Postimi i plotë i Gani Mehmetaj:
“Në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë Në vend të portretit të Gjergj Kastriotit – flamuri turk!
Profesorët e kësaj shkolle, të zemëruar me veprimin e firmës nga Turqia, paralajmëruan protesta të ashpra kundër përdhosjes së shkollës e përpjekjes për shkombëtarizim. Arsimtarët e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, lajmëruan plotë indinjatë se një firmë nga Turqia që paska marrë pjesë në lyerjen e shkollës fillore “Elena Gjika”, në Prishtinë, në çdo klasë e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë, ndërsa i ka hequr portretet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Nxënësve shqiptarë, por edhe nxënësve tjerë të kësaj shkolle, shtetas të Kosovës, në vend të portretit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ua imponojnë më dhunë flamurin e Turqisë.
Profesorët e shkollës fillore kanë reaguar ashpër kundër këtij përdhunimi të shkollës shqiptare në Kosovë, ata kanë kërcënuar se do të bëjnë protesta dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të futen fëmijët në paralelet ku është hequr portreti i Skënderbeut dhe është vënë flamuri turk. Ata kërkojnë urgjentisht të hiqen flamujt e një shteti të huaj në shkollën shqiptare të Kosovës, kërkojnë që të mos vazhdoj përdhosja e autoritetit e emrit të mirë që gëzon kjo shkollë dhe mësimdhënësit e saj.
Arsimtarët e “Elena Gjikës” kanë sakrifikuar jetën në kohën e okupimit të Miloshevqit që të mbajnë gjallë frymën shqipe, kanë punuar pa pagesë, ishin hero të arsimit shqip, ndërsa tash në shtetin e tyre dikush ua përdhos simbolet kombëtare. Prandaj para se të bëhet përurimi arsimtarët kërkojnë që të hiqen flamujt e shtetit të huaj e të kthehet portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”./Gazeta Express/
Heshtja në Pyetje
Nga Nebi Bardhoshi
Jetojmë kohë të zhurmëshme e ku, jo rrallë zhurma prodhohet qëllimisht për të krijuar heshtje e bashkë me të harrresë, zhvendosje vëmendje, paradoksalisht për të heshtuar atë çfarë mund të thuhet. Në këtë kohë kaq të zhurmëshme u zhvillua Laboratori e Antropoogjisë Vizuale ku u fol për heshtjen, ose thënë ndryshe, u morë heshtja në shqyrtim. Kjo ndodhi në Punëtorinë 0. Kjo punëtori u organizua nga Departamenti i Etnologjisë, IAKSA, Tiranë, në bashkëpunim me DokuFest, Prizren.
Një ditë prej ditësh teksa Wittgenstein po shëtiste me një prej miqëve të tij, për pak caste ra heshtja. Më pas, Wittgentein shtoi – E sheh miku im, heshtja nuk thotë asgjë. Ndërsa miku i tij nuk foli, por thjesht rrudhi krahët (Coonerton, 2011). Shoqëria dhe individi i ‘rrudh krahët’ shpeshherë e, kjo rrudhje krahësh është edhe kulturore, por jo rrallë vjen prej shtetit. Prandaj, kur fillon e mendon për heshtjen, del se ajo bëhet qëndrore për të analizuar shoqërinë njerëzore dhe botën e njeriut. Heshtja gjendet në fe, si pjesë integrale e ritualeve – heshtja shpreh adhurim, frikë, pranim. Heshtja shpeshherë është shoqëruesja e fundit e atyre që sakrefikohen.
Heshtja është shprehje pushteti, por njëherazi ajo është pushtet. Hështja jo rrallë është dhe shenjë dorëzimi, në nganjëherë frymon venitjen e rezistencës. Heshtja e shoqëron gjithëherë jetën, ndosha me shpesh vdekjen. Si e tillë heshtja është shoqeruese dhe shprehëse e traumës, por ajo është dhe mjet për tu sheruar prej saj. Heshtja nuk është thjeshtë e kundërta e fjalës, e zërit, po ajo edhe themelon kuptime, ka gramatikën e saj, por ka raste kur ajo shprehet si e patrajtë, e patrajtësia e saj vjen e bëhet sfidë, bëhet si e pakapëshme, e përzihet me tingujt. Heshjta ndihmon për të njohur të shenjtën, por më shumë profanen. Heshtja në jo pak shoqëri vlerësohet me shumë se e folura, tek ne heshtja vlerësohet shumë kur s’ke çfarë thua!
Jetojmë kohë të zhurmëshme e ku, jo rrallë zhurma prodhohet qëllimisht për të krijuar heshtje e bashkë me të harrresë, zhvendosje vëmendje, paradoksalisht për të heshtuar atë çfarë mund të thuhet. Në këtë kohë kaq të zhurmëshme u zhvillua Laboratori e Antropoogjisë Vizuale ku u fol për heshtjen, ose thënë ndryshe, u morë heshtja në shqyrtim. Kjo ndodhi në Punëtorinë 0. Kjo punëtori u organizua nga Departamenti i Etnologjisë, IAKSA, Tiranë, në bashkëpunim me DokuFest, Prizren. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të bënte bashkë studiues e student të lëmëjeve të ndryshëm si nga fusha: e antropologjisë social-kulturore, arti, filozofia. Sigurisht që heshtja s’ka anë, po aq sa dhe kultura.
Nëse ndokush mendon se heshtja nuk kapet, apo nuk rroket dot, gjasat janë që etnografia të vërtetojë të kundërtën. Pikërisht aty ku ka më shumë “zhurmë”, aty ndoshta është trualli kryesor për të hulumtuar heshtjet, apo format e prodhimit të heshtjes. Të paktën për disa heshtje mund të tentohet. Me një qëmtim të thjeshtë etnografik mëson rreth heshtjes së qëllimshme dhe heshtjes si zakon. Shumë prejardhje fisnore, politike, religjoze, harrohen qëllimisht. Harresa si dhe kujtesa shoqërohet ngushtë me heshtjen. Po ashtu dhe besime të caktuara, heshten dhe më pas harrohen. Etnografia ndihmon për të kapur ende heshtje të cilat nuk janë pasuar nga harresa. E për më tepër, ndihmon në pikasjen e heshtjeve të krijuara prej historisë. Filmi antropologjik jep mundësinë që heshtje të caktuara të kenë një pamje, por nuk mëtohet që ajo të jetë e plota.
Labortaori i Antropologjisë Vizuale (LAV), nuk kishte për qëllim të rrokte totalisht e as të shteronte çdo diskutim mbi heshtjen. Në këtë laborator secili prej kumtuesve vuri heshtjen a heshtje të caktuara në shqyrtim. Ditën e Parë të LAV, u fol për teorinë e antropologjisë social-kulturore mbi filmin etnografik. U shqyrtuan heshtjet rreth e përrreth disiplinës së antropologjisë dhe filmit etnografik (Arsim Canolli), u fol për onotologjinë e re në filmin etnografik dhe punën e Jean Rouch, si dhe heshjet brenda dhe jashtë filimit etnografik dhe shkencave humane, heshtjet në dhe prej situatës koloniale etj. (Blerina Hankollari), u fol për “heshtjen teknike” të filmit dokumentar me tipare etnografike.
U ftuam të flasim për kuptimin e trashëgimisë kulturore në edhe në lëmin e filmit dokumentar (Arbër Jashari). Më, pas u fol për muzikën urbane, konkretisht për Spanja Pipën. Audienca u ftua të shikonte këngëtarin jo thjeshtë si një përçues të një trashëgimie kulturore, por si një agjent që gjendet mes shumë fushave sociale, trashëgimive kulturore. U fol për heshtjen, kujtesën dhe harresën te këngëtari në kohë dhe kontekste të ndryshme politike (Mikaela Minga). Dita e dytë e LAV un nis me diskutimin se a mundet fotografia të flas dhe si. U prezantua fotografia e një dadoje me ngjyrë që kishte jetuar në vitet 50-të pas Luftës së Dytë Botërore, dhe për praninë e së cilës ishte heshtuar. Imagjinata historigrafike dhe ajo e përditëshme sfidohen nga imazhe të përjashtuara nga kujtesa kolektive (Eli Krasniqi). Më pas, u disktua rreth jetës së fotos dhe jetën në foton e diktatrurës komuniste. Konkretisht u fol për fotografinë në arkivin Agjencisë Telegrafike Shqiptare (1945-1991), mënyrën, teknikën dhe motivet e përdorimit (Zef Paci). Në vijim, në panelin pasues, u hap debate mbi Përdorimin e Simboleve Antike në Bashkëkohësi.
U paraqitën raste të ‘jetëve’ që simbole krejt antike, bëjne jetë të shumëfishta në të përditëshmen dhe me gjerë. Më pas u hodhën për diskutim mëtime teorike, rreth shkaqeve të përdorimit të këtyre simboleve etj. (Shemsi Krasniqi). Në fund të ditës së dytë të punimeve të LAV erdhi prezantimi rreth heshtjeve të krijuara prej tentativës për devijim të një prej degëve kryesore të lumit Vjosa, vetmi lum në Europë ende i egër. (Ilir Kaso). Në ditën e tretë u fol për frikën e krijuar nga shteti gjatë periudhës komuniste në shqipëri, mënyrën se si mund të qëmtohen mënyrat shtetërore të prodhimit të heshtjes në një kontekst diktatorial (Nebi Bardhoshi & Olsi Lelaj). Secili prej kumteve të lartëpërmendur shoqërohej me material audio-visual – film etnografik, film dokumentar, foto, këngë, etj.
Vënia e heshtjes në shqyrtim nga kumtimet, filmat dhe fotot e prezantuara në LAV, krijuan gjendje të kalimit prej ‘rrudhjes së krahëve të shoqërisë’ te shtërngimi i krahëve prej shtetit, e të rendet personale e kulturore. Heshtja mund të vihet para pyetjeve, por ajo ka pushtetin për të ngritur më shumë pyetje. Ajo që herë-herë të vjen ndërmend kur reflekton mbi çka u tha e ndodhi në LAV, tingëllon si vargjet e Sound of Silence thuhet: “Hello darkness, my old friend/ I’ve come to talk with you again./Because a vision softly creeping/ Left its seeds while I was sleeping/ And the vision that was planted in my brain/ Still remains/ Within the sound of silence.
*Drejtues i Departamentit të Etnologjisë, IAKSA, Tiranë.
Akuzat e PD për shefat e policisë/ Ministria e Tahirit: Janë fletë-rrufe
Pas akuzave të Partisë Demokratike për “shefat e policisë që janë të implikuar në trafikun e drogës”, ka reaguar Ministria e Brendshme.
Përmes një komunikate dërguar mediave, Ministria e Brendshme hedh poshtë të gjitha pretendimet duke i quajtur “fletë-rrufe”.
Sipas Ministrisë së drejtuar nga Saimir Tahiri, Policia e Shtetit është e angazhuar për të luftuar trafikun e drogës, ndërsa ka shtuar se opozita është pozicionuar kundër punës së policisë.
Reagimi i Ministrisë së Brendshme:
“Në mënyrë të përsëritur dhe të përditshme Partia Demokratike publikon nga salla e saj e konferencave të shtypit një fletë-rrufe akuzash false dhe denigruese, ndaj Policisë së Shtetit e drejtuesve të saj.
Me shume keqardhje vëmë re se këto fletë-rrufe të turpshme nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç përbaltjes së Policisë së Shtetit dhe gjithçka përfshihet në to nuk ka të bëjë me realitetin e fakteve, po vjen nga kazani i thashethemeve të Liderit Dixhital të Partisë Demokratike.
Ministria e Brendshme e vlerëson përfundimisht të kotë, vazhdimin e përgënjeshtrimeve për serine e shpifjeve dhe të marrëzive që publikon çdo ditë selia e opozitës. Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet i Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me partneret ndërkombëtarë, po regjistron edhe këtë vit arritje të rëndësishme në këtë luftë.
Partia Demokratike fatkeqësisht vazhdon të luftoje Policinë e Shtetit, në një përpjekje të marrë dhe të dështuar, shëmbëlltyre e marrëzisë dhe dështimit të Liderit te saj Dixhital”.
Foto/ Në burgun e Lezhës, të dënuarit trafik droge me pëllumba postier
Në Lezhë zbulohet mënyra e rrallë për të futur drogë në burg. Pëllumbi me 3 qese që kishin brenda 30 deri në 45 gram lëndë narkotike të lidhur në qafë ka vënë në lëvizje strukturat policore.
Pas konstatimit të rastit u njoftua komisariati i Policisë së Lezhës dhe SHKB për hetime të mëtejshme.
Mund të thuhet se, është një gjetje kjo nga ai që ai e ka menduar një mënyrë të tillë, në kushtet që në burgje siguria është tepër e lartë. Në të shumtën e rasteve, familjarë që janë munduar të fusin drogë në burg për të afërmit janë kapur nga policia./Panorama.al/
Video/ Shqiptari nga Burreli “çmend” qytetin, merr nusen me eskortë
Shqiptarët shpesh herë bëjnë jehonë me organizmin e ceremonisë së dasmës.
Një spektakël i rrallë ndodhi këtë fundjavë në rrugët e qytetit të Burrelit, teksa shumë fuoristrada të bardha janë shfaqur në seri gjatë një ceremonie martese.
Makina pa timon në vitin 2021
Makinat e autopilotuara janë e ardhmja e këtij sektori dhe kur thuhet e ardhmja, nuk bëhet fjalë për shumë larg.
Prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve janë vënë në garë me kohën për të dalë me një mjet të tillë dhe Ford tashmë ka dalë me një datë konkrete.
Gjiganti amerikan i prodhimit të makinave njoftoi se në vitin 2021 do të prodhojë në masë makina ‘të pavarura’ dhe ka aq besim tek realizimi i këtij objektivi me sukses sa thotë që do t’i nxjerrë edhe pa timon fare.
“Kemi hyrë në një epokë transformimi të shoqërisë dhe duhet t’i përshtatemi asaj. Siç mund ta imagjinoni, përvoja brenda një makine pa drejtues, ku nuk ke nevojë të bësh asgjë për ta bërë atë që të ecë, është e jashtëzakonshme. Në vend të kësaj mund të shfrytëzosh rrugën për në punë, shkollë, shtëpi apo pushime për të bërë diçka tjetër, si të lexosh, argëtohesh apo punosh ndërsa makina bën gjithçka për ty”,- deklaroi për BBC, Mark Fields, presidenti i kompanisë Ford.
Ford është e para që del me një program kaq ambicioz, por jo e vetmja në këtë fushë, ku operon Tesla dhe kanë shfaqur ambiciet edhe shumë kompani të tjera, prodhues automjetesh e gjigantë teknologjikë, si në rastin e Google apo Apple.
Berisha: Kryeministri Rama i jep 600 mijë Euro vajzës së gruas për t’i dhënë këshilla
Kryeministri Edi Rama ka akorduar 600 mijë Euro për kompaninë “51N4E”, ku është punësuar edhe vajza e bashkëshortes së Kryeministrit. Kjo kompani e ka fituar tenderin për të këshilluar Fondin Shqiptar të Zhvillimit Rajonal me kryetar vet Kryeministrin Edi Rama.
Ky fakt është bërë i ditur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili e ka denoncuar këtë ngjarje në Facebook. Berisha ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetimet për këtë rast të konfliktit të interesit.
Ja statusi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha në Facebook:
“Nje skandal i ri!
Njerku Edvin Kristaq Rama shperblen vajzen e gruas me 600 mije euro per te keshilluar vet Ramen!
Te dashur miq, kompania “51N4E” ku eshte e punesuar vajza e zonjes Rama, zonjusha Xhillari ka fituar nje tender te qeverise shqiptare prej 600 mije eurosh per te dhene keshilla Fondit Shqiptar te Zhvillimit Rajonal me kryetar vet njerkun Edvin Kristaq Rama te zonjushes Xhillari!
Keshtu njerku bujar shperblen vajzen e bashkeshortes se tij me 600.000 euro ne konflikt flagrant interesi familjar per çdo gje tjeter por jo per te ndare se bashku brenda famljes parate e grabitura te takspaguesve te mjere shqiptar.
Ky eshte ne skandal i turpshem familjar per te cilin i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet! Sb”.
Albano Bodgo: “U ndjeva si testikul...”. Një vajzë e ka zhgënjyer
Aktori i humorit Albano Bogdo duket se ka pësuar një zhgënjim gjatë mëngjesit të sotëm.
Përmes një statusi në Facebook ai është shprehur se, vajzat shqiptare nuk duan më romanticitet duke treguar një përvojë të tij, ku mesa duket nuk është ndjerë mirë.
“Perundimisht, romantizmi ka vdekur. Te besh ne ditet e sotme gjeste kalorsiake, ngjan si testikul. Mora nje vajze ne telefon, sa hapa syte ne mengjes, dhe i thashe-‘te mora, sepse zeri yt ishte gjeja e pare qe doja t degjoja ne mengjes’. “mire, e degjove tani,ik se po fle” me tha,”-shkruan Albano në profilin e tij.
Çfarë i pëlqen partnerit tek trupi yt, ka një kuptim
Disa meshkuj çmenden pas gjoksit të femrave, disa pas kaviljeve. Por ka edhe nga ata që e konsiderojnë barkun tundues… Zbulo atëherë si dhe me kë të përdorësh armët e tua të joshjes.
Ja ç’do të thotë nëse e keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë
Aq më të gjatë që e keni gishtin e dytë të këmbës, aq më shumë kualitete lidershipi keni. Jeni dinamik dhe me plot burime, por dëshira për t’i përfunduar gjërat në mënyrën “ose siç dua unë, ose hiç”, mund t’ju kushtojë në të ardhmen.
Populli indian e ka që nënat i ndalojnë djemtë e tyre të martohen me vajzat të cilat e kanë gishtin e dytë më të gjatë, pasi që, sipas tyre, kjo thoshte se ato kishin tendenca “t’ia merrnin anën burrit”.
Sidoqoftë, nëse e keni më të vogël gishtin e dytë të këmbës, kjo nuk do të thotë se e pranoni poshtërimin, por thjesht tregon se jeni të lumtur me atë që e keni. E vlerësoni harmoninë dhe nuk provoni të futeni mes gjërave me vështirësi.
Gishti i tretë i këmbës...
Kinezët e ndërlidhin energjinë dhe vullnetin me gishtin e tretë të këmbës. Nëse gishti i tretë është relativisht i gjatë, kjo do të thotë se jeni tejet energjik, e veçanërisht në punë.
Aq më të gjatë që e keni këtë gisht, aq më të prirë jeni të shënoni sukses në karrierë. Jeni perfeksionist dhe mund të arrini shumë me vendosshmërinë dhe energjinë që e keni.
Sidoqoftë, e keqja e kësaj është se keni tendenca vetëm të punoni dhe të harroni për argëtimin, dashurinë dhe familjen./Telegrafi/
Studimi tronditës/ Ja çfarë u ndodh njerëzve që nuk pinë alkool
Një studim tek personat që nuk konsumojnë alkool, ka arritur në përfundime befasuese. Sipas studimit, njerëzit që nuk konsumojnë alkool, kanë më shumë mundësi të vdesin në moshë më të re.
Studimi i sapo dalë tregon se ata që pinë rregullisht alkool, pa e tepruar, mund të jetojnë më gjatë, në krahasim me ata që nuk kanë qenë kurrë të dhënë pas alkoolit. Po, po, ju e keni lexuar këtë mirë: Studimi shton se abstenimi nga alkooli krejtësisht, mund të çojë në një jetë më të shkurtër sesa ata që janë përdorues të tij në mënyrë të moderuar.
Në këtë studim janë përdorur njerëz të moshës prej 55 deri në 65 vjeç. I udhëhequr nga psikologu Charles Holahan nga Universiteti i Teksasit në Austin, është nxjerrë përfundimi i këtij studimi se normat e vdekshmërisë kanë qenë më të larta për ata që nuk e kanë përdorur kurrë këtë pije, të ulëta për ata që konsumojnë alkool me të madhe, dhe, edhe më të ulëta për ata që pinë alkool me masë, nga 1 deri në 3 gota në ditë.
Nga 1824 pjesëmarrës në studim, vetëm 41 për qind e konsumuesve të kujdesshëm, kanë vdekur para kohe, në krahasim me 69 për qind të jo-konsumuesve të alkoolit. Madje, edhe ata që konsumojnë alkool me të madhe, kanë dalë më mirë sesa ata që nuk e konsumojnë fare, me 60 për qind të vdekjes së parakohshme.
Pavarësisht rrezikut të shtuar për cirozë dhe disa lloje të kancerit, për të mos e përmendur varësisë që mund të krijohet, aksidentet dhe gjykimet e dobëta që lidhen me ‘pijanecët’, ata që konsumojnë alkool kanë më pak gjasa të vdesin sesa ata që qëndrojnë të ‘thatë’.
Një shpjegim i mundshëm për këtë është se, alkooli mund të jetë një lubrifikant i madh social.
Ata që nuk përdorin alkool kanë treguar shenja më të mëdha të depresionit, në krahasim me homologët e tyre pije-dashës. Përveç shëndetit të zemrës dhe të mirave të tjera të përdoruesve të moderuar të alkoolit (sidomos verës së kuqe), gjithashtu ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e shoqërisë.
Pra, është gjithmonë e rëndësishme të pini me përgjegjësi dhe kujdes.
Foto/ Spanjë, pranga “ushtarakëve” shqiptarë të bandës së kokainës
Policia spanjolle ka zhvilluar një operacion masiv në Barcelonë dhe ka shkatërruar një organizatë droge që përbëhej nga shqiptarë dhe bullgarë.
Sipas policisë spanjolle, grupi i drogës drejtohej nga shqiptarët, ndërsa bullgarët kryesisht ishin të angazhuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Autoritetet sekuestruan 38 kg heroinë të pastër, 8 kg kokainë dhe 50 kg kimikate të tjera që përdoreshin për përzierjen e lëndëve narkotike.
Në prangat e policisë ranë 7 persona anëtarë të bandës së drogës. Baza e tyre ishte në një fshat të Barcelonës, ku kishin ngritur një laborator të sofistikuar për përpunimin e kokainës dhe heroinës.
“Anëtarët e bandës kanë qenë të stërvitur ushtarakisht dhe kishin disiplinë të rreptë”,- thuhet ndër të tjera në komunikatën e policisë spanjolle.
Në këtë operacion të madh ka marrë pjesë edhe Europol dhe Policia Shqiptare, ndonëse nga kjo e fundit nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për shqiptarët e arrestuar që drejtonin një organizatë droge në Spanjë.
Emrat e këtyre të fundit nuk janë bërë të ditur. Ata kanë qenë prej disa kohësh nën përgjim nga autoritetet. Operacioni masiv në Spanjë është zhvilluar ditën e djeshme.
Foto/ “Maybach Coupe” nga “Mercedes-Benz”, mjeti që do t’u çojë në të ardhmen...
Pothuajse gjashtë metra luks i së ardhmes. Më herët ju kemi sjellë informacione dhe foto të pjesshme të cilat paralajmëronin konceptin “Mercedes-Maybach Coupe”.
Së fundmi kanë rrjedhur imazhe të cilat i sjell “Express” dhe ku mund ta shihni se si duket ky koncept fantastik nga brenda dhe jashtë.
Meta: LSI, e hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta hodhi poshtë zërat për një përçarje të koalicionit qeverisës, ndërsa konfirmoi se ka një komunikim normal me kryeministrin Edi Rama.
Në një prononcim të enjten për “REPORT TV”, Meta u shpreh se “këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë”. “Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjo qetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese. Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet”,- tha ai.
I pyetur nëse nevojiten ndryshimet në qeveri, Meta u shpreh se “ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit”.
“Nuk besoj se jam unë personi më i përshtatshëm për t’u pyetur për këtë çështje, por si kryetar i LSI-së, ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”,- tha ai.
Për ne, vijoi Kryetari i Kuvendit, “është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit”.
Sa i takon debatit për nenin 13 të ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, Meta u shpreh se “unë besoj në çdo rast që nuk duhet të paragjykojmë për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi, për çdo draft që është në proces diskutimi dhe rivlerësimi”.
“Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme”,- tha ai.
Lidhur me ligjin e Vetting-ut, Meta tha se “jemi në një proces diskutimesh, vlerësimesh, rivlerësimesh dhe të hënën pritet të ketë një tjetër takim apo mbledhje të komisionit, ndërkohë që vazhdohet të punohet edhe në këto momente”.
“Për ne është e rëndësishme që ligji i Vetting-ut të jetë një ligj që të garantojë një rol sa më të suksesshëm të ndërkombëtarëve si një garanci për standardet dhe integritetin e institucioneve të reja dhe të atyre që do të zgjidhen atje përmes edhe vetë garantimit të paanësisë të misionit ndërkombëtar”,- shtoi ai./ATSH/
Foto-Video/ Dushi nuk është dukur kurrë kaq i bukur
Po i kalon pushimet e verës në Evropë, më saktë, në një jaht luksoz në brigjet kroate. Dhe mbrëmjen e kaluar, Nicole Scherzinger bëri një dush me bikini e më pas e ndau atë me ndjekësit e saj në Instagram.
Duke treguar format e saj perfekte, 38-vjeçarja shihet e lagur duke kërcyer në ritmet e këngës së saj me titull “Wet” (E lagur).
Profilet e Nicole Scherzinger në rrjetet sociale janë plot me foto dhe video provokuese, kështu që mos përtoni t’i hidhni një sy./TCh/
Video/ Si u rrëmbye djali i lordit të drogës “El Chapo”
Djali i lordit meksikan të drogës është në mesin e kriminelëve të dyshuar që u rrëmbyen të hënën në një bregdet të paqësorit. 29-vjeçari Jesus Alfredo Guzman, është njëri nga gjashtë anëtarët e kartelit “Sinaloa” të kapur nga një grup rival kriminal me emrin “Jalisco New Generation”.
Incidenti ka ndodhur në një restorant në qytetin turistik Puerto Vallarta, ndërsa autoritetet meksikane kanë deklaruar se, ushtria është vënë në gjendje alarmi, në pritje të një lufte totale, shkruan BBC.
“Nëse ata do ta vrasin Alfredon, pasojat janë të paimagjinueshme. Rrugët e Meksikës do të lahen nga gjaku”,- ka deklaruar prokurori i Haliskos.
Chapo Guzman, i cili gjendet në burg, ka qenë udhëheqës i kartelit “Sinaola” për vite të tera.
Foto/ Shikoni të pasmet e fitueses serbe të medaljes së bronztë në Rio
Ivana Španović është fituesja e medaljes së bronztë në kërcim në largësi në Lojërat Olimpike.
Mediat në serbi nuk kanë të ndalur duke shkruar për fitoren e bronztë të tyre në “Rio 2016”. Mirëpo, ka edhe të tilla të cilat janë fokusuar në të pasmet e saj.
“Blic.rs” në rubrikën Zena, i ka kushtuar një artikull të plotë të pasmeve të fitueses së medaljes së bronztë në “Rio 2016” në kërcim në largësi.
Shikoni fotografitë dhe gjykojeni vet:
Foto+16/ Ja çfarë ndodh në Serbi gjatë ditës
Një video e publikuar nga media serbe “Blic.rs”, tregon çfarë ndodh në gjatë ditës në Serbi.
Mediat serbe shkruajnë se këto valltare për një shumë të vogël parash, vallëzojnë në rrugë, por edhe në klubet e natës në Serbi.
Foto+16/ Kylie Jenner më të pasme më të mira se Kimi
Kylie Jenner, motra e vogël e Kardashianëve ka kaluar disa ditë të bukura në pushime me të dashurin e saj. Gjatë tërë kohës, ajo është komentuar për linjat e saja trupore dhe për bikinet.
Ajo çfarë bie në sy është se Kylie është dobësuar shumë dhe të pasmet e saja po pëlqehën shumë.
Edhe pse vetëm 18 vjeçare, format e saja bomastike po i bëjnë konkurrencë motrës së saj Kimit./GazetaExpress/
20/08/2016/..................................
Foto/ Rruga e ngushtë, bllokohen qindra pushues në Vuno
Qindra pushues që kanë zgjedhur plazhet e Jugut janë bllokuar paradite në Vuno. Rruga e ngushtë njëkalimshe e këtij fshati u bë e pakalushme.
Vargu i automjeteve arriti në disa kilometra në drejtim të Vlorës, por edhe në krahun tjetër, siç e tregojnë këto foto të botuara nga “Lapsi.al”.
Shkak është bërë ngecja e një ekskavatori në rrugën njëkalimshme, qarkullimi në të cilën rregullohet me një semafor.
Pushuesit thonë se kanë kërkuar ndihmën e policisë, por efektivët e policisë ndërhynë shumë vonë./Lapsi.al/
Foto e ditës/ Familja Rama mbyllin pushimet me një pamje nga Joni
Kryeministri Edi Rama me anë të kasj fotoje duket se ka njëoftuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, por edhe të gjithë shqiptarët se ai i ka mbyllur zyrtarisht pushimet në bregdetin e Jonit dhe së bashku me familjen e tij po kthehet në Tiranë për të vijuar punët.
“Mirupafshim Jon po kthehemi në Tiranë...”, - e ka shoqruar Edi Rama komentin e kësaj fotoje të familjes kryeministrore.
Ushtarët vdekjeprurës të Francës në luftë kundër ISIS
Legjioni i ushtarëve vdekjeprurës francezë të quajtur “French Foreign Legion” mund të aktivizohet në luftën kundër ISIS në Lindjen e Mesme, në një përpjekje për të shtypur grupimin terrorist “Shteti Islamik”.
Forcat speciale franceze tashmë ndodhen në veprim në Libi, Siri dhe Irak, pasi Presidenti Hollande i shpalli luftë xhihadistëve. Por, mediat britanike raportojnë se, ka një thirrje në rritje për të dërguar në Siri ata që quhen “luftëtarët e huaj”.
“French Foreign Legion” janë pjesë e ushtrisë franceze e themeluar në vitin 1831, e cila është unike në llojin e vet pasi është krijuar për shtetasit e huaj që janë të gatshëm për të shërbyer në Forcat e Armatosura Franceze.
Hera e fundit që ky legjion u aktivizua ka qenë viti 2013, kur për dy vjet u angazhuan në luftë kundër terroristëve të “Boko Haram”.
Është e paqartë se çfarë roli do të kenë kundër ISIS, por presioni mbi qeverinë franceze është në rritje, për të lejuar këmbësorinë në luftën kundër terrorizmit.
Foto-Video/ ‘Legjioni i të Huajve’, çfarë është dhe si të regjistroheni
Foto/ Femrat më të bukura dhe me seksi në “Rio 2016”
Këto janë sportistet dhe atletet të cilat janë pjesë e Lojërave Olimpike “Rio 2016”, por ndryshe nga shumë pjesëmarrës garues, këto janë femrat më seksi.
Shikoni më posht fotot e tyre:
1- Allison Stokke
2- Michelle Waterson
3- Melanie Adams
4- Antonija Misura Sandric
5- Ellen Hoog
6- Ana Ivanovic
7- Hope Solo
8- Sophie Horn
9- Maria Kirilenko
10- Genie Bouchard
11- Camille Leblanc-Bazinet
12- Caroline Wozniacki
13- Michelle Jenneke
Foto/ Zhvishet deputetja e PS-së, Olta Xhaçka, ja si duket me bikini
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ka zgjedhur Korfuzin (Greqi) për të pushuar në këto ditë të nxehta gushti.
Ajo është fotogarafuar në praninë e bashkëshortit dhe vajzës së vogël.
Tirana, mes 3 qyteteve europiane me cilësinë më të keqe për të jetuar
Pak ka ndryshuar që nga viti 2015 për cilësinë e të jetuarit në Tiranë, sipas sondazhit më të fundit të kompanisë “Mercer”, e cila specializohet në konsulencën për burimet njerëzore dhe shtrihet në të gjithë botën.
Kështu, për sondazhin më të fundit të “Cilësisë së Jetesës”, Tirana vazhdon të renditet ndër tri qytetet me cilësinë më të keqe në Evropë për të jetuar.
Për vitin 2016, Tirana është renditur në vendin e 179-të, në rang global. Tri qytete me cilësinë më të ulët të të jetuarit në Evropë janë Kievi (rang botëror: 176), Tirana (rang botëror: 179) dhe Minsku (rang botëror: 180).
Vjena, kryeqyteti i Austrisë, vazhdon të renditet në vendin e parë për sa i përket cilësisë së të jetuarit, ndërsa në vendin e fundit është kryeqyteti i Irakut, Bagdadi (230).
Të dhënat që analizohen për të nxjerrë një përllogaritje të cilësisë së të jetuarit në një qytetet janë: faktorë që ndikojnë te shëndeti; strehimi; shkollat dhe arsimi; mallrat e konsumit; mjedisi ekonomik; shërbimet publike dhe transporti; mjedisi politik dhe social; mjedisi kulturor; mjedisi natyror; argëtimi./BW/
A ka faj shoqëria per krimet?
Do'stlaringiz bilan baham: |