhënë mbështetje dhe shërbimin që i duhej në të tilla raste, por i ka thënë se denoncimi është i kotë, pasi asgjë nuk mund të bëhet.
Ai është larguar nga Shkodra i zhgënjyer jo vetëm me vjedhjen e makinës, por edhe të çmimeve të larta që janë bërë ndaj tij dhe shqiptarëve të tjerë nga Kosova.
Denoncimi:
"Përshëndetje Jeta Osh Qef! Dje isha në Shkodër me shoqërinë dhe s'kisha ku të parkoja veturën, një i moshuar mu afrua dhe më kërkoi 5 euro për ta parku veturën, mbasi përfundoi loja, veturës i kishin thyer xhamin dhe demi ishte mbi 2 mijë euro. Kisha shumë respekt për shkodranët në veçanti, por dje as serbi nuk na kishte plaçkitë në atë mënyrë. E urrej veten pse ju dua aq shumë dhe ju nderoj, e di që janë individë këta njerëz, por dje e gjithë Shkodra ishte ngritur për të plaqit një shishe ujë 2.5 euro dhe një sanduiç 3 euro a respektohet vllau në këtë mënyrë?
Jam shumë i zhgënjyer me policinë e Shtetit Shqiptar, e lajmëroj rastin e thotë mos humb kohë kot se s'fiton gjë. Mua më kanë vjedhur radion elektronike, dy xhamat e dyerve mbrapa, dy parfuma mercedez benz, komplet një valixhe me rroba, kishim plan të shkonim në Tiranë, kishim ftesë nga Noizy, plus një palë syze modeli i veturës "Mercedez". Faleminderit nëse e publikoni dhe ju lutem atij hajdutit që do i jap sa të dojë vetëm të më kthejë pjesët e klimës se gjithë ditën sot kam kërkuar në tërë Kosovën dhe nuk ka ku t'i blesh".
Shumë ndeshje të tjera do luhen në Shkodër, shpresojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten, janë të shëmtuara si dhe të mos abuzohet me çmimet, shqiptarë të Kosovës apo të Shqipërisë jemi "një"!
Foto+16/ “Më e mirë e ëma se e bija...”. Kush i ka të pasmet më të mira?
Një nënë me forma të rrumbullakosura dhe e bija po garojnë mes tyre në mis BumBum, duke tentuar të rrëmbejnë kurorën e femrës me të pasmet më të mëdha në Brazil.
Ndërkohë që shumë mama mundohen të bëjnë aktivitete të tjera me vajzat e tyre, si për shembull të shkojnë për Pazar, të shkojnë në palestër apo të argëtohen në udhëtime turistike, këto të dyja, Bruna Ferraz dhe Eduarda Morais, po punojnë dhe konkurrojnë ndaj njëra-tjetrës për të njëjtin titull.
Moshat e tyre janë respektivisht 35 dhe 19 vjeçe, ndërsa format mbresëlënëse i bëjnë meshkujt që të kthejnë kokën disa herë në rrugë e nuk dinë kë të shikojnë të parën: nënë apo vajzën?
I njëjti mashkull i ka “gjuajtur” të dyja. Mamaja thotë: “Për një kohë kishim të dyja të njëjtin të dashur, deri sa e morëm vesh. Ka qenë një ngjarje shumë humoristike dhe moment argëtuese kur kuptuam se kishim të njëjtin të dashur”.
Ka qenë një ngjarje shumë humoristike dhe moment argëtuese kur kuptuam se kishim të njëjtin të dashur.
Video/ Nuseja e çmendur, bën kërcim hard për dhëndrin, por çorodit dasmorët
Mund të jeni mësuar zakonisht që të shikoni çiftet e reja të cilat kërcejnë në mënyrë të përsosur, si të ishin kërcimtarë profesionistë një vallëzim të veçantë në dasmën e tyre, e kjo ndodh pasi ata janë ushtruar për një kohë të gjatë që të arrijnë në nivelin e dëshiruar.
Është një modë e re, e cila ka përfshirë mjaft femra dhe meshkuj që kanë bërë dasmat e tyre sëfundmi dhe duket se njerëzve iu ka pëlqyer si modë.
Në Shqipëri kemi parë gjithashtu edhe persona të ndrydhëm që veshin veshjet karakteristike të një krahine të caktuar dhe nisin të kërcejnë apo të këndojnë valle e këngë të veçanta tradicionale.
Gjithmonë na ka pëlqyer ky ritual, por rasti i mëposhtëm nuk ka lidhje fare me atë që jemi mësuar të shikojmë zakonisht.
Bëhet fjalë për një vajzë të re, e cila quhet Melissa Molinaro dhe është nga Kanadaja. Ajo i ka bërë një surprizë të paparë burrit të saj ditën e dasmës.
Bëhet fjalë për një kërcim shumë joshës dhe sensual, i performuar bashkë me shoqet e nuses. Imagjinoni se si është ndier dhëndri në ato momente...
Foto/ Momentet e papërsëritshme, ja ç’ka ndodhur dje në Kuvend
Debatet që zhvillohen në Kuvend çdo të enjte mbajnë lidhur tek ekrani çdo shqiptar, i cili e ndjek parlamentin live dhe që më shumë se ndoshta kupton diçka nga ato që flitet apo miratohen gjatë seancave parlamentare, kënaqen duke parë skena pikante që lidhen më sherret e debatet mes deputetëve.
Njerëzit janë mësuar që spektakli më i madh ndodh kur janë në të njëjtën kohë në Kuvend si Berisha edhe Rama, e kur mungon ndonjëri prej tyre, debati është disi më i vakët.
Këto skena të djeshme, të cilat janë fotografuar që prej hyrjes së Berishës në Kuvend, kanë për t’ju shkrirë gazit.
Ndoshta i keni humbur. Janë të papërsëritshme.
“Masakër në liqenin e Farkës, ja si po ndërtohet pallati në breg”
Një denoncim ka ardhur nga një qytetar nga komuna e Farkës, i cili ka dërguar disa foto ku duken makineri të rënda buzë liqenit të Farkës, pranë digës.
Sipas denoncuesit aty po hapen themelet për ndërtimin e një ndërtese të madhe.
Fotot janë realizuar ditën e sotme. Nuk dihet se cili është pronari, por sido që të jetë, fakti që po ndërtohet kaq pranë liqenit ngjan e vështirë të jetë e ligjshme.
Foto/ Ja si është bërë qendra e Tiranës pas shiut
Rjeti ka shpërthyer pas shirave të rrëmbyer që goditën këtë mbrëmje kryeqytetin. Qindra qytetarë kanë postuar foto në profilet sociale ku tregojnë pamje nga qendra dhe rrugët e Tiranës, pas shirave të rrëmbyer.
08/10/2016/....................................
Serbët "blejnë' nuse në Shqipëri për 5 mijë e 500 euro
Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit në vitin e kaluar kishte përfunduar gjashtë martesat mes serbëve dhe vajzave shqiptare nga Shqipëria. Këta janë njerëz kryesisht të moshuar të cilët martohen më ndihmën e parasë, që i shpenzojnë me gra shqiptare.
Tre muaj më parë, dhe Bratislav Tasic nga një fshat afër Bujanovcit, Lopardince ishte martuar me një grua shqiptare nga Tirana.
Sipas disa informatave, serbët blerë vajzat shqiptare për 5 mijë e 500 euro.
Një njeri serb ka thënë se ai i ka frikë martesave mes serbëve dhe vajzave shqiptare. Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, nuk dihet ndoshta nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë, shkruajnë mediat serbe.
Ai dyshon se nëse këto martesa do të ishin të vërteta dhe të sinqerta do të ishin në rregull, por dyshon se femrat që blihen mashtrohen për pak para ose i sjellin për të ruajtur bagëtinë.
“Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato merren bartin dru me traktor dhe merren bagëti”,- shprehet serbi.
“U kryqëzua në kishë, ajo vete deshi ta bënte atë”,- tha dhëndri Bratislavi.
Gati për martesë 400 shqiptare dhe serbë
“Stara Raška” një organizatë humainare në Beograd ka arritur t’i gjejë 400 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor.
Një serb tjetër thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë.
Megjithatë, shumë shqiptare, janë të kënaqur dhe të shpejt të përshtaten me mjedisin.
Fshati Lopardince ka shumë burrat e pamartuar në 50 vjet, dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria.
Ndeshja Shqipëri-Spanjë bllokon Shkodrën, policia: Ja plani i masave
Për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë ndeshjes Shqipëri-Spanjë, Policia e Shkodrës ka marrë një sërë masash ndaluese dhe kufizuese. Tifozëria do të nisë të futet në stadium rreth orës 17:00, ndërsa shumë prej rrugëve do të jenë të bllokuara.
Do'stlaringiz bilan baham: |