Lënien në fuqi të vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, në lidhje me kualifikimin ligjor, fajësinë e të pandehurit Roland Sulejman Shyti dhe masat e dënimit, për veprat penale:
Vjedhja me armë të firmës Vefa - Vlorë në shumën 145.000 $ të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Vjedhja me dhunë të shoqërisë IAP në shumën 53.000 $ të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Vjedhje me armë të degës INSIG Tiranë, në shumën 155.061 lek të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Rrëmbimin ose mbajtje peng në rrethana lehtësuese të fëmijës Erion Nushi, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
• Ndryshimin vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të gjykatës së krimeve të rënda Tiranë për të pandehurin Roland Sulejman Shyti si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Shyti për veprën penale të “Grabitjes” së shoqërisë IAP, në shumën 3.500 $ të kryer në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga neni 102 të K.Penal të vitit 1977 dhe 13, 15 të K.Penal, të kohës së kryerjes së veprës penale dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Roland Sulejman Shyti për veprën penale të “Grabitjes” të shtetasit Pirro Konini në shumën prej 12.000.000 lek të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 102 të K.Penal vitit 1997 dhe 13, 15, të K.Penal të kohës së kryerjes së veprës penale, dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 20 vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të K.Penal, përfundimisht i pandehuri Roland Shyti dënohet me 25 vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Roland Sulejman Shyti të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Lënien në fuqi të vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, në lidhje me kualifikimin ligjor, fajësisë së të pandehurit Leart Abedin Shyti dhe masat e dënimit për veprat penale:
Vjedhje me dhunë të shoqërisë IAP në shumën 53000 $ të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Vjedhje me armë të degës së INSIG Tiranë në shumën 155.061 lek të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Vjedhje të firmës Shkumbini Petrol në shumën 2600000 lek 846 $, 1245 DM, 111000 LIT, 38.000DRH, 10 SFR të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Rrëmbimi ose mbajtje peng të fëmijës Erion Nushi në rrethana lehtësuese në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Ndryshimin e vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për të pandehurin Leart Shyti si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Leart Shyti për veprën penale të “Grabitjes” së shoqërisë IAP, në shumën 3.500 $ të kryer në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga neni 102 të K.Penal të vitit 1977 dhe 13, 15 të K.Penal, të kohës së kryerjes së veprës penale dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Leart Shyti për veprën penale të “Grabitjes” në dëm të shtetasit Sami Jata të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, neni 102 të vitit 1977, 13, e 15, të K.Penal të kohës së kryerjes së veprës penale, dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 22 vjet burgim.
Deklarimi fajtor të të pandehurit Leart Shyti për veprën penale të “vjedhjen e bankave dhe të arkave të kursimit” të Degës së Bankës së Kursimeve Tiranë në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale në shumën 30.000.000 lek, “Vjedhja e bankës e arkave të kursimit” të degës së Bankës Kursimeve Vlorë, në shumën 2.539.500 lek të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga neni 136/2 të K.Penal të sotëm dhe 13, 15 të K.Penal të kohës së kryerjes së veprës penale dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të K.Penal, përfundimisht i pandehuri Leart Shyti dënohet me 24 vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leart Shyti të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Lënien në fuqi të vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, në lidhje me kualifikimin ligjor, fajësinë e të pandehurit Kreshnik Dëfrim Spahiu dhe masat e dënimit, për veprat:
Vjedhje me armë të INSIG Tiranë në shumën 155.061 lek të kryer në bashkëpunim, në formën e organizatës kriminale.
Vjedhje me dhunë të firmës Shkumbini Petrol në shumën 2600000 lek 846 $, 1245 DM, 111000 LIT, 38 000 DRH, lOSFr, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit, të degës së bankës kursimeve Tiranë, në shumën 30000000 lek të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Falsifikimeve të dokumentave, falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave,
Si dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Kreshnik Spahiu për veprën penale të falsifikimit të akteve të gjendjes civile e parashikuar nga neni 191/1 të K.Penal për shkak të amnistisë.
Ndryshimin e vendimit nr.44, datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për të pandehurin Kreshnik Spahiu si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshik Spahiu, për veprën penale të “Grabitjes” së shoqërisë IAP, në shumën 3.500 $ të kryer në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga neni 102 të K.Penal të vitit 1977 dhe 13, 15 të K.Penal, të kohës së kryerjes së veprës penale dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të K.Penal, përfundimisht i pandehuri Kreshnik Spahiu dënohet me 24 vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Kreshnik Spahiu të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Lënien në fuqi të vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të rënda Tiranë, në lidhje me kualifikimin ligjor, fajësinë e të pandehurit Pasho Agim Novruzaj dhe masën e dënimit, për veprat penale të vjedhjes me armë të firmës Vefa - Vlorë, në shumën 145000 $, të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Ndryshimin e vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për të pandehurin Pasho Agim Novruzaj si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Pasho Novruzaj për veprën penale të “Grabitja” e firmës Gjallica filali Vlorë në shumën 2.4 milion lek me pasojë vdekjen e shtetasit Pali Prendi të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale e parashikuar nga neni 102 të K.Penal të vitit 1977, 13, 15 të K.Penal, të kohës se kryerjes së veprës penale dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 15 vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të K.Penal dënimin e tij përfundimisht me 17 vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Pasho Novruzaj të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Lënien në fuqi të vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, në lidhje me kualifikimin ligjor fajësinë e të pandehurit Gëzim Sali Gjoni dhe masën e dënimit, për veprën penale të “rrëmbimit ose mbajtje peng të fëmijës Erion Nushi, të kryer në rrethana lehtësuese të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale.
Ndryshimin e vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të pandehurin Gëzim Sali Gjoni si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Gjoni për veprën penale të “Grabitjes” së shtetasit Pirro Konini në shumën prej 12.000.000 lek të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, e parashikuar nga nenet 102 të K.Penal të vitit 1997 dhe 13, 15, të K.Penal të kohës së kryerjes së veprës penale, dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 5 vjet burgim.
Bazuar në nenin 55 të K.Penal, përfundimisht i pandehuri Gëzim Gjoni dënohet me 5 vjet burgim.
Ndryshimin e vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për të pandehurin Dritan Dylber Hate si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Hate për veprën penale të “grabitja” e firmës Gjallica filiali Vlorë në shumën 2.4 milionë lek me pasojë vdekjen e shtetasit Pali Prendi të kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale parashikuar nga neni 102 të K.Penal të vitit 1977, 13, 15 të K.Penal të kohës së kryerjes së veprës penale dhe në bazë të këtyre neneve dënimin e tij me 23 vjet burgim.
• Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dritan Dylber Hate të kryet në një burg të sigurisë së lartë.
• Prishjen e vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, në lidhje me pushimin e çështjes ndaj të pandehurve për veprat penale të parashikuara nga neni 334 të K.Pr.Penale për shkak amnistie sepse fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
• Lënien në fuqi të vendimit nr.44 datë 01.07.2008 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, për pjesët e tjera të tij.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.00-2010-933 (731), datë 02.07.2010, ka vendosur:
Mospranimin e rekursit, duke arsyetuar se nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 432 të KPP-së.
Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.47/2011, datë 7.11.2011 ka vendosur:
Shfuqizimin e vendimit nr.00-2010-933 (731), datë 02.07.2010, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, njëzëri.
Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rrjedhojë e mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm.
Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Shkëlzen SELIMI; prokurorin Artur Selmani, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.40, datë 07.07.2009, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë; mbrojtësen e të gjykuarit Dritan Hate, Av.Sonila Çekrezi, e cila kërkoi prishjen e vendimeve dhe deklarimin e pafajshëm të të gjykuarit; mbrojtësin e të gjykuarve Orik Shyti dhe Leart Shyti, av. Ardian Haçi, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe deklarimin e pafajshëm të të pandehurve; mbrojtësin e të gjykuarit Gentian Çaka, av.Ravik Gurra, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe deklarimin e pafajshëm ose pushimin e gjykimit; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
Vendimi nr.40, datë 07.07.2009, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Tiranë duhet të prishet si pasojë e shkeljeve procedurale dhe çështja duhet të kthehet për rigjykim.
-
Rrethanat e çështjes
-
Të gjykuarit e mësipërm kanë qenë banorë të qytetit të Tiranës dhe të Vlorës me lidhje gjaku apo me marrëdhënie të ngushta shoqërore me njëri-tjetrin. Kështu të gjykuarit Orik dhe Leart janë vëllezër, i gjykuari Altin është djali i dajës i të gjykuarve më sipër; shtetasi Enkeledi Agaj (tashmë i vdekur- referuar çertifikatës së vdekjes nr.2/96 datë 25.02.2004, u provua se ka vdekur me datë 03.01.1999) shok shkolle me të gjykuarin Kreshnik; të gjykuarit Nikolin dhe Pasho Novruzaj janë vëllezër; i gjykuari Nikolin Novruzaj shok shkolle me të gjykuarin Altin dhe kunat me të gjykuarin Dritan.
-
Çështja penale në ngarkim të tyre, është sjellë për gjykim prej Prokurorisë për Krime të Rënda, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda më datë 14.09.2004, duke u akuzuar të gjykuarit për veprat e renditura në pjesën hyrëse të vendimit.
-
Të gjykuarit akuzohen për 17 (shtatëmbëdhjetë) episode kriminale të ndodhura kryesisht në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në harkun kohor të viteve 1993-1996. Për këto episode kriminale fillimisht janë regjistruar procedimet përkatëse në rrethet gjyqësore Tiranë e Vlorë dhe më datë 24.10.1996 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë janë bashkuar në një procedim të vetëm. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ky procedim është përcjellë për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe regjistruar pranë kësaj gjykate më datë 13.11.1998.
-
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.106 datë 12.02.2003 pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurve dhe heqjen e masave të sigurimit personal ndaj tyre.
-
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.252 datë 30.04.2003 ka vendosur prishjen e vendimit nr.106 datë 30.04.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e akteve për rigjykim, po asaj gjykate por me tjetër trup gjykues.
-
Gjykata e Lartë, me vendimin nr.334 datë 12.06.2003, mbi rekursin e paraqitur nga ana e mbrojtjes së të pandehurve, ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga të pandehurit, nëpërmjet mbrojtësve të tyre ligjorë.
-
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.744 datë 04.09.2003 pas kthimit të çështjes për rigjykim, ka vendosur kalimin e akteve organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
-
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas kryerjes së disa veprimeve të tjera hetimore, më datë 05.01.2004, ka shpallur moskompetencën lëndore të saj për hetimin e çështjes, dhe kalimin e akteve për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore ka konkluduar për dërgimin e saj për gjykim, çështje e cila është regjistruar përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda më datë 14.09.2004.
-
Me përjashtim të të gjykuarve Gëzim Gjoni dhe Dritan Hate të gjykuarit e tjerë janë gjykuar në mungesë të tyre me mbrojtës të zgjedhur.
Në mënyrë kronologjike, episodet në ngarkim të të gjykuarve dhe përfshirja e tyre janë pranuar nga gjykatat e faktit si më poshtë:
1. PËR VJEDHJEN E DEGËS SË BANKËS SË KURSIMEVE, TIRANË, MË DATË 29.01.1993, NË SHUMËN RRETH 30 (TRIDHJETË) MILION LEK NË VALUTË TË NDRYSHME.
-
Prokuroria për Krime të Rënda ka sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Kreshnik Spahiu, Leart Shyti, Gentian Çaka dhe Nikolin Novruzaj të cilët akuzohen se kanë konsumuar veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” në dëm të Degës së Bankës së Kursimeve Tiranë, të kryer në bashkëpunim në formë të organizatës kriminale sipas neneve 136/1 e 28 të K.Penal, në bashkëpunim dhe me shtetasin Igli Shullazi tashmë i vdekur.
-
Për këtë episod janë pranuar këto rrethana të faktit: Të gjykuarit e sipërcituar së bashku me shtetasin Igli Shullazi kanë studiuar veprimet që kryheshin në bankën e Kursimeve Tiranë, dega që ndodhej në afërsi të stacionit të trenit, në bulevardin Zogu i Parë; ata kanë evidentuar orarin e punës si dhe lëvizjet e njerëzve. Në muajin janar 1993 kanë vendosur që ta vjedhin atë. Rezulton se në këtë periudhë të gjykuarit Leart Shyti dhe Gentin Çaka ishin duke kryer shërbimin ushtarak dhe gjendeshin në Tiranë pasi kishin marrë leje nga reparti. Më datë 29 Janar rreth orës 12.00 me makinën tip audi 100 me ngjyrë gri, pa targa, kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes dhe kanë parkuar makinën në afërsi të cirkut. Të gjykuarit Orik dhe Kreshnik kanë qëndruar në automjet, ndërsa të gjykuarit e tjerë i janë drejtuar bankës së kursimeve. Të gjykuarit Leart, Nikolin dhe Gentian kanë qenë të armatosur me armë të tipit pistoletë, ndërsa shtetasi Igli Shullazi ka pasur një thikë. Të gjithë ishin të maskuar në momentin që kanë hyrë në mjediset e bankës. Të gjykuarit Nikolin dhe Gentian kanë kapërcyer banakun dhe kanë shkuar në drejtim të kasafortës, ndësa shtetasi Igli ka qëndruar tek dera e jashtme dhe i gjykuari Leart ka qëndruar pranë tij me pistoletë në dorë të drejtuar ndaj personave të pranishëm. Të gjykuarit Nikolin dhe Gentian kanë arritur të marrin në kasafortë sasinë e parave që gjendej në atë moment, të cilat i kanë futur në një qese të zezë, dhe menjëherë janë larguar tek vendi ku i prisnin në automjet të gjykuarit Orik dhe Kreshnik.
-
Është provuar nga procesverbali mbi kontrollin e ushtruar në lidhje me gjendjen e arkës menjëherë pas ngjarjes datë 20.01.1993, se shuma e vjedhur në Bankën e Kursimeve Tiranë ka qenë 306.457 (treqind e gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë) USD ose rreth 30(tridhjetë) milion lekë.
-
Të gjykuarit duke udhëtuar me autoveturën tip audi janë zhvendosur nëpër disa rrugica e fillimisht kanë dalë tek rruga e Durrësit, e më pas kanë kaluar në rrugën e Kavajës dhe kanë qëndruar në banesën e të gjykuarve Orik dhe Leart. Në bodrumin e pallatit kanë lënë paratë, armët dhe parukat dhe janë larguar. Të gjykuarit janë kthyer në mbrëmje dhe sasinë e parave e kanë zhvendosur në një barakë, e cila ishte e gjyshit të të gjykuarit Kreshnik.
-
Gjykatat janë mbështetur në këto prova të marra dhe të verifikuara: Procesverbal i kqyrjes së vendit të ngjarjes së bashku me skicën përkatëse; procesverbali mbi kontrollin e ushtruar për gjendjen e arkës menjëherë pas ngjarjes i mbajtur nga një komision i posaçëm, nga ku rezultoi se sasia e parave të vjedhura është rreth 30 (tridhjetë) milion lekë në valutë të ndryshme; Procesverbal i sekuestrimit të provës materiale së bashku me tabelën fotografike sipas së cilit rezulton se tek dëshmitari Veliko Qerimi është gjetur dhe është sekuestruar një skelet autoveture tip Audi 100 ngjyrë gri metalizato. Dëshmia e dëshmitarit Veliko Qerimi, i cili deklaron se automjetin e ka sjellë i gjykuari Gëzim Gjoni dhe se ai e ka marrë për ta shitur pasi kishte një varrezë makinash.
-
Deklarimet e të pandehurit Leart Shyti sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996; Deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzaj, sipas procesverbalit pa datë; Deklarimet e të pandehurit Kreshnik Spahiu sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996.
-
Gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se: “...të pandehurit Orik Shyti, Kreshnik Spahiu, Leart Shyti, Gentian Çaka dhe Nikolin Novruzaj, në bashkëpunim me njëri- tjetrin si dhe me shtetasin Igli Shullazi, me veprimet e tyre të drejtpërdrejta e të kundraligjshme kanë konsumuar dhe duhet të përgjigjen për veprën penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” e parashikuar si krim nga neni 136 të Kodit Penal aktual...gjykata duhet ti japë faktit, bazuar në nenin 375 të K.Pr.Penale, një përcaktim të ndryshëm nga çfarë i ka dhënë prokurori në kërkesën për gjykim. Në këtë konkludim gjykata arriti pasi dëmin e shkaktuar prej të pandehurve e konsideron në pasoja të rënda në kuptim të dispozitës penale të sipërcituar.
-
Gjykata e apelit për krime të rënda, e ka përfshirë në analizë së bashku me episodin e datës 20/01/1995, dhe është konkluduar se: Në vështrim të masës së dënimit për të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj, Gentian Çaka, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi të ndodhur në shkelje të së njëjtës dispozitë ligjore penale, ky kolegj vlerëson se krimi është kryer me dashje direkte për të gjashtë të pandehurit, se ai është i një rrezikshmërie të lartë shoqërore siç e lartë është dhe rrezikshmëria e të gjithë të pandehurve. Asnjëri nga të pandehurit nuk paraqet ekzistencën e rrethanave lehtësuese, por që gjithashtu as dhe të rrethanave rënduese. Për ç’ka në vështrim të shkallës dhe angazhimit të tyre në kryerjen e kësaj vepre penale si dhe të vetë marzhit të kohës së burgimit që parashikon neni 136 në paragrafin e dytë të tij, nga ky kolegj vlerësohet se të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Nikolin Novruzaj duhet të ndëshkohen me 15 vjet burgim secili prej tyre, ndërsa i pandehuri Gentian Çaka me masën e dënimit prej 16 vjet burgim, ndërkohë që i pandehuri Altin Arapi duhet të ndëshkohet me masën 11 vjet burgim. Pastaj në vështrim dhe në raport me atë çka ka vendosur gjykata për Krime të Rënda në shkallë të parë, rezulton se për të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti dhe Nikolin Novruzaj, vendimi i saj duhet të ndryshohet pasi, ai që kolegji i gjykatës së Apelit ka më sipër përcaktuar, përfshin të dy episodet e datave 29.01.1993 dhe 20.01.1995, në një të vetëm. Ndërsa për të pandehurit Kreshnik Spahiu, Gentian Çaka & Altin Arapi vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të qëndrojë në fuqi.
2. PËR VJEDHJEN ME PASOJË VDEKJEN NË DËM TË SHTETASIT SAMI JATA, MË DATË 15.12.1993, TË NDODHUR NË TIRANË.
-
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sjellë për gjykim të gjykuarit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, dhe Gentian Çaka, duke i akuzuar për veprën penale të “vjedhje me pasojë vdekjen” kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale, sipas nenit 141 e 28 të K.Penal.
-
Nga gjykatat janë pranuar këto rrethana të faktit: Viktima Sami Jata gjatë vitit 1993 ka punuar si kambist tek tregu i valutës në Tiranë. Ai ka qenë banor i qytetit të Tiranës dhe banonte në vendin e quajtur pranë ish-uzinës Enver, rruga “Konferenca e Pezës”. Të gjykuarit Orik Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Çaka kanë qenë në dijeni të aktivitetit tregtar të viktimës Sami si dhe të faktit se kur ai kthehej në shtëpi kishte me vete sasi të konsiderueshme parash. Të gjykuarit e sipërcituar kanë vendosur të vjedhin sasinë e lekëve që do ti gjendeshin viktimës Sami, në momentin që ata do të sulmonin atë. Kështu me qëllim të realizimit të planit të tyre, të gjykuarit kanë përcaktuar rolet sipas të cilëve të gjykuarit Leart, Gentian dhe Altin do të zinin pritë në afërsi të banesës së viktimës, ndërsa i gjykuari Orik do t’i priste jo larg shtëpisë së viktimës me mjetin e tij tip Alfa Romeo me ngjyrë të bardhë.
-
Realizimin e planit të tyre kriminal e kanë finalizuar më datë 15.12.1993, rreth orës 18.20. I gjykuari Altin ka qenë i armatosur me një pistoletë “TT”, ndërsa i gjykuari Leart mbante një pistoletë sportive. Të gjykuarit e mësipërm së bashku me të gjykuarin Gentian Çaka i cili kishte për detyrë të merrte çantën e parave, kanë shkuar në afërsi të banesës së viktimës Sami Jata dhe në momentin kur ai po kthehej në shoqërinë e vëllait të tij, dëshmitarit Saudin Jata, të gjykuarit e kanë sulmuar, duke e qëlluar disa herë. Viktima nuk ka rënë menjëherë në tokë, por është afruar tek shkallët e pallatit dhe në atë moment është hapur një derë e katit të parë të atij pallati duke i detyruar të gjykuarit që të largohen pa mundur të marrin çantën e parave që kishte me vete viktima Sami. Më pas, si rezultat i plagëve të marra i sulmuari nuk ka mundur të mbijetojë. Ky fakt provohet me aktin e ekspertimit mjeko ligjor nr.166 datë 15.12.1993.
-
Provat e marra e të vlerësuara në gjykim: Procesverbal i “kqyrjes së vendit të ngjarjes, datë 15.12.1993; akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr.166 datë 15.12.1993 i viktimës Sami Jata, sipas të cilit në trupin e viktimës janë gjendur dy plagë tejshkuese të shkaktuara me armë zjarri dhe se shkaku i vdekjes së tij është shoku i rëndë hemorragjik. Akti i ekspertimit nr.51, datë 20.01.1994 nga ku rezulton se katër gëzhojat dhe dy predhat u përkasin fishekëve standard të kalibrit 7.62 dhe janë të qitura me pistoletë të tipit TT. Katër gëzhojat janë qitur nga e njëjta armë; Akti i ekspertimit nr.1235, datë 24.10.1996 nga ku rezulton se tre nga gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes, ato me numrat 11-56; 11-65 dhe 3847-4 janë qitur nga pistoleta tip Zastava me nr.9413 e gjetur në banesën e shtetases Zeliha Sina - procesverbali i kontrollit të kësaj banese është deklaruar i papërdorshëm nga gjykata e shkallës së parë. Procesverbal i kqyrjes së vendit të ngjarjes datë 02.11.1996 nga ku rezulton se në vendin e quajtur “Pylli i Sodës”, gjendet një masë metalike (skelet metalik autoveture tërësisht i oksiduar; dëshmitë e dëshmitarëve Saudin Jata dhe Mirela Jata, përkatësisht vëllai dhe bashkëshortja e tij.
-
Deklarimet e të pandehurit Leart Shyti sipas procesverbalit pa datë, tetor 1996. Deklarimet e të pandehurit Nikolin Novruzaj, sipas procesverbalit të pyetjes së tij pa datë tetor 1996.
-
Në lidhje me këtë episod, gjykatat kanë mbajtur qëndrime të ndryshme në lidhje me cilësimin ligjor të veprës penale. Gjykata e shkallës së parë konkludon se: “...të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Çaka duhet të deklarohen fajtor për veprën penale të parashikuar nga neni 141 i K.Penal të sotëm dhe neneve 13 e 15 të Kodit Penal të kohës së kryerjes së veprës penale.
-
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka arsyetuar se: “...të pandehurit Orik Shyti, Leart Shyti, Altin Arapi dhe Gentian Çaka, duhet të përgjigjen penalisht për krimin e “Grabitjes” së pasurisë së personit, me pasojë vdekjen e tij, të kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga nenet 102, 13 e 15 të Kodit Penal të vitit 1977...”
Do'stlaringiz bilan baham: |