Nr I vendimit Data palët faqe


PËR VJEDHJEN ME DHUNË MË DATË 12.08.1994 TË PIKËS SË KARBURANTIT “SHKUMBINI PETROL”



Download 7,22 Mb.
bet71/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   217

3. PËR VJEDHJEN ME DHUNË MË DATË 12.08.1994 TË PIKËS SË KARBURANTIT “SHKUMBINI PETROL”.


    1. Për këtë episod prokuroria e krimeve të rënda ka sjellë për gjykim të gjykuarit Altin Arapi, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Orik Shyti duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale të Vjedhje me dhunë, në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, sipas nenit 139 dhe 28/4 të K.Penal.

    2. Fakti kriminal është pranuar si vijon nga gjykatat e faktit. Të gjykuarit Kreshnik Spahiu, Altin Arapi, Orik e Leart Shyti, duke qenë në dijeni të faktit se në pikën e furnizimit të karburantit “Shkumbini Petrol” që ndodhej përballë fabrikës së Coca-Cola, në autostradën Tiranë-Durrës, kishte xhiro ditore në vlera të konsiderueshme parash, kanë vendosur të realizonin vjedhjen e saj.

    3. Për arritjen e qëllimit të tyre kriminal, në datën 11.08.1994, rreth orës 01.00, të gjykuarit, nëpërmjet mjetit “Alfaromeo” me targë TR 3223 B, kanë mbërritur në vendngjarje, nga Durrësi. Ata kanë qenë të armatosur dhe të maskuar. Të gjykuarit e kanë ndaluar mjetin e tyre në brendësi të pikës së karburantit dhe kanë konstatuar se rojet dhe punëtorët kanë qenë brenda, se ata kanë qenë tre veta dhe njëri prej tyre ka dalë përpara.

    4. Rezulton se në pikën e karburantit në atë moment janë gjetur dëshmitarët Osman Nozllaku, Vladimir Kondakçiu dhe Ylli Sinani. Ky i fundit sapo ka dalë nga ambienti i brendshëm i godinës është gjendur nën kërcënimin e një prej të gjykuarve dhe është detyruar të futet në dhomën ku ishin të shtrirë dhe dy personat e tjerë. Të gjykuarit u kanë kërkuar dëshmitarëve çelësat e kasafortës, e cila ndodhej në zyrën e drejtorit të pikës. Pasi janë bindur se rojet nuk i kanë çelësat e zyrës dhe të kasafortës, të gjykuarit kanë vendosur të veprojnë vetë mbi kasafortën.

    5. I gjykuari Altin Arapi provohet se ka thyer xhamin e derës dhe nëpërmjet hapësirës së krijuar nga thyerja ka hyrë në brendësi. Gjatë këtij veprimi i gjykuari Altin është prerë në pjesën e parakrahut të dorës së majtë. Të gjykuarit, me ndihmën e detyruar të dëshmitarëve kanë marrë kasafortën duke e ngarkuar në bagazhin e makinës me të cilën kishin ardhur. Ata e kanë çuar kasafortën tek shtëpia e xhaxhait të të gjykuarit Kreshnik dhe të nesërmen kanë mundur ta hapin. Gjithashtu u provua në gjykim se në datën 12.08.1994, rreth orës 24.00 në urgjencën e spitalit ushtarak në Tiranë është regjistruar emri i të gjykuarit Altin Arapi i cili është mjekuar. Është pranuar në gjykim se në kasafortë ndodhej sasia prej 2.6 milion lekë, 826 USD, 1245 DM, 111.000 LIT, 38.000 DRH, dhe 10 SFR.

    6. Gjykatat kanë administruar dhe vlerësuar si provë: Deklarimet e dëshmitarëve Fadil Gashi, Ylli Sinani, Vladimir Kondakçi dhe Osman Nozllaku (punonjësit e pikës së karburantit Shkumbini Petrol); procesverbal i këqyrjes së vendit të ngjarjes, skicës së vendit të ngjarjes dhe tabelës fotografike bashkëngjitur saj. Akti i ekspertimit nr.515 datë 19.08.1994, nga ku provohet se njollat e fiksuara në vendin e ngjarjes janë gjak njeriu dhe i përkasin grupit 1 (0). shkresa nr.995/1 prot. datë 31.12.2003, sipas të cilës vërtetohet se nuk janë ruajtur më provat, pasi janë konsumuar për realizimin e aktit të ekspertimit të sipërcituar; Procesverbali për kqyrjen e dokumentave datë 05.07.2004, nga ku provohet se më datë 12.08.1994 në numrin e regjistrit nr.4399 të pacientëve të repartit të kirurgjisë për civilët, ndodhet i regjistruar emri Altin Arapi vjeç 23, i cili është sekuestruar me vendimin përkatës; akti i ekspertimit nr.744 datë 16.07. 2004, nga ku provohet se duke u mbështetur në të dhënat e regjistrit të spitalit civil për datën 12.08.1994, dëmtimi i shënuar në emër të Altin Arapit është një plagë lacero-kontuzive e dorës së majtë e cila është qepur. Të dhënat nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar saktësisht mjetin e përdorur, por nuk përjashtohet mundësia se mund të ketë qenë mjet i fortë jo i mprehtë; procesverbale të paraqitjes për njohje të datës 19.10.1994 (tre te tilla), sipas të cilave rezulton se të pandehurit kanë qenë të veshur me uniformën që mbajnë repartet e ndërhyrjes së shpejtë të M.R.P; procesverbal i kqyrjes së dokumentave datë 31.10.1994 provohet se mjeti me targa TR 6223 B i përket makinës tip “Ifa” kamion dhe i përket Myrteza Katroshit, emri i të cilit sipas vërtetimit datë 03.11.1994 të Komunës Kamëz nuk rezulton si banor i këtij komuniteti; procesverbali datë 09.08.2004, nga ku provohet se nga kqyrja e regjistrit themeltar të automjeteve me targa TR 55-01B deri TR 65-00B në fletën nr.142 figuron e regjistruar targa 6223 B në emër të Myrteza Sali Katroshi tip i makinës “IFE kamion”. I gjithë dokumentacioni i ndodhur në dosjen e automjetit me targë TR 6223 B është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

    7. Deklarimet e të pandehurit Enkeledi Agaj, në hetim paraprak sipas procesverbalit pa datë tetor 1996, i cili u përdor me kërkesë të prokurorit në formë të leximeve të deklarimeve të të pandehurit sipas nenit 370 të K.Pr.Penale. Deklarimet e të pandehurit Leart Shyti sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996, në hetim paraprak. Deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzaj, në hetim paraprak sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996.

    8. Gjykatat e faktit kanë arritur në të njëjtin përfundim, përsa i përket kualifikimit të faktit penal, duke argumentuar ndër të tjera se: “…të pandehurit Orik Shyti, Kreshnik Spahiu, Leart Shyti dhe Altin Arapi, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “vjedhjes me dhunë” të kryer në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm në lidhje me nenet 13 e 15 të ligjit në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale...”

    9. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është lënë në fuqi nga gjykata e apelit për të gjykuarit Orik Shyti, Kreshnik Spahiu, Leart Shyti dhe Altin Arapi të gjendur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Vjedhja me dhunë” sipas nenit 139 të K.Penal.


4. PËR VJEDHJEN ME DHUNË, MË DATË 12.10.1994, TË NJË SHUMË PREJ 53.000 (PESËDHJETË E TRE MIJË) USD NË DËM TË FIRMËS SË SHITJES SË KARBURANTEVE “IAP”, TIRANË.


    1. Nga prokuroria për Krime të Rënda, janë sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, Gentian Caka dhe Roland Shyti, duke i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”, në dëm të shoqërisë “IAP”, në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, të parashikuar nga nenet 139 dhe 28 te Kodit Penal.

    2. Nga gjykatat janë pranuar këto rrethana të faktit: Në vitin 1994 firma private IAP në Tiranë ka qenë e vendosur në Rr.“Komuna e Parisit”, në një vilë tre katëshe. Në katin e dytë të saj ndodhej dhe zyra e drejtorit të firmës dëshmitarit Astrit Kuçani. I gjykuari Orik Shyti pasi ka ardhur në dijeni të ekzistencës së kësaj firme ka shprehur mendimin për vjedhjen e saj të gjykuarve Roland Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, dhe Gentian Çaka, të cilët janë pajtuar me këtë mendim. Të gjykuarit kanë filluar të hetonin vendin ku ndodhej firma dhe personat që hynin e dilnin.

    3. Më datë 12.10.1994, pasi kanë marrë pistoleta TT, maska dhe paruke, kanë hipur në një makinë të vogël Alfa Romeo, model i vjetër, dhe pasi i kanë vënë targa të falsifikuara, me targë 6975 A, ngjyrë gri, janë nisur për tek firma. Rreth orës 12.00 në mesditë, ata kanë ndaluar makinën përpara ndërtesës dhe kanë zbritur nga makina të pestë personat dhe janë drejtuar për të hyrë brenda. Ndërkohë janë pikasur prej rojes së godinës. Dy prej tyre kanë goditur rojen e ndërtesës; i gjykuari Leart ka qëndruar poshtë, ndërsa katër të tjerët janë ngjitur në katin e dytë, në zyrën e drejtorit, dëshmitarit Astrit Kuçani i cili në atë moment ka qenë së bashku me dëshmitarin Habil Zerani.

    4. Pasi janë ngjitur lart, ata kanë thyer me disa goditje xhamin e derës së drejtorit dhe dy prej tyre janë futur brenda. Në vijim kanë marrë çelësat e kasafortës duke kërcënuar me armë dëshmitarin Astrit, ata kanë bërë të mundur hapjen e saj dhe marrjen e të gjithë parave që ndodheshin aty. Ndërkohë ata kanë goditur dëshmitarët Astrit dhe Habil. Pas kësaj ata janë larguar me makinë së bashku me qesen e parave. Pas realizimit të planit të tyre ata e kanë dërguar makinën dhe e kanë djegur në Dajt, rrugës për në Qafë-Mollë, në krahun e djathtë. Këtë makinë e kanë përdorur dhe në vjedhje te tjera.

    5. Provat e administruara dhe të vlerësuara nga gjykatat në lidhje me këtë episod. Procesverbal i kqyrjes së vendit të ngjarjes, datë 12.10.1994; akti i ekspertimit nr.52 datë 14.10.1994, nga ku rezulton se gjurma e marrë është e vlefshme për identifikim dhe se ajo i përket shtetasit Astrit Kuçani; shkresa datë 2.7.2004 e shoqërisë IAP rezulton se në ngjarjen e datës 12.10.1994 janë marrë 53.000 (pesëdhjetë e tre mijë) USD; Procesverbal kqyrje i vendit të ngjarjes datë 11.11.1996, ora 12.20, nga ku rezulton se pas kqyrjes së vendit në malin e Dajtit për në Qafë Mollë në kilometrin 19, është gjendur një skelet autoveture, ngjyre gri, e oksiduar. Pjesë të saj mungojnë plotësisht ndërsa ajo ekzistuese është e shtrembëruar dhe në pjesë të saj lexohet numri 33772; procesverbal kqyrje i vendit të ngjarjes, datë 11.11.1996, ora 12.55, nga ku ka rezultuar se në rrugën automobilistike Tiranë-Qafe Mollë, ne km e 19 ndodhet një rrugë e paasfaltuar dhe në distancën 6 m nga kjo rrugë ndodhet një pemë ahu në mesin e lartësisë së saj dallohen disa vrima dhe u gjetën 7 copë gëzhoja; akti i ekspertimit nr.1437 datë 6.12.1996, nga ku rezulton se këto gëzhoja janë qitur nga një pistoletë zastava; dëshmitë e dëshmitari Astrit Kuçani, Habil Zerani dhe Albert Domi (përkatësisht drejtori dhe shoferë të firmës IAP).

    6. Deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzaj në hetim paraprak, në procesverbalin pa datë, tetor 1996; deklarimet e të pandehurit Leart Shyti, sipas procesverbalit pa datë tetor 1996; deklarimet e të pandehurit Kreshnik Spahiu, sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996; deklarimet e të pandehurit Enkeledi Agaj, sipas procesverbalit datë 13.10.1996.

    7. Në lidhje me këtë episod, gjykata e shkallës së parë argumenton se: “…krijon bindjen se të pandehurit e akuzuar kanë konsumuar elementet e veprës penale të “vjedhjes me dhunë” të kryer në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale parashikuar nga nenet 139 të Kodit Penal të sotëm, në lidhje me nenet 13 e 15 të ligjit në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale…”

    8. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është lënë në fuqi në lidhje me cilësimin ligjor, edhe për këtë episod, duke argumentuar ndër të tjera se: “…për të pandehurit Orik Shyti, Roland Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Çaka, të gjendur fajtor në kushtet e bashkëpunimit ndërmjet tyre duhet të zbatohet ligji më i favorshëm, i parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në fuqi “Vjedhja me dhunë”…”.


5. PËR VJEDHJEN ME ARMË, MË DATË 07.12.1994, TË NJË SHUME PREJ 3500 (TREMIJË E PESËQIND) USD, NË DËM TË FIRMËS PRIVATE TË SHITJES SË KARBURANTEVE “IAP”, TIRANË, SI DHE PËR VRASJEN ME DASHJE TË MBETUR NË TENTATIVË, NË DËM TË SHTETASIT EDUART TRIMI.


    1. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi, Roland Shyti, Gentian Çaka dhe Kreshnik Spahiu, duke i akuzuar për vjedhjen me armë në shumën 3500 (tremijë e pesëqind) USD, në dëm të firmës private të shitjes së karburanteve “IAP” si dhe për vrasjen me dashje të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Eduart Trimi, sipas neneve 140, 76-22 të K.Penal.

    2. Nga gjykatat e faktit është pranuar se më datë 07.12.1994 i gjykuari Orik shkon në shtëpinë e të gjykuarit Kreshnik dhe i tregon për planin që kishte bërë për të vjedhur firmën IAP. Për këtë i gjykuari Orik i kërkon të gjykuarit Kreshnik që të marrë dhe furgonin e tij “Volswagen”. I gjykuari Kreshnik ka rënë dakord dhe ka shkuar tek xhaxhai i tij për të marrë furgonin dhe në oborr ka takuar dhe të gjykuarit Altin Arapi, Roland Shyti, Leart Shyti, Gentian Çaka. Pasi kanë hipur në makinë të gjithë bashkë, në afërsi të godinës së firmës janë ndaluar dhe ka zbritur i gjykuari Oriku për të pare vendin. Në këtë kohë të tjerët kanë bërë gati armët, parukat e maskat. I gjykuari Orik është kthyer pas rreth 15 minutash. Pasi ishin bërë gati të gjithë kanë lëvizur furgonin deri në 20 m afër derës së IAP dhe kanë dalë nga furgoni që të gjithë të gjykuarit përveç të gjykuarit Kreshnik, i cili ka qëndruar në makinë në gadishmëri. Dalja e të gjykuarve nga makina është parë shumë qartë nga dëshmitari Fatmir Cani i cili ka vrapuar për në polici. Dy prej tyre kanë shkuar tek vendroja e dëshmitarit Mehmet Bega, duke e detyruar që të mos lëvizte nën kërcënimin e armës dhe duke i kërkuar pushkën. Ndërkohë, dëshmitari Eduart Trimi i cili ishte roja i dytë, i armatosur me pushkë në anën e prapme të ndërtesës sapo vë re personat e armatosur mundohet të futet në ndërtesë. Sapo është futur brenda ai është qëlluar nga personat që u futen brenda duke i shkaktuar atij tri plagë tejshpuese në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat sipas aktit të ekspertimit mjeko ligjor nr.1264 datë 8.12.1994 hyjnë në kategorinë e plagosjes së rëndë.

    3. Ndërkaq dëshmitarët Astrit Kuçani, Teuta Ibrahimi dhe të tjerë kanë qenë në zyrën e drejtorit. Sapo dëgjojnë krisma nga jashtë në zyrë kanë hyrë dy prej personave të lartpërmendur njëri prej tyre është i gjykuari Altin. (Ndërsa tjetri i gjykuari Orik ose Gentian). Njëri prej tyre, personi i gjatë me maskë të zezë, e ka qëlluar në brinjë dhe në sy dëshmitarin Astrit duke i kërkuar çelësat e kasafortës. Me ndihmën e dëshmitarit është hapur kasaforta dhe kanë marrë që aty 3500 (tremijë e pesëqind) dollarë dhe janë larguar. Gjatë ikjes kanë qëlluar përsëri. Ata ishin me një makinë ngjyrë blu. Dëshmitari mendon se janë të njëjtët persona që ishin dhe herën e parë.

    4. Në lidhje me ngjarjen janë administruar dhe vlerësuar provat si më poshtë: procesverbal i kqyrjes së vendit të ngjarjes, pa datë dhe tabela fotografike bashkëngjitur tij, nga ku provohet fakti se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë marrë me cilësinë e provës materiale 9 gëzhoja A56, 4 fishekë të pa plasur A56, 3 gëzhoja TT, dy zemra predhash A56, një predhë TT, dy këmisha të dëmtuara, 1 gëzhoje 7.56 mm. Është vërejtur goditje me armë zjarri brenda dhe jashtë godinës si dhe në sheshpushimin e katit të parë një pellg gjaku dhe një kapele si e policëve privat. Janë marrë dhe gjurme gishtat për ekzaminime të mëtejshme; Nga ekzaminimet e mëpasshme është arritur në konkluzionin se gjurmët e gjetura daktiloskopike në vendin e ngjarjes i përkisnin drejtorit të firmës dëshmitarit Astrit; shkresa datë 2.7.2004, nga ku rezulton se dëmi i shkaktuar më datë 7.12.1994 është 3500 (tremijë e pesëqind) USD; akt i ekspertimit nr.1264 datë 8.12.1994, nga ku rezulton se sipas kartelës klinike dhe të dhënave të mjekut kurues tek i dëmtuari Eduart Trimi janë konstatuar tre plagë tejshkuese të shkaktuara me tre qitje me armë zjarri, dëmtime të cilat futen në kategorinë e dëmtimeve të rënda; akti vlerësim gjurme nr.59, datë 10.12.1994, nga ku rezulton se gjurmët e gjetura në kasafortë, në anën e brendshme dhe të jashtme të saj janë të vlefshme për identifikim dhe i përkasin pronarit Astrit Kuçani; akt i ekspertimit nr.831 datë 8.12.1994, nga ku rezultoi se katër fishekët e gjetura në vendngjarje kanë qenë të rregullt teknikisht, nëntë gëzhojat janë qitur nga e njëjta armë automatik jugosllav, tre gëzhoja janë qitur nga e njëjta pistoletë TT. Gëzhoja 7.65 duhet të jetë qitur me pistoletë automatike scorpions, predha duhet të jetë qitur nga pistoletë TT ose automatik, dy këmishat e predhave u korrespondojnë fishekëve model 54 e 56 që përdoren përkatësisht nga pistoleta TT , automatikë e pushkë automatike; akt i ekspertimit nr.858 datë 17.12.1994, sipas të cilit rezultoi se tre gëzhojat e fiksuara janë qitur nga e njëjta armë që ka qitur gëzhojën e gjetur në vendin e ngjarjes së vrasjes së Edmond Likës; akt i ekspertimit nr.78 datë 30.1.1995 pas një riekzaminimi rezulton e kundërta e konkluzionit të aktit nr.858; akt i ekspertimit nr.1232 datë 24.10.1996, i cili nuk mund të përdoret, ka rezultuar se automatiku mod 56 Zastava i gjetur në banesën e Zeliha Sinës, është automatik prodhim jugosllav, në gjendje të rregullt teknike dhe se dhe se 9 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes së IAP -2 janë qitur nga ky automatik; akt ekspertimi nr.1241 datë 24.10.1996, i cili nuk përdoret, rezulton se automatiku i kalibrit 7.65 mm, scorpions, i gjetur në banesën e Z.Sinës, është në gjendje të rregullt teknike dhe se gëzhoja 7.65 e gjetur në vendngjarje është qitur nga kjo armë; deklarimet e dëshmitarëve Astrit Kuçani, Teuta Ibrahimi, Petrit Cani Mehmet Bega, Eduart Trimi (punonjës të firmës IAP).

    5. Deklarimet e të pandehurit Leart Shyti, në hetim paraprak sipas procesverbalit pa datë tetor 1996 dhe procesverbalit datë 17.12.1996. Deklarimet e të pandehurit Kreshnik Spahiu sipas procesverbalit pa datë tetor 1996; Deklarimet e te pandehurit Nikolin janë të prejardhura dhe nuk tregohet burimi.

    6. Në lidhje me këtë episod, nga gjykata e shkallës së parë është konkluduar se: “...të pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Roland Shyti, Gentian Çaka dhe Kreshnik Spahiu, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale të “Vjedhjes me armë” dhe “Vrasjes me dashje për interes” në dëm të shtetasit Eduart Trimi të mbetur në tentativë, duke i dhënë në këtë mënyrë faktit, në bazë të nenit 375 të K.Pr.Penale, një përcaktim të ndryshëm nga prokurori të parashtruar në kërkesën për gjykim. Në këtë përfundim gjykata arrin pasi vlerëson se ndonëse vepra penale ka ndodhur përpara datës 01.06.1995, në aplikim të nenit 3 të Kodit penal aktual, vepra penale e parashikuar nga neni 140, është më favorizuese për pozitën e të pandehurve...meqenëse gjykata konkludon se të pandehurit kanë konsumuar edhe elementë të veprës penale të vrasjes së viktimës Eduart Trimi, gjatë kryerjes së veprës penale sipas qëllimit kryesor që kishin autorët, sipas kodit aktual, është konsumuar edhe vepra penale e parashikuar nga neni 77 i këtij Kodi. Por përsëri në aplikim të nenit 3 të ligjit penal aktual, gjykata çmon se dispozita penale që parashikon veprën penale të vrasjes të konsumuar nga të pandehurit duhet të cilësohet sipas nenit 84/a të Kodit penal. Duke qenë se kjo dispozite është më favorizuese për të pandehurit në lidhje me atë të parashikuar nga neni 77 i K.Penal aktual, gjykata çmon se ndaj të pandehurve që u gjendën fajtor duhet të aplikohet vepra penale e ligjit të kohës së kryerjes së saj. Përfundimisht gjykata çmon se të pandehurit e sipërcituar duhet të deklarohen fajtor për veprat penale të “Vjedhjes me armë” sipas Kodit aktual; për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer për interes” të mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale, të parashikuara nga nenet 140 të K.Penal aktual, 84/a e 11 si dhe 13 e 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprave penale.

    7. Gjykata e apelit ka disponuar ndryshe nga gjykata e shkallës së parë, duke argumentuar ndër të tjera se: “...Në lidhje me cilësimin juridik të veprimeve contra legem të kryer nga të pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, Roland Shyti, Gentian Çaka dhe Kreshnik Spahiu, gjykata e apelit, në kundërshtim me sa ka konkluduar Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, vlerëson se ai duhet të kualifikohet sipas nenit 102 të Kodit Penal që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, të miratuar me ligjin nr.5591, datë 15.06.1977, “Grabitja” e pasurisë së personit, që ka sjellë si plagosjen e rëndë të shtetasit Eduart Trimi (tentimin e vrasjes së tij), të kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 102, 13 e 15 të Kodit Penal të vitit 1977. Edhe në këtë rast, në lidhje me ligjin penal të zbatueshëm vlen i njëjti arsyetim i bërë nga kjo gjykatë në episodin e “Grabitjes”, me pasojë vdekjen e shtetasit Sami Jata, por për këtë episod në vijim të arsyetimit të lartpërmendur, duhet theksuar se Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr.7769, datë 16.11.1993, botuar në Fletoren Zyrtare nr.14, viti 1993, faqe 859, në datë 07.01.1994 dhe hyrë në fuqi me 22.01.1994, ka miratuar disa shtesa e ndryshime në Kodin Penal të vitit 1977, ku për krimin e grabitjes, krahas dënimit me burgim deri në njëzet e pesë vjet dhe me vdekje, është shtuar si dënim alternativ dënimi me burgim të përjetshëm, krahas atij me vdekje (neni 3 që ka shtuar në këtë kod nenin 21-a). Gjykata e apelit gjykon se edhe pas këtij ndryshimi, për arsyet që u parashtruan më lart, ligj më i favorshëm për të pandehurit është ai i kohës së kryerjes së veprës penale, pasi ai dënohej në minimum me pesë vjet burgim...”



6. PËR VJEDHJEN E FIRMËS GJALLICA, VLORË ME PASOJË VDEKJEN E SHTETASIT PALI PRENDI, MË DATË 13.12.1994, NË SHUMËN PREJ 2.4 (DY PIKË KATËR) MILION LEKË.


    1. Prokuroria për Krime të Rënda ka sjellë për gjykim të gjykuarit Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj, Dritan Hate, duke i akuzuar se kanë kryer veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen” në dëm të firmës “Gjallica” në shumën 2.4 (dy pikë katër) milion lekë, me pasojë vdekjen e shtetasit Pali Prendi, kryer në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale të parashikuar si krim nga nenet 141 e 28 të Kodit Penal.

    2. Nga gjykatat janë pranuar këto rrethana të faktit: Në vitin 1994 firma huamarrëse Gjallica ndër të tjera ushtronte aktivitetin e saj në dy banesa private, të viktimës Pali Prendi dhe shtetasit Odise Risilia, bashkëshorti i dëshmitares Elvira Risilia, banesa këto të ndodhura në qytetin e Vlorës në Lagjen “29 Nëntori”, pallati 1149. Këto banesa ndodheshin në të njëjtin pallat. Paratë ditore të mbledhura, me marrëveshje të shkruar, duhej që të dorëzoheshin brenda ditës, por kishte raste që kur nuk bëhej fjalë për shuma të mëdha ato mund të mbaheshin dhe deri të nesërmen.

    3. Të gjykuarit Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj e Dritan Hate, pasi kanë ardhur në dijeni për vendndodhjen e këtyre banesave kanë planifikuar për të vjedhur arkën e firmës “Gjallica”, arkë e cila ishte në të dy banesat e lartpërmendura.

    4. Në zbatim të planit të tyre, më datë 13.12.1994 të katër të gjykuarit e lartpërmendur pasi kanë marrë një makinë tip “Mazda” ngjyrë të errët, maska dhe armatim, rreth orës 17.30-18.00, janë afruar tek pallati ku ndodheshin zyrat e firmës. Në timon ka qenë i gjykuari Nikolin e pas tij i gjykuari Dritan. Në vendin e parë të pasagjerit ka qenë i ulur i gjykuari Altin e pas tij i gjykuari Pasho.

    5. Kur kanë arritur në afërsi të pallatit të gjykuarit Nikolin dhe Altin, kanë zbritur nga makina për të parë gjendjen. Pasi kanë konstatuar se ishte momenti i përshtatshëm për të realizuar planin e tyre, sikurse e kishin planifikuar, janë ndarë në dy grupe; të gjykuarit Pasho dhe Altin do të ngjiteshin në katin e dytë, ndërsa të gjykuarit Dritan dhe Nikolin do të ngjiteshin në katin e tretë. Këta të fundit, pasi vunë maskat u nisën në fillim. Në banesën e viktimës Pal Prendi sapo kishte mbërritur bashkëshortja e tij, dëshmitarja Mjaftime Prendi së bashku me një klient të firmës, dëshmitarin Bektash Dalipi i cili kishte shkuar për të marrë interesat e parave të tij. Në banesën e shtetasit Odise Risilia, ndodheshin bashkëshortja e tij, dëshmitarja Elvira Risilia e cila ishte dhe ekonomistja e firmës huamarrëse Gjallica, së bashku me vajzën dhe me nënën e saj.

    6. Në banesën e viktimës Pali Prendi bie dera dhe kur viktima shkon ta hapë, në derë janë shfaqur dy persona të armatosur. Personi i parë, që rezulton të jetë i gjykuari Nikolin, i ka kërkuar viktimës Pal paratë duke i vënë pistoletën tek koka. Pal Prendi nuk ka folur asnjë fjalë, madje as nuk tentoi të kundërshtonte, i gjykuari Nikolin, i ndihmuar dhe nga personi i dytë, i gjykuari Dritan pasi e kanë detyruar Palin të ulet në gjunjë i gjykuari Nikolin e ka goditur me pistoletë në kokë. Më pas kanë gjuajtur dhe herë të tjera në drejtim të viktimës Pal i cili është shtrirë duke i shkaktuar atij plagë në anën e djathtë e të majtë të qafës e në kraharor.

    7. Dëshmitarja Mjaftime ka dalë në ballkon për të kërkuar ndihmë, por për shkak të gjendjes emocionale të rënduar nuk ia ka arritur. Të gjykuarit Nikolin e Dritan u futën në depon ku ishin paratë dhe morën një kuti me lekë shqiptare dhe në valutë, nuk kanë lënduar tjetër person dhe kanë dalë.

    8. Në të njëjtën kohë, paralelisht me atë çfarë kishte ndodhur në katin e tretë, në katin e dytë kanë shkuar të gjykuarit Pasho dhe Altin dhe kanë trokitur tek dera e cila është hapur nga dëshmitarja Elvira Risilia. Dëshmitarja Elvira duke menduar se mund të ishin qytetarë që kërkonin interesat apo të depozitonin para, u është drejtuar “urdhëroni çfarë doni”. Drita e korridorit ka qenë e ndezur dhe prej saj janë parë qartë dy persona njëri pas tjetrit, përkatësisht provohet të kenë qenë të gjykuarit Altin dhe Pasho. Ajo ka vënë re automatikun tek supi i të gjykuarit Pasho. Menjëherë i gjykuari Altin e godet në ballë dhe në të njëjtën kohë dëgjohet dhe breshëria e automatikut të të gjykuarit Dritan nga kati i tretë. Ndërsa dëshmitarja Elvira është përleshur me të gjykuarin Altin, i gjykuari Pasho ka hyrë brenda. Dëshmitarja Elvira ka shkuar deri tek kati i parë dhe ka kërkuar ndihmë tek shtetësja Mystelina dhe pas kësaj është ngjitur lart, pasi ka patur merak vajzën e nenën e saj që ndodheshin në banesë. Nga ana e saj është vënë re ndërkohë që para dyqanit ishte një makinë pa targa. I gjykuari Altin pasi ka dëgjuar krismat është ngjitur lart dhe të tre së bashku, pasi janë bashkuar dhe me të pandehurin Pasho janë larguar duke marrë dhe paratë me vete. Duke zbritur i gjykuari Altin ka qëlluar me pistoletë, goditje e cila i ka shkaktuar shtetases Mystelina plagë në këmbë e cila kategorizohet si plagosje e lehtë.

    9. Të gjykuarit Altin, Dritan, Pasho e Nikolin kanë hipur në makinë dhe kanë shkuar në shtëpinë e të gjykuarit Nikolin, ku kanë parë se nga ky veprim i tyre ishin marrë 24 milion lekë të cilat janë ndarë midis tyre në mënyrë të barabartë. Pas kësaj i gjykuari Nikolin ka dërguar të gjykuarin Dritan në Rradhimë dhe është kthyer në shtëpi ku ka gjetur të gjykuarit Pasho e Altin. Të tre janë nisur për në Qafen e Llogarasë, duke marrë me vete makinën Mazda, pa targa që shërbeu në ngjarjen e lartpërmendur si dhe një makinë tjetër. I gjykuari Nikolin i ka vënë zjarrin makinës Mazda, poshtë një lapidari dhe pas tre ditësh janë kthyer dhe e kanë hedhur në anën e rrugës.

    10. Download 7,22 Mb.

      Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   67   68   69   70   71   72   73   74   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish