Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet88/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 16.03.2016, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:
KËRKUES: SHKËLQIM HATIJA

KUNDËR: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR FIER


OBJEKTI:

Kundërshtim i vendimit të mosfillimit të procedimit penal

nr.170 viti 2013 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Baza ligjore: Neni 291 K.Pr.Penale.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.593, datë 07.10.2013 ka vendosur:

Rrëzimin e ankimit të ankuesit Shkëlqim Hatija ndaj vendimit të mosfillimit të kallëzimit penal nr.170 të vitit 2011, marrë më datë 15.03.2011 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.169 datë 13.11.2014, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.593, date 07.10.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, dhe dërgimin e akteve pranë të njëjtës gjykatë por me tjetër trup gjykues.
Kundër vendimit më datë 12.12.2014, ka paraqitur rekurs Prokurori i Apelit Vlorë me anën e të cilit ka kërkuar: Prishjen e vendimit nr.169, datë 23.10.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nr.593 (62-2013-3364), datë 07.10.2013, duke pretenduar si shkaqe përkatësisht:

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është marrë në kundërshtim me ligjin material dhe atë procedurial penal e konkretisht me përmbajtjen e dispozitave të parashikuara nga nenet 248 i K.Penal dhe 290, 291/2 dhe 428 pika 1 shkronja “ç” të K.Pr.Penale.

  • Gjykata e Apelit Vlorë në kundërshtim me sa më sipër, por edhe me Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.02, datë 20.06.2013, pikave 17 e vijues deri në pikën 23 të po këtij vendimi, që bën fjalë për legjitimitetin e ankuesit në rastet kur shqyrtohet ankesa e kallëzimtarit me objekt ankim kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal si dhe për mospraninë e personit të kallëzuar në gjykim, sepse në këtë fazë vendimi i mosfillimit të procedimit penal nuk prek interesa të personit që i atribuohet vepra penale.

  • Nuk ka ndonjë arsye që personi të cilit i atribuohet vepra penale të bëjë ankim kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal, kjo edhe për faktin se ligji neni 291 i K.Pr.Penale nuk ia njeh një të drejtë të tillë personit që i atribuohet vepra penale, prandaj prania e këtij subjekti nuk është e detyrueshme në gjykim, ndryshe qëndron çështja në rastet e pushimit të procedimit penal ku e drejta e ankimit kundër vendimit të pushimit të procedimit penal ose akuzës, i takon personalisht palëve, të dëmtuarit dhe kallëzimtarit nga njëra anë dhe të pandehurit, apo personave të tjerë që barazohen me të, nga ana tjetër, ashtu siç rezulton edhe nga përmbajtja e nenit 329/1 të K.Pr.Penale.

  • Gjykata e Apelit Vlorë në rastin konkret ka gabuar, që ka prishur vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe e ka dërguar çështjen për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trup gjykues për shkak të mos thërritjes në gjykim të personit të kallëzuar prokurorit Artur Cara, sepse kjo gjë bie ndesh me unifikimin e praktikës gjyqësore për këto raste, e cila është rregulluar me vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykates së Lartë nr.02, datë 20.06.2013 për këtë problem, por edhe me vetë përmbajtjen e dispozitës të parashikuar nga neni 291/2 të K.Pr.Penale. Në pikën 23 të Vendimit Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.02, datë 20.06.2013 arrihet në përfundimin se as prania e palëve që ligji ia u njeh personalisht të drejtën e ankimit, që është kallëzimtari apo dhe i dëmtuari nga vepra penale, si dhe prokurori që ka marrë vendimin, mund të mos jenë të pranishme në gjykim me objekt: “Ankim kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal”, sepse gjykata vlerëson ligjshmërinë e vendimit të mosfillimit mbi bazë të akteve të mbledhura deri në atë çast të hetimeve paraprake dhe vendos sipas rastit, ashtu siç edhe ka vendosur për rastin konkret, ku ajo mbas një shqyrtimi të gjithanshëm ka arritur në përfundimin se vendimi i mosfillimit të procedimit penal është i bazuar në ligj e në prova, prandaj dhe e ka lënë atë në fuqi.

  • Vendimi i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Fier edhe përsa i takon zgjidhjes së themelit të kësaj çështjeje është sa i drejtë aq edhe ligjor dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi së bashku me vendimin e mosfillimit të procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, ndaj prokurorit Artur Cara, i kallzuar për ndjekje penale nga kallzimtari Shkëlqim Hatija për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

  • Nisur nga përmbajtja e kallëzimit të shtetasit Shkëlqim Hatija, del qartë se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale e për këtë shkak bazuar në nenin 290 pika 1 shkronja “ç” në kombinim me nenin 291 të K.Pr.Penale prokurori ka vendosur me vendim të motivuar “Mosfillimin e procedimit penal”, duke ja njoftuar këtë vendim kallëzimtarit, i cili e ka ankimuar atë në gjykatë, brenda afatit ligjor.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË



Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, prokurorin Sokol Stojani, i cili kërkoi prishjen e vendimit të të gjykatës së apelit dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues; në mungesë të përfaqësuesit të kallëzuesit Shkëlqim Hatija; dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se vendimi nr.169 datë 13.11.2014 i Gjykatës së Apelit Vlorë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural penal dhe si i tillë, duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.


  1. Rrethanat e faktit




  1. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Shkëlqim Hatija në datën 07.03.2011 ka regjistruar kallëzimin penal nr.170 me objekt: “Fillimin e procedimit penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Cara me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Përjashtimin e prokurorit Artur Cara nga gjykimi i çështjes me kallëzues Shkëlqim Hatija. Tërheqjen e akteve dhe riformulimin e akuzave ndaj të pandehurve. Pajisjen me kopje të njehsuara të akteve të procedimit penal”.

  2. Me vendimin e datës 15.03.2011 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier duke u bazuar ne nenin 290/1/c dhe 78 të K.Pr.Penale, ka vendosur: “Mosfillimin e hetimeve për materialin kallëzues të ardhur prej shtetasit Shkëlqim Hatija. Me këtë vendim të njihen të interesuarit të cilët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatë brenda 5 ditëve nga marrja dijeni.”

  3. Në vendimin e saj prokurori i rrethit argumenton se: “…Në lidhje me tërheqjen e akteve apo riformulimit të akuzave përkatëse është gjykata që do të shprehet me vendim. Në lidhje me kërkesën për përjashtimin e prokurorit Artur Cara nga pjesëmarrja në gjykimin e mëtejshëm të çështjes, drejtuesi i prokurorisë ka marrë vendim për zëvendësimin e Prokurorit Artur Cara me prokuroren Mariola Mërtiri. Në lidhje me kërkesën për tu njohur me aktet e procedimit ka rezultuar se ai për shkak të cilësisë së kallëzuesit është pyetur edhe si deklarues duke qenë edhe dëshmia kryesore në procesin penal. Kërkesës së tij për tu njohur me aktet e procedimit prokuroria i është përgjigjur në të gjitha rastet duke i vënë në dispozicion të gjitha aktet e kërkuara. Në lidhje me kërkesën për fillimin e procedimit penal ndaj prokurorit Artur Cara për veprën penale të Shpërdorimit të detyrës të kryer prej tij gjatë hetimeve të procedimit penal, veprimet e prokurorit kanë qenë të mbështetura në ligj dhe në bazë të tyre është vendosur dërgimi i çështjes për gjykim në ngarkim të katër të pandehurve të sipërcituar. Gjithashtu veprimtaria e prokurorit është e kontrollueshme nga gjykata gjatë gjykimit të çështjes dhe se të gjitha veprimet e lidhur me këtë procedim janë kontrolluar dhe miratuar nga drejtuesi i prokurorisë…” Në këto kushte, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, në bazë të nenit 290/1/ç të K.Pr.Penale ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.

  4. Vendimi i mësipërm i është njoftuar kallëzuesit, Shkëlqim Hatija me shkresën me nr.1735 protokolli datë 08.03.2011 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Këtë vendim e kundërshton kërkuesi Shkëlqim Hatija me kërkesën e tij objekt i këtij shqyrtimi gjyqësor.

  5. Në ankimin e tij ankuesi Shkëlqim Hatija kërkon prishjen e vendimit të sipërcituar të prokurorisë dhe dërgimin e çështjes për hetime të mëtejshme për kryerjen e veprës penale të Shpërdorimit të detyrës si dhe veprave të tjera që do të dalin gjatë hetimit ndaj prokurorit Artur Cara. Në këtë kërkesë ankuesi pretendon se prokurori me dashje nuk e ka pajisur me kopje të procesverbalit dhe dokumentacionit që ndodhej në fshikullin e çështjes. Nuk e ka njoftuar për dërgimin e kërkesës për gjykimin e të pandehurve Andon Bita, Kozma Shqepa, Neim Brahimllari dhe Pëllumb Benca në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ka deformuar faktet e ngjarjes së kallëzuar prej tij. Ka ndihmuar të pandehurit në heqjen e akuzave serioze etj. Kallëzuesi Shkëlqim Hatija kërkoi kthim e çështjes për hetime të mëtejshme.

  6. Prokurorja kërkoi të lihej në fuqi vendimi i mosfillmit, duke argumentuar se Në rastin konkret nga kërkuesi nuk u specifikua se, çfarë veprimesh konkrete nuk ka realizuar Prokuroria dhe çfarë duhet të realizojë konkretisht për të arritur në një përfundim të ndryshëm nga ai i arritur me vendimin e mosfillimit të datës 15.03.2011. Ankuesi në ankimin e tij pretendon se është përjashtuar nga pjesëmarrja në gjykimin e të pandehurve dhe se prokurori i lehtësoi akuzat ndaj tyre.

  7. Ndërkohë nga aktet e ndodhur në dosje, rezulton se ndaj shtetasve Andon Bita, Kozma Shqepa, Neim Brahimllari dhe Pëllumb Benca (të cilët kanë qenë përkatësisht ish-kryetar i Bashkisë Patos dhe persona me funksione pranë këshillit të rregullimit të territorit të bashkisë), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka paraqitur kërkesën për gjykimin e tyre.




  1. Procedurat gjyqësore



  1. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.593, datë 07.10.2013 ka vendosur:

  1. Rrëzimin e ankimit të ankuesit Shkëlqim Hatija ndaj vendimit të mosfillimit të kallëzimit penal nr.170 të vitit 2011, marrë më datë 15.03.2011 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier.

  1. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.169 datë 13.11.2014, ka vendosur:

  1. Prishjen e vendimit nr.593, date 07.10.2013 të Gjykatës së shkallës së parë Fier, dhe dërgimin e akteve pranë të njëjtës gjykatë por me tjetër trup gjykues.

  1. Kundër vendimit më datë 12.12.2014, ka paraqitur rekurs Prokurori i Apelit Vlorë me anën e të cilit ka kërkuar: Prishjen e vendimit nr.169, datë 23.10.2014 të Gjykatës së Apelit Vlorë, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier nr.593 (62-2013-3364), datë 07.10.2013, duke pretenduar shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.




  1. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar




  1. Gjykata e Apelit Vlorë e ka gjetur vendimin e gjykatës së shkallës së parë në shkelje të ligjit proçedurial penal, dhe ndër të tjera arsyeton se: “...bazuar në nenin 428/ç të Kodit të Procedurës Penale duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues... Gjykata e Shkalles së Pare ka arsyetuar se veprimet e prokurorit kanë qenë të mbështetura në ligj dhe në bazë të tyre është vendosur dërgimi i çështjes për gjykim në ngarkim të katër të pandehurve dhe është gjykata e cila në vendimin e saj përfundimtar shprehet në lidhje me akuzën e ngritur. Gjithashtu, sipas asaj gjykate, veprimet e lidhura me këtë procedim janë kontrolluar dhe miratuar nga drejtuesi i prokurorisë dhe se për kërkesat e tij, ankuesi ka marrë përgjigje. Në vijim, gjykata e shkalles së parë ka arsyetuar se nga aktet e depozituara në dosje rezulton se nga ana e prokurorit Artur Cara nuk janë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe as ndonjë vepër tjetër penale...Duke i parë në unitet të gjitha dispozitat proceduriale penale, Gjykata e Apelit konkludon se pjesëmarrja e personave të kallëzuar në hetim dhe gjykim, konkretisht prokurorit Artur Cara, dëgjimi dhe mbrojtja e tij është një e drejtë kushtetuese dhe ligjore, ndërsa për gjykatën është një detyrim ligjor. Këto shkelje të kryera nga gjykata e shkallës së parë passjellin pavlefshmëri absolute të akteve proçeduriale të kryera në atë gjykim në kuptim te nenit 128/1/c të K.Pr.Penale dhe vendimi i asaj gjykate është dhënë në kundërshtim me ligjin, si dhe me orientimet e vendimit unifikues nr.2 datë 20.06.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë...




  1. Në lidhje me rekursin e paraqitur




  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi paraqitur nga prokurori, duhet të pranohet për shkelje të ligjit procedural (Neni 432 i Kodit të Procedurës Penale) të kryer nga gjykata e apelit dhe çështja duhet të kthehet për rishqyrtim.

  2. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se prishja e vendimit dhe kthimi i çështjes për rigjykimi në shkallë të parë nga gjykata e apelit është në kundërshtim me dispozitat procedurale penale që kanë të bëjnë me shqyrtimin gjyqësor në gjykatën e apelit dhe konkretisht atë të vendimmarrjes. Ligjvënësi e ka shprehur qartë dhe pa ekuivok në mënyrë taksative në N.428 K.Pr.Penale1 se në cilat raste vendoset prishja e vendimit dhe kthimi i akteve gjykatës së shkallës së parë.

  3. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e gjen të gabuar argumentimin e gjykatës së apelit se: “...Gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se nga aktet e depozituara në dosje rezulton se nga ana e prokurorit Artur Cara nuk janë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe as ndonjë vepër tjetër penale...pjesëmarrja e personave të kallëzuar në hetim dhe gjykim, konkretisht prokurorit Artur Cara, dëgjimi dhe mbrojtja e tij është një e drejtë kushtetuese dhe ligjore, ndërsa për gjykatën është një detyrim ligjor...”

  4. Kolegji Penal i gjykatës së Lartë e gjen me vend, të rikujtojë se Prokurori regjistron procedimin penal fillimisht për veprën që ai ka marrë njoftim se është kryer e, sipas rastit, edhe emrin e personit që i atribuohet vepra penale. Është pikërisht ky momenti që prokurori ka mundësi të verifikojë nëse ndodhemi para rasteve të parashikuara prej nenit 290 të Kodit të Procedurës Penale2, pra nëse ndodhemi përpara rrethanave që nuk lejojnë fillimin e procedimit penal dhe që legjitimojnë marrjen e vendimit mbi mosfillimin e procedimit penal.

  5. Rastet e mosfillimit të çështjes penale nuk kërkojnë ndonjë hetim të thellë. Konstatimi i rrethanave është i lehtë dhe përgjithësisht bëhet para fillimit të procedimit penal, për këtë, mjaftojnë vetëm disa verifikime të shpejta për të konkluduar rreth marrjes së një vendimi mosfillimi. Si subjekte që marrin pjesë në këtë fazë, përveç prokurorit dhe policisë gjyqësore, janë edhe kallëzuesi, si njoftues i veprës penale, e në varësi të rastit, edhe personi të cilit i atribuohet vepra penale. Njoftimi për veprat penale mund të merret nëpërmjet kallëzimit që bëjnë personat në Prokurori apo në polici gjyqësore. Për ato vepra penale që ndiqen kryesisht, të gjithë kanë detyrimin të bëjnë kallëzim me t’u vënë në dijeni.

  6. Faza e fillimit të procedimit penal është e lidhur kryesisht me verifikimin e kushteve dhe rrethanave që nuk lejojnë fillimin e hetimeve në drejtim të personit të dyshuar apo atij të cilit i atribuohet kryerja e veprës penale. Vendimi i mosfillimit të procedimit penal nuk prek interesa të personit që i atribuohet vepra penale. Në këtë kuptim, nuk mund të ketë ndonjë arsye që ky person të bëjë ankim kundër vendimit të mosfillimit. Në bazë të nenit 291 të K.Pr.Penale, të legjitimuar për të paraqitur ankim janë vetëm kallëzuesi ose i dëmtuari ankues, sipas përcaktimeve të parashikuara prej nenit 284 të K.Pr.Penale. Të drejtën e ankimit dhe për rrjedhojë, edhe legjitimimin për të ankimuar vendimin e mosfillimit, Kodi i Procedurës Penale ia njeh, përveç subjektit të “dëmtuar akuzues”, që në bazë të nenit 58 të K.Pr.Penale, si pasojë e veprës penale ka të drejtë që të paraqesë kërkesë për fillimin e procedimit penal dhe të ngrejë akuzë drejtpërsëdrejti në gjykatë, edhe atyre subjekteve të dëmtuara pa ankimin e të cilëve nuk mund të fillojë procedimi penal, e kur ka filluar nuk mund të vazhdojë, në bazë të nenit 284 të K.Pr.Penale.

  7. Sipas nenit 291/2 të K.Pr.Penale prokurori duhet t’i njoftojë vendimin e mosfillimit të procedimit penal, duke i dhënë mundësinë për t’u ankuar kundër këtij vendimi, kallëzuesit të veprës penale, i cili mund të jetë, rast pas rasti, edhe i dëmtuari nga vepra penale, si edhe ankuesit, kur ka të tillë, në kuptim të nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale.

  8. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr.02, datë 20.06.2013 kanë arritur në konkluzionin: Nisur nga aspekti sistematik i Kodit të Procedurës Penale, dispozitat e procedurës penale, në të cilat parashikohet ankimi kundër vendimit të prokurorit që ka disponuar mosfillimin e procedimit penal, janë renditur në pjesën e dytë të Kodit të Procedurës Penale, në titullin e VI: “Hetimet Paraprake”, e pikërisht në kreun e III: “Kushtet e Procedimit”. Në këtë kuadër, vendimi i mosfillimit që merret nga prokurori gjatë fazës së hershme të hetimeve paraprake, ndonëse në hapat fillestare të saj, në çastin kur ai merret, hetimet e mëtejshme paraprake ndalohen. Në këtë kuptim, në vështrim edhe të nenit 278 të K.Pr.Penale, gjykata kompetente për shqyrtimin e ankimit është e njëjta gjykatë që shqyrton kërkesat gjatë hetimeve paraprake.

  9. Më tej në këtë vendimin Kolegjet e Bashkuara janë shprehur se: “...Në gjykimin e ankimit kundër vendimit të prokurorit për mosfillim marrin pjesë ankuesi dhe prokurori që ka dhënë vendimin, të cilët njoftohen për këtë gjykim të posaçëm, megjithatë nuk kërkohet domosdoshmërisht marrja pjesë në gjykim e këtyre subjekteve. Gjyqtari i hetimeve paraprake (neni 278 i K.Pr.Penale) vlerëson ligjshmërinë e vendimit të mosfillimit në bazë të akteve të mbledhura deri në atë çast të hetimeve paraprake dhe vendos, sipas rastit, shfuqizimin e vendimit dhe rifillimin e hetimeve, ose rrëzon kërkesën e ankuesit si të pambështetur. Ky vendim i gjyqtarit është i ankueshëm, sikurse edhe vendimet e tjera të marra në këtë fazë të hetimeve paraprake sipas nenit 278 të K.Pr.Penale.”

  10. Në këto rrethana argumentimin e gjykatës së apelit se “...pjesëmarrja e personave të kallëzuar në hetim dhe gjykim, konkretisht prokurorit A.C., dëgjimi dhe mbrojtja e tij është një e drejtë kushtetuese dhe ligjore, ndërsa për gjykatën është një detyrim ligjor. Këto shkelje të kryera nga gjykata e shkallës së parë passjellin pavlefshmëri absolute të akteve proçeduriale të kryera në atë gjykim në kuptim te nenit 128/1/c të K.Pr.Penale...”, ky kolegj e gjen në interpretim të gabuar të ligjit procedural penal dhe vendimit nr.2, datë 20.06.2013 të Gjykatës së Lartë.

  11. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se trupa gjykuese e gjykatës së apelit duke disponuar në kundërshtim me kërkesat e nenit 428/3 të K.Pr.Penale e cila parashikon në mënyrë taksative dhe eksplicite rastet kur një gjykim i zhvilluar në shkallë të parë është i pavlefshëm dhe përsëritjen e tij, i ka shkelur parimin e një procesi të rregullt ligjor të parashikuar nga neni 6 i K.E.D.NJ-së1. Ky cënim konsiston në zvarritjen e procesit gjyqësor dhe mospërfundimin brenda një afati të arsyeshëm të procesit penal.

  12. Përsa i përket pretendimeve të tjera të paraqitura në rekursin e prokurorit, që kanë të bëjnë me zgjidhjen në themel të çështjes, ky kolegj është në pamundësi t’u përgjigjet në këtë fazë të shqyrtimit gjyqësor.



  1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes



  1. Vendimi nr.169 datë 13.11.2014 i Gjykatës së Apelit Vlorë i cili ka disponuar prishjen e vendimit nr.593, datë 07.10.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe kthimin e çështjes për rigjykim, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural penal dhe si i tillë duhet të prishet.

  2. Kolegji Penal e gjen të bazuar rekursin e paraqitur nga prokurori, duke e pranuar atë për shkaqet e argumentuara më sipër.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 441/1, pika “ç” të K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.169 datë 13.11.2014, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.
Tiranë, më 16.03.2016
Nr. 55321-01571-00-2015 Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-431 i Vendimi (47)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   84   85   86   87   88   89   90   91   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish