Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet91/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Tom Ndreca Kryesues

Ardian Nuni Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar

Evelina Qirjako Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 24/03/2016, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.52102-01070-00-2014 Regj.Them., që i përket:
KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR KORÇË

I PANDEHURI: KLEMENT KAÇOLLI


A K U Z A:

Vrasje.


Baza Ligjore: Neni 76 dhe 278/2 i K.P


Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.268, datë 09.09.2009, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klement Kacolli për veprën penale të vrasjes, parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klement Kacolli për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Në zbatim të nenit 389 të K.Pr.Penale deklarohet heqja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për këtë të pandehur, duke u urdhëruar lirimi i menjëhershëm i këtij të pandehuri nga dhomat e paraburgimit, pranë IEVP Korçë, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimit dhe ato gjyqësore në vlerën totale 218.000 (dyqind e tetëmbëdhjetëmijë) lekë, i ngarkohen organit të prokurorisë.

Prova materiale e cila është automjeti tip Opel Astra me ngjyrë të bardhë dhe targa ZHX – 2853, t’i kthehet familjarëve të shtetasit Spiro Kristo (Medi Laho), e konkretisht bashkëshortes së tij, shtetases Maria Kristo.


Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.28, datë 01.03.2010, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.268, datë 09.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykate, me tjetër trup gjykues.



Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.251 datë 03.10.2012 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.28, datë 01.03.2010 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.


Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.96, datë 29.04.2014, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vëndimit nr.268 dt.09.09.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka bërë rekurs Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë, e cila kërkon nga Gjykata e Lartë:

Prishjen e vendimit penal nr.96, datë 29.04.2014 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim po në Gjykatën e Apelit Korçë me tjetër trup gjykues.”, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Gjykata e Apelit Korçë në dhënien e vendimit ka gabuar në vlerësimin e provave të administruara në gjykim duke arritur në një përfundim të gabuar, në mbështetje të qëndrimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për pafajësinë e të pandehurit. Ndërkohë që arsyetimi i shumicës është në kundërshtim me rrethanat e faktit objektiv, në kundërshtim me provat e administruara dhe në shkelje të hapur të nenit 152 të K.Pr.Penale, duke bërë një interpretim të gabuar të provave, në funksion të zgjidhjes jo të drejtë të çështjes.

  • Referuar një analizë e hollësishme të provave direkte dhe indirekte, të administruara në shqyrtimin gjyqësor në shkallë të parë dhe në shqyrtimin gjyqësor në Gjykatën e Apelit Korçë, provohet fakti i paligjshëm vrasja e viktimës Spiro Kristo (Medi Laho) me armë zjarri automatik, provohet autorësia në krim, kryer nga i pandehuri në bashkëpunim me persona të tjerë dhe njëkohësisht provohen elementët e figurës së veprave penale për të cilat akuzohet i pandehuri.

  • Sipas aktit të ekspertimit tekniko-kimik të teshave nr.2600, dt. 23.04.2008 dhe tabelës fotografike rezulton se “në bluzën e veshur nga i pandehuri në ditën e ngjarjes vihen re prania e grimcave metalike në të dy mëngët, si dhe në pjesën e përparme të saj të shpërndara në formë të çrregullt”. Po sipas këtij akti ekspertimi, konkludohet se “në duart e të pandehurit (copat e ngjitësve objekt ekspertimi) nuk u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes”. Në referim të kësaj prove shkencore direkte arrihet në përfundimin se i pandehuri, duke patur në bluzën e tij një sasi të konsiderueshme faktorë plotësues të qitjes ka qenë në pozicionin e qitësit dhe për rrjedhojë është autor i vrasjes së viktimës Spiro Kristo.

  • Në lidhje me konkluzionet e aktit të ekspertimit teknik kimik nr.2600, datë 23.04.2008, nga i pandehuri Klement Kaçolli është pretenduar se në lidhje me ngjarjen e ndodhur “nuk ka qenë në rolin e qitësit por në atë të viktimës dhe në momentin e të shtënave ka qenë përballë qitësit, me duar të vendosura mbi tavanin e makinës në pjesën e pasme të krahut të djathtë, si dhe me kokën përkulur mbi makinë, dhe si rezultat i të shtënave kanë mbetur faktorë plotësues të qitjes në bluzën e veshur prej tij.

  • Sipas aktit të ekspertimit teknik nr.9016, dt.10.09.2013 të kryer nga ekspertet Nikolin Duraj dhe Shpëtim Huda, arrihet në konkluzionin se: 1. Mbetjet e qitjes janë mikrogrimca me prejardhje nga baruti, lënda e kapsollës apo pjesëza nga pjesët përbërëse që futen në veprim gjatë qitjes dhe shoqërojnë daljen e predhës ose jashtëqitjen e gëzhojës në dritaren e jashtëqitësit. 2. Distanca e formuar midis qitësit dhe pozicionit të pretenduar të pandehurit, bazuar në rindertimin e vendit të ngjarjes së dt. 20.04.2008 tejkalon me 92 cm distancën e mundësisë së depozitimit të mbetjeve të qitjes. 3. Distanca 1 m në literaturën juridike përbën kufirin ndarës të depozitimit ose jo të mbetjeve të qitjes. 4. Referuar pozicionit të të pandehurit në rindërtimin e vendit të ngjarjes (pozicion i pretenduar prej tij) duke vënë komplet krahët mbi tavanin e mjetit dhe pozicionit të qitësit i përcaktuar mbi bazën e drejtimit të qitjes do të kishte mbetje të qitjes ato fillimisht të depozitoheshin në duar e më pas në parakrah dhe në lartësinë e gjoksit. 5. Referuar pozicionit të gjurmëve daktiloskopike të pandehurit të gjetura në derën e përparme të krahut të majtë të autoveturës në anën e majtë të pozicionit të qitësit që u përcaktua nga dëmtimet në derën e prapme të krahut të majtë, ekziston mundësia e ndotjes nga mbetjet e qitjes me prejardhje nga barutet, por, mundësia më e madhe e ndotjes, duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me armë, pushkë apo automatik model 56 kalibër 7.62 mm, me dritare jashtëqitje në anën e djathtë sipër, do të ishte pozicioni i personit në krahun e djathtë të personit qitës, pasi në këtë rast mbetjet e shpërndara mund të arrijnë nivelin e xhupit ku edhe janë evidentuar mbetjet e qitjes.

  • Qëndrimi i Gjykatës së Apelit Korçë (i shumicës) në mbështetje të arsyetimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, por dhe të vetë pretendimeve të të pandehurit, bie ndesh me provat e administruara të përmendura më lart.

  • Së pari: Argumenti se i pandehuri ka qenë përballë qitësit duke patur duart mbi tavanin e mjetit, bie në kundërshtim të plotë me provën shkencore të pakontestueshme, aktin e ekspertimit daktiloskopik nr.2901, dt. 08.05.2008, i cili konfirmon se gjurmët papilare të të pandehurit (të emërtuara me gërmën “H” dhe “E”) nuk janë konstatuar në pjesën mbi tavanin e makinës, ku pretendon se ka mbështetur komplet krahët, të cilët kanë qenë sipas tij të ekspozuar ndaj drejtimit të lëvizjes së plumbave (shih dhe tabelën fotografike të rindërtimit të vendit të ngjarjes dhe eksperimentit). Përkundrazi këto gjurmë papilare janë fiksuar në derën e shoferit dhe në bagazhin e mjetit, pozicione këto që nuk janë pretenduar prej të pandehurit dhe mbrojtësit të tij (pozicioni i vetëm që pretendon i pandehuri është se ka qenë përballë me qitësin me duart mbi tavanin e mjetit, në momentin e të shtënës ndaj viktimës).

  • Së dyti: Referuar aktit të ekspertimit teknik nr.9016, datë 10.09.2013 dhe pyetjes së ekspertëve Nikolin Duraj dhe Shpëtim Huda, gjatë rishqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit Korçë, provohet se i pandehuri është autori i vrasjes së viktimës. Duke arritur në përfundimin se kufiri ndarës për depozitimin e faktorëve plotësues të qitjes, sipas literaturës kriminalistike është 1 m, në rastin e pozicionit të pretenduar prej të pandehurit kjo distancë është 1 m e 92 cm, pra duke tejkaluar kufirin ndarës të përcaktuar nga ekspertët nuk mund të depozitohen këto faktorë plotësues të qitjes. Për më tepër që referuar po këtij pozicioni të pretenduar (nga i pandehuri) nëse do të depozitoheshin mbetje të qitjes ato normalisht duhet fillimisht të depozitoheshin mbi duar e më pas të parakrah dhe pjesën e gjoksit. Pra realisht ekspertët përcaktojnë dy mundësi të depozitimit të mbetjeve që në rastin e parë ato thjesht duhej të depozitoheshin fillimisht në duart e të pandehurit.

  • Ndërsa në lidhje me mundësinë tjetër të përcaktuar nga ekspertët për depozitimin e faktorëve plotësues të qitjes (në krah të qitësit) kjo është një mundësi e rrëzuar dhe përjashtuar nga vetë i pandehuri Klement Kaçolli, i cili pretendon se këto grimca (faktorë plotësues të qitjes) janë lënë vetëm kur ka qenë përballë me qitësin, me duar të mbështetura mbi tavanin e mjetit. Nëse i referohemi tabelës fotografike të aktit të ekspertimit nr.2600, dt. 23.04.2008 bazuar në pozicionin edhe shpërndarjen e tyre në sasi të konsiderueshme (në pjesën e parakrahëve dhe në pjesën e gjoksit të bluzës që ka veshur i pandehuri) provohet fakti se i pandehuri ka qenë në rolin e qitësit në raport me armën.

  • Referuar tabelës fotografike të rindërtimit të vendit të ngjarjes dhe eksperimentit hetimor (kryer nga Gjykata e Apelit Korçë), ku i pandehuri ka mbështetur plotësisht krahët dhe pjesën e kokës në tavanin e mjetit të viktimës, objektivisht është e pamundur që të depozitohen grimca të faktorëve plotësues të qitjes në pjesën e gjoksit, pasi kjo pjesë nuk është e ekspozuar përballë me qitësin. Nga një analizë logjike dhe juridike e këtyre provave shkencore arrijmë në përfundimin se i pandehuri është në rolin e qitësit ndaj viktimës. Në këto rrethana është i papranueshëm argumenti se faktorët plotësues të qitjes të konstatuara tek bluza e të pandehurit, mund të jenë si rrjedhojë e fshirjes apo prekjes së viktimës gjatë transportimit në spital, ndërkohë që provohet e kundërta se tek viktima nuk u konstatua prania e faktorëve plotësues të qitjes.

  • Së treti: Nga provat shkresore, këqyrja e mjetit të viktimës dhe provat që i janë gjetur të pandehurit në momentin e kapjes dhe arrestimit nga policia, rrëzohet plotësisht alibia e “pasi në mjet janë gjetur vlera monetare që i përkasin viktimës (euro dhe lekë nëpër xhepa), por dhe të pandehurit Klement Kaçolli në momentin e arrestimit në flagrancë nga policia gjyqësore dhe kontrollit personal dt. 21.04.2008 i janë gjetur me vete portofoli me lekë të prerjeve të ndryshme. Pretendimi i të pandehurit se “autorët ju kanë marrë vetëm celularin e tij dhe të viktimës” është i pabazuar dhe thjesht një justifikim për të krijuar një version të gabuar lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe veçanërisht për të përjashtuar bashkëpunimin e tij me autorët e tjerë të paidentifikuar. Po të referohesh tek procesverbali i përgjimit ambiental dt. 21.04.2008 ndërmjet të pandehurit Klement Kaçolli dhe shokut të tij Emiljano Laho, rezulton që telefonin celular ja ka dhënë këtij personi, duke rrëzuar alibinë e grabitjes. Ndërkohë që nga ky përgjim ambiental në momentet menjëherë pas ngjarjes konstatohet dhe një këmbëngulje e shokut të tij Emiljano për të mos treguar të vërtetën duke i shprehur që “s’pe gjë mirë” (duke hedhur në këtë mënyrë dyshime për implikim në krim dhe të këtij dëshmitari).

  • Po sipas procesverbaleve të përgjimeve ambientale, (ndërmjet të pandehurit të jatit dhe personave lidhje shoqërore e tij) rezultojnë të dhëna që vlerësohen si indicie të rëndësishme dhe në përputhje me provat e tjera të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor. Konkretisht nga analiza e përgjimit ambiental dt. 21.04.2008 ndërmjet babait të të pandehurit shtetasit Tomorr Kaçolli dhe të pandehurit Klement Kaçolli rezulton qartazi njohja e të pandehurit me autorët e tjerë në këtë ngjarje, duke u shprehur se: “S’të takuan ata, ishe me dhen”, duke pranuar gjatë bisedës së “Po përse dolën ata. Ata e vranë'. Nga analiza e këtyre indicieve të rëndësishme deduktojmë se i pandehuri indirekt pranon krimin, por njëkohësisht dhe lidhjen me autorët e tjerë të cilët i njeh por i identifikon vetëm me shkurtimin “ata”, ndërkohë që nga ky përgjim marrim njoftim se i pandehuri me viktimën dyshohet të jenë marrë dhe me pazare droge.

  • Njohja me autorët e tjerë të paidentifikuar, si dhe fakti i bashkëpunimit në krim konfirmohet dhe nga eksperimenti hetimor për drejtimin e mjetit (të kryer menjëherë pas ngjarjes), ku provohet se i pandehuri Klement Kaçolli nuk ka qenë në gjendje të drejtoje automjetin pasi ka hipur në të, si dhe nuk ka qenë në gjendje të kthejë makinën dhe të vendosë marshin e indietros për të lëvizur në drejtim të Korçës. Fakt i rëndësishëm që duhet theksuar është se mjetin (për të çuar viktimën në spital në Korçë) e ka drejtuar njeri prej autorëve të paidentifikuar për organin e hetimit, por jo për të pandehurin, duke konfirmuar në këtë mënyrë lidhjen me të pandehurin si dhe dijeninë e tyre rreth faktit që i pandehuri Klement nuk di të drejtojë mjet dhe për këtë arsye e kanë shoqëruar deri në hyrje të qytetit të Korçës, Cilët janë këta kriminelë që zënë prite, kanë qëlluar me armë viktimën, nuk kryejnë asnjë veprim ndaj të pandehurit (dëshmitari i vetëm okular në këtë ngjarje) dhe çuditërisht janë treguar kriminelë të “sjellshëm” duke ndihmuar të pandehurin për të dërguar viktimën në spital.

  • I pandehuri mundohet t’i japë një version tjetër ngjarjes, për të anashkaluar përgjegjësinë penale, por logjika më e thjeshtë dhe provat e administruara të çojnë në përfundimin se këta autorë të paidentifikuar jo vetëm kanë njohje me të pandehurin, por kanë patur dijeni se ai nuk di të drejtojë automjet dhe për më tepër kanë bashkëpunuar me të në kryerjen e krimit. Ndërkohë që provat shkencore të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor e lidhin direkt të pandehurin me ngjarjen si autorin kryesor të vrasjes së viktimës. Veprimet e të pandehurit pas ngjarjes, duke i lidhur plagën viktimës dhe duke e shoqëruar në spital janë thjesht veprime për të pakësuar pasojat nga vepra penale.

  • I pandehuri veprën penale e ka kryer në bashkëpunim, por pavarësisht se nuk janë identifikuar autoret, në referim të vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë nr.4, datë 15.04.2011 për bashkëpunimin.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Tom Ndreca, prokurorin Arqilea Koça i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.96, datë 29.04.2014 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe kthimin e akteve për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues; avokatin e të gjykuarit Klement Kacolli, av. Skënder Breca, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.96, datë 29.04.2014 të Gjykatës së Apelit Korçë, që i përket të gjykuarit Klement Kacolli, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N:

Vendimi nr.96, datë 29.04.2014 i Gjykatës së Apelit Korçë është rrjedhojë e zbatimit jo të drejtë të ligjit procedural penal, e si i tillë ai duhet të prishet e çështja të kthehet për rigjykim po në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.




  1. Rrethanat e çështjes.

Në datë 21.04.2008 në spitalin e qytetit të Korçës është shoqëruar i vdekur shtetasi Spiro Kristo (Medi Laho). Viktimën e ka shoqëruar i pandehuri Klement Kacolli, i cili është dhe bashkëfshatar i tij, në fshatin Starje Kolonjë.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr.24, datë 21.04.2008, u arrit në përfundimin se në trupin e viktimës ishin evidentuar dy plagë jo tej shpuese në pjesën e barkut dhe dy plagë të tjera në kofshën e djathtë, pa dalje të jashtme. Vdekja e viktimës sipas ekspertit mjeko-ligjor ishte shkaktuar nga shokut traumatiko-hemoragjik.

Gjykatat e faktit kanë pranuar të provuar faktin se në datë 19.04.2008 viktima, së bashku me vajzën e tij Mariza Kristo, kishin hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi prej kohësh jetonin në Greqi si emigrantë në qytetin e Athinës. Udhëtimi ishte bërë me automjetin e drejtuar nga viktima, me targa greke, tip Opel. Të nesërmen me automjetin e tyre, viktima së bashku me vajzën kanë shkuar në qytetin e Ersekës, ku kanë kaluar kohë të ndarë nga njëri-tjetri. Vajza Mariza ka qëndruar në shoqërinë e një kushërirës së saj të quajtur R.Këndezi. Kjo e fundit ishte studente në Universitetin e Korçës dhe gjatë asaj dite ka qenë e shoqëruar me shtetasen R.Çabej dhe kjo studente. Për shkak se në mbrëmje në qytet zhvillohej një koncert, tre vajzat kanë prerë bileta për ta ndjekur. Gjatë lëvizjes për në qytet, shtetësja Mariza Kristo ka deklaruar se e ka para babain e saj (viktimën) në shoqërinë e disa djemve të ndryshëm, të moshës 20-25 vjeç, të cilët i ka identifikuar si bashkëfshatarë. Nga fundi i koncertit, vajza Mariza ka parë të atin e saj të futej në sallën e Pallatit të Kulturës dhe po aty ka parë dhe djemtë që e kishin shoqëruar të atin e saj gjatë gjithë ditës.

Pasi ka mbaruar aktiviteti, mbi kërkesën e të bijës, viktima ka marrë përsipër që të shoqërojë për në Korçë dy studentet, kushërirën Këndezi dhe shoqen e saj Çabej. Në automjet me viktimën në këtë kohë ka qenë dhe i pandehuri, i cili e shoqëronte atë. Vajzën e tij viktima e ka nisur për në fshat me makinën e një punonjësi të policisë, kushëri i tyre. Gjatë rrugës për në Korçë, viktima, i pandehuri dhe dy vajzat janë ndalur për në fshatin Boboshticë ku kanë ngrënë darkë. Më pas, vajzat kanë zbritur dhe kanë qëndruar në konviktin e universitetit.

Viktima Spiro Kristo dhe i pandehuri Klement Kacolli janë nisur në drejtim të fshatit Mborje, ku do të takonin shtetasin Edmond Haxhi, pasi këtij të fundit viktima duhej t’i jepte një sasi të hollash, porosi e vëllait që punonte në Greqi. Pasi janë ndarë me këtë shtetas, pretendohet se viktima dhe i pandehuri janë nisur për në fshatin Starje, por në afërsi të km 22 të rrugës janë ndalur nga tre persona të maskuar, të armatosur me armë, automatikë.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, personat e maskuar kanë bashkëpunuar me të pandehurin. Ata e kanë zbritur viktimën nga sedilja e shoferit duke e ulur në sediljen e pasme të automjetit. Sipas organit procedues, qëllimi i këtyre shtetasve ka qenë marrja e të pandehurit dhe dërgimi në një destinacion tjetër, porse sipas tyre në këtë kohë i pandehuri ka kryer qitje me armë automatike nga jashtë automjetit, duke i shkaktuar plagë dhe humbje gjaku. Në këtë kohë, pjesëmarrësit në këtë vepër, janë munduar të ndalojnë gjakun që i rridhte viktimës duke lidhur plagën me lidhësen e një atleteje. Makina ku gjendej viktima është sjellë deri në periferi të qytetit të Korçës, ku në vijim është drejtuar nga i pandehuri. Ky i fundit ka drejtuar mjetin deri në afërsi të rrobaqepësisë “Leonidha”, ku është takuar me shtetasin Vangjush Zdruli, i cili e ka shoqëruar më tej për në spital. Nga veprimet procedurale të kryera në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja, sikundër gjurmë papilare në mjetin e viktimës dhe mbetje të nitrateve në bluzën që mbante veshur i pandehuri. Nga akti i ekspertimit balistik, nr.3066, datë 15.05.2008, rezulton se të tre gëzhojat janë qitur nga e njëjta armë e modelit 56 e kalibër 7.62 mm. Po ashtu, dy predhat e gjetura në vendngjarje rezultojnë të jenë qitura nga armë zjarri me karakteristikat e mësipërme. Ndërkohë akti i ekspertimit nr.2600, datë 23.04.2008, ka arritur në konkluzionin se në bluzën që mbante i pandehuri është evidentuar prania e nitriteve dhe nitrateve, lëndë të cilat janë të pranishme dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes.

Ndërkohë, gjatë hetimit është mbajtur dhe akti i ekspertimit daktiloskopik nr.2901, datë 08.05.2008, ku eksperti përkatës ka ardhur në konkluzionin se në lidhje me gjurmët e gjetura në automjetin e viktimës, ato me shkronjat “A”, “B”, “C” ishin lënë nga viktima, gjurmët me shkronja “H” dhe “E” nga i pandehuri, kurse gjurma me shkronjën “G” nga pëllëmba e dorës së djathtë të shtetasit Besjan Xhezari, ajo me shkronjën “T” nga shtetësja Këndezi. Ky akt procedural, nuk rezulton të bëjë pjesë në fashikullin e gjykimit dhe është futur në të vetëm gjatë gjykimit të çështjes në gjykatën e apelit. Po ashtu rezulton se shtetasit Xhezari, bashkëfshatar dhe shok i të pandehurit, i janë marrë deklarime ku ka pranuar takimin me të pandehurin gjatë kohës kur janë prerë biletat për në koncertin e zhvilluar në Ersekë.

Gjatë hetimit është kryer një eksperiment, në lidhje me aftësinë e të pandehurit për t’i dhënë mjetit të viktimës. Ka rezultuar se ky subjekt nuk dinte ta ngiste me marshin indietro mjetin, sikundër disa here makina i është fikur kur e ka drejtuar për nga kahu i lëvizjes drejt.

I pandehuri ka pretenduar se nuk i ka njohur personat me maska dhe sipas tij ata, pasi e kanë goditur me armë viktimën, kanë detyruar dhe të pandehurin të hipë në sediljen e pasme. Vetë personat e maskuar kanë hipur dy veta në sediljen e parë dhe tjetri në sediljen e shoferit. Mjetin e kanë braktisur në hyrje të qytetit të Korçës dhe në vijim ka qenë i pandehuri që e ka ngarë automjetin.

Gjatë gjykimit të çështjes, gjykata e shkallës së parë urdhëroi kryerjen e një akti ekspertimi balistik, i cili duhej të dilte në konkluzione në lidhje me drejtimin e faktorëve plotësues të qitjes mundësinë e pretenduar nga i pandehuri se në pozicionin ku ai ndodhej mund të kishte mundësi rënia e faktorëve plotësues të qitjes. Me aktin e ekspertimit nr.04, datë 19.07.2009, eksperti privat balistik ka ardhur në konkluzionin se mbetjet dalin si para dhe pas armës, pra një pjesë shoqëron predhën. Po ashtu ky ekspert është shprehur se në lidhje me pozicionin e të pandehurit nuk përjashtohet që tek ai të gjendet prania e faktorëve plotësues.

Prokuroria ka ngritur ndaj të gjykuarit akuzën e vrasjes me dashje dhe të armëmbajtjes pa leje të parashikuar nga neni 76 dhe 278/2 të Kodit Penal. I gjykuari në lidhje me akuzën ka mbajtur qëndrim mohues duke pretenduar se nuk është ai autori i vrasjes me armë zjarri të shtetasit Spiro Kristo.


II. Procedurat gjyqësore dhe arsyetimi i gjykatave.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.268, datë 09.09.2009, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klement Kacolli për veprën penale të vrasjes, parashikuar nga neni 76 i K.Penal.

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Klement Kacolli për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Në zbatim të nenit 389 të K.Pr.Penale deklarohet heqja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për këtë të pandehur, duke u urdhëruar lirimi i menjëhershëm i këtij të pandehuri nga dhomat e paraburgimit, pranë IEVP Korçë, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimit dhe ato gjyqësore në vlerën totale 218.000 (dyqind e tetëmbëdhjetëmijë) lekë, i ngarkohen organit të prokurorisë.

Prova materiale e cila është automjeti tip Opel Astra me ngjyrë të bardhë dhe targa ZHX – 2853, t’i kthehet familjarëve të shtetasit Spiro Kristo (Medi Laho), e konkretisht bashkëshortes së tij, shtetases Maria Kristo.



Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.28, datë 01.03.2010, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.268, datë 09.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykate, me tjetër trup gjykues.



Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.251 datë 03.10.2012 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.28, datë 01.03.2010 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.



Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.96, datë 29.04.2014, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.268 dt.09.09.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.



Në vendimin e saj kjo gjykatë ka arsyetuar: “... Gjykata e Lartë në këtë vendim arsyeton si më poshtë: Në rastin në shqyrtim në qoftë se Gjykata e Apelit kishte konstatuar mosrespektimin e normave proçeduriale të kryerjes së këtij veprimi procedurial kur gjykata e shkallës së parë me vendim në seancën e datës 01.06.2009, ka vendosur kryerjen e ekspertimit dhe thirrjen e ekspertit përkatës, në këtë moment procedurial janë zbatuar dispozitat përkatëse parashikuar nga nenet 178 - 179 të K.Pr.Penale. Giykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr.140 akti, datë 16.06.2009 i ka percaktuar ekspertit detyrat konkrete sipas rrethanave të ngjarjes pozicionit te r:e:enduar të të pandehurit, të viktimës dhe qitësit dhe duke i vënë në dispozicion ekspertit procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe aktet e ekspertimit te administruara në dosje. Gjykata e Apelit duke konstatuar se ky akt ekspertimi shkon përtej kërkesave dhe pyetjeve të gjykatës, duke kryer dhe eksperimente siç ka rezultuar dhe pavlefshmëria e ketij akti, duhet te kishte vendosur bërjen e një akti të ri ekspertimi në zbatim të nenit 427/3 të K.Pr.Penale. Njëkohësisht kërkohet prej Gjykatës së Lartë edhe administrimi i aktit daktiloskopik, dhe më pas të kalohet në interpretimin dhe saktësimin, lidhjen (koneksitetin) që ato kanë midis tyre duke i çmuar në tërësi, bazuar në nenin 152 K.Pr.Penale. ... Pra objekt shqyrtimi në Gjykatën e Apelit Korcë është vendimi nr.268 dt.09.09.2009 I Gjykatës së Shkallës së Parë (në vijim gjykata) ... ..., gjykata ka urdhëruar konform KPrPenale, një ekspertimi te ri duke thirrur ekspertin Ilir Mandro dhe pas dhënies të detyrave ka administruar aktin e ekspertimit ku akti me nr.4 dt. 19.07.2009 i ekspertit Ilir Mandro ... Këtë akt ekspertimi gjykata e ka vënë në themel të arsyetimit të saj kur e ka deklaruar të pafajshëm të pandehurin pasi ka arsyetuar se provohej e kundërta e provave te prokurorit, e konkretisht faktorët plotësues te qitjes shkojnë ne drejtim te qitjes dhe jo ashtu si pretendonte prokurori qe shkonin ne drejtim te kundërt te qitjes.Nuk përjashtohej ekzistenca e faktorëve plotësues te qitjes tek manekini apo tek pozicioni ku qëndronte i pandehuri pavarësisht sasisë se tyre. Njëkohësisht të pabazuar gjykata konsideron dhe pretendimin tjetër te prokurorit kur bën krahasimin midis dy akteve te ekspertimit e konkretisht duke pretenduar se akti nr.2600 dt.23.04.2008 tregon për sasi te mëdha te faktorëve plotësues te qitjes kurse akti nr.4 dt.19.7.2009 tregon për sasi te vogla. Gjykata çmon se te dyja aktet provojnë vetëm një fakt, atë qe faktorët plotësues te qitjes arrijnë ne pozicionin e pretenduar nga i pandehuri, pra ky pozicion ishte real, çka përjashton kategorikisht faktin se i pandehuri te kishte qene ne rolin e ekzekutorit. Duke i çmuar provat në tërësi por edhe në unitet, të lidhur njëra me tjetrën rezultoi se I pandehuri nuk ishte as bashkëpunëtor ne vrasje, përkundrazi u provua qe ai te ketë ndihmuar viktimën duke u përpjekur ti shpëtuar jetën. Një fakt i tille u vërtetua dhe nga vete dëshmitari i pranishëm Vangjush Zdrulli. ... organi i Prokurorisë ... nuk arriti te provonte një sere hamendësime qe lindin rishtazi si pyetje. Konkretisht ne gjykim nuk u provua asnjëherë se cili ka qene motive i kryerjes se kësaj vrasje. Nëse i pandehuri kishte si qellim kriminal vrasjen e Medi Lahos pse pikërisht ka gjetur ketë vend dhe jo ndonjë vend tjetër. ... ky i pandehur nuk është fshehur ... ka bere përpjekje duke i dhëne ndihme maksimalisht viktimës me qellim qe ti shpëtonte jetën. Pse qëndroi ne spital deri sa kishin ardhur forcat e policisë dhe i është vene ne dispozicion organit te hetimit. ... . Gjykata e Apelit në zbatim dhe të detyrave të lëna nga Gjykata e Lartë (neni 440 K.Pr.P) administroi aktin e ekspertimit daktilostatik me nr 2901 dt.21.04.2008 te ekspertit kriminalistik Oresti Afezolli në të cilin jepen konkluzionet mbi gjumët e fiksuara në vendin e ngjarjes dhe që rezultojnë: ... këqyrje e automjetit te Medi Lahos me targe ZHX 2853 ... Gjurma e shënuar me K nuk është formuar nga duart e Medi Lahos.Gentian Keshi, Refiko Kendezi, Rozana Cabej, Besjan Xhezari, Euljon Kasko. Flamur Hoxhalli, Mariza Kristo, Lorenc Treska, Gjergji Themeli, Andon Tole. Klement Kacolli. Po ne zbatim të detyrave të Gjykatës së Lartë të Republikës se Shqipërisë, Gjykata e Apelit thirri dhe ekspertët kriminalistikë Nikolin Duraj dhe Shpetim Hiida. ... Gjykata e Apelit nxori mjetin nga Drejtoria e Rezervave të Shtetit, Dega Korçë (ku edhe ruhet) e çoi në vendin e ngjarjes, rindërtoi vendin e ngjarjes, me të gjithë të pranishmit duke firmosur dhe procesverbalin përkatës të administruar në dosje. ... Në konkluzionin e tyre të përcaktuar në këtë akt ekspertimi ekspertet konkludojnë se: 1. Mbetjet e qitjes janë mikrogrimca me prejardhje nga baruti, lënda e kapsollës apo pjesëza, nga pjesët perberese qe futen ne veprim gjate qitjes dhe shoqërojnë daljen e predhës ose jashtëqitjen e gëzhojës ne dritaren e jashtëqitësit. 2. Distanca e formuar midis qitësit dhe pozicionit te pretenduar te pandehurit bazuar ne rindërtimin e qitjes qe identifikohen nga prania e nitreteve e nitrateve dhe mundësia e depozitimit te tyre ne pozicionin ku janë identifikuar është shume i vogël. 3. Distanca 1 m qe ne kriminalistike përben kufirin ndarës te depozitimit ose jo te mbetjeve te qitjes me natyrën e mbetjeve qe e përmbajnë nitrite e nitrate dhe mosdepozitim i tyre si rezultat i kalimit te kësaj distance. 4. Referuar pozicionit te pandehurit ne rindërtimin e vendit te ngjarjes duke vene komplet krahët mbi tavanin e mjetit dhe pozicionit te qitësit i përcaktuar mbi bazën e drejtimit te qitjes ne dy dëmtimet e evidentuara ne derën e prapme te krahut te majte te autovetures me targe “ZHX 2853”, nëse do te kishte mbetje te qitjes ato fillimisht do te depozitoheshin mbi duar e me pas ne parakrah dhe ne lartësinë e gjoksit, pasi distance është e shkurtër. 5. Referuar pozicionit te gjurmëve daktiloskopike te pandehurit gjetur ne derën e përparme te krahut majte te autovetures ne anën e majte te pozicionit te qitësit qe u përcaktua nga dëmtimet ne derën e prapme te krahut te majte ekziston mundësia e ndotjes nga mbetjet e qitjes, ne ketë rast mbetjet e shpërndara mund te arrijnë nivelin e xhupit ku dhe janë evidentuar mbetjet e qitjes. Në të tilla rrethana, kur hetimi gjyqësor është i plotë, Gjykata e Apelit Korçë arrin në konkluzionin kategorik se vendimi i gjykatës është i drejtë i bazuar në prova e ligj.... ”
III. Qëndrimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Në lidhje me rekursin e paraqitur Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se:

Vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë është rrjedhojë e zbatimit jo të drejtë të ligjit procedural penal, e si i tillë ai duhet të prishet e çështja të kthehet për rigjykim po në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pa i hyrë shqyrtimit të provave, arrin në konkluzionin se, Gjykata e Apelit Korçë, ka konkluduar në pafajësinë e të gjykuarit në lidhje me akuzën e ngritur pa bërë një hetim të plotë e të gjithanshëm të fakteve dhe rrethanave të parashtruara nga palët në gjykim.

Ky Kolegj vëren se, nga ana e Gjykatës së Apelit nuk është hetuar për ekzistencën e elementëve të veprës penale për faktin penal të ndodhur, por ka analizuar vetëm disa nga provat dhe ka mbajtur qëndrime kontradiktore në lidhje me provat e administruara në gjykim. Kjo gjykatë, nga njëra anë konkludon se nuk provohet kryerja e veprës prej të pandehurit, nga ana tjetër në kundërshtim me nenin 152 të K.Pr.Penale, sipas të cilit: “…Gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi.”, si dhe nenit 383 të po këtij Kodi, sipas të cilit vendimi duhet të përmbajë provat mbi të cilat bazohet, si dhe arsyet për të cilat gjykata i quan të papranueshme provat e tjera, edhe pse ka bërë riçeljen e shqyrtimit gjyqësor, ka analizuar në vendimin e saj vetëm aktin e ri të ekspertimit, duke e parë atë më vete dhe vetëm në dritën e pretendimeve të mbrojtjes, por pa e analizuar atë në raport me provat e tjera të marra dhe të administruara në gjykim.

Në lidhje me sa më sipër, ky Kolegj vëren se, formimi i bindjes bazuar në analizën e provave në tërësi, siç imponohet nga neni 152 i K.Pr.Penale, nuk nënkupton vetëm përmendjen e këtyre provave në vendimin gjyqësor, siç është vepruar në rastin objekt gjykimi nga Gjykata e Apelit Korçë, por analizën e secilës prej tyre më vete dhe sëbashku me të tjerat.

Nga dosja gjyqësore dhe aktet e administruara në të, rezulton se Gjykata e Apelit Korçë, nuk ka argumentuar në vendimin e saj, bazuar në një analizë të hollësishme të fakteve të administruara gjatë hetimeve paraprake dhe të verifikuara në seancë gjyqësore. Ajo (gjykata), në zbatim jo të drejtë të ligjit procedural, ka vendosur pa sqaruar në mënyrë të plotë dhe pa i dhënë përgjigje të gjitha pretendimet e palëve në gjykim (të organit të akuzës), lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Këto mangësi nuk mund të plotësohen nga ana e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe në të tilla rrethana bëhet e pashmangshme prishja e vendimit dhe kthimi i akteve për rishqyrtim, përsa kohë që nuk jemi përpara njërit prej rasteve të parashikuara nga neni 442 i K.Pr.Penale.

Gjithashtu, ky Kolegj vëren se, në fashikullin gjyqësor janë bërë pjesë prova të paadministruara në gjykim, të cilat nuk i janë nënshtruar debatit gjyqësor bazuar në parimin e kontradiktoritetit, të cilave iu është referuar edhe pakica në vendimin e saj, përkatësisht procesverbalet “Mbi veprimet e përgjimit ambiental”, të datave 21.04.2008, të bisedave ambientale të lira mes shtetasve Tomorr Kacolli dhe Klement Kacolli, Klement Kacolli dhe Emiljano Laho dhe Klement Kacolli dhe Euljan Kasko, të cilat nuk janë analizuar fare nga Gjykata e Apelit Korçë.

Pavarësisht se akuza ka pretenduar se nga procesverbali “Mbi veprimet e përgjimit ambiental” dt. 21.04.2008, mes të pandehurit dhe babait të tij, shtetasit Tomorr Kacolli, përftohen të dhëna që japin indicie të rëndësishme në lidhje me faktin objekt gjykimi dhe fajësinë e të pandehurit, ky shtetas nuk është thirrur për të dëshmuar. Pavarësisht se ai ka të drejtë të përfitojë nga e drejta për të mos dëshmuar për shkak të marrëdhënieve të posaçme që ka me të pandehurin ai duhet të ishte thirrur dhe t’i ishte bërë e ditur kjo e drejtë. Jo vetëm që ky shtetas nuk është pyetur, por, as nuk i është dhënë përgjigje pretendimit të organit të akuzës në lidhje me këtë pretendim.

Gjithashtu, siç janë pranuar rrethanat e faktit nga të dyja gjykatat, i pandehuri ka patur në përdorim një telefon dhe dy dëshmitaret (shtetaset që kanë udhëtuar në mjet me të pandehurin dhe viktimën para ngjarjes) në gjykim kanë deklaruar se ai gjatë rrugës ka marrë një telefonatë dhe personit me të cilin ka folur i është përgjigjur: “ja po vimë”, e po kështu një tjetër e dhënë përftohet nga procesverbali “Mbi veprimet e përgjimit ambjental”, ku shtetasi Emiljan Laho deklaron se telefonin që i ka dhënë i pandehuri e ka në shtëpi të fikur. Ky Kolegj vëren se edhe këto fakte të pretenduara nga organi i akuzës nuk janë analizuar dhe nuk i është dhënë përgjigje nga Gjykata.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vëren se, jo vetëm që akti i ekspertimit duhet të interpretohet në raport me provat e tjera, por edhe pse janë thirrur ekspertët pas riçeljes së shqyrtimit gjyqësor në gjykatën e apelit, nuk i është dhënë përgjigje pyetjes më të rëndësishme: Bazuar në aktet e dosjes, cili ka qenë pozicioni i të pandehurit në momentin e qitjes. Ky Kolegj vëren se, si një prove kyçe në këtë gjykim, akti i ekspertimit nuk mund të përdoret vetëm për të provuar nëse qëndron apo jo alibia e të pandehurit, por për t’i dhënë përgjigje edhe pretendimeve të organit të akuzës.

Në rishqyrtim, gjykata e apelit duhet të marrë në shqyrtim dhe të analizojë drejt të gjitha rrethanat e çështjes dhe të gjitha pretendimet e palëve në gjykim, sipas përcaktimeve të nenit 152 të K.Pr.Penale dhe konkretisht të analizojë e vlerësojë në harmoni me provat e tjera konkluzionet e aktit te ekspertimit, si dhe gjithë indiciet që hedhin dritë mbi sjelljen e të gjykuarit për ngjarjen duke siguruar kështu një gjykim të drejtë e objektiv.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/ç të Kodit të Procedurës Penale,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.96 datë 29.04.2014 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.



Tiranë, më 24.03.2016




Nr. 56430-01839-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-474 i Vendimit (56)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   87   88   89   90   91   92   93   94   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish