Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet60/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   56   57   58   59   60   61   62   63   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Nuni Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Mirela Fana Anëtare

në datën 31.03.2016, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile nr.11216-01015-00-2013 Regj. Themeltar, që i përket palëve:


PADITËS: ADRIANA BOBOSHTICA, (në mungesë).

TË PADITUR: MARGARITA QIRICI, (në mungesë).

ARDIT (ARTIN) QIRICI, (në mungesë).
OBJEKTI:

Zgjidhje kontrate qiraje, lirim dhe dorëzim objekti.

Baza Ligjore: Nenet 32/a, 153 dhe 154 të K.Pr.Civile,

nenet 450, 454, 476, 698, 700, 812 të K.Civil.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1700, datë 18.06.2012, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të padisë me nr.11216-03709-41(335/3223), datë regjistrimi 02.11.2011 të paditëses Adriana Boboshtica (Dinella) me të paditur Artin Qirici dhe Margarita Qirici me objektin e ndryshuar të cituar në pjesën e parë të këtij vendimi.

- Detyrimin e të paditurve Artin dhe Margarita Qirici t’i paguajë paditëses Adriana Boboshtica (Dinella) masën e detyrimit kontraktor (qira mujore) të pashlyer në vlerën 270.000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë.

- Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera si të pambështetur në ligj dhe në prova.

- Shpenzimet gjyqësore në masën 17.400 lekë, taksa e padisë, 12.600 lekë taksë për shtesën e objektit të padisë, 50.000 lekë pagesa e ekspertit dhe 40.000 lekë pagesë për përfaqësimin ligjor të palës paditëse, pra në total në masën 120.000 lekë, në masën 2/3 i

ngarkohen palës paditëse dhe janë parapaguar prej saj dhe në masën 1/3 e shumës totale prej 120.000 lekësh i ngarkohen në mënyrë solidare dy të paditurve Artin dhe Margarita Qirici.”



Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.50, datë 31.01.2013 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1700, datë 18.06. 2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.”



Kundër vendimit nr.50, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Adriana Boboshtica, me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimit nr.50, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë, të vendimit nr.1700, datë 18.06.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe pranimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

- Gjykatat e faktit me vendimet e tyre kanë vendosur në kundërshtim me ligjin dhe provat.

- Referuar nenit 28 të K.Pr.Civile që parashikon edhe parimin e pandërmjetësisë së gjykatës, parashikohet detyrimi i saj për t'u shprehur për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa kaluar kufijtë e saj. Në rastin konkret gjykata në vendimin e saj përgjigjet me arsyetim për 2 pikat e para të kërkuara në gjykim pas shtimit dhe të objektit të padisë, pika këto që sipas gjykatës janë konvertuar në 3 nga 4 të përmendura në vetë vendimin e gjykatës (faqe 3 paragrafi 2).

- Gjykata edhe kur e lidh kërkimin e paditësit për detyrimin e palës së paditur, të paguajë qira mujore në shumën prej 70000 lekë duke filluar nga muaji nëntor 2011 e deri në ekzekutimin e vendimit si një detyrim jashtëkontraktor, me lirimin dhe dorëzimin e sendit dhe zgjidhjen e kontratës, këtë e disponon kryesisht dhe jo mbi kërkimin tonë si palë. Paditësja e ka kundërdrejtuar si kërkim më vete që shtonte vlerën e detyrimeve të palikuiduara meqë vijonte posedimi i sendit sipas kontratës, deri në shprehjen e gjykatës me vendim.

- Në nenin 29 të K.Pr.Civile parashikohet se gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura në gjykim nga palët dhe duke qenë se janë pranuar si prova edhe faturat e ujit dhe energjisë elektrike, që parashikojnë detyrime të papaguara nga ana e të paditurve, gjykata nuk i ka analizuar si provë, dhe në rast mos vlerësimi të këtyre provave duhet të arsyetonte përse.

- Gjykatat kur shprehen se nuk kemi të bëjmë me një mospërmbushje thelbësore të kontratës, ato i kanë hyrë në themel kërkimit të zgjidhjes së kontratës duke analizuar vlefshmërinë ad substancia të aktit noterial të zgjidhjes së njëanshme të kontratës dhe rrjedhimisht, nuk mund të kalonin në një argumentim për pabazueshmëri të kërkimit thelbësor objekt padie, që është zgjidhja e kontratës së qirasë.

- Gjykata e Apelit e merr të mirëqenë faktin se zgjidhja jashtëgjyqësore duhej dhe lidhet me zgjidhjen e kontratës me akt noterial dhe merr përsipër të vendosë jo mbi bazë provash, faktesh dhe ligji, por me aludime të pavërteta të njohjes së vullnetit të palëve për zgjidhjen jashtëgjyqësore, dhe i përdor për të krijuar kontradiktë në vetë objektin e padisë, pasi nuk ka prova dhe fakte për ta rrëzuar atë.

- Gjykata e Apelit nuk lejoi palën paditëse, pasi çeli pa vendim të ndërmjetëm hetimin gjyqësor, që ajo të zhvillonte diskutimin e provës së parë, sipas parimit të parashikuar nga neni 18, 19,20, i K.Pr.Civile “Parimi i Kontradiktorialitetit”, duke i mohuar këtë të drejtë.

- Palës paditëse nuk i është kthyer përgjigje lidhur me kërkesën për sigurim padie me vendim të arsyetuar, referuar nenit 202-206 të K.Pr.Civile. Kjo gjykatë nuk u shpreh për rrëzimin e kërkesës me vendim gjë që është e kundraligjshem dhe që ka ndikuar edhe në përfundim të vendimit, pasi paditëses nuk i janë paguar qiratë e gjithë vitit 2012 dhe ato që përfshihen në kërkim padie.

- Kërkesa për riekspertim për pjesën e shtuar të objektit të padisë për të cilin pala paditëse ka paguar dhe 3% të taksës gjyqësore dhe është pranuar nga gjykata e shkallës së parë, nuk është përfshirë në detyrat shtesë të ekspertit duke dhënë një vendim të paargumentuar duke bërë të njëjtën shkelje dhe gjykata e apelit, e cila nuk u shpreh me vendim që po e refuzonte kërkimin për provë për akt ekspertimi shtesë, pasi nuk ishte specifikuar dëmi i shkaktuar.

- Gjykata e Apelit në vendimin e saj shprehet se pala e paditur përfaqësohet nga avokat Marcela Kuqo. Ndërkohë znj.Marcela Kuqo nuk ka patur sipas prokurës të drejtë përfaqësimi si avokate por ajo ka qenë me prokurë. Ajo është e punësuar si Juriste në Albtelecom sh.a. Në këto kushte nuk ka se si gjykata ta cilësojë me termin avokat, duke qenë se nuk ka tagra të tilla sipas prokurës që përfaqëson.

- Vendimet e gjykatave janë dhënë jashtë çdo logjike juridike dhe procedurale si dhe pa u mbështetur në konceptet reale të marrëdhënieve ekonomike.



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, në mungesë të palëve ndërgjyqëse, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi;
V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

  1. Paditësja Ardiana Boboshtica është pronare e pasurisë me nr.2/271 e ndodhur në ZK 8561 në qytetin e Korçës, me sipërfaqe 96.5 m2, e llojit shtëpi banimi gjithë kati i dytë mbi dyqan. Ky fakt rezulton i qartë nga përmbajtja e vërtetimit, nga dokumenti hipotekor lëshuar nga ZVRPP Korçë më datë 08.02.2006.

  2. Më datë 04.12.2004 paditësja ka lidhur me të paditurit Artin dhe Margarita Qirici kontratën e qirasë për këtë objekt me nr.2682 rep., dhe nr.1006 kol., Kjo kontratë është lidhur para noterit dhe në përmbajtjen e saj rezulton që pala qiradhënëse me vullnetin e saj të lirë deklaron se ia jep me qira objektin e sipërpërmendur qiramarrësve (të paditurve në këtë gjykim) për një periudhë 10 vjeçare.

  3. Qiraja mujore për të cilën palët kanë rënë dakord është 70.000 lekë dhe do të paguhet në favor të palës qiradhënëse çdo muaj, në fillim të tij, në një numër llogarie bankare të paspecifikuar në kontratë.

  4. Palët kanë pranuar që qiramarrësit në objektin e marrë më qira do të bëjnë punime duke e transformuar banesën në të cilën do të kryejnë aktivitet privat, bar pastiçeri dhe pas përfundimit të afateve të kontratës dorëzimi i sendit tek qiradhënësja do të bëhet në gjendjen që është në momentin e dorëzimit.

  5. Lidhur me momentin e fillimit të efekteve të kontratës, palët kanë pranuar se “Palët deklaruan gjithashtu se momenti i fillimit të efekteve të kësaj kontrate do të jetë dita e inaugurimit të lokalit (bar pastiçeri) ditë prej së cilës fillon të ecë afati 10 vjeçar”.

  6. Ka rezultuar e provuar gjatë gjykimit që pala paditëse i ka dorëzuar sendin në pronësi të saj me nr.pasurie 2/271 e ndodhur në ZK 8561 me sipërfaqe 96.5 m2, të paditurve për shkak të lidhjes së kontratës së qirasë me nr.2682 rep dhe nr.1006 kol, datë 04.12.2004.

  7. Pas lidhjes së kontratës, mbi këtë send, të paditurit kanë kryer punime të ndryshme duke e transformuar sendin nga banesë në bar pastiçeri, brenda kushteve të kontratës, përcaktuar në paragrafin 6 të saj. Ky fakt rezultoi i pranuar dhe në vendimet përkatëse gjyqësore që kanë patur si objekt vlerësimi, ndër të tjera, edhe punimet e kryera nga pala e paditur në sendin e dhënë me qira, e konkretisht vendimi nr.2216, datë 06.11.2006 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vendimi nr.76 datë 22.02.2007 i Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimi nr.118 datë 15.03.2011 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Nëpërmjet këtyre vendimeve është vërtetuar se midis palëve ekziston një marrëdhënie kontraktore e cila buron nga kontrata me nr.2682 rep., dhe nr.1006 kol, datë 04.12.2004, e cila rezulton të jetë bërë efektive në muajin Tetor të vitit 2005.

  8. Ka rezultuar e provuar, se pala e paditur nuk ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale në lidhje me pagesat e vlerës së qirasë në zbatim të kontratës së lidhur midis tyre.

  9. Në të tilla rrethana pala paditëse, me njoftimin noterial me nr.2927 rep dhe nr.2617 kol datë 28.09.2011 ka njoftuar të paditurit (qiramarrësit) për detyrimin e papërmbushur prej tyre, duke i lënë afat deri më datë 15.10.2011 për të përmbushur detyrimin, pasi në të kundërt kontrata do të konsiderohej e zgjidhur në mënyrë të njëanshme. Nëpërmjet këtij njoftimit, janë lajmëruar qiramarrësit që nëse nuk plotësojnë kushtet e deklaruara nga qiradhënësja duhet të lirojnë dhe dorëzojnë objektin e dhënë me qira.

  10. Rezulton që për këtë njoftim noterial palët e paditura të kenë marrë dijeni po në datën në të cilën ai është dërguar 28.09.2011.

  11. Me gjithë njoftimin e marrë palët e paditura nuk kanë kryer pagesën e deklaruar si të kërkueshme nga paditësja në masën 580.00 lekë por rezultoi që të kenë bërë një shlyerje pjesore të saj, pas kalimit të afatit të caktuar nga paditësja dhe konkretisht janë shlyer pagesat jashtë afatit të lënë nga paditësja, me faturat e datës 01.11.2011 në masën 100.000 lekë dhe me faturën e datës 27.12.2011 në masën 210.000 lekë.

  12. Ndodhur në këto kushte, pala paditëse më datë 02.11.2011 i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

  13. Gjatë gjykimit, pala paditëse ka pretenduar se shkaku i zgjidhjes së kontratës, i saktësuar disa herë gjatë gjykimit nga ana e kësaj pale, është mospërmbushja e njëanshme e detyrimeve kontraktore nga ana e të paditurve.

  14. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1700, datë 18.06.2012, ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë me nr.11216-03709-41(335/3223), datë regjistrimi 02.11.2011 të paditëses Adriana Boboshtica (Dinella) me të paditur Artin Qirici dhe Margarita Qirici me objektin e ndryshuar të cituar në pjesën e parë të këtij vendimi, detyrimin e të paditurve Artin dhe Margarita Qirici t’i paguajë paditëses Adriana Boboshtica (Dinella) masën e detyrimit kontraktor (qira mujore) të pashlyer në vlerën 270.000 (dyqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera si të pambështetur në ligj dhe në prova.

  15. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka arsyetuar se: “…Gjykata vlerëson se masa e papërmbushur e detyrimit për periudhën objekt shqyrtimi, duke marrë parasysh edhe pagesat e pas datës 30.10.2011 për të cilat nga vetë pala paditëse është deklaruar se janë pranuar si pagesa të detyrimit kontraktor të prapambetur, meqenëse kontrata, sipas tyre konsiderohet e zgjidhur, në raport me detyrimin e qiramarrësve në total është në një masë të vogël (më pak se 10 % e vlerës totale të shlyer), kjo mospërmbushje nuk është e tillë që të çojë në zgjidhje të kontratës por i jep palës gjithë të drejtat e ligjshme për të kërkuar përmbushjen e detyrimit përkatës dhe dëmin e shkaktuar si pasojë e mospërmbushjes në kohë të tij...Në rast se çdo mospërmbushje e detyrimeve kontraktuale në përgjithësi dhe e detyrimeve monetare në veçanti do të klasifikohej menjëherë si e tillë që çon në zgjidhjen e kontratës, pa u bërë më parë një vlerësim objektiv dhe logjik i peshës së saj, në raport me detyrimin në tërësi, parë kjo dhe në raport me sjelljen kultivuar të dy palëve kontraktore, kjo do të cenonte rëndë sigurinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve kontraktore midis palëve. Pikërisht për këto arsye ligji civil ka parashikuar dy mundësitë, kërkimin për përmbushje detyrimi (kur mospërmbushja konsiderohet jo thelbësore) ose kërkimin për zgjidhje të kontratës (kur mospërmbushja është e tillë që prek thelbin dhe rrezikon ekzistencën faktike të marrëdhënies juridike midis palëve). Referuar sa më sipër, Gjykata konkludon se kërkimi për zgjidhjen e kontratës së qirasë midis palëve ndërgjyqëse, para përfundimit të afatit të përcaktuar dhe pranuar nga palët, është i pambështetur në prova dhe në ligj dhe si i tillë duhet rrëzuar... Lidhur me posedimin me keqbesim që u shtrua si shkak ligjor i këtij kërkimi të padisë si dhe i kërkimit për pagimin e dëmshpërblimit për përdorimin me keqbesim në masën e qirasë mujore nga data 01.11.2011 deri në momentin e ekzekutimit të vendimit…Në rastin konkret, pa u mohuar për asnjë çast fakti që paditësja gëzon cilësinë e pronares së sendit, të paditurit rezultoi e provuar që e posedojmë sendin me mirëbesim dhe mbi bazën e një titulli të ligjshëm posedimi…Lidhur me kërkimin për “Detyrimin e palës së paditur të paguajë detyrimin e qirave të papaguara”për periudhën Nëntor 2007 deri në Tetor 2011 në masën 580.000 lekë Gjykata çmon se ky kërkim duhet pranuar pjesërisht për arsye se: Së pari rezultoi nga akti i ekspertimit që detyrimet kontraktore midis palëve janë përmbushur pjesërisht, në mënyrë jo të rregullt me pagesën e fundit në muajin Dhjetor 2011. Referuar aktit të ekspertimit dhe llogjikës së drejtë ekonomike të ekspertes, pranuar kjo logjike edhe nga palët në proces, sipas së cilës çdo pagesë e kryer shkon më parë për përmbushjen e detyrimit të prapambetur, detyrimi kontraktual midis palëve, gjatë kohës së ekzistencës së kontratës rezulton të jetë i papërmbushur në masën 270.000 lekë. Kjo referuar detyrimeve kontraktuale deri në atë masë që pala paditëse ka kërkuar, pra përmbushjes së detyrimeve të papërmbushur të periudhës 01.11.2007 deri në 30.10.2011. Pas kësaj periudhe, duke qenë para një kërkimi për zgjidhje kontrate dhe njëkohësisht para një situate kur rezulton e provuar që pala e paditur nuk ka vijuar të përmbushë detyrimet e saj kontraktore (për shkak të pasigurisë së krijuar lidhur me faktin nëse kontrata ishte e zgjidhur nga pala paditëse në mënyrë të njëanshme apo kërkohet të zgjidhet në gjykatë), dhe kjo situatë fakti i jep të drejtën palës paditëse të kërkonte përmbushjen e detyrimit kontraktual gjyqësisht për gjithë periudhën derisa vendimi gjyqësor të merrte formë të prerë. Por në kushtet kur kjo palë kërkoi detyrimin e papërmbushur siç rezulton deri më datë 30.10.2011, Gjykata në referim të nenit 6 të K.Pr.C nuk mund të shprehet tej asaj që kërkohet nga pala dhe përmbushja e këtij detyrimi që aktualisht rezulton i papërmbushur nga ana [e] qiramarrësve, mund të realizohet nëpërmjet një padie të re nëse nuk përmbushet vullnetarisht...”

  16. Mbi ankim të palës paditëse, Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.50, datë 31.01.2013 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.1700, datë 18.06. 2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

  17. Në marrjen e këtij vendimi Gjykata e Apelit me të njëjtin argumentim, ka arsyetuar se: “…gjykata në analizë të provave shkresore e shpjegimeve të palëve, me të drejtë pranon se kontrata midis palëve nuk është zgjidhur, pra jemi para mospërmbushjes së detyrimeve në mënyrë jo të rregullt, pasi kemi shlyerje të qirasë mujore me vonesë dhe nuk përbën mospërmbushje thelbësore të detyrimit që do të sillte si pasojë zgjidhjen e kontratës së qirasë midis paditëses dhe të paditurve, e për rrjedhojë kërkimi për zgjidhjen e kontratës së qirasë para afatit të caktuar në të, është i pambështetur në prova e ligje, e me të drejtë nuk është pranuar…Detyrimet kontraktuale janë të papërmbushur në shumën 270.000 lekë dhe është shuma e pretenduar nga paditësja në kërkesëpadi dhe gjatë gjykimit të çështjes…”

  18. Kundër vendimit nr.50, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Adriana Boboshtica, me anë të të cilit kërkon ndryshimin e vendimit nr.50, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë, të vendimit nr.1700, datë 18.06.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe pranimin e padisë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM


  1. Dispozitat e Kodit Civil, në të cilat është parashikuar:

19.1 Neni 296 “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.”

19.2 Neni 698 “Kur kontrata ka detyrime të ndërsjella, kur njëra nga palët kontraktuese nuk përmbush detyrimet e veta, pala tjetër kontraktuese, sipas rastit, mund të kërkojë përmbushjen e detyrimit, ose zgjidhjen e kontratës, përveç shpërblimit të dëmit.”



19.3 Neni 699 “Kontrata nuk mund të zgjidhet në qoftë se mospërmbushja e detyrimit prej njërës nga palët ka rëndësi të pakët për interesat e palës tjetër.”
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON


  1. Se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Adriana Boboshtica, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.50, datë 31.01.2013, të Gjykatës së Apelit Korçë, i cili ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.1700, datë 18.06.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.50, datë 31.01.2013, i Gjykatës së Apelit Korçë, është dhënë në mungesë të kryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm dhe në zbatim të gabuar të ligjit material, e për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë.

  3. Për çështjen objekt gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka konkluduar se padia e paditësit Adriana Boboshtica është pjesërisht e mbështetur në ligj dhe në prova. Në qendër të argumentimit të asaj gjykate, ka qenë fakti se pavarësisht se është vërtetuar mospërmbushja në kohë nga ana e të paditurve e detyrimit të tyre për pagimin e qirasë mujore, mospërmbushje kjo e cila ka qenë e përsëritur, e vlerësuar në shumën prej 270.000 lekë ku qeraja mujore ka qenë 70.000 lekë në muaj, kjo mospërmbushje paraqet një interes të pakët për palën paditëse bazuar në nenin 699 të K.Civil. Në këtë kuptim, pala paditëse legjitimohet substancialisht për kërkimin e detyrimeve të prapambetura, por jo për kërkimin për zgjidhjen e kontratës së qirasë, si dhe lirimin dhe dorëzimin e sendit.

  4. Gjykata e Apelit Korçë, e investuar mbi ankimin e palës paditëse, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, duke u mjaftuar me të njëjtin argumentim, si dhe gjykata e shkallës së parë. Në vlerësimin e Gjykatës së Apelit, kontrata e qirasë midis palëve nuk është zgjidhur, edhe pse jemi përpara mospërmbushjes së detyrimeve në mënyrë të rregullt, në kushtet e shlyerjes së përsëritur të qirasë me vonesë. Gjykata ka konkluduar se pavarësisht këtij fakti, nuk gjendemi përpara një mospërmbushjeje thelbësore të detyrimit nga ana e të paditurve, që do të sillte më pas si pasojë zgjidhjen e kontratës së qirasë midis palëve ndërgjyqëse.

  5. Fillimisht, Kolegji Civil vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit i bazuar në argumentimin e mësipërm, është marrë në kushtet e moskryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, sa kohë që prej saj nuk është arritur të identifikohen qartësisht rrethanat faktike në lidhje me mospërmbushjen e detyrimit kontraktor të pagimit të qirasë nga ana e palës së paditur dhe më pas vlerësimin nëse kjo mospërmbushje, është e një natyre thelbësore, që mund të diktojë zgjidhjen e kontratës së qirasë së lidhur ndërmjet palëve ndërgjyqëse.

  6. Ky Kolegj thekson se, sikurse ka rezultuar e provuar nga të dy gjykatat e faktit, pala e paditur në mënyrë të përsëritur nuk ka përmbushur në kohë detyrimin kontraktor të pagimit të qirasë ndaj palës paditëse, e konkretisht, në vlerësimin e gjykatave të faktit, ka rezultuar një detyrim prej 270.000 lekësh qira të papaguara, duke u bazuar në qeranë mujore të caktuar me marrëveshje prej 70.000 lekësh në muaj. Pavarësisht këtij konkluzioni, si dhe pavarësisht faktit se gjykatat kanë konstatuar se sjellja kontraktore e palës së paditur në këtë mënyrë ka qenë e vazhdueshme, ato kanë argumentuar se nuk gjendemi përpara një mospërmbushjeje thelbësore të detyrimeve kontraktore. Në lidhje me këtë argument, Kolegji Civil çmon se, në një kohë që vlerësimi i rrethanave faktike mbetet një atribut ekskluziv i gjykatave të faktit, në çështjen objekt gjykimi, gjykata e apelit nuk ka përmbushur detyrimin e saj ligjor mbi argumentimin e qëndrimit të saj në lidhje me fuqinë provuese të rrethanave, që i janë nënshtruar hetimit gjyqësor.

  7. Në vijim të këtij argumentimi, Kolegji Civil vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, ka qenë e nevojshme një analizë tërësore e provave dhe fakteve që kanë rezultuar të vërtetuara, duke identifikuar jo vetëm vlerën ekzakte të detyrimit monetar të qirasë të papërmbushur nga ana e palës së paditur, por duke i akorduar asaj peshën përkatëse në raport me detyrimin mujor të qirasë, si dhe në mënyrë të rëndësishme, duke vlerësuar me rigorozitet sjelljen kontraktore të palës së paditur përgjatë vazhdimësisë së kontratës. Ky Kolegj çmon se një analizë e tillë ka qenë e nevojshme për të arritur në përfundimin, nëse pala paditëse legjitimohej substancialisht vetëm në kërkimin e përmbushjes së detyrimit kontraktor, apo në kërkimin e saj për zgjidhje të kontratës së qirasë, si dhe lirimin dhe dorëzimin e sendit.

  8. Kështu, në interpretim harmonik të neneve 698 dhe 699 të K.Civil, të aplikueshëm në çështjen objekt gjykimi, është evident fakti se në rastet e një kontrate me detyrime të ndërsjella, kur njëra nga palët kontraktore nuk përmbush detyrimet e saj, pala tjetër ka mundësinë e kërkimit ose të përmbushjes së detyrimit, ose të zgjidhjes së kontratës, përveç shpërblimit të dëmit. Elementi që diferencon rastet e përzgjedhjes ndërmjet këtyre dy mundësive, parashikohet në nenin 699 të K.Civil, sipas së cilit, mospërmbushja e detyrimit nga njëra palë, e cila ka rëndësi të pakët për interesat e palës tjetër, nuk mund të passjellë zgjidhjen e kontratës së lidhur ndërmjet tyre.

  9. Në të tilla kushte, Kolegji Civil vlerëson se rëndësi primare merr identifikimi me rigorozitet i faktit nëse një mospërmbushje detyrimi kontraktor, është e një natyre të tillë, e cila mund të vejë potencialisht në dyshim vetë vazhdimësinë e marrëdhënies kontraktore, apo nëse ajo paraqet thjesht një rëndësi dytësore, e cila nuk cenon thelbin e marrëdhënies së krijuar mes palëve. Në kryerjen e këtij diferencimi, një gjykatë është përpara detyrimit të vlerësimit nëse mospërmbushja nga ana e njërës prej palëve kontraktore, cenon një parim tejet të rëndësishëm për çdo marrëdhënie detyrimi, e konkretisht mirëbesimin e nevojshëm të palëve për përmbushjen e plotë dhe të saktë të detyrimeve kontraktore në të ardhmen. Një kontratë përfaqëson një dakordësi vullnetesh, ndaj dhe vazhdimësia apo zgjidhja e saj, pashmangshmërisht do të duhet të bazohen në një vlerësim objektiv të sjelljes kontraktuale të palëve, në lidhje me ekzistencën ose jo të këtij vullneti për të përmbushur me mirëbesim e korrektesë detyrimet e lindura nga kontrata.

  10. Po ashtu, Kolegji Civil thekson se konkluzioni i arritur nga gjykatat në lidhje me plotësimin e kritereve të nenit 698 të K.Civil mbi zgjidhjen e kontratës, do të përcaktojë më pas edhe nëse paditësja legjitimohet substancialisht në kërkimin e saj për rivendikimin e sendit të paluajtshëm. Në parim, një kontratë qiraje përbën një shkak ligjor për mbajtjen e sendit, ndaj dhe vendimmarrja në lidhje me vazhdimësinë apo zgjidhjen e kontratës së qirasë, do të diktojë përkatësisht edhe ekzistencën ose jo të titullit të ligjshëm të mbajtjes së sendit nga ana e palës qiramarrëse.

  11. Për sa më sipër, Kolegj Civil konkludon se në çështjen objekt gjykimi, vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë, i mungojnë elementë ligjorë thelbësorë, siç janë analiza tërësore dhe objektive e provave dhe bazueshmëria e vendimmarrjes në ligjin material të aplikueshëm.

  12. Në këto rrethana, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se, në rishqyrtim, gjykata e apelit, qoftë edhe kryesisht, duhet të plotësojë hetimin gjyqësor, nëpërmjet të cilit të sqarojë plotësisht rrethanat faktike që lidhen me gjykimin e çështjes, duke marrë në vlerësim pretendimet e palëve ndërgjyqëse për verifikimin dhe analizën e plotë të: (i) natyrës dhe shpeshtësisë së mospërmbushjes së detyrimit kontraktor të pagimit të qirasë nga ana e palës së paditur, si dhe (ii) faktit nëse kjo mospërmbushje është e një natyre të tillë, që të diktojë zgjidhjen e kontratës së qirasë së lidhur midis palëve.

  13. Për arritjen e këtij qëllimi, në rishqyrtim, Gjykata e Apelit Korçë, duhet të verifikojë dhe analizojë në mënyrë të plotë të gjitha provat e administruara në dosje, duke iu dhënë atyre fuqinë përkatëse provuese dhe më pas, në varësi të konkluzioneve të nxjerra nga hetimi i kryer, të zbatojë drejt ligjin material të aplikueshëm mbi mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore në kontratat me detyrime të ndërsjella.

  14. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rishqyrtimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), cilësimit të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet palëve ndërgjyqëse.

  15. Për gjithë sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.50, datë 31.01.2013 i Gjykatës së Apelit Korçë, është rrjedhojë e moskryerjes së një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm dhe e mosrespektimit të ligjit material, ndaj për këtë shkak ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.50, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim, në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 31.03.2016


ÇËSHTJE PEANLE
Nr. 3/1 i Regj. Themeltar

Nr. 3/1 i vendimit
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Nuni Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Mirela Fana Anëtare

Shkëlzen Selimi Anëtar

Artan Broci Anëtar
në seancën gjyqësore datë 31.03.2016, mori në shqyrtim çështjen penale me nr.3/1/2016 me palë:
KËRKUES: DURIM BAMI, i biri i Dylaverit dhe Files, i datëlindjes 29.10.1979, lindur dhe banues në Nikël, Fushë Krujë, aktualisht me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, i mbrojtur me prokurë të posaçme nga Av. Ilir Murati.
OBJEKTI:

Zëvendësim i masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrestit në shtëpi”,

parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale,

në atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”,

sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Baza Ligjore: Nenet 260 dhe 470 e vijues të Kodit të Procedurës Penale.


A K U Z U A R:

Për kryerjen e veprave penale të

“Kallëzimit të rremë” kryer në bashkëpunim,

parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal.



Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda, me vendimin nr.104, datë 06.03. 2015, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesës.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit, marrë ndaj shtetasit Durim Dylaver Bami.

Të caktojë si masë sigurimi për personin nën hetim Durim Dylaver Bami, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga nenet 238, 232/dh të K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së funksionarëve publikë”, të mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/a-22 i K. Penal.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi”.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.14, datë 30.03.2015, ka vendosur:

“Caktimin si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues në ngarkim të të pandehurit Durim Dylaver Bami, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale“.


Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.14/1, datë 08.05.2015, ka vendosur:

“Zëvendësimin e masës së sigurimit për të pandehurin Durim Bami nga ajo e “Arrestit në burg”, në atë të “Arrestit në shtëpi”, sipas nenit 237 të K.Pr.Penale, në adresën e banimit, banesë private e ndodhur në fshatin Nikël, Fushë Krujë.

Në zbatim të pikës 2 të nenit 237 të K.Pr.Penale, ndalohet i pandehuri Durim Bami për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.

Në zbatim të pikës 3 të nenit 237 të K.Pr.Penale, ngarkohet policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi”.


Në datën 25.03.2016 i pandehuri Durim Bami ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për paraqitje”, për këto shkaqe:

  • Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 21.12.2015, ka pezulluar gjykimin e çështjes penale nr.27/2015 Akti dhe ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 80 pika 2 të Kodit të Procedurës Penale si dispozitë që vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

  • Në rrethanat kur gjykimi i kësaj çështje penale në Gjykatën Kushtetuese dhe në shkallët e tjera të gjykimit do të ketë një kohë të gjatë, si dhe kur: (i) çështja ka përfunduar së hetuari dhe është dërguar për gjykim; (ii) i pandehuri ka treguar bashkëpunim me organin e akuzës në zbardhjen e së vërtetës, zëvendësimi i masës së sigurimit personal për të pandehurin Durim Bami nuk rrezikon provat e vërtetësinë e tyre apo marrjen e provave të reja.

  • Ndërkohë, i pandehuri Durim Bami, nga data 02.03.2015 (data e ndalimit) deri më datën 08.05.2015 ka kryer në paraburgim 2 (dy) muaj e 6 (gjashtë) ditë, që përllogaritura sipas kritereve të nenit 57 të Kodit Penal, janë 3 muaj e 9 ditë. Ndërsa nga data 08.05.2015 deri më sot i pandehur Durim Bami është me masë sigurimi personal “arrest në shtëpi”, që përbëjnë më shumë se 10 (dhjetë) muaj. Në tërësi i pandehuri ndodhet në kushte paraburgimi prej më shumë se një viti.

  • Referuar kërkesave të nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale rezulton se paraburgimi e ka humbur fuqinë për shkak të afateve të tejzgjatura të hetimeve paraprake, duke qenë kështu në kushtet e shuarjes së masës së sigurimit personal.

  • Në favor të zëvendësimit të masës së sigurimit personal të të pandehurit janë koha e paraburgimit dhe beneficet e gjykimit të shkurtuar që mund të kërkojë i pandehuri, në raport me masën e dënimit që mund të jetë brenda marzhit të parashikimit të nenit 305 të Kodit Penal.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi mbrojtësin e të pandehurit Durim Bami, avokatin Ilir Murati, që kërkoi pranimin e kërkesës; prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Altin Binaj, që kërkoi rrëzimin e kërkesës dhe si shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, më datë 03.03.2013, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.63, të vitit 2015, për veprën penale të “Vrasjes së funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë dhe e parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e deklarimeve të shtetasit Tom Doshi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili pretendonte se, është tentuar të eliminohej fizikisht prej shtetasit Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, nëpërmjet shtetasit Durim Bami, si person i zgjedhur për ekzekutimin.

2. Më datë 02.03.2015, nga shërbimet policore në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe, është ndaluar shtetasi Durim Bami, duke tentuar të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë, drejt Malit të Zi.

3. Mbi kërkesën e Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.104, datë 06.03.2015, Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Tiranë, e ka vleftësuar të ligjshëm ndalimin e shtetasit Durim Bami dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, si person ndaj të cilit kryheshin hetime për veprën penale të parashikuar nga nenet 79/a dhe 22 të Kodit Penal.

4. Pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore paraprake, organi i akuzës ka arritur në përfundimin se, për faktin penal objekt i hetimit, vepra penale e kryer nuk ishte ajo e “Vrasjes ndaj funksionarëve publikë”, e parashikuar nga nenet 79/a e 22 të Kodit Penal, por kishte të dhëna të mjaftueshme që tregonin dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë”, (në formën objektive të krijimit të provave të rreme për të kryer ndjekje penale), “Deklarimeve të rreme para prokurorit” dhe “Kanosjes për dëshmi të rreme”, të parashikuara respektivisht nga nenet 305, 305/a dhe 312/a të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve Mark Frroku, Tom Doshi dhe të pandehurit Durim Bami.

5. Nisur nga fakti se shtetasit: (i) Tom Doshi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe (ii) Mark Frroku ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, bazuar në nenet 75/b-2 dhe 277/3 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 20.03.2015, ka deklaruar moskompetencën e saj për hetimin e mëtejshëm të procedimit penal nr.63/ 2015 dhe i’a ka kaluar aktet Prokurorisë së Përgjithshme.

6. Në regjistrin përkatës të Prokurorisë së Përgjithshme është regjistruar procedimi penal nr.01, datë 20.03.2015, duke u shënuar emrat e shtetasve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami, si persona që u atribuohej kryerja e veprave penale të sipërpërmendura.

7. Më datë 25.03.2015 personi nën hetim Durim Bami është marrë në cilësinë e të pandehurit dhe i është komunikuar nga Prokurorët pranë Prokurorisë së Përgjithshme akuza, për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal.

8. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.14, datë 30.03.2015 ka caktuar “...si masë sigurimi personal me karakter shtrëngues në ngarkim të të pandehurit Durim Dylaver Bami, atë të “Arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale“.

9. Mbi kërkesën e datës 04.05.2015 të të pandehurit Durim Bami, realizuar nëpërmjet avokatit mbrojtës Ilir Murati, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.14/1, datë 08.05.2015, ka zëvendësuar masën e “...sigurimit për të pandehurin Durim Bami nga ajo e “Arrestit në burg”, në atë të “Arrestit në shtëpi”, sipas nenit 237 të K.Pr.Penale, në adresën e banimit, banesë private e ndodhur në fshatin Nikël, Fushë Krujë”. Me këtë vendim të pandehurit Durim Bami i është ndaluar komunikimi “...me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të”, si dhe është ngarkuar “...policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi”.

10. Nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, pas përfundimit të hetimeve paraprake për procedimin penal nr.01., të vitit 2015, është paraqitur kërkesë pranë Gjykatës së Lartë për gjykim të të pandehurve: (1) Tom Gjek Doshi, i datëlindjes 06.06.1966, lindur në Shkodër dhe banues në rrugën "Qemal Stafa" nr.550, Tiranë, me arsim të lartë, me shtetësi Shqiptare, i martuar, me gjendje gjyqësore i padënuar; (2) Mark Preng Frroku, i datëlindjes 06.10.1972, lindur në Kir Pukë dhe banues në rrugën "Leonard Frroku", nr.54, Tiranë, me arsim të lartë, me shtetësi Shqiptare, i martuar, i padënuar më parë, aktualisht ndodhet në ambientet e BEVP (302), Rruga “Mine Peza”, Tiranë dhe (3) Durim Dylaver Bami, i datëlindjes 29.10.1979, lindur dhe banues në Nikël, Fushë Krujë, me gjendje gjyqësore i dënuar, me gjendje civile i martuar, me shtetësi Shqiptare.

10.1. Mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme në Gjykatën e Lartë është regjistruar çështja penale e juridiksionit fillestar me nr.27 Akti, datë regjistrimi 29.06.2016.

10.2. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 21.12.2015, ka pezulluar gjykimin e “...çështjes penale me nr.27/2015 Akti” dhe ka dërguar çështjen “...në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 80 pika 2 të Kodit të Procedurës Penale si dispozitë që vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës të Shqipërisë”.

11. I pandehuri Durim Bami, më datë 25.03.2016, ka paraqitur pranë Gjykatës së Lartë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi” në atë të “Detyrimit për paraqitje”, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi, çështje e cila është regjistruar pranë Gjykatës së Lartë me nr.3/1 Akti, datë 25.03.2016.


LIGJI I ZBATUESHËM
12. Dispozitat e Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe ato të Kodit të Procedurës Penale, në të cilat është parashikuar:
12.1. Neni 42 i Kushtetutës: “1. Liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor. 2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.

12.2. Neni 237 i K.Pr.Penale: “1. Me vendimin e arrestit shtëpi, gjykata urdhëron pandehurin mos largohet nga banesa e tij ose nga një vend i caktuar ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë. 2. Kur është e nevojshme, gjykata i kufizime ose ndalime pandehurit për komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me atë. 3. Prokurori dhe policia gjyqësore kontrollojnë respektimin e urdhrave që i janë dhënë të pandehurit. 4. Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. 5. Koha e qëndrimit në arrest në shtëpi llogaritet në caktimin e dënimit”.

12.3. Neni 260/1,2 i K.Pr.Penale: “1. Masat shtrënguese dhe ndaluese revokohen menjëherë kur del se mungojnë kushtet dhe kriteret e zbatimit të tyre. 2. Kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet, gjykata e zëvendëson masën me një tjetër më të lehtë”.

12.4. Neni 263/2.b) i K.Pr.Penale: “2. Paraburgimi e humbet fuqinë qoftë se nga dita e dorëzimit akteve gjykatë kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dhënë vendimi i dënimit në shkallë të parë:… b) nëntë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimum deri në dhjetë vjet burgim”.

12.5. Neni 267/1 i K.Pr.Penale: “1. Masat shtrënguese, të ndryshme nga paraburgimi, e humbasin fuqinë kur nga fillimi i zbatimit të tyre ka kaluar një kohë e barabartë me dyfishin e afateve të parashikuara nga neni 263”.

12.6. Neni 470/1 i K.Pr.Penale: “Gjykata që ka dhënë vendimin është kompetente për shqyrtimin e kërkesave dhe pretendimeve që lidhen me ekzekutimin e tij”.


PRETENDIMET E PALËVE në seancë gjyqësore
13. Mbrojtësi i të pandehurit Avokat Ilir Murati, në argumentim të kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi” në atë të “detyrimit për paraqitje”, parashtroi se: (i) nisur nga lloji i veprës penale, “Kallëzim i rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, nuk janë kushtet e vazhdimit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, e cila caktohet kur ka rrezikshmëri shoqërore; (ii) nuk ka më asnjë rrezik për marrjen dhe vërtetësinë e provave, dhe as rrezik largimi, pasi i pandehuri ka bashkëpunuar me organet për zbardhjen e së vërtetës; (iii) në kushtet kur Gjykata e Lartë ka pezulluar gjykimin e çështjes penale nr.27/2015 Akti dhe ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 80 pika 2 të Kodit të Procedurës Penale si dispozitë që vjen në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, gjykimi i kësaj çështje penale do të dojë një kohë të gjatë dhe ndërkohë (iv) i pandehuri Durim Bami, nga data 02.03.2015 (data e ndalimit) deri më sot ndodhet në kushte paraburgimi prej më shumë se një viti dhe referuar nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale rezulton se paraburgimi e ka humbur fuqinë për shkak të afateve të tej zgjatura të hetimeve paraprake, duke qenë kështu në kushtet e shuarjes së masës së sigurimit personal.

14. Prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme Altin Binaj, në argumentim të rrëzimit të kërkesës së të pandehurit Durim Bami, parashtroi se: (i) për rastin konkret, referuar veprës penale që i atribuohet të pandehurit Durim Bami, akteve dhe provave të këtij procedimi penal, ekzistojnë të gjitha kushtet dhe kriteret ligjorë, të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 230 të Kodit të Procedurës Penale, që kjo masë sigurimi të mbetet në fuqi; (ii) ndaj të pandehurit Durim Bami ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në provat e hetimit paraprak dhe i analizuar hollësisht në vendimin e njoftimit të akuzës që tregon se ai, në bashkëpunim me të tjerë, ka kryer veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal; (iii) nuk ndodhemi përpara zbutjes së nevojës për të zëvendësuar masën e sigurimit personal të të pandehurit Durim Bami, duke u hequr nga kontrolli i Policisë Gjyqësore, pasi (iii-a) është evident rreziku që ai të largohet, duke i’u shmangur drejtësisë, për sa kohë që nga autoritetet policore u ndalua në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror, (iii-b) vepra penale e kryer prej të pandehurit Durim Bami paraqitet me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, për sa kohë që veprimet e tij të rreme kanë synuar të implikojnë padrejtësisht, në dyshimin për kryerjen e veprave penale tejet të rënda, funksionarët më të lartë shtetërore dhe me pasoja të paparashikueshme nëse qëllimi kriminal do të realizohej.


KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
15. Se kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurimit për të pandehurin Durim Bami nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” nuk gjendet në përputhje me ligjin procedural e me rëndësinë e faktit dhe për rrjedhojë ajo nuk duhet të pranohet.

16. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pas shqyrtimit të akteve të paraqitura në gjykim, pretendimeve të mbrojtësit të të pandehurit Durim Bami dhe të prokurorit, arrin në përfundimin se në gjendjen që janë aktet procedurale nuk ekzistojnë kushtet ligjore për pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit të këtij të pandehuri, në bazë të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale.[1]

16.1. Ky kolegj, referuar nenit 260/2 të Kodit të Procedurës Penale,[2] që për zëvendësimin e një mase sigurimi me një masë tjetër më të lehtë ka përcaktuar kritere të saktë lidhur me rrethanat që zbusin nevojat e sigurimit ose që masa e sigurimit nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit, duke analizuar ekzistencën ose jo të ndryshimit të rrethanave nga ato që kanë qenë të pranishme në momentin që është vendosur masa e “arrestit në shtëpi”, vlerëson se zëvendësimi i masës së sigurimit nuk mund të bëhet bazuar vetëm në pretendimet e kërkuesit.

16.2. Gjithashtu, përsa i përket kërkesës së paraqitur, Kolegji ka parasysh se, kushtet, kriteret dhe procedurat për caktimin, zbatimin, rivlerësimin, zëvendësimin dhe kontrollin gjyqësor mbi masat e sigurimit, veçanërisht atyre të arrestit, janë drejtpërdrejtë të lidhura me respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, konkretisht me lirinë e personit dhe se këto procedura kanë karakter gjyqësor dhe sigurojnë garancitë e duhura sipas llojit të privimit të lirisë.

16.3. Në respektim të nenit 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenit 28 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ky kolegj, ndodhur në kushtet e parashtrimit të kërkesës dhe pretendimeve që kanë të bëjnë me heqjen apo ndryshimin e masës së sigurimit personal, veçanërisht asaj të arrestit, ia nënshtroi këtë kërkesë shqyrtimit gjyqësor.[3]

16.4. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, duke patur parasysh këto dispozita si dhe rregullimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale, pas shqyrtimit të rrethanave konkrete arriti në përfundimin se kufizimi i lirisë për të pandehurin Durim Bami, me masë sigurimi “arrest në shtëpi” është aktualisht i justifikuar ligjërisht.

16.5. Në këtë drejtim mbahet në konsideratë se motivet fillestare kanë mbetur “relevante” dhe “suficente” dhe se, pas verifikimit gjatë këtij gjykimi, organi i ndjekjes penale ka shfaqur në kryerjen e veprimeve hetimore “diligjencë të posaçme”.[4]

17. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në vijim të arsyetimit të mësipërm, i referohet edhe vendimit njësues nr.1, datë 08.01.2009 të Kolegjeve të Bashkuara, ku është çmuar “...se vijimësia e ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm që personi i arrestuar ka kryer një vepër penale mbetet një kusht sine qua non për vlefshmërinë e vazhdimësisë së zbatimit të masës së arrestit. Por, pas kalimit të një kohe të arsyeshme, edhe ky motiv nuk mund të qëndrojë më i vetëm si justifikim për zbatimin e masës së arrestit. Prandaj, në një gjykim me objekt rivlerësimin e kësaj mase, gjykata duhet të çmojë e vendosë edhe në varësi të vërtetimit ose jo të motiveve të tjera të parashtruara nga organi i akuzës për justifikimin e vazhdimit të kufizimit të lirisë së individit. Në këtë kontekst, sikurse shprehet GJEDNJ, është thelbësore që të mbahet parasysh se për të çmuar nëse motivet fillestare mbeten apo jo “relevante” dhe “suficente”, gjykata duhet gjithashtu të verifikojë dhe të sigurohet se organet kompetente për ndjekjen penale kanë shfaqur në kryerjen e veprimeve hetimore në atë procedim penal “diligjencë të posaçme”. (Labita kundër Italisë, 2000), (Castravet kundër Moldavisë, 2007)”.

18. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ndryshe nga sa parashtrohet në kërkesë dhe në seancë gjyqësore nga mbrojtësi ligjor i të pandehurit, në analizë juridike të rregullave për revokimin, zëvendësimin apo shuarjen e masave të sigurimit personal në raport me faktin konkret, rëndësinë e tij, evidenton se për rastin në shqyrtim nuk kanë ndryshuar asnjë prej rrethanave në raport me ato që kanë qenë të pranishme në momentin e dhënies së vendimit nr.14/1, datë 08.05.2015 nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me të cilin është zëvendësuar masa e sigurimit e të pandehurit Durim Bami, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Për rrjedhojë, vlerësohet se për rastin nevojat e sigurimit nuk janë lehtësuar dhe ato ende i përgjigjen rëndësisë së faktit.

18.1. Pra, nga shtjellimi i kërkesës, parashtrimeve të mbrojtjes së të pandehurit dhe prokurorit në seancë gjyqësore, si dhe nga aktet procedurale të dosjes gjyqësore nuk evidentohet ekzistenca e rrethanave të ndryshme nga ato të momentit të dhënies së vendimit gjyqësor të sipërpërmendur.

19. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rithekson se zëvendësimi i masave të sigurimit i nënshtrohet vlerësimit të kritereve materiale, të parashikuar në pikat 2 dhe 3 të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale.

19.1. Në rrethanat e çështjes konkrete në gjykim, nuk rezulton të jetë i pranishëm, kriteri i kërkuar në pikën 2 të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale.

20. Po kështu, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në gjendjen që janë aktet e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Durim Bami ka rrethana që tregojnë se, vazhdon të qëndrojë “dyshimi i arsyeshëm” për kryerjen e veprës penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, në formën e krijimit të provave të rreme me qëllim që të kryhet ndjekja penale ndaj një personi tjetër.

21. Në vështrim të akteve procedurale të mbledhura dhe të paraqitura nga organi i akuzës dhe të fashikulluara në dosjen gjyqësore të themelit të çështjes, ky Kolegj, pa hyrë në analizën e tyre në këtë fazë të shqyrtimit gjyqësor, në rastin konkret ka parasysh edhe: (i) faktin se lënia i lirë e kërkuesit apo detyrimi për paraqitje mund të rrezikojë qëndrueshmërinë e provave ose vërtetësinë e tyre apo marrjen e provave të reja lidhur me provueshmërinë e elementëve të veprës penale për të cilat organi i akuzës e ka paraqitur çështjen për gjykim; (ii) rrezikshmërinë shoqërore të veprës e të personit i cili mund të përpiqet për t’u larguar dhe fshehur drejtësisë, sikurse ka qenë momenti i ndalimit të tij nga shërbimet policore në pikën e kalimit kufitar datë 02.03.2015;[1] (iii) përshtatshmërinë e masave të sigurimit “arrest në shtëpi” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me shkallën e nevojave të sigurimit të të pandehurit në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale që i atribuohet.[2]

22. Pra, pretendimi i mbrojtjes se, janë zbutur nevojat e sigurimit për vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” në rastin konkret nuk është i bazuar dhe, ndërkohë gjendet e pabazuar edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.”

22.1. Në gjykim, kërkuesi nuk parashtroi dhe nuk provoi se kanë ndryshuar dhe/ose nuk ekzistojnë motivet fillestare që kanë justifikuar caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” për të pandehurin Durim Bami. Gjithashtu nuk u provua që më pas të kenë lindur apo krijuar rrethana të tilla që diktojnë zbutjen e kësaj mase.

22.2. Nuk evidentohet se, që nga data që të pandehurit Durim Bami ju caktua masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi“ dhe deri në ditën kur është paraqitur kërkesa për zëvendësimin e kësaj mase, si dhe gjatë këtij gjykimi, të jenë lehtësuar nevojat e sigurimit apo të jenë të qenësishme shkaqe e kriteret ligjore për zëvendësim e masës së sigurimit.

23. Në argumentim sa më sipër, gjykata vlerëson se në rastin konkret vazhdimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi” ndaj të pandehurit Durim Bami është i nevojshëm pasi, ekzistojnë kushtet e parashikuar në pikën 3 të nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale.

24. Edhe pretendimi se personat e tjerë ndaj të cilëve qëndron e njëjta akuzë me të pandehurin Durim Bami janë në “gjendje të lirë”, nuk përbën shkak ligjor apo rrethanë të re për zbutjen e masës së sigurimit.

24.1. Kjo për arsye se masat e sigurimit kanë karakter personal/individual për secilin të akuzuar, qoftë edhe në rastet kur vepra penale është kryer në bashkëpunim.

24.2. Kjo rrethanë ka qenë ekzistente para dhe gjatë zëvendësimit të masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë të “arrestit në shtëpi” për të pandehurin kërkues.

25. Po kështu, vlerësohet se nuk përbën shkak ligjor për zbutjen e masës së sigurimit personal të të pandehurit Durim Bami hamendësimi i kohëzgjatjes së shqyrtimit të çështjes së themelit. Hamendësimi për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor nuk ka lidhje me zëvendësimin apo zbutjen e masës së sigurimit personal. Ajo mund të ketë ndikim, rast pas rasti, në drejtim të shuarjes të masës së sigurimit personal, nëse janë të qenësishme kushtet ligjore të përcaktuara në nenet 261 dhe 263 të Kodit të Procedurës Penale.

26. Pretendimin se masa e sigurimit e të pandehurit Durim Bami është shuar, ky kolegj e vlerëson të pambështetur në ligj dhe as në rrethanat e faktit që kanë të bëjnë me periudhën/kohën gjatë së cilës i pandehuri ka qenë me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

26.1. Referuar akteve procedurale, në raport me nenet 263 dhe 267/1 të Kodit të Procedurës Penale, evidentohet se nuk janë kapërcyer afatet që passjellin shuarjen e masës së sigurimit personal të të pandehurit. Në këtë konkluzion mbahet parasysh kohëzgjatja e parashikuar nga shkronja “b” e pikës 2 të nenit 263 të Kodit të Procedurës Penale në harmoni me rregullimin e bërë në pikën 1 të nenit 267 të po këtij Kodi.

26.2. Qëndrimi i Kolegjit Penal përsa i përket këtij pretendimi gjen mbështetje në vendimin njësues nr.6, datë 11.11.2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

27. Nga ana tjetër, Kolegji Penal i vlerëson të bazuara pretendimet e prokurorit se zëvendësimi i masës së sigurimit mund të ndikojë në procesin e të provuarit. Caktimi i masës së sigurimit “detyrim për paraqitje”, parashikuar nga neni 234 i Kodi i Procedurës Penale, do mundësonte për të që të ndërhynte në procesin e të provuarit dhe se ajo i përshtatet rrezikshmërisë shoqërore të veprës në veçanti, por edhe autorit të saj.

28. Në thelb, vlerësohet se ndryshimi i masës së sigurimit për të pandehurin Durim Bami mund të dëmtojë hetimin gjyqësor dhe zbulimin e së vërtetës. Zëvendësimi i masës së sigurimit në “detyrim për paraqitje” heq mbikqyrjen nga ana e Policisë Gjyqësore dhe krijon premisa rrezikshmërie që i pandehuri mund të largohet ose të kryejë ndonjë tjetër vepër penale.

29. Duke marrë në konsideratë sa më sipër, kushtet dhe kriteret për zëvendësimin e masave të sigurimit personal, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në rastin konkret ndaj të pandehurit Durim Bami, nuk ekzistojnë kushtet e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, për zëvendësimin e masës së sigurimit nga “Arrest në shtëpi”, në atë të “detyrimit për paraqitje ”.


PЁR KЁTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenet 75/b, 228-229, 237, 249, 260 dhe 263 të Kodit të Procedurës Penale,


V E N D O S I

Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Durim Bami për zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.


Tiranë, më 31.03.2016

Nr.9/39 i Regj.Themeltar

Nr.9/39 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   56   57   58   59   60   61   62   63   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish