Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet67/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 02.03.2016, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

E GJYKUAR: ALDA NOMANI


A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprës penale të “Dhuna në familje”,

parashikuar nga N.130/a/3 i K.Penal


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal nr.2736, date 13.11.2014, ka vendosur:

“Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Alda Nomani (Bukri) për akuzën e kryerjes së veprës penale të “Dhunës në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i K.Penal.

Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake në shumën 3 000 (tremijë) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore në ngarkim të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1681 datë 20.10.2015 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.2736, datë 13.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka paraqitur rekurs e gjykuara Alda Nomani, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, e cila kërkon nga Gjykata e Lartë:

“Prishjen e vendimit nr.1681 datë 20.10.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.2736 datë 13.11.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, duke parashtruar këto pretendime:



  • Gjykata e Apelit, pretendon se nuk gjendet i administruar procesverbali i seances gjyqësore, në formën e tij të plotë dhe as “CD-t e regjistrimit audio. Ky pretendim i gjykatës nuk qëndron, sepse nuk është e vërtetë se nuk ndodhet i administruar në dosjen e gjykimit. Në dosjen gjyqësore, ndodhet e administruar “CD” e seancave gjyqësore të zhvilluara në shkallën e parë. Mjafton të hapësh dosjen e gjykatës dhe do të vëresh që në kapakun e saj gjendet e qepur “CD” e seancave gjyqësore të zhvilluara në shkallën e parë. Ky pretendim pra, nuk është i mbështetur në prova, përkundrazi është një keqparaqitje e provave dhe është një shkelje e hapur e ligjit nga ana e gjykatës së apelit, e cila ngre pretendime të tilla. Fakti i mësipërm, nuk u ngrit as nga përfaqësuesi i organit të akuzës në konkluzionet e tij.

  • Personat e thirrur në gjykim si dëshmitarë, nuk kanë ndryshuar deklarimet e tyre, ata kanë përsëritur po të njëjtat deklarata që kanë dhënë përpara organit të akuzës.

  • Gjykata e Apelit, në përputhje me kërkesat e nenit 427 të K.Pr.Penale, mund të vendoste përsëritjen e hetimit gjyqësor. Kështu ajo mund të kërkonte kryesisht e të verifikonte në prani të palëve për ekzistencën e “CD” të regjistrimit audio, e nëse nuk do të rezultonte në dosje, atëherë t’i kërkohej sekretarisë së gjykatës së shkallës së parë të vihej në dispozicion.

  • Kjo gjykatë mund të kërkonte që të ridëgjonte thëniet e dëshmitarëve përpara vetë asaj gjykate dhe jo të zvarrisë gjykimin duke vendosur për kthimin për rigjykim të çështjes, e për më tepër duke mos lënë asnjë detyrë për gjykatën e rigjykimit, e cila në rastin më të keq do të merret me veprime të administratës gjyqësore.

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë me njëanshmëri, dhe është i pa arsyetuar, i pa mbështetur në prova e në fakte, është dhënë në mos respektim dhe për zbatim të gabuar të ligjit procedurial penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË



Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, prokurorin Arben Dollapaj, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e apelit; në mungesë të përfaqësuesit të të gjykuarës Alda Nomani; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se vendimi nr.1681 datë 20.10.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim dhe interpretim të gabuar të ligjit procedural penal dhe si i tillë do të prishet, dhe çështja do të dërgohet rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.


  1. Rrethanat e çështjes


Nga gjykatat janë pranuar këto rrethana të faktit

  1. E gjykuara Alda Nomani (Bukri) është banore e Tiranës dhe është e martuar me shtetasin Miklovan Nomani, i cili është djali i të dëmtuarës Serina Nomani. Ndërmjet të gjykuarës dhe familjes së bashkëshortit të saj nuk ka komunikim.

  2. Më datë 20.03.2013, rreth orës 14:00 salla operative e DPQ Tiranë ka marrë njoftim se, në spitalin ushtarak, ka shkuar e dëmtuar në kokë, shtetasja Serina Nomani. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.514, datë 03.04.2013 të IML-së rezulton se, tek shtetasja Serina Nomani konstatohen: “shembje të indeve të buta të kokës, plagë në kokë, tronditje e masës trunore, të cilat janë shkaktuar nga goditja me mjet të fortë mbretës. Këto dëmtime hyjnë në kategorinë e atyre që kanë shkaktuar paaftësi të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë”. Sipas aktit të ekspertimit biologjik nr.4787, datë 08.05.2013 rezulton se, “njolla e gjakut e marrë me tampon në vend-ngjarjen e mësipërme nuk mund të krahasohet pasi, gjatë ekzaminimit për grup gjaku nuk dha rezultat”.

  3. E dëmtuara Serina Nomani, në deklarimin e saj të parë, dhënë më datë 20.03.2013 ka treguar se punon si sanitare, tek Fakulteti i Zooteknisë në Universitetin Bujqësor. Ditën e ngjarjes, rreth orës 10:00 në korridorin e katit të parë të Fakultetit, ka parë një vajzë të moshës rreth 22 vjeç, e cila i është afruar dhe e ka pyetur për pedagogen me emrin “Enkeleda”, që jep lëndën e Biologjisë. Dialekti i saj ishte nga veriu. Serina i ka thënë vajzës se, pedagogia ka dalë. Kur ka qenë duke zbritur shkallët e katit III, kjo vajza i është afruar dhe e ka shtyrë nga shkallët. Serina i ka thënë përse e bëri këtë dhe vajza i ka kërkuar falje pasi, e kishte shtyrë nga pakujdesia. Rreth orës 13:30, Serina ka shkuar në katin I, për të pastruar sallën e leksioneve. Vajza në fjalë ka hyrë në sallë dhe ka mbyllur derën. Menjëherë është drejtuar për tek Serina, ka nxjerrë një gur nga çanta, me të cilin ka goditur disa herë në kokë. Pastaj, i ka hapur gojën dhe i ka futur gishtat në gojë, duke e dëmtuar. Pas këtyre veprimeve, vajza e panjohur është larguar me vrap ndërsa, Serina ka kërkuar ndihmë tek kolegët, të cilët e kanë dërguar në spital.

  4. Serina Nomani ka deklaruar se, nuk e njihte më parë këtë vajzë por, po ta shihte kishte mundësi të identifikonte. Më datë 17.05.2013 është pyetur shtetësja Tatjana Islami, kolege e të dëmtuarës, e cila ka deklaruar se, nuk ishte në gjendje të identifikonte vajzën. Më datë 02.05.2013 në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.5, Tiranë është bërë paraqitja për njohje e personit që, pretendohet se kishte goditur shtetasen Serina më datë 20.03.2013. Gjatë këtij veprimi procedurial Serina Nomani ka identifikuar shtetasen Alda Nomani (Bukri) si personi që e kishte goditur më datë 20.03.2013. Serina Nomani ka arritur në përfundimin se, ka qenë Alda Nomani pasi, Miklovan Nomani që është djali i Serinës dhe bashkëshorti i Aldës i ka thënë se, Alda ka lexuar një sms fyes për Aldën, që Serina kishte dërguar tek telefoni i Miklovanit.

  5. Në këto rrethana prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ka përcjellë për gjykim procedimin në ngarkim të të gjykuarës Alda Nomani (Bukri), duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Dhuna në familje”, parashikuar nga N.130/a/3 i K.Penal.

  6. Sa i përket ngjarjes së datë 20.03.2013, Alda Nomani deklaron se, nuk e ka goditur Serinën dhe se, këtë fakt e ka marrë vesh nga Miklovani, në darkë. Gjithashtu, ka sqaruar gjithë veprimet e saj më datë 20.03.2013, vendet ku ka shkuar, personat me të cilët ka qenë dhe telefonin që ka përdorur, me nr.0696245883, në emër të Miklovan Nomanit. Madje, Alda Nomani ka kërkuar të verifikohen thëniet e saj, pasi ka edhe pamje filmike që kanë regjistruar veprimet e saj, aty ku ka qenë. Nga përshkrimi i vendeve ku ka qenë, Alda Nomani përjashton kategorikisht praninë e saj, në UB Kamëz më datë 20.03.2013.

  7. Alda Nomani ka deklaruar se, ajo nuk është takuar asnjëherë me prindërit e Miklovanit por, Serina e ka parë Aldën në një foto, që Miklovani ia ka treguar nënës së tij. Po ashtu edhe Alda e ka parë në foto, të treguar nga Miklovani. Deklarimet e Alda Nomanit mbështetet edhe nga deklarimi i Miklovan Nomanit, i cili thekson se, nëna e tij i ka thënë se nuk dyshonte tek ndonjë person konkret. Për të verifikuar pretendimet e Alda Nomanit, Prokuroria ka kërkuar nga shoqëria “Vodafone Al”, informacion mbi fluksin e thirrjeve të numrit në posedim nga Alda Nomani dhe të dhëna për vendndodhjen e qelizave, te numrit më dt.20.03.2013.




  1. Procedurat gjyqësore




  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin penal nr.2736, date 13.11.2014, ka vendosur:

  1. “Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Alda Nomani (Bukri) për akuzën e kryerjes së veprës penale të “Dhunës në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i K.Penal.

  1. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1681 datë 20.10.2015 ka vendosur:

  1. “Prishjen e vendimit nr.2736, datë 13.11.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”

  1. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka paraqitur rekurs e gjykuara Alda Nomani, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, e cila kërkon nga Gjykata e Lartë: “Prishjen e vendimit nr.1681 datë 20.10.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.2736 datë 13.11.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, duke parashtruar pretendimet e pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.




  1. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar




  1. Gjykata e apelit e ka gjetur vendimin e gjykatës së shkallës së parë në shkelje të ligjit procedural dhe ndër të tjera arsyeton se: “...Kolegji penal i Gjykatës së Apelit verifikoi aktet e dosjes dhe nuk gjeti kasetën (diskun), që është mbajtur në gjykimin e shkallës së parë për të dëgjuar shpjegimet që kanë dhënë në audio këta dëshmitarë. Mbajtja e procesverbalit me shkurtim pa pasqyruar deklarimet e dëshmitarëve dhe pa u shoqëruar me kasetën (diskun) e mbajtur në gjykim për deklarimin e dëshmitarëve e bën procesverbalin të pavlefshëm. Në vendimin e saj gjykata i është përmbajtur dëshmisë së të dëmtuares në gjykim, ndërkohë që Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka asnjë mundësi për të verifikuar se cila ka qenë dëshmia e saj në gjykim. Po kështu nuk ka mundësi të verifikoj dhe dëshminë e Miklovan Nomanit dhe të akteve të tjera që janë administruar në gjykim...Në rastin konkret procesverbali i ka shmangur këto kërkesa me pretendimin se gjykimi është bërë në “foni” dhe deklarimet janë në disketën e mbajtur në gjykim. Ky veprim i gjykatës nuk është i pasqyruar në dosje dhe nuk e shoqëron dosjen disketa me deklarimin e palëve në gjykim dhe të dëshmitarëve. Mosmbajtja e procesverbalit sipas dispozitës së mësipërme dhe mungesa e disketës së gjykimit për të verifikuar përmbajtjen e deponimeve të palëve në gjykim e bëjnë procesverbalin të pavlefshëm. Pretendimi se Kolegjet e Bashkuara kanë pranuar se nuk përbën shkelje mungesa e procesverbalit kur është mbajtur gjykimi në sistem “online” dhe i regjistruar, por në këtë gjykim mungon regjistrimi i gjykimit dhe si e tillë nuk ka mundësi verifikimi i deponimeve për të verifikuar dhe pretendimet e ngritura në apelin e prokurorit...Në kushtet kur mungon si procesverbali i seancës (nuk është mbajtur i plotë) dhe regjistrimi i seancave gjyqësore e bëjnë gjykimin me të meta proceduriale, mbasi mungon një nga aktet kryesore të gjykimit ku do të dalë si forma e gjykimit të çështjes por dhe përmbajtja e gjykimit dhe ku dalin dhe faktet se si janë zbatuar të drejtat dhe detyrimet e palëve në proces...”




  1. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga e gjykuara




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se pretendimet e paraqitura në rekursin e të gjykuarës janë pjesërisht të bazuara në ligj, (neni 432 i K.Pr.Penale) dhe si i tillë rekursi do të pranohet, dhe vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet për shkelje të ligjit procedural penal.

  2. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se prishja e vendimit dhe kthimi i çështjes për rigjykim në shkallë të parë nga gjykata e apelit është në kundërshtim me dispozitat procedurale penale që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor në gjykatën e apelit dhe konkretisht atë të vendimmarrjes.

  3. Ligjvënësi e ka shprehur qartë dhe pa ekuivok në mënyrë taksative në N.428 K.Pr.Penale1 se në cilat raste vendoset prishja e vendimit dhe kthimi i akteve gjykatës së shkallës së parë.

  4. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të gabuar argumentimin e gjykatës së apelit se: “Mosmbajtja e procesverbalit sipas dispozitës së mësipërme dhe mungesa e disketës së gjykimit për të verifikuar përmbajtjen e deponimeve të palëve në gjykim e bëjnë procesverbalin të pavlefshëm.” dhe të pabazuar në aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, pasi CD- me procesverbalin audio të seancave gjyqësore të zhvilluara në gjykatën e shkallës së parë ndodhet e bashkëlidhur në dosjen gjyqësore.

  5. Veprimet procedurale të procesit penal duhet të dokumentohen, në mënyrë që të ruhen gjurmët e krijimit dhe përshkrimit te tyre, me qëllim që të sigurohet një proces gjyqësor i drejtë e i rregullt, sipas standardeve të gjithëpranuara. Në seancën gjyqësore mbahet vetëm një procesverbal, i cili mund të mbahet me anë të disa mjeteve alternative të përshtatshme, në formë të plotë ose të përmbledhur.

  6. Siç kanë theksuar edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unfikues nr.2/2015, se procesverbali i vetëm i seancës, i hartuar me mjetin e regjistrimit audio apo video, është një mjet alternativ dhe kryesor për dokumentimin e veprimeve procedurale, mungesa e pasqyrimit apo përshkrimit të plotë të thënieve të dëshmitarit apo provave të tjera të tipit deklarativ nuk duhet të konsiderohet nga ana e gjykatës së apelit si shkak pavlefshmërie, që ndikon në prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, por në këto raste gjykata e apelit, qoftë edhe kryesisht, duhet të disponojë transkriptimin e audio verbalit apo video verbalit, me qëllim që të formojë bindjen e saj të brendshme dhe të realizojë funksionin kryesor të saj, atë të dhënies së drejtësisë.

  7. Gjykata e apelit në kundërshtim me aktet e administruara në dosje, megjithëse në dosjen gjyqësore është bashkëngjitur CD e procesverbaleve audio të gjykatës së shkallës së parë, ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

  8. Në rastin në shqyrtim në qoftë se gjykata e apelit kishte konstatuar mosrespektimin e normave procedurale të kryerjes së këtij veprimi procedural, i kishte të gjitha mundësitë që të vepronte në përputhje me Udhëzimi i Ministrit të Drejtësisë nr.353, datë 03.09.2013, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për mbajtjen, ruajtjen dhe arkivimin e procesverbalit të seancës gjyqësore me mjete audio”, në të cilin ndër të tjera është parashikuar: Neni 18 Ruajtja e regjistrimit origjinal 1. Regjistrimi i plotë origjinal ruhet në serverin e gjykatës, deri në përfundim të gjykimit. 2. Kur vendimi për një çështje gjyqësore merr formë të prerë, regjistrimet për çështjen përkatëse arkivohen në serverin qendror të Ministrisë së Drejtësisë. 3. Regjistrimi shkatërrohet në momentin kur shkatërrohet edhe dosja e çështjes, sipas legjislacionit në fuqi. Sigurimi i kopjeve të regjistrimit origjinal për palët dhe publikun- Neni 19 Pajisja e palëve me kopjen e regjistrimit, ku përcaktohet se: 1. Palët, kur dëshirojnë të kenë një kopje të certifikuar të origjinalit të regjistrimit, paraqesin kërkesë në sekretarinë gjyqësore. 2. Sekretari gjyqësor u jep palëve kopje të certifikuara të origjinalit të regjistrimit në CD në formë të pamodifikueshme (read only), si dhe kopje të certifikuara të shënimeve origjinale, sipas disponimit të kryetarit të seancës, pas pagesës së plotë nga palët të tarifës së vendosur, sipas legjislacionit në fuqi. 3. CD-të e papërdorura duhet të sigurohen nga vetë palët. 4. Kopjet e origjinaleve të përmendura më sipër u jepen palëve brenda 24 orëve pas përfundimit të gjykimit dhe 48 orëve nga pagesa e tarifës së vendosur, kur çështja është ende në gjykim. 5. Në rast refuzimi të kërkesës së palëve për pajisjen e tyre me kopje të certifikuara të origjinalit të regjistrimit, kryetari i seancës arsyeton vendimin e tij dhe ky arsyetim i bëhet i ditur palës kërkuese. 6. Çdo informacion shtesë i kërkuar nga palët shqyrtohet sipas legjislacionit në fuqi që rregullon marrëdhëniet e gjykatës me publikun.

  9. Procesverbali është një veprim publik që provon kryerjen e veprimeve të akteve procedurale që kanë ndodhur apo janë kryer në prani të këtij subjekti. Por që në vetvete, ky veprim nuk përbën provë të plotë e të paracaktuar. Si rrjedhojë, nga ana e gjykatës mund të vlerësohet lirisht ajo çka është pasqyruar dhe paraqitur në këtë veprim dokumentues, si për sa i takon korrektësisë, ashtu dhe vërtetësisë së përshkrimeve të kryera në të gjatë zhvillimit të gjykimit.

  10. Kolegji Penal, vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit bie ndesh me përmbajtjen e N.427/3 të K.Pr.Penale1, gjykata e apelit mund të bëjë përsëritje të pjesshme të shqyrtimit gjyqësor, kur gjykata e konsideron të nevojshme. Në këtë mënyrë ky kolegj e gjen haptazi të pambështetur argumentimin e gjykatës së apelit se “Mbajtja e proçesverbalit me shkurtim pa pasqyruar deklarimet e dëshmitarëve dhe pa u shoqëruar me kasetën (diskun) e mbajtur në gjykim për deklarimin e dëshmitarëve e bën proçesverbalin të pavlefshëm. Në vendimin e saj gjykata i është përmbajtur dëshmisë së të dëmtuarës në gjykim, ndërkohë që Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka asnjë mundësi për të verifikuar se cila ka qenë dëshmia e saj në gjykim.” Në rast se gjykata konstatonte “defekte” të tilla, duhet të kishte riparuar të metat të hetimit gjyqësor të konstatuara gjatë gjykimit në gjykatën e shkallës së parë duke marrë në vlerësim dispozitat procedurale penale te cilat e përcaktojnë atë si shkallë të dytë gjykimi në sistemin e një gjykate apeli e cila mund të përsërisë tërësisht gjykimin e shkallës së parë, të marrë tërësisht ose pjesërisht provat e marra në shkallë të parë si dhe provat e reja të cilat nuk janë shqyrtuar. Ligjvënësi e ka përcaktuar si gjykatë fakti e cila merret me shqyrtimin e provave dhe të kërkesave të palëve në lidhje me to duke riparuar çdo të metë të procesit të të provuarit.

  11. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i tërheq vërejtje trupës gjykuese të gjykatës së apelit e cila duke disponuar në kundërshtim me kërkesat e nenit 428/3 të K.Pr.Penale e cila parashikon në mënyrë taksative dhe eksplicite rastet kur një gjykim i zhvilluar në shkallë të parë është i pavlefshëm dhe përsëritjen e tij, i ka shkelur parimin e një procesi të rregullt ligjor të parashikuar nga neni 6 i K.E.D.NJ-së2. Ky cënim konsiston në zvarritjen e procesit gjyqësor dhe mospërfundimin brenda një afati të arsyeshëm të procesit penal.

  12. Përsa i përket pretendimeve të tjera të paraqitura në rekursin e gjykuarës, që kanë të bëjnë me zgjidhjen në themel të çështjes, ky kolegj i gjen të pambështetura dhe nuk mund t’u përgjigjet në këtë fazë të shqyrtimit gjyqësor.



  1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes




  1. Vendimi nr.1681 datë 20.10.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë përsa i përket prishjes së vendimit nr.2736, datë 13.11.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimit të çështjes për rigjykim, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural penal dhe si i tillë duhet të prishet.

  2. Kolegji Penal e gjen të bazuar pjesërisht rekursin e paraqitur nga e gjykuara nëpërmjet përfaqësuesit të tij, duke e pranuar atë për shkaqet e argumentuara më sipër.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1, pika “ç” të K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1681 datë 20.10.2015, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.
Tiranë, më 02.03.2016
Nr. 52105-00315-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-357 i Vendimit (35)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   63   64   65   66   67   68   69   70   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish