Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet64/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   60   61   62   63   64   65   66   67   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
Në seancë gjyqësore të datës 01.03.2016, mori në shqyrtim çështjen penale nr.01368 akti, viti 2014, që i përket:
I PANDEHUR: GËZIM ALIJAJ
A K U Z U A R:

Për veprën penale të

“Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentative

dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”,

parashikuar nga nenet 79/”dh” dhe 278/2 të K.Penal.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin penal nr.99 datë 03.04.2013, ka vendosur:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Gjergj Alijaj, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh, të K.Penal dhe dënimin e tij me 23 vite burgim.

Deklarimin fajtorë të të pandehurit Gëzim Alijaj, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 55/2 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gëzim Alijaj me 24 vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të pandehurin Gëzim Alijaj me 16 vjet burgim.

Konform nenit 65/a të K.Penal caktimin e një periudhe sigurie prej 15 vitesh burgim, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të këtij kodi, për të pandehurin Gëzim Alijaj...”


Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.353, datë 03.10.2013 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.99 datë 03.04.2013 të Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kthimin e akteve për rigjykim pranë kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.”



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin penal nr.139 datë 13.03.2014, ka vendosur:

“Deklarimin fajtor të të pandehuri Gëzim Gjergj Alijaj, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh, të K.Penal dhe dënimin e tij me 23 vite burgim.

Deklarimin fajtorë të të pandehurit Gëzim Alijaj, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 55/2 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gëzim Alijaj me 24 vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të pandehurin Gëzim Alijaj me 16 vjet burgim.

Konform nenit 65/a të K.Penal caktimin e një periudhe sigurie prej 15 vitesh burgim, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të ketij kodi, për të pandehurin Gëzim Alijaj.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gëzim Alijaj fillon nga arrestimi i tij dhe do te kryhet në një burg të sigurisë se zakonshme.

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të armës së zjarrit dhe fishekëve të sekuestruara.”



Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.288, datë 19.06.2014 ka vendosur:


“Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Gjergj Aliaj për kryerjen veprës penale të Vrasjes me paramendim për hakmarrje në dëm të viktimës Gjovalin Vuçinaj, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 23 (njëzet e tre) vjet burgim.

Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për veprën penale të plagosjes së rëndë nga pakujdesia, në dëm të të dëmtuarit Bardhok Grishaj, parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal, për shkak se nuk ka ankim nga i dëmtuari akuzues.

Lënien në fuqi të vendimit për deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Gëzim Gjergj Aliaj, për veprën penale të “ Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” të parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gëzim Gjergj Alijaj me një dënim të vetëm prej 23 (njëzet e tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i zbritet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Gëzim Gjergj Aliaj dënohet përfundimisht me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

Heqjen e aplikimit të periudhës së sigurisë të aplikuar sipas nenit 65/a të K.Penal.

Lënien në fuqi të vendimit për pjesët me të cilët disponohet për mënyrën e ekzekutimit të vendimit, disponimin për provat materiale dhe sendet e sekuestruara si dhe për shpenzimet gjyqësore.”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka ushtruar Rekurs Prokuroria e Apelit Shkodër, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.288, datë 19.06.2014, të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.139, datë 13.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër”,




Duke parashtruar këto shkaqe:

  • I pandehuri me dashje dhe paramendim ka vepruar duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës Gjovalin Vuçinaj, me të cilin kishte konflikte të mëparshme dhe qëllimi i tij ka qenë vrasja e tij, megjithëse nuk ka dëshiruar vrasjen e ndonjë personi tjetër, me ndërgjegje ka lejuar ardhjen e kësaj pasoje dhe kjo pasojë nuk ka ardhur për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij.

  • Sa sipër ndodhemi para kryerjes së veprës penale të vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose me shumë personave, parashikuar nga neni 79/dh të Kodit Penal, ku njëra ka mbetur në tentative.

  • Në rrethanat në të cilat ka qëlluar i pandehuri, nuk ka patur asnjë mundësi që të shmangej pasoja tjetër, goditja me armë zjarri edhe i personit tjetër që ndodhej pranë viktimës, e pikërisht të dëmtuarit Bardhok.

  • Nga rrethanat e vërtetuara gjatë gjykimit nuk u provua se i pandehuri ka vepruar me pakujdesi për pasojën e ardhur në dëm të shtetasit Bardhok Grizhaj, duke patur parasysh mjetin e përdorur, largësinë e qitjes, vendin ku ka ndodhur ngjarja (lokal), pozicionin e viktimës në raport me të dëmtuarin, etj.

  • Ai i ka patur të gjitha mundësitë për të parashikuar se duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të viktimës mund të dëmtonte apo vriste edhe personin tjetër që ishte pranë tij, ka lejuar me ndërgjegje ardhjen e kësaj pasoje.

  • I dëmtuari Bardhok ka marrë 7 plagë me armë zjarri, nga i njëjti drejtim qitjeje, që do të thotë se, është i pabazuar arsyetimi i Gjykatës së Apelit, se plagosja e këtij shtetasi nga i pandehuri është kryer nga pakujdesia.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka ushtruar rekurs i gjykuari Gezim Alijaj, i cili kërkon ndryshimin e tij lidhur me cilësimin ligjor, duke e cilësuar atë sipas paragrafit të parë të nenit 78 të Kodit Penal dhe uljen e masës së dënimit për të pandehurin Gëzim Alijaj,


Duke parashtruar këto shkaqe:

  • Cilësimi ligjor i veprës penale është i gabuar edhe masa e dënimit të dhënë është e lartë dhe nuk i përshtatet rrezikshmërisë shoqërore të të pandehurit Gëzim Alijaj.

  • Viktima Gjovalin pasi është liruar nga burgu si dhe familjaret e tij, brenda një kohe relativisht të shkurtër, kanë provokuar dhe fyer disa herë familjaret e te pandehurit Gëzim dhe veçanërisht atë vetë. I pandehuri Gëzim ka qenë disa herë me parë, objekt i fyerjeve, ofendimeve dhe dhunimeve fizike dhe kërcënimeve për jetën nga viktima dhe familjarë të tij, për të cilat ka bërë kallëzim penal ne organet kompetente shtetërore. Kulmin këto veprime dhune e kanë arritur me datë 18.09.2011, vetëm 3 muaj pasi Gjovalini ishte liruar nga burgu, ose rreth 6 muaj para ngjarjes për të cilën po gjykohet i pandehuri Gezim.

  • Në një lokal në qendër të fshatit, Gezim Alijaj është rrahur egërsisht, duke u lënë pa ndjenja dhe ka përfunduar në spital nga shtetasit Lulash Vuçinaj, i cili është babai i viktimës Mirash Vuçinaj dhe nga Vasel Vuçinaj i cili është kushuri i viktimës. Për këtë ngjarje, Gëzimi ka bërë ankim në polici, e cila pas veprimeve të para, ja ka kaluar çështjen për hetim Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

  • Prokuroria në përfundim të hetimeve, në muajin qershor 2012, ka dërguar në gjyq tre personat e mësipërm, Lulash, Mirash dhe Vasel Vuçinaj, me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim, në dëm të Gëzim Alijaj, në bazë të nenit 89-25 të Kodit Penal.

  • Gjykimi i kësaj çështjeje ka filluar më datën 24.07.2012 dhe është zvarritur pa fund, për lloj lloj shkaqesh banale deri sa të hynte në fuqi ligji “Për amnistinë” dhe më datën 06.12.2012 është vendosur pushimi i çështjes për shkak të amnistisë.

  • Pavarësisht të këqijave që i kanë bërë viktima Gjovalin dhe familjarët e tij Gëzimit dhe familjes së tij, ai në asnjë rast nuk ka përdorur dhunën dhe fyerjet ndaj tyre, por i është drejtuar organeve shtetërore kompetente për zgjidhjen e këtyre konflikteve, është munduar vazhdimisht ti shmanget konflikteve. Pra, ai nuk ka kërkuar asnjëherë që të hakmerret ndaj viktimës, por ka zgjedhur rrugën ligjore të mbrojtjes, duke kërkuar nga organet shtetërore që të zgjidheshin këto probleme.

  • Edhe ditën e ngjarjes, në mëngjes i pandehuri Gëzim ka qenë në qendër të fshatit në dyqan; aty ka ardhur viktima Gjovalin dhe e ka sharë rëndë dhe e ka kërcënuar se do to vriste, duke i thënë se, “do të çoj tek ai tjetri” duke aluduar për vrasjen që kishte bërë në vitin 1999 të kushuririt të të pandehurit Petrit Alijaj.

  • Në këto kushte i pandehuri i fyer rëndë dhe i tronditur nga kërcënimi që i është bërë për jetën e tij, ka marrë armën dhe pas disa orësh në një lokal të fshatit ka vrarë viktimën Gjovalin Vuçinaj, si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia shtetasin Bardhok Grishaj.

  • Në rastin konkret nuk jemi para veprës penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të parashikuar nga neni 79/dh, por jemi para vrasjes me paramendim të parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal.

  • Nga provat e administruara në shqyrtimin gjyqësor, nuk rezulton e provuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të vrasjes për të cilën është akuzuar.

  • Nga analiza e provave të marra gjatë shqyrtimit gjyqësor, rezulton se i pandehuri Gëzim Alijaj është futur në lokal dhe në distance rreth 3-4 metër ka qëlluar disa herë, tek e tek, mbi viktimën Gjovalin, pra ka patur objekt direkt vetëm viktimën. Gjuajtjet me armë kanë qenë në adrese të viktimës dhe aspak te rrezikshme për jetën e personave te tjerë. Në momentin që po qëllonte të pandehurin e ka goditur në kokë dëshmitari Vasel Vuçinaj ku i ka shkaktuar tre plagë me përmasa 2-3 cm që hyjnë ne kategorinë e plagosjes se lehtë dhe i ndihmuar nga dëshmitari Eduard Nilaj ja kanë marrë armën. Gjatë përleshjes është qëlluar në drejtime të ndryshme në objekt, ku nuk dihet me saktësi se cili ka qëlluar, dhe si pasojë e rikoshetit të plumbave është plagosur edhe Bardhok Grishaj. Kjo vërtetohet plotësisht nga dëshmitaret okulare të pyetur nga organi i hetimit.

  • Gjykata e Apelit Shkodër ka gabuar në cilësimin e ri të dhënë prej saj veprës penale dhe në lidhje me masën e dënimit të dhënë për këtë të pandehur, pas ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës.

  • Në cilësimin ligjor të veprës nuk ka marre parasysh se ngjarja nuk ka ndodhur për shkaqe te hasmërisë por për shkak të dhunës së ushtruar sistematikisht prej viktimës ndaj të pandehurit.

  • Në caktimin e masës së dënimit nga Gjykata e Apelit nuk janë mbajtur parasysh rrethanat lehtësuese si ato të parashikuara nga nenet 48, 49 të Kodit Penal duhet të mbante parasysh prezencën e disa rrethanave lehtësuese të cilat, disa i ka përmendur edhe prokurori në konkluzionet e tij. Konkretisht fakti se vepra penale e vrasjes është kryer nën ndikimin e tronditjes psikike e shkaktuar nga provokimet dhe veprimet e padrejta të viktimës, i pandehuri tregon pendim të thellë për veprën e kryer, i pandehuri është paraqitur vullnetarisht në organin e policisë menjëherë pas kryerjes së veprës penale dhe faktin se marrëdhëniet e të pandehurit me të dëmtuarin Bardhok Grishaj janë të normalizuara.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SE LARTE

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Tom Ndreca, prokurorin Madrid Kullolli i cili kërkoi prishjen e vendimit te gjykatës se apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës se rrethit, avokatin Lazer Sokoli, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se Apelit lidhur me cilesimin ligjor dhe uljen e mases se denimit per te gjykuarin Gezim Alijaj dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Vendimi nr.288, datë 19.06.2014 i Gjykatës së Apelit Shkodër është i mbështetur në ligj, si i tillë duhet të lihet në fuqi.

Nga aktet e administruara në dosje rezulton se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në kuadër të procedimit penal nr.215, viti 2012, ka paraqitur para asaj Gjykate të pandehurin Gëzim Alijaj, nën akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” (kundër dy a më shumë personave) dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/”dh” dhe 278/2 të Kodit Penal.

Gjykatat kanë pranuar këto rrethana të çështjes në shqyrtim:

Më datë 04.3.2012, rreth orës 19.00, në fshatin Vukël të Komunës Këlmend, Malësi e Madhe, në lokalin e shtetasit Gjovalin Nilaj, është vrarë me armë zjarri shtetasi Gjovalin Vuçinaj dhe është plagosur shtetasi Bardhok Grizhaj; pas kryerjes se veprimeve të para hetimore ka rezultuar se autor i kryerjes se këtyre veprave penale ishte i pandehuri Gëzim Alijaj.

Në deklarimet e dhëna ditën e ngjarjes, i pandehuri ka pretenduar, se në mëngjesin e asaj dite është fyer dhe kanosur me jetë nga viktima Gjovalin Vuçinaj, në një dyqan në qendër të fshatit, ku viktima i kishte thënë, se do ta çonte tek kushëriri i tij Petrit Alijaj, të cilin Ai e kishte vrarë në datë 26. 4.1999, krim për të cilin Gjovalin Vuçinaj ishte dënuar me burg dhe ishte liruar në datë 15.6.2011.

Po kështu, viktima Gjovalin Vuçinaj, në datë 02. 9.1999, rreth 4 muaj pasi kishte kryer vrasjen e kushëririt Petrit Alijaj, i’u ka dalë përpara familjarëve të të pandehurit Gëzim Alijaj (nënës, babait dhe motrës se tij, të cilët po udhëtonin për në bjeshkë) dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur motrën e tij Lindita Alijaj (15 vjeç), duke pretenduar dhe shtrënguar për martesë, të cilën e ka mbajtur deri në vitin 2011. Qëllimi i tij nuk ka qenë për tu martuar me të, por, për të detyruar fisin Alijaj që ti falte gjakun për vrasjen e kushëririt të tyre Petrit Alijaj. Nga burgu viktima Gjovalin Vuçinaj, në datë 08.4.2011, ka dërguar fjalë tek shtëpia e të pandehurit, se motra e tij (Gëzimit) nuk ishte me gruaja e tij.

Në datë 18.9.2011, i pandehuri Gëzim Alijaj është rrahur nga shtetasit Vesel, Lulash dhe Mirash Vuçinaj, të afërt të viktimës Gjovalin Vuçinaj, të cilët sipas të pandehurit, ishin edhe të armatosur.

Po kështu, ka rezultuar se i pandehuri Gëzim Alijaj është fyer rëndë në prezencë të familjarëve të tij nga viktima Gjovalin Vuçinaj, në lokalin e shtetasit Lush Doci, që ndodhet në fshatin Vukël. Pas këtij veprimi i pandehuri përsëri nuk ka reaguar.

Ndërsa ditën e ngjarjes, në datë 04.3.2012, i pandehuri, pasi është fyer prej viktimës Gjovalin Vuçinaj dhe është kërcënuar me jetë, në lokalin në qendër të fshatit, ka shkuar në vendin ku mbante të fshehur një armë zjarri, automatik, e ka marrë atë dhe e ka mbajtur me vete gjatë gjithë ditës.

I pandehuri ka qëndruar tek lokali i shtetasit Altin Nilaj ku ka pirë kafe dhe ka pritur me qëllim që Gjovalini të dilte përsëri, për të cilin kishte marrë vendim për ta vrarë.

Në deklarimet e dhëna ditën e ngjarjes, i pandehuri ka deklaruar se: “kisha vendosur për ta vrarë, sepse nuk duroja dot më dhe ose do vrisja atë ose do të vrisja vehten nga problemet e shumta që ai person i kishte sjellë familjes time”.

Rreth orës 19:00, i pandehuri është larguar nga lokali për të shkuar në banesën e tij; rrugës për në shtëpi, është ndalur tek lokali i shtetasit Dritan Jaku (Nilaj); në momentin kur është futur në lokal, ka nxjerrë automatikun që mbante me vehte, ka qëlluar në drejtim të viktimës Gjovalin Vuçinaj, i cili është rrëzuar menjëherë për tokë, njëkohësisht ka plagosur edhe shtetasin Bardhok Grizhaj, i cili ndodhej në një tavoline me viktimën.

Më pas, i pandehuri është përleshur me shtetasin Vasel Vuçinaj, i cili është munduar ta ndalë, duke vazhduar njëkohësisht shkrehjen e gjithë fishekëve që kishte arma; Kur kanë mbaruar të gjithë fishekët e automatikut, i pandehuri është larguar dhe është mbyllur në shtëpi pasi kishte frikën e hakmarrjes nga fisi Vuçinaj.

Sipas procesverbalit të këqyrjes se vendit të ngjarjes datë 04.03.2012, në vendngjarje është gjetur kufoma e shtetasit Gjovalin Vuçinaj, arma e zjarrit automatik me krëhër, e tipit kallashnikov, model 56, nr.16149481, 10 copë gëzhoja fishekësh model 56 si dhe 2 predha armë zjarri.

Sipas akt ekspertimit teknik dhe balistik nr.2552, datë 20.03.2012 arma e zjarrit automatik e tipit kallashnikov, model 56, nr.16149481 është në gjendje të rregullt teknike dhe realizon qitje normalisht; dhjetë gëzhojat e sekuestruara në vendin e ngjarjes me cilësinë e provës materiale janë qitur nga e njëjta armë, ajo me nr.16149481.

Sipas dëshmisë mjeko-ligjore nr.14, datë 05.03.2012, të kufomës se shtetasit Gjovalin Vuçinaj, dëmtimet e konstatuara janë shkaktuar me armë zjarri; shkaku i vdekjes se tij është shoku traumatik- hemoragjik, nga dëmtimi i organeve me rëndësi jetësore.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor nr.47, datë 097.03.2012 të shtetasit Bardhok Grizhaj, janë konstatuar dëmtime me armë zjarri në regjionin abdominal, me dëmtim të zorrëve të holla e të trasha...hemoragji në kavitetin e barkut; dëmtimet janë shkaktuar me armë zjarri. Dëmtimet hyjnë në kategorinë e atyre që janë të rrezikshme për jetën në momentin e ngjarjes.

Në përfundim të gjykimit, i cili është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.99, datë 03.04.2013, ka vendosur:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Gjergj Alijaj, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 23 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Alijaj për kryerjen e veprës penale “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55/2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gëzim Alijaj me 24 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të pandehurin Gëzim Alijaj me 16 vjet burgim.

Konform nenit 65/a të K.Penal caktimin e një periudhe sigurie prej 15 vitesh burgim, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të këtij kodi, për të pandehurin Gëzim Alijaj...”.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.353, datë 03.10.2013 ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.99 datë 03.04.2013 te Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kthimin e akteve për rigjykim pranë kësaj gjykate me tjetër trup gjykues.”

Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin penal nr.139, datë 13.03.2014, ka vendosur:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Gjergj Alijaj, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, parashikuar nga neni 79/dh, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 23 vite burgim.

Deklarimin fajtorë të të pandehurit Gëzim Alijaj, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 55/2 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gëzim Alijaj me 24 vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të pandehurin Gëzim Alijaj me 16 vjet burgim.

Konform nenit 65/a të Kodit Penal caktimin e një periudhe sigurie prej 15 vitesh burgim, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të këtij kodi, për të pandehurin Gëzim Alijaj.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gëzim Alijaj fillon nga arrestimi i tij dhe do te kryhet në një burg të sigurisë se zakonshme.

Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të armës së zjarrit dhe fishekëve të sekuestruara.”

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.288, datë 19.06.2014 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.139, datë 13.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër në këtë mënyrë:

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Gjergj Alijaj për kryerjen veprës penale te Vrasjes me paramendim për hakmarrje në dëm të viktimës Gjovalin Vuçinaj, parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 23 (njëzet e tre) vjet burgim.

Prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për veprën penale të plagosjes së rëndë nga pakujdesia, në dëm të të dëmtuarit Bardhok Grishaj, parashikuar nga neni 91 i K.Penal për shkak se nuk ka ankim nga i dëmtuari akuzues.

Lënien në fuqi të vendimit për deklarimin fajtor dhe dënimin e të pandehurit Gëzim Gjergj Aliaj, për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 të K.Penal.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Gëzim Gjergj Aliaj me një dënim të vetëm prej 23 (njëzet e tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i zbritet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Gëzim Gjergj Aliaj dënohet përfundimisht me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.



Heqjen e aplikimit të periudhës së sigurisë të aplikuar sipas nenit 65/a të K.Penal. Lënien në fuqi të vendimit për pjesët me të cilët disponohet për mënyrën e ekzekutimit të vendimit, disponimin për provat materiale dhe sendet e sekuestruara si dhe për shpenzimet gjyqësore.”.

Me këtë arsyetim: “..., Nga shqyrtimi i deklarimeve te personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe që kanë qenë prezent në vendngjarje, rezultojnë pothuajse të njëjtat rrethana te çështjes:

Dëshmitari Bardhok Grizhaj ...ditën e ngjarjes ka qenë në klub. Ka dëgjuar zhurmë ... tek dera e lokalit dhe më pas krisma. Ka parë të ndjerin Gjovalin Vuçinaj te shtrirë për tokë edhe vetë ai ka qenë plagosur... ai ka qenë duke qëndruar me shtetasit Vasel Vuçinaj, Gjok Nilaj, Bilac Miruku, Tonin Mucaj, Ndue Nilaj etj. Ai deklaron se mund të jetë plagosur nga rikosheta e plumbave.

Dëshmitari Vasel Vuçinaj...ka qenë në lokal...ka ardhur kushuriri i tij Gjovalin Vucinaj së bashku me Bardhok Grizhaj te cilët janë ulur në tavolinë. Ne lokal ka hyrë Gëzim Alija ka gjuajtur në drejtim të vendit ku ishte kushëriri i tij Gjovalini ... 8-9 here. Më pas ai është përleshur me të për tia kapur tytën e armës për tia larguar prej dore. Në këtë moment i pandehuri e ka goditur ... me metalin e armës që ai kishte në dorë ... Gjovalin Vuçinaj dhe Gëzim Alisë kanë pasur probleme. pasi motra e e tij ishte divorcuar me viktimën. Po kështu viktima i kishte vrarë një kushëri të largët ... përpara 15 vitesh...”.

Dëshmitari Eduard Nilaj ... në lokal ka hyrë, papritur Gëzim Alijaj dhe ka gjuajtur tek e tek në drejtim të shtetasit Gjovalin, i cili po rrinte me shtetasin Bardhok Grizhaj dhe Ndue Grishi.

Dëshmitari Gjok Nilaj ... ka qenë në lokal me shtetasit Vasel e Eduart Nilaj. Pasi ka konsumuar kafen ka qenë duke u larguar tek dera ka pare të pandehurin Gëzim Alijaj që kishte armën në dorë dhe pa folur asnjë fjalë, ka shkuar drejt tek tavolina ku ishte Gjovalin Vuçinaj ... ka gjuajtur 5-6 herë në drejtim të viktimës... shtetasi Vasel Vuçinaj i ka marrë automatikun ...

-Referuar këtyre fakteve, Gjykata e Apelit vlerëson se duhet ndryshuar cilësimi ligjor i veprës;

- Kualifikimi i veprës penale sipas shkronjës “dh” të nenit 79 të Kodit Penal lidhet me qëllimin që kërkon të arrijë autori i veprës penale, vrasjen e dy a më shume personave; Ne rastin konkret mungon elementi i dashjes qe synon jetën e dy ose më shumë personave, por, vërtetohet vrasja me paramendim në dëm te shtetasit Gjovalin Vuçinaj dhe plagosja e rëndë nga pakujdesia në dëm të shtetasit Bardhok Grishaj (Neni 91 i K.Penal);

- Ndërmjet të pandehurit dhe viktimës ka pasur grindje të vazhdueshme, i pandehuri ka qenë në një presion të vazhdueshëm nga ana viktimës, duke filluar që me rrëmbimin me forcë , me armë të motrës rreth 4 muaj pas vrasjes së kushëririt, kthimi i motrës ... dhe kërcënimi i vazhdueshëm i tij nga ana e viktimës, rrahja nga kushërijtë e viktimës, si dhe ngjarja e paradites në ditën e ngjarjes.

-Është vërtetuar plotësisht se ditën e ngjarjes i pandehuri ka hyrë në lokal pa folur... ka shtyrë (veçuar) njërin prej dëshmitarëve okulare dhe është afruar tek tavolina ku ishte viktima dhe ka gjuajtur në drejtim të tij ky fakt është provuar edhe me aktin e ekspertimit mjekoligjor, i cili ka evidentuar dëmtimet në gjoks; brënda në lokal i pandehuri ka qitur me qitje tek e tek 5 herë ... gëzhoja ... brenda në lokal. ...Nuk rezulton që i pandehuri të ketë treguar interes për personat e tjerë që të ketë pasur dashjen për të gjuajtur në drejtim të tyre.

-Referuar këtyre fakteve, Gjykata e Apelit vlerëson se nuk ndodhemi para veprës penale te “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i KP, por i pandehuri duhet të përgjigjet krahas mbajtjes pa leje të armëve luftarake, për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim për motive hakmarrje, parashikuar nga neni 78/2 i KP.

-Të gjithë veprimet konkrete të kryera nga i pandehuri evidentojnë haptas ekzistencën e dashjes së të pandehurit, për të qëlluar dhe për të vrarë vetëm viktimën Gjovalin Vuçinaj dhe mungesën e dashjes për te vrare persona te tjerë...

- Edhe sikur të ekzistojë dashja indirekte, përsëri në rastin konkret i pandehuri nuk ka konsumuar veprën penale për të cilën ai akuzohet. Pasi po ti referohemi pasojave që kanë ardhur ... që të kemi veprën penale të 79/dh te KP duhet që të kemi vdekjen e dy personave. Tentativa përjashton këtë vepër penale. Nëse ai do të dëshironte vrasjen dhe te tjerëve ai do të kishte qëlluar me breshëri...

-Gjykata e Apelit vlerëson se autori i veprës penale duhet të përgjigjet për secilën vepër që ai ka konsumuar:

-Në vrasjen e kryer nga i pandehuri vërtetohet nga ana subjektive dashja direkte për vrasjen e viktimës Gjovalin Vuçinaj. Kjo vrasje është kryer me paramendim dhe motivi i saj ka qenë hakmarrja ndaj veprimeve të viktimës, të cilat janë evidentuar në këtë çështje ( lidhur me cënimin e nderit të tij, për shkak të fyerjeve të përsëritura dhe kërcënimeve për jetën).

Po kështu, i pandehuri ka kryer plagosjen e shtetasit Bardhok Grishaj, duke konsumuar veprën penale të plagosjes se rëndë nga pakujdesia, parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal; porse për këtë vepër çështja duhet pushuar,pasi nuk ka ankim për të. Ne deklarimet e shtetasit Bardhok nuk rezulton që ai të ketë ankim ndaj të pandehurit Gëzim, por ai shprehet se mund të jetë dëmtuar nga plumbat rikoshet....”

- kolegji vlerëson se nuk duhet dhënë një dënim më i butë nga ai i gjykatës se faktit.

- Gjykata e Apelit nuk vëren se ekzistojnë rrethana lehtësuese, për zbutjen e masës së dënimit të dhënë nga gjykata e faktit...”.

Kundër vendimit nr.288, datë 19.06.2014 të Gjykatës së Apelit Shkodër ka ushtruar rekurs i gjykuari Gëzim Aliaj, i cili kërkon ndryshimin e vendimit lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale nga neni 78/2 në nenin 78/1 të Kodit Penal, uljen e dënimit të dhënë ndaj tij, si dhe Prokurori i Apelit Shkodër, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke parashtruar, respektivisht, shkaqet e cituara hollësisht në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Në lidhje me rekurset e paraqitura, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikon neni 432 i Kodit të Procedurës Penale.

Ky Kolegj vëren se, ana subjektive në kryerjen e veprës penale të vrasjes evidentohet nga analiza e tërësisë së elementëve të anës objektive të saj, e konkretisht veprimet e kryera nga i pandehuri, koha, vendi, mënyra e kryerjes së veprimeve prej tij, mjeti i përdorur, vendi i goditjes, kjo pasi faji (dashja ose pakujdesia) si qëndrim psikik që mban autori i veprës ndaj veprimeve të kryera dhe pasojës së ardhur është një proces i brendshëm të menduari që zhvillohet në trurin dhe vetëdijen e autorit të veprës penale, e si i tillë ka karakter personal dhe duhet të vërtetohet gjatë procesit gjyqësor.

Në çështjen objekt gjykimi, duke u nisur nga arsyet (motivet) pse është kryer vepra penale, mjeti i përdorur nga i gjykuari (armë zjarri automatik) mënyra e kryerjes së veprës penale, vendi ku e ka goditur viktimën, arrihet në konkluzionin se, në veprimet kriminale të të pandehurit Gëzim Alijaj nuk gjenden të plotësuara as elementët e figurës së veprës penale të vrasjes me paramendim, neni 78/1 as elementët e figurës së veprës penale të vrasjes të me tepër se dy personave, neni 79/dh i Kodit Penal.

Ndryshe nga sa pretendohet nga përfaqësuesi i akuzës dhe i gjykuari në rekurset e paraqitura, konkluzioni i Gjykatës së Apelit Shkodër, se fakti penal me pasojë vrasjen e shtetasit Gjovalin Vucinaj dhe plagosjen e rëndë të shtetasit Bardhok Grishaj duhet të cilësohet vrasje me paramendim për hakmarrje, parashikuar nga neni 78/2 dhe plagosje e rëndë nga pakujdesia, parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal, çmohet i drejtë.

Siç ka rezultuar nga rrethanat e faktit, të pranuara nga të dyja gjykatat, marrëdhëniet mes të pandehurit dhe viktimës kanë qenë vazhdueshmërisht të tensionuara, kjo për shkak të veprimeve të parregullta të viktimës, e konkretisht marrjes me forcë të motrës se tij nën kanosjen e armës, në prani të prindërve të tyre dhe të keqtrajtimit të saj, fyerjeve të vazhdueshme, rrahjes të tij dhe kërcënimit me jetë ditën e ngjarjes, ku viktima Gjovalin Vuçinaj i ka kujtuar të pandehurit se do ta çonte tek kushëriri i tij, të cilin Ai e kishte vrarë përpara disa vitesh, kishte kryer dënimin me burgim dhe ishte liruar në datë 15.6.2011.

I gjendur nën një presion të tillë, të rasteve të përsëritura ku ai ka qenë objekt i fyerjeve me cënim të nderit të tij dhe të familjes si dhe kërcënimeve për jetën, të pandehurit i ka lindur mendimi kriminal për të vrarë shtetasin Gjovalin Vuçinaj.

Veprimet e kryera nga i pandehuri, që në momentin kur i ka lindur mendimi kriminal, duke marrë armën nga vendi ku e mbante të fshehur, qëndrimi gjatë gjithë ditës i armatosur, qëndrimi për një kohë të gjatë në lokal në pritje të viktimës dhe më tej, vajtja në lokalin tjetër ku ka ndodhur vrasja rreth orës 19:00, ku i pandehuri pa folur dhe me automatik në dorë ka shtyrë (veçuar) njërin prej dëshmitarëve okularë (shtetasin Eduard Nilaj) dhe është drejtuar tek tavolina ku ishte ulur viktima duke gjuajtur në drejtim të tij, me fishekë një nga një, tregojnë më së miri dashjen direkte të autorit për të realizuar vrasjen vetëm të shtetasit Gjovalin Vuçinaj.

Po kështu, ka rezultuar qartë se plagosja e rëndë e shtetasit Bardhok Grishaj është shkaktuar për shkak të pakujdesisë dhe me të drejtë është cilësuar nga gjykata e apelit, konform nenit 91 të Kodit Penal.

Nëse për viktimën e kësaj ngjarjeje kriminale motivi ka qenë hakmarrja, për shtetasin Bardhok Grishaj i pandehuri nuk ka pasur asnjë arsye ( motiv) për të qëlluar në drejtim të tij.

Të dhënat e përftuara nga deklarimet e shtetasit Bardhok Grishaj të cojnë drejt këtij përfundimi, pasi i pyetur për rrethanat e ngjarjes ky shtetas ka dëshmuar ndërmjet të tjerave se “ ...Gëzim Alia të lirohet për dëmtimin që më ka shkaktuar mua, pasi ky person nuk ka dashur dhe nuk më ka qëlluar mua, por jam dëmtuar nga rikoshetat e plumbave dhe unë e kam mik dhe shok dhe ai është i falur nga ana ime në rrugë private dhe këtë kërkoj edhe nga drejtësia”.

Sa sipër, me të drejtë është vendosur pushimi i cështjes penale të plagosjes së rëndë nga pakujdesia, në dëm të të dëmtuarit Bardhok Grishaj, parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal, për shkak se nuk ka ankim nga i dëmtuari akuzues.

I pambështetur në ligj çmohet edhe pretendimi tjetër në rekurs “për uljen e dënimit të dhënë ndaj të gjykuarit Gëzim Aliaj”.

Masa e dënimit me burgim e caktuar nga Gjykata e Apelit Shkodër, nga ky kolegj çmohet se është dhënë në zbatim të drejtë të neneve 47 e vijues të Kodit Penal “Caktimi i dënimit”.

Masa e dënimit prej 23 vjetësh burgim gjendet në raport të drejtë me rrezikshmërinë e theksuar shoqërore të veprave penale për të cilat është deklaruar fajtor i pandehuri Gëzim Alijaj (nenet 78/2 dhe 278/2 të Kodit Penal), nisur nga marrëdhëniet tepër të rëndësishme që mbrojnë ato, (jeta e personit dhe rendi e siguria publike), në raport të drejtë me rrezikshmërinë shoqërore të autorit, rrethanat e kryerjes se veprës penale, faktin që autori i vrasjes ka vepruar me dashje (direkte) me paramendim dhe gjakftohtësi, pasi Ai i ka parashikuar pasojën shoqërisht të rrezikshme të veprimeve të tij dhe e ka dëshiruar atë, me motivin e kryerjes se veprës penale, i cili ka qenë për hakmarrje, elementë që tregojnë një shkallë të lartë faji në kryerjen e veprës penale.

Në këto rrethana, me të drejtë Gjykata e Apelit, nuk ka evidentuar ekzistencën e rrethanave lehtësuese, për zbutjen e masës së dënimit te dhënë nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pretendim i parashtruar nga i pandehuri në ankimin e paraqitur para asaj gjykate.

Për sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimi objekt rekursi i Gjykatës së Apelit Shkodër, i cili ka ndryshuar vendimin nr.139, datë 13.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër është marrë në zbatim të drejtë të ligjit penal e procedural penal dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykates së Lartë, mbështëtur në nenin 441/a të K.Pr.Penale,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.288, datë 19.06.2014 të Gjykatës së Apelit Shkodër.


Tiranë, më 01.03.2016




Nr. 70007-01922-00-2015 i Regj.Themeltar

Nr.00-2016-342 i Vendimit (29)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   60   61   62   63   64   65   66   67   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish