VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Andi Çeliku Kryesues
Guxim Zenelaj Anëtar
Aleksandër Muskaj Anëtar
Shkëlzen Selimi Anëtar
Artan Zeneli Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 09.03.2016, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA TIRANË
TË GJYKUAR: 1. ORIK SHYTI,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Akteve terroriste”,
“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”,
“Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë,
“Vjedhjen me pasojë vdekjen” në dy raste,
“Vjedhjes me armë” ne tre raste,
“Vjedhjes me dhunë” në pesë raste,
“Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit” në dy raste,
“Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale,
si dhe të veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”,
“Falsifikimit të letërnjoftimit apo vizave”,
“Falsifikimit të akteve të gjendjes civile”
parashikuar nga nenet 230, 79/c, 76-22, 141, 141, 140, 140, 140,
139, 139, 139, 139, 139, 136/1, 136/1, 109/a, 28, 334
dhe 186/1, 189/1, 191/1 të Kodit Penal.
2. ALTIN ARAPI,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Akteve terroriste”,
“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”,
“Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë”,
“Vjedhjes me pasojë vdekjen” në tre raste,
“Vjedhjes me armë” në katër raste,
“Vjedhjes me dhunë” në pesë raste,
“Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit”,
“Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale,
parashikuar nga nenet 230, 79/c, 76-22, 141, 141, 141, 140, 140, 140, 140,
139, 139, 139, 139, 139, 136/1, 109/a, 28 dhe 334 të Kodit Penal.
3. GENTIAN ÇAKA,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Akteve terroriste”,
“Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë,
“Vjedhjes me pasojë vdekjen”,
“Vjedhjes me armë” në dy raste, “Vjedhjes me dhunë”,
“Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit”,
“Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale”,
si dhe veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”,
“Falsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave”,
“Falsifikimit të akteve të gjendjes civile”,
parashikuar nga nenet 230, 76-22, 141, 140, 140,
139, 136/1, 109/a, 28, 334 dhe 186, 189/1, 191/1 të Kodit Penal.
4. NIKOLIN NOVRUZAJ,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”,
“Vjedhjes me armë” në dy raste, “Vjedhjes me dhunë”,
“Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” në dy raste,
“Rrëmbimit dhe mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale,
të parashikuara nga nenet 141, 140, 140, 139,
136/1, 136/1, 109/a, 28 dhe 334 të Kodit Penal.
5. ROLAND SHYTI,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”,
“Vjedhjes me armë” në tre raste,
“Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë,
“Vjedhjes me dhunë”,
“Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale,
të parashikuara nga nenet 141, 140, 140, 140,
76-22, 139, 109/a, 28 dhe 334 të Kodit Penal.
6. LEART SHYTI,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”,
“Vjedhjes me armë” në dy raste,
“Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë,
“Vjedhjes me dhunë” në dy raste,
“Vjedhjes të bankave dhe arkave të kursimit” në dy raste,
“Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale,
të parashikuar nga nenet 141, 140, 140, 76-22, 139, 139,
136/1, 136/1, 109/a, 28 dhe 334 të Kodit Penal.
7. KRESHNIK SPAHIU,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Vjedhjes me armë” në dy raste,
“Vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “Vjedhjes me dhunë”,
“Vjedhjes së bankave dhe të arkave të kursimit”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale,
si dhe veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”,
“Falsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave”,
“Falsifikimit të akteve të gjendjes civile”
të parashikuara nga nenet 140, 140, 76-22, 139, 136/1,
28, 334 dhe 186/1, 189/1, 191/1 të Kodit Penal.
8. PASHO NOVRUZAJ,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”
dhe “Vjedhjes me armë”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale,
të parashikuara nga nenet 141, 140, 28 dhe 334 të Kodit Penal.
9. GËZIM GJONI,
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprave penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”
dhe “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”,
në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale,
të parashikur nga nenet 139, 109/a, 28 dhe 334 të Kodit Penal.
10. DRITAN HATE.
A K U Z U A R:
Për kryerje të veprës penale të
“Vjedhjes me pasojë vdekjen” në bashkëpunim,
të parashikuar nga nenet 141-25 të Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr.44, datë 01.07.2008 ka vendosur:
1-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me armë” të firmës “Vefa” Vlorë, në shumën 145 mijë USD, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me armë” të Degës së Bankës Kombëtare Tregëtare Vlorë, në shumën 2.170.000 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 e 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Bujar Kaloshi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 79/c të Kodit Penal të sotëm dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të argjendarisë “Agron”, në shumën 576.377 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të shoqërisë “IAP”, në shumën 53 mijë USD, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me armë” të shoqërisë “IAP”, në shumën 3.500 USD, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer për interes” të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Eduart Trimi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 84/a, 11, 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” e shtetasit Pirro Konini, në shumën 12 milion lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 141 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të shoqërisë “Albfoam”, në shumën 941.000 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të Ndërmarrjes së Lëndës Djegëse, në shumën 430 mijë lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës se kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” në dëm të shtetasit Sami Jata, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 141 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të firmës “Shkumbini Petrol”, në shumën 2.6 milion lekë, 846 USD, 1245 DM, 111.000 LIT, 38.000 DRH dhe 10 SFR, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” të Degës së Bankës së Kursimeve Vlorë, në shumën 2.539.500 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 136/2 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese”, në dëm të fëmijës Erion Nushi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 109/a të Kodit Penal të sotëm dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Veprave të dhunshme ndaj pasurisë”, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 231 e 28 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Vera Dume, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Hasim Karamani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Vait Osmani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Muhamet Karamani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” të Degës së Bankës së Kursimeve Tiranë, në shumën 30 milion lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 136/2 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 15 (pesëmbedhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me (pesë) vjet burgim.
-Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Orik Aredin Shyti për veprën penale të “Falsifikimit akteve të gjendjes civile” e parashikuar nga neni 191/1 i Kodit Penal, për shkak amnistie.
-Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, përfundimisht i pandehuri Orik Aredin Shyti dënohet me burgim të përjetshëm.
-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Orik Aredin Shyti fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
2-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me armë” të firmës “Vefa” Vlorë, në shumën 145 mijë USD, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me armë” të Degës së Bankës Kombëtare Tregtare Vlorë, në shumën 2.170.000 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e shtetasit Bujar Kaloshi, të kryer ne bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 79/c të Kodit Penal të sotëm dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të argjendarisë “Agron”, në shumën 576.377 lekë, të kryer ne bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të shoqërisë “IAP”, ne shumën 53 mije USD, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës se kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me armë” në dëm të shoqërisë “IAP”, ne shumën 3.500 USD, të kryer në bashkëpunim në formën të organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer për interes” të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Eduart Trimi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 84/a, 11, 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë te këtyre neneve, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, të firmës “Gjallica”, në shumën 2.4 milion lekë, me pasojë vdekjen e shtetasit Pali Prendi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 141 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” e shtetasit Pirro Konini, në shumën 12 milion lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 141 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 23 (njëzet e tre) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” te shoqërisë “Albfoam”, në shumën 941.000 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të Ndërmarrjes së Lëndës Djegëse, në shumën 430 mijë lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 6 (gjashte) vjet) burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me armë” të Degës së INSIG Tiranë, në shumën 155.061 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” e shtetasit Sami Jata, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 141 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 21 (njëzet e një) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të firmës “Shkumbini Petrol”, në shumën 2.6 milion lekë, 846 USD, 1245 DM, 111.000 LIT, 38.000 DRH dhe 10 SFR, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” të Degës së Bankës së Kursimeve Vlorë, në shumën 2.539.500 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 136/2 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës se kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese” të fëmijës Erion Nushi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 109/a të Kodit Penal të sotëm dhe 25 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Veprave të dhunshme ndaj pasurisë”, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 231 e 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Vera Dume, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Hasim Karamani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimes Vait Osmani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Altin Dolor Arapi për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Muhamet Karamani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, përfundimisht i pandehuri Altin Dolor Arapi dënohet me burgim të përjetshëm.
-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Altin Dolor Arapi fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
3-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vjedhjes me armë” të Degës së Bankës Kombëtare Tregtare Vlorë, në shumën 2.170.000 lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” të shoqërisë “IAP”, në shumën 53 mije USD, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vjedhjes me armë” të shoqërisë “IAP”, në shumën 3.500 USD, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 140 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vrasjes me dashje për interes” të mbetur në tentativë, të shtetasit Eduart Trimi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 84/a, 11, 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” e shtetasit Sami Jata, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 141 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit në rrethana lehtësuese” të fëmijës Erion Nushi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 109/a të Kodit Penal të sotëm dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Veprave të dhunshme ndaj pasurisë”, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 231 e 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 21 (njëzet e një) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Vera Dume, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimes Hasim Karamani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vrasjes me dashje ne lidhje me nje krim tjetër”, në dëm të viktimës Vait Osmani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër”, në dëm të viktimës Muhamet Karamani, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 77 dhe 28 të Kodit Penal dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit” të Degës së Bankës së Kursimeve Tiranë, ne shumën 30 milion lekë, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 136/2 të Kodit Penal të sotëm dhe 13, 15 të Kodit Penal të kohës se kryerjes së veprës dhe, në bazë të këtyre neneve, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Enver Çaka për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit te letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal dhe, në bazë të këtij neni, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
-Pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Gentian Enver Çaka për veprën penale të “Falsifikimit akteve të gjendjes civile” e parashikuar nga neni 191/1 i Kodit Penal, për shkak amnistie.
-Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, përfundimisht i pandehuri Gentian Enver Çaka dënohet me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gentian Enver Çaka fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Do'stlaringiz bilan baham: |