Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet84/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 16.03.2016, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

KUNDËR: SHPËTIM ARBANA


A K U Z A:

Pastrimi i produkteve të veprës penale

ose i veprimtarisë kriminale,

parashikuar nga neni 287 i K.Penal.


OBJEKTI:

Sekuestro preventive e llogarisë bankare.

Baza ligjore: Neni 274 i K.Pr.Penale

dhe neni 36 i K.Penal.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.834 akti datë 17.06.2015, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës.

Lejimin e sekuestrimit të shumës prej 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) të ndodhura në llogaritë bankare të shtetasit Shpëtim Arbana të cilat kanë kaluar me transfertë me dt. 08.05.2015 nga llogaritë e Shoqërisë Agonset shpk tek llogaritë e shtetasit Shpëtim Arbana.
Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1001 datë 08.07.2015, ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.834, akti datë 17.06.2015 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë.


Kundër vendimit më datë 04.08.2015, ka paraqitur rekurs mbrojtja e personit të interesuar Shpëtim Arbana, me anën e të cilit ka kërkuar:

Prishjen e vendimit dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim. Ose prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim për shkak se vendimi është i paarsyetuar; duke pretenduar edhe shkaqet përkatëse:

- Vendimi i gjykatës së apelit është në kundërshtim me ligjin sepse:

- Vendimi objekt ankimimi bazohet kryesisht në një vendim të mëparshëm të Gjykatës, konkretisht vendimi nr.768, dt 05.06.2015, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me anë të të cilit është vendosur lejimi i sekuestrimit të sendeve të luajtshme (llogari bankare etj.) e të paluajtshme,q ë shtetasi nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotërojnë në raport me kuotat e tyre në shoqëritë.

- Ankuesi Shpëtim Arbana me cilësinë e anëtarit të bordit drejtues dhe këshilltarit pranë shoqërisë “ Agonset “ shpk, në datë 08.06.2015 ka përfituar me transfertë në llogarinë e tij bankare në “Veneto Bank”, shumën prej 35 mijë euro prej shoqërisë “ Agonset” shpk me përshkrimin “ shpërblim i punonjësit”.

- Vendimi objekt rekursi është në kundërshtim me ligjin pasi vendimi, të cilit i referohet gjykata ka të bëjë me vendosjen e sekuestros ndaj shtetasve të mësipërm në raport me kuotat që ata zotërojnë në shoqërinë “Agonset” shpk. Vendimi nuk ka urdhëruar vendosjen e sekuestros mbi llogaritë e shoqërisë “ Agonset” shpk. Ndërkohë ankuesi nuk ka përfituar ndonjë shumë nga personat nën hetim, por nga shoqëria “Agonset” shpk e cila ka personalitet juridik më vete.

- Vetëm 72 % e aksioneve të shoqërisë Agonset zotërohet nga personat nën hetim si aksionerë të shoqërive që janë aksionerë të shoqërisë Agonset shpk; përkatësisht: Liliana Condomitti (40%); dhe Maurio De Renzis ( 32%). Kjo do të thotë se përsëri rezulton se 28% e aksioneve të shoqërisë Agonset shpk janë të lira.

- Sekuestrimi i shumës prej 35,000 Eurosh të transferuar nga llogaria e “Agonset” Sh.p.k në llogarinë e ankimuesit Shpëtim Arbana është e paligjshme.

- Kjo sekuestro është bërë në tejkalim të urdhërimeve të Vendimit të Gjykatës nr.768 Akti, datë 05.06.2015, për sekuestron preventive, në bazë të nenit 274 i K.Pr.Penale. Dispozitivi i vendimit nuk ka vendosur sekuestro mbi personat juridikë (Agonset Sh.p.k) ku shtetasit nën hetim kanë kuota si ortakë dhe nuk ka urdhëruar ngurtësimin e llogarive ose ndalimin e kryerjes apo pranimit të pagesave të këtyre personave juridike.

- Sipas ligjit për shoqëritë tregtare pasuritë e ortakëve në një shoqëri tregtare konsistojnë në kontributet e tyre në kapitalin e shoqërisë dhe personaliteti juridik e rrjedhimisht përgjegjësitë e ortakëve dhe ajo e personit juridik janë të ndara nga njëra-tjetra. Në bazë të dispozitivit të Vendimit të Sekuestros janë pikërisht kuotat e ortakëve/persona në hetim (L.C, M.D.R dhe E.T ) në kapitalin e “Agonset” Sh.p.k që janë lejuar të sekuestrohen.

- Masa e sigurimit të marrë në kuadër të procedimit penal konsiston në sekuestron preventive të kuotave të personave në hetim në personat juridik të cituar nga vendimi, ndër ta dhe Agonset Sh.p.k. Nuk ka asnjë vendim gjykatë që të këtë vendosur ngurtësim të aseteve të personit juridik Agonset apo ndalim të kryerjes së transaksioneve të hyrjes dhe daljes e fondeve nga llogaritë e këtij personi juridik. Në kuadër të sekuestros preventive, AKKPS mund të ushtroje kontroll mbi lëvizjet e fondeve me mjetet ligjore që ortaket e një shoqërie disponojnë sipas ligjit për Shoqëritë Tregtare. Vetë AAKPS me administratorët e saj jo vetëm që nuk ka kompetenca të bllokojë veprimtarinë e Agonset, por përkundrazi ajo ka për detyrë të ruajë dhe administrojë pasurinë e sekuestruar. Gjithashtu, ata kanë për detyrë të rrisë, nëse është e mundur, vlerën e pasurive të sekuestruara (neni 16 i ligjit nr.10192, date 03.12.2009).

- Veprimi i kryer për sekuestron e fondeve prej 35,000 Eurosh të transferuar nga llogaria e “Agonset” Sh.p.k në llogarinë e ankimuesit Shpëtim Arbana, është një veprim i pabazuar në ligjin e zbatueshëm, në tejkalim të disponimit të vendimit të gjykatës për sekuestron preventive, dhe në shkelje të të drejtave ligjore të Agonset dhe Ankuesit. As gjykata e apelit në vendimin objekt ankimimi nuk e ka kundërshtuar të arsyetuar përsa ankuesi ka pretenduar.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, prokurorin Arqilea Koça, i cili kërkoi lënien në fuqi vendimit të gjykatës së apelit; përfaqësuesin e personit të interesuar Shpëtim Arbana, Av.Theodhori Sollaku, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim, ose në mënyrë alternative prishjen e vendimeve dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pasi vendimi është i paarsyetuar; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

Se vendimi nr.1001 datë 08.07.2015 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.834 akti datë 17.06.2015 i gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural penal dhe si të tillë, duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë me tjetër trup gjykues.


  1. Rrethanat e faktit




  1. Ankuesi Shpëtim Arbana ka cilësinë e anëtarit të bordit drejtues dhe këshilltarit pranë shoqërisë “Agonset “ shpk.

  2. Mbi bazën e praktikës dokumentare të dërguar nga Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka filluar procedimin penal nr.1564, të vitit 2014 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Në këtë procedim figurojnë persona nën hetim Francesco Becchetti, Mauro De Renzi, si dhe Erjona Troplini.

  3. Sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera, rezulton se ndërmjet Shoqërive “Kalivaç Green Energy” shpk, “Cable System” shpk, “400 KV” shpk, “Energji” shpk, “Fuqi” shpk, “Investime të Rinovueshme” shpk dhe “Agonset” shpk, janë kryer transaksione financiare të dyshimta dhe pa logjikë ekonomike. Po ashtu, ka rezultuar se në drejtim të Shoqërisë “Kalivaç Green Energy” shpk janë transferuar para nga jashtë vendit, burimi i të cilave dyshohet se ka origjinë të paligjshme.

  4. Për të verifikuar burimin e parave të mësipërme të transferuara në llogaritë e Shoqërisë “Kalivaç Green Energy” (KGE) shpk, në kuadër të procedimit, nga ana e organit te hetimit janë dërguar letërporosi në disa shtete. Më tej, rezulton se hetimet në këtë procedim penal janë shtrirë edhe në drejtim veprimtarisë ekonomike në Shqipëri të Shoqërive “KGE” shpk dhe “Energji” shpk. Kjo për shkak se janë krijuar dyshime që përfaqësues të të dy Shoqërive në bashkëpunim mes tyre, kanë zmadhuar vlerën e investimit të kryer realisht në Hidrocentralin e Kalivaçit. Konkretisht, është konstatuar se përfaqësuesi kryesor i Shoqërisë “KGE” shpk, nga momenti i krijimit e deri në muajin tetor të vitit 2013, ka qenë shtetasi Francesco Becchetti, ortak i saj në masën 20%. Nga ana tjetër, Shoqëria “Energji” shpk, ka si përfaqësues ligjor shtetasin Mauro De Renzis me 20% të kuotave, i cili zotëron kuota edhe në Shoqërinë Italiane “Construzioni”. Në këtë shoqëri të fundit, ortakë kryesore me 99.5% të kuotave është shtetasja Liljana Condomitti, e cila është nëna e shtetasit Francesco Beccheti, aktualisht person nën hetim.

  5. Së fundi, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se shtetasit nën hetim Mauro De Renzis, Francesco Becchetti, Liliana Condomitti dhe Erjona Troplini, dyshohet të kenë kryer veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, “Mospagimin e taksave dhe tatimeve”, si dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 186/2, 181, dhe 287 të Kodit Penal.

  6. Sa më sipër, organi i akuzës ka kërkuar sekuestrimin e sendeve të luajtshme e të paluajtshme që të përmendurit zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqëritë “Energji” shpk, “Cable System” shpk, “400 KV” shpk, “Fuqi” shpk dhe “Agonset” shpk.

  7. Mbasi e ka marrë në shqyrtim kërkesën, Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me Vendimin nr.768 Akti, date 05.06.2015, konkludon, Lejimin e sekuestrimit të sendeve të luajtshme (llogari bankare etj.) e të paluajtshme, që shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqërinë “Energji” shpk, Shoqërinë “Cable System” shpk, Shoqërinë “400 KV” shpk, Shoqërinë “Fuqi” shpk dhe Shoqërinë “Agonset” shpk, deri në shumat 39.001.863 (tridhjetë e nëntë milionë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre) euro dhe 770,423,159 (shtatëqind e shtatëdhjetë milionë e katërqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë, që Shoqëria “Energji” shpk ka përfituar dhe transferuar tek Shoqëria “400 KV” shpk, Shoqëria “Fuqi” shpk dhe Shoqëria “Agonset” shpk, lidhur me procedimin penal me nr.1564, të vitit 2014, që bën fialë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

  8. Mbi këtë bazë, organi i akuzës në datën 08.5.2015, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit, duke njoftuar sa sipër pranë “Veneto Banka” sha.

  9. Ankuesi Shpëtim Arbana me cilësinë e anëtarit të bordit drejtues dhe këshilltarit pranë shoqërisë “Agonset “ shpk, në datë 08.06.2015 ka përfituar me transfertë në datën 08.6.2015, në llogarinë e tij bankare në “Veneto Bank”, shumën prej 35.000(tridhjetë e pesë mijë) euro prej shoqërisë “Agonset” shpk me përshkrimin “ shpërblim i punonjësit”.

  10. Sipas organit te prokurorisë, shuma në fjalë i përket pasurisë së Shoqërisë “Agonset” shpk, për të cilën sikundër u përmend me sipër, ka një vendim gjyqësor për lejimin e sekuestros preventive nr.768, datë 05.6.2015, gjë që do të thotë se shuma prej 35.000 euro duhet të sekuestrohet në bazë të këtij vendimi.

  11. Ankuesi ka pretenduar se kjo sekuestro është bërë në tejkalim të urdhërimeve të Vendimit të Gjykatës nr.768 Akti, datë 05.06.2015, për sekuestron preventive, në bazë të nenit 274 i K.Pr.Penale. Dispozitivi i vendimit nuk ka vendosur sekuestro mbi personat juridikë (Agonset Sh.p.k) ku shtetasit nën hetim kanë kuota si ortakë dhe nuk ka urdhëruar ngurtësimin e llogarive ose ndalimin e kryerjes apo pranimit të pagesave të këtyre personave juridike.




  1. Procedurat gjyqësore




  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.834 akti datë 17.06.2015, ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesës.

  2. Lejimin e sekuestrimit të shumës prej 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) euro të ndodhura në llogaritë bankare të shtetasit Shpëtim Arbana të cilat kanë kaluar me transfertë më dt. 08.05.2015 nga llogaritë e Shoqërisë Agonset shpk tek llogaritë e shtetasit Shpëtim Arbana.

  1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1001 datë 08.07.2015, ka vendosur:

  1. Miratimin e vendimit nr.834, akti datë 17.06.2015 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë.

  1. Kundër vendimit më datë 04.08.2015, ka paraqitur rekurs mbrojtja e personit të interesuar Shpëtim Arbana, me anën e të cilit ka kërkuar: Prishjen e vendimit dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim. Ose prishjen e vendimit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim për shkak se vendimi është i paarsyetuar; duke parashtruar pretendimet e pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.

  1. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar




  1. Gjykata e apelit e ka gjetur të drejtë dhe të bazuar në ligj vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ndër të tjera arsyeton se: “...Në kundërshtim me sa parashtrohet në ankimin e ushtruar nga shtetasi Shpëtim Arbana, të gjitha aktet e administruara gjatë hetimeve paraprake, hedhin dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se personat nën hetim nëpërmjet veprimtarisë së tyre në cilësine e ortakëve në shoqëritë e përmendura, kanë kryer vepra penale përfshirë edhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Mbi këtë bazë, me vendimin e cituar nr.768 Akti, datë 05.06.2015 të Gjykatës së shkallës së parë është vendosur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e llogarive bankare, si dhe të paluajtshme që personat nën hetim zotërojnë në kuotat e shoqërive si më lartë, përfshirë edhe Shoqërinë “Agonset” shpk. Dhe shuma prej 35.000 euro e kërkuar për sekuestrim është një transfertë e kryer pikërisht nga kjo e fundit në favor të llogarive personale të shtetasit Shpëtim Arbana. Pra bëhet fjalë për transfertë të një shume nga llogaritë e një shoqërie, që efektivisht është e sekuestruar sipas një vendimi gjyqësor. Është e vërtetë se transferta është emërtuar “Shpërblim punonjësit”. Mirëpo edhe sikur eventualisht të qëndrojë “logjika” e përdorur në ankimin e ushtruar, Shoqëria “Agonset” mund të kalonte shumën pikërisht në favor të punonjësve dhe nuk kishte se përse e kalonte në llogarinë personale të shtetasit Shpëtim Arbana. Në këto kushte, sekuestrimi i shumës objekt kërkimi nga organi i akuzës, jo vetëm që ka qenë objekt i një vendimi gjyqësor të mëparshëm sekuestrimi, por ashtu sikundër me të drejtë arsyeton gjykata në vendimin e saj, është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve, vërtetimin e fakteve që provojnë kryerjen e veprës penale, pengimin e rëndimit apo zgjatjes së pasojave që kanë ardhur nga vepra penale që dyshohet se është kryer nga personat nën hetim, si edhe parandalimin e kryerjes së veprave të tjera penale apo të të njëjtit lloj...”




  1. Në lidhje me rekursin




  1. Kolegji penal i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi paraqitur nga ankuesi Shpëtim Arbana, duhet të pranohet për shkelje të ligjit procedural (Neni 434 i Kodit të Procedurës Penale) të kryer nga gjykatat dhe çështja duhet të kthehet për rishqyrtim.

  2. Neni 434 i Kodit të Procedurës Penale megjithëse detyron Gjykatën e Lartë ta shqyrtojë çështjen brenda shkaqeve të ngritura në rekurs e lejon atë që të shprehet dhe të vendosë edhe për çështje të tjera ligjore, të cilat, gjykatat më të ulëta duhet t’i kishin parë kryesisht.

  3. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.1001 datë 08.07.2015, i Gjykatës së Apelit Tiranë, i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.834, akti datë 17.06.2015 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë është marrë në shkelje të ligjit procedural penal duke i hapur rrugë një procesi të pavlefshëm, dhe si të tillë duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

  4. Ka rezultuar se Prokuroria pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, ka paraqitur bazuar në nenin 274 të K.Pr.Penale dhe nenin 36 të K.Penal, kërkesën për lejimin e sekuestrimit të shumës prej 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) euro të ndodhura në llogaritë bankare të shtetasit Shpëtim Arbana, të cilat kanë kaluar me transfertë me dt.08.05.2015, nga llogaritë e Shoqërisë “Agonset” shpk tek llogaritë e shtetasit Shpëtim Arbana.

  5. Kjo kërkesë ka lidhje me procedimin penal nr.1564, të vitit 2014, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, nga të cilat rezulton se ndërmjet shoqërive “Kalivaç Green Energy” sh.p.k.; “Cable System” sh.p.k.; “400 KV” sh.p.k.; “Energji” sh.p.k. ; “Fuqi” sh.p.k.; “Investime të Rinovueshme” sh.p.k. dhe “Agonset” sh.p.k., janë kryer transaksione financiare të dyshimta dhe pa llogjikë ekonomike. Gjithashtu, nga informacioni i dërguar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë rezulton se në drejtim të Shoqërisë “Kalivaç Green Energy” sh.p.k. janë transferuar para nga jashtë vendit, për të cilat ka dyshime se burimi i tyre vjen nga veprimtari të paligjshme kriminale.

  6. Në kuadër të procedimit të mësipërm, në bazë të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria, me Vendimin nr.768 Akti, dt.05.06.2015 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndër të tjera, ka vendosur: “Lejimin e sekuestrimit të sendeve të luajtshme (llogari bankare etj.) e të paluajtshme, që shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqërinë “Energji” sh.p.k, Shoqërinë “Cable System” shpk, Shoqërinë “400 KV” sh.p.k, Shoqërinë “Fuqi” sh.p.k dhe Shoqërinë “Agonset” shpk, deri në shumat 39.001.863 (tridhjetë e nëntë milionë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre) euro dhe 770,423,159 (shtatëqind e shtatëdhjetë milionë e katërqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë, që Shoqëria “Energji” shpk ka përfituar dhe transferuar tek Shoqëria “400 KV” shpk, Shoqëria “Fuqi” shpk dhe Shoqëria “Agonset” shpk, lidhur me procedimin penal me nr.1564, të vitit 2014, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.”

  7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ashtu edhe ajo e Apelit vetëm formalisht kanë shqyrtuar ankimin e paraqitur nga personi i interesuar Shpëtim Arbana, duke argumentuar se “... gjitha aktet e administruara gjatë hetimeve paraprake, hedhin dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se personat nën hetim nëpërmjet veprimtarisë së tyre në cilësinë e ortakëve në shoqëritë e përmendura, kanë kryer vepra penale përfshirë edhe të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Mbi këtë bazë, me vendimin e cituar nr.768 Akti, datë 05.06.2015 të Gjykatës së shkallës së parë është vendosur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e llogarive bankare, si dhe të paluajtshme që personat nën hetim zotërojnë në kuotat e shoqërive si më lartë, përfshirë edhe Shoqërinë “Agonset” shpk. Dhe shuma prej 35.000 euro e kërkuar për sekuestrim është një transfertë e kryer pikërisht nga kjo e fundit në favor të llogarive personale të shtetasit Shpëtim Arbana”, kur në fakt në dosjen gjyqësore nuk gjenden të administruara këto akte të hetimeve paraprake, dhe ato mbi të cilat është disponuar me vendimin nr.768 Akti, datë 05.06.2015 nga gjykata e shkallës së parë.

  8. Në këto rrethana nuk rezulton e provuar se gjykatat kanë gjykuar mbi bazë të këtyre provave, që janë aktet e procedimit penal nr.1564, të vitit 2014, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal; ku në bazë të këtyre akteve dhe kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka disponuar me vendimin nr.768 Akti, dt.05.06.2015, ku ndër të tjera, ka vendosur: “Lejimin e sekuestrimit të sendeve të luajtshme (llogari bankare etj.) e të paluajtshme, që shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqërinë “Energji” sh.p.k, Shoqërinë “Cable System” shpk, Shoqërinë “400 KV” sh.p.k, Shoqërinë “Fuqi” sh.p.k dhe Shoqërinë “Agonset” shpk, deri në shumat 39.001.863 (tridhjetë e nëntë milionë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tre) euro dhe 770,423,159 (shtatëqind e shtatëdhjetë milionë e katërqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë, që Shoqëria “Energji” shpk ka përfituar dhe transferuar tek Shoqëria “400 KV” shpk, Shoqëria “Fuqi” shpk dhe Shoqëria “Agonset” shpk, lidhur me procedimin penal me nr.1564, të vitit 2014, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal.”, siç kanë arsyetuar në vendim, por vetëm në bazë hipotetike.

  9. Në kushtet kur vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë është në kundërshtim me N.380 të K.Pr.Penale1, dhe me nenin 3 paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale ku parashikohet se: “...

2. Gjykata jep vendim në bazë të provave që shqyrtohen e verifikohen në seancë gjyqësore”, e bën procesin gjyqësor të parregullt pasi gjykimi dhe arsyetimi janë bërë mbi bazën e provave hipotetike të cilat nuk i janë nënshtruar debatit gjyqësor.

  1. Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.7, datë 27.04.2005, është shprehur se: “Legjislacioni ynë procedural penal, doktrina si dhe jurisprudenca gjyqësore e kanë trajtuar gjerësisht mënyrën e marrjes së provave si një aspekt i rëndësishëm i procesit. Marrja e provave, sipas Kodit të Procedurës Penale, merr një kuptim të ri bazuar në sistemin akuzator, duke ndryshuar metodën e të proceduarit në lidhje me marrjen e provave në shqyrtimin gjyqësor, duke hequr dorë përfundimisht nga të gjitha ato norma të cilat sanksiononin pabarazinë e palëve në procesin penal në disfavor të individit dhe të së drejtave të tij. Provat paraqiten dhe marrin vlerën e tyre në debatin gjyqësor. Dispozitat e këtij kodi kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën e procedimit penal në të gjitha fazat e tij. Prandaj, mosrespektimi i dispozitave ligjore të vendosura për aktet e procedimit shërben njëkohësisht dhe si shkak pavlefshmërie që ndikon drejtpërdrejt mbi ecurinë e procesit gjyqësor. ..”

  2. Në rastin konkret, Kolegji Penal konstaton se vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë nr.834, akti datë 17.06.2015, duke u mbështetur thjesht në përshkrimin narrativ të rrethanave të çështjes, pa marrë në shqyrtim provat dhe pa bërë analizën e tyre të marra në unitet, ka arritur në përfundimin e gabuar përsa i përket Pranimit të kërkesës së prokurorisë dhe Lejimin e sekuestrimit të shumës prej 35.000 (tridhjetë e pesë mijë) euro të ndodhura në llogaritë bankare të shtetasit Shpëtim Arbana të cilat kanë kaluar me transfertë më dt. 08.05.2015 nga llogaritë e Shoqërisë Agonset shpk tek llogaritë e shtetasit Shpëtim Arbana.

  3. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se argumentet e Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, të pambështetura në prova të administruara në gjykim, janë të mjaftueshme për të konkluduar se procesi gjyqësor është i parregullt dhe për pasojë edhe vendimi është i pavlefshëm.




  1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes




  1. Vendimi nr.1001 datë 08.07.2015, i Gjykatës së Apelit Tiranë i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.834, akti datë 17.06.2015 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë janë marrë në shkelje të ligjit procedural penal, dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

  2. Në rishqyrtim gjykatës i lihet për detyrë që të administrojë dhe të marrë në shqyrtim kopjen akteve të fashikullit hetimor dhe gjyqësor mbi bazën e të cilit prokurori ka kërkuar sekuestrimin e sendeve të luajtshme e të paluajtshme që shtetasit nën hetim Liliana Condomitti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotërojnë në raport me kuotat e tyre në Shoqëritë “Energji” shpk, “Cable System” shpk, “400 KV” shpk, “Fuqi” shpk dhe “Agonset” shpk dhe për të cilën, gjykata e shkallës së parë Tiranë ka disponuar me Vendimin nr.768 Akti, datë 05.06.2015.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në përcaktimet e N. 441/1, N.443 të K.Pr.Penale,
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1001 datë 08.07.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.834, akti datë 17.06.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë me një tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 16.03.2016

Nr. 61006-02495-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-434 i Vendimit (42)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   80   81   82   83   84   85   86   87   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish