Nga Blendi Fevziu
Donald Lu është rikthyer edhe një herë të flasë për temën e tij të preferuar, atë të lidhjeve të politikës me krimin. Ai i është referuar pandëshkueshmërisë si fenomen i njohur në Shqipëri dhe faktit që banditë dhe keqbërës që i njohin të gjithë i kanë shpëtuar burgut falë lidhjeve të forta politike. Lu ka deklaruar se situata është alarmanete dhe ka dhënë shpresë duke sqaruar se në Shqipëri do të mbërrijnë për trajnim ekspertë të FBI Amerikane.
Edhe pse Lu i kthehet dhe rikthehet prej dy vitesh kësaj teme, ajo që është arritur është ende pak. Ligji i dekriminalizimit ka nxjerrë nga politika disa emra dhe pritet të shërbejë si postbllok për emra të tjerë që do synojnë të hyjnë.
Ndërkohë krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, së paku teorikisht mund të vendosë gishtin mbi politikanë të lidhur me krimin dhe të korruptuar. Gjë që mund të krijojë një lloj pastrimi të politikës në përgjithësi.
Por kjo është vetëm ndërhyrja emergjente. Problemi qëndron më shumë se sa kaq. Qëndron tek shkaku i afrimit të kriminelëve nga politika. Eleminimi i tij mund të çojë më pas në eleminimin e krejt fenomenit.
Për çfarë i hyn në punë një njeri i inkriminuar një politikani shqiptar?! Kjo është pyetja bazë dhe më thelbësore që bëhet në shumiën e rasteve kur flitet për këtë gjë.
Për vota, jo. Vështirë që komuniteti të votojë një bandit apo një kriminel. Vështirë që ata të kërkojnë ta kthejnë një keqbërës në model për fëmijët e tyre. Në shoqëri kriminelët mund t’i kenë frikë, por nuk i respektojnë.
Deri tani së paku çdo analizë të çon në vetëm një përfundim. Banditët dhe kriminelët përdoren thjeshtë për të vjedhur, blerë apo trafikuar vota. Për këtë arsye vihen në listat e deputetëve; për këtë arsye ju bëhen favore dhe i shmangen ndëshkimit të ligjit; për këtë arsye ka parti politike në Shqipëri që kanë hyrë në garë kush i mban më afër dhe kush i ka për vete.
Kjo garë e pistë dhe neveritëse është shndruar në një sëmundje kronike në Shqipëri dhe vetëm eleminimi i saj mund të çojë në zhdukjen e tyre nga jeta publike dhe vendosja përpara ligjit.
Nëse gara elektorale nuk do jetë e ndershme dhe e drejtë, shumë shpejt, vendi do ketë vëtëm një lloj votimi, atë midis bandave që do përpiqen jo për qeverisjen e vendit, por për sundimin e tyre mbi të.
Dhe në këtë rast nuk do ketë as ligj dhe as Byro hetimi që të rikthejë shtetin e së drejtës. ndaj bashkë me ligjin për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi, duhen marrë masa edhe për reformën elektorale. Ky kancer i politikës shqiptare, duhet goditur në thelbin e tij dhe kjo është zgjidhja më e mirë.
Basha: Pseudoreforma e Ramës, drama e mijëra maturantëve. Të shkarkohet Lindita Nikolla!
“Drama dhe lotët e maturantëve sot janë rezultati i një pseudoreforme që ka rënë që në nisje. E pompoi me të madhe Edi Rama, por prodhoi padrejtësi.
Mijëra 18 vjecarë, të prerë në besë, të cilët në vend që të ishin duke u bërë gati për momentin më të rëndësishëm të jetës, sot kanë një barrë tjetër nga Edi Rama, sepse janë lënë në rrugë, nuk e dinë ku do shkojnë, shohin se mesatarja e tyre e shkëlqyer papritur përfundon në mesatare të ulët.
Kjo është reforma e Edi Ramës, që hedh poshtë mundin, talentin, punën e madhe, studimet e disa viteve, me një të rënë të lapsit.
Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në cdo universitet që ka aplikuar.
Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.
Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, ska transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë.
Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet.
Këto janë rezultatet dramatike të asaj që u nis keq që në fillim sepse qëllimi i Edi Ramës nuk ishin dhe nuk janë studentët, dija, auditori, por kapja e universitetit, kapja e rektorëve, nëpërmjet bordit të administrimit.
Bordi i administrimit nuk është gjë tjetër vecse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, cdo burim universiteteve, vendos ku do shkojnë fondet, sundon rektorët e pedagogët.
Kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje.
Shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e menjëhershme, sot.
Frenimi i regjistrimit dhe publikimi i kritereve. Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit.
Ne faqen zyrtare të Partisë Demokratike eshte ne funksion aplikacioni ku cdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim. http://www.pd.al/trego-rastin-tend/
Te dashur maturantë, jemi ne krahun tuaj dhe prinderve tuaj. Se bashku te luftojme që e drejta e juaj, mundi dhe sakrifica juaj te mos neperkemben, të mos dhunohen. Se bashku nuk do ti lejojme ta derrmojne rinine e tja vjedhin te ardhmen. Kauza juaj do të cohet deri në fund”,- shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Lihet në qeli Denis Shtraza
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në burg Denis Shtrazën, i cili akuzohet si pjesëmarrës në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në Janar të këtij viti në Durrës.
Apeli la kështu në fuqi masën e dhënë më parë nga Gjykata për Krimet e Rënda për 33 – vjeçarin.
Shtraza u arrestua në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e Çollakut.
Koncensioni i Rrugës së Kombit, Prokurimet skualifikojnë turqit e “Vendekës”, kualfikohet “Salillari”
Hillary Clinton: Më mirë ha darkë me Putin sesa me Trump!
Hillary Clinton ka deklaruar se do të preferonte më mirë të hante një darkë me Putinin sesa me Trump. Shtypi është habitur ku ka marrë përgjigjen e kandidates demokrate për presidente në lojën tradicionale me portokaj në bordin e avionit të “Hill Force One”.
“Portokalli që rrotullohet është një loje tradicionale për fushatat që ka filluar me Ronald Reagan”,- thotë “Daily Mail”.
Gazetarët në pjesën e prapme në një portokall shkruan pyetjen se me kë do të preferonte të hante darke Clinton?
Kandidati ose ndihmësit e tyre në pjesën e përparme shkruajtën një përgjigje që i habiti gazetarët: “Putinin”.
Megjithatë ndihëesit e saj kanë nxitur të saktësojnë se kjo është vetëm një lojë dhe se përgjigjja nuk u kthye personalisht nga Hillary.
Meta takon Duncan Norman, ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, z. Duncan Norman të cilit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe suksese në detyrën e re.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet historike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, theksoi se Kuvendi i Shqipërisë dëshiron intensifikimin e shkëmbimeve të gjithanshme mes dy vendeve, duke vlerësuar investimin afatgjatë të Britanisë së Madhe në të gjithë vendet e rajonit tonë. Në këtë kuadër, u vlerësuan shkëmbimet ndërparlamentare si tepër të rëndësishme për cilësinë e bashkëpunimit dypalësh.
Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë që ekziston mes dy vendeve në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme ku Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi mbështetjen domethënëse britanike.
“Britania e Madhe është një partner shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, dhe intensifikimi i këtij bashkëpunimi, do të rrisë edhe besueshmërinë e Shqipërisë ndaj investitorëve britanikë në të ardhmen”, nënvizoi z. Meta.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar z. Duncan Norman shprehu kënaqësinë e marrjes së detyrës së re në Shqipëri dhe e informoi Kryetarin e Kuvendit z. Meta mbi prioritetet e Ambasadës në funksion të bashkëpunimit dypalësh.
Ambasadori Norman theksoi se Shqipëria luan një rol tradicional tepër pozitiv në rajon, i cili vlerësohet prej Mbretërisë së Bashkuar, dhe në këtë drejtim, qeveria dhe parlamenti britanik mbeten të përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe me Shqipërinë dhe me vendet e tjera të rajonit.
Në përfundim Kryetari Meta dhe Ambasadori Norman biseduan edhe mbi ecurinë e reformave në Shqipëri, ku theks i veçantë u vendos mbi avancimin e reformës në fushën e drejtësisë, si kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe për rritjen e kredibilitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Nishani dekreton ndryshimet në Qeveri, Sokol Dervishaj, merr detyrën
Kreu i shtetit Bujar Nishani ka zyrtarizuar ndryshimet në kabinetin qeveritar duke dekretuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Transportit e Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.
Ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë me argumentin se do të angazhohet në çështjet partiake.
Në vend të Haxhinastos, si ministër i Transportit e Infrastrukturës është propozuar Sokol Dervishaj, po nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Sheshi ‘Skënderbej’/ Rama vë në jetë projektin 3.8 mln euro
Një projekt i shumëdebatuar i qeverisë shqiptare për të rinovuar Sheshin Skënderbej në qendër të Tiranës nisi punimet sot, shoqëruar me bllokim trafiku në shkallë të gjerë.
Projekti “Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e I-rë”, parashikon ridizenjimin e Sheshit Skënderbej, vetëm katër vjet pas dizenjimit aktual, dhe pritet të kushtojë 527 milionë lekë (3.8 milionë euro).
Projekti është financuar nga qeveria shqiptare përmes instrumentit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe po zbatohet si projekt i Bashkisë Tiranë.
Në fazën e parë të projektit, firma zbatuese ka bllokuar segmentin rrugor që lidh xhaminë e E’them Beut me hotel Tiranën.
Tenderi për Fazën e I-rë të projektit u zhvillua në muajin gusht dhe në të morën pjesë tri kompani, por vetëm njëra prej tyre dha një ofertë monetare ndërsa dy të tjerat u skualifikuan pasi nuk kishin dhënë ofertë, duke e bërë tenderin efektivisht pa garë reale.
Sipas formularit të njoftimit të fituesit (kliko këtu për formularin), kompania Fusha sh.p.k e fitoi tenderin duke kërkuar 527 milionë lekë pa TVSH, (rreth 3.8 milionë euro) për këtë projekt. Oferta fituese qe e barabartë me 98.9 për qind të fondit limit prej 533 milionë lekësh.
Projekti për “rikualifikimin” është përgatitur nga studioja arkitekturore 51N4E, e cila e kreu projektin fillestar në vitin 2012, porositur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama.
Projekti mbeti i pazbatuar për shkak se në vitin 2011, drejtimi i Bashkisë Tiranë ndryshoi dhe administrata e re e drejtuar nga Lulzim Basha, e hodhi poshtë projektin duke dizenjuar sheshin siç është aktualisht. Projekti fillestar parashikon edhe ndërtimin e disa kullave përreth sheshit, ndërsa vetë sheshi parashikohet se do të bëhet një hapësirë e mbyllur për makinat dhe në përdorim të vetëm këmbësorëve.
Faza e parë e projektit parashikon ndryshime në një kuadër nga statuja e Skënderbeut te pjesa pas Hotel Tiranës. Sipas procedurës së tenderimit, punimet duhet të zgjasin 12 muaj dhe sheshi i rinovuar duhet të jetë gati në verën e vitit të ardhshëm.
Qeveria aktuale ka ndërmarrë një numër të madh projektesh rinovuese të shesheve të qyteteve të njohur si “Rilindja Urbane”, projekte që shpesh janë shoqëruar me debate mbi vlefshmërinë dhe shpenzimet e tepërta në një kohë kur shumica dërrmuese e projekteve janë vënë në zbatim pa procedura të konsultimit publik./BIRN/
Foto/ Zhgënjimi! Pas këtyre pozave s'do t’i besoni më vajzat që njihni në Facebook
Shpesh habitemi kur takojmë në jetën reale persona që i kemi njohur në Facebook apo adresa të tjera sociale. Kjo për shkak të modifikimeve që iu bëhen fotove pasi postohen në rrjet.
Këtë nuk e bëjnë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe VIP-at, përfshirë këtu aktore dhe modele.
Pasi të shikoni këto foto nuk do i besoni më imazhet përfekte që ju servirin revistat, gazetat apo edhe vetë VIP-at në internet.
Foto/ Kapiteni i Interit s’i kursen paratë, ja dhurata luksoze që i bën gruas së tij seksi
Pas kthimit nga pushimet në jaht në Costa Azzurra, gruaja e kapitenit të Interit, Mauro Icardit ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto në të cilën tregon një bizhu shumë të veçantë, si dhe dekoltenë e saj bujare.
Bëhet fjalë për një unazë të ndritshme, e cila nga pamja duket mjaft e shtrenjtë.
Nuk është kursyer aspak kapiteni për bukuroshën Wanda, e cila prej disa kohësh është në krah të tij.
Foto/ Ja kush shpallet “Modelja e Vitit”
Ajo është një imazh i dashur i modës, e cila ka pozuar për fushata të shumta këtë vit dhe Bella Hadid ka vërtetuar statusin e saj teksa ka rrëmbyer çmimin “Modelja e Vitit” në ceremoninë e “GQ”, organizuar mbrëmjen e së martës.
Modelja 19-vjeçare, e cila dukej e mrekullueshme me një fustan të gjatë, është shprehur se ishte gati të pësonte një atak në zemër në momentin që është ngjitur në skenë për të marrë trofeun e fituar.
“Kjo është e mrekullueshme. Kam punuar vërtet shumë dhe është shumë e rëndësishme të vlerësohesh për punën tënde”,- ka thënë Hadid në momentin e marrjes së çmimit, e cila gjithashtu bëri një dedikim prekës për nënën e saj Yolanda Foster, e diagnostikuar me sëmundjen e “Lyme” që prej 2012.
“Kjo është hera e parë, pas 4 vitesh, që nëna ime del nga krevati i saj, rregullon flokët dhe vendos makijazh. Jam shumë e lumtur që ajo është këtu sot”.
Video+16/ Publikohet videoja e Encës nudo në vaskë
Rreth një vit më parë Enca publikoi këngën ‘Soul Killa’ ku në një nga skenat e klipit ajo shfaqej nudo në vaskë.
Pak minuta më parë ‘Vipat e Bllokut’ kanë publikuar një pjesë nga prapaskenat e xhirimit të kësaj skene në të cilën Encës i ndërpritet muzika, por mimika e fytyrës së saj është shumë komike.
Kokëdhima: Media pranë segmenteve të caktuara brenda PS-së po më sulmojnë
Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka reaguar sot pas disa raportimeve në media dhe një interviste të deputetit të PS, Fatmir Toçi, të cilët e akuzonin Kokëdhimën se po ngre struktura paralele në degët e PS në jug të vendit. Në këto raportime thuhej gjithashtu se Kokëdhima ishte pritur keq në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Vlorës.
Zyra e shtypit e ish deputetit ka bërë për këtë rast deklaratën e mëposhtme:
“Media pranë segmenteve të caktuara brenda Partisë Socialiste kanë nisur ditët e fundit një sulm frontal kundër ish-deputetit Koço Kokëdhima. Fillimisht sulmet nisën me shkrime ku citoheshin burime anonime nga Delvina dhe sot kanë vijuar me krijimin e një skene teatrale në Asamblenë Socialiste të Vlorës duke thërritur edhe mediat që të jenë të pranishme.
Në momentin që Kokëdhima ka marrë fjalën, kryetari i FRESSH të Vlorës, Klajdi Myzaferaj, njëkohësisht edhe Drejtori i Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë, ka inskenuar largimin e tij dhe të tre vartësve të tij nga salla.
Myzaferaj është shprehur se nuk dëshiron që të dëgjojë Kokëdhimën dhe ka kërkuar që edhe të pranishmit e tjerë të dalin nga salla. Por përveç tre vartësve të tij, asnjë person tjetër nuk ka dalë nga salla.
Më pas Asambleja Socialiste e Vlorës ka vijuar punimet e saj normale me fjalën e Kokëdhimës. Ish-deputeti është fokusuar tek reforma në parti dhe tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Në këtë pikë Asambleja Socialiste e Vlorës ka kërkuar që të jetë vetë baza ajo që do të propozojë kandidatët për deputet dhe jo të emërohen persona nga Tirana, të cilët nuk kanë lidhje me zonën.
Anëtarët e Asamblesë Socialiste të Vlorës kanë deklaruar që duhet të dëgjohet edhe zëri i tyre sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një përfaqësim sa më i mirë në parlamentin e ardhshëm si dhe garantohet shtimi i votave”,- përfundon deklarata e zyrës së shtypit të Koço Kokëdhimës.
Foto/ Ëndërron të bëhet gruaja më e shëndoshë në botë, shikoni çfarë bën i dashuri i saj për të
Një 27-vjeçare amerikane, e cila është 130 kg larg të qenurit gruaja më e shëndoshë në botë, dëshiron të shëndoshet deri sa të mos mundet më të lëvizë.
Monica Riley nga Fort Worth, në Teksas, aktualisht peshon 320 kg, por ëndërron që të bëhet aq e shëndoshë sa të mos mundet të lëvizë.
I dashuri i saj 25-vjeçari Sid Riley, mbiemrin e të cilit ajo e ka marrë edhe pse nuk janë martuar, kalon ditën duke gatuar ushqime për 27-vjeçaren.
Foto+16/ Shikoni me çfarë e mbulon “zogun” kjo vajzë...
Modelja dhe aktorja e njohur angleze, Cara Delevingne kësaj radhe ka bërë diçka të pazakonshme.
Ajo ka vendosur lule në “zogun” e saj, përkatësisht ka mbuluar “zogun” me lule si pjesë e kampanjës “Lady Garden”, shkruan Mirror.
Kujtojmë se pozimi për të qenë pjesë e kësaj kampanje ka tërhequr vëmendjen e publikut duke qenë se veprimi i tillë është edhe provokativ.
Foto/ Kur fluturohej përpara 100 vjetësh...
Kapiteni William Chambers ishte një pilot britanik i Luftës së Parë Botërore që kishte edhe mundësinë dhe pasionin që në atë kohë të përdorte një aparat fotografik.
Ai kreu disa shkrepje para se të humbe jetën gjatë një misioni shpëtimi në Francë. Ishte vetëm 21 vjeç dhe ndarja para kohe nga jeta i ndërpreu edhe ëndrrën për fotografinë.
Filmat me imazhe të 100 viteve më parë u gjetën rastësisht nga nipi i tij, i cili ja tregoi një fotografi profesionist. Ky i fundit arriti që t’i zhvillojë këtë foto dhe të hedhë imazhet në letër.
Fotot njëshekullore do të shfaqen në një muzeum në Angli.
Foto/ Kate Upton: Kur isha e vogël më tallnin...
Kate Upton është në kulmin e karrierës së saj si modele, por rrugëtimi deri aty nuk ka qenë aspak i lehtë për të. Bukuroshja 24-vjeçare ka rrëfyer se si njerëzit e modës i bënin presion në fillimet e karrierës së saj për të mbajtur dietë.
“Kam pasur shumë presion. Kur fillova këtë karrierë të gjithë më thoshin të mbaja dietë sepse nuk isha në formën perfekte. Në fillim i dëgjova, por pastaj vendosa të heq dorë, më dukej shumë false.
Njerëzit që ju thonë se duhet të ndryshoni në të vërtetë janë njerëz pa vizion dhe aspak kreativë”,- deklaroi bukuroshja që u shfaq për herë të parë para kamerave në vitin 2008.
Po ashtu, Kate deklaroi se atë e tallnin shumë kur ishte fëmijë, për shkak të këmbëve të gjata dhe vetullave, por ishte gjithmonë e ëma që i rikthente vetëbesimin.
“Kur isha e vogël më kanë tallur shumë për shkak të këmbëve të gjata dhe vetullave. Sigurisht që mërzitesha, por mamaja kujdesej që unë të riktheja vetëbesimin. Ajo merrte një revistë dhe më thoshte: ‘Shiko, edhe modelet kanë këmbë të gjata’. Aty më lindi dëshira të bëhem modele”,- tha ajo.
Foto+16/ Kjo bukuroshe do t’ju mahnit me bikinit superseksi
Devin Brugman ka realizuar një set fotografish mjaft seksi, teksa ka bërë një shëtitje me jaht.
Modelja e bukur kishte veshur bikini të bardha, që ia nxirrnin në pah sidomos gjoksin mahnitës.
08/09/2016/..............................................
Berisha kërkon dorëheqjen e Lindita Nikollës: Lojtare e mjerë...
Lindiat Nikolla vetëm tundte kokën dhe nuk kthente asnjë përgjigje kur Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen, në sallën e parlamentit. Duke e fajësuar për kaosin në arsimin e lartë, ish kryeministri kërkoi dorëheqjen e Lindita Nikollës, të cilën e quajti një lojtare të mjerë dhe të keqpërdorur.
“Ti dhe arsimi jeni dy gjëra të ndryshme, mire është të konsiderosh dorëheqjen immediate, të kërkosh të bëhet procesi nga e para dhe t’i nxjerrësh maturanti nga ankthi ku i ke futur”,- u shpreh Berisha në Kuvend.
Berisha tregoi se kur ishte kryeministër i kishin kërkuar t’i rriste kuotat dhe mesataren bazë në të cilën të pranoheshin maturantët në Universitetet Publike, por këtë nuk e kishte pranuar.
Berisha citon Lu-në: Ju tregoj kush është ‘Al Kapone’ i Shqipërisë
Një ditë pas deklaratave të forta të Ambasadorit Amerikanë në Tiranë, Donald Lu, se situata është e rëndë pasi kriminelet kanë lidhje me personat me influencë, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka treguar se kush është “Al Capone” shqiptar.
Ai tha se, Edi Rama është ai që jep urdhrat për kriminelët. “Al Capone këtu është kryeministër, përdor fuqinë e ekzekutivit”, deklaroi Berisha. Fjalën e tij, ish kryeministri e nisi me situatën ku ndodhen maturantët.
Sipas tij, qëllimisht është bërë një skemë që t’i orientojë studentët drejt universiteteve private.
“Ka ndodhur një akt i paimagjinueshëm. Mijëra gjimnazistë shqiptarë, përfshi edhe atë që u shpall e dyta më e mirë në maturat e Shqipërisë kanë mbetur jashtë universiteteve.
Juve u kujtohet se si Edi Rama nga tribuna në tribunë sulmonte arsimin privat se do ta mbyll dhe do ta kyç. Unë isha nxitës i arsimit privat”,- deklaroi Berisha.
Vetëvrasje në Laprakë, i riu me shkollë të lartë i jep fund jetës
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet. Pas rënies nga lartësia të një nxënësi, këtë herë një i ri i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku jetonte.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, një ditë më parë në orën 06:30 të mëngjesit në zonën e Laprakës, Arnold Sh., 23 vjeç me arsim të lartë i ka dhënë fund jetës.
Sipas policisë, i riu në kushte depresioni është hedhur nga kati i 6 i banesës, ku ka humbur jetën. Pas ngjarjes, policia tha se, dosja i ka kaluar Prokurorinë së Tiranës.
Tiranë, kapet “skifteri” i Kombinatit, ja lista e vjedhjeve të tij
Një hajdut profesionist, Edison Sula, 25 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar nga policia ndërkohë që edhe më parë ishte dënuar për vjedhje.
Ai dyshohet të jetë autor i vjedhjes së banesës së shtetases J. K. më datë 06.09.2016, ku janë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare. Gjithashtu, ai ka pranuar tek specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, autorsinë e disa vjedhjeve të tjera.
Ja lista e vjedhjeve:
Më datë 17.08.2016, është vjedhur banesa e shtetasit B. L.
Më datë 29.02.2016, është vjedhur një qendër shëndetësore në Kamëz.
Më datë 28.03.2016, është vjedhur lokali i shtetasit A. M.
Më datë 07.05.2016, është vjedhur dyqani i shtetasit U. U.
Më datë 31.07.2016, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit A. M.
Më datë 05.09.2016, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit N. B.
Foto/ Rita, sa mahnitëse në javën e modës në New York
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka sjellë pak glamur të Hollywood-it në Javën e Modës në New York.
Të mërkurën mbrëma krijuesja e hitit “Shine Ya Light” arriti në festën e organizuar nga Tom Ford.
Ylli nga Kosova shfaqi linjat e saj në disa poza, ndërkohë që mbante të veshur një fustan të shndritshëm me ngjyrë metali.
Austria dhe Shqipëria i njohin sigurimet shoqërore njëra–tjetrës
Austria është shteti i radhës i cili do të njohë sigurimet shoqërore të shqiptarëve. Qeveria ka dhënë miratimin e saj për njohjen e ndërsjelltë të kontributeve shoqërore, gjë e cila i hap rrugë më pas ratifikimit nga parlamentet e të dy vendeve.
Kjo njohje vjen menjëherë pas asaj të realizuar me shtetin fqinj Maqedoninë (ku numri i shqiptarëve që punojnë aty llogaritet deri në 1500 persona).
Aktualisht janë 11 shtete që kanë ratifikuar me Shqipërinë atë që njihet si mbrojtja shoqërore, ku përfshihen të gjitha përfitimet në fushën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Shtete të tjera me të cilat vendi ky ka një marrëveshje të tillë dy palëshe është edhe Turqia ( e nënshkruan në vitin 2008), Rumania, Bullgaria, por edhe Belgjika.
Nga kjo marrëveshje përfitimet më të dukshme për shtetasit shqiptarë kanë të bëjnë me bashkimin e periudhave të sigurimit. Sipas marrëveshjes të gjitha periudhat e kryera si në legjislacionin tonë dhe në atë maqedonas bashkohen dhe futen në kushtet e përfitimit të një pensioni.
Sipas ekspertëve kjo marrëveshje është përgatitur bazuar në detyrimin që kemi, nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit, që parashikon kuadrin e lëvizjes së lirë të shtetasve, detyrimin, që qeveria shqiptare të marrë masën për koordinimin e skemave të sigurime shoqërore.
Për ekspertët e fushës së sigurimeve shoqërore efekti më i madh në njohjen e kontributeve të përbashkëta nëse do të realizohej edhe me dy shtetet fqinje Greqinë dhe Italinë, si dy vende që kanë numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë.
Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Greke (IKA), numri i shtetasve shqiptarë të siguruar në 2009 ishte 121,902, ndërsa në fund të vitit 2013 numri ra në 85,893. Po sipas të dhënave zyrtare në Itali rezultojnë të punësuar dhe siguruar rreth 260./Monitor/
SHBA, urdhër-arresti për kandidaten amerikane për presidente
Një urdhër-arresti është lëshuar për një nga kandidatet zyrtare për president në SHBA duke tronditur kështu zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë.
Kandidatja e Partisë së Gjelbër është ngarkuar me shkelje penale, pasi u akuzua për vandalizëm në një protestë në tubacionin e naftës në North Dakota, raporton “BBC”.
Menjëherë pas protestës u publikua një video ku Jill Stein shfaqej duke pikturuar me sprajt mbi një buldozer.
Ajo ishte duke protestuar mbi ndërtimin e gazsjellësit në Dakota, që është kundërshtuar ashpër nga grupet mjedisore amerikane.
Gjyqtari ka lëshuar një urdhër për arrestimin e saj dhe nuk dihet nëse ajo do të dorëzohet vetë në polici.
I dha lamtumirën kombëtares, ja me çfarë do të merret tani Cana
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij me fanellën kuqezi duke marrë një tjetër drejtim.
Sipas ‘Panorama Sport’ mbrojtësi 33-vjeçar ka nisur një kurs për të marrë licencën për t’u bërë trajner.
Gjatë kësaj kohe që ai nuk ka impenjime me një skuadër futbolli, ka vendosur ta kalojë kohën duke marrë leksione për t’u bërë trajner.
Pë parë Cana tha se i duhet kohë për të marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen.
Prostata dhe seksi, ja 10 sekretet e kënaqësisë...
Amvisa, ja 16 gabime trashanike që bëni kur lani rrobat në lavatriçe
Gjëja e parë që duhet të bëni për t’i bërë rrobat tuaja të pastra dhe të bukura është të mësoni se si t’i lani ato si duhet.
Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë kur lajmë rrobat:
Do'stlaringiz bilan baham: |