Nr I vendimit Data palët faqe


Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar



Download 7,22 Mb.
bet76/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   72   73   74   75   76   77   78   79   ...   217

Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar




  1. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka gjetur pjesërisht të gabuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, dhe ndër të tjera arsyeton se: “... Në vështrim dhe në raport me atë çka ka vendosur gjykata për Krime të Rënda në shkallë të parë, rezulton se për të pandehurit Orik Shyti, Gentian Çaka dhe Altin Arapi, të gjendur fajtor tashmë për kryerjen e veprës penale të “Vepra me qëllime terroriste” sipas nenit 230 të K.Penal, vendimi i saj që i ka njohur fajtor dhe dënuar ata për kryerje të veprave penale të “Vepra të dhunshme ndaj pasurisë” neni 231 kpp ndryshuar me ligjin nr.9686/2007 dhe “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër” sipas nenit 77 të k.penal katër herë, për viktimat V.Dume, H.Karamani, V.Osmani dhe M.Karamani, duhet të ndryshohet. Përsa i përket kualifikimit ligjor të faktit penal të kryer nga të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Caka, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, në të kundërt me sa ka arritur në përfundim gjykata e shkallës së parë, çmon se ai duhet të kualifikohet sipas nenit 102 të Kodit Penal që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, të miratuar me ligjin nr.5591, datë 15.06.1977, "Grabitja” e pasurisë së personit, që ka sjellë si pasojë vdekjen e këtij të fundit. Për të arritur në këtë përfundim kjo gjykatë mbajti në konsideratë se: së pari, Kodi Penal i vitit 1977 nuk e parashikonte në mënyrë eksplicite figurën e krimit të “Vjedhjes me pasojë vdekjen", ashtu siç parashikohet në Kodin Penal aktual dhe së dyti: marzhet e dënimit të krimit të “Grabitjes”, në kohën kur po shqyrtohet kjo çështje penale, janë më të favorshme për të pandehurit, në kuptim të nenit 3/3 të Kodit Penal, pasi dënimi me vdekje është i pazbatueshëm dhe për pasojë i paefektshëm, pas shfuqizimit të tij si i papajtueshëm me Kushtetutën nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.65, datë 10.12.1999,




  1. Në lidhje me rekursin e paraqitur nga të gjykuarit




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i të gjykuarve, është i bazuar në ligj në masën dhe mënyrë që vijon, prandaj vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nr.40, datë 07.07.2009, duhet të prishet për shkelje të rënda të ligjit procedural penal.


Në lidhje me pretendimin mbi praninë e mbrojtësit gjatë fazës së hetimeve paraprake për të pandehurin që bën deklarime


  1. Kolegji Penal arrin në konkluzionin se pretendimi i të gjykuarve është i bazuar dhe duhet të pranohet. Të gjykuarve iu është shkelur e drejta për të pasur një mbrojtës dhe rrjedhimisht, mbrojtja e zhvilluar ndaj tyre gjatë hetimeve paraprake në tërësi nuk ka qenë efektive. Në këto kushte, Kolegji vlerëson se është cenuar neni 28, i Kushtetutës, sipas të cilit personit që i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij, neni 6 i Kodit të Procedurës Penale, fakt që ka ndikuar në dhënien e vendimit objekt rekursi.




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në bazë të nenit 1 të Kodit të Procedurës Penale1, legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, po ashtu, sipas nenit 2 të Kodit të Procedurës Penale2, respektimi i normave procedurale është i detyrueshëm për subjektet e procedimit penal, për organet shtetërore, personat juridikë dhe shtetasit. Është detyrë e këtij legjislacioni procedural që të sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor për të gjithë personat ndaj të cilëve ka filluar një procedim penal.

  2. Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 28 të saj përcaktohet se, “Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij”.

  3. Sipas këtij kuadri, mbrojtja e personi në procesin gjyqësor përbën një vlerë kushtetuese, pra, një parim formues të rendit juridik shqiptar, duke e kufizuar edhe ligjvënësin në raport me zgjedhjen ligjore apo modelin procedural ligjor që synon të caktojë në sistemin juridik, dhe duke e përshtatur mbrojtjen në varësi të natyrës, fazës, shkallës, strukturës së procedurës të parashikuar nga ana e ligjvënësit dhe raportin e saj me gjykatën.

  4. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se e drejta për t’u mbrojtur realizohet qoftë me praninë e një mbrojtësi, qoftë me praninë e të pandehurit në procedimin që zhvillohet ndaj tij. E drejta për t’u mbrojtur është një e drejtë themelore e individit të akuzuar për një vepër penale, dhe si e tillë ajo duhet të gjejë zbatim në çdo shkallë dhe fazë të procedimit penal. Kodi i Procedurës Penale, në zbatim të garancisë kushtetuese që njeh të drejtën e mbrojtjes, në nenin 6, parashikon parimin e përgjithshëm të procedimit penal sipas të cilit “i pandehuri ka të drejtë të mbrohet vetë ose me ndihmën e mbrojtësit. Kur nuk ka mjete të mjaftueshme i sigurohet mbrojtja falas me avokat. Ndihma e dhënë nga ana e mbrojtësit për të pandehurin përbën një garanci për barazinë midis mbrojtjes dhe akuzës, në kuptimin e aftësisë dhe mundësisë së secilës prej tyre të ndërveprojnë dhe të kundërvihen njëra tjetrës me argumente, duke siguruar zhvillimin korrekt të parimit të kontradiktoritetit (parimit kundërthënës).

  5. Në bazë të nenit 50 të Kodit të Procedurës Penale, parashikohet se, mbrojtësi ka të drejtat që ligji i njeh të pandehurit, përveç atyre që i rezervohen personalisht këtij të fundit, ai ka të drejtë të komunikojë lirisht dhe vetëm për vetëm me të ndaluarin, të arrestuarin apo të dënuarin, të njoftohet paraprakisht për kryerjen e veprimeve hetimore, ku është i pranishëm i pandehuri dhe të marrë pjesë në to, t’u drejtojë pyetje të pandehurit, dëshmitarëve dhe ekspertëve, të njihet me të gjithë materialin e çështjes në përfundim të hetimeve.

  6. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, çmon të ritheksojë, se sipas parashikimeve të normave procedurale, gjatë hetimeve paraprake, ekzistojnë një sërë aktesh për të cilat mbrojtësi ka mundësinë fakultative për të marrë pjesë, siç mund të jenë: kontrollet e personit ose të lokalit, verifikimet e ngutshme në vend, sekuestrimet, marrja e plikove dhe korrespondencës, marrja nga personi nën hetim i të dhënave të nevojshme për vazhdimin e hetimeve, në vendin e ngjarjes ose në veprat penale të dukshme.

  7. Në bazë të nenit 302 të Kodit të Procedurës Penale3, mbrojtësi i personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet ka të drejtë të asistojë, pa patur të drejtën që të lajmërohet që më parë, në kontrollet dhe verifikimet e ngutshme në vend. Ndërsa, për aktet e parashikuara nga neni 309 i Kodit të Procedurës Penale1, me marrje në pyetje, këqyrje ose ballafaqim, mbrojtësi i zgjedhur ose i caktuar kryesisht duhet të lajmërohet, të paktën njëzet e katër orë përpara kryerjes së aktit. Procesverbalet e veprimeve të kryera nga prokurori dhe nga policia gjyqësore, në të cilat mbrojtësi ka të drejtë të asistojë, depozitohen në sekretarinë e prokurorisë brenda tri ditëve nga kryerja e veprimit, me të drejtën për mbrojtësin që t’i shqyrtojë dhe të nxjerrë kopje. Po ashtu, edhe për kontrollin dhe sekuestrimet jo të ngutshme, sipas nenit 310 të Kodit të Procedurës Penale2, prokurori duhet të njoftojë të pandehurin që të jetë i pranishëm, së bashku me mbrojtësin e zgjedhur dhe, kur nuk e ka këtë, cakton një mbrojtës kryesisht.

  8. Mosrespektimi i detyrimit të prokurorit për njoftimin për praninë e tij mbrojtësit në aktet e kryera gjatë hetimeve paraprake, kur është e detyrueshme pjesëmarrja e mbrojtësit, përbën shkak për pavlefshmëri absolute, sipas nenit 128, paragrafi 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Penale, pretendime të cilat mund të ngrihen gjatë hetimeve paraprake përpara prokurorit, por duhet të ngrihen edhe kryesisht dhe nuk shërohen deri në marrjen e vendimit formë të prerë.

  9. Kështu, Kolegji vlerëson se procesverbali i kontrollit të banesës së shtetasit Luan Pobratit, datë 17.12.1996 për rastin e episodit të rrëmbimit të fëmijës E. Nushi është i pavlefshëm.

  10. Nga shqyrtimi i akteve të fashikullit të gjykimit, rezulton se Luan Pobrati ishte marrë i pandehur dhe ndodhej i arrestuar në kohën që i është kontrolluar banesa dhe i është sekuestruar makina e shkrimit në pronësi të tij. Në kërkesën e prokurorit Thoma Jano dhe vendimin e gjyqtarit Martin Dede për kontrollin e banesës së Luan Pobratit, shkruhet se: Luan Pobrati është daja i Leart Shytit.. në banesën e të pandehurit Luan Pobrati mund të gjenden prova materiale të përdorura nga i pandehuri Leart Shyti”. As i pandehuri dhe as mbrojtësi i tij nuk janë njoftuar nga prokuroria për kontrollin e banesës dhe nuk kanë qenë të pranishëm gjatë kontrollit. Njoftimi dhe pjesëmarrja e të pandehurit, të parashikuara nga neni 310 i K.Pr. Penale janë të domosdoshme për ligjshmërinë e këtij veprimi hetimor. Për këtë shkak, bazuar nën nenin 128/1, shkronja cK.Pr.Penale procesverbali i kontrollit të banesës dhe ai i sekuestrimit të makinës së shkrimit janë të pavlefshëm.

  11. Ndërsa, mosrespektimi i njoftimit nga prokurori, për praninë e mbrojtësit në aktet e kryera gjatë hetimeve paraprake, kur nuk është e detyruar pjesëmarrja mund të përbëjë shkak për pavlefshmëri relative, e cila mund të ngrihet me kërkesë të të pandehurit gjatë hetimeve paraprake ose vetëm deri përpara fillimit të shqyrtimit gjyqësor, sipas nenit 129, paragrafi 2 dhe neni 354 i Kodit të Procedurës Penale3 dhe duhet të merret në shqyrtim dhe ti jepet përgjigje me vendim të ndërmjetëm.

  12. Edhe Gjykata Kushtetuese në jurisprudencën e saj është shprehur mbi praninë e mbrojtësit ka përcaktuar se, prania e mbrojtësit është një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e marrjes në pyetje të personit, pasi ndryshe nuk mund të shpjegohet detyrimi për oficerin e policisë që të ndërpresë marrjen në pyetje. Kjo e bën mbrojtësin ligjor një subjekt të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm gjatë kryerjes së këtij veprimi procedural dhe për rrjedhojë, mungesa e tij çon në cenim të nenit 31 të Kushtetutës, (Vendimi nr.14/2011 i GJK)1.

  13. Jurisprudenca e GjEDNj-së, ka theksuar se, edhe pse qëllimi kryesor i nenit 6, në lidhje me procedimet gjyqësore penale, është të sigurojë një gjykim të drejtë nga një “gjykatë” kompetente për të përcaktuar “çdo akuzë penale”, kjo nuk do të thotë që neni 6 nuk zbatohet në procedimet para-gjykimore (hetimet paraprake), (shih Imbrioscia k. Zvicrës, 24 Nëntor 1993, § 36, Seria A nr.275). Me qëllim që e drejta për një gjykim të drejtë të jetë sa duhet “praktike dhe efektive”, neni 6 § 1 kërkon, si rregull, që mbrojtësit t’i jepet akses që në hetimin e parë ndaj të dyshuarit nga policia, përveç nëse është e demonstruar nën dritën e rrethanave të veçanta të çdo çështjeje që ka arsye bindëse për të kufizuar këtë të drejtë (shih Salduz k. Turqisë [GC], nr.36391/02, §§ 50 dhe 55, 27 Nëntor 2008).

  14. Duke iu kthyer rastit objekt rekursi, Kolegji Penal vlerëson se, në të gjithë aktet e fazës së hetimeve paraprake të gjithë të pandehurit, nuk janë asistuar nga mbrojtës. E drejta e mbrojtjes është një e drejtë themelore e njeriut dhe si e tillë, ajo është e pandashme, e patjetërsueshme e padhunueshme dhe qëndron në themel të të gjithë rendit juridik, prej saj mund të hiqet dorë vetëm në mënyrë të lirë, dhe shprehimisht në mënyrë të paekuivokueshme duke e shoqëruar atë me garanci minimale në përpjesëtim me rëndësinë e saj. Mbrojtësit kanë evidentuar në mënyrë konstante që të pandehurit janë privuar nga e drejta për një mbrojtës gjatë hetimeve paraprake, fakt ky që duhet të shihet nën kuadrin ligjor vendas dhe ndërkombëtar, duke hetuar nga ana e gjykatave nëse ky pretendim qëndron në themel.

  15. Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Krime të Rënda, kanë gabuar në zbatimin e ligjit procedural. Neni 6 dhe 48 i Kodit të Procedurës Penale, parashikojnë të drejtën e të pandehurit për të zgjedhur deri në dy mbrojtës (neni 48/1 i Kodit të Procedurës Penale). Zgjedhja bëhet 1) me deklarim përpara organit procedues, 2) me prokurën e dhënë ndaj mbrojtësit ose personalisht ose me letër rekomande. Për personin e ndaluar, të arrestuar ose të dënuar me burgim, derisa ky person nuk e ka bërë vetë zgjedhjen, zgjedhja e mbrojtësit bëhet nga një i afërm i tij. I pandehuri që nuk ka zgjedhur mbrojtës ose që ka mbetur pa të, ndihmohet nga një mbrojtës i caktuar nga organi që procedon, në qoftë se e kërkon atë (neni 49/1 i Kodit të Procedurës Penale).

  16. Të pandehurit kanë pretenduar se kanë qenë në kushte të atilla presioni dhe dhune sa që nuk kanë qenë në gjendje të kërkonin një mbrojtës. Në kushte të tilla është organi i prokurorisë që duhet të provojë se ka realizuar me diligjencë detyrimin e tij për zbatimin e drejtë të dispozitave mbi caktimin e mbrojtësit, apo faktin e zgjedhjes së lirë së të pandehurve për të mos caktuar mbrojtës kryesisht. Sipas jurisprudencës së GJEDNj-së, prova të marra nga një dëshmitar në kushtet kur e drejta e mbrojtjes së të pandehurit nuk është siguruar në masën që normalisht kërkohet sipas KEDNJ-së, duhet, gjithsesi, të shqyrtohet me një kujdes shumë të madh (ekstrem) (Shih, Visser k. Holandës, nr.26668/95, § 44, 14 shkurt 2002; dhe S.N. k Suedisë, nr.34209/96, § 53, ECHR 2002-V).

  17. Nga procesverbalet e shqyrtuara, ka rezultuar se të gjithë të pandehurit kanë zgjedhur të mos u caktohet një mbrojtës i caktuar kryesisht. Në gjykimin e themelit, kjo zgjedhje e tyre është kundërshtuar nga mbrojtësit e tyre, duke pretenduar se nuk kanë bërë një zgjedhje të lirë e të vullnetshme, duke mos kërkuar një mbrojtës gjatë fazës së hetimeve paraprake. Në këto kushte, gjykatat e themelit nuk kanë kryer një hetim të plotë e të gjithanshëm në lidhje me lirinë dhe vullnetin e bërë prej tyre për mos u mbrojtur me mbrojtës të caktuar nga ana e organit që procedon, për më tepër Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk bindet nga niveli i vetëmbrojtjes së ushtruar prej tyre, duke vlerësuar numrin dhe rëndësinë e akuzave që u janë atribuar, apo se heqja dorë është bënë në mënyrë të paekuivokueshme.

  18. Në lidhje me këto pretendime, gjykata e themelit, për çdo rast, në përputhje me nenet 152, 382 dhe 383 të K.Pr.Penale1, ka detyrimin për të pasqyruar shprehimisht “arsyet” në bazë të cilave do të bazojë vendimmarrjen e saj, duke vepruar sipas parimit të procesit të rregullt e të drejtë dhe marrë parasysh edhe zbatimin e së drejtës ndërkombëtare të zbatueshme dhe të detyrueshme për Republikën e Shqipërisë dhe jurisprudencën e GjEDNj-së.

  19. Ndonëse nga njëra anë, caktimi i mbrojtësit nga ana e organit procedues varet nga vullneti i personit të arrestuar apo të ndaluar, nga ana tjetër mbrojtja e të pandehurve ka parashtruar para gjykatave të themelit se kjo zgjedhje ka qenë nën presion dhe nën dhunë, asnjë nga gjykatat e themelit nuk është ndalur të analizojë këto pretendime, të cilat kanë përparësi dhe rëndësi për shqyrtimin e themelit të çështjes. Kolegji vlerëson se për të hequr çdo dyshim rreth lirisë dhe vullnetit të zgjedhjeve të bëra dhe plotësimit të detyrimit që rëndon mbi organin e akuzës për caktimin e mbrojtësve të personave që mbahen në kushte paraburgimi, rëndësi ka respektimi i procedurës, formave të dokumentimit të akteve, dhe kryerja e lajmërimeve rreth të drejtave dhe mundësive ligjore që iu njeh legjislacioni procedural personave, të cilët ndodhen në kushtet e paraburgimit, qoftë me cilësinë e personave nën hetim, qoftë me cilësinë e personave të pandehur. Nisur nga pretendimet e palëve dhe mënyra e dokumentimit të akteve hetimore, Kolegji vlerëson se organi i akuzës ka detyrimin për të provuar se vullneti i të pandehurve për të mos kërkuar caktimin e mbrojtësit përkatës ka qenë i lirë dhe i pandikuar.


Në lidhje me pretendimin për dhunën e ushtruar ndaj të pandehurve, në marrjen e tyre në pyetje gjatë fazës së hetimeve paraprake


  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vlerëson se ky pretendim është i bazuar.

  2. Kolegji Penal vlerëson se në bazë të nenit 38 të Kodit të Procedurës Penale, është parashikuar se i pandehuri, edhe kur është me masë sigurimi izoluese ose kur i është hequr liria për çdo lloj shkaku tjetër, merret në pyetje “i lirë”, përveç rasteve kur duhen marrë masa për të parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës. Nuk mund të përdoren, as me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika për të ndikuar mbi lirinë e vullnetit ose për të ndryshuar aftësinë e kujtesës e të vlerësimit të fakteve.

  3. Për qëllim të verifikimit të këtyre pretendimeve, prania e mbrojtësve të pandehurve, qoftë të zgjedhur prej tyre, qoftë të caktuar nga ana e organit procedues do të kishte qenë themelore, pasi do të shmangte çdo abuzim ndaj të pandehurve dhe ndërkohë, do të evitonte çdo pretendim të tyre të pabazuar dhe tendencioz. Periudha kohore që fillon nga çasti i arrestimit të personit është periudhë më delikate dhe vulnerabël, sa i takon riskut të kërcënimit, presionit psikologjik, apo përdorimit të dhunës, për këtë arsye është e nevojshme prania e mbrojtësit dhe informimi i të pandehurit lidhur me të drejtat që i njihen atij në procesin penal.

  4. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, prania e mbrojtësit është një kusht i domosdoshëm për vazhdimin e marrjes në pyetje të personit, pasi ndryshe nuk mund të shpjegohet detyrimi për punonjësin e policisë që të ndërpresë marrjen në pyetje.

  5. Duke iu kthyer rekurseve objekt ankimi, Kolegji Penal konstaton se, në bazë të akteve të fashikullit: procesverbal i seancës gjyqësore datë 22.06.2005- faqe 301 e vijues e dosjes gjyqësore nga pyetje e dëshmitarit Astrit Veshaj, oficer i Policisë gjyqësore, i cili ka marrë pjesë në shumë prej veprimeve hetimore të kryera për çështjen “Hakmarrja”, konfirmohet fakti se të gjykuarit, në cilësinë e të ndaluarit apo të pandehurit, nuk kanë qenë në dhomat e paraburgimit të komisariatit Tiranë, por në Dajt, dhe sipas deklarimeve të këtij dëshmitari ata kanë qenë në kushte “komode”. Ndërkohë, asnjë shpjegim nuk është dhënë nga ky dëshmitar apo dëshmitarë të tjerë rreth arsyes dhe shkakut të transferimit të të pandehurve të mbajtur në masë paraburgimi.

  6. Kështu, sa i përket së drejtës për t’u mbrojtur me mbrojtës, në procesverbalin e Besnik Daci-t, (me detyrën e OPGj) “pa datë”, 10.1996 , në pyetjen drejtuar të pandehurit Leart Shyti: I pandehur Leart Shyti, a kërkoni avokat për t'ju mbrojtur në cilësinë e të pandehurit?" Rezulton të jetë përgjigjur se: -Paraprakisht nuk e shikoj të arsyeshme që të marrë avokat, por jam në gjendje të jap drejtë shpjegimet e mia, për në çfarëdo kohe që do të nevojitet do të kërkoj”. Dëshmitari Astrit Veshaj, (me detyrë OPGJ) në procesverbalin pa datë, pa muaj e pa vit. – në pyetjen drejtuar të pandehurit Pasho Novruzaj. I pandehur Pasho Novruzi, a kërkoni avokat për t’ju mbrojtur në cilësinë e të pandehurit...?" Përgjigjja e të pandehurit ka qenë: -Paraprakisht nuk e shikoj të arsyeshme që të marr avokat, por jam në gjendje të jap drejtë shpjegimet e mia, për në çfarëdo kohe që do të nevojitet do të kërkoj”. Astrit Veshaj, (me detyrë OPGJ) në procesverbalin pa datë, 10.1996. "I pandehur Nikolin Novruzi, a kërkoni avokat për t’ju mbrojtur në cilësinë e të pandehurit...? “Paraprakisht nuk e shikoj të arsyeshme që të marrë avokat por jam në gjendje të jap drejtë shpjegimet e mia, për në çfarëdo kohe që do të nevojitet do të kërkoj”. Pëllumb Bajrami (në detyrën e OPGJ-së) në procesverbalin e datës 13.10.1996, sipas të cilit: -I pandehur, ligji mbi Avokatinë, në R.Sh. ju njeh të drejtën e mbrojtjes me avokat në procesin penal. A kërkoni të mbroheni me avokat apo jo?" Deklaruesi Enkeled Agaj, është përgjigjur: “Unë tani për tani nuk dua të mbrohem me avokat, kur ta shikoj të arsyeshme do të kërkoj të mbrohem me avokat”. Besnik Daci (në detyrën e OPGJ-së) në procesverbalin pa datë, tetor 1996. Sipas të cilit: -I pandehur ligji "Mbi avokatinë" në R.SH" ju njeh të drejtën e mbrojtjes me avokat në procesin penal. A kërkoni të mbroheni me avokat?" Kreshnik Spahiu: -“Unë tani për tani nuk dua të mbrohem me avokat, kur ta shikoj të arsyeshme do të kërkoj të mbrohem me avokat”.

  7. Për të gjykuarin Leart Shyti, që është arrestuar më datë 12.10.1996, ora 23.00 (sipas procesverbalit përkatës- faqe 16, volumi VI; i është njoftuar akuza datë 13.10.1996 – faqe 18, Volumi VI – dhe ka shënimin dakord me akuzën dhe nënshkrimin e të pandehurit; dhe në dosje janë të dokumentuara një sërë procesverbalesh, pa praninë e mbrojtësit për këtë të pandehur –procesverbali pa datë tetor 1996, faqe 35-38, Volum VI – në formë deklarate nga ky i pandehur- në të cilat nuk janë zbatuar nenet 36 dhe 37 të K.Pr.Penale ; procesverbali pa datë Tetor 1996 - pa praninë e mbrojtësit faqe 39-49, Vol.VI; procesverbali, datë 26.10.1996, mbajtur në Durrës faqe 50-51 Vol.VI – pa praninë e mbrojtësit; procesverbali datë 30.10.1996 faqe 52-54 – pa praninë e mbrojtësit; procesverbal faqe 55-5, pa praninë e mbrojtësit; dhe vetëm në procesverbalin datë 17.12.1996 - rikujtohet për të drejtën e mbrojtjes me avokat- (faqe 59 Vol.VI- përgjigje e të pandehurit - edhe kësaj radhe nuk kam nevojë për avokat dhe kam për të dhënë shpjegime pa praninë e tij, për më vonë unë dua dhe pikërisht këtu në Durrës, kam një avokat të njohur, i cili quhet S.B”; po në datë 17.12.1996 procesverbali, pa praninë e mbrojtësit faqe 67-68 Vol.VI.

  8. Kolegji Penal, vlerëson se po e njëjta “praktikë”, vërehet edhe në rastin e të gjykuarit Kreshnik Spahiu, i cili arrestohet më datë 12.10.1996 (faqe 71 Vol VI); i njoftohet akuza datë 13.10.1996; procesverbal pa datë Tetor 1996- në formë deklarimesh - në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në të cilat nuk janë zbatuar nenet 36 dhe 37 të K.Pr.Penale; procesverbali pa datë Tetor 1996- pa praninë e mbrojtësit faqe 90-114 – vol VI- pyetje për të drejtën e mbrojtjes me avokat; procesverbal datë 21.10.1996; procesverbal datë 24.10.1996; datë 30.10.1996; datë 14.11.1996; datë 26.11.1996; datë 18.12.1996; datë 12.11.1996, të gjitha këto pa praninë e mbrojtësit;

  9. Për të gjykuarin Nikolin Novruzi – arrestimi në flagrancë procesverbali datë 12.10.1996, ora 23.00 – faqe 57 Vol V; njoftimi i akuzës datë 13.10.1996; procesverbal datë 12.10.1996 në formë deklarimesh (faqe 75-84 Vol. V) në kundërshtim me nenin 36 dhe nenin 37 të K.Pr.Penale; procesverbal pa datë Tetor 1996- i behet e ditur e drejta për mbrojtës- nuk pranon faqe 8 -104 Vol V.); procesverbal datë 21.10.1996; datë 04.11.1996; datë 08.11.1996; datë 12.11.1996; datë 14.11.1996; datë 21.11.1996; datë 29.11.1996; datë 06.12.1996; datë 10.12.1996; datë 17.12.1996; datë 21.12.1996; në datë 30.12.1996 – pranon të drejtën për t’u mbrojtur nga avokat të caktuar nga familjarët; dhe ri-pyetet në datë 20.02.1997, pa praninë e avokatit.

  10. Në jurisprudencën e Gjykatës Europiane, është përcaktuar se në rastin e personave brenda kontrollit të autoriteteve shtetërore në paraburgim, do të lindin supozime të forta të faktit në lidhje me dhunën e shkaktuar gjatë paraburgimit. Në të vërtetë, barra e provës konsiderohet se u përket autoriteteve për të siguruar një shpjegim të kënaqshëm dhe bindës (shih Salman kundër Turqisë [GC], nr.21986/93, § 100, ECHR 2000-VII). Është detyrë e shtetit të sigurojë një shpjegim të arsyeshëm se si janë shkaktuar dëmtimet, dështimi i të cilit çon në zbatimin e nenit 3 të Konventës.

  11. Sipas GjEDNj-së, pranimi i deklaratave të marra si rezultat i torturës ose keqtrajtimit tjetër në shkelje të nenit 3 si dëshmi për të vendosur faktet përkatëse në procedimet penale e bën procedimin në tërësi të padrejtë, pavarësisht nga vlera provuese e deklaratave, dhe pavarësisht nëse përdorimi i tyre është vendimtar për të siguruar dënimin e të pandehurit (shih Gäfgen kundër Gjermanisë [GC], nr.22978/05, §§ 165-166, ECHR 2010).

  12. Në rastin Koçiu dhe Kotorri kundër Shqipërisë, GjEDNj-ja ka vërejtur se, autoritetet shqiptare nuk iu përgjigjën pretendimit të ankuesit se atij i është refuzuar aksesi për avokatin e tij mbrojtës dhe është argumentuar se atij i është kujtuar e drejta e tij për të mos folur në mungesë të avokatit mbrojtës dhe për pasojat që rridhnin nga deklarata të bëra pa u konsultuar me një avokat mbrojtës. Gjykata më tej vlerëson se duke pasur parasysh torturën së cilës i është nënshtruar ankuesi i parë, si rezultat i së cilës ai mund të ketë dashur t’i japë fund vuajtjeve të tij, nuk mund të thuhet se ai ka hequr dorë nga e drejta e tij e aksesit për avokat mbrojtës në mënyrë të prerë, pa presion (§ 119). Gjykata vëren se Qeveria nuk ka kërkuar, e aq më pak dëshmuar, se ekzistonte një arsye bindëse për të kufizuar aksesin e ankuesit të parë për avokat mbrojtës para dhënies së deklaratave të tij (shih paragrafin 112 më lart). Deklaratat e paditura janë përdorur në gjyq dhe, në fakt, kanë shërbyer si baza e vetme për dënimin e ankuesit (shih paragrafët 37 dhe 46 më lart). As ndihma e dhënë më vonë nga avokatët mbrojtës dhe as natyra kundërshtuese e procedimeve në vijim nuk mund të ndreqnin këtë defekt (shih Salduz, cituar më lart, § 58). (§ 120).

  13. Në lidhje me përdorimin në gjykim të deklaratave vetëinkriminuese të të vetëakuzuarit të marra në shkelje të nenit 3, Gjykata ka përcaktuar se deklaratat vetëinkriminuese të ankuesit, të marra në shkelje të nenit 3, pavarësisht nga klasifikimi i keqtrajtimit dhe, të cilat janë përdorur në gjyqin e tij, pavarësisht nga vlera e tyre provuese, e bënë gjykimin në tërësi të padrejtë, (shih, për shembull, Levinţa kundër Moldavisë, nr.17332/03, 16 dhjetor 2008; Stanimirović kundër Serbisë, nr.26088/06, 18 tetor 2011; Iordan Petrov kundër Bullgarisë, nr.22926/04, 24 janar 2012; Grigoryev kundër Ukrainës, nr.51671/07, 15 maj 2012; Hajnal kundër Serbisë, nr.36937/06, 19 qershor 2012). Gjykata, për rrjedhojë, duhet të vendosë peshën që duhet t’i jepet deklaratave inkriminuese të një pale të tretë, të cilat janë marrë si rezultat i torturës dhe të cilat janë përdorur më pas në gjyq për dënimin e të akuzuarit.

  14. Përsa i përket përdorimit në gjykimin e të akuzuarit të deklaratave inkriminuese të një pale të tretë, të marra si rezultat i torturës në shkelje të nenit 3, Gjykata rithekson se në çështjen e Harutyunyan kundër Armenisë (nr. 36549/03, ECHR 2007-III), ajo konstatoi, inter alia, se përdorimi i deklaratave të dëshmitarëve që ishin marrë nga tortura, siç përcaktohej nga gjykatat e brendshme, dhe të cilat ishin përdorur në gjykimin e ankuesit për të siguruar dënimin e tij, e bënin gjykimin në tërësi të padrejtë. Gjykata konkludon se pranimi në prova i deklaratave inkriminuese të marra nga një palë e tretë si rezultat i torturës e bën procedimin në tërësi të padrejtë, pavarësisht nëse prova të tilla ishin vendimtare për të siguruar dënimin e ankuesit. Prova të tilla nuk duhet të marrin petkun e ligjshmërisë dhe të përdoren në gjyq për dënimin e të akuzuarit, meqenëse mund të dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme drejtësinë e gjykimit (shih, mutatis mutandis, Gäfgen, cituar më lart § 167; dhe, Salduz, cituar më lart, § 55). Në të shumtën e rasteve, kjo pozitë e dobët e të akuzuarit mund të kompensohet në mënyrën e duhur përmes asistencës së një mbrojtësi, detyra e të cilit është, përveç të tjerash, të sigurojë respektimin e të drejtës së të akuzuarin për të mos inkriminuar veten. Kjo e drejtë presupozon që prokuroria në një çështje penale të mos përdorë prova të marra përmes metodave të detyrimit apo të shtypjes në kundërshtim me vullnetin e të akuzuarit. Këto parime kërkohen veçanërisht në rastet e dënimeve të rënda, pasi janë pikërisht këto raste ku respekti i të drejtës për një proces të rregullt ligjor duhet të sigurohet në shkallën më të lartë të mundur nga shoqëritë demokratike (shih vendimin e GJEDNJ-së në çështjen “Salduz kundër Turqisë” i datës 27 nëntor 2008).

  15. Në këto kushte, Kolegji Penal vlerëson se, në lidhje me pretendimet e mbrojtjes se është ushtruar presion mbi të pandehurit, i gjen ato të bazuara. Është tepër i dyshimtë fakti se, të gjithë të pandehurit, paskan zgjedhur të mbrohen vetë dhe pa mbrojtës të caktuar nga ana e organit procedues apo të zgjedhur nga të afërmit, nuk kanë kërkuar asnjëherë të drejtën për të pasur një mbrojtës të caktuar kryesisht, edhe në ato raste ku ata e kanë kërkuar, nuk rezulton që kjo e drejtë t’u jetë respektuar. Procesverbalet përkatëse në të shumtën e rasteve janë pa datë, duke hedhur dyshime lidhur me pjesëmarrësit në to dhe çastin e saktë të redaktimit të tyre; për më tepër, marrja në pyetje e tyre është realizuar në vende të ndryshme, fakt ky që nuk është shpjeguar nga ana e prokurorit as nga ana e gjykatave të themelit, dhe nuk është përmendur as shkaku dhe as vendimi i organit për shoqërimin dhe dërgimin e të pandehurve në ‘vende të tjera’ nga ato ku ata ishin të vendosur pas arrestimit të tyre. Gjithashtu, përshtypje të bën edhe fakti që, pas marrjes së cilësisë së personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, të nesërmen e kësaj dite, ata kanë marrë cilësinë e personit të pandehur, duke nënkuptuar njohjen me akuzat dhe materialin e akuzës, provat tepër voluminoze brenda një dite. Kolegji mban parasysh edhe kohën e gjatë kur mbrojtësit janë vënë në dijeni të akteve të procedimit penal në 1998, etj., duke hedhur dyshime mbi mënyrën dhe lirinë e marrjes në pyetje dhe vullnetin e të pandehurve të pasqyruar në procesverbalet përkatëse.

  16. Download 7,22 Mb.

    Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   72   73   74   75   76   77   78   79   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish