Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet93/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   89   90   91   92   93   94   95   96   ...   217

Gjykata e Apelit Gjirokastër, pasi është investuar mbi ankimin e prokurorisë pranë gjykatës se rrethit gjyqësor Gjirokastër, ka vlerësuar te kryhet një akt ekspertimi i ri, dhe ka këqyrur edhe vendin te ngjarjes, ne praninë e eksperteve për te pare nëse, distanca midis mjetit te drejtuar nga i pandehuri dhe motoçikletës se drejtuar nga viktima, ne momentin e shfaqjes se mjetit lejonte marrjen e masave nga ana e te pandehurit për te shmangur aksidentin.

Ne përfundim, gjykata e apelit Gjirokastër me vendimin nr.205 , datë 09.10.2014 ka ndryshuar vendimin e gjykatës se shkalles se pare, duke deklaruar fajtor te pandehurin


Zaim Basha për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ” parashikuar nga neni 290/2 i KP, dhe e ka dënuar me 5 vjet burgim. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs i pandehuri Zaim Basha, duke kërkuar ndryshimin e tij.

Kolegji Penal, duke analizuar në tërësi vendimin e gjykatës së apelit Gjirokastër çmon se, kjo gjykatë, nuk i është përmbajtur kritereve ligjore të përcaktuara në nenin 152 të KPP, për çmuarjen e provave. Përcaktimi më i domosdoshëm në këtë nen, që detyrimisht duhet të kihet parasysh nga gjykata në marrjen e vendimit, është se ″çdo provë i nënshtrohet shqyrtimit dhe nuk ka vlerë të paracaktuar″.

Gjykata, në çdo proces, gjithë vëmendjen (duke zbatuar kërkesat procedurale) duhet ta përqendrojë në marrjen, shqyrtimin dhe administrimin e provave të paraqitura nga palët, duke çmuar fuqinë provuese të secilës prej tyre.

Gjykata e apelit ne kundërshtim me nenet 149 e 152 te KPP, i ka dhënë vlere te paracaktuar matjes, nga ekspertet ne prani te trupit gjykues, se largësisë se dukjes se motoçikletës, nga vendi i ndalimit i rrugës dytësore për te dale ne rruge kryesore gjate këqyrjes se vendit te ngjarjes (255 m), ndërkohe qe ne konkluzionet e akt ekspertimit, kjo largësi e llogaritur, ishte shume here me e vogël (80-85 m).

Përfundimet e gjykatës se apelit, se, i pandehuri pasi kishte dale ne kryqëzim, kishte mundësi te shmangte aksidentin, pasi distanca qe mjeti behej i dukshëm ishte 255 m dhe se, nga pozicioni i ndaljes se mjetit, pas aksidentit, provohet se, mjeti nuk ka qene i ndaluar para tabelës “Stop”, nuk janë bazuar ne provat e administruara ne gjykimin e çështjes.

Kjo gjykate nuk ka respektuar ligjin procedural (nenet 3 dhe 382 të KPP), pasi vendimi duhet të mbështetet vetëm mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor dhe duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

Për rrjedhojë, ne lidhje me ndryshimin e vendimit te gjykatës se shkalles se pare për sa i përket fajësisë e te pandehurit, për kryerjen e veprës penale, për te cilën është akuzuar, ne vendimin e gjykatës se apelit, ka mangësi ne arsyetimin e tij.

Nga gjykata e apelit nuk është pasur parasysh se, ne arsyetimin e vendimit, duhet te tregohen me qartësi faktet dhe ligji i zbatueshëm, të cilat e kanë çuar atë në bërjen e një zgjedhjeje ndërmjet disa mundësive dhe argumentet ku mbështetet pjesa arsyetuese duhet të jenë të bazuara dhe të lidhura logjikisht, duke respektuar rregullat e mendimit të drejtë. Ato duhet të jenë gjithashtu të mjaftueshme për të mbështetur dhe pranuar pjesën urdhëruese.



Ne këto kushte, vendimi i gjykatës se apelit duhet te prishet dhe aktet te dërgohen pe rishqyrtim, nga po ajo gjykate, me tjetër trup gjykues.

Ne rishqyrtim, gjykata e apelit, duke qene se, nga aktet e ekspertimit te administruara ne gjykim, nuk arrihet ne përfundim te sakte shkencor, ne lidhje me mekanizmin e ndodhjes se ngjarjes dhe shkakun determinant te ndodhjes se aksidentit duhet te përsërisë hetimin gjyqësor dhe te urdhëroje kryerjen e një akti te ri ekspertimi teknik me grup ekspertësh.

Referuar këtij akti ekspertimi, dhe provave te tjera te administruara ne gjykim, duhet te përcaktohen ne mënyrë te qartë dhe te sakte mekanizmi dhe dinamika e ngjarjes:

nëse ka qene i ndaluar, mjeti i drejtuar nga i pandehuri para daljes se tij nga rruga dytësore ne atë kryesore, ne respektim te rregullave te qarkullimit rrugor;

nëse i pandehuri ka pasur mundësi te dallonte motoçikletën qe po ecte ne rrugën kryesore, ne raport me përmasat e mjetit te tij dhe përmasat dhe shpejtësinë e motoçikletës, duke ju referuar konfiguracionit te terrenit;

nëse i pandehuri ka pasur mundësi te dallonte motoçikletën qe po ecte ne rrugën kryesore, ne raport me përmasat dhe shpejtësinë e lëvizjes se mjetit te tij dhe përmasat dhe shpejtësinë e motoçikletës, edhe nëse nuk ka qene i ndaluar, por ne lëvizje (ne qofte se është e nevojshme edhe nëpërmjet një eksperimenti hetimor); ne se motocikleta ne piken kur është bërë e dukshme sapo kalon kthesën a munde te jetë shpejtësia aq sa është llogaritur nga ekspertet (160 km/ore) apo me pak etj,dhe mbi bazën e te gjithë provave ne harmoni me njëra tjetrën te arrije ne një konkluzion te qarte për te dhënë një vendim sa me te drejte.

Sa me sipër, duke qene se, vendimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedural penal, aktet duhet te dërgohen për rishqyrtim, ne po atë gjykate, me tjetër trup gjykues. Ne rishqyrtim, gjykata e apelit, duhet te riçelë hetimin gjyqësor dhe te zbatoje për aq sa e vlerëson te nevojshme nenin 427 te KPP.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/ç të KPP


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.205, datë 09.10.2014 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e akteve për shqyrtim ne po atë gjykate, me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 30.03.2016

Nr. 61004-00324-00-2016 Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-486 i Vendimit (57)

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   89   90   91   92   93   94   95   96   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish