Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet62/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   58   59   60   61   62   63   64   65   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë prej:
Edmond Islamaj Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Tom Ndreca Anëtar
në seancën gjyqësore të datës 01.03.2016, mori në shqyrtim çështjen penale me palë:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA

KUNDËR: MARTIN (ENTON) ITAJ, përfaqësuar nga Av. Edmond Dema
A K U Z A:

Rrëmbim ose mbajtje peng e personit, mbajtje pa leje të armëve

dhe municioneve luftarake, kundërshtimi i punonjësve të rendit publik,

të kryera në bashkëpunim,

të parashikuara nga nenet 109, 278/5, 236 të Kodit Penal.
OBJEKTI:

Vleftësimi i arrestit

dhe caktim i masës së sigurimit personal arrest në burg.

Baza Ligjore: Nenet 88, 228, 229, 244 të K.Pr.Penale.



Gjykata e Shkallë së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.440 akti, datë 30.10.2015, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues të arrestit në burg parashikuar nga neni 238 dhe 232/dh ndaj shtetasit Martin (Enton) Itaj, i biri i Pajtimit Dritës, dtl. 08.01.1978, me shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë, lagja "4 Heronjtë", i martuar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale: rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit, kundërshtimi i punonjësve të rendit publik, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109, 278, 236 të Kodit Penal.


Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me vendimin nr.144, datë 12.11.2015, ka vendosur: 

Ndryshimin e vendimit nr.440, datë 30/10/2015 të Gjykatës për Krime të Rënda, si më poshtë:

Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, me objekt "caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit Martin (Enton) Itaj.
Kundër vendimit më datë 09.12.2015, ka paraqitur rekurs mbrojtja e personit nën hetim Martin Itaj, me anën e të cilit ka kërkuar: Të ndryshojnë të dy vendimet e dhëna prej gjykatave të mësipërme dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit Martin Hitaj,pasi të konstatojë humbjen e efekteve të masës së sigurimit të vendosur për të nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë,mbi bazën e të cilës ai po qëndron tashmë në arrest në burg.
Duke pretenduar si shkaqet përkatësisht:


  • Vendimi i gjykatës së apelit është në kundërshtim me ligjin sepse:

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr 144 dt. 01.10.2015 (e investuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Martin Hitaj, ka vendosur: Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Martin Hitaj, dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Rrëmbimit të personit" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit", parashikuar nga nenet 109 dhe 278/5, të K.Penal; Caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest ne burg" ndaj shtetasit Martin Hitaj.

- Pas këtij veprimi, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është shpallur moskompetenca lëndore dhe me Vendimin e vet të dt. 02.10.2015, ajo ia ka dërguar aktet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare për Krime të Rënda Tiranë, e cila me vendimin e saj të datës 05.10.2015 ka marrë vendim për pranimin e tyre.

- Në dt.05.10.2015 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së pare për Krime të Rënda Tiranë, merr vendim për pranimin e akteve të sjella nga Prokuroria e Vlorës. Pra, në këtë moment ajo është kompetente për këtë hetim.

- Me dt. 21.10 2015, Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda harton kërkesë përpara Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, bazuar në nenin 88 të K.P.P., duke kërkuar nga kjo gjykatë tashmë kompetente për rastin, të vendosë masën e sigurimit "Arrest në Burg" sipas nenit 238 të K.P.P., për të dyshuarin Martin Hitaj.

Mbi bazën e këtij investimi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, cakton seancë gjyqësore për këtë rast,me dt.30.10.2015 dhe pasi merr në shqyrtim rastin, por jo pretendimet e të dyshuarit dhe mbrojtësit të tij, cakton për të arrestuarin Martin Hitaj, masën e sigurimit të arrestit në burg, sipas kërkesës së Prokurorisë.

- Pikërisht kundër këtij vendimi të marrë me dt.27.10.2015, nga kjo gjykatë ne ushtruam të drejtën e ankimit pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, pasi kishim pretendime procedurale lidhur me caktimin e saj, duke pretenduar se ajo masë ishte vendosur jashtë afatit procedural të caktuar nga neni 88 i K.P.P.,i cili thotë se masa e sigurimit e vendosur nga gjykata jokompetente, i humbet efektet e veta nëse brenda 10 ditëve nga marrja e akteve gjykata kompetente nuk vendos për masën e sigurimit.

- Kërkesa për vendosjen e masës së sigurimit për të dyshuarin Martin Hitaj ishte bërë nga Prokuroria me dt.21.10.2015 dhe data e gjykimit ishte lënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me dt. 30.10.2015; pra, të dyja datat janë më larg se 10 ditëshi i parashikuar nga ligji procedural penal, pra në kapërcim të kërkesave ligjore procedurale penale, pasi ato janë bërë kompetente që më dt.05.10.2015, kur tek ata kanë mbërritur aktet e procedimit dhe është marrë vendimi për marrjen përsipër të hetimit të çështjes.

- Nga ana e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në seancën e caktuar prej saj është vendosur rrëzimi i kërkesës së prokurorisë për vendosjen e masës së sigurimit ndaj të dyshuarit Martin Hitaj.

- Duke qenë përpara këtij vendimi që realisht e lë të dyshuarin Martin Hitaj pa masë sigurimi, sepse, tashmë, nuk kemi masë sigurimi për të nga gjykata që është bërë kompetente, pas pranimit prej saj të gjykimit të kësaj çështjeje, bazuar në nenin 88 të K.P.P. po kjo gjykatë duhej të konstatonte humbjen e efekteve të masës së sigurimit personal të arrestit në burg për të dyshuarin Martin Hitaj.
KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Artan Zeneli; dëgjoi prokurorin pranë Gjykatës së Lartë, Sokol Stojani, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, dëgjoi mbrojtësin e personit të hetuar Av. E. Demaj, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe asaj të shkallës së parë, si dhe pasi shqyrtoi në tërësi çështjen;


V Ё R E N

Se vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës së prokurorisë për krime të rënda për caktimin e masës së sigurimit personal arrest në burg, duke ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, i cili kishte vendosur caktimin e masës së sigurimit personal arrest në burg, për personin nën hetim Martin (Enton) Itaj, dhe vendimi i gjykatës së shkallës së parë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural penal dhe si i tillë, duhet prishet dhe masa e arrestit në burg e caktuar ndaj personit nën hetim Martin (Enton) Itaj duhet të deklarohet si e shuar, për shkaqet dhe arsyet që vijojnë.




  1. Rrethanat e faktit

Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda ka regjistruar në datë 05.10.2015 procedimin penal me numër 262/2015, për veprat penale të “rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, "mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “kundërshtimi i punonjësve të rendit publik“, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109, 278, 236 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve nën hetim: Vasil e Ilir Birçaj, Martin (Enton) Itaj e Florian Idrizi, ky i fundit i dyshuar për veprën penale të “moskallëzim i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Nga aktet e përfshira në fashikullin bashkëngjitur kërkesës objekt gjykimi, rezulton se ky procedim penal ka filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë me datë 30.09.2015.

Me kërkesën e organit të akuzës, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.449, akti datë 01.10.2015 ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të të dyshuarit Martin (Enton) Itaj dhe caktimin si masë sigurimi shtrëngues atë të arrestit në burg.

Më tej, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë në atë 01.10.2015, ka konstatuar moskompetencën lëndore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për hetimin e procedimit penal nr.1974 të vitit 2015, të regjistruar në këtë Prokurori për hetimin e veprës penale Rrëmbim ose mbajtje peng e personit, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, kundërshtimi i punonjësve të rendit publik, dhe kallëzim i rremë të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 109, 278/5, 236, 300 të Kodit Penal, dërgimin e akteve prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë për krime të Rënda.

Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda, më datë 21.10.2015, ka parashtruar kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj të dyshuarit Martin (Enton) Itaj, duke u mbështetur në nenin 88 të K. Pr. Penale. Në argumentimin e kësaj kërkese, përfaqësuesi i organit të akuzës, thekson se vazhdojnë të ekzistojnë të njëjtat kushte dhe kritere për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin Martin (Enton) Itaj.

Kjo kërkesë, duke u vlerësuar e drejtë dhe e bazuar ne ligj, është pranuar nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila në përfundim ka disponuar me vendim: “caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues ‘arrest në burg’ për shtetasin Martin(Enton) Itaj”.




  1. Procedurat gjyqësore


Gjykata e Shkallë së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.440 akti, datë 30.10.2015, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues të arrestit në parashikuar nga neni 238 dhe 232/dh ndaj shtetasit Martin(Enton) Itaj, i biri i Pajtimit Dritës, dtl. 08.01.1978, me shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë, lagja "4 Heronjtë” i martuar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale: rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit, kundërshtimi i punonjësve të rendit publik, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109,278, 236 të Kodit Penal.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me vendimin nr.144, datë 12.11.2015, ka vendosur: 

- Ndryshimin e vendimit nr.440, datë 30/10/2015 të Gjykatës për Krime të Rënda, si më poshtë:

Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë, me objekt "caktim mase sigurimi", ndaj shtetasit Martin(Enton) Itaj.

Kundër vendimit më datë 09.12.2015, ka paraqitur rekurs mbrojtja e personit nën hetim Martin Itaj, me anën e të cilit ka kërkuar: Të ndryshojë të dy vendimet e dhëna prej gjykatave të mësipërme dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarit Martin Hitaj,pasi të konstatojë humbjen e efekteve të masës së sigurimit të vendosur për të nga gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë,mbi bazën e të cilës ai po qëndron tashmë në arrest në burg, me shkaqet e parashtruara si më lart.


  1. Arsyetimi ligjor i vendimit të ankimuar

Parashtrimi i këtyre fakteve vlerësohet i rëndësishëm nga ana e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, në funksion të konkluzioneve të arritura gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese në apel. Gjykata e Apelit, vlerëson se vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda, duhet ndryshuar, duke u vendosur rrëzimi i kërkesës së paraqitur nga organi i akuzës, si një kërkesë e pabazuar në ligj. Në arritjen e këtij konkluzioni, gjykata e apelit ka në konsideratë dispozitën ku bazohet paraqitja e kësaj kërkese, neni 88 i K.Pr.Penale. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, vlerëson se, në rastin konkret në gjykim nuk gjen zbatim neni 88 i K.Pr.Penale, i cili parashikon: "Masat e sigurimit të vendosura nga gjykata, e cila në të njëjtën kohë ose më vonë shpallet jokompetente për çdo lloj shkaku, i humbasin efektet, në qoftë se brenda dhjetë ditëve nga marrja e akteve, gjykata kompetente nuk vendos për masën e sigurimit.

Në interpretim të nenit të mësipërm, i vlerësuar edhe në lidhje me sa parashikojnë nenet 83/1, 84 dhe paragrafin e dytë, të nenit 244 të K.Pr.Penale, arrihet në konkluzionin se, që të gjejë zbatim kjo dispozitë, duhet të plotësohen këto kushte:

Ligji procedural penal, kërkon që një gjykatë e shkallës së parë (dhe jo organi i prokurorisë, sipas nenit 84 të K.Pr.Penale), të çmojë se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes dhe të disponojë me vendim të arsyetuar shpalljen e moskompetencës së saj lëndore dhe apo territoriale, duke ia dërguar aktet gjykatës që ajo çmon se është kompetente. Në një rast të tillë, gjykata, e cila çmon se nuk është kompetente (për çdo lloj shkaku), për shkak të urgjencës që karakterizon gjykimet në lidhje me masat e sigurimit personal, duhet caktojë një masë sigurimi. Vendimi për shpalljen e moskompetencës lëndore apo tokësore, mund të merret nga gjykata në të njëjtën kohë me shqyrtimin e kërkesës së prokurorit për vleftësimin e ligjshëm të arrestit ndalimit dhe/ose caktimit të një mase sigurimi (sipas kërkesave të nenit 244/2 të K.Pr.Penale) apo dhe më vonë, kur shqyrton kërkesat të tjera të palëve gjatë hetimit paraprak, vendimmarrje kjo që nuk rezulton të jetë marrë në rastin konkret nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vendimin e saj nr.449 datë 01.10.1015.

Ligji procedural penal përcakton se, gjykata e shkallës së parë, të cilës i janë dërguar aktet për kompetencë nga gjykata jo kompetente, është e detyruar që, brenda një afati dhjetë ditor,të rivlerësojë sërish kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit. Gjykata që ka marrë aktet për kompetencë, në këtë rast, duhet të rivlerësojë nëse ekzistojnë kushtet ligjore të përcaktuara në nenin 228, si dhe kriteret e përcaktuara në nenet 229 e 230 të K.Pr.Penale, duke caktuar llojin e masës së sigurimit në përshtatshmëri me shkallën e nevojave të sigurimit.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda çmon se, gjykata e shkallës së parë ka gabuar që ka pranuar kërkesën e prokurorit për caktim mase, në një kohë që për të njëjtin fakt ndaj shtetasit nën hetim Martin(Enton) Itaj, ekziston një masë sigurimi, cituar më lart, caktuar nga një gjykatë që nuk rezulton të ketë shpallur moskompetencën e saj lëndore për shqyrtimin e kesaj kërkese.

Në mbështetje të arsyetimit të sipërcituar gjykata e apelit çmon me vend të theksojë edhe faktin se, fjalia e fundit, paragrafi i tretë, i nenit 5, të ligjit nr.9110, datë 24.7.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krime të rënda”, parashikon: “Caktimi dhe vlerësimi i masës së sigurimit për rastet e arrestimit në flagrancë dhe ndalimit të të dyshuarit për një krim, mund të bëhen nga gjyqtari i gjykatës së rrethit gjyqësor ku ka ndodhur vepra penale ose ku është kryer ndalimi.

Në interpretim edhe të kësaj dispozite, gjykata e apelit arrin në përfundimin se, gjykatat e rretheve gjyqësore janë kompetente për shqyrtimin e kërkesave të organit të prokurorisë, vetëm në rastet kur persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë lëndore të gjykatave për krime të rënda (neni 75/a i K.Pr.Penale) arrestohen në flagrancë apo ndalohen nga policia gjyqësore. Në këtë rast, kompetente për vleftësimin e arrestimit në flagrancë apo ndalimit është edhe gjykata e rrethit gjyqësor ku është kryer vepra penale ose është ekzekutuar urdhri i ndalimit. E drejta e zgjedhjes së gjykatës kompetente të shkallës së parë (gjykatës së rrethit gjyqësor apo gjykatës për krime të rënda) që do të verifikojë rregullshmërinë e procedurave të arrestimit apo ndalimit të të dyshuarit dhe caktimit të masës së sigurimit, i takon institucionit të prokurorisë dhe në asnjë rrethanë gjykatës së rrethit gjyqësor.

Rasti i konstatimit të moskompetencës së vet nga ana e prokurorit, në kuptim të nenit 84 të K.Pr.Penale dhe dërgimi i akteve prokurorit kompetent në lëndë apo territor, nuk duhet konfonduar me kërkesat që vendos neni 88 i K.Pr.Penale. Neni 88 i K.Pr.Penale, sipërcituar, në mënyrë eksplicite e lidh zbatimin e tij, jo vetëm me ngritjen dhe shpalljen e moskompetencës nga gjykata, por edhe kërkon që këto akte t’i dërgohen gjykatës kompetente (nga gjykata jo kompetente). Për pasojë dërgimi i akteve për kompetencë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, nuk ndikon mbi masën e sigurimit të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor.

Në çështjen në gjykim, nuk rezulton se është ngritur dhe shpallur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, moskompetenca e saj lëndore gjatë shqyrtimit të kërkesave të prokurorisë në lidhje me arrestin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj personit të dyshuar Vasil Birçaj. Për më tepër. Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë nuk i kanë mbërritur aktet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, që ajo të ishte e detyruar të zbatonte urdhërimet që vendos neni 88 i K.Pr.Penale.

Në këto kushte dhe bazuar në arsyet e lartpërmendura, Gjykata e Apelit vlerëson se nuk është vendi të analizojë më tej në themel pretendimet e mbrojtësit, apo argumentimin në lidhje kushtet dhe kriteret për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Martin (Enton) Itaj, pasi masa e sigurimit arrest në burg, e caktuar ndaj të dyshuarit Martin (Enton) Itaj me vendimin nr.449 datë 01.10.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon efektet e saj.


  1. Në lidhje me rekursin

Shkaqet e parashtruara në rekursin e personit nën hetim Martin (Entoj) Itaj gjenden të bazuara në ligj, prandaj vendimi i gjykatës së apelit që ka vendosur rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për krime të rënda, për caktimin e masës së sigurimit personal: arrest në burg, duke ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që kishte vendosur caktimin e masës së sigurimit personal: arrest në burg, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural, dhe rekursi duhet të pranohet për shkaqet dhe arsyet vijuese.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, vëren se dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, parashikojnë në mënyrë të detajuar rregullat për përcaktimin e kompetencës lëndore dhe tokësore që shërbejnë për caktimin e gjykatës kompetente për gjykimin e themelit të çështjes, por këto rregulla vlejnë edhe për fazën e hetimeve paraprake lidhur me kompetencën e prokurorisë që do të hetojë rastin konkret.

Kolegji arrin në këtë konkluzion, duke iu referuar nenit 83/1 të K.Pr.Penale, ku përcaktohet se: “kompetenca lëndore ngrihet edhe “kryesisht”, në çdo gjendje e shkallë të procesit”. Ky Kolegj, vëren se kjo dispozitë parashikon një parim të përgjithshëm, pasi në dispozitat vijuese, ligjvënësi ka përcaktuar normat procedurale se si duhet të veprohet në rastet kur moskompetenca, konstatohet gjatë hetimeve paraprake, si dhe gjatë fazës së gjykimit të çështjes së themelit. Kështu, në nenin 84 të K.Pr.Penale është parashikuar se: “kur gjatë hetimeve paraprake ose në përfundim të tyre prokurori konstaton moskompetencën e vet për çdo lloj shkaku, vendos dërgimin e akteve prokurorit pranë gjykatës kompetente”. Ndërsa në nenin 85 të po këtij Kodi, është parashikuar se: “në qoftë se në gjykimin e shkallës së parë gjykata çmon se procedimi është në kompetencën e një gjykate tjetër, shpall me vendim moskompetencën e vet për çdo lloj shkaku dhe urdhëron dërgimin e akteve gjykatës kompetente”.

Pra, për fazën e hetimeve paraprake Kolegji vëren se, ligjvënësi ia ka njohur prokurorit të drejtën të shpallë moskompetencën e tij, përfshi dhe atë lëndore, duke parashikuar mundësimin për t’ia dërguar drejtpërdrejtë aktet e hetimit prokurorit pranë gjykatës kompetente, pa qenë i detyruar që këtë konstatim të tijin, ta konvalidojë në gjykatën pranë së cilës ai vetë i ushtron funksionet.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se përdorimi i shprehjes “prokurorit pranë gjykatës kompetente” nga ana e ligjvënësit, tregon se qëllimi i ligjvënësit ka qenë fakti që prokurori ushtron ndjekjen penale, pikërisht nëpërmjet kompetencave territoriale apo lëndore të gjykatës ku ai ushtron funksionet, pasi në asnjë rast nuk është parashikuar që, për sa i takon lëndës apo territorit, prokurori të ketë kompetenca të ndryshme nga ajo pranë gjykatës ku ushtron funksionet.

Në këtë logjikë, vjen edhe parashikimi i rasteve të mosmarrëveshjeve që lidhen me moskompentencën, pasi në nenin 89/2 të K.Pr.Penale, parashikohet se mosmarrëveshjet e lindura në fazën e hetimit paraprak zgjidhen nga prokurori më i lartë, ndërsa në nenin 91/1 të po këtij kodi parashikohen rastet e mosmarrëveshjeve lidhur me kompetencën të konstatuara gjatë gjykimit, zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Në këtë kuadër ligjor, Kolegji çmon se ligjvënësi nga njëra anë, ka dashur të krijojë fleksibilitet në fazën e hetimeve paraprake, për të mos krijuar vonesa apo pengesa e zvarritje fiktive që do të ndikonin në mbarëvajtjen e procedimit penal, por nga ana tjetër, nëse do të kishte pasur për qëllimin që konfliktet e kompetencës edhe gjatë fazës së hetimeve paraprake t’ia linte gjykatës, atëherë ligjvënësi nuk kishte përse të bënte një ndarje për fazën e hetimeve paraprake dhe atë të gjykimit, apo do të kishte avancuar parashikimet ligjore edhe më tej, duke kërkuar nga prokurori që, në rastin e konstatimit të kompetencës gjatë hetimeve paraprake, të mund t’i drejtohej gjykatës pranë së cilës ai ushtronte funksionet për të shpallur moskompetencën dhe në vijim, çdo mosmarrëveshje do të mund të zgjidhej nga Gjykata e Lartë.

Ky fleksibilitet i parashikuar prej ligjvënësit, konfirmohet edhe në rastet kur në nenin 87/1 të K.Pr.Penale parashikohet se norma sipas së cilës, mosrespektimi i dispozitave mbi kompetencën nuk sjell pavlefshmërinë e provave të marra. Jo vetëm kaq, por në nenin 88 të K.Pr.Penale parashikohet në mënyrë të shprehur për sa i përket vlefshmërisë së masave të sigurimit të marra nga gjykata jo kompetente, duke disponuar se: “masat e sigurimit të vendosura nga gjykata, e cila ‘në të njëjtën kohë ose më vonë shpallet jokompetente për çdo lloj shkaku’, i humbasin efektet, në qoftë se brenda dhjetë ditëve nga marrja e akteve, gjykata kompetente nuk vendos për masën e sigurimit”.

Kështu, në bazë të një interpretimi literal, të nenit 88 të Kodit të Procedurës Penale, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk e gjen të bazuar në ligj konkluzionin e gjykatës së apelit, pasi në këtë dispozitë, nuk është parashikuar norma sipas së cilës është ‘gjykata’ kompetente që duhet të shqyrtojë vendimin e masës së sigurimit të vendosur nga gjykata jokompetente, brenda 10 ditëve nga marrja e akteve vetëm prej kësaj të fundit.

Për nga mënyra se si është formuluar dispozita objekt shqyrtimi, ajo duhet të kuptohet jo në mënyrë të ngushtë, siç ka bërë gjykata e apelit, por në një këndvështrim më të gjerë, pasi edhe prokuroria kur shpall moskompetencën e saj, përfshi dhe atë lëndore, i referohet pikërisht kompetencave të gjykatës pranë së cilës ushtron funksionet, dhe rrjedhimisht në vendim e saj ka shpallur edhe moskompetencën e asaj gjykate.

Ndaj në këtë kuadër ligjor, Kolegji Penal vëren se dërgimi i akteve nga gjykata që ka caktuar masën e sigurimit për në gjykatën kompetente, bëhet në rastet kur ajo me ndërgjegje, që në momentin kur ka marrë kërkesën nga prokuroria, e cila ushtron funksionet pranë saj e ka konstatuar moskompetencën por që, për nevoja të ngutshme i duhet të marrë masën e sigurimit për personin ndaj të cilit po heton, për t’ia përcjellë më pas, aktet e procedimit penal prokurorisë pranë gjykatës kompetente.

Mirëpo, në rastet kur konstatimi bëhet më vonë në raport me paraqitjen e kërkesës për masë sigurimi, por gjithnjë gjatë fazës së hetimeve paraprake; moskompetenca e gjykatës shpallet nëpërmjet prokurorisë, ku çdo mosmarrëveshje zgjidhet nga prokurori më i lartë, (më konkretisht nga Prokurori i Përgjithshëm).

Parashikimi, prej ligjvënësit, i një afati 10 ditor nga data e marrjes dijeni për t’u vlerësuar nga gjykata kompetente masa e sigurimit e caktuar prej një gjykate jokompetente, ka të bëjë gjithmonë me qëllimin për të rregulluar dhe disiplinuar gjykatën kompetente në mënyrë që të rivlerësojë masat lidhur me kufizimet e lirisë së personave (masat e sigurimit personal). Ky afat nis nga dita e regjistrimit të akteve në prokurorinë pranë gjykatës kompetente.

Gjykata e faktit, gjatë fazës së hetimeve paraprake, gjithmonë vihet në lëvizje me kërkesë të prokurorit që ushtron funksionet pranë asaj gjykate që merr vendimet lidhur me masat e sigurimit personal, me sekuestrimet, kontrollet e banesave e personale, etj, ku vlerëson kushtet dhe kriteret e parashikuara nga ligji për vendosjen e këtyre masave që i shërbejnë mbarëvajtjes së hetimeve paraprake.

Në këtë kuadër, për gjykatën që tashmë vihet në lëvizje nga prokuroria kompetente, duhet të ketë rëndësi që ajo të njoftohet lidhur me një masë sigurimi të karakterit shtrëngues të vendosur nga gjykata jo kompetente brenda afatit 10 ditor për të vlerësuar masën objekt kërkese, në mënyrë që të shmangë kufizimet e mëtejshme të lirisë personale në rastet kur gjatë kohës ndërmjetëse mund të kenë ndryshuar rrethanat apo nuk janë vlerësuar drejt kushtet dhe kriteret ligjore, për sa kohë prokurori, i cili e ka paraqitur kërkesën i ushtron funksionet pranë saj.

Neni 88 i K.Pr.Penale kërkon vetëm që gjykata kompetente të marrë aktet lidhur me masën e sigurimit të vendosur nga gjykata jokompetente, por nuk parashikon shprehimisht që këto akte të merren nga gjykata jo kompetente. Sikundër u konkludua më lart, gjatë hetimeve paraprake, moskompetenca lëndore apo për çdo shkak tjetër shpallet nga prokuroria, e cila me vendimin e saj nuk bën gjë tjetër, veçse deklaron moskompetencën e gjykatës ku ajo i ushtron funksionet duke i kaluar aktet prokurorisë tjetër kompetente.

Në këtë kuptim, nëse gjykatës kompetente të shpallur së fundmi, (Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda dhe mbi bazë ankimi edhe Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda) i vjen çfarëdo kërkese apo ankimi nga prokurori i çështjes që ushtron funksionet pranë saj, ajo duhet ta marrë në shqyrtim atë. Në këto kushte, Gjykata e apelit nuk mund ta refuzonte shqyrtimin e themelit të ankimit mbi masën e arrestit, për shkaqe procedurale sipas nenit 88 të K.Pr.Penale. I njëjti arsyetim mund të bëhet edhe lidhur me kërkesat për zëvendësim mase sigurimi, sipas nenit 260 të K.Pr.Penale, lidhur me zbatimin e masave të sigurimit sipas neni 246/6 i K.Pr.Penale, kërkesat për shuarjen e masave të sigurimit, etj.

Kolegji penal çmon se Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është kompetente për të shqyrtuar çdo kërkesë që i vjen nga prokurori që i ushtron funksionet pranë saj, qoftë edhe për ato çështje për të cilat, është bërë kompetente më vonë, domethënë kërkesa lidhur me persona ndaj të cilëve janë vendosur masa sigurimi nga gjykata, që më vonë janë konstatuar jokompetente.

Duke u kthyer rastit konkret objekt shqyrtimi, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, çmon se Gjykata e shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vlerësuar kërkesën për aplikimin e masës së arrestit në burg jashtë afatit dhjetë ditor nga regjistrimi i dosjes në prokurorinë pranë gjykatës kompetente, regjistrimi i procedimit penale në prokurorinë e krimeve të rënda është bërë në datë 5 tetor 2015, ndërsa paraqitja e kërkesës në gjykatë është bërë me datë 21 tetor 2015, pra jashtë afatit të parashikuar ligjor. Ndërsa, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, nuk duhet dhe mund të rrëzonte kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së sigurimit, vetëm me argumentin se nuk ajo nuk ka qenë kompetente për shkak se akoma nuk ishte shpallur moskompetenca nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë që kishte caktuar masën e sigurimit arrestit në burg, por duhet të ishte shprehur për verifikimin e afateve, si dhe pretendimet e palës lidhur me efektet dhe vlefshmërinë e masës së sigurimit. Masë e cila edhe pas bërjes kompetente të gjykatës për krime të rënda, për shkak të kalimit të afatit të parashikuar nga neni 88 i Kodit të Procedurës Penale, i ka humbur efektet e saj, pasi as nuk rezulton të jetë paraqitur në afat nga prokuroria e bërë kompetente, dhe as nuk rezulton që të jetë disponuar brenda afatit ligjor nga gjykata, e bërë kompetente më vonë, lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal për të hetuarin. Në këto kushte, kërkesa e prokurorisë për krime të rënda nuk është shqyrtuar brenda afatit 10 ditor të parashikuar nga neni 88/1 i Kodit të Procedurës Penale, duke sjellë si pasojë humbjen e efekteve dhe shuarjen e masës së sigurimit të vendosur nga Gjykata jokompetente e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërsa nga ana e gjykatës së apelit nuk është arsyetuar dhe nuk është shprehur lidhur me efektet dhe vlefshmërinë e masës së ngritur në ankim nga ana e mbrojtjes.

Për sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se përkatësisht, vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe ai i shkallës së parë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit procedural penal dhe si i tillë, ai duhet të prishet dhe masa e arrestit në burg e caktuar ndaj personit nën hetim Martin (Enton) Itaj duhet të deklarohet si e shuar, për shkak se i ka humbur efektet si pasojë e mosrespektimit të afatit ligjor nga organi i prokurorisë pranë gjykatës kompetente, dhe nga ana e gjykatës së kompetente.


  1. Në lidhje me zgjidhjen e çështjes

Në përfundim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi rrethanat dhe faktet sikundër janë pranuar dhe nga vetë gjykata e apelit, në vështrim të parimeve kushtetuese dhe atyre të procedurës penale, vlerëson se rekursi i paraqitur nga ana e personit nën hetim është i bazuar në ligjin procedural, prandaj vendimi i gjykatës së apelit për krime të rënda që ka vendosur rrëzimin e kërkesës së prokurorit për caktimin e masës së sigurimit personal: arrest në burg, duke ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë që kishte vendosur caktimin e masës së sigurimit personal: arrest në burg, është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të nenit 88 të Kodit të Procedurës Penale, si pasojë e mosrespektimit të afatit ligjor nga organi i prokurorisë pranë gjykatës kompetente, dhe nga ana e gjykatës së kompetente.

Për rrjedhojë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe ai shkallës së parë, duhet prishet dhe masa e arrestit në burg e caktuar ndaj personit nën hetim Martin (Enton) Itaj, të deklarohet si e shuar duke u vendosur lirimi i tij për këtë arsye dhe nëse ai nuk mbahet në burg apo në masë sigurimi për ndonjë tjetër shkak (çështje).
PЁR KЁTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në përcaktimet e nenit 441 të Kodit të Procedurës Penale,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit e vendimit nr.144, datë 12.11.2015, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë dhe vendimit nr.440, datë 30.10.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Deklarimin si të shuar të masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Martin (Enton) Itaj, nëse nuk mbahet për masë tjetër sigurimi apo dënim.

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Lartë për ekzekutimin e këtij vendimi.
Tiranë, më 01.03.2016
MENDIM PAKICE

Ne gjyqtarët e mbetur në pakicë, nuk ndajmë të njëjtin mendim mbi vendimin e marrë nga shumica e anëtarëve të Kolegjit Penal, që ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda për caktimin e masës së sigurimit personal arrest në burg, duke ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që kishte vendosur caktimin e masës së sigurimit personal arrest në burg për personin e hetuar Martin Itaj.

Përpara se të trajtojë efektet dhe vlefshmërinë e masave të sigurimit gjatë fazës së hetimeve paraprake, pakica vlerëson të ndalet dhe të analizojë parimin kryesor për përcaktimin e efekteve dhe vlefshmërisë së akteve të kryera në fazën e hetimeve paraprake, përfshirë edhe kërkimin dhe caktimin e masave të sigurimit, parim i cili, parashikohet në nenin 28 i Kodit të Procedurës Penale.

Neni 28 i Kodit të Procedurës Penale, me titullin “Kalimi i akteve një prokurorie tjetër”, parashikon shprehimisht në pikën “1” se: “kur gjatë hetimeve paraprake prokurori çmon se vepra penale është në kompetencën e një gjykate të ndryshme nga ajo pranë së cilës ushtron funksionet e tij, ia kalon menjëherë aktet prokurorisë pranë gjykatës kompetente.”

Gjithashtu, në pikën “3” të këtij neni, është parashikuar shprehimisht nga ligjvënësi se: “veprimet hetimore të kryera para kalimit ose caktimit të bërë sipas paragrafit 1 dhe 2, janë të vlefshme dhe mund të përdoren në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji.” Po kështu, edhe neni 84 i Kodit të Procedurës Penale, parashikon shprehimisht se: “Kur gjatë hetimeve paraprake ose në përfundim të tyre prokurori konstaton moskompetencën e vet për çdo lloj shkaku vendos dërgimin e akteve prokurorit pranë gjykatës kompetente”.

Nga analiza literale dhe sistematike e kësaj dispozite nuk parashikohet në rastin e akteve të kryera ‘përpara kalimit’ ose caktimit të prokurorisë tjetër, vënia në diskutimin për kompetencë,vlefshmëri apo përdorshmëri e akteve të kryera më parë. Madje, pakica çmon të vërë në dukje se në këtë dispozitë, ndërthuret parimi i ruajtjes së efekteve të akteve të kryera më parë. Pasi në momentin që janë kryer nuk parashikohej ndonjë pasojë humbje efektesh apo vlefshmërie, duke u konsideruar të ligjshme dhe të efektshme, domethënë në fuqi, nisur nga fakti që në momentin e kryerjes së tyre ato besohet dhe ishin kompetente, duke lindur dhe krijuar mundësia e kalimit të tyre vetëm pas hetimit dhe zbulimit të të dhënave të tjera gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Fazë kjo, e cila karakterizohet jo vetëm nga të qenit ‘paraprake’, por edhe tepër dinamike dhe e ndryshueshme në bazë të rezultateve dhe të dhënave të hetimit. Bëhet fjalë për veprime dhe akte që prokurori grumbullon gjatë zhvillimit të hetimeve paraprake, por të cilat formohen dhe ndryshojnë në gjendjen që janë aktet, pra të bazuara në materialin hetimor të grumbulluar deri në një çast të caktuar e që mund të ndryshojë duke evoluar apo involuar.

Pakica vëren se kompetenca për gjykimin e kërkesës së prokurorit për caktimin e masës së sigurimit është e gjyqtarit për hetimet paraprake. Në sistemin procedural shqiptar, gjatë fazës së hetimeve paraprake, gjykata në cilësinë e gjyqtarit të hetimeve paraprake, nuk ka një njohje (cognitio plena) të plotë të veprimeve që kryen prokurori, por ajo ndërhyn duke pasur vetëm tagra që bazohen vetëm mbi disa akte të caktuara dhe jo me juridiksion të plotë, pra kemi të bëjmë me një gjyqtar kërkesash, domethënë është një gjyqtar ad acta, ku përcaktimet mbi kompetencën pas pasur një njohje të plotë të akteve të hetimit nuk mund të jenë të prera dhe të plota.

Ndryshe nga qëndrimi i mbajtur nga ana e shumicës në vendimin e saj, në bazë të këtij kuadri ligjor, pakica vlerëson se çështja e shpalljes së moskompetencës gjatë fazës së hetimeve paraprake, duhet të disponohet nga një organ juridiksional i tretë dhe i paanshëm; pra, vetëm nga ana e gjykatës, dhe jo nga ana e organit të prokurorisë.

Në nenin 28 të Kodit të Procedurës Penale, nuk flitet për një “kompetence juridiksionale” të prokurorisë, por për “kalimin” e akteve të prokurorit një prokurorie tjetër. Nga ky fakt, pakica është e mendimit se kalimi i akteve nga njëra prokurori në prokurorinë tjetër nuk ndodh në rrafshin e ‘kompetencës gjyqësore’ dhe nuk duhet të ketë ndikim të menjëhershëm e të drejtpërdrejtë në vendimet e gjykatës, sikundër janë ato për caktimin e masës.

Gjithashtu, në fazën e hetimeve paraprake, nuk kemi akoma një investim të gjykatës dhe akoma nuk ka filluar të zbatohet juridiksioni gjyqësor, pasi procedimi penale ende nuk është dërguar për gjykim. Organi i prokurorisë nuk mund të konsiderohet si organ juridiksional, sepse funksioni kushtetues i dhënies së drejtësisë nga gjykatat është i ndryshëm nga funksioni i ndjekjes penale që ushtron prokurori (Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.14/2008, datë 21.07.2008). Gjithashtu, edhe neni 83 i Kodit të Procedurës Penale nuk bën fjalë për një “kompetence juridiksionale” të prokurorisë, por dërgimin e akteve ‘prokurorit’ pranë gjykatës kompetente.

Pakica e analizon çështjen e përcaktimit të kompetencës së gjykatës, e cila ka caktuar një masë sigurimi nën këndvështrimin e gjykatës së krijuar me ligj, e cila zbaton juridiksionin gjyqësor në fazën e hetimeve paraprake. Gjykata Kushtetuese, në këtë drejtim, ka theksuar se shqyrtimi i çështjes nga një “gjykatë e caktuar me ligj” është një element i procesit të rregullt ligjor, sipas nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të KEDNJ-së. Termi “gjykatë” karakterizohet në kuptimin material nga funksioni i saj gjyqësor që ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve që janë në kompetencë të saj, (shih vendimet nr.23, datë 23.07.2009, nr.7, datë 09.03.2009 dhe nr.31, datë 01.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese).

Në arsyetimin e saj shumica bazohet në nenin 88 të Kodit të Procedurës Penale. Pakica mban qëndrimin se ky nen nuk ishte i zbatueshëm në rastin konkret, duke qenë i zbatueshëm neni 28 dhe 84 i Kodit të Procedurës Penale. Në mënyrë që të mund të gjejë zbatim neni 88 i Kodit të Procedurës Penale, pakica është e mendimit se, meqenëse organi i prokurorisë është i centralizuar dhe i pavarur, për veprimet e kryera nga secila prokurori pranë gjykatave, nuk mund të bëhet fjalë për një kompetence të mirëfilltë të organit të prokurorisë. Çdo akt apo veprim i organit të prokurorisë gjatë fazës së hetimeve paraprake nuk ndikon në ndryshimin apo lëvizjen e kompetencës së organit gjyqësor, duke qenë organi i prokurorisë dhe organi i gjykatës, organe të pavarura nga njëri tjetri, me atribute dhe funksione të mirëpërcaktuara.

Në këto kushte, ndryshimi, lëvizja apo vënia në diskutimin e kompetencës së gjykatës duhet dhe mund të ngrihet vetëm përmes një vendimi gjyqësor, pa qenë e ‘detyruar’ gjykata nga disponimet dhe përcaktimet e organit të prokurorisë gjatë fazës së hetimeve paraprake.

Ndryshe nga qëndrimi i mbajtur nga shumica, pakica vlerëson se në nenin 88 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet situatë e ndryshme, kur moskompetenca është e shpallur vetëm me ‘vendim gjykate’ gjatë fazës së hetimeve paraprake, pra me vendim gjyqësor dhe jo me vendim të organit të prokurorisë. Dërgimi i akteve dhe investimi me kompetencë bëhet nga gjykata që e konsideron vetëm si jokompetente, e cila zhvishet nga kompetenca mbi procedimin, duke ia dërguar ato me vendim gjykatës që ajo e konsideron si kompetente. Në këto kushte, sipas këtij interpretimi, afati 10 ditor i parashikuar nga kjo dispozitë, nuk duhet të fillojë nga momenti marrjes së akteve të organit të prokurorisë, por nga momenti i marrjes së akteve të dërguara me vendim gjyqësor, vendim i cili duhet t’u njoftohet edhe palëve, në mënyrë që ato të mund të ushtrojnë të gjitha të drejtat dhe tagrat që u njeh ligji. Në mungesë të një ‘vendimi gjyqësor’ që të vërë në diskutim kompetencën dhe t’ia dërgojë aktet që kanë shërbyer për caktimin e masës së sigurimit, gjykatës tjetër që konsiderohet kompetente, vendimi i organit të prokurorisë nuk mund të konsiderohet si vendim i një organi gjyqësor dhe që nuk mund të ndikojë në ushtrimin e juridiksionit dhe që për më tepër, është palë në procesin penal. Vetëm vendimi i gjykatës që shpall jokompetencën e dhënë në bazë të gjendjes që janë aktet, pra, bazuar në materialin hetimor të grumbulluar deri në një çast të caktuar e që mund të ndryshojë, do të mund të legjitimonte dhe të bënte të nevojshme nxjerrjen e një vendimi tjetër nga gjykata që e quan veten kompetente për caktimin e masës. Nëse edhe kjo e fundit nuk do të ishte dakord atëherë do të kishim të bënim me një konflikt kompetencash sipas nenit 89/1 dhe 90/2 e Kodit të Procedurës Penale.

Në rastin objekt shqyrtimi, në mungesë të një vendimi gjyqësor që shpall jokompetencën, situata është e parashikuar dhe duhej të ishte rregulluar nga neni 84 dhe 28 i Kodit të Procedurës Penale, ky i fundit parashikon marrëdhëniet që krijohen gjatë fazës së hetimeve paraprake ndërmjet dy prokurorive të ndryshme, dhe që ligjvënësi i ka rregulluar në mënyrë të ndryshme nga ajo e kompetencës midis gjykatave. Kështu, nisur nga natyra tepër dinamike fazës së hetimeve paraprake që bazohet në gjendjen që janë aktet e grumbulluara deri në atë çast të caktuar, e që mund të ndryshojë duke evoluar apo involuar dhe që mund të ndikojë në cilësimin e veprës dhe titullaritetit të hetimeve midis zyrave të ndryshme të prokurorisë; ligjvënësi ka preferuar parimin e elasticitetit dhe ritmit të shpejtë të funksionit hetimor dhe shpërndarjes së tij duke evituar kështu, një ndarje të saktë e të prerë të funksionit hetimor në prokurori të ndryshme, domethënë duke mos ndjekur shembullin e ‘kompetencës gjyqësore’.

Vetëm në këtë mënyrë mund të shpjegohet mungesa e mekanizmave ligjore për të detyruar prokurorin e palegjitimuar për t’i dërguar aktet prokurorit të legjitimuar që është titullar i hetimeve pranë gjykatës kompetente. Ky interpretim mban parasysh faktin që prokuroria është organ i centralizuar dhe me kompetencë kombëtare, duke u zgjidhur mosmarrëveshja lidhur me titullariten dhe përkatësinë e zyrës së prokurorit nga prokurori më i lartë, dhe jo nga ana e gjykatës.

Pakica mban qëndrimin se shprehja “në të njëjtën kohë ose më vonë shpallet jokompetente” e parashikuar nga neni 88 i Kodit të Procedurës Penale, i referohet çastit kur gjykata që e ka quajtur veten jokompetente ka nxjerrë vendim për shpalljen e moskopentecës dhe dërgimin e akteve në gjykatën që ajo e konsideron kompetente në raport me vendimin për caktimin e masës së sigurimit, dhe jo çastin që prokuroria i ka dërguar aktet prokurorisë pranë gjykatës kompetente.

Kësisoj me termin ‘në të njëjtën kohë”, kuptohet rasti kur njëkohësisht me caktimin e masës gjykata shpall me të njëjtin vendim veten si jokompetente, duke caktuar shprehimisht me vendimin e saj një masë të përkohshme sigurimi. Ndërsa me termin “më vonë shpallet jokompetente”, kemi të bëjmë me ato raste kur, mbasi është caktuar një masë sigurimi me vendim gjykate, me marrjen në pyetje sipas nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, apo me kërkesë të palës për ndryshim apo revokim mase sipas nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale, apo pas informacionit dy mujor të paraqitur nga prokurori sipas nenit 246/6 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata shpall veten si jokompetente, duke dërguar aktet që ajo do të shqyrtojë pranë gjykatës që e konsideron kompetente.

Në mungesë të një vendimi gjyqësor që shpall jokompetencën gjatë fazës së hetimeve paraprake, pakica është e mendimit se rrethana sipas të cilës prokurori procedues i kalon aktet një prokurorie tjetër me vendim prokurorial nuk është e mjaftueshme për investimin e kompetencës gjykatës pranë së cilës vepron prokurori që i janë dërguar aktet e hetimit.

Si rrjedhojë, kalimi i akteve nga prokurori që ka proceduar më parë, duke kërkuar masë sigurimi tek një prokurori tjetër, nuk përbën një shkak për të cenuar efektet dhe vlefshmërinë e masës së sigurimit të dhënë nga gjykata, kur kjo e fundit akoma nuk është shprehur në raport me kompetencën, si dhe masa e dhënë më parë nuk duhet të konsiderohet si e përkohshme në kuptim të nenit 88 të Kodit të Procedurës Penale, prandaj nuk do të ishte e nevojshme caktimi një mase tjetër nga një gjykatë tjetër, duke qëndruar në fuqi dhe shtjelluar efektet masa e sigurimit e caktuar nga gjykata që prokurori, në çastin e paraqitjes së kërkesës e kishte konsideruar si kompetente për caktimin e masës.

Sa më sipër, vendimi i gjykatës së apelit për krime të rënda do të ishte në zbatim të drejtë të ligjit procedural dhe si i tillë duhej të lihej në fuqi, duke shtjelluar efektet masa e sigurimit personal të vendosur nga gjykata e rrethit gjyqësor, duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga ana e personit nën hetim.


Shkëlzen Selimi Tom Ndreca

Nr. 56250-00520-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016- 341 i Vendimit (26)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   58   59   60   61   62   63   64   65   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish