Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet79/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 09/03/2016, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.52108 - 00752 – 2014 Regj.Them., që i përket:
TË PANDEHUR: JULSI TUSHI.
A K U Z U A R:

Vrasje me paramendim,

parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal,

dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit,

parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.
LUIS ROSI
A K U Z U A R:

Moskallëzim krimi,

parashikuar nga neni 300 i K.Penal.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin penal nr.517 datë 20.12.2013, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Julsi Tushi, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 78/1 dhe 278/2 të Kodit Penal për shkak se nuk provohet se i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Luis Rosi, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shkak se nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur ndaj të pandehurit Julsi Tushi me vendimin nr.224 datë 01.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ndaj të pandehurit Luis Rosi me vendimin nr.223 datë 1.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Shpenzimet gjyqësore sikurse janë kryer.”

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.103, datë 26.2.2014 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.517 datë 20.12.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.”


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka bërë rekurs Prokuroria e Apelit, e cila kërkon nga Gjykata e Lartë:

“Ndryshimin e vendimeve dhe duke e gjykuar çështjen në fakt, deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurve.”, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Vendimet janë marrë në kundërshtim me ligjin material dhe procedurial penal, në kundërshtim me përmbajtjen e dispozitave të parashikuara nga nenet 78/1, 278/2 dhe 300 të K.Penal dhe 152 dhe 388 dhe 428 pika 1 shkronja “a” të K.Pr.Penale;

  • Sipas nenit 152 të K.Pr.Penale, gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi dhe se asnjë provë nuk ka vlerë të paracaktuar. Kjo ka ndikuar në dhënien e një vendimi tërësisht të pabazuar në prova dhe në ligj;

  • Gjykatat kanë arritur në përfundimin se nuk ka prova të mjaftueshme për të konkluduar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se motivi i veprës penale ka qenë ai i pretenduar nga ana e organit të akuzës dhe autorë të saj janë të pandehurit Julsi Tushi dhe Luis Rosi dhe për këtë shkak akuza ndaj tyre vlerësohet e dyshimtë. E vetmja provë direkte që bazohet akuza, është veprimi hetimor i paraqitjes për njohje i dokumentuar me procesverbalet e datës 28.05.2011. Për këto prova gjykatat kanë çmuar se vlera provuese e tyre është e dyshimtë;

  • Ky arsyetim i gjykatave bije ndesh me provat e administruara në hetim e gjykim;

  • Shtetasi Eduart Fejzullau ka njohur si autor të vrasjes së vëllait të tij shtetasin Julsi Tushi dhe shtetasin Luis Dero Rosi si personin tjetër që ka dalë nga automjeti dhe ka qenë i pranishëm sëbashku me ekzekutorin;

  • Sa më sipër provohet jo vetëm me provat me dëshmitar, por edhe me ato shkresore e shkencore që i bashkohen dosjes në ngarkim të tyre;

  • Gjykata e Apelit nuk i ka analizuar me hollësi dhe drejtë provat e marra gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe ato të fazës së hetimit paraprak, nuk i ka marrë në harmoni spjegimet e dëshmitarëve me paraqitjet për njohje të tyre, me këqyrjen e vendit të ngjarjes, të automjetit dhe të kufomës dhe me rrëzimin e alibisë së të pandehurit Julsi Tushi, i cili ka pretenduar se ka qenë në Greqi dhe i shtruar në një spital grek, në një kohë që nga shqyrtimi gjyqësor nëpërmjet letërporosisë të dërguar në rrugë institucionale rezultoi se vërtetimi ishte i falsifikuar dhe nuk i përgjigjej së vërtetës, rrezonte pretendimin e të pandehurit se në kohën e ndodhjes së vrasjes ai nuk ndodhej në Shqipëri, por në Greqi dhe i shtruar në një spital.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Tom Ndreca, prokurorin Madrid Kullolli, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.103, dt. 26.02.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr.517, dt. 20.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbrojtësin e të gjykarve Julsi Tushi dhe Luis Rosi, av. Edmond Dema, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N:

Vendimi nr.103, datë 26.02.2013 i Gjykatës së Apelit Vlorë është rezultat i zbatimit të drejtë të ligjit penal e procedural penal, e si i tillë duhet të lihet në fuqi.




  1. Rrethanat e çështjes.

Më dt. 30.12.2010, rreth orës 11.00, në fshatin Panaja, tre persona, me një automjet tip benz-mercedez, i kanë zënë rrugën një automjeti furgon tip “Renault”, me të cilin po udhëtonte viktima Romeo Fejzullahu, vëllai i tij Eduart Fejzullahu banore të qytetit të Patosit dhe shtetasi Neritan Shpata, banor i fshatit Margellic, Fier. Tre personat kanë dalë nga automjeti tip benz, dhe njëri prej tyre, me një armë zjarri kallashnikov në dorë, ka hapur zjarr në drejtim të shtetasit Romeo Fejzullau, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Më pas tre personat kanë hipur sërish në makinën e tyre dhe janë larguar me shpejtësi, për në drejtim të qytetit të Fierit.

Vëllai i viktimës, shtetasi Eduart Fejzullau, i pranishëm në vendngjarje, ka shpjeguar se nga makina tip benz-mercedez kanë dalë tre persona. I pari ka dalë një person nga sedilja e krahut të majtë me automatik në dorë dhe më pas kanë dalë dy persona nga dy sediljet e para të makinës. Në kohën kur personat ishin jo më shumë se 5-6 m larg furgonit, personi me armë ka qëlluar në drejtim të furgonit. Mbasi ka qëlluar me armë, i vëllai i Eduartit ka bërtitur dhe aty ka kuptuar që e kishin zënë plumbat. Shtetasi Eduart Fejzullahu, pas ngjarjes është vënë në dijeni të faktit se vrasjen e vëllait të tij, e kanë kryer tre persona, të cilët identifikohen me pseudonimet “Qerosi”, “Luli” dhe “Selami”, banorë të qytetit të Vlorës, për shkak të një konflikti që viktima ka patur me shtetasin e thirrur “Selam”.

Pasi janë identifikuar personat, që thirreshin me pseudonime, është proceduar me paraqitjen për njohje për personat e dyshuar me anë të fotografive, nga e cila shtetasi Eduart Fejzullahu, ka njohur shtetasit Julsi Tushi dhe Luis Dero Rosi, si dy prej tre personave që morën pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Romeo Fejzullau.




  1. Procedurat gjyqësore dhe arsyetimi i gjykatave.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin penal nr.517 datë 20.12.2013, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Julsi Tushi, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga neni 78/1 dhe 278/2 të Kodit Penal për shkak se nuk provohet se i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Luis Rosi, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal për shkak se nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” të vendosur ndaj të pandehurit Julsi Tushi me vendimin nr.224 datë 1.6.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ndaj të pandehurit Luis Rosi me vendimin nr.223 datë 1.06.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Shpenzimet gjyqësore sikurse janë kryer.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.103, datë 26.2.2014 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.517 datë 20.12.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, duke arsyetuar:



Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   75   76   77   78   79   80   81   82   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish