Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet61/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Andi Çeliku Kryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Shkëlzen Selimi Anëtar

në seancën gjyqësore datë 03.03.2016 të zhvilluar me dyer të hapura, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.39 me palë:


KËrkues: ProkuroriA e Pergjithshme

I pandehuri: Mark FRROKU, i biri i Prengës dhe i Lezes, lindur më 06.10.1972, në Pukë dhe banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, alias Besnik MORINA alias Mark FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 6 tetor 1972 alias Dritan FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 6 tetor 1972 alias Dritan FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 2 Korrik 1969, alias Piro SOFRANI, i lindur në Korçë (Shqipëri) më datë 2 Korrik 1969, me kombësi serbe, i hetuar në masën e sigurimit arrest ne burg qe nga data 03.04.2015
A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprës penale të

“Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”,

parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal,

në dëm të shtetasit Aleksandër Kurti.

Për kryerjen e veprës penale

“Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

parashikuar nga neni 287/b i K.Penal.

Për kryerjen e veprës penale

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja

ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur

dhe nëpunësve publikë”,

parashikuar nga neni 257/a/2” i Kodit Penal.

Për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”,

parashikuar nga neni 199/a/2 i K.Penal.

I PANDEHURI: KRISTJAN MARINAJ i biri i Frang dhe i Prenë i datëlindjes 18.02.1975, lindur ne Këçirë, Pukë banues ne Tiranë me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, alias Arjan BYTYCI alias Hile JOKA alias Hile MORINA, lindur në Pukë -më datë 02.02.1977 alias Ilir MORINA i lindur në Drenicë, Kosovë, më datë 2 Shkurt 1977, i hetuar ne mungesë (në masën e sigurimit arrest në burg në mungesë)


A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprës penale

“Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”,

parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal,

në dëm të shtetasit Aleksandër Kurti.


Më datë 17.12.2015 është paraqitur pranë Gjykatës së Lartë kërkesa për gjykim e procedimit penal nr.2 viti 2015.

Prokuroria e Përgjithshme më datën 28 mars 2015 ka regjistruar procedimin penal nr.2 në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Përgjithshme, për veprat penale të:



1. “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit:
1.1- Mark FRROKU, i biri i Prengës dhe i Lezes, lindur më 06.10.1972, në Pukë dhe banues në Tiranë alias Besnik MORINA alias Mark FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 6 tetor 1972 alias Dritan FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 6 tetor 1972 alias Dritan FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 2 Korrik 1969, alias Piro SOFRANI, i lindur në Korçë (Shqipëri) më datë 2 Korrik 1969, me kombësi serbe, për veprat penale të sipër përmendura.
1.2-Kristjan MARINAJ alias Arjan BYTYCI alias Hile JOKA alias Hile MORINA, lindur në Pukë më datë 02.02.1977 alias Ilir MORINA i lindur në Drenicë, Kosovë, më datë 2 Shkurt 1977.
Mark Frroku dhe Kristjan Marinaj në bashkëpunim me shtetasit Besnik Vuka, Leke Bibe Xhafa (Djafa), kanë kryer vrasjen me paramendim te shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti i lindur më 13.01.1975 në Shkodër Shqipëri.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar i provuar fakti që shtetasi Mark Frroku dhe Kristjan Marinaj ne bashkëpunim me dy shtetas te tjerë kanë vrarë me paramendim shtetasin Aleksandër Kurti në datën 05.03.1999 ne Bruksel te Belgjikës. Pasi kane siguruar kushtet e nevojshme për realizimin e krimit, shtetasi Mark Frroku në bashkëpunim me personat e sipërpërmendur, në datën 05 Mars 1999 kanë goditur me thikë për vdekje shtetasin Aleksandër Kurti. Viktima kishte rënë në dashuri me shtetasen L.S. e cila punonte si prostitutë rruge nën mbikëqyrjen e tutorit Mark Frroku dhe vëllezërve te tij. Autorët e ngjarjes të cilët jetonin në Belgjikë si kërkues të azilit politik duke përdorur emra kosovare, janë larguar menjëherë pas kryerjes së vrasjes, jashtë Belgjikës.


2. Ne datën 01.04.2015 Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedimin penal nr.3 viti 2015 për veprën penale te (i bashkuar me procedimin penal nr.2) “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, parashikuar nga neni 257/a/2” i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Mark Frroku.

3. Gjithashtu në procedimin penal nr.3 te vitit 20145 (i bashkuar me procedimin penal nr.2) emri i shtetasit Mark Frroku u regjistrua edhe për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i K.Penal.

- Shtetasi Mark Frroku në cilësinë e subjektit deklarues sipas ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” (i ndryshuar), nuk ka deklaruar burimin e pasurive te deklaruar tij. Nga hetimi administrativ i kryer nga ILDKPI dhe nga hetimi penal i kryer nga ana e organit te akuzës ndaj shtetasit Mark Frroku, ne lidhje me pasuritë e deklaruara prej tij nder vite ka rezultuar se subjekti Mark Frroku ka bere deklarim te rreme te interesave private, ka fshehur pasurinë, likuiditetet, transfertat bankare brenda dhe jashtë vendit, interesat private dhe burimin e krijimit te tyre.

- Nga hetimi rezultoi se shtetasi Mark Frroku ka krijuar pasuri te konsiderueshme, te cilat referuar fakteve, provave te mbledhura dhe aktit te ekspertimit kontabël datë 25.11.2015 te kryer ne kuadër të këtij procedimi penal , arrijnë në vlerën 209.627.218 leke. Bazuar në të dhënat hetimore , nga viti 1998 deri ne vitin 2007 shtetasi Mark Frroku ka krijuar pasur ne vlerën 73.863.722 lekë . Lidhur me këtë pasuri prej 73.863.722 lekë rezulton se nuk justifikohet nga burime financiare të njohura. Ne vijim nga viti 2008 deri ne vitin 2013 shtetasi Mark Frroku ka krijuar pasuri ne vlerën 135.763.496 lekë e cila gjithashtu nuk justifikohet nga burime te njohura financiare. Për rrjedhojë nga viti 1998, kohë kur shtetasi Mark Frroku ka kërkuar azil politik në Belgjikë dhe deri ne vitin 2013 kur ka bërë deklarim pranë ILDKPKI para fillimit të detyrës si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë rezulton se ka krijuar një pasuri prej 209.627.218 lekë me burime të panjohura.

Nga hetimet ka rezultuar se shuma e mësipërme nuk është krijuar nga të ardhurat e shoqërive tregtare në pronësi të shtetasit Mark Frroku por rezulton se është produkt i veprimtarive te paligjshme kriminale të shfrytëzimit te prostitucionit ne Belgjike (sipas te dhënave qe kane rezultuar nga hetimi i vrasjes se shtetasit Aleksandër Kurti) dhe trafikimit te lendeve narkotike sipas vendimit nr.13/129123-02, date 04.12.2002 te Gjykatës së Amsterdamit/Hollandë me të cilin shtetasi Mark Frroku është dënuar me tre vjet heqje lirie, për veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.



4. Ne datën 16.06.2015 Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal nr.8 viti 2015 për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/2 i K.Penal, në ngarkim të shtetasit Mark Frroku, i cili pasi ka blere një objekt te ndërtuar ne rrugën e Durrësit në Tiranë, pranë bllokut të Ambasadave, ka ndërtuar pa leje një shtesë anësore kati, ngjitur me këtë objekt të blerë prej tij.
Përpara fillimit të shqyrtimit gjyqësor, konform kërkesave të nenit 354/1 të K.Pr.Penale, palëve në gjykim ju kërkua nëse kishin kërkesa paraprake dhe prej përfaqësuesit te te pandehurit Mark Frroku, av.Tonin Prendi dhe prokurorit Madrit Kullolli u paraqiten këto kërkesë:

  • Deklarimi i moskompetencës së Gjykatës së Lartë për shqyrtimin e çështjes penale ne ngarkim te te pandehurit Mark Frroku dhe Arjan Bytyci. Kjo për faktin se subjekti qe përfaqësoj nuk është më deputet. Ne disponojmë vendimin e KQZ nr.971, date 17.12.2015, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit Mark Preng Frroku. Në këtë fazë të procedimit rezulton se kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  • Hetimi në kuadër të procedimit penal nr.2 datë 28.03.2015 është kryer kundër një subjekti që bazuar në dispozitën nr.75/b/2 dhe 277/3 të Kodit të Procedurës Penale, është në kompetencë lëndore hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, për arsye se njeri nga personat e dyshuar si autor i veprës penale dhe konkretisht shtetasi Mark Preng Frroku, në momentin e arrestimit ishte i zgjedhur në funksionin e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në qershor të vitit 2013, dhe e gëzonte këtë status në momentin e fillimit te hetimeve të procedimit penal nr.2 viti 2015.

  • Deri ditën e dërgimit për Gjykim të këtij shtetasi datë 16.12.2015 shtetasi Mark Frroku gëzonte statusin e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

  • Ndërkohë sot në ditën e fillimit të shqyrtimit Gjyqësor te këtij procedimi penal, rezulton se shtetasi Mark Frroku nuk e gëzon statusin e Deputetit pasi ka dhënë dorëheqjen e cila i është miratuar dhe për këto arsye në cilësinë e një subjekti të zakonshëm ai duhet të gjykohet nga një Gjykatë e zakonshme në juridiksionin fillestar dhe jo nga Gjykata e Lartë.

  • Për këto arsye dhe nisur nga fakti se i pandehuri Mark Frroku dhe i pandehuri Kristian Marinaj janë banor te Qytetit të Tiranës, sipas nenit 76/2 të K.Pr.Penale (pasi paragrafi i parë nuk mund të aplikohet pasi vepra është kryer jashtë territorit të vendit tonë), rezulton se kompetente për shqyrtimin gjyqësor të procedimit penal nr.2 viti 2015 është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi kërkesën paraprake nga prokurori Madrid Kullolli, i cili kërkoi deklarimin e moskompetencës nga ana e Gjykatës së Lartë për shqyrtimin e kësaj çështje dhe dërgimin e akteve Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë; pasi dëgjoi av.Tonin Prendi, i cili kërkoi deklarimin e moskompetencës së Gjykatës së Lartë për shqyrtimin e çështjes dhe kalimin e akteve Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

Se, më datë 17.12.2015, Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.2 viti 2015 në ngarkim të te pandehurve, Kristjan MARINAJ i biri i Frang dhe i Prenë i datëlindjes 18.02.1975, lindur ne Këçirë, Pukë banues në Tiranë me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, alias Arjan BYTYCI alias Hile JOKA alias Hile MORINA, lindur në Pukë -më datë 02.02.1977 alias Ilir MORINA i lindur në Drenicë, Kosovë, më datë 2 Shkurt 1977, i hetuar ne mungesë (në masën e sigurimit arrest në burg në mungesë),i cili, akuzohet se ka kryer veprën penale te “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal, ne dem te shtetasit Aleksander Kurti si dhe te pandehurin Mark FRROKU, i biri i Prengës dhe i Lezes, lindur më 06.10.1972, në Pukë dhe banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, alias Besnik MORINA alias Mark FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 6 tetor 1972 alias Dritan FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 6 tetor 1972 alias Dritan FRROKU, i lindur në Gjakovë (Kosovë) më datë 2 Korrik 1969, alias Piro SOFRANI, i lindur në Korçë (Shqipëri) më datë 2 Korrik 1969, me kombësi serbe, i hetuar në masën e sigurimit arrest ne burg që nga data 03.04.2015 i cili, akuzohet, se ka kryer veprën penale te “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal, ne dem te shtetasit Aleksandër Kurti, veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i K.Penal, veprën penale te “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”, parashikuar nga neni 257/a/2” i Kodit Penal dhe veprën penale te “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/2 i K.Penal.

Përfaqësuesi i organit te akuzës, si dhe përfaqësuesi i te pandehurit Mark Frroku, av.T.Prendi, mbështetur në dispozitat e neneve nenet 354,75/b/276/2 të K.Pr.Penale, parashtruan si kërkesë paraprake shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Lartë për gjykimin e kësaj çështje.

Kolegji Penal i Gjykatës se Larte, referuar nenit 83 të KPP, i cili parashikon se, moskompetenca lëndore ngrihet, edhe kryesisht, në çdo gjendje e shkallë të procesit, vlerëson se, kërkesa për të shpallur mungesën e kompetencës të Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes, është e drejtë dhe e bazuar në ligj.

Sipas 141/1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 75/b, pika 2 të Kodit të Procedurës Penale, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar për gjykimin e akuzave (veprave) penale kundër një kategorie të caktuar personash që ushtrojnë funksione të rëndësishme kushtetuese.

Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar për gjykimin e akuzave penale për këtë kategori të caktuar subjektesh, por në rastet e procedimeve të lidhura, ajo është kompetente edhe për gjykimin e subjekteve të tjerë.


Në bazë të nenit 80 të KPP:

2. Në rastet e procedimeve të lidhura ndërmjet tyre dhe që nuk mund të ndahen, nga të cilat një ose disa janë në kompetencë të gjykatave të shkallës së parë dhe të tjerat në kompetencë të Gjykatës së Lartë, kompetente është kjo e fundit.

Në interpretim të kësaj dispozite, që Gjykata e Lartë të jetë kompetente për të gjykuar, kërkesën e paraqitur, duhet që të ekzistojnë dy kushte në të njëjtën kohë; e para që të jenë procedime të lidhura ndërmjet tyre, procedimi i subjektit që gjykohet nga Gjykata e Lartë dhe me procedimin e subjektit që gjykohet nga gjykata e shkallës së parë dhe e dyta qe këto procedime të mos kenë mundësi ndarje.

Në rastin në shqyrtim, nga vetë organi i akuzës, është kërkuar deklarimi i moskompetencës të Gjykatës së Lartë, pasi sot në ditën e fillimit të shqyrtimit gjyqësor të këtij procedimi penal, rezulton se shtetasi Mark Frroku nuk e gëzon statusin e Deputetit pasi ka dhënë dorëheqjen e cila i është miratuar dhe për këto arsye në cilësinë e një subjekti të zakonshëm ai duhet të gjykohet nga një Gjykatë e zakonshme në juridiksionin fillestar dhe jo nga Gjykata e Lartë.

Sa më sipër, kompetente për shqyrtimin e çështjes, është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 354, 75/b dhe 276/2 të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I

Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e akteve të çështjes për kompetencë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tiranë, më 03.03.2016

Nr. 61004-02424-00-2015 Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-344 i Vendimit (25)

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   57   58   59   60   61   62   63   64   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish