Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet78/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   74   75   76   77   78   79   80   81   ...   217

Në çështjen objekt shqyrtimi, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ndryshe nga konkluzioni i gjykatës së apelit, për deklarimet në fjalë, kundrejt bashkëpandehurve të tjerë, vlerëson se duhet të gjente zbatim neni 370 dhe 152 i Kodit të Procedurës Penale dhe jo rregullat mbi vlerësimin e ‘dëshmisë’. Në këto kushte, vendimi i gjykatës së apelit edhe për këtë aspekt është marrë në shkelje të ligjit procedural, dhe duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

  • Sa i përket deklarimeve të bëra nga pandehuri tjetër, i ndjeri, Enkeled Agaj, i cili nuk jeton më, gjykata e apelit ka konkluduar se këto deklarime të tij duhen lexuar për dy shkaqe, domethënë dy herë. Një herë sipas nenit 369/2 dhe një herë në bazë të nenit 370/3 të Kodit të Procedurës Penale, për shkak se ai ka vdekur. Kolegji vëren se këto dispozita kanë qëllime të ndryshme. Në rastin e dispozitës se nenit 369/2 të Kodit të Procedurës Penale, leximi i deklarimeve të marra gjatë hetimeve paraprake bëhet kur, për shkak të rrethanave të paparashikuara, deklarimet në fjalë nuk mund të përsëriten më, dhe kjo bëhet me kërkesën e palëve, domethënë jo kryesisht nga gjykata dhe pikërisht, gjatë fazës së hetimit gjyqësor. Ndërsa në rastin e nenit 370/3 të Kodit të Procedurës Penale, leximi i deklarimeve bëhet “kryesisht” nga gjykata, kur nuk mund të sigurohet prania e deklaruesit, pasi janë bërë përpjekje dhe pasi gjykata të ketë dëgjuar palët. Kolegji vëren se vdekja e deklaruesit në vetvete, përbën një shkak objektiv për mos-praninë e tij që do të legjitimonte leximin e deklarimeve, pa iu drejtuar nenit 369 të Kodit të Procedurës Penale.

  • Duke zbatuar këto parime në rastin konkret, Kolegji Penal vëren se megjithëse sugjestionues konkluzioni gjykatës së apelit mbi konkurrimin e nenit 369/2 me nenin 370/3 të Kodit të Procedurës Penale, dhe mbivendosjen e këtyre dispozitave, ai nuk është i bazuar në ligj, gjykata e apelit ka gabuar në zbatimin e ligjit procedural, sepse rasti i vdekjes përbën një shkak natyror që nuk sigurohet prania e deklaruesit, dhe në këtë rast, gjen zbatim vetëm neni 370 i Kodit të Procedurës Penale, pasi ky person nuk është më me cilësinë e bashkëpandehurit që gjykohet bashkërisht. As gjykata e shkallës së parë dhe as gjykata e apelit, nuk kanë argumentuar mbi arsyet e një konkurrimi të nevojshëm midis këtyre dy normave, në lidhje me elementin kryesor të dispozitës së nenit 369/2; pra, shkakun e papërsëritshmërisë, që është vdekja e të ndjerit Agaj, si pasojë e rrethanave të paparashikuara, kur në fakt, ky shkak mund të cilësohet sipas nenit 370/3, për faktin se deklaruesi nuk ka pasur më cilësinë e bashkëpandehurit në këtë procedim, por atë të pandehurit në një procedim të lidhur. Organi i akuzës, në mënyrë që të mund t’i përdorte deklarimet e këtij shtetasi, apo t’i rikuperonte edhe në fazën e shqyrtimit gjyqësor, mund të procedonte me caktimin e një mbrojtësi gjatë fazës së hetimeve kundrejt të pandehurve të tjerë për fakte që kishin të bënin me ta, apo nëse kishte arsye se ai ishte i kërcënuar, mund procedonte edhe me mjetin e sigurimit të provës të parashikuar po gjatë fazës së hetimeve paraprake. Vendimi për bashkimin e procedimeve dhe dhënia e statusit e të pandehurit ndaj shtetasit Agaj, qysh në fazën fillestare të hetimeve paraprake, ka qenë një vendimmarrje e organit të akuzës, pra ka qenë një zgjedhje e strategjisë së ndjekjes penale nga ana e organit të akuzës, duke pasur parasysh se akuza ka pasur në dispozicion mjete të tjera për rikuperimin e deklarimeve të këtij deklaruesi, në këto kushte arrihet në konkluzionin se nuk është zbatuar drejt ligji procedural nga ana e gjykatës së apelit.

  • Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se nuk gjendemi përpara zbatimit të shkakut të papërsëritshmërisë, si pasojë e rrethanave të paparashikuara sipas nenit 369/2 të Kodit të Procedurës Penale. Rrjedhimisht, edhe për këtë shkak, vendimi i gjykatës së apelit është i pabazuar në ligjin procedural, ndaj duhet të prishet e çështja të rigjykohet dhe deklarimet e të ndjerit të cilësohen në bazë të nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale.

  • Sa i përket lejimit të leximit të deklarimeve të bashkëpandehurve të tjerë, përveç atyre të bëra nga i ndjeri Enkeled Agaj, Kolegji vëren se neni 31, shkronja “d” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, parashikon shprehimisht se: Gjatë procesit penal kushdo ka të drejtë (...) t’u bëjë pyetje dëshmitarëve të pranishëm dhe të kërkojë paraqitjen e dëshmitarëve, të ekspertëve dhe të personave të tjerë, të cilët mund të sqarojnë faktet. Gjithashtu, në bazë të nenit 6 të KEDNj-së, paragrafi i “3”, shkronja “d”, është parashikuar se: çdo person i akuzuar për një vepër penale ka të drejtën të pyesë, ose të kërkojë që të merren në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe të ketë të drejtën e thirrjes dhe të pyetjes të dëshmitarëve në favor të tij, në kushte të njëjta me dëshmitarët e akuzës.

  • Kolegji Penal vlerëson se, në rastin konkret, nisur nga kompleksiteti i kësaj çështjeje, numri i veprave penale objekt akuze dhe numri i të pandehurve në gjykim, si dhe morinë e deklarimeve dhe provave të përdorura nga ana e gjykatës së themelit, është e nevojshme të dallohen për secilin bashkëpandehur deklarimet e bëra prej tij dhe që mund të jenë përdorur për vërtetimin e përgjegjësisë penale në lidhje me bashkëpandehurit e tjerë për secilën akuzë (situatë e rregulluar nga neni 311, 167, 370 të Kodit të Procedurës Penale), si dhe të dallohen deklarimet e dhëna në cilësinë e personit të pandehur për fakte që i përkasin atij sipas nenit 38, 39, 166, 256 (Marrja në pyetje e të arrestuarit ose të ndaluarit në prani të mbrojtësit të zgjedhur apo caktuar kryesisht), 309 (Caktimi dhe ndihma e mbrojtësit) të Kodit të Procedurës Penale, ku do të gjejë zbatim neni 370/1 kur i pandehuri është i pranishëm, apo 370/2, kur është në mungesë).

  • Në bazë të nenit 315 të Kodit të Procedurës Penale, për veprimet e kryera prokurori mban procesverbal. Akti që përmban marrjen në dijeni për veprën penale dhe dokumentacioni që lidhet me hetimet, si urdhrat e porositë për policinë gjyqësore, kërkesat drejtuar gjykatës, njoftimet etj. ruhen në një fashikull të posaçëm në sekretarinë e prokurorisë së bashku me aktet e ardhura nga policia gjyqësore. Në gjykimin e rishqyrtimit gjykata e apelit duhet të identifikojë për secilin bashkëpandehur deklarimet e bëra prej tij dhe që mund të jenë përdorur për vërtetimin e përgjegjësisë penale në lidhje me bashkëpandehurit e tjerë për secilën akuzë, si dhe të dallohen deklarimet e dhëna në cilësinë e personit të pandehur për fakte që i përkasin atij, duke hetuar nëse mbajtja e procesverbaleve është bërë nga prokurori, apo nga policia gjyqësore në bazë të një akti delegimi.

  • Përdorimi si prova i thënieve të marra në fazën e hetimit paraprak, si dhe në kushtet që parashikon neni 369/3 i Kodit të Procedurës Penale, nuk është në vetvete i papajtueshëm me paragrafët 3(d) dhe 1 të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ose nenet 31/d dhe 42 të Kushtetutës), përderisa respektohet e drejta e mbrojtjes. Gjykata Kushtetuese me vendimin VGJK 14/20071, ka vërejtur se në procesin penal, barazia e armëve, kontradiktorialiteti dhe lidhur ngushtë me këto, mbrojtja e të pandehurit, e garantuar shprehimisht në nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së, përbëjnë në vetvete elementet më të qenësishme e thelbësore të procesit të rregullt ligjor. Synimi kryesor është realizimi i një debati real ndërmjet akuzës dhe mbrojtjes, gjë që ndikon pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në zbulimin e të vërtetës dhe dhënien e drejtësisë nga gjykata, me objektivitet e paanësi (shih vendimet nr.19, datë 18.09.2008 dhe nr.19,datë 12.06.2003 të Gjykatës Kushtetuese).

  • Vendimi i Gjykatës Kushtuese VGJK 45/20122, vëren se, lidhur me parimin e barazisë së armëve, Gjykata ka theksuar se provat paraqiten dhe marrin vlerën e tyre në debatin gjyqësor, ku secila palë ka mundësi për të paraqitur argumentet e veta në një pozitë jo më pak të favorshme se pala tjetër (shih vendimet nr.19, datë 18.09.2008 dhe nr.7, datë 27.04.2005 të Gjykatës Kushtetuese).


    Mbi pretendimin për një proces të rregullt e të drejtë ligjor, sa i përket përdorshmërisë së deklarimet e bashkëpandehurve në të njëjtin gjykim kundër tyre


    1. Objekt i këtij pretendimi të palëve që shtrohet përpara Kolegjit Penal, është regjimi juridik i leximit të deklarimeve të bëra nga i pandehuri gjatë hetimeve paraprake, në raport me të pandehurit e tjerë. Domethënë pasojat që mund të kenë përballë të pandehurve të tjerë, deklarimet e një të pandehuri, i cili nuk është i pranishëm në gjykimin e të pandehurve të tjerë; pra, që i shmanget mundësisë së marrjes në pyetjeve nga ana e bashkëpandehurve të tjerë.

    2. Me qëllim zgjidhjen e çështjes në shqyrtim, Kolegji Penal vlerëson të ndalet në dallimin midis: 1) deklarimeve që bën vetë i pandehuri, gjatë fazës së hetimeve, dhe që janë përpara fazës së shqyrtimit gjyqësor, në lidhje me faktet objekt akuze përkundrejt tij (pohime); 2) deklarimeve të bashkëpandehurit për një vepër penale të përbashkët (pohime mbi faktin e përbashkët) që i përkasin përveç atij edhe bashkëpandehurve të tjerë, për faktet objekt akuze të tyre, 3) deklarimeve të pandehurit të marrë në një procedim të lidhur, kur për pandehurit e tjerë është proceduar veçmas për fakte që nuk i përkasin atyre, por të tjerëve (kallëzim).

    3. Kolegji vlerëson se ky dallim është i nevojshëm në mënyrë që kjo Gjykatë të kontrollojë dhe të hetojë lidhur me bazueshmërinë ligjore të shkaqeve të ngritura në rekurs nga ana e mbrojtjes në lidhje me çmuarjen e fuqisë provuese të deklarimeve të bëra sipas nenit 152/3 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit, deklarimet e bëra nga i bashkëpandehuri në të njëjtën vepër penale ose nga personi i marrë si i pandehur në një procedim që lidhet me të, vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.

    4. Në rastin e deklarimeve që bën vetë i pandehuri, gjatë fazës së hetimeve, që është përpara fazës së shqyrtimit gjyqësor, në lidhje me faktet objekt akuze përkundrejt tij, kur është deklaruar në mungesë ose nuk është paraqitur ose refuzon të përgjigjet; është i zbatueshëm nenit 370/2 i Kodit të Procedurës Penale, çka nënkupton se këto deklarime, pasi lexohen mund të përdoren vetëm përkundrejt atij të pandehuri, dhe jo ndaj të tjerëve, kur janë palët e tjera që e kërkojnë këtë. Kjo për faktin se këto deklarime janë bërë në prani të mbrojtësit të tij dhe po përdoren përmes leximit ndaj atij të pandehuri që nuk është paraqitur, duke iu shmangur marrjes në pyetje nga palët, siç mund të jetë prokurori apo paditësi.

    5. Në rastin e deklarimeve të bashkëpandehurit për një vepër penale të përbashkët që i përkasin përveç atij edhe bashkëpandehurve të tjerë, për faktet objekt akuze që kanë dhënë deklarime gjatë hetimeve paraprake në praninë e mbrojtësit, në fazën e shqyrtimit gjyqësor ata duhet të merren në pyetje sipas nenit 166 të Kodit të Procedurës Penale, dhe do të zbatohet neni 370/2 i Kodit të Procedurës Penale, duke proceduar gjykata me leximin e deklarimeve të mëparshme të tyre, kur ato janë dhënë me praninë e mbrojtësit, për të cilin në bazë të paragrafit “2”, parashikohet prania e mbrojtësit. Vlerësimi i këtyre deklarimeve do të bëhet në përputhje me nenin 152/3 të Kodit të Procedurës Penale. Nëse ndaj tyre është dhënë vendimi i pafajësisë i formës së prerë, në këtë rast, sipas nenit 156/1/b, ata do të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarit dhe pa të drejtën e mbrojtësit.

    6. Po kështu, edhe në rastin e deklarimeve e pandehurit të marrë në një procedim të lidhur, kur për pandehurit e tjerë është proceduar veçmas, do të zbatohet neni 370/3 i Kodit të Procedurës Penale, duke proceduar gjykata me leximin e deklarimeve të mëparshme të tyre, kur ato janë dhënë me praninë e mbrojtësit në bazë të nenit 167/3 të Kodit të Procedurës Penale. Vlerësimi i tyre do të bëhet në përputhje me nenin 152/3 të Kodit të Procedurës Penale. Nëse ndaj tyre është dhënë vendimi i pafajësisë i formës së prerë, në këtë rast, sipas nenit 156/1/b ata do të dëgjohen në cilësinë e dëshmitarit dhe pa të drejtën e mbrojtësit.

    7. Sipas vendimit nr.14 datë 17. 04. 2007 të Gjykatës Kushtetuese, është përcaktuar se të gjitha provat duhet të paraqiten në prani të të akuzuarit, në një seancë publike me qëllim që të realizohet një proces kontradiktor. Megjithatë, përdorimi si prova i thënieve të marra në fazën e hetimit paraprak, si dhe në kushtet që parashikon neni 369/3 i Kodit të Procedurës Penale, nuk është në vetvete i papajtueshëm me paragrafët 3(d) dhe 1 të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ose nenet 31/d dhe 42 të Kushtetutës), përderisa respektohet e drejta e mbrojtjes. Pra, edhe gjykata Kushtetuese vë theksin në parashikimin e së drejtës së mbrojtjes si kusht për përdorimin e deklarimeve të marra në faza të mëparshme nga ajo e gjykimit.

    8. Duke iu kthyer rastit objekt shqyrtimi, Kolegji Penal vlerëson se të gjykuarit kanë dhënë deklarime gjatë hetimeve paraprake, me përjashtim të të gjykuarit Orik Shyti, dhe Altin Arapi që nuk kanë dhënë deklarime, gjatë fazës së hetimeve paraprake; të pandehurit e tjerë, Leart Shyti, Enkeled Agaraj, Kreshnik Spahiu, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj, kanë dhënë deklarime në cilësinë e bashkëpandehurve në një procedim të përbashkët gjatë fazës së hetimeve, paraprake dhe më pas, janë gjykuar në mungesë. Ka rezultuar se deklarimet e dhëna nga ana e të pandehurve janë dhënë pa praninë e mbrojtësit përkatës të secilit bashkëpandehur, mbrojtja ka kundërshtuar ligjshmërinë e leximeve të deklarimeve të bëra gjatë hetimeve paraprake, duke pretenduar një proces të padrejtë e të parregullt ligjor dhe përdorimin e dhunës psikologjike. Në gjykim kanë qenë të pranishëm vetëm bashkëpandehurit Dritan Hate dhe Gëzim Gjoni, ndërsa shtetasi Enkeled Agaraj ka ndërruar jetë. Ka rezultuar se deklarimet e dhëna gjatë fazës së hetimeve paraprake janë përdorur në mënyrë përcaktuese në vendimmarrjen e gjykatës në lidhje me vërtetimin e fajësisë së akuzave të ngritur nga ana e prokurorit mbi faktet përkundrejt të tjerëve.

    9. Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, duke qenë se kanë zbatuar regjimin e leximeve të bëra nga i pandehuri, nuk kanë bërë një ndarje të atyre deklarimeve që i pandehuri në mungesë ka bërë në lidhje faktet e veta objekt akuze, për të cilat eventualisht, do të gjente zbatim paragrafi “2” i nenit 370 i Kodit të Procedurës Penale, dhe këto deklarime ndaj tij do të mund të vlerësoheshin për faktin se i pandehuri për faktet e lidhura me të është deklaruar në mungesë ose nuk është paraqitur ose refuzon të përgjigjet. Ndërsa për deklarimet e të njëjtit të pandehur, që janë bërë në raport jo me faktet e veta objekt akuze, por me faktet objekt akuze përkundrejt të pandehurve të tjerë, të proceduar veçmas do të gjente zbatim eventualisht paragrafi “3” i nenit 370 i Kodit të Procedurës Penale, dhe këto deklarata do të vlerësoheshin në bazë të nenit 152/3 të Kodit të Procedurës Penale.

    10. Gjykata e apelit nuk ka arsyetuar përse dhe nëse deklarimet e të pandehurve janë dhënë në cilësinë e të pandehurve të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur dhe zbatimin e detyrimit të parashikuar nga paragrafi “3” i nenit 167 i Kodit Penal. Kur në fakt nga dosja ka rezultuar se kemi të bëjmë me një procedim penal të bashkuar dhe jo të gjykuar veçmas, ku cilësia e deklaruesve është ajo e bashkëpandehurve në të njëjtën vepër penale, dhe që secili deklarues ka bërë përkatësisht, thënie përkundrejt bashkëpandehurve të tjerë, të cilat janë përdorur, përkatësisht, jo ndaj fakteve që i përkasin deklaruesit, por kundër të tjerëve dhe po kështu, thënie të këtyre të fundit, janë përdorur kundër deklaruesit.

    11. Në rastin konkret, ky Kolegj konstaton se janë administruar në gjykim deklarime të dhëna në fazën e mëparshme, jo vetëm në mungesë të një mbrojtësi për deklaruesin në mënyrë që t’i garantoheshin të drejtat dhe interesat e deklaruesit kur ai i ka dhënë dhe veçanërisht liria dhe vullneti i tij në bërjen e tyre, por këto deklarime nuk janë nënshtruar mundësisë për të marrë në pyetje deklaruesin që i kanë dhënë ato.

    12. Për nga mënyra e pyetjes së bashkëpandehurve, dhe njohja e tyre me akuzën, burimet dhe aktet ku mbështetet ajo, bazuar në analizën e nenit 370/3 të Kodit të Procedurës Penale, i cili referon në fakt, tek neni 167 në Kodin e Procedurës Penale; si edhe neni 311 i Kodit të Procedurës Penale, i zbatueshëm gjatë fazës së hetimeve paraprake, i cili edhe ky referon po tek neni 167 i Kodit të Procedurës Penale, Kolegji vlerëson se paraqet një rëndësi kyçe nga ana e organit procedues zbatimi i normave procedurale në lidhje me respektimin e procedurës së ndjekur dhe cilësimin korrekt procedural të deklaruesit në raport me faktet që ai deklaron.

    13. Kështu, neni 311 referon në nenin 167 të Kodit të Procedurës Penale, në këto kushte Kolegji çmon të ndalet në detyrimin për organin procedues, qoftë ai i prokurorit në fazën e hetimeve, qoftë ai i gjykatës në fazën e gjykimit, në lidhje me respektimin e paragrafit “4”, i cili parashikon shprehimisht se “para se të fillojë pyetja, gjykata i njofton personat e treguar në paragrafin 1 se kanë të drejtë të mos përgjigjen”, ky detyrim në zbatim të kombinuar të pikës “5” të po këtij neni dhe të nenit 311 të Kodit të Procedurës Penale është i zbatueshëm edhe për prokurorin dhe zbatohet në rastin kur, edhe pse këta të pandehur mund të kenë dhënë deklarime për fakte kundrejt tyre; pra, jo sipas nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, duke i lajmëruar përsëri ata për këto drejta. Pra, edhe sikur të merret e mirëqenë njoftimi i së drejtës për mbrojtës kur janë pyetur në cilësinë e personit nën hetim, të pandehurit duhej të ishin lajmëruar, përsëri në cilësinë e personit të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur, për të drejtën për mos t’u përgjigjur dhe të kishin praninë e mbrojtësit sipas nenit 167/3 dhe 4 të Kodit të Procedurës Penale.

    14. Në rastin konkret, edhe sikur të merrej i mirëqenë regjimi i ndjekur nga gjykata e themelit dhe cilësimi i deklarimeve të bëra prej saj, se për bashkëpandehurit e proceduar bashkë, lidhur me deklarime e bëra nga të pandehurit gjatë fazës së hetimeve paraprake, të cilat më pas, janë rikuperuar nëpërmjet leximit të deklarimeve në gjykim, bazuar në nenin 370/3 të Kodit të Procedurës Penale, i cili nuk parashikon shprehimisht nëse kemi të bëjmë me gjykim të përbashkët apo të proceduar veçmas; prapëseprapë, Kolegji vëren se, detyrimi i parashikuar në nenin 167/4 nuk do të ishte respektuar, pasi këtyre të pandehurve nuk do t’iu ishte bërë me dije, ky detyrim i organit procedues mbi njoftimin e tyre për të drejtën që ata kanë për të mos u përgjigjur. Pra, njohja e tyre me të drejtën që ata kanë edhe për të qëndruar në heshtje. Në asnjë nga procesverbalet e bëra gjatë hetimeve paraprake nuk është respektuar ky detyrim. Nga ana e Kolegjit Penal, nuk vihet në dyshim mosrespektimi i këtij detyrimi, por pasoja që do të mund të vijë në raport me pavlefshmërinë apo përdorshmërinë e mundshme të procesverbaleve përkatës. Nisur nga fakti që për të pandehurit nuk është zbatuar neni 167/4 i Kodit të Procedurës dhe ku nuk kanë marrë pjesë as mbrojtësit e deklaruesve në momentin kur janë bërë, as mbrojtësit e pandehurve përkundrejt të cilëve janë bërë gjatë dhënies së tyre, vlerëson se rezultatet e procesverbaleve e të pandehurve do të ishin të papërdorshme.

    15. Kolegji Penal vlerëson se, nisur nga referenca që bëhet në nenin 166 të Kodit të Procedurës Penale, ku nuk është e specifikuar elementi sipas të cilit duhet të procedohet veçmas për qëllim të zbatimit të paragrafit të “3” të nenit 370, në çështjen objekt shqyrtimi, në fakt, gjykimi ndaj të pandehurve është bërë bashkas, dhe jo veçmas, dhe se deklaruesit duhet të konsiderohen vetëm të si të pandehur në deklarimet e tyre. Si rrjedhojë, për deklarimet e bëra nga secili prej të pandehurve do të gjejë zbatim vetëm paragrafi “2” i neni 370 të Kodit të Procedurës Penale, duke i konsideruar deklarimet e të pandehurit si të përdorshme vetëm kundrejt atij që i ka bërë, me kusht që të jenë bërë në praninë e mbrojtësit. Çka do të thotë se këto deklarime nuk mund të përdoren përkundrejt bashkëpandehurve të tjerë të proceduar bashkërisht, sepse mungon elementi i procedimit veçmas për të gjetur zbatim paragrafi i “3” i nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale. Këto deklarime të bëra nga i pandehuri kundrejt të pandehurve të tjerë në faza të mëparshme, dhe që gjykohen në një procedim të bashkuar për të njëjtën vepër penale, përkundrejt të pandehurve të tjerë, do të përdoren vetëm nëse ato janë dhënë në praninë e mbrojtësit të tyre, pasi nuk do të kishte kuptim që për këta të mos ishte i pranishëm mbrojtësi përkatës, duke u zbatuar paragrafi “2”, dhe u vlerësuar këto deklarime sipas nenit 152/3 të Kodit të Procedurës Penale. Vetëm duke u ndarë çështja do të gjejë zbatim, paragrafi “3” i nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale.

    16. Kolegji Penal konstaton zbatim të gabuar të nenit 152 të K.Pr.Penale, edhe në rastin e dy të gjykuarve, të cilët kanë qenë të pranishëm dhe kanë bërë deklarime gjatë gjykimit- Dritan Hate dhe Gëzim Gjoni, deklarimet e të cilëve kanë mospërputhje me deklarimet e bëra gjatë hetimeve nga të gjykuarit në mungesë dhe nuk u kundërshtuan nga organi i akuzës.

    17. Në këto rrethana, të pandehurit Leart Shyti, Nikolin Novruzaj dhe Kreshnik Spahiu, të cilët janë të bashkëpandehur dhe deklarimet e dhëna prej tyre janë në kushtet e papajtueshmërisë me detyrën e dëshmitarit, bazuar në nenin 156/1/b të K.Pr.Penale (papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit), i cili normon se: Nuk mund të pyeten si dëshmitarë: b) të pandehurit në një vepër penale të përbashkët ose në një procedim të lidhur edhe kur ndaj tyre është dhënë vendimi i mosfillimit të çështjes, i pafajësisë ose i dënimit, me përjashtim të rasteve kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë. Këto deklarime janë të papërdorshme në cilësinë e dëshmisë, pasi janë marrë në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji.


    Në lidhje me pretendimet për një proces të rregullt lidhur me gjykimin mbi bazë të leximeve të bashkëpandehurve dhe respektimin e parimit të kontradiktorialitetit


    1. Kolegji Penal do të vlerësojë çështjen nëse në rastin objekt shqyrtimi, leximi i deklarimeve të bashkëpandehurve të bëra gjatë fazës së hetimeve paraprake është ose jo në përputhje me parimin e procesit të rregullt, në rastin kur këto deklarime janë bërë pa praninë e mbrojtësit të gjykuarve të të cilit ato u referohen. Pra, pavarësisht çështjes së bazueshmërisë ligjore të leximeve të lejueshme dhe cilësimit të regjimit të tyre procedural, e cila është shqyrtuar më sipër, Kolegji shtron çështjen e mëvetësishme nëse këto lexime të lejueshme, gjithsesi mund të ndikojnë dhe në çfarë mase, vendimmarrjen mbi vërtetimin e fajësisë së të gjykuarve kundër të cilëve janë përdorur.

    2. Në lidhje me deklarimet e formuara jashtë fazës së shqyrtimit gjyqësor dhe që nuk i janë nënshtruar ndonjëherë parimit të kontradiktorialitetit, pra, ku i pandehuri kundra të cilit janë përdorur këto deklarime të formuara në faza të mëparshme nga ajo e shqyrtimit gjyqësor, nuk ka mundur të ushtrojë të drejtën e tij themelore që “të mund të marrë në pyetje, ose të kërkojë që të marrë në pyetje” personin që ka bërë deklarime kundër tij, në të njëjtat kushte, që ka pasur edhe akuza, është shprehur edhe Gjykata Evropiane, jurisprudencës të së cilës Kolegji Penal do t’i referohet dhe do të analizojë.

    3. Sipas GjEDNj-së, neni 6§3 i KEDNj-së, bazohet në parimin konventor sipas të cilit, që një i pandehur të mund të deklarohet fajtor, të gjithë provat lidhur me fajësinë e tij duhet të merren në prani të tij në një seancë gjyqësore publike me qëllim ushtrimin e kontradiktorialitetit. Nga ky parim burojnë dy pasoja të rëndësishme: së pari, mungesa e dëshmitarit/deklaruesit nga shqyrtimi gjyqësor duhet të përligjet nga një arsye serioze; së dyti, nëse një vendim dënimi mbështetet vetëm për vetëm apo në mënyrë përcaktuese mbi bazën e thënieve të personit që i shmanget marrjes në pyetje, të drejtat e mbrojtjes mund të pësojnë kufizime që mund të jenë të papajtueshme me garancitë e parashikuara nga nenit 6 i KEDNj-së.

    4. Pra, në bazë të këtyre parimeve, dënimi i një të pandehuri nuk mund të bazohet vetëm ekskluzivisht apo në mënyrë vendimtare mbi deklarimet e bëra gjatë hetimeve paraprake, nga subjekte që më pas, mungojnë dhe që i pandehuri apo mbrojtja nuk ka qenë në gjendje që t’i pyesë, deklarime që lexohen në bazë të rregullave për leximin e deklarimeve të pandehurit dhe përdoren në dhënien e vendimit.

    5. Në rastin Al Khawaja e Tahery kundër Mbretërisë së Bashkuar, datë 15.12.2011, Gjykata vëren se mund të përbëjë shkelje të nenit 6§3 të KEDNj-së, nëse cenimi i së drejtës së mbrojtjes, si rezultat i marrjes së deklarimeve të mëparshme, nuk është balancuar nga elemente të mjaftueshme apo garanci të afta për të siguruar rregullsinë e procesit të marrë në tërësinë e tij. Përdorshmëria, me fuqinë provës përcaktuese, e deklarimeve të mbledhura gjatë fazës së hetimeve paraprake, mund të jetë e lejueshme vetëm nëse ajo baraspeshohet apo kompensohet në raport të drejtë nga garanci të tjera mbi sakrifikimin e parimit të kontradiktorialitetit, duke realizuar dhe garantuar arsyeshmërinë e procesit të rregullt.

    6. Kolegji Penal vlerëson se, në rastet kur deklarimet mbledhura gjatë fazës së hetimeve paraprake janë vendimtare për vendimin e dënimit, gjykata e apelit duhet të bëjë përpjekje për përsëritjen e hetimit gjyqësor, për t’i mundësuar të pandehurit të drejtën e ushtrimit të mbrojtjes, duke mbajtur parasysh: (1) angazhimin e autoritetit procedues në përpjekjet për kërkimin e dëshmitarëve/deklaruesve për t’u dëgjuar në seancë gjyqësore; 2) shkallën e ndikimit të deklarimeve të dëshmitarit/deklaruesit që mungon, lidhur me dënimin (kur kemi të bëjmë me provë të vetme apo me ndikim vendimtar të dëshmisë së dhënë në mungesë të të akuzuarit); 3) ekzistencën e garancive të përshtatshme procedurale që ekuilibrojnë/kompensojnë sakrifikimin e garancive të mbrojtjes, si rezultat i përdorimit të deklarimeve të dhëna para fazës së gjykimit.

    7. E thënë ndryshe, sipas jurisprudencës së GjEDNj-së, një vendim i cili bazohet ekskluzivisht apo në mënyrë vendimtare (sipas parimit “sole or decisive”) mbi bazën e deklarimeve të bëra nga persona jashtë fazës së shqyrtimit gjyqësor, - pa pasur i pandehuri mundësinë e ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes nëpërmjet ushtrimit të parimit të kontradiktorialitetit, dhe nuk bazohet në prova të tjera të marra në fazën e gjykimit, - nuk mund të konsiderohet si i një proces i rregullt. Deklarimet e bëra jashtë fazës së gjykimit, nuk janë në vetvete në kundërshtim me parimin e procesit të rregullt ligjor, me kusht që i pandehuri të ketë pasur një mundësi reale për të marrë në pyetje personin që ka bërë deklarim, qoftë përpara apo pas dhënies së deklarimeve. Procesi ndaj të pandehurit nuk do të ishte i drejtë sipas nenit 6, nëse vendimi për dënimin e tij do të bazohet kryesisht apo në mënyrë përcaktuese mbi baza deklarimesh që mbrojtja e të pandehurit nuk ka pasur mundësi asnjëherë të marrë në pyetje apo të kërkojë që të merren në pyetje, as në fazën e hetimeve paraprake as në fazën e shqyrtimit gjyqësor, (GEDNj, Vendimi DhM, datë 15.12.2015, Schatschaschwili k. Gjermanisë, Vendimi datë 10.07.2012, Vidgen k. Vendeve të Ulta, § 46-47, Vendimi datë 10.01.2005, Accardi k. Italisë; Vendimi datë 13.10.2005, Bracci k. Italisë; Vendimi datë 15.05.10, Ogaristi k. Italisë, Suldin k. Rusisë, nr.20077/04, 16 Tetor 2014, § 58). Mungesa e marrjes në pyetje në gjykim dhe leximet e lejueshme janë në pajtim me Konventën vetëm nëse këto deklarime nuk kanë luajtur një rol përcaktues në deklarimin e fajësisë dhe shoqërohen me prova të marra gjatë fazës së hetimit gjyqësor në praninë e mbrojtjes.

    8. Në këto kushte, Kolegji Penal vëren se në bazë të një interpretimi pajtues të nenit 370 me nenin 152/3 të Kodit të Procedurës Penale të çon në konkluzionin se parimi i kontradiktorialitetit mund të kufizohet vetëm në rast se ekziston një pamundësi objektive dhe absolute për krijimin dhe marrjen e provës në gjykim. Kjo duhet të ndodhë me kushtin sipas të cilit, vendimi i dënimit nuk mund të bazohet në mënyrë ekskluzive apo të vendimtare mbi deklarime të dhëna nga persona që i shmangen parimit të kontradiktorialitetit dhe përballjes me personin e pandehur, sepse kërkohen prova të tjera që të mbështesin vërtetësinë e tyre. Përdorimi i provave të marrë në faza të mëparshme nga ajo e gjykimit është e lejueshme vetëm nëse të pandehurit i jepet një mundësi për kundërshtuar; pra, të marrë në pyetje autorin e deklarimeve të marra ose gjatë deponimit të tij ose më vonë. Nëse kjo nuk ndodh, gjykimi do të konsiderohet i rregullt vetëm kur dënimi nuk do të mbështetet në mënyrë përcaktuese mbi deklarimet akuzuese të dhëna në mënyrë të njëanshme.

    9. Marrja dhe përdorimi i deklarimeve i bashkëpandehurit në përputhje me parimin e kontradiktorialitetit dhe prezumimi i besueshmërisë ose jo të tyre ndaj burimit të deklarimeve (bashkëpandehur) veprojnë mbi baza të ndryshme, zbatimi i këtij parimi nuk prezumon automatikisht besueshmërinë e deklaruesit, pa u bazuar në prova të tjera që i konfirmojnë ato. Është e rëndësishme të theksohet miradministrimi i përcaktimeve ligjore që parashikohen nga neni 152 i Kodit të Procedurës Penale për krijimin e bindjes dhe arritjen e një vendimi.

    10. Në zbatimin e nenit 152/3 të Kodit të Procedurës Penale, në rastin e deklarimeve të bëra nga bashkëpandehurit në të njëjtën vepër penale ose nga personi i marrë si i pandehur në një procedim që lidhet me të, dhe sidomos në rastet e thirrjes në bashkëfajësi, gjykata e themelit duhet; së pari, të zgjidhë çështjen e besueshmërisë së jashtme dhe të brendshme të deklaruesit në raport, ndër të tjerash, me personalitetin e tij, kushtet e tij social-ekonomike, kushtet familjare, të shkuarën e tij, faktin nëse është bashkëpunëtor i drejtësisë, përfitimet dhe dobitë që eventualisht mund të kishte ai, marrëdhëniet dhe llojin e tyre me personin e pandehur tjetër që i adresohen këto deklarime. Së dyti, gjykata e themelit duhet të verifikojë koherencën e brendshme të deklarimeve, nën dritën e kritereve të tilla si: saktësia, rëndësia, përputhshmëria, qëndrueshmëria, spontaniteti, etj. Mandej, gjykata duhet të individualizojë konfirmimet e deklarimeve, duke ndjekur në rend logjik për heqjen apo sqarimin e dyshimeve që mbart në vetvete deklarimi nga kjo kategori subjektesh e përfshirë në veprën penale objekt akuze. Konfirmimi do të mund të quhet i tillë, kur ofron elemente konkrete ndërlidhës midis faktit dhe përmbajtjes së deklarimit, duke dhënë një kontribut dëshmues të përpiktë për veprën penale që procedohet. Përmbajtja e deklarimeve duhet të gjejë mbështetje në dhëna të tjera të pavarura prej tyre, për të shmangur që deklarimi të vleftësojë vetveten. Në rastin e deklarimeve që referojnë në shumë episode, gjetja e konfirmimeve që mbështesin fuqinë provuese duhet të bëhet për secilin episod. Gjetja e konfirmimeve të jashtme në provat e tjera shërben për njohjen ose jo të fuqisë provuese të këtyre deklarimeve mbi vërtetësinë e asaj çka pohohet në to. Gjykata e themelit duhet të shpjegojë në arsyetimin e saj rrugën logjike të ndjekur dhe kriteret mbi të cilat ajo ka bazuar vendimmarrjen e saj. Në rastin e deklarimeve të ndryshme bashkëfajësie të bëra nga një pluralitet të pandehurish, gjykata duhet të kujdeset për verifikimin e tyre në mënyrë të kujdesshme, duke hetuar mbi praninë e konfirmimeve të brendshme e të jashtme për çdo rast, duke arsyetuar në përputhje dhe në mënyrë të mjaftueshme.

    11. Duke iu kthyer rastit objekt rekursi, Kolegji Penal vlerëson se nga gjykatat e themelit nuk është bërë një dallim i qartë dhe për pasojë nuk është arsyetuar në mënyrë të mjaftueshme, sa i përket dallimit të deklarimeve që bën vetë i pandehuri, gjatë fazës së hetimeve; pra, përpara fazës së shqyrtimit gjyqësor, në lidhje me faktet objekt akuze përkundrejt tij; dhe të deklarimeve të bashkëpandehurit për një vepër penale të përbashkët që i përkasin përveç atij edhe bashkëpandehurve të tjerë, për faktet objekt akuze, në mënyrë që kuptohet për qëllim të zbatimit të ligjit procedural mbi subjektet deklaruese, regjimi i deklarimeve dhe ai përdoshmërisë së tyre, por edhe respektimi, më konkretisht, i nenit 152/3 dhe 383 të Kodit të Procedurës Penale. Elemente këto të rëndësishme për standardin e procesit të rregullt ligjor. Arsyetimi i gjykatës së shkallës së parë mbi respektimin e nenit 152/3 në raport edhe me trajtimin dhe, më pas arsyetimin e vendimit mbi pretendimet e të pandehurve nuk është i mjaftueshëm. Ndonëse gjykata e apelit ka bërë përpjekje të arsyetojë në këtë drejtim, prapëseprapë, Kolegji çmon se arsyetimi i gjykatës së apelit nuk është i mjaftueshëm, pasi nuk shpjegon në mënyrë të qartë rrugën logjike të ndjekur në vlerësimin e deklarimeve të bëra nga bashkëpandehurit në të njëjtën vepër penale në raport me provat e tjera të marra në tërësinë e tyre dhe kriteret mbi përputhshmërinë e tyre.

    12. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, gjykata e apelit, megjithëse ka përmendur për çdo episod burimet e provave nga ku ajo ka bazuar vendimin e saj në morinë e deklarimeve të bëra nga një pluralitet bashkëpandehurish në të njëjtën vepër penale, në deklarime që herë i referohen fakteve të të tjerëve, herë fakteve të përbashkëta, dhe për episode për vepra penale të ndryshme të shtrira në hark të caktuar kohor, prapëseprapë, ajo nuk ka arsyetuar në mënyrë të detajuar identifikimin e konfirmimeve të jashtme me provat e tjera që kanë shërbyer në njohjen e fuqisë provuese të këtyre deklarimeve mbi vërtetësinë e asaj çka pohohet në to. Në fakt, gjykata është mjaftuar me përmendjen në mënyrë formale, me arsyetimin : “nga deklarimet e bashkëpandehurit të lidhura me provat e tjera”, por nuk ka detajuar konfirmimet që rrjedhin nga kryqëzimi i tyre, provat e tjera dhe nëse identifikimi i autorëve të veprave penale konfirmohet vetëm prej këtyre deklarimeve apo edhe nga provat e tjera, duke ndikuar kjo shkelje në dhënien e vendimit objekt rekursi dhe nevojën për përsëritje të hetimit gjyqësor.


    Në lidhje me pretendimin mbi ngritjen e akuzës mbi prova të “falsifikuara” apo të “fabrikuara”


    1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, konstaton se në themel të akuzës së ngritur ndaj të gjykuarve, se veprimet e tyre janë kryer në formën e bashkëpunimit, atë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” – që është platforma e kësaj organizate, sipas pretendimit të paraqitur nga prokuroria – platforma e organizatës, apo dorëshkrimet e sekuestruara në banesën e shtetases Zeliha Sina, por duke e deklaruar të pavlefshëm procesverbalin e kqyrjes së vendit të ngjarjes të datës 11.10.1996, për shkakun e përpilimit të këtij akti në kundërshtimin me kërkesat e ligjit procedural penal, në bazë të nenit 131 të Kodit të Procedurës Penale, nuk mund të përdoren në këtë gjykim as aktet procedurale të marra dhe të rrjedhura pas kryerjes së këtij veprimi siç është sekuestrimi i dorëshkrimeve të gjetura në raftin e librave në këtë banesë apo edhe aktin e ekspertimit grafik të tyre.

    2. Gjithashtu, në gjykim rezulton e provuar se disa procesverbale sekuestrimi dhe kontrolli të të pandehurve janë kryer përpara datës së arrestimit të tyre, madje shumë procesverbale deklarimesh të të pandehurve janë të dokumentuara pa data, vetë dëshmitarë të cilët kanë marrë pjesë në kryerjen e veprimeve hetimore, kanë deklaruar se “të pandehurit janë mbajtur në kushte komode në Dajt”, dhe jo në dhomat e paraburgimit të komisariatit Tiranë (siç janë përmendur në arsyetimin e mësipërm) të gjitha të dhëna treguese që dëshmojnë në përdorimin e provave të “stisura” dhe “ të pavërteta”. Në këto kushte, Kolegji vlerëson se pretendimi i mbrojtjes gjendet i bazuar, pasi nga të dhënat e dosjes krijohet bindja se janë përdorur prova, të cilat janë deklaruar të papërdorshme, në shkelje të nenit 33 dhe nenit 151/4, 380 të Kodit të Procedurës Penale.

    3. Mbi ndalimin e përdorimit të provave të fabrikuara, shih (Elçi dhe të tjerë k. Turqisë, nr.23145/93 dhe 25091/94, datë 13 Nëntor 2003, Levinta k. Moldavisë, 2011, 52 EHRR 40, § 63. Teixeira de Castro k. Portugalisë, 1998, 28 EHRR, § 101, Rachdad k. Francës nr.71846/01, 2003.) Gjykata Europiane thekson se një person i akuzuar për një vepër penale që nuk dëshiron të mbrohet vetë personalisht duhet të jetë në gjendje të ketë qasje nsaj ndihmës juridike nëpërmjet një mbrojtësi të zgjedhur prej tij (Shih, Campbell dhe Fell k. Mbretërisë së Bashkuar, 28 Qershor 1984, § 99, Series A nr.80, dhe Pakelli k. Gjermanisë, 25 Prill 1983, § 31, Series A nr.64). Gjykata vendase mund ta tejkalojë dëshirën e të akuzuarit në lidhje me përfaqësimin ligjor, kur ekzistojnë baza relevante dhe të mjaftueshme për të vendosur se kjo është e nevojshme në interes të drejtësisë (shih, Croissant k. Gjermanisë, 25 Shtator 1992, §§ 29 dhe 30, Series A nr.237-B, Pavlenko k. Rusisë, nr.42371/02, 1 Prill, 2010, Suldin k. Rusisë, nr.20077/04, 16 Tetor 2014, § 58A).

    4. Duke iu kthyer rastit objekt shqyrtimi, kështu Kolegji vëren se, me akt ekspertimin grafik, është provuar se “krijuesit e dokumentit – zyrtarë të shtetit” kanë imituar shkrimin e të gjykuarit Altin Arapi për të krijuar një dokument fals, si platformë të një organizate kriminale të pretenduar/imagjinuar, dhe, për më tepër është provuar nëpërmjet procesverbalit “Për kqyrjen e raftit të librave”, se e kanë futur në apartamentin e marrë me qira, që ta përdornin si provë për fajësimin e të pandehurve. Nisur nga akuzat e rënda dhe numrin e veprave penale dhe masën eventuale të dënimit, Kolegji çmon se interesat e drejtësisë në mënyrë që deklarimet e të pandehurve të përdoreshin sipas ligjit e kërkonin praninë e mbrojtësve gjatë procedimit në fazën e hetimeve paraprake.




    1. Gjithashtu, konstatohet se procesverbalet e këqyrjes të vendit të ngjarjes në rastin grabitjes me pasojë vdekjen e Sami Jatës, ndodhur në datën 15.12.1993. Për këtë ngjarje janë përpiluar me shkrim dore dy procesverbale, të cilat sipas kaligrafisë janë përpiluar nga dy persona të ndryshëm, për këqyrjen e të njëjtit vend, në të njëjtën datë dhe në të njëjtat orë të fillimit dhe të përfundimit të këqyrjes. Procesverbalet dallohen nga njëri-tjetri, përveç kaligrafisë, edhe nga korrigjimet e numrave fundor të gëzhojave të pretenduara si të gjetura në vendin e ngjarjes, nga ndryshimet në disa shenja, si yje e viza të fabrikës prodhuese, dhe nga fakti se njërin nga procesverbalet nuk e ka firmosur eksperti mjekoligjor. Mbrojtja e të gjykuarve ka pretenduar se korrigjimet në numrat e gëzhojave janë bërë më vonë dhe se vetë korrigjimi është bërë shkak të përpilohet një procesverbal i dytë me të njëjtën përmbajtje (ai që nuk është firmosur nga eksperti mjekoligjor). Pretendimin për t’i deklaruar të dy procesverbalet të pavlefshëm ajo e mbështet edhe në argumentin se nga këqyrja e bërë në Institutin e Policisë Shkencore, me praninë e saj, ka rezultuar se në kartotekën balistike është një gëzhojë më pak nga ato të fiksuara në procesverbalin e këqyrjes (procesverbal i këqyrjes së sendeve, datës 05.05.2004).

    Ekzistenca e pa justifikuar e dy procesverbaleve dhe vetë provat e fiksuara në ta (gëzhojat, me numra të korrigjuara dhe shenja të ndryshme) çka tregon se janë marrë në kundërshtim me kërkesat e nenit 188 K.Pr.Penale e bëjnë të arsyeshëm dyshimin se procesverbalet mund të mos jenë mbajtur në vendin e ngjarjes, sikurse parashikon neni 116 i K.Pr.Penele.

    Në këto rrethana, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i vlerëson të bazuara kto pretendime, dhe këto procesverbale vlerësohen të pavlefshëm.

    Procesverbali i këqyrjes të vendit të ngjarjes në rastin e episodit IAP, ndodhur në datën 07.12.1994, nuk e ka të shënuar datën, muajin dhe vitin. Në pjesën hyrëse të aktit janë lënë hapësira, gjë e cila sjell dyshime për abuzime të mundshme. Në fund procesverbali është nënshkruar nga eksperti kriminalist O.Afezolli, që nuk ka marrë pjesë në këqyrje dhe mungojnë emrat dhe nënshkrimet e dy pjesëmarrësve në këqyrje, Sh. Muka dhe F. Klosi. Këto mangësi përbëjnë shkelje të kërkesave të neneve 116 dhe 117 të K.Pr. Penale1 dhe në bazë të nenit 122 të K.Pr.Penale2, procesverbali është i pavlefshëm.

    Procesverbali i këqyrjes të vendit të ngjarjes në episodit të filialit të VEFA Vlorë, ku ka ndodhur vjedhja me armë më datë 12.01.1996, në shumën 145.000 USD, ndodhur në datën 12.01.1996, përpiluar me makinë shkrimi.



    Në procesverbal shënohet si pjesëmarrës në këqyrje eksperti kriminalist S. Bello, por ai nuk e ka nënshkruar procesverbalin dhe nuk jepen arsyet e mosnënshkrimit të parashikuara nga neni 117/2 i K.Pr. Penale. Në procesverbal është shënuar se pjesëmarrësit në këqyrje kanë gjetur një gëzhojë pistolete, ndërsa 12 gëzhoja “si të automatikut”, 7.62 mm dhe 7 gëzhoja “si ato pistolete” janë gjetur “nga persona të ndryshëm”. Duke mos shënuar as identitetin e secilit nga personat që i kanë gjetur 19 gëzhojat e pagjetura nga ata që në procesverbal shënohet se po këqyrin vendin e ngjarjes, as vendin e saktë ku u gjet secila prej tyre, koha kur i gjetën gjatë apo pas përfundimit të këqyrjes e bëjnë të dyshimtë rrethin e personave që kanë marrë pjesë (neni 122), e bën të dyshimtë pretendimin që procesverbali të jetë mbajtur aty kur pretendohet (neni 116) dhe ka dyshime se provat materiale janë marrë sipas mënyrës së parashikuar nga neni 188 i K. Pr. Penale. Elementë të tjerë që shtojnë dyshimet për mbajtjen e procesverbalit në vendin e ngjarjes janë edhe: Përshkruhet me karakteristika të vlefshme për identifikim gjurma e një gishti e gjetur mbi makinën llogaritëse, por ajo nuk gjen pasqyrim në asnjë akt-ekspertimi vlerësues: janë gjetur dhe marrë për ekzaminime njolla gjaku të njërit prej autorëve të plagosur, por nuk ka dokumente që të vërtetojnë se ato janë ekzaminuar; janë fiksuar 12 gëzhoja 7.62 mm, por në tabelën fotografike janë fiksuar 13 të tilla; në muret e godinave janë fiksuar 30 goditje nga plumbat, por nuk është kaq numri i gëzhojave, ato janë 10 më pak. Në këto kushte, bazuar në neni 122 të K.Pr.Penale procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes në filialin e Gjallicës Vlorë është i pavlefshëm.
    Në lidhje me pretendimet për episodin e veprës penale të ndodhur më datë 26.02.1996, në Rrugën e Dibrës dhe cilësimin e tij,


    1. Në lidhje me episodin e veprës penale të ndodhur më datë 26.02.1996, në Rrugën e Dibrës, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse të gjendur në një autoveturë kanë gjetur vdekjen 4 (katër) persona dhe është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm material – sipas argumentimit të gjykatës së apelit, e cila i ka deklaruar fajtor për kryerjen e veprës penale të “Vepra me qëllime terroriste” sipas nenit 230 të K.Penal, në ndryshim nga gjykata e shkallës së parë për krime të rënda, e cila i ka njohur fajtor dhe dënuar ata për kryerje të veprave penale të “Vepra të dhunshme ndaj pasurisë” neni 231 K.Penal ndryshuar me ligjin nr.9686/2007 dhe “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër” sipas nenit 77 të K.Penal katër herë, për viktimat V.D, H.K, V.O dhe M.K,

    2. Kolegji vëren se, gjykata e shkallës së parë ka refuzuar si të papërdorshme në gjykim edhe disa dorëshkrime të cilësuara «deklaratë» të marra në kundërshtim me ligjin procedural penal prej të pandehurve. Gjykata e shkallës së parë e gjeti të drejtë pretendimin e mbrojtjes për papërdorshmërinë e aktet procedurale që lidhen me veprimet e kryera në banesë të shtetases Zeliha Sina, në bazë të nenit 151/4 të K.Pr.Penale.

    3. Në lidhje me cilësimin e saktë të kësaj vepre, që sipas gjykatës së apelit ndodhemi përpara kryerjes së veprës penale të akteve terroriste, sipas nenit 230 të Kodit Penal, Kolegji vëren se gjykata e shkallës së parë, i ka cilësuar ngjarjet e ndodhur në këtë episod, jo si akte terroriste për shkak të mungesës së anës objektive, por si “vepra të dhunshme ndaj pasurisë” nëpërmjet dëmtimeve e shkatërrimeve masive që kanë për qëllim turbullimin e rëndë të rendit publik dhe ngjalljen e pasigurisë në masë ; si dhe vepra penale të “vrasjes në lidhje me një krim tjetër ” në dëm të shtetasve që gjeten vdekjen nga ky shpërthim, VD, MK, VO, HK, të parashikuara këto nga nenet 231 dhe 77 të K.Penal, ndryshe nga gjykata e apelit, cila e ka cilësuar këtë vepër si akte terroriste.

    4. Kolegji vlerëson se arsyetimi i gjykatës së apelit, lidhur me ndryshimin e cilësimit të veprës së kryer nuk është në përputhje me nenin 152 dhe 383/1/ç të Kodit të Procedurës Penale. Në themel të argumentimit të gjykatës së apelit janë deklarimet e të (ish) të pandehurit, tashmë të vdekur E.Agaj, të shoqëruar me provat si: “kqyrje” e vendit të ngjarjes datë 26/02/1996, akt ekspertimi nr.179 dt.28/02/1996, akt ekspertimi nr.170 dt.26/02/1996, deklarimit dt.26/02/1996 të dëshmitarit F.Dunga, që japin njohje mbi faktin e “vendit dhe kohës së ngjarjes”, “përdorimit të lëndës plasëse”, “dëmit të shkaktuar”, “vendit të qëndrimit të automjetit me ngarkesën e lëndës plasëse”, duke konfirmuar kështu vërtetësinë dhe besueshmërinë e thënieve të të bashkëpandehurit, ku përfitohet njohja e identitetit të autorëve Orik Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Caka në kryerjen e këtij akti të kriminal. Në këtë argumentim, gjykata e themelit nuk ka shpjeguar në mënyrë të detajuar se si nga provat e analizuara prej saj kanë rezultuar qëllimet terroriste të veprimeve kriminale edhe në lidhje me strukturat e tjera shtetërore.

    5. Edhe në lidhje me zbatimin e ligjit penal material, vepra me qëllime terroriste kërkon praninë e tё paktën njërës prej veprave të parashikuara shprehimisht në nenin 230 të Kodit Penal. Pra, një vepër me qëllime terroriste mund tё shfaqet nё forma tё ndryshme, qё nga veprat kundër personit; nё rrëmbimin e avionit, anijeve apo mjeteve tё tjera tё transportit; e deri nё shkatërrimin apo dëmtimin e objekteve me rëndësi strategjike për sigurinë e një shteti. Kuptohet lehtë, nё fakt, se çdonjëra nga këto vepra përmban rrezikshmëri tё lartё shoqërore, jo vetëm tё kryera nё kuadrin e qëllimit terrorist, por edhe si vepra penale mё vete. Pra, elementet objektivë nё veprat me qëllime terroriste, janë tё gjitha, nё vetvete, sjellje tё ndaluara nga legjislacioni penal shqiptar. Për tё qenë përpara një vepre me qëllime terroriste, i pandehuri duhet jo vetëm tё kryejë me dashje një nga veprat e listuara nё nenin 230 tё K.Penal, (dolus generalis), por, duhet gjithashtu, qё ta ketë kryer me qëllime terroriste (dolus specialis). Si dashje e përgjithshme nё veprën me qëllime terroriste gjendet nё paragrafin e parё tё nenit 230 tё K.Penal. Në fakt, qëllimi kryesor i terrorizmit lidhet, pikërisht, me detyrimin e organeve shtetërore për të kryer apo mos kryer një akt të caktuar. Si përhapja e panikut në popullatë, ashtu edhe shkatërrimi apo destabilizimi në mënyrë serioze i strukturave thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të një shteti apo organizate ndërkombëtare janë veçse mjete të përdorura nga terroristët për të arritur qëllimin e tyre final. Në rastin e veprave penale me qëllime terroriste, motivi i autorëve të këtyre veprave është zakonisht i) ideologjik; ii) politik; ose iii) fetar. Element i përbashkët i këtyre motiveve është përjashtimi i përfitimit personal (interes moral apo ekonomik). Autori i veprës me qëllime terroriste identifikohet për një ideal, apo një platformë politike apo fetare të caktuar. Kolegji çmon se vendimi i gjykatës së apelit, sa i takon plotësimit të elementit të anës objektive “destabilizim të strukturave ekonomike të shtetit shqiptar”, nuk ka argumentuar në mënyrë të detajuar cilësimin e supermarketit të shoqërisë Vefa si një strukturë ekonomike të shtetit shqiptar. Gjithashtu, Kolegji penal e gjen të pabazuar në prova argumentimin e gjykatës së apelit se: “...u krye në një qendër të tillë në ato kushte është shfaqje e padyshimtë e qëllimit të autorëve për të përhapur panik e frikë në popullatë”, pasi ky element nga ana objektive gjendej edhe në veprën penale të parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal (“Veprat e dhunshme ndaj pasurisë”), në kohën e kryerjes së veprës penale, dhe gjykata e apelit nuk ka bërë ndonjë argumentim mbi dallimin mes këtyre dy veprave penale.

    Kolegji Penal vëren se, në kushtet kur gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar drejtpërsëdrejti provat, duke bërë një cilësim tjetër më të favorshëm të pandehurit. Gjykata e apelit të mbi njëjtat prova, pa çelur, qoftë edhe pjesërisht hetimin gjyqësor, ka përmbysur qëndrimin e gjykatës së shkallës së parë, duke konkluduar për ndryshimin në mënyrë rënduese dhe të disfavorshme të cilësimit të veprës penale në një vepër më të rëndë. Kolegji Penal vlerëson se ishte rasti për përsëritjen e hetimit gjyqësor në apel, duke vlerësuar provat, dhe marrjen e një vendimi sipas bindjes së brendshme të gjykatës së apelit (Shih, GjEDNj Drassich k. Italisë; nr.25575/04, vendimi datë 30 Shtator 2009,).

    1. Nga “deklarimi” i datës 13 dhe 21 Tetor 1996, të pandehurit E.Agaj, për të cilin edhe më sipër është konkluduar se ato janë të lidhura dhe në unitet me provat e tjera të këtij procedimi që konfirmojnë vërtetësinë e tyre, merret njohja e “qëllimit për të shkatërruar struktura të shtetit shqiptar si të policisë në Ministrinë e Rendit, Presidentit të Republikës, apo kryetarit të Shërbimit informativ Kombëtar”, por nga gjykata e apelit është shmangur nga arsyetimi i hollësishëm, mbi qëllimin dhe motivet e kësaj organizate, “platformën e saj”- ku siç është përmendur më sipër në vendim, aktet procedurale që lidhen me veprimet e kryera në banesën e shtetases Zeliha Sina, të cilat janë: procesverbal i kqyrjes së vendit të ngjarjes date 11.10.1996 ora 18.25, i përpiluar me shkrim dore nga oficeri i policisë gjyqësore, dëshmitari Pëllumb Bajrami, së bashku me tabelën fotografike datë 11.10.1996, prej 13 (trembëdhjetë) fotografish; procesverbal i kontrollit të banesës së shtetases Zeliha Sina datë 11.10.1996; procesverbal i kqyrjes se raftit te librave date 11,10.1996; procesverbal per sekuestrimin e provave materiale date 11.10.1996 (dy te tilla). Në bazë të aktit të ekspertimit grafik nr.297, dt.16.01.2008, është provuar se teksti i të ashtuquajturës “platforma” me përmbajtje antikushtetuese, pjesë e të cilit është dhe emërtimi “Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë”, nuk është shkruar nga dora e Altin Arapit. Në këto kushte, arsyetimi i gjykatës së apelit lidhur me cilësimin e veprave penale të ndodhura më datë 26.02.1996, nuk është i detajuar dhe nuk ka shpjeguar qartë qëllimin dhe plotësimin e anës objektive e subjektive të veprës penale të cilësuar prej saj si akte terroriste.

    2. Në arsyetimin e saj lidhur me cilësimin e veprave penale të ndodhura më datë 26.02.1996, gjykata e shkallës së parë ka vërejtur se, “ka dyshime serioze rreth personave që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprimeve hetimore për të cilat janë mbajtur procesverbale. Në gjykim u provua se oficeri i policisë gjyqësore, që ka përpiluar procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes në banesën e shtetases Zeliha Sina, nuk ka marrë pjesë personalisht në kryerjen e këtij veprimi hetimor në vendngjarje. Ai nuk ka qenë as në shoqërim të sendeve të sekuestruara në vendngjarje, por procesverbalin e mësipërm e ka përpiluar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr 2 Tiranë. Ai provohet se është mbështetur kryesisht mbi shfaqjen e një kasetë të bërë nga persona të cilët nuk u mundësuan të verifikoheshin si autor të saj.” Për më tepër, nga ana e Kolegjit Penal vërehet se nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit as kaseta e deklaruar nga dëshmitari Pëllumb Bajrami se është mbështetur në përpilimin e aktit dhe as personat që kanë marrë pjesë në hartimin e aktit. Në këtë mënyrë, duhet të mbahet në konsiderate parimi i sanksionuar në nenin 3 të K.Pr.Penale. sipas së cilit gjykata jep vendimin në bazë të provave që merren e verifikohen në seancë gjyqësore.



    Mungesa e arsyetimit të vendimit objekt rekursi


    1. Kolegji penal i gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës të apelit vjen në kundërshtim me kërkesat e ligjit procedural, pasi është marrë në shkelje të neneve 152, 382 dhe 383/ç të K.Pr.Penale, sa i takon aspektit të arsyetimit të përshtatshëm me rrethanat e çështjes penale dhe arsyetimit në lidhje me kriteret e vlerësimit të provave sipas nenit 152 të Kodit të Procedurës Penale, duke mos i dhënë përgjigje të gjitha pretendimeve të mbrojtjes. Edhe në rastin e vetëm që përmend pretendimet e mbrojtjes (paragrafi 3, f.38), nuk argumentohet përse ato nuk pranohen.

    2. Kolegji verën së në lidhje me akt-ekspertimin mbrojtja ngre disa pretendime që kanë të bëjnë me kohëvonesën e arritjes në këtë konkluzion, për shkelje procedurale në caktimin ekspertit, për papajtueshmërinë e ekspertit për shkak të pjesëmarrjes në ekspertime të mëhershme etj. Por Kolegji gjen të argumentuar dyshimin e mbrojtjes sa i përket gjurmëve daktiloskopike të gjetura në vendin e ngjarjes dhe administrimit të tyre.

    3. Në procesverbal përshkruhen se janë gjetur 8 gjurmë gishtash në katër sirtarë dhe janë marrë për ekzaminim. Me aktin e ekspertimit nr.28, datë 25.02.1995, është konkluduar se të 8 gjurmët e gjetura janë të vlefshme për identifikim dhe se asnjëra prej tyre nuk është lënë nga duart e punonjësve të argjendarisë. Në tabelën fotografike, ndryshe nga sa thuhet në procesverbal, shënohet se 6 nga gjurmët janë gjetur në banak dhe dy në sirtarë. Në aktin e ekspertimit nr.269, datë 09.06.1997, eksperti përmend 7, jo 8 gjurmë dhe përcakton se njëra është formuar nga gishti i unazës i dorës së majtë. Në akt konkludohet se asnjëra nga gjurmët nuk është formuar nga gishtat e të pandehurve. Disa vjet më pas, pikërisht në aktin nr.454, i njëjti ekspert ka konkluduar se njëra nga 7 gjurmët është formuar nga gishti i madh i dorës së majtë të A. Arapit.

    Kërkesa e mbrojtjes për të deklaruar të pavlefshme tabelën fotografike të episodit “Agron” nuk ka marrë përgjigje dhe duket se është çmuar gabimisht nën ndikimin e deklarimeve kontradiktore të të pandehurve.

    1. Akti i ekspertimit vlerësues nr.7, datë 07.01.1995, që lidhet me episodin e firmës “Gjallica”, ndodhur në Vlorë në datën 13.12.1994.

    Për këtë akt-ekspertimi mbrojtja ka kërkuar të deklarohet i pavlefshëm me argumentin se gëzhoja objekt ekspertimi, model 54, e kalibrit 7.62 mm nuk është gjetur në vendin e ngjarjes dhe nuk ekziston dokument veprimi për marrjen e saj, siç parashikon neni 115 i K.Pr.Penale. Mbrojtja pretendon se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 7.65 mm, që, janë fiksuar në procesverbalin e këqyrjes së vendit dhe janë vlerësuar menjëherë pas përfundimit të këqyrjes së ngjarjes si të qitur nga automatik i tip “Skorpion”. Gjithashtu, mbrojtja ka kërkuar të shqyrtohen nga gjykata, nëse ekzistojnë, aktet e ekspertimit për lëndët organike që janë fiksuar si të gjetura në vendin e ngjarjes siç janë katër fije floku me rrënjë, etj. Dhe nëse nuk ka, të kërkohen shpjegime për fatin e këtyre provave.

    1. Bazuar në aktet që ndodhen në dosje gjatë shqyrtimit të çështjes Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i gjen të bazuara pretendimet e mbrojtjes. Një provë që nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, si në rastin e këtij episodi dhe që nuk është marrë sipas rregullave të kërkuara nga ligji procedural penal (neni 151/1 i K.Pr.Penale), nuk mund të përdoret si provë në një procedim penal.



    1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes




    1. Në përfundim Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi rrethanat dhe faktet sikundër janë pranuar dhe nga vetë gjykata e apelit, në vështrim të parimeve kushtetuese dhe atyre të procedurës penale, vlerëson se Gjykata e Apelit ka gabuar në zbatimin e ligjit procedural dhe atij material penal.

    2. Në rigjykimin e çështjes gjykata e apelit i del si detyrë që të riçelë hetimin gjyqësor dhe të bëjë një vlerësim tërësor të gjitha akteve procedurale të fazës së hetimit dhe ato të gjykimit, duke e bazuar vendimmarrjen vetëm në provat të cilat janë marrë në përputhje me ligjin.

    Është e rëndësishme që në kushtet kur nga ky Kolegj janë konstatuar se në fazën e hetimit paraprak janë lejuar shkelje të rënda procedurale, të cilat kanë sjellë si rezultat pavlefshmëri ose papërdorshmëri të akteve procedurale, të cilat përbëjnë burim të provave gjatë fazës së hetimit ato duhet të përjashtohen si prova kundër të gjykuarve. Gjykata e apelit duhet ta bazojë vendimmarrjen e saj në lidhje me akuzat në ngarkim të të gjykuarve vetëm në bazë të provave të cilat janë marrë nga burimet e ligjshme dhe në përputhje me normat e parashikuara nga K.Pr.Penale.
    PËR KËTO ARSYE

    Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1, germa “ç” të K.Pr.Penale,


    V E N D O S I

    Prishjen e vendimit nr.40, datë 07.07.2009 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.


    Tiranë, më 09.03.2016
    Nr. 52108-00752-00-2014 Regj. Themeltar

    Nr. 00-2015-354 Vendimi (36)

    Download 7,22 Mb.

    Do'stlaringiz bilan baham:
  • 1   ...   74   75   76   77   78   79   80   81   ...   217




    Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
    ma'muriyatiga murojaat qiling

    kiriting | ro'yxatdan o'tish
        Bosh sahifa
    юртда тантана
    Боғда битган
    Бугун юртда
    Эшитганлар жилманглар
    Эшитмадим деманглар
    битган бодомлар
    Yangiariq tumani
    qitish marakazi
    Raqamli texnologiyalar
    ilishida muhokamadan
    tasdiqqa tavsiya
    tavsiya etilgan
    iqtisodiyot kafedrasi
    steiermarkischen landesregierung
    asarlaringizni yuboring
    o'zingizning asarlaringizni
    Iltimos faqat
    faqat o'zingizning
    steierm rkischen
    landesregierung fachabteilung
    rkischen landesregierung
    hamshira loyihasi
    loyihasi mavsum
    faolyatining oqibatlari
    asosiy adabiyotlar
    fakulteti ahborot
    ahborot havfsizligi
    havfsizligi kafedrasi
    fanidan bo’yicha
    fakulteti iqtisodiyot
    boshqaruv fakulteti
    chiqarishda boshqaruv
    ishlab chiqarishda
    iqtisodiyot fakultet
    multiservis tarmoqlari
    fanidan asosiy
    Uzbek fanidan
    mavzulari potok
    asosidagi multiservis
    'aliyyil a'ziym
    billahil 'aliyyil
    illaa billahil
    quvvata illaa
    falah' deganida
    Kompyuter savodxonligi
    bo’yicha mustaqil
    'alal falah'
    Hayya 'alal
    'alas soloh
    Hayya 'alas
    mavsum boyicha


    yuklab olish