Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet83/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   79   80   81   82   83   84   85   86   ...   217

VENDIM


NЁ EMЁR TЁ REPUBLIKЁS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë prej:

Edmond Islamaj Kryesues

Shkëlzen Selimi Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

më datë 09.03.2016 mori në shqyrtim, çështjen penale, që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR KURBIN.

TË GJYKUAR: FRAN ZYMA,

MARK LLESHI


A K U Z U A R:

Për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”,

parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr.50/07, datë 20.01.2011, ka vendosur:

Pushimin e gjykimit të çështjes në ngarkim të të pandehurve Fran Zymaj dhe Mark Lleshi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Shuarjen e masës së sigurimit ndaluese për të pandehurin Fran Zymaj nëse ajo nuk është vënë për llogari të ndonjë procedimi tjetër penal.”
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.742, datë 27.05.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.50/07, datë 20.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Kurbin.


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.288, datë 06.11.2013, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.742, datë 27.05.2011 të Gjykatës se Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.470, datë 07.05.2014, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.50/07, datë 20.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Kurbin.




Kundër vendimit të mësipërm, ka ushtruar rekurs prokuroria e apelit Tiranë, me anën e të cilit ka kërkuar: Ndryshimin e vendimeve penale dhe kthimin e çështjes për gjykim ne Gjykatën e Apelit Tirane, me një trup gjykues tjetër.
Shkaqet që parashtrohen në rekurs janë:

  • Të pandehurit kanë kryer veprime qe përbëjnë shkelje të ligjit për regjistrimin e pasurive duke kryer veprën penale që parashikohet nga neni 248 i K.Penal. Vepra penale e konsumuar nga të pandehurit ka dëmtuar rëndë interesat e shtetit, që normojnë mënyrën se si punonjësit të ngarkuar me detyrë shtetërore të përmbushin drejt kërkesat për zbatimin e ligjit mbi regjistrimin e pasurive të paluajtshme, neni 24 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme” ku janë të përshkuara mënyrat e regjistrimit fillestar, duke u bazuar në Rregulloren e Miratuar të dt. 08.04.1999 pika 9 pasuritë e paluajtshme te kthyera ose kompensuar fizikisht ne baze te ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Për KKP ish pronareve”.

  • Kjo vepër penale nga ligjvënësi është parashikuar, që të ketë objekt dëmtimin e interesave te shtetit shtetasve etj, dhe nuk kërkon patjetër ardhjen e një pasoje, megjithatë ne dosjen e bere pjese e fashikullit te gjykatës është administruar edhe një VKM nr.653 dt.29.09.2007, i cili përcakton sakte sa është vlera dhe trojet sipas tabelës ne qytetin e Laçit, qe do te thotë se me kalimin e pronësisë nga pronari shtet tek një person tjetër ne mënyrë te paligjshme, ka sjelle dhe një dem pasuror.

  • Nuk jepen argumente tek të cilët është mbështetur gjykata, që arrin në përfundimin se ekzistenca e një konflikti civil është e lidhur ngushte me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e veprimeve juridiko-civile apo te akteve administrative, pra me rezultatet dhe përfundimet ligjore te një procesi civil hipotetikisht iniciuar nga palët e interesuara, kjo pasi kur kemi te konsumuar elementet e një vepre penale.

  • Gjykata e shkallës së parë nuk ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes në ngarkim të të pandehurve mbi bindjet e saj, por referuar një përfundimi të një gjykimi tjetër me objekt pavlefshmëri të akteve.

  • Gjykatë ka gabuar në arsyetim se funksionari do të përgjigjej administrativisht për veprime të parregullta të tij nëse do të konstatoheshin dhe anashkalon faktin se veprimet e te pandehurve janë në kundërshtim me ligjin dhe jo me ndonjë rregullore ose ndonjë akt administrativ ose normative.

  • Me regjistrimi i kësaj prone prej 225 m2, në bazë të së cilës është lëshuar vërtetimi hipotekor nr.388, dt.04.05.2006 dhe mbi bazë të të cilit vijnë detyrimisht pasoja juridike civile, rrjedhimisht krijojnë detyrime pasoja që vijnë në dëm të interesave të shtetit dhe për këtë shkak personat në detyrë shtetërore, të pandehurit e mësipërm, duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe të deklarohen fajtorë.

  • Neni 248 i K.Penal parashikon se objekti i veprës penale kërkon domosdo që kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mos përmbushje të rregullt të detyrës.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Edmond Islamaj; Prokurorin A. Selmani, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë gjykatës së apelit; avokatin T. Lekaj, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit; e si e analizoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, më të cilin është vendosur lënia në fuqi e vendimit të Gjykatës së rrethit gjyqësor Kurbin për të gjykuarit Fran Zyma dhe Mark Lleshi, është marrë në zbatim të ligjit procedural dhe material penal, dhe për rrjedhojë ai është i drejtë dhe duhet të mbetet në fuqi, për arsyet që vijojnë.




  1. Rrethanat e çështjes.




  1. Në datën 08.10.2009, shtetasi Pashk Nokaj, banor i qytetit të Laçit, është paraqitur në Prokurorinë e Rrethit Kurbin dhe ka bërë një kallëzim penal. Në këtë kallëzim ky shtetas pretendon se, në datën 02.02.2006, Kryetari i Bashkisë Laç, Luigj Isufi, ka pajisur me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin shtetasit Saba Lika dhe Ilir Lika, pikërisht në pronën ku ai pretendon të jetë pjesëtar. Kallëzuesi pretendon se, leja e ndërtimit, dokumentacioni përkatës dhe akti i kolaudimit nuk janë të sakta dhe se janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, pasi leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia, Laç në datën 02.02.2006, ndërsa shtetasit Sabah Lika dhe Ilir Lika janë pajisur me dokumentin e pronësisë mbi këtë pronë në datën 04.05.2006. Gjithashtu kallëzuesi është shprehur se Z.R.P.P. Kurbin ka pajisur me dokumentacionin e pronësisë shtetasin Saba Lika në kundërshtim me ligjin.

  2. Në datën 04.05.2006 është lëshuar nga Zyra Vendore Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin, vërtetimi hipotekor me nr.338, për sip. 225 m2 truall, në emër të shtetasit Saba Lika. Në datën 05.05.2006 është depozituar ky vërtetim hipotekor në Bashkinë Laç dhe në këtë datë është bërë dhe kërkesa për zbardhjen e lejes së ndërtimit nga Zyra e Urbanistikes së Bashkisë Laç. Po me këtë datë është bërë edhe pagesa e taksës në lidhje me zbardhjen e lejes së ndërtimit, sipas mandatit të pagesës nr.941, datë 05.05.2006.

  3. Dokumenti i pronësisë, i cili është përdorur për kërkimin e nxjerrjen e lejes së ndërtimit, është lëshuar dhe firmosur nga të gjykuarit, të cilët kanë punuar respektivisht: i gjykuari Fran Zymaj, Regjistrues i Z.V.R.P.P. Kurbin dhe Mark Lleshi, Përgjegjës i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin.

  4. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, në datën 12.11.2009 ka regjistruar procedimin penal nr.275, në ngarkim të të gjykuarve, duke i akuzuar ata për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Pasi ka përfunduar hetimet, në datën 01.11.2010 ka dërguar çështjen për gjykim.


B. Procedura gjyqësore.


  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr.50/07, datë 20.01.2011, ka vendosur:

  • Pushimin e gjykimit të çështjes në ngarkim të të pandehurve Fran Zymaj dhe Mark Lleshi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

  • Shuarjen e masës së sigurimit ndaluese për të pandehurin Fran Zymaj nëse ajo nuk është vënë për llogari të ndonjë procedimi tjetër penal.”

  1. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.742, datë 27.05.2011, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.50/07, datë 20.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Kurbin.

  2. Kolegji Penal i gjykatës së Lartë, me vendimin nr.288, datë 06.11.2013, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.742, datë 27.05.2011 të Gjykatës se Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

  3. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.470, datë 07.05.2014, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.50/07, datë 20.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Kurbin.




  1. Kundër vendimit të mësipërm, ka ushtruar rekurs Prokuroria e Apelit Tiranë, me anën e të cilit ka kërkuar: Ndryshimin e vendimeve penale dhe kthimin e çështjes për gjykim ne Gjykatën e Apelit Tirane, me një trup gjykues tjetër, duke parashtruar dhe shkaqet ligjore të cituara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


C. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar.
Gjykata e Apelit Tiranë vlerëson se:

“.. Kolegji penal i Gjykatës se Apelit konstaton se gjate gjykimit ka rezultuar se Llesh dhe Fran Noka me deklarata jo noteriale date 20.06.1994 e 10.06.1994 dhe Frrok Noka, me kontratën e shitjes date 02.05.2006 te vërtetuar tek noteri ka shitur Saba Likes sipërfaqen 225m2 për te cilën behet fjale. Është e vërtet qe këto akte te bëra jo ne formën e duhur nuk përbejnë baze te mjaftueshme për lëshimin e dokumentit hipotekore nr.338, date 04.06.2006, por fakti që këto dokumente janë administruar ne Zyrën e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshëm përjashtojnë dashjen kriminale ne moszbatimin e ligjit.

Ne rastin konkret te pandehurit si punonjës te Zyrës se Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin kane regjistruar një akt noterial kontrate shitje me sipërfaqe 225 m2 me nr.2010 Rep e nr.389 Kol ndonëse ai nuk ka qene në formën e kërkuar nga Ligji. Kjo shkelje nuk sjell përgjegjësi penale ne kuptim te formulimit të nenit 248 të Kodit Penal pasi vete ligji nr.7843 date 13.07.1994 ”Për Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme” parashikon edhe procedurën dhe korrigjimin e gabimeve qe mund te bëhen ne regjistrimin e pasurive.

Veç sa me sipër Ligji nr.7843 date 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive te Paluajtshme“ ndryshuar ne ligjin nr.8090 date 21.03.1996 ndryshuar me ligjin nr.9407 date 19.05.2005, ndryshuar me Ligjin nr.9701 date 02.04.2007 ne nenin 7 te tij “Garancia e punonjësve te Zyrës se Regjistrimit“ parashikon se “Kryeregjistruesi, regjistruesi dhe çdo punonjës tjetër i Zyrës se Regjistrimit nuk mban përgjegjësi ligjore me ndonjë çështje ose veprim te kryer ose te pakryer ne mirëbesim mbi bazën e dokumenteve ne ushtrimin e te drejtave dhe detyrave qe burojnë nga ky ligj ose çdo rregullore tjetër te këtij ligji. Këto nëpunës janë subjekti i penaliteteve te parashikuara për shkeljen e ligjit.

Ne rastin konkret te pandehurit kane vepruar ne mirëbesim duke e regjistruar një kontrate noteriale ndonëse nuk ishte ne formën e kërkuar nga ligji por qe ky veprim mund te korrigjohet ne çdo kohe.

Ligji i mësipërm nuk ka te parashikuar shprehimisht rastet kur kërkesa për regjistrim refuzohet nga punonjësit e Z.R.P.P.

Një rregullim i tille ne zbatim te Ligjit nr.7843 date 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme“ te ndryshuar është bere ne Udhëzim nr.1, date 31.01.2007 te Këshillit te Ministrave. Ne piken 5 te udhëzimit te mësipërm përcaktohet te gjitha rastet kur kërkesa per regjistrim refuzohen, kurse pika 6 parashikon se :Për verifikimin e elementeve te formës dhe te përmbajtjes se vendimit gjyqësore akteve noteriale ose akteve administrative punonjësit te Zyrës Vendore Regjistrimit Pasurive te Paluajtshme qe përpunojnë kërkesat individuale për regjistrim plotësojnë formularin e verifikimit sipas modelit te dhënë ne shtojcat 1,2 ose 3 qe i bashkëngjiten këtij udhëzimi, për çdo kërkesë për regjistrim. Ne formularin e verifikimit pasqyrohen ne çdo rast, përfundimet e punonjësit te Z.R.P.P-se për secilën nga rastet e verifikimit, qe përcaktohen ne pikat 2, 3 e 4 te këtij udhëzimi. Ne fund te formulohet nga punonjësi i Z.R.P.P-se plotëson me shkrim te lexueshëm qarte dhe pa korrigjime, propozimin për pranimin ose jo te kërkesës për regjistrim e nënshkruar dhe ia kalon titullarit te Z.R.P.P-se”.

Referuar udhëzimit te mësipërm del qarte se te pandehurit duhet te refuzonin kërkesën për regjistrim por ky rregullim ligjor është bere ne baze te udhëzimit nr.1 date 31.01.2007 kurse vërtetimi hipotekor nr.338 date 04.05.2006 është lëshuar me përpara se te dali udhëzimi për refuzimin e kërkesës.

Bazuar ne udhëzimin e mësipërm i cili fillon efektet me botimin ne Fletore Zyrtare nr.12 Gjykata e Apelit konkludon se dokumenti i lëshuar nga te pandehurit Fran Zyma dhe Mark Lleshi mbetet ne kufijtë e përgjegjësisë administrative dhe nuk përbejnë vepër penale te shpërdorimit te detyrës. Ata do te përgjigjeshin penalisht vetëm n.q.s veprimin do ta kishin kryer mbas daljes se udhëzimit nr.1, datë 31.01.2007 ku parashikohen ne mënyrën specifike se çfarë veprimesh duhej te kryenin ne rastin konkret për aktin noterial.

Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, lidhja shkakësore e drejtpërdrejtë midis veprimit të kundraligjshëm, mospërmbushjes të rregullt të detyrës dhe dëmtimit të interesave të ligjshme të shtetit, është një element përbërës i figurës së krimit. Mungesa e kësaj lidhjeje, pasjellë mungesën e figurës së krimit.

Dëmi i pretenduar nga akuza, nuk do të kishte ardhur, nëse nuk do të ishte vendimmarrja administrative e KRRT Bashkia Laç, e cila në rrjedhë kronologjike qëndron përpara dokumentit objekt akuze.

Në mungesë të lejes së ndërtimit, dokumenti hipotekor nr.338, datë 04.05.2006, i ZRPP Kurbin, do të ishte një akt i kundërshtueshëm, objekt i kundërshtimeve administrative, ligjshmëria e të cilit mund të mbetej në caqet administrative.



Në këtë përfundim, Gjykata e Apelit Tiranë arrin edhe duke pasur parasysh se ZRPP, nuk e bën pronar, titullarin e dokumentit hipotekor, në kuptimin civil. Nuk është dokumenti hipotekor apo veprimtaria administrative e ZRPP, që të bën pronar në kuptim të fitimit të pronësisë. Në këtë kuptim të pandehurit Fran Zymaj dhe Mark Lleshi, nuk kanë tjetërsuar pronësisë e truallit që pasqyron dokumenti hipotekor nga shteti tek shtetasi Saba Lika. Në rastin më të keq, dokumenti objekt akuze ka pasqyruar te dhëna qe kane rezultuar nga interpretimi i gabuar i ligjit i cili ne vetvete mund te ishte objekt i ndëshkimit administrativ.


  1. Në lidhje me rekursin e paraqitur.




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.470, datë 07.05.2014, i Gjykatës së Apelit Tiranë, me anë të të cilit është vendosur lënia në fuqi e vendimit nr.50/07, datë 20.01.2011 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Kurbin, është një vendim i drejtë, i mbështetur në ligj e në prova.

  2. Gjykata e Apelit Tiranë, pas rishqyrtimit të çështjes, ka vendosur lënien në fuqi të vendimin të gjykatës së rrethit gjyqësor Kurbin, e cila ka vendosur deklarimin e pafajshëm të të gjykuarve Fran Zyma dhe Mark Lleshi dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tyre për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

  3. Kolegji Penal vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë e arsyetimit të tij dhe analizës së provave. Sipas akteve të dosje gjyqësore rezulton se në datën 08.10.2009, shtetasi Pashk Nokaj, banor i qytetit të Laçit, është paraqitur në Prokurorinë e Rrethit Kurbin dhe ka bërë një kallëzim penal. Në këtë kallëzim ky shtetas pretendon se, në datën 02.02.2006, Kryetari i Bashkisë Laç, Luigj Isufi, ka pajisur me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin shtetasit Saba dhe Ilir Lika, pikërisht në pronën ku ai pretendon të jetë pjesëtar. Kallëzuesi pretendon se, leja e ndërtimit, dokumentacioni përkatës dhe akti i kolaudimit nuk janë të sakta dhe se janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, pasi leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia, Laç në datën 02.02.2006, ndërsa shtetasit Sabah Lika dhe Ilir Lika janë pajisur me dokumentin e pronësisë mbi këtë pronë në datën 04.05.2006. Gjithashtu kallëzuesi është shprehur se Z.R.P.P. Kurbin ka pajisur me dokumentacionin e pronësisë shtetasin Saba Lika në kundërshtim me ligjin.

  4. Në datën 04.05.2006 është lëshuar nga Zyra Vendore Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin, vërtetimi hipotekor me nr.338, për sipërfaqen 225 m2 truall, në emër të shtetasit Saba Lika. Në datën 05.05.2006 është depozituar ky vërtetim hipotekor në Bashkinë Laç dhe në këtë datë është bërë dhe kërkesa për zbardhjen e lejes së ndërtimit nga Zyra e Urbanistikes së Bashkisë Laç. Po me këtë datë është bërë edhe pagesa e taksës në lidhje me zbardhjen e lejes së ndërtimit, sipas mandatit të pagesës nr.941, datë 05.05.2006.

  5. Kolegji Penal, çmon se në vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor Kurbin dhe asaj të apelit Tiranë janë analizuar në mënyrë të plotë faktet objekt akuze dhe pas vlerësimit dhe çmuarjes së drejtë të provave, është arritur në konkluzion të drejtë në lidhje me pafajësinë e të gjykuarve.

  6. Gjykata e apelit Tiranë ka ardhur në përfundimin se të gjykuarit nuk kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi vetë ligji nr.7843, datë 13.07.01994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, parashikon edhe procedurën e korrigjimit të gabimeve që mund të bëhen në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Në rastin konkret të gjykuarit në cilësinë e punonjësve të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme Kurbin, kanë regjistruar një kat noterial, kontratë shitje, me sipërfaqe 225 m2, duke mos qenë në formën e kërkuar nga ligji, kjo shkelje nuk i ngarkon të gjykuarit me përgjegjësi penale në kuptim të parashikimeve të dispozitës penale të nenit 248 të Kodit Penal.

  7. Udhëzimi nr.1, datë 31.01.2007 i Këshillit të Ministrave, ka normuar pikërisht këtë të metë në veprimtarinë e zyrave të regjistrimit, ku në pikën 5 të tij përcaktohen rastet kur kërkesat për regjistrim refuzohen dhe duke vazhduar më tej në pikën 6, ku parashikohet se “Për verifikimin e elementeve të formës dhe të përmbajtjes se vendimit gjyqësore akteve noteriale ose akteve administrative punonjësit të zyrës vendore regjistrimit pasurive të paluajtshme që përpunojnë kërkesat individuale për regjistrim, plotësojnë formularin e verifikimit sipas modelit të dhënë në shtojcat 1, 2 ose 3 që i bashkëngjiten këtij udhëzimi, për çdo kërkesë për regjistrim.

  8. Në formularin e verifikimit pasqyrohen në çdo rast, përfundimet e punonjësit të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme për secilën nga rastet e verifikimit, që përcaktohen në pikat 2, 3 e 4 të këtij udhëzimi. Në fund të formulohet nga punonjësi i zyrës së regjistrimit plotëson me shkrim të lexueshëm qartë dhe pa korrigjime, propozimin për pranimin ose jo të kërkesës për regjistrim e nënshkruar dhe ia kalon titullarit të zyrës së regjistrimit të pasurive”.

  9. Në zbatim të udhëzimit nr.1, datë 31.01.2007 “Për procedurat e regjistrimit pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme” i Këshillit të Ministrave, përcaktohet qartë procedura që të gjykuarit dhe çdo punonjës i zyrës së regjistrimit të pasurive duhet të ndiqte në regjistrimin e çdo dokumenti noterial që përmban një titull pronësie, në rast se ky rregullim nënligjor do ishte në fuqi, konkretisht në momentin e paraqitjes së kërkesës dhe pajisjen me dokumentacionin e pronësisë në favor të shtetasit Saba Lika 04.05.2006 nga ana e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

  10. Sipas akteve të dosjes gjyqësore rezulton se vërtetimi hipotekor nr.338, datë 04.05.2006 në favor të shtetasit Saba Lika është lëshuar më përpara se të miratohej dhe të hynte në fuqi udhëzimi i Këshillit të Ministrave i sipërcituar. Ndodhur në këto kushte, të një “vakumi ligjor” mbi refuzimin për regjistrim të një akt jo të rregullt në formë e në përmbajtje, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejtë argumentimin e gjykatës së apelit Tiranë se dokumenti i lëshuar nga të pandehurit Fran Zyma dhe Mark Lleshi mbetet në kufijtë e përgjegjësisë administrative dhe nuk përbejnë vepër penale të shpërdorimit të detyrës. Në rastin konkret të pandehurit kanë vepruar në mirëbesim duke e regjistruar një kontratë noteriale ndonëse nuk ishte në formën e kërkuar nga ligji por që ky veprim mund të korrigjohet në çdo kohë.

  11. Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, lidhja shkakësore e drejtpërdrejtë midis veprimit të kundërligjshëm, mospërmbushjes të rregullt të detyrës dhe dëmtimit të interesave të ligjshme të shtetit, është një element përbërës i figurës së krimit. Mungesa e kësaj lidhjeje, pasjellë mungesën e figurës së krimit.

  12. Kuadri ligjor për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, deri në momentin e hyrjes në fuqi të udhëzimit nr.1, datë 31.01.2007 “Për procedurat e regjistrimit pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme” i Këshillit të Ministrave, nuk ka pasur të parashikuar shprehimisht rastet kur kërkesa për regjistrim refuzohet nga punonjësit e zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

  13. Për sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, arrin në përfundimin se vendimi i gjykatës së apelit Tiranë, me anë të të cilit është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së rrethit gjyqësor Kurbin, duhet të lihet në fuqi, si një vendim i drejtë dhe i bazuar në ligj.




  1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes.




  1. Duke pasur parasysh gjithë sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se Gjykata e Apelit Tiranë, në vendimin nr.470, datë 07.05.2014, ka zbatuar në mënyrë të drejtë ligjin penal dhe në rrethanat e parashtruara ky vendim duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441, paragrafi i parë, germa (a) të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.470, datë 07.05.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 09.03.2016


Nr. 61002-01802-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016- 432 i Vendimit (41)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   79   80   81   82   83   84   85   86   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish