Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet81/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   77   78   79   80   81   82   83   84   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues

Tom Ndreca Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

në séancën gjyqësore të datave 02.03.2016 dhe 09.03.2016 mori në shqyrtim çështjen penale me:


I PANDEHUR: BLEDAR ZEQJA, ne mungese

A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprave penale të

“Prodhimit dhe shitjes se narkotikëve”,

“Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armëve të ftohta”,

“Drejtimit te automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”

parashikuar nga nenet 283/1, 279, 291 të Kodit Penal


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin penal nr.549 datë 15.11.2013, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Zydi Zeqja për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta”, të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Zydi Zeqja për kryerjen e veprës penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Zydi Zeqja për kryerjen e veprës penale të “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Bledar Zydi Zeqja me 3 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të Kodit Procedurës Penale të pandehurit Bledar Zydi Zeqja i ulet 1/3 e dënimit duke e dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.

Vuajtja e dënimit t’i fillojë nga dita që vendimi do të marrë formë të prerë.

Në aplikim të nenit 190 pika1) germa “b” dhe germa “ç” të Kodit Procedurës Penale, sendet e përshkruara në proces verbalet e sekuestrimit të datës 09.01.2013 lënda narkotike dhe dorëza përforcuese të zhduken, ndërsa mjeti motor së bashkë me dokumentacionin e tij, t’i kthehet të pandehurit Bledar Zydi Zeqja.

Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake në vlerën 63.000 lekë dhe ato gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Bledar Zydi Zeqja..”

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.383, datë 06.05.2015 ka vendosur:

Lënien ne fuqi te vendimit penal nr.11-2013-5406(549), date 15.11.2013 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Durrës.


Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri Bledar Zeqja, nëpërmjet mbrojtësit, i cili kërkon ndryshimin e tij, duke parashtruar se:

  • Vendimet e te dyja gjykatave vijnë ne kundërshtim me ligjin sepse gjykatat nuk ka çmuar si duhet rrethanat lehtësuese ne lidhje me masën e dënimit e konkretisht:

Pranimin e pendimit te thelle te tij për krimin e ndodhur dhe bashkëpunimin e tij me organet e drejtësisë për te zbardhur te vërtetën. Mosqenia asnjëherë problem për rendin dhe qetësinë, i padënuar me pare. Gjendja e tij ekonomike e vështirë, çka vërtetohet nga vërtetimi i lëshuar nga Njësia Administrative.

  • Mosha e tij e re si dhe gjendja e tij shëndetësore tej e renduar. Si dhe gjendja shëndetësore tepër e rende e babait te tij Zydi Zeqja.

I pandehuri Bledar Zeqja është një person pa asnjë precedent te mëparshëm penal, me një gjendje te vështirë ekonomike, ka pranuar akuzën si gjate procedimit penal te kësaj çështje, po ashtu dhe gjate shqyrtimit gjyqësor te saj.

  • Sasia e lendes narkotike qe i është gjetur atij gjate kontrollit personal, ka rezultuar me peshën 3.75 gram sasi e cila edhe nga praktika gjyqësore mund te konsiderohet sasi e vogël, pavarësisht te aktit te ekspertimit te ndodhur ne fashikull qe e konsideron dozën mbi normalen e përdorimit personal, por siç ka rezultuar nëpërmjet aktit te ekspertimit ky shtetas është përdorues i lendes narkotike.

  • Ne lidhje me akuzën e parashikuar nga neni 279 te Kodit Penal, pra te gjetjes tek ky shtetas te një doreze hekuri, e cila sipas aktit te ekspertimit është konsideruar arme e ftohte, kemi mendimin se është një doreze e mbajtur nga ana e te pandehurit pa pasur asnjë qellim dashakeq ndaj ndonjë personi, por thjesht e ka mbajtur për hobi dhe jo për sulm ndaj te tjerëve, duke pasur parasysh faktin se vepra penale ka ndodhur me date 09.01.2013, pra kohe me pare se te bëheshin ndryshimet ligjore ne lidhje me ketë nen, e konkretisht ato ne ligjin nr.144 te vitit 2013 dhe hyre ne fuqi ne 02.06.2013, si dhe ato te ligjit nr.te vitit 2014 dhe hyre ne fuqi ne 04.09.2014, kjo konsiderohet kundërvajtje penale me një dënim ne maksimumin 6 muaj, pra duke qene nen drejtimin e një motoçiklete "Piagio".

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, prokurorin Sokol Stojani, i cili kërkoi lënien ne fuqi te vendimit te Gjykatës së Apelit Durrës dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se, rekursi i paraqitur nga i pandehuri Bledar Zeqja, nuk përmban shkaqe ligjore qe motivojnë cenimin e vendimit nr.383, datë 06.05.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Rezulton se, me datë 09.01.2013, rreth orës 1000, shërbimet e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj të pandehurit Bledar Zeqja, i janë gjetur një qese me lënde narkotike cannabis sativa, me peshë 3.055 gram dhe një përforcuese grushti në ngjyrë të zezë. Ndërkohë, i pandehuri Bledar Zeqja në momentin që i është ushtruar kontroll ka qenë duke përdorur një motor të markës “Piagio”, pa lejen e drejtimit përkatës.

Pas përfundimit te hetime paraprake, ku ka rezultuar se i pandehuri është përdorues i lendeve narkotike, por sasia qe i është sekuestruar nuk ka qene dozë për përdorim vetjak një përdorimesh dhe se përforcuesja e grushtit plotëson kushtet teknike të armëve, organi i prokurorisë ka kërkuar gjykimin e çështjes për te pandehurin, për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes e narkotikëve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armëve të ftohta” dhe “Drejtimit te automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi” parashikuar nga nenet 283/1, 279, 291 të Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas pranimit te kërkesës për gjykim te shkurtuar, me vendimin nr.549, datë 15.11.2013 ka deklaruar fajtor të pandehurin Bledar Zeqja për kryerjen e veprave penale për te cilat është akuzuar, duke e dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim. Ky vendim është lënë ne fuqi nga gjykata e apelit Durrës, me vendimin e saj nr.383, datë 06.05.2015. Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri Bledar Zeqja, nëpërmjet mbrojtësit, i cili kërkon ndryshimin e tij.

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi shkaqet e rekursit të paraqitur, në analizë të rrethanave të çështjes, argumenteve të vendimit gjyqësor, objekt rekursi dhe në interpretim të dispozitave penale në të cilat gjen referim çështja në shqyrtim, arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës është i bazuar ne ligjin procedural e atë material.

Nga gjykatat e faktit janë analizuar elementet e veprave penale për te cilat është akuzuar i pandehuri, duke pasur parasysh faktin qe ai ka mbajtur qëndrim pohues e pendues ne lidhje me to. Po kështu, nga këto gjykata ne caktimin ndaj tij te dënimit me burgim kane vlerësuar si rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale, shkallës së fajit të autorit të veprës penale, pasojave të ardhura nga vepra penale si dhe rrethanave lehtësuese e rënduese, te parashikuara nga nenet 47 e vijues të KPP.

Ndryshe nga sa pretendohet ne rekursin e paraqitur, nga gjykatat e faktit janë pasur parasysh rrethanat lehtësuese, si qëndrimi pendues i të pandehurit, qenia e tij përdorues i lëndëve narkotike, mosqenia i dënuar më parë, etj..

Edhe pretendimi tjetër i ngritur ne rekurs ne lidhje me dënimin e dhënë për kryerjen e veprës penale te të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të ftohta”, të parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal, gjendet i pabaze, pasi për kryerjen e kësaj vepre penale, i pandehuri është dënuar me 4 muaj burgim, ndërkohe qe dispozita, para ndryshimeve te viteve 2013 dhe 2014, parashikonte një dënim me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Sa me sipër, vendimi Gjykatës së Apelit Durrës, si i marre ne zbatim te ligjit procedural e atij material, duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/a të KPP
V E N D O S I

Lënien ne fuqi te vendimit nr.383, datë 06.05.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës.


Tiranë, më 02.03.2016

Nr. 52102-00894-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-351 i Vendimit (39)



Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   77   78   79   80   81   82   83   84   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish