Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet66/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar
në séancën gjyqësore të datës 02.03. 2016 mori në shqyrtim çështjen penale me:
TË PANDEHUR: ELVIS METALIAJ, DIOLT XHANGOLLI, mbrojtur nga av. Skender Breca
A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprës penale të

“Vjedhjes” ne bashkëpunim,

parashikuar nga neni 134/2 i K.P.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin me nr.573, datë 09.05.2013 ka vendosur: 

Deklarimin fajtor të të pandehurit Diolt Xhangolli për veprën penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 134/2 të KP dhe po në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të KPP, dënimin e të pandehurit Diolt Xhangolli përfundimisht me 1 vit e 8 muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e ndalimit 02.01.2013 dhe do të kryhet në burgjet e sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Elvis Metaliaj për veprën penale të “Vjedhjes ”në bashkëpunim të parashikuar nga neni 134/2 të KP dhe po në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të KPP, dënimin e të pandehurit Elvis Metaliaj përfundimisht me 2 vjet burgim.


Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin me nr.1140, datë 13.12.2013 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit penal nr.573 datë 09.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, në lidhje me të pandehurin Diolt Xhangolli, me këtë ndryshim :

Në bazë të nenit 134/2 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Diolt Xhangolli me 2 vjet dhe 2 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të KPP, dënimin e të pandehurit Diolt Xhangolli, përfundimisht me 17 muaj dhe 10 ditë burgim.

Prishjen e vendimit penal nr.573 datë 09.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Elvis Metaliaj.

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, me te cilin kërkon prishjen e tij, duke parashtruar se:

- Vendimi i Gjykatës së Apelit është i pambështetur në ligj dhe në tërësinë e provave të administruara, pasi në mënyrë të gabuar kjo gjykatë në një mosvlerësim të drejtë të rrethanave të faktit, rrezikshmërisë së veprës dhe veçanërisht të autorit (i dënuar edhe më përpara) ndryshon masën e dënimit në ngarkim të të pandehurit Diolt Xhangolli, për më tepër duke mos argumentuar arsyet e këtij ndryshimi.

- Kjo gjykatë e mbështet vendimmarrjen e saj vetëm në keqinterpretimin e dëshmisë së dëshmitarit kryesor në këtë proces, si dhe ne tërësi në aplikim të gabuar të nenin 152 të KPP, pasi e mbështet argumentin e procesit të të provuarit të autorësisë së veprës nga Elvis Metaliaj vetëm në deklarimet e të dëmtuarit Armando Mali, duke i përdorur dhe ripërdorur këto deklarime për të kundërshtuar dëshminë e këtij personi dhe për të vënë në dyshim besueshmërinë e kësaj dëshmie, duke mos vlerësuar asnjë provë të administruar në këtë proces, direkte apo indirekte. Ajo nuk ka përdorur në procesin e saj të vlerësimit të provave, sigurimin e dëshmisë së bërë Armando Malit, gjatë së cilës ai jepte shpjegime të hollësishme mbi ngjarjen, dëshmi tashmë e marrë para gjykatës dhe jo një deklarim i thjeshtë i marrë nga policia gjyqësore, i cili nuk i është nënshtruar kontradiktorialitetit.

- Nga ana e Gjykatës së Apelit nuk janë vlerësuar në kompleks në caktimin e masës së dënimit, rrezikshmëria e veprës së kryer dhe e autorit, si dhe rrethanat e tjera, sipas përcaktimit të ligjit material, konkretisht nenit 47 të K.Penal. Konstatohet se rrezikshmëria e veprës është e konsiderueshme, në vlerësim kjo të natyrës dhe të llojit të veprës penale, organizimit të objekteve kundër të cilëve drejtohet, që ka sjellë pasoja të konsiderueshme materiale tek personat e dëmtuar, faktit që vepra është kryer me dashje direkte nisur nga qëllimi i përfitimit material dhe në bashkëpunim. Rrezikshmëria e tij është e lartë, në vlerësim kompleks të motiveve që e çojnë autorin të kryejë gjithë këtë zinxhir veprimesh kriminale, që janë ato të përfitimit sa më të lehtë të të mirave materiale, bindjes së tij kriminale, që ka qenë e lartë, nisur kjo nga shtrirja në kohë e veprimeve kriminale të kryera nga ky i pandehur. Në këto kushte çmohet se masa e dhënë e dënimit nga Gjykata e Apelit është e ulët.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, prokurorin, i cili kërkoi prishjen e vendimit te Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien ne fuqi te vendimit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbrojtësin e te pandehurve, i cili kërkoi lënien ne fuqi te vendimit te gjykatës se apelit Tirane dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se, rekursi i paraqitur nga prokuroria pranë Gjykatës se Apelit Tirane, nuk përmban shkaqe ligjore qe motivojnë cenimin e Gjykatës se Apelit Tirane.

Rezulton se, më datën 01.01.2013, rreth orës 0100 ne banesën e shtetasit Muhamet Mali e ndodhur në rrugën “Abdyl Matoshi”, Tiranë janë vjedhur sende me vlere, orë dhe bizhuteri floriri.

Pasi ka dëgjuar zhurmën e shkaktuar, nga thyerja e xhamit, vëllai i pronarit të banesës, i cili banon pranë kësaj banese, ka njoftuar në telefonin celular nipin e tij shtetasin Armando Mali, i cili ka qene duke festuar ne një lokal.

Shtetasi Armando Mali ka shkuar me makinë menjëherë në banesë i shoqëruar dhe nga tezja e tij dhe sapo ka hapur derën e oborrit të shtëpisë, ka dëgjuar që një person është hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës së tij dhe menjëherë pas tij një person i dytë. Armandoja ju është sulur me vrap dhe ka dashur që t’i qëllojë me shkopin e fshesës dhe ndërkohë ka njohur që personin që u hodh i dyti, fqinjin e tij, te pandehurin Diolt Xhangolli.

Pas këtyre veprimeve është njoftuar menjëherë policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes dhe tabelat fotografike të saj.

Nga veprimet hetimore që ka kryer organi i akuzës ka rezultuar se të dy të pandehurit kanë qenë bashkë gjate ditës dhe i pandehuri Diolt Xhangolli, është interesuar nëpërmjet telefonatave me shtetasin Armando Mali, se ku do të shkonte ky i fundit atë nate.

Shtetasi Armando Mali, ne deklarimet e para te tij, është shprehur se ka njohur vetëm te pandehurin Diolt Xhangolli. Pasi ka dhënë edhe dy here te tjera deklarime para organit te prokurorisë, me kërkesë të organit të akuzës, është bërë sigurimi i provës së shtetasit Armando Mali nga gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë. Në këtë sigurim prove, dëshmitari Armando Mali ndër të tjera ka dëshmuar se, i ka njohur të dy të pandehurit ditën e ngjarjes.

Në këto rrethana, organi i akuzës ka kërkuar gjykimin e të pandehurit Elvis Metaliaj dhe Diolt Xhangolli, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 134/2 i KP.

Te pandehurit kane kërkuar gjykimin e shkurtuar dhe kërkesa u është pranuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ne përfundim, me vendimin me nr.573, datë 09.05.2013 ka deklaruar fajtore te pandehurit dhe i ka dënuar me burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 134/2 të KP. Ky vendim është lënë ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1140, datë 13.12.2013, për te pandehurin Diolt Xhangolli, duke i ndryshuar masën e dënimit dhe është prishur ne lidhje me te pandehurin Elvis Metaliaj, duke u pushuar çështja penale ndaj tij. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs prokuroria pranë gjykatës se apelit Tiranë, me te cilin kërkon prishjen e tij.

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi shkaqet e rekursit të paraqitur, në analizë të rrethanave të çështjes, argumenteve të vendimit gjyqësor, objekt rekursi dhe në interpretim të dispozitave penale në të cilat gjen referim çështja në shqyrtim, arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është i bazuar ne ligjin procedural e atë material.

Nga gjykatat e faktit, duke ju referuar akteve te fashikullit te hetimeve paraprake, te cilat janë bere pjesë te atij gjyqësor, është arritur ne përfundime te ndryshme, lidhur me provueshmërinë e fajësisë ne lidhje me te pandehurin Elvis Metaliaj.

Gjykata e shkalles se pare, ne lidhje me këtë pandehur i është referuar sigurimit te provës te bere nga gjykata, gjate hetimeve paraprake, ndërsa, gjykata e apelit, ka analizuar ne tërësi te gjitha deklarimet e bëra nga shtetasi Armando Mali, gjate këtyre hetimeve.

Gjykata e apelit ka analizuar deklarimet e shtetasit Armando Mali, te dhënë me datë 07.03.2013, dhe me pas ne gjykate, si te pasakta, pasi ky shtetas është pyetur në ditën e ngjarjes, me datë 01.01.2013 dhe ka deklaruar se ka njohur vetëm të pandehurin Diolt Xhangolli, duke mos u shprehur për të pandehurin Elvis Metaliaj, në një kohë që këtë të fundit e njihte shumë mirë më parë.

Gjykata e apelit, ne analizën e saj, ka pasur parasysh se, deklaruesi Armando Mali është ripyetur nga oficerët e policisë gjyqësore me datë 31.01.2013 dhe ka pohuar se nuk ka arritur që ta njohë personin e dytë sepse ka qenë errësirë. Për shkak të errësirës, ky deklarues ka pohuar se nuk ka arritur që ta shquajë as rrobat që personi i dytë kishte veshur. Pra, edhe në deklarimin e dytë që është një muaj pas deklarimit të parë, shtetasi Armando Mali, ka pohuar se ka njohur vetëm të pandehurin Diolt Xhangolli, ndërsa personin e dytë nuk e ka njohur dhe për shkak të errësirës, nuk ka arritur të shikojë as rrobat që ky person kishte veshur.

Me pas, me datë 07.03.2013, pa dalë asnjë rrethanë e re që e bënte të domosdoshme pyetjen për herë të tretë, të shtetasit Armando Mali, oficerët e policisë gjyqësore e kanë pyetur këtë shtetas, duke i kërkuar që tu jepte shpjegime të përgjithshme rreth vjedhjes së banesës së tij ai në këtë deklarim është shprehur se, me datën 01.01.2013 dhe në datën 31.01.2013, ka dhënë deklarim për vjedhjen e banesës, duke qene i tronditur, por është shprehur i sigurte se, ka njohur te dy te pandehurit, ditën e ngjarjes.

Duke qene se, deklarimet e këtij shtetasi, ne lidhje me këtë te pandehur, kane qene te ndryshme, gjykata e apelit ne përfundim ka vlerësuar se, megjithëse provohet se, ne vjedhjen e banesës kane marre pjese dy persona, nuk arrihet te provohet se, personi i dyte ka qene i pandehuri Elvis Metaliaj.

Ky përfundim i gjykatës se apelit është i drejte dhe i bazuar ne ligjin procedural, nenin 152/1 të KPP, sipas te cilit gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi. Çmuarja e provave është procesi i përcaktimit të vërtetësisë dhe fuqisë provuese të tyre, dhe behet nga gjykata vetëm mbi bazën e bindjes së brendshme, bindje kjo, e cila krijohet nga shqyrtimi dhe verifikimi i të gjitha provave.

Në procesin penal, organi i prokurorisë ka barrën e provës dhe detyrimin ligjor për të provuar akuzën, ndërsa i pandehuri gëzon garancinë kushtetuese të prezumimit të pafajësisë. Kjo është arsyeja pse të provuarit e akuzës kërkon një analizë të hollësishme, të plotë dhe të gjithanshme të provave të paraqitura nga palët ndërgjyqës, duke siguruar që të mos mbivlerësohet asnjëra prej tyre.

Ne këtë analize te provave, gjykata ka parasysh se, çdo dyshim duhet të shkojë në favor të të pandehurit dhe ky parim (parimi i prezumimit të pafajësisë, neni 4 i KPP) do të konsiderohej i cenuar nëse barra e provës do të kalonte nga akuza tek i pandehuri.

Gjithashtu ky parim nënkupton ndër të tjera se barra e provës i takon palës akuzuese, çdo dyshim duhet të çmohet në favor të të pandehurit dhe se gjykata duhet ta mbështesë vendimin në prova direkte dhe indirekte që duhet të provohen nga akuza.

Dyshimi në favor të të pandehurit nënkupton se, dhe kur faktet dhe rrethanat e çështjes lejojnë vlerësime e interpretime të ndryshme, duhet pranuar ai interpretim që është më i favorshëm për të pandehurin. Nga ana tjetër nënkupton se, në mënyrë që të konkludohet në një vendim fajësie, gjykata, në përfundim të gjykimit nuk duhet të jetë e dyzuar për mundësinë e kryerjes së veprës nga i pandehuri, në të kundërt, çdo dyshim çmohet në favor të tij.

Ndryshe nga sa pretendohet ne rekursin e paraqitur nga prokuroria pranë gjykatës se apelit Tirane, gjykata e apelit ka zbatuar nenin 152 te KPP, duke mos i dhënë vlere te paracaktuar, dëshmisë së shtetasit Armando Mali, kur është bere sigurimi i provës me date 19.03.2013, para gjykatës, duke qene kjo e ndryshme nga ato te dhëna ne momentin e pare qe ka ndodhur ngjarja.

Ne lidhje me fajësinë e te pandehurit Elvis Metaliaj, organi i prokurorisë, është mbështetur vetëm ne deklarimet e mëpasshme te shtetasit Armando Mali (pasi nuk ka asnjë prove tjetër), me te drejte, nga gjykata e apelit është analizuar besueshmëria e këtij dëshmitari, duke shqyrtuar te gjitha deklarimet e bëra prej tij ne kohe te ndryshme, si para prokurorisë, ashtu edhe para gjykatës.

Me pranimin e kërkesës se paraqitur nga te pandehurit për te vazhduar me gjykim te shkurtuar, ne baze te nenit 403 te KPP, dosja e prokurorit kthehet ne dosje gjyqësore dhe shërben për t’u bazuar ne parashtrimin e konkluzioneve përfundimtare te palëve dhe për dhënien e vendimit nga gjykata.

Gjykimi i shkurtuar, si gjykim i posaçëm, ne thelb te tij ka pranimin e akteve te grumbulluara gjate fazës se hetimit paraprak dhe eviton marrjen e provave ne seance gjyqësore dhe debatin lidhur me to, pra çështja zgjidhet ne gjendjen qe janë aktet, qe nënkupton pranimin e tyre nga palët ashtu sikurse janë.

Aktet e marra gjate hetimeve paraprake, tashme, marrin vlerën e provës, por se, ato nuk i nënshtrohen debatit gjyqësor, pasi vete te pandehurit kane hequr dore në mënyrë të vullnetshme nga parimet kushtetuese si parimi i barazisë së armëve dhe nga parimi i kontradiktorialitetit, kur kane kërkuar te procedohet me gjykim te shkurtuar.

Edhe, për sa i përket pretendimeve te paraqitura ne rekurs nga prokuroria pranë gjykatës se apelit Tirane ne lidhje me te pandehurin Diolt Xhangolli, ato gjenden te pabazuara ne ligjin procedural.

Ne ndryshimin qe i ka bere gjykata e apelit, vendimit te gjykatës se shkalles se pare ne lidhje me masën e dënimit ndaj tij, ka analizuar edhe ekzistencën e rrethanave te tjera lehtësuese, ne baze te nenit 49 te KP. Pretendimi i organit te prokurorisë ne lidhje me mosvlerësimin e drejtë të rrethanave të faktit, rrezikshmërisë së veprës dhe të autorit nga gjykata e apelit, nuk mund te jete objekt shqyrtimi ne Gjykatën e Larte, e cila nuk shqyrton faktet dhe rrethanat e çështjes, por vetëm zbatimin dhe interpretimin e ligjit në dy shkallët e gjykimit.

Sa me sipër, vendimi i Gjykatës së Apelit Tirane, si vendim i marrë në zbatim të ligjit procedural e material duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/a të KPP


V E N D O S I

Lënien ne fuqi te vendimit nr.1140, datë 13.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tirane.


Tiranë, më 02.03.2016
Nr.52909-02308-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr.00-2016-348 i Vendimit (34)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   62   63   64   65   66   67   68   69   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish