Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet65/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Edmond Islamaj Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Tom Ndreca Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Guxim Zenelaj Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 01.03. 2016 mori në shqyrtim çështjen penale me:
PADITËS: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA TIRANË

I PADITUR: HYSO MERKAJ, ERVIS MERKAJ, mbrojtur nga av. Shefqet Muci e Flora Gjini


OBJEKTI:

Konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

1. Të shumës prej 58.000 euro, që ndodhet në llogarinë me nr.409949

në bankën “Intesa San Paulo Bank”, në emër të shtetasit Hyso Myslim Merkaj;

2. Të shumës prej 41.000 euro, që ndodhet në llogarinë me nr.409085,

në bankën “Intesa San Paulo Bank”, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

3. Të shumës prej 60.000 euro, që ndodhet në llogarinë me nr.111321543530226

në bankën “Union Bank”, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

4. Të shumës prej 62.000 euro, që ndodhet në llogarinë me nr.00000243039,

në bankën “Credins Bank”, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

5. Të shumës prej 25.000 euro, që ndodhet në llogarinë me nr.00000356929,

në bankën “Credins Bank”, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

6. Të shumës prej 379 euro, që ndodhet në llogarinë me nr.0100-415569-201,

në bankën “Tirana Bank”, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

7. Të shumës prej 42.000 euro, që ndodhet në llogarinë me nr.0100-415569-201,

në bankën “Tirana Bank”, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

8. Të shumës prej 18.000 euro, që ndodhet në llogarinë me nr.0100-415569-201,

në bankën “Tirana Bank”, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj.

Baza Ligjore: Nenet 3, 4, 12, 21, 23 dhe 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009

“Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit

dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr.15, datë 15.06.2015 ka vendosur:

1. Konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të shumave të llogarive bankare të mëposhtme:

1.1. Të shumës 58 000 (pesëdhjetë e tetë mijë) euro, që ndodhet llogarinë me nr.409949, në Bankën Intesa San Paolo Bank, në emër të shtetasit Hyso Myslim Merkaj;

1.2. Të shumës prej 36 601 (tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e një) euro, që ndodhet në llogarinë me nr.409085, në Bankën Intesa San Paolo Bank, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj, e cila si llogari, në total, ka vlerën 41 000 (dyzet e një mijë) euro;

1.3. Të shumës prej 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) euro që ndodhet në llogarinë me nr.111321543530226, në Bankën Union Bank, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

2. Kthimin të paditurve të shumave të llogarive bankare të mëposhtme.

2.1. Të shumës prej 62 000 (gjashtëdhjetë e dy mijë) euro që ndodhet në llogarinë me nr.00000 243039, në Bankën Credins Bank, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

2.2. Të shumës prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) euro që ndodhet në llogarinë me nr.00000 356829, në Bankën Credins Bank, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

2.3. Të shumës prej 379 (treqind e shtatëdhjetë e nëntë) euro që ndodhet në logarinë me nr.0100-415569-001, në Bankën Tirana Bank, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

2.4. Të shumës prej 42 000 (dyzet e dy mijë) euro që ndodhet në llogarinë me nr.0100-415569-201, në Bankën Tirana Bank, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

2.5. Të shumës prej 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) euro që ndodhet në llogarinë me nr.0100-415569-201, në Bankën Tirana Bank, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj;

2.6. Të shumës prej 4 399 (katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e nëntë) euro që ndodhet në llogarinë me nr.409085, në Bankën Intesa San Paolo Bank, në emër të shtetasit Ervis Hyso Merkaj, e cila si llogari, në total, ka vlerën 41 000 (dyzet e një mijë) euro.

3. Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet Shërbimi Përmbarimor, ndërsa për Administrimin e pasurive z. Kleant Xholi, i cili është Administrator në Agjensinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave Tiranë.
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me vendimin nr.48, datë 28.07.2015 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.15, datë 15.06.2015 të gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda.


Kundër vendimit të mësipërm kane ushtruar rekurs paditësit Ervis Merkaj dhe Hyso Merkaj nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, të cilët kërkojnë, ndryshimin e vendimeve, duke e rrëzuar padinë si të pabazuar në prova e në ligj, dhe parashtrojnë këto pretendime:

  • Vendimi i gjykatës për krime të rënda, vetëm në pjesën që ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë, duke konfiskuar tre prej depozitave bankare, dy në pronësi të të paditurit Ervis Merkaj (në shumat 41,000 euro dhe 60,000 euro) dhe një në pronësi të të paditurit Hyso Merkaj (në vlerën 58,000 euro) është i pabazuar në provat e nënshtruara shqyrtimit gjyqësor, në kodin e procedurës civile dhe në ligjin parandalues, ai është i njëanshëm dhe i paragjykuar, pasi janë pranuar apriori informacionet e paraqitura nga prokurori, pa asnjë lloj analize, ndërsa provat e palës së paditur janë anashkaluar.

  • Në kundërshtim me provat e analizuara në gjykim, gjykata e shkallës së parë ka vendosur të konfiskojë edhe tre depozitat bankare në pronësi të të paditurve Hyso e Ervis Merkaj, edhe pse akti i ekspertimit kontabël dhe veçanërisht shtesa e tij e datës 08.04.2015, ka përcaktuar se fitimi neto i shoqërisë Vëllezërit Merkaj” me bashkëortakë, të paditurin Ervis dhe vëllanë e tij, Klodian Merkaj, për periudhën mesi i vitit 2005 deri në vitin 2012 ishte 619,222.10 euro.

  • Kjo shumë e tejkalonte me dy herë shumën e depozitave bankare për të cilat prokuroria për krime të rënda kishte kërkuar fillimisht konfiskimin, për çka pala e paditur, në zbatim të ligjit parandalues e ka justifikuar ligjshmërinë e krijimit saj, për pasojë edhe kjo shumë monetare nuk duhet konfiskuar dhe iu duhet kthyer pronarëve legjitimë.
  • Në të kundërt me sa arsyeton gjykata për krime të rënda, pala e paditur e ka dokumentuar me prova të plota e bindëse se pasuria ka prejardhje të ligjshme, pasi është krijuar nga veprimtari e transportit që ushtronin në qytetin e Lucca-s, Toskana, Itali, vëllezërit Merkaj. Kjo pasuri e krijuar është rrjedhojë e kryerjes për llogari të të tretëve të shërbimeve të transportit të mallrave, pagesat e të cilëve janë kryer me dokumente të rregullta dhe në çdo rast nëpërmjet bankës, në “Banka Toscana” për periudhën 01.01.2005 dhe bankën “Monte dei Paschi” për periudhën 01.10.2010-prill 2012.



  • Gjykata e faktit, tej nocioneve terma ekonomiko-financiare, identifikon transfertat e parave me pagesat e klientëve për shërbimet, apo ndryshe me detyrimet kontraktore rrjedhin nga kontrata e transportit të mallrave, ndërkohë që të paditurit nuk kanë kryer transferta dhe as derdhje parash.

  • Mosdeklarimi apo fshehja e të ardhurave nuk është juridiksionin e gjykatave për krime të rënda, pasi shkelje të tilla kanë karakter administrativ dhe janë në kompetencë të organeve administrative italiane, si marrëdhënie ndërmjet organeve tatimore me subjektin tregtar.

  • Gjithsesi në kohën e kryerjes së këtyre veprimeve ato formojnë krahas kundërvajtjes administrative, edhe eventualisht kundërvajtjen penale të parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal. Ligji penal shqiptar (neni 6/2) zbatohet edhe kundër krimeve që shtetasit shqiptar kryejnë jashtë shtetit, por jo për kundërvajtjet penale. Gjithsesi, fshehja apo mosdeklarimi i të ardhurave nuk ndryshon origjinën e prejardhjes së tyre dhe si pasuri “gri” nuk i nënshtrohet konfiskimit të ligjit parandalues, por vetëm ligjeve që lidhen me tatimet.

  • Gjykata edhe pse pranon se fitimi neto i kompanisë “Vëllezërit Merkaj”, është në shumën 247,085.73 euro, ajo ka gabuar që nga kjo shumë ka zbritur shumën prej 70,231.71 euro si minimumi jetik për familjen “Merkaj”, ndërkohë që ekspertja ka përcaktuar në shtesën e aktit të ekspertimit të datës 22.05.2015, për të cilën pala paditëse nuk kishte kundërshtime, se këtë shumë e ka llogaritur dhe zbritur në rastin e pasqyrimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të përllogaritura nga veprimet bankare. Ekspertja ka vijuar në arsyetimin e saj: “Ndërsa në këtë shtesë akti të ardhurat dhe shpenzimet janë përllogaritur nga pasqyrat financiare tatimore, ku në zërin e shpenzimeve janë përfshirë edhe pagat e Klodian dhe Ervis Merkajt, prandaj dhe në fitimin neto nuk kam zbritur shpenzimet për minimumin jetik të familjes Merkaj”.

  • Gjykata e shkallës së parë, po ashtu ka gabuar në përcaktimin e saktë të minimumit jetik, pasi ajo nuk është 75,307.80 euro, siç e kishte përcaktuar ekspertja në aktin fillestar të ekspertimit (datë 20.03.2015), por 70,231.71 euro, që u përcaktua nga ekspertja kontabël në shtesën e aktit të ekspertimit. Për pasojë edhe shuma (fitimi) e mbetur pas zbritjes së minimumit jetik në vlerën 70,231.71 euro, mbetet 176,854.02 euro dhe jo shifra e përcaktuar në vendim nga gjykata 171,778 euro.

  • Në lidhje me transfertat në shumën 20,000 euro, gjykata e shkallës së parë e ka zbritur këtë shumë, pa verifikuar dhe përcaktuar nëse ajo është nisur vërtet dhe e gjitha nga familjarët Merkaj tek shtetas të tjerë, nëpërmjet Unionit Financiar (Western Union) për periudhën 01.01.2007-25.09.2012. Ajo ka arsyetuar shkurt se në kushtet kur kjo shumë është tjetërsuar tek të tretët ajo duhet zbritur nga të ardhurat e realizuara nga të paditurit Merkaj. Këtu ndodhemi përpara një pakujdesie lidhur me përcaktimin e personave që kanë kryer transfertat monetare, pasi asnjëra prej tyre nuk është kryer nga Klodian Hyso Merkaj, dhe vetëm një rast nga i padituri Ervis Merkaj, në shumën 100 euro (datë 24.04.2007), pasi dy shumat e tjera të transferuar nga ky i paditur (500 euro-datë 17.07.2012 dhe 200 euro-datë 21.07.2012) janë bërë pas sekuestrimit të pasurisë së tij me vendimin nr.825, datë 04.05.2012 të Gjykatë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Të gjitha transfertat e tjera janë kryer nga një shtetas tjetër, Klodjan Çuman Merkaj, i datëlindjes 03.02.1983, lindur në Vlorë, për më tepër që ato janë bërë nga Britania e Madhe (GB) dhe Australia (AU), dhe jo nga shtetasi Klodian Hyso Merkaj, i datëlindjes 17.10.1983, lindur në Tiranë dhe rezident në Lucca (Itali).

  • Në lidhjen me kredinë e marrë nga kompania e vëllezërve “Merkaj”, ekspertja ka nxjerrë konkluzionin se në total kjo familje ka qarkulluar shumën prej 297,085.73 euro, fitimin neto dhe kredinë e marrë nga banka (247,085.73+50,000). Nga kjo pala e paditur ka arsyetuar se ekspertja e barazon kredinë me fitimin neto, për nga rëndësia dhe mënyra e përdorimit, pasi ajo përdoret për veprimtarinë e transportit që ushtrojnë të paditurit, dhe që në kundërshtim me sa ka arsyetuar gjykata për krime të rënda, kredia merret për të rritur fitimin e shoqërisë, ashtu siç ka rezultuar edhe në fakt dhe dokumentohet në aktet shkresore të administruara në gjykim.

  • Gjykata e shkallës së parë, në zbatim të gabuar të ligjit parandalues nr.10192, datë 03.12.2009 dhe në kundërshtim me shtrirjen e efekteve të tij ka vendosur të konfiskojë depozitën bankare në pronësi të të paditurit Hyso Merkaj. Edhe pse gjykata dhe pala paditëse, prokuroria, ka arsyetuar se këto pasuri janë vënë nga të paditurit pas muajit janar 2010, kjo shumë parash ka qenë në pronësi të të paditurit, Hyso Merkaj, e depozituar përgjatë viteve që prej viteve 2002-2007, përpara se ligji të hynte në fuqi dhe 5 vjet përpara se të kryhej vepra penale nga shtetasi Klodian Merkaj.

  • Gjykata e faktit ka dalë tej kërkesës së paditësit, që kërkon konfiskimin e pasurisë së vënë pas janarit 2010, duke vepruar në shkelje të neneve 5 e 6 të KPC, duke u shprehur në global për pasuritë “e realizuara para dhe pas hyrjes në fuqi të ligjit”, duke u shndërruar në një paditëse sui generis dhe duke marrë vetë përsipër barrën e provës për pasurinë e vënë përpara janarit 2010, për të cilën paditësi (prokuroria) nuk ka pasur pretendime për prejardhje të paligjshme.

KOLEGJI PENAL I GJYKATES SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, prokurorin Sokol Stojani, i cili kërkoi lënien ne fuqi te vendimit te gjykatës se apelit për krimet e renda, përfaqësuesit e te paditurve, te cilët kërkuan prishjen e vendimit te Gjykatës se Shkalles se Pare për Krimet e Renda dhe Gjykatës se Apelit për Krimet e Renda dhe rrëzimin e kërkesës dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se, rekursi i paraqitur nga paditësit nuk përmban shkaqe ligjore qe motivojnë cenimin e vendimit nr.48, datë 28.07.2015 të gjykatës së apelit për krimet e renda.

Rezulton qe, vëllezërit Klodian dhe Ervis Merkaj më datë 12.07.2004 kanë themeluar shoqërinë “Vëllezërit Merkaj”, regjistruar në Dhomën e Tregtisë në Lucca, datë 13.08.2004, me objekt të saj: “Autotransport për llogari të të tretëve, me mjet më pak se 60 KV”.

Shtetasi Klodian Merkaj është arrestuar nga Policia gjyqësore e Kuesturës së Lucca-s, Itali në datë 14.04.2012, pasi është kapur në flagrancë në posedim të rreth gjysëm kg lëndë narkotike e llojit kokainë. Për këtë fakt ai është akuzuar dhe dënuar në shtetin Italian.

Në datë 02.05.2012 Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.2103, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Ervis Merkaj, Klodian Merkaj dhe Hyso Merkaj, si të dyshuar për fshehje të origjinës së parave të fituara nga shtetasi Klodian Merkaj, nëpërmjet shitblerjes së narkotikëve, duke i futur në sistemin bankar shqiptar, në banka të nivelit të dytë.

Me vendimin nr.825, datë 04.05.2012 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur sekuestron preventive sipas nenit 274/2 të KPP, mbi tetë depozitat bankare. Prokuroria për Krime të Rënda ka filluar gjithashtu procedimin pasuror, duke kërkuar fillimisht sekuestrimin e këtyre depozitave, dhe Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.8, datë 02.05.2014 ka vendosur sekuestrimin e tyre.

Me datë 08.12.2014, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është paraqitur kërkesa me objekt konfiskimin e pasurive, konkretisht të shumave të parave që ndodhen të depozituara në disa banka të nivelit të dytë, në Shqipëri, në emër të të paditurve Hyso Merkaj dhe Ervis Merkaj.

Prokuroria pranë Gjykatës se Shkalles se Pare për Krimet e Renda ka kërkuar konfiskimin e këtyre depozitave, me pretendimin se, për të paditurit Hyso Merkaj dhe Ervis Merkaj, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në indicje, që kanë kryer një nga veprat penale të parashikuara nga neni 3 i ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, dhe konkretisht veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal, si dhe të paditurit zotërojnë pasuri që nuk i përgjigjen, në mënyrë të dukshme, nivelit të të ardhurave apo veprimtarive të tyre të ligjshme.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.15, datë 15.06.2015 ka vendosur te sekuestrohen këto depozita. Ky vendim është lënë ne fuqi nga gjykata e apelit për krimet e renda me vendimin e saj nr.48, datë 28.07.2015 dhe kundër këtij vendimi kane ushtruar rekurs paditësit Ervis Merkaj dhe Hyso Merkaj, të cilët kërkojnë ndryshimin e tij dhe rrëzimin e padisë, si të pabazuar në prova e në ligj,

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi shkaqet e rekursit të paraqitur, në analizë të rrethanave të çështjes, argumenteve të vendimit gjyqësor, objekt rekursi dhe në interpretim të dispozitave përkatëse, në të cilat gjen referim çështja në shqyrtim, arrin në përfundimin se, vendimi i gjykatës së apelit Tirane është i bazuar ne ligj.

Gjykatat e faktit kane analizuar se, nga ana e palës paditëse, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për pjesën e pasurisë që kërkon të konfiskohet, u provua pjesa e saj e barrës së provës që ligji nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Pala paditëse provoi se, për të paditurit Hyso Merkaj dhe Ervis Merkaj ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në indicie që, kanë kryer veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal dhe se, të paditurit Hyso Merkaj dhe Ervis Merkaj, zotërojnë pasuri që nuk i përgjigjen, në mënyrë të dukshme, nivelit të të ardhurave apo veprimtarive të tyre të ligjshme.

Duke u nisur nga fakti që nga ana e palës paditëse, u plotësua barra e provës që i ngarkon ligji i posaçëm nr.10192, datë 03.12.2009, gjykatat kane analizuar nëse, të paditurit Hyso Merkaj dhe Ervis Merkaj, arritën që të provojnë pjesën e tyre të barrës së provës, pra, nëse arritën të provojnë origjinën e ligjshme të pasurisë që kërkohet të konfiskohet, barrë prove kjo e vendosur, në mënyrë të shprehur, nga pika 3 e nenit 21 të ligjit të mësipërm, në të cilin parashikohet:

...3. Barra e provës, për të vërtetuar se pasuritë janë fituar në mënyrë të ligjshme, i përket personit pasuria e të cilit i kërkohet konfiskimi.

Nga ana e tyre, te paditurit kane pretenduar ne lidhje me origjinën e ligjshme te pasurive për te cilat është vendosur konfiskimi, pretendime, këto te shqyrtuar nga gjykatat e faktit, te njëjta te paraqitura edhe ne rekursin kundër vendimit te gjykatës se apelit.

Për të provuar origjinën e ligjshme të pasurisë për të cilën ishte kërkuar konfiskimi, të paditurit Hyso Merkaj dhe Ervis Merkaj kane paraqitur disa akte shkresore, në gjuhën italiane, të përkthyera dhe të noterizuara, si dhe të legalizuara me apostile, sipas formës së kërkuar nga ligji, të cilat përfaqësonin aktin e themelimit të një shoqërie biznesi privat familjar, i cili rezulton të jetë krijuar nga shtetasi Klodian Merkaj, djali i të paditurit Hyso Merkaj dhe vëllai i të paditurit Ervis Merkaj, me datë 13.08.2004, si edhe bilancet e kësaj shoqërie, për vitet 2005, deri në vitin 2012, si dhe dokumente të ndryshme financiare që, tregonin veprimtarinë ekonomike të të paditurve, si persona fizikë.

Mbi bazën e kërkesës së bërë nga të paditurit, është administruar edhe një akt ekspertimi kontabël, ku, ekspertja në mendimin e saj me shkrim, iu përgjigj pyetjeve të bëra nga palët, si dhe nga gjykata, në lidhje me bilancet e paraqitura nga të paditurit për veprimtarinë ekonomike të shoqërisë, si dhe veprimtarinë ekonomike të kryer nga të paditurit si persona fizike, për periudhën 2003-2012.

Ekspertja në aktin e ekspertimit me shkrim dhe në shtesën e këtij akti, ka përcaktuar se, shpenzimet e jetesës për të paditurit Hyso Merkaj dhe Ervis Merkaj dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tyre, kanë qenë 75 308 euro, duke ju referuar fitimit neto te realizuar nga të paditurit (fitim neto i shoqërisë familjare dhe fitim neto nga veprimtaria si persona fizik e të paditurve), në vlerën prej 247 085.73 euro, pas zbritjes se shpenzimeve për jetesë të të paditurve në shumën 75 307 euro, shuma është e barabartë me 171 778 euro (duke i shtuar edhe vlerën 20 000 euro, te transferuar jashtë shtetit,) vlera e cila provohet si ligjshme është 151 778 euro, ndërsa për pjesën tjetër, shumën prej 154 601 euro, nuk provohet origjina e ligjshme e saj.

Përderisa, për shumën 154.601 euro, te paditurit nuk arritën që të provojnë origjinën e ligjshme të kësaj pasurie, në bazë të nenit 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, kjo shume do të konfiskohet dhe të kalojë në të ardhurat e shtetit.

Të paditurit, gjatë gjykimit kane pretenduar se, për lëvizjet bankare që kanë bërë në Itali, të cilat së bashku me bilancet e shoqërisë, kapin vlerën totale prej 941 330 euro, duhet të konsiderohet si provim prej tyre i origjinës së ligjshme të pasurisë së tyre, pasi dokumentet bankare janë prova të pakontestueshme, të hartuara nga organet kompetente dhe në formën e kërkuar nga ligji dhe nuk lënë dyshim për ligjshmërinë dhe vërtetësinë e këtyre të ardhurave.

Ky pretendim me te drejte, është gjetur i pabazuar, pasi, fakti që të paditurit i kanë transferuar paratë e tyre nëpërmjet bankave, nuk prezumon që origjina e tyre është e ligjshme, përkundrazi, në kuptim të pikës 3 të nenit 13 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, paditurit kanë detyrimin që të provojnë origjinën e ligjshme të pasurive që kërkohen të konfiskohen, duke treguar aktivitetin ekonomik, tregtar ose financiar konkret, nga e cila ka ardhur kjo pasuri, gjë që nuk mund të provohet, thjesht, me faktin e depozitimit të parave në bankë.

Po kështu, me te drejte, edhe, pretendimi tjetër i bërë nga përfaqësuesit e të paditurve, sipas të cilëve kredia e marrë nga të paditurit me datë 16.01.2007, në shumën prej 50 000 euro, gabimisht, nga ana e ekspertes, nuk është llogaritur si fitim neto i shoqërisë, është çmuar i pabazuar, pasi shuma e marre me kontrate kredie nuk ndikon në pakësimin ose shtimin e pasurisë, si një shumë e marrë, ajo do të kthehet pas, madje së bashku me interesat dhe duke qenë se është marrë për zhvilluar një aktivitet ekonomik, që nuk dihet sesi do të rezultojë, në të ardhmen, me fitim apo humbje, për këtë arsye, vlera e saj në shtimin e pasurisë, konsiderohet zero.

Me te drejte është çmuar i pabazuar edhe pretendimi tjetër të paditurve, sipas të cilit nuk duhet të zbriten nga fitimi neto, shuma e llogaritur për shpenzimet jetike të të paditurve dhe familjes së tyre, pasi kjo shumë është zbritur nga ekspertja, kur ka bërë zbritjen e shpenzimeve tek bilancet e shoqërisë. Shpenzimet e llogaritura në bilancet e shoqërisë, janë shpenzime që lidhen me aktivitetin ekonomik të saj, e cila përbëhet nga të ardhurat dhe shpenzimet, ndërsa, shpenzimet për jetesën e të paditurve, janë kategori tjetër shpenzimesh, të cilat zbriten, pasi të jenë zbritur shpenzimet nga bilanci i shoqërisë dhe nga fitimi neto i shoqërisë dhe i aktivitetit tjetër ekonomik të të paditurve, si persona fizikë.

Edhe pretendimi tjetër i të paditurve, sipas të cilit nga fitimi neto i realizuar prej tyre, nuk duhet të zbritet transferta bankare prej 20 000 eurosh, e dërguar jashtë shtetit prej të paditurve, është i pabazuar, pasi në kushtet kur kjo shumë parash, është tjetërsuar prej tyre, duke kaluar në pronësi të tretëve, ajo nuk ndodhet më në pronësi të të paditurve dhe për pasojë duhet të hiqet nga fitimi neto i realizuar prej tyre.

Pretendimi i të paditurve, ne lidhje me veprimin në kohë të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, nuk qëndron.


Sipas nenit 3, pika e ligjit:

...4. Ky ligj zbatohet edhe për pasurinë e personave, të krijuara para hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kusht që pasuritë të jenë vënë gjatë përfshirjes së dyshuar të tij në veprimtarinë kriminale sipas këtij ligji.

Pra, ligji ka fuqi prapavepruese, vetëm në rastet përjashtimore, si ne rastin ne gjykim, kur ka dyshime të arsyeshme të bazuara në indicie, se pasuritë janë vënë gjatë veprimtarisë kriminale të parashikuar nga ky ligj dhe për te paditurit ekzistojnë dyshime te arsyeshme se pasurinë e konfiskuar e kane vene nga veprimtaria kriminale, te realizuar para dhe pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar.

Po kështu, edhe pretendimet e tjera janë te pabaza, pasi lidhen me analizën e provave te bëra nga gjykatat e faktit dhe nuk mund te jene objekt shqyrtimi ne Gjykatën e Larte, qe është gjykate ligji.

Sa me sipër, vendimi i Gjykatës se Apelit për Krimet e Renda, si i marre ne baze te ligjit, duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 441/a të K.Pr.P.


V E N D O S I

Lënien ne fuqi te vendimit nr.48, datë 28.07.2015 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Renda Tiranë.


Tiranë, më 01.03.2016


Nr. 53101-00394-00-2014 i Regj.Themeltar

Nr. 00-2016-436 i Vendimit (33)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   61   62   63   64   65   66   67   68   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish