Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu


Reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha



Download 6,39 Mb.
bet324/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   320   321   322   323   324   325   326   327   ...   352

Reagimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

“Thagma nga monologu i perjavshem i #EdMashtruesit:

1.Siperfaqja me droge u rrit 5 here ne krahasim me vjet, por ka me pak droge.

2. Trafikantet mbollen faren vietnameze nga frika e policise.

Edhe aerodromet e droges nga frika e policise i ndertuan???

#Shqiperia me mire pa Edi Ramen”.


Foto/ Ish-Miss Universe çmend me linjat perfekte, fotosesioni më seksi që e keni parë sot

Natalie Roser është një modele nga Australia, e cila gëzon më shumë se 600.000 ndjekës në Instagram.

Dhe këta ndjekës kanë mundësinë të shohim fotografi të shumta të Roser, të cilat nuk janë të pakta.

Seanca e fundit fotografike e ka gjetur 25-vjeçeren në bregun e Sidneit duke marrë poza për një fushatë reklamuese për veshje të plazhit.

Në një gjendje që rrezatonte butësi, ajo shfaqte edhe format trupore që vrasin.

Natalie njihet edhe për natyrën e saj sportive dhe këtë më së miri e dëshmonte trupi në formë dhe stomaku i sheshtë.


Foto+16/ Këto tortura çnjerëzore përdoreshin deri një shekull më parë

Në mesjetë në rast se kryeje ndonjë krim, atëherë dënimi yt nuk ishte thjeshtë me vdekje, pro një torturë vdekjeprurëse.

Më poshtë do të shihni disa fotot me pamje vërtetë të rënda, të cilat tregojnë torturat e pamëshirshme që ju bëheshin njerëzve në rast se dënoheshin për ndonjë krim, tortura të cilat janë përdorur deri 100 vite më parë.

Në pamje të parë mund të thuhet se edhe Hitleri do t’i kishte zili këto lloj torturash.


Reportazhi i AFP: Si e kontrollojnë bandat kanabisin në Shqipëri


Policia prangos laçjanin me ‘Ferrari’ dhe ‘Porsche Cayene’ pa dokumenta

Dario Prifti është vetëm 26 vjeç por kishte një Ferrari dhe një Porsche Cayene në garazhin e tij. Për shkak të makinave dhe jetës së shtrenjtë që bënte, i riu laçjan ra në sy të policisë së Kurbinit, e cila e ka arrestuar këtë të dielë.

Dyshimet janë se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë me inicialet L.R. Përveç kësaj, në kontrollin që iu bë 26 vjeçarit rezultoi se makinat ishin pa dokumenta.

Tashmë ai do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit dhe do t'i duhet të arsyetojë pasurinë që kishte.


Fotolajm/ Para përballjes me Spanjën, tifozët shqiptarë vizituan varrin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, duket se tifozët shqiptarë kanë nisur të organizohen për të mbështetur kombëtaren e zemrës në këtë sfidë të fortë.

Siç duket nga kjo foto, të veshur kuq e zi, tifozët kanë mbërritur pranë varrit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, në Lezhë.

Ata mbajnë në duar shaje me shprehje patriotike si “O sa mirë me qënë shqiptar”, në shenjë patriotizmi.


Kosova humbet edhe ndaj Ukrainës

Tre gola ka pësuar Kosova ndaj Ukrainës në ndeshjen e tretë të vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, ndeshje e luajtur në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski” në Cracow të Polonisë.

Gjatë pjesës së parë Ukraina ka qenë dominuese dhe loja e tyre është shpërblyer me gol në minutën e 31-të me anë të Artem Kravets.

Ndërsa pjesa e dytë ka folur më tepër për Kosovën, por gabimet në prapavijë kanë bërë që të pësojnë dy gola të shpejtë teksa po luheshin 10 minutat e fundit të lojës.

Golat e Andriy Yarmolenko në të 81’ dhe Ruslan Rotan në të 87’ mbyllën ndeshjen me rezultatin 3-0./TCh/

Shqipëri-Spanjë, ja formacionet zyrtare

Mësohet zyrtarisht formacioni me të cilin Shqipëria do të luajë kundër Spanjës, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, në orën 20:45.

Shqipëria do të zbresë në fushë me këtë formacion: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Agolli, Lila, Xhaka, Memushaj, Roshi, Lenjani dhe Balaj.

Ndërsa Spanja përgjigjet me: De Gea; Piqué, Ramos, Monreal; Busquets, Koke, Thiago, Iniesta; Vitolo, Diego Costa dhe Silva.

Arbitri i ndeshjes do të jetë holandezi Bas Nijhuis.


Izrael, dy të vdekur e disa të plagosur në Jeruzalem. Eliminohet agresori

Një agresor me origjinë arabe qëlloi dhe plagosi disa njerëz në Jeruzalem të dielën, kur hapi zjarr nga makina e tij. Mësohet se agresori i armatosur qëlloi kundër dhjetëra personave, që po prisnin në një stacion tramvaji, vetëm pak metra larg një rajoni policie.

Të paktën dy prej të plagosurve, një oficer policie dhe një grua u raportuan në gjendje kritike, e më pas humbën jetën. Pasi hapi zjarr, agresori i armatosur tentoi të largohej me shpejtësi nga vendngjarja, por u ndoq nga forcat e rendit, që iu përgjigjën të shtënave dhe e eliminuan atë fizikisht.

Ky është sulmi i radhës në Izrael, ku prej muajsh tensioni është shumë i lartë për shkak të incidenteve të tilla. Gjatë vitit të fundit, të paktën 220 palestinezë janë vrarë në incindente të dhunshme në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës. Prej tyre, 149 janë identifikuar nga autoritetet si agresorë, ndërsa të tjerët janë vrarë në protesta.

Agresorët palestinezë, shumë prej të cilëve veprojnë vetëm dhe me armë të thjeshta, kanë vrarë të paktën 33 izraelitë dhe dy turistë amerikanë. Sipas autoriteteve izraelite, dhuna nxitet nga komentet e shpeshta të zyrtarëve palestinezë, që publikohen në televizone apo mediat sociale.

Ndërsa në krahun tjetër, udhëheqësit palestinezë thonë se, palestinezët veprojnë nga dëshpërimi për dështimin e bisedimeve të paqes dhe zgjerimin e kolonive izraelite në tokat e pushtuara.



Sara Hoxha del përpara pasqyrës dhe pozon për herë të parë shtatzënë

Pas lajmit se trashëgimtarja e “Top Channel” dhe prezantuesi Ledion Liço do të bëhen prindër të një djali, 20-vjeçarja Sara Hoxha, dukej si më e tërhequr nga jeta publike.

Por, ndjesia se barku po i rritet dita-ditës dhe një qënie tjetër brenda trupit të saj po merr jetë, duket se e ka lumturuar pa masë Sarën e cila fare pranë fundit të pritjes së ëmbël, ka publikuar formën e saj aktuale trupore.

Në profil, Sara e ëmbël ka pozuar me dorën tek barku, njëjtë me gratë të cilat në këtë fazë tregojnë se sa i është rritur barku.


"Femra që tymosin si meshkuj, që blihen me një çelës makine, sa e dhimbshme"

catsNjë i ri shqiptar i irrituar me realitetin që shikon çdo ditë u ka kushtuar një shkrim vajzave, të cilat i japin rendësi makinave dhe bëjnë gjithçka për pak vëmendje, në vend që të ndryshojnë jetën e tyre për t'i dhënë një drejtim.

"Ambient i zhurmshëm, muzike e larte dhe një re tymi qe qarkullon neper te gjithe barin. Perpiqem te kuptoj sesi ky vend mund te sherbeje si musa e dikujt qe perpiqet te shkruaj.. si mund te perpiqesh te shkruash dicka pozitive ne nje ambient te tille te mbushur nga tymi dhe muzika por i zbrazet nga vlerat.

Ne nje veshtrim rrufe perpiqem te krijoj nje skice per te thjeshtesuar shkrimin por cte shoh. Femra qe tymosin si te ishin meshkuj dhe meshkuj qe perpiqen te bien ne sy me te deshperuar se vete femrat. Eshte nje moment rebelimi me boten kur shoh se krejt cfare me kane mesuar ne jete eshte e pavlere ne kete ambient.

Vlerat dhe parimet jane dy fjale qe keta njerez nuk i dine. Meshkuj ne mesomoshe qe "gjuajne" femra ne pubertet... ky eshte realiteti jone i hidhur.nje ore e shtrenjte dhe nje celes makine jane bileta e verberise per kete kategori njerezish. Jetojme ne nje shoqeri ku nje celes makine eshte celesi qe mund te bleje krenarine femerore dhe jo vetem.

Sa e trishte te shohesh sesi keta njerez bejne cdo gje per nje copez vemendje. Sa e dhimbshme.. mund te shkruaj shume dhe te vjell vrere ndaj ketyre njerezve por eshte e pavlere.. asgje nuk ndryshon.. fundja ata jane te lumtur ne ate boten e tyre te vogel e te pakuptimte nderkoh qe te tjeret perpiqen ne cdo sekonde per te ndryshuar jeten e tyre e per te vene gjerat ne vendin e duhur.. eshte ironike pasi ky minoritet eshte i pavleresuar ndaj nje mase qe funksionon me "logjiken e turmes".. te gjithe perpiqen te jene si te tjeret duke harruar se cdokush eshte unik dhe duhet vleresuar per ate qe jane.

Fatkeqesia me e madhe ne bote eshte se paraja mund te bleje aparencen por kurre vlerat. Eshte e trishte sesi kta njerez e shohin boten bardhe e zi pa qene te afte te kuptojne bukurine e ngjyrave te saj"./Denis Gjoni/JOQ/

Albana Osmani publikon një foto nga maratona, por e diçka nuk shkon mes këmbëve?

Sot e zhvilluar maratona e Tiranës, ku shumë persona të famshëm morën pjesë. Një ndër ta është edhe Albana Osmani, e cila ka postuar disa foto në Instagram.

Por, duket se në një foto të publikuar Albanës i ka shpëtuar një detaj. Në pjesën e përparme të tutave duket një njollë e kuqe, e cila ka rënë në sy të ndjekësve të saj. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një incident që mund t’i ndodhë çdo femre sidomos gjatë një maratone, apo janë ngjyrat e fotos që e bëjnë të duket e tillë.

Gjithsesi, kjo gjë mund të vërtetohet nga vetë moderatorja. Juve si ju duket?



Video/ Enca çmend shkodranin, e zhvesh dhe fërkohet me vithe tek organi i tij gjenital

Enca Haxhia ka patur një koncert mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku ka krijuar një atmosferë të këndshme.

Një djalë, i cili duket adoleshent nuk i ka rezistuar dot Encës dhe është ngjitur në skenë. Enca i është afruar dhe e i ka hequr bluzën dhe më pas ka bërë lëvizje provokuese duke u fërkuar tek organi i tij gjenital.

Por, i riu shkodran nuk është mjaftuar me kaq, në fund ai e ka puthur dhe përqafuar këngëtaren dhe më pas ka zbritur nga skena, ndërsa Enca ka vijuar koncertin nën brohorimat e fansave të saj.



Foto/ Gylseren më provokuese se kurrë

Largimi i aktores Nurgul Yesilcay nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”), i zhgënjeu në masë të madhe fansat e kësaj drame televizive turke.

Asokohe u raportua se arsyeja kryesore e largimit të ‘Gylserenit’ ishte se, ajo nuk kishte pranuar të puthej para kamerave me aktorin kryesor të serialit, Erkan Petekkaya (Xhihanin).

A ishte puthja arsyeja e largimit të Gylserenit nga seriali?!

Adje aktorja tjetër e atij seriali, Ebru Ozgan (e njohur për rolin e Dilaras), në një intervistë i kishte konfirmuar thashethemet se ‘Gylseren’ u largua nga seriali pikërisht për një puthje televizive që duhej ta bënte me Xhihanin.

Një vendim i tillë duket paksa i pakuptimtë, kur aktorja kishte pozuar nudo për ballinën e revistës “Tempo”. Ajo shfaqet e ulur në një karrige, ndërsa në trup ka vetëm një pallto.

Natyrisht, pjesët intime të Yesilcay nuk janë të ekspozuara, transmeton Telegrafi. Edhe në disa raste tjera, Yesilcay është shfaqur provokuese në pozat e saj.
Ndeshja Shqipëri-Spanjë, pjesa e parë me rezultat të bardhë 0-0
Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër po luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës. Deri tani rrjetat e portave janë të paprekura me rezultatin 0 me 0. Kontrolli i topit është dukshëm në favor të lojtarëve spanjollë.

Pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë ka qenë Spanja që ka sulmuar pa pushim portën tonë, por kuqezinjtë kanë mundur të rezistojnë.

Minuta 47: Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Minuta: 45: Lenjani i dëmtuar, është çarë në vesh

Minuta e 35: Hysaj krosim të gjatë, Roshi godet fluturimthi, por topi kalon pranë portës së spanjollëve

Minuta e 7: Krosim nga jashtë zonës, Pike godet jashtë portës

Minuta e parë: Spanja nisi me topin e parë nga qendra

Shoqja e ngushtë e Noizyt provokon me këto foto, më e nxehtë se kurrë

Modelja shqiptare Kristin Prengaj vijon të mahnitë publikun me format e saj trupore. Ajo njihet dhe si një nga shoqet e ngushta të rreperit Noyzi.

“Me të kam shoqëri shumë të mirë, por asgjë më shumë se kaq. Përfshirja ime në grupin "OTR" ndodhi gjatë zhvillimit të festivalit "Top Fest 12" dhe më pas teksa unë isha pjesë e klipit të Çiljetës dhe Noizy-t "Gangsta Love’”,- është shprehur Kristina.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto të reja të cilat janë mjaft të nxehta, ky në sy bie gjoksi bombastik.



Shqipëri-Spanjë/ Lenjani me urgjencë në spital për dëmtimin në kokë

Pas dëmtimit në fushë, Ermir Lenjani është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë mjekimin e duhur. Nga sa raportohet Lenjani ka marrë një dëmtim në kokë.

Naser Aliji është futur në vend të tij në fushën e gjelbër. Ai u godit në minutën e 45 me bërryl nga Sergio Buskets dhe u ça në vesh.

Pas lëndimit, Ansi Agolli pati protesta por u ndëshkua me karton të verdhë.




Spanja nuk fal, Diego Kosta dhe Nolito shënojnë gol

Deri në minutën e 55 Shqipëria arriti ta mbajë të pastër rezultatin, pavarësisht disa gabimeve në prapavijë. Ka qenë Diego Kosta që nuk ka falur më gabimin e mbrojtjes dhe portierit Berisha.

Nga loja duket se barazimi është po aq larg sa edhe fitorja. Pak minuta më pas ka shënuar Nolito me një aksion personal nga e djathta.
Video/ Vali Corleone: Kam fjetur me femrat më të njohura në Serbi
Këtë javë në “Kosova Show” vjen Vali Corleone. “Fenomeni” nga Gjilani i njohur edhe si “king” u ‘bombardua me pytje nga Shpetim Desku.

Vali foli për lidhjet e tij me mbretërit tjerë të botës dhe për “përgjimet” e shërbimeve sekrete që gjoja po i bëhen atij.

Njeriu që pretendon se ka blerë edhe nje parcelë në mars, i pyetur për lidhjet e tij me femra tha se ka thyer moti rekordin e Casanova’s, madje duke fjetur me femrat më të njohura në Serbi.

Ai pohoi se, edhe Michael Jackson është gjallë, ndërsa 2Pac është i vdekur.

Corleone tregoi edhe për ushqimin e tij të preferuar, respektivisht mantiat me mish.

Për më tepër shikojeni emisionin e plotë…



Video/ E turpshme, ja si Pique goditi dhe kërcënoi Andi Lilën

Gerard Pique nuk ka qenë shumë i lumtur me pjesën e parë kundër Shqipërisë

Mbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique ka reaguar shumë keq ndaj mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Andi Lila.

Ai madje e ka goditur dhe kërcënuar atë gjatë një goditje këndi dhe faj për këtë duket të jetë mbrojtja fantastike e Shqipërisë.



Foto-Video/ Humbje turpi, Spanja fiton fal gafave të mbrojtjes sonë
Ashtu siç erdhën gjerat kjo fitore për spanjollët erdhi më shumë jo për meritë të tyre por për gafat që dimë të bëjmë vetëm ne.

Ashtu siç i dhuruan fitoren Zvicrës në ndeshjen e parë në grup në kampionatin evropian edhe ndaj Spanjës ishte përsëri Berisha që bën një gabim amator duke pasur për lojtarin spanjoll. Kjo humbje pritej nga të gjithë por mënyrë sesi erdhi ishte shumë e dhimbshme.

Në minutën e 55’ të ndeshjes përsëri ka qenë një gafë e Berishës që i ka dhuruar topin me një pasim për një nga lojtarët spanjoll që kapin në kundërsulm mbrojtjen tonë dhe shënojnë. Nuk do të kalonin shumë minuta dhe spanjollët do të gjenin golin e dytë.

Pas një aksioni në stilin tika-taka Spanja ka shënuar golin e dytë që ka për autor sulmuesin Nolito që sapo u fut në fushë. Ky gol i dytë erdhi në minutën e 63’.

Në pjesën e dytë lojtarët tanë nuk ndërtuan asnjë aksion por vetëm kanë qëndruar të tërhequr duke pritur sulmin e spanjollëve. Po ashtu mungoi loja kreative dhe organizmi ne mesfushë.

Pjesa e parë në “Loro Boriçi” me rezultatin e bardhë 0-0. Ky rezultat flet për një lojë të mirë nga ana e lojtarëve tanë që kanë bërë disa kapriço në mbrojtje duke lënë pozicionet.

Por në tërësinë e saj kjo pjesë loje ishte mirë për kombëtaren tonë që e ka bërë mirë rolin e autobusit me vendosje të mirë në prapavijë dhe duke mos i lënë hapësira sulmuese spanjoll. Spanja pati 3 raste të pastra për shënim pro për fatin tonë janë neutralizuar nga Berisha.

Nga ana tjetër Shqipëria ka dal në disa raste sporadike në sulm por nuk ka shfaqur ndo një rrezikshmëri.

Pas kësaj ndeshje Shqiëria renditet në vendin e tretë më 6 pikë po as sa Izraeli.

Shiko golat:



Tersi në Stadium”/ Shqipëri-Spanjë, Rama shkon me xhup italian

Kryeministri Rama është kapur në zonën Vip të stadiumit “Loro Boriçi” duke parë ndeshjen Shqipëri-Spanjë me një xhup që mban logon e Kombëtares së Italisë. Në shoqërinë e bashkëshortes Linda dhe Presidentit të FSHF-së, Duka, kjo veshje është e çuditshme sidomos për një kryeministër si Rama, që është shumë i kujdesshëm te detajet.

Çfarë ka dashur të thotë me këtë xhest dhe a e di që Italia ndërkohë po luan në Maqedoni dhe jo në stadiumin “Loro Boriçi”?

Të presim këtë herë shpjegimin e vetë kryeministrit që gjithmonë e ka një të tillë.

Por ndërkohë më të shpejtë kanë qenë komentuesit në rrjetet sociale të cilët i kanë kujtuar kryeministrit se Ai ishte “tersi i lojës së sotme”.

Komentuesit i kujtuan edhe një herë kryeministrit kërkesën e bërë dy ditë më parë nga një shqiptar, për të mos shkuar në stadium në ndeshjen kundër Spanjës.


Video/ Spanja mund Shqipërinë, Italia përmbys në limite Maqedoninë

Ka përfunduar me rezultatin e përgjithshëm 0-2 ndeshja Shqipëri-Spanjë e vlefshme për turnin e tretë të ndeshjeve në grupin G. Shqipëria ndryshe nga dy ndeshjet e para është treguar e pafuqishme për të rezistuar ndaj iberikëve që me fillimin e pjesës së dytë kanë gjetur golin e avantazhit falë një gabimi të Etrit Berishës që solli ndëshkimin nga Diego Kosta ndërsa vulën e vendosi Nolito në minutën e ’65.

Me këtë humbje Shqipëria kalon në vendin e tretë në grup, të cilin e ndan me 6 pikë me Izraelin.

Ndërkohë që në ndeshjet e tjera Italia ka përmbysur rezultatin në 3-2 ndaj Maqedonisë dhe kryeson grupin bashkë me Spanjën me 7 pikë.



De Biasi braktis intervistën tek TVSH, e quan humbje të shëmtuar
Në prononcimin që ka dhen pas ndeshjes De Biasi është parë i mërzitur dhe gjatë intervistës që ishte duke dhen për TVSH, nga nervozizmi ka braktisur intervistën duke e lënë gazetarin të papërgatitur.

"Sigurisht nuk bëmë një pjesë të parë të keqe në nj rast që gabuam ata shënuan me një skuadër si Spanja nëse gabion ata shënojnë. Ata bëjnë këtë stil loje dhe ta imponojnë.Me skuadra të tilla duhen lojtar që të luhet shpejtë. Është një ekip që në momentin më të vogël të ndëshkon."

"Nuk të lë që të luash topin. Unë besoj që bëmë një ndeshje të mirë në pjesën e parë që bëri që ata të mos i afroheshin portës.Në pjesën e dytë kur pëson të ul moralin.

Nuk bën atë lojën që kishim menduar me lojë të shpejtë dhe kundërsulme.Kjo humbje nuk do ndikoj në moralin e skuadrës. Ishte një humbje e shëmtuar",- tha De Biasi pas ndeshjes.



10/10/2016/...................................................

PAMECA, kritika prokurorisë; “Përgjimet”, Shullazin dhe Roshin

Në raportin e 6-mujorit të misionit PAMECA 4, hetimet e nisura pak muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe dy oficerëve të FSO-së konsiderohen si thjesht dyshime dhe që rrezikuan për një periudhë kohe vijueshmërinë e punës në polici.

Vlerësimi tregon se çështja e procedimit dhe kërkesa e pezullimit nga detyra e drejtorit të përgjithshëm Çako duken të bazuara në mosbesim dhe thjesht dyshime.

“Nuk kishte asnjë të dhënë që pajisja “IMSI Catcher” të ishte në gjendje të kryente përgjime”, thotë Misioni i Asistencës së BE, i cili ofron në vendin tonë nndihmë për agjencitë e zbatimit të ligjit, veçanërisht për policinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme.

PAMECA 4 shton për këtë çështje se, vendimi i gjykatës mund të ndikonte negativisht hetimet proaktive apo atë në vijim lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, pasi policia do të kishte më pak burime duke qenë se drejtuesit e Forcave Operacionale prekeshin direkt për shkak të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Më tej në ecurinë e punës për agjencitë ligjzbatuese përmendet edhe ndjekja penale ndaj Emiliano Shullazit, aktualisht nën arrest me burg. PAMECA 4 shprehet se hetimet ndaj tij nuk janë kryer në mënyrë të thelluar për të arritur një rezultat konkret dhe në mënyrën më të shpejtë të mundshme.

Faktet përshkruhen në mënyrë të vagët e të përgjithshme, vlereson misioni dhe pa ndonjë referencë kohore e vendi të sjelljes së supozuar kriminale. Por edhe pa referencë për burimin e provave të mbledhura në lidhje me përgjimet për këtë të dyshuar.

Çështje tjetër e cila po ashtu bëri bujë është edhe arrestimi i kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili më pas u dërgua në shtëpi nga gjykata.

Sipas ligjit të Dekriminalizimit, i dyshuari nuk kishte pohuar të gjithë informacionin për problemet ligjore në vendet e tjera.

Por PAMECA thotë se vendimi që dha gjykata fillimisht me “arrest me burg” për Roshin nuk kishte një arsyetim serioz se përse u shpall ky verdikt, duke hedhur dyshime e duke e konsideruar si tendencioz çdo qëndrim miratues të gjykatës ndaj kërkesave të prokurorisë për dosje sensitive./TCH/



Kryebashkiaku Veliaj akuzohet se censuroi emisionin ‘Publicus’

Gazetarët shqiptarë protestojnë pasi presioni i kryebashkiakut Veliaj aludohet se shkaktoi mostrasmetimin e një emisioni investigativ në Vizion Plus mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës ndërsa administrata e televizionit hedh poshtë akuzën se mospublikimi i emisionit qe për ta censuruar atë.
Emisioni investigativ Publicus në Vizion Plus tërhoqi vëmendjen javën e kaluar me episodin e tij të dytë, ku ekspozoi gënjeshtrat e qeverisë mbi aftësitë e laboratorit doganor shqiptar për të kontrolluar importin e mbetjeve, por emisioni i tyre i tretë, një investigim mbi marrëveshjet e pista të Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e Landfillit të Sharrës nuk u transmetua të dielën në darkë, në një ngjarje që shumë gazetarë po e shohin si një rast censure flagrante mbi lirinë e medias.

Stafi i emisionit Publicus publikoi të dielën në darkë në faqen e tyre në Facebook një shënim ku denoncuan mbylljen e emisionit investigativ dhe humbjen e mbështetjes financiare për këtë emision.

“Drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”, njoftuan se e nuk lejojnë transmetimin e episodit të tretë të “Públicus”, të titullur “Kodrina e vdekjes”, sipas programimit (të dielën, dt., 10. 10. 2016, ora 20:10)! Njëkohësisht, kanë tërhequr mbështetjen financiare për programin, për stafin e përfshirë për realizimin e tij dhe se kanë larguar të gjitha njoftimet publicitare për këtë program nga faqja zyrtare online e televizionit!”,- shkroi stafi i emisionit.

Producenti i emisionit, Artan Rama, i tha BIRN se pasi investigoi skandalin e landfillit për një javë, ai qe thirrur të premten nga administratori i Televizionit dhe i qe kërkuar që të tregonte përmbajtjen e emisionit. Të dielën, administratori e njoftoi se emisioni nuk do të transmetohej pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Për Partinë Demokratike në opozitë, mbyllja e emisionit është pasojë e drejtpërdrejtë e cenzurës së ushtruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj mbi lirinë e medias.

“Dje ishte një ditë e keqe për lirinë e medias, për lirinë e shprehjes për demokracinë në Shqipëri”,- deklaroi Grida Duma, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike

“Një emision që po hetonte krimin e tij në Sharrë, aty ku humbi jetën dy muaj më parë 17 vjecari Ardit Gjoklaj. Teksa emisioni “publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të mos e transmetojë dhe e mbyll programin”,- tha ajo.

Gjithsesi, Genc Dulaku, drejtor administrativ i Media Vizion, kompanisë që menaxhon televizionin Vizion Plus, mohoi të ketë bllokuar transmetimin e emisionit për ta censuruar atë.

“Ne patëm mosmarrëveshje mbi çështje administrative me drejtorin e emisionit pasi ai qe vonuar në montimin e tij,” tha Dulaku për BIRN. “I thashë se qe e pamundur që emisioni të transmetohej këtë javë dhe se ai mund të vijonte javën tjetër, por ai vendosi të largohet”,- tha Dulaku duke iu referuar regjisorit të emisionit Artan Rama.

“Unë nuk mund të censuroj një emision që nuk e kisha parë”,- shtoi ai.

Zëdhënësi i Erion Veliajt nuk iu përgjigj kërkesave të ‘BIRN’ për komente.

Reklama e emisionit, e publikuar në faqen facebook të emisionit, thotë se ata kanë investiguar vdekjen e Ardit Gjoklajt, një 17 vjeçar që punonte pa kontratë pune në landfillin e Sharrës për nëj kompani të quajtur 3R, e cila operonte një impjant riciklimi në landfillin pronë e bashkisë.

“Të dielën në mbrëmje, “Públicus”, nuk u lejua të transmetojë një raport mbi vdekjen tragjike të një të riu që banonte në rrethinat e ish Kombinatit, e që punonte në kushte pasigurie në Landfillin e Sharrës, pronë e Bashkisë së Tiranës e që e bashkëadministronte me një kompani private riciklimi. Bëhet fjalë për Ardit Gjoklajn, 17 vjeçarin që u nda nga jeta në rrethana dramatike. Ne shkuam në Sharrë, takuam njerëz e folëm me familjarët e viktimës dhe regjistruam dëshmi. Zbuluam dokumenta të cilat nëpunësit kërkojnë t’i fshehin, pasi nuk duam të zbulohen përgjegjësitë. E të gjitha këto i përgatitëm për t’i publikuar. Por nuk na lanë!”,- shkruan drejtuesit e emisionit në Facebook.

Një pjesë e profesionistëve të medias reaguan të zemëruar ndaj lajmit. “Kjo është një ditë e keqe, [për lirinë e medias]” shkroi Andi Bushati në publikimin në internet ‘Lapsi.al’.

“Kjo është një goditje e përsëritur ndaj medias që investigon punën e Bashkisë së Tiranës”,- deklaroi Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë në një njoftim për median.

“Ky është një nivel i ri censure”,- tha për BIRN Ervin Goci, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës. “Më herët ne jemi informuar për përpjekjet pas skene, për të shtyrë gazetarët drejt heshtjes. Tashmë këto përpjekje kanë dalë në shesh”,- shtoi ai.

Më 7 gusht, trupi i pajetë i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj u gjet në landfillin e Tiranës. Policia arrestoi tre supervizorë impjantit të riciklimit të plehrave ku Gjoklaj punonte krahas dhjetëra punëtorëve të tjerë, për llogari të një kompanie të quajtur “3R”, për të ndarë plastikën, letrën dhe metalet nga mbeturinat e pariciklueshme.

Policia e hetoi ngjarjen si një aksident në punë dhe arrestoi tre mbikëqyrës të punimeve për shkelje të kushteve të sigurisë në punë. Administratori i kompanisë “3R”, Edurim Teqja, u shpall formalisht në kërkim nga policia. Teqja qe emëruar udhëheqës i Partisë Socialiste për qytetin e Peqinit pak muaj më parë.

Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë përgjigje mbi pyetjet se mbi çfarë marrëveshjeje, nëse ka një të tillë, një kompani private riciklimi po punonte në landfillin nën pronësinë e bashkisë.

Më herët këtë muaj, gazetarja Alida Tota njoftoi se, ajo qe pushuar nga puna nga televizioni ku punonte pasi kishte investiguar mbi të njëjtën çështje.

Investigime të mëparshme të BIRN kanë zbuluar se riciklimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës nga kompania “3R” kryhej nga punëtorë të keqpaguar dhe në shumicë pa kontrata pune.

Punësimi i paligjshëm i Ardit Gjoklajt për shkak të moshës ende të mitur nuk çuditi asnjërin prej punonjësve të landfillit të Sharrës që BIRN intervistoi. Ata treguan se praktika e punësimeve në kompaninë “3R” shpk udhëhiqej nga uria për sa më shumë krah të lirë pune, se sa nga respektimi i ligjeve në fuqi.

Më herët këtë vit anëtarët e Shoqatës së Riciluesve u ankuan për një tentativë të re për krijimin e një monopoli për riciklimin e mbetjeve të Tiranës, qyteti që prodhon shumicën dërrmuese të mbetjeve të riciklueshme në Shqipëri. Një investigim i BIRN i publikuar në gusht, zbuloi se lufta e Bashkisë së Tiranës për kontrollin e plehrave fshihte në fakt interesa private./Lindita Çela, Gjergj Erebara/BIRN/

Video/ I mori të dashurin njërës prej tyre, katër adoleshente torturojnë me shkop shoqen e tyre

Nisur vetëm nga një aferë dashurie katër vajza rreth moshës 14-vjeçare kanë torturuar me litar dhe shkop druri shoqen e tyre. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në Trindade, Brazil.

Ajo ishte lidhur me litar dhe u rrah prej secilës vajzë për katër orë me shkop.

Vajza arriti t'i shpëtonte këtij tmerri, kur agresoret shkuan të lanin gjakun, ndërkohë policia ka arrestuar katër vajzat.


Kotzias sulmon komisionerin Hahn për çështjen çame: Ishe i papërgjegjshëm!
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias i ka dërguar një letër Komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn në përgjigje të një keqinterpretimi siç thotë Ministria e Jashtme greke, për një çështje jo-ekzistente midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Kotzias kritikon Komisionerin për trajtimin në “mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze, dmth pa u konsultuar apo hulumtuar në mënyrë të plotë për çështjen kur pozicioni i Greqisë i është bërë i njohur Komisionit”.

Ministri i Jashtëm i bën të qartë se Greqia nuk do të njohë kurrë “çështje çame”:

“Unë përfitoj nga ky rast për të përsëritur edhe një herë qëndrimin tonë të fortë për këtë çështje. Për Greqinë, nuk ka asnjë “çështje çame”. Prandaj, nuk ka pasur dhe kurrë nuk do të jetë një çështje e tillë për axhendën shqiptare greke”,- thuhet në letër.

Kotzias paralajmëron se “nëse Komisioni do të miratojë argumentet nacionaliste të atyre që këmbëngulin në rivendosjen e një problematike jo-ekzistente, kjo do të përbënte pranimin e një tregimi revizionist të historisë europiane, e cila do të frymëzonte irredentizmin, duke rikkthyer në shumë pjesë të kontinentit çështje të zgjidhura në mënyrë të pakthyeshme menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.”

Ministri i Jashtëm i bën thirrje Komisionerit Hahn dhe Komisionit në tërësi të dalë me hapa korrigjuese, raporton Respublica.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme“, -shton ai. – që të mos ketë “çdo referencë ngjashme mashtruese në raportin e progresit për Shqipërinë“, pasi kjo do të kishte “pasoja shumë serioze në marrëdhëniet tona“.

Kotzias i kërkon Shqipërisë të sillet si një vend i denjë aspirant për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Shqipëria duhet të mbetet e angazhuar për reformat evropiane. Rrjedhimisht, zbatimi i qëndrueshëm, i integruar dhe i plotë i pesë prioriteteve kyçe është thelbësore për fillimin e negociatave për anëtarësim. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për transformimin e përgjithshëm institucional të vendit dhe kredibilitetin e procesit të zgjerimit”,- thuhet në letrën e ministrit të Jashtëm grek.
Tronditet Maqedonia, zbulohet varrezë masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit

Një varrezë masive është gjetur në oborrin e shtëpisë të kryetarit të BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. Lajmi është konfirmuar edhe nga vet politikani shqiptar, i cili kishte njoftuar edhe një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Zajaz të Kërçovës.

Sipas raportimeve të para, nuk dihet se cilët mund të jenë viktimat në këtë varrezë masive në kërçovë, nëse ka burra, gra dhe fëmijë, dhe nëse pjesa më e madhe e tyre janë qëlluar në kokë.

Udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti do të kërkojë me siguri që të autorizohen grupe të posaçme ekspertësh për gjetjen e viktimave. Në këtë varrezë dyshohet se ndodhen eshtrat e viktimave që janë vrarë shumë vite më parë në Maqedoni.

Ngjarja raportohet e rëndë dhe ndoshta aty mund të zbulohen edhe krime më të rënda ndaj njerëzimit që kanë ndodhur në Maqedoni.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe prokurorë dhe policia për të hetuar të gjitha dëshmitë për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Zhurnal” ka siguruar fotot e para nga eshtrat që janë gjetur në varrezën masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit.

Zhvarrosja e tyre ka filluar, teksa janë nxjerrë disa prej eshtrave të gjetura. Mësohet se ato do të dërgohen për ekspertizë të mëtejshme dhe më pas do të rivarrosen në vendet e përcaktuara.

Ende nuk dihet nëse këto eshtra datojnë nga hordhitë çetnike të vitit 1913, në prag të fillimit të Luftës së Parë Botërore, apo më vonë.

Habit Kampioni i Botës, rezultoi pozitiv me kokainë: Mu injektua gjatë seksit

“Kampioni i botës në kërcim me shkop, Shawn Barber fitoi të drejtën të garonte në Lojërat Olimpike pavarësisht se rezultoi pozitiv për kokainë, të injektuar gjatë një marrëdhënie seksuale”,- kështu ka deklaruar “Athletics Canada”. Sportisti 22-vjeçar evitoi një dënim 2-vjeçar pasi ka argumentuar me sukses faktin që droga i është injektuar nëpërmjet puthjeve.

Një institucioni i pavarur arbitrazhi gjykoi se nuk ka patur asnjë faj apo neglizhencë nga ana e Barber, i cili gjithsesi në Rio e përfundoi garën e tij në vend të 10-të.

Vetë “Athletics Canada” e cilësoi vendimin e arbitrazhit të drejtë dhe të arsyeshëm.

Vetë Barber, një natë para provave gjenerale olimpike kanadeze ka postuar se është në kërkim të një takimi me një femër e cila është e pastër nga droga dhe sëmundjet.

Ai fitoi titullin duke vendosur edhe rekordin kombëtar, por do të duhej të humbte gjithçka. Barber pretendon se preferoi takimin seksual për të hequr dhe larguar stresin.

Gruaja e përfshirë në këtë skandal ka pranuar se kishte konsumuar kokainë dhe se gjatë takimit të tyre ksihte puthur Barber disa herë, pa e informuar atë se kishte konsumuar drogën.

“Për asnjë moment gjatë marrëdhënies dhe veprimeve të mia nuk e kam çuar ndërmend se mund të ishte e mundur që të më injektohej apo transmetohej kokaina në atë mënyrë”,- ka thënë Barber në një deklaratë.

Ndërkohë, avokati i Barber shtoi: “Toksikologjistë të huaj dhe të pavarur kanë studiuar rastin dhe kanë kuptuar se do të ishte qenë e pamundur që të merrej me qëllim kjo sasi kokaine. Ekziston dhe është i njohur rasti që të mund të injektohet dhe të transmetohet kokaina te një sportist nëpërmjet puthjeve, çka është saktësisht ajo që ka ndodhur”.

Çështja e Barber u gjykua më datë 5 gusht, pikërisht në ditën e ceremonisë çelëse të Lojërave Olimpike në Rio, ndërsa vendimi përfundimtar u mor më gjashtë ditë më vonë, ndërkohë që sportisti garoi më datë 15 gusht.


Shqiptarët braktisin bujqësinë për kanabisin
Sipërfaqet e mbjella me kanabis këtë vit u rritën me 5 herë më shumë sesa një vit më parë. 5 herë më shumëdo të thotë 213.4 hektarë me bimë narkotike kundrejt 44.7 hektarëve të kultivuar në vitin 2015 apo 16.2 hektarëve të vitit 2014, pa llogaritur këtu Lazaratin. Këtë vit pati 13 herë më shumë parcela me kanabis sesa në vitin 2014 kur qeveria goditi Lazaratin.

Shpërbërja e Lazaratit, kryeqytetit europian të kanabisit, ashtu siç ishte raportuar në disa media ndërkombëtare, bëri që kultivimi i bimës narkotike të shpërthente në mbarë vendin.

“Situata është përkeqësuar”, i tha një diplomat i rëndësishëm revistës prestigjoze “The Economist”. RAI publikoi dje një reportazh me intervista të kultivuesve të Krujës që i tregonin me zë e figurë se fitonin 60 % nga droga dhe 40 % ia jepnin policisë.

Në të gjitha plantacionet e zbuluara, së fundi me ndërhyrjen e Prokurorisë dhe SHISH, shihet se kultivuesit kanë ngritur sisteme të sofistikuara vadije. Sisteme që u mungojnë fermerëve në të shumtën e rasteve. Vaditja është ndër arsyet kryesore përse prodhimi bujqësor në Shqipëri është në rënie.

Të dhënat zyrtare tregojnë se bujqësia është në trend rënës për të pestin tremujor radhazi. Në tremujorin e dytë të këtij viti rënia ishte me 1.48 %.

Ngadalësimi ka nisur që në vitin 2013 në këtë sektor që mban një peshë të lartë të ekonomisë së vendit. Në Shqipëri bujqësia zë afro 20 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të importojë prodhime bujqësore (4.7 herë më shumë se sa eksporton sipas Monitor).

Një ndër arsyet është fakti se bujqësia shqiptare nuk ka mundur të modernizohet në këto vite.

Por orientimi i popullsisë së fshatit drejt trendit të kultivimit të kanabisit, po e përkeqëson situatën.

Që banorët e zonave të thella (dhe jo vetëm) po kultivojnë kanabis (dhe jo kultura bujqësore) për të luftuar varfërinë dhe papunësinë, këtë e pranoi me një deklaratë populiste vetë Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri.

“Unë i kuptoj qytetarët e zonave më të thella të Shqipërisë, që ngasja për të luftuar varfërinë, i con te prova për të shkelur ligjin duke mbjellë disa rrënjë kanabis. Nuk i quaj kolumbian e trafikant siç bën opozita, por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar varfërin.

I kuptoj qytetarët në çdo fshat e qytet, që ngasja për të luftuar papunësinë, i con te puna e paligjshme në këtë biznes të paligjshëm. As këta nuk i quaj kolumbian, as i quaj trafikantë, siç bën opozita. Por sigurisht i them se kjo nuk është mënyra për të luftuar papunësinë”, u shpreh Saimir Tahiri një ditë pas publikimit të raportit të Guardia Di Finaza, të cilin ai vetë “këmbënguli” ta krahasonte me vitin 2013 me anë të një statusi në Facebook, duke anashkaluar me dashje krahasimin me vetë punën e tij, me vitet 2014 e 2015.

Të dhënat e Guardia Di Finanza tregojnë se trendi i kultivimit të kanabisit është rritur me një shpejtësi marramendëse, nga 16 hektarë në vitin 2014 në 213 hektarë këtë vit. Pjesë e raportit nuk janë sipërfaqet me kanabis të mbjella dhe të korruara përpara qershorit. Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, pranoi se kultivuesit kanë sjellë në Shqipëri në farë “vietnameze” që hyn në prodhim nga 18 ditë në 45 ditë.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha e theksoi këtë fakt; se monitorimi i Guardia Di Finanza nuk e përfshin këtë periudhë. Ai tha se Guardia Di Finanza ka kontrolluar vetëm 17 % të territorit të vendit.

Një pjesë e mirë e kësaj sipërfaqe është mbjellë në zona malore dhe jo në toka bujqësore. Por hektarë me drogë janë zbuluar edhe në toka të kultivuara më parë me prodhime bujqësore, si përgjatë lumit të Vlorës, në Ishëm apo në Rinas.

“Zaptimi” i tokave me drogë është vetëm një provë e orientimit të banorëve të fshatrave drejt kanabisit.

Dëshmi tronditëse të njerëzve “të punësuar” në plantacionet e drogës po publikohen në media. Një e tillë u bë publike në gazetën “Shekulli” një ditë më pare. Një qytetar që tregonte se si furgonat mbusheshin në Kamëz me të moshuar, gra e fëmijë e dërgoheshin në parcelat me kanabis për të punuar për 20 apo 30 mijë lekë të vjetra në ditë.

Të tilla rrëfime tregojnë se veç tokave, edhe krahu i punës që mund të shfrytëzohej në buqësi është i zënë me drogën dhe ka braktisur kujdesin për kulturat bujqësore, sepse kërkesa për të punuar për trafikantët kundrejt fitimeve të shpejta është shtuar paralelisht me rritjen e frikshme të sipërfaqeve me drogë.




Veliaj prezanton Planin Urbanistik: Ja pse kullat janë të mira për Tiranën...
Erjon Veliaj përdori një llogjikë matematike kur foli për kullat që do të ngrihen në Tiranë me Planin e Përgjithshëm Vendor. Gjatë prezantimit të projektit Veliaj tha se, kullat e larta i japin mundësi qytetarëve të gëzojnë hapësirën e gjelbër që kursehet nga toka.

“Ka shumë njerëz që thonë “Unë i urrej kullat”, po mirë t’ju bëj një pyetje. Nëse ne kemi një hapësirë 500 metra katrorë, është më mirë që dikush ta zërë të gjithë këtë 500 metra katrorë, në pronën e vet private, me të drejtën për ta zhvilluar, me dy kate.

Pra 1 mijë metra katrorë t’i zhvillojë në këtë 500 metërsh, apo mos është më inteligjente që të përdori vetëm 100 metra katrorë, ta bëjë 10 katësh, sepse ajër kemi, tokë nuk kemi dhe të gjithë hapësirën tjetër t’ia lërë publikut?

Pra a ia vlen t’i fusim marzhin e histerisë këtyre diskutimeve? Apo ndoshta duhet të mendojmë çfarë kemi të kufizuar, ajër apo tokë? Tokën e kemi të kufizuar!”,- u shpreh Veliaj.

Pra kullat 10 katëshe në Tiranë, sipas Veliajt, do të ndërtohen për të kursyer sa më shumë gjelbërim dhe tokë publike.

Sipas tij, sa më e lartë të jetë kulla aq më shumë banorë do strehohen aty, aq më shumë tokë do kursehet dhe për pasojë do të ketë më shumë gjelbërim.



Deficiti tregtar i Shqipërisë me Serbinë, gati pesëfish
Serbia gjatë vitit 2015 ka eksportuar në Shqipëri mallra që kapin vlerën e 91,8 milionë eurove, ndërsa ka importuar nga Shqipëria mallra me vlerë 18 milionë euro. Që i bie se Serbia ka eksportuar në Shqipëri mallra me vlerë pesë fish më shumë se vlerë e atyre që ka importuar nga Shqipëria.

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2016 shkëmbimi tregtar midis Shqipërisë dhe Serbisë ka arritur vlerën e 77,8 milionë eurove, raporton Koha Ditore.

Sipas të dhënave të Dhomës Ekonomike të Serbisë, vlera e mallrave që Serbia ka eksportuar në Shqipëri është 60,5 milionë euro, ndërsa vlera e mallrave që Serbia ka importuar nga Shqipëria kap 17,3 milionë euro.

Forumi serbo-shqiptar i biznesit do të mbahet më 14 tetor në Nish nën patronazhin e kryeministrave të të dy vendeve – Aleksandar Vuçiçit dhe Edi Ramës.

Në Dhomën Ekonomike të Serbisë këtë takim e quajnë historik, meqë për herë të parë zhvillohet një takim i këtij formati midis dy vendeve.

Makina bie në kanalin me ujë, aksidentohen dy persona në Shkodër
Një makinë ka rënë në një kanal në aksin rrugor Shkodër- Velipojë, me pasojë dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në rrugën Shkodër - Velipojë, në fshatin Trush, ku një automjet tip “Volswagen” me targa “AA 437 OA” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilat kanë konstatuar se të dëmtuar kanë mbetur persona akoma të paidentifikuar.

Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet të jenë bërë kushtet klimaterike.

Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa vijojnë hetimet për të hedhur dritë rreth tyre.


Vrau për zhurmën e lokalit, 18 vite burg të riut
Ka mjaftuar vetëm një seancë ndaj Alban Hykës, pasi ky i fundit ka pranuar gjykimin e shkurtuar në procesin ku akuzohet për vrasjen e Luan Koprenckës.

Mosmarrëveshjet dhe debatet mbi zhurmat që shkaktonte lokali që administrohej nga motra e të pandehurit ka qenë shkak i vrasjes së 55-vjecarit Koprencka, në fundmajin e këtij viti.

Sipas prokurorisë, i pandehuri Hyka pasi ka debatuar me viktimën, i cili ankohej për zhurmat që i shkaktoheshin nga lokali që kishte poshtë shtëpisë dhe janë përleshur fizikisht me të.

Pas konfliktit fizik, Hyka e ka ndjekur viktimën duke e qëlluar me thikë në ije, plagë e cila i ka marrë edhe jetën. Ngjarja, dhe aq më tepër motivet, shokuan banorët e zonës së Kombinatit.

Gati 5 muaj pas ngjarjes, lokali vazhdon punën ndërsa sipër tij ndodhet shtëpia e të ndjerit. Tani në këtë zonë mbizotëron qetësia, blerja e së cilës i kushtoi jetën një personi, burgosi me dhjetëra vite një tjetër, ndërsa dy familje mbetën me marrëdhënie të acaruara mes tyre./TCH/
Foto/ Itali, aksident tragjik, nëna shqiptare vdes në sytë e 3 fëmijëve

Një grua shqiptare 37 vjeçe ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është shtetasja me iniciale A.B, e cila jetonte në Barço me tre fëmijët e saj, përkatësisht të moshës 16, 12 dhe 2 vjeçar.

Ajo vdiq në vend pas përplasjes fatale, ndërsa djali i saj më i madh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Sant’Anna di Cona.

Dy fëmijët e tjerë kanë marrë lëndime të lehta dhe pa pasoja për jetën, ndërsa janë traumatizuar nga ngjarja, për shkak se kanë parë nënën e tyre teksa ndërronte jetë.

Familja shqiptare udhëtonte me një mjet tip Alfa 156, i cili u përplas për shkak se gruaja humbi kontrollin teksa po tentonte të ndryshonte korsinë, duke u përplasur me një mjet tjetër tip Benz.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi edhe bashkëshorti i viktimës, i cili e gjeti gruan e tij të vdekur në ambulancë teksa po transportohej për në morg.


Fotolajm/ Ministrja Kumbaro parkon mbi trotuar. A do ta gjobisë policia?

Sot ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u shpreh i kënaqur me gjobat dhe masat që janë marrë ndaj shoferëve, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Por a do t’i vendosë Policia e Shtetit gjobë edhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro?

Makina me të cilën ajo lëviz me shofer, është parkuar mbi trotuar në rrugën “Andon Zako Çajupi” në kryeqytet.

Fotoja është publikuar nga “Jeta Osh Qef”.




Ngacmonte komshien në ashensor, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili akuzohet për “Vepra të turpshme”.

Burimet zyrtare rajonale bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Xhuljano Rr., banues në Berat.

Në mjediset e një ashensorit, ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 21-vjeçaren B.K., banuese në Berat, tha policia.


Fitorja e Spanjës në Shkodër dhe enigma e golit që pësoi Berisha
Heroi negativ i ndeshjes së Shkodrës nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së mediave spanjolle. Etrit Berisha i cili i dhuroi golin e parë Spanjës ka marrë gjerësisht vëmendjen e shtypit iberik. E përditshmja sportive "AS" nuk ka dyshime se kush ishte protagonist i kësaj fitoreje. Si të mos largosh një top, Berisha i fali golin e 1-0 Spanjës”, shkruhet në një artikull të “AS”.

Fama e gafës së Shkodrës ka mbërritur deri në Britani.

“Daily Mail” nuk ngurron ta cilësojë një “gabim të tmerrshëm” atë të Berishës në artikullin e saj për ndeshjen, ku thekson se, Shqipëria po i bënte ballë iberikëve deri në largimin e gabuar të topit nga portieri shqiptar.

Për gabimin e tij foli edhe vetë portieri i kombëtares shqiptare i cili deri në atë moment të ndeshjes po zhvillonte një lojë të shkëlqyer.

Në një intervistë për TVSH, Berisha tha se, “ishte një top i kthyer dhe unë u mundova që ta vazhdoja lojën tek Berati (Gjimshiti) por para se ta pasoja topin, ai më foli dhe më tha largoje topin dhe nuk shkoi ashtu siç duhej. Por janë gjëra që ndodhin. Sigurisht më vjen shumë keq".


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   320   321   322   323   324   325   326   327   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish