Nr I vendimit Data palët faqe


VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS



Download 2,4 Mb.
bet153/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   ...   173
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrative i Gjykatës së Lartë, i përbëre nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar



Në datën 16.10.2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.31003-03353-00-2014 akti që ju përket palëve :
PADITËS: AGRON BAJRI

E PADITUR: KRENAR AHMETI, BLENARD VATHI, ALFONS GJONI

DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT TIRANË

ME PJESËMARRJEN E: AVOKATURËS SHTETIT.
OBJEKTI:

Shpërblim demi jo-pasuror ne masën 100.000 Euro.

Baza Ligjore: Nenet 608, 625/a të K.Civil,

Nenet 31/1, 32/a, 42/1, 154/a të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.12354, datë 17.12.2012 ka vendosur:

1-Pranimin pjesërisht te kërkese-padisë.

2-Detyrimin e te paditurit Krenar Ahmeti te dëmshpërbleje paditësin Agron Bajri për demin jo pasuror te shkaktuar atij ne shumën 1.000.000 leke.

3-Detyrimin e te paditurit Blenard Vathi te dëmshpërbleje paditësin Agron Bajri për demin jo pasurore te shkaktuar atij ne shumën 500.000 leke.

4-Detyrimin e te paditurit Alfons Gjoni te dëmshpërbleje paditësin Agron Bajri për demin jo pasuror te shkaktuar atij ne shumën 500.000 leke .

5-Rrëzimin e kërkese padisë për vlerat e tjera te kërkimit te demit.

6-Rrëzimin e kërkesë padisë ndaj te paditurit Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë.
Gjykata e Apelit Tirane , me vendimin nr.2170, datë 15.05.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetences te Gjykatës se Apelit Tirane për gjykimin e çështjes civile nr.2716/469 Regj.Them,date 22.02.2013 dhe dërgimin e akteve për kompetence Gjykatës Administrative te Apelit.





Gjykata Administrative e Apelit Tirane ,me vendimin date 11.09.2014 ka vendosur:

Te ngrejë para Gjykatës se Larte çështjen e mosmarrëveshjes se kompetencës lëndore me Gjykatën e Apelit Tirane në lidhje me shqyrtimin e ankimeve te palëve kundër vendimit nr.12354, datë 17.12.2012 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë gjykimin e çështjes civile me pale paditëse Agron Bajri, të paditur Krenar Ahmeti, Blenard Vathi, Alfons Gjoni, Drejtoria e Policisë se Qarkut Tirane me objekt “Shpërblim demi jo pasuror ne masën 100.000 Euro” .



Për këto shkaqe:

- Duke iu referuar përmbajtjes se objektit te padisë, palëve ndërgjyqese, si dhe faktit se pala paditëse ka hequr dore nga kërkimi i tij ndaj te paditurit Drejtorisë Policisë se Qarkut Tirane gjate gjykimit ne Gjykatën e Apelit Tirane, çështja e ardhur për kompetence gjykimi nga Gjykata e Apelit Tirane është ne kompetencën e kësaj te fundit.

- Objekti i shqyrtimit në Gjykatën Administrative te Apelit është vetëm ankimi ndaj vendimit gjyqësor civil të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, ne lidhje me një mosmarrëveshje juridike civile me objekt shpërblim demi jashtë kontraktor qe i kundër drejtohet te paditurve Krenar Ahmeti, Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi.

- Në këto kushte, nuk jemi ne kushtet e përcaktuara ne nenin 7,13 dhe 17 te Ligjit nr.49/2012, pasi shqyrtimi i ankimit te bere nga paditësi Agron Bajri dhe i padituri Alfons Gjoni është ne kompetencën e Gjykatës se Apelit Tirane.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SE LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Me datë 17.05.2008 në qytetin e Tiranes ka ndodhur nje incident ku janë përfshirë paditësi Agron Bajri –avokat atë kohë dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Ymeraj –punonjëse e Prokurorisë së Rrethit Tiranë; dhe nga ana tjetër, të paditurit Krenar Ahmetaj, Blenard Vathi e Alfons Gjoni atë kohe punonjës të Policisë së Shtetit.

Konkretisht, i padituri Krenar Ahmeti atë kohë në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore Tirane, ka urdhëruar shoqërimin në Komisariatin nr.2 të paditësit Agron Bajri dhe bashkëshortes se tij Elizabeta Imeraj.

Duke pretenduar se ndaj tij dhe bashkëshortes janë kryer veprime arbitrare në bashkëpunim nga të paditurit, paditësi Agron Bajri ka bere kallëzim penal në datë 20.05.2008, regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane me nr.2760/2008 procedimi.

Nga ana tjetër, me pas në datë 26.05.2008 gjithashtu është regjistruar për të njëjtën vepër penale edhe procedimi nr.2832/2008 me kallëzues shtetasin Hasan Nezaj dhe në këtë situatë, organi i Prokurorisë ka vendosur bashkimin e procedimeve, duke regjistruar përfundimisht procedimin penal nr.1924/2008, datë 05.08.2008 ne ngarkim të të pandehurve te paditur ne këtë gjykim Krenar Ahmeti, Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi për veprën penale te “Kryerjes se veprimeve arbitrare ne bashkëpunim” te parashikuar nga neni 250-25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake dhe gjykimit te çështjes, me vendimin nr.848, datë 03.06.2009, të Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konstatuar se veprimet e kundraligjshme te shtetasve Krenar Ahmeti kane konsistuar ne: Fyerjen rende te shtetasve Elizabeta Imeraj dhe Agron Bajri, marrjen e çelësave të makinës, sendeve personale te ndodhura ne makine dhe telefonave celulare, në shkelje te ligjit, goditjen e shtetasit Agron Bajri, tërheqjen nga duart ne mënyre të dhunshme të telefonave duke ju shkaktuar dëmtime, kërcënimin e dy bashkëshorteve për motive personale, si dhe urdhërimin dhe shoqërimin nëpërmjet përdorimit të dhunës dhe ne kundërshtim me ligjin.

Përsa sipër, me vendimin nr.848, datë 03.06.2009, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane ka vendosur: “Deklarimin fajtor te te pandehurve, Krenar Ahmeti, Blenard Vathi dhe Alfons Gjoni për kryerjen e veprës penale “Kryerjes së veprimeve arbitrare” në bashkëpunim,parashikuar nga neni 250-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tyre me gjobe.

Me vendimin nr.123, datë 05.02.2010 të Gjykatës se Apelit Tirane është lënë ne fuqi vendimi nr.848, datë 03.06.2009 i Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane dhe me vendimin nr.00-2011-78, datë 28.01.2011 te Gjykatës se Larte është vendosur “Mospranimi rekursit ndaj vendimeve te sipërme.”

Në këto rrethana, paditësi Agron Bajri i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi kundër të paditur Krenar Ahmetin, Blenard Vathi, Alfred Gjonin dhe Drejtorie e Policisë se Qarkut Tirane, me objekt shpërblim demi jopasuror.

Në përfundim te gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.12354, datë 17.12.2012 ka vendosur:

1-Pranimin pjesërisht te kërkesë-padisë.

2-Detyrimin e te paditurit Krenar Ahmeti te dëmshpërbleje paditësin Agron Bajri për demin jo pasuror te shkaktuar atij ne shumen 1.000.000 leke.

3-Detyrimin e te paditurit Blenard Vathi te dëmshpërbleje paditësin Agron Bajri per demin jo pasurore te shkaktuar atij ne shumën 500.000 leke.

4-Detyrimin e te paditurit Alfons Gjoni te dëmshpërbleje paditësin Agron Bajri për demin jo pasuror te shkaktuar atij ne shumën 500.000 leke .

5-Rrëzimin e kërkesë padisë per vlerat e tjera te kërkimit te demit.

6-Rrëzimin e kërkesë padisë ndaj te paditurit Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë.



Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të jetë bërë ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila me vendimin nr.2170, datë 15.05.2014 ka shpallur moskompetencen lëndore dhe dërgimin e akteve për gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, pasi në baze te neneve 4/1,dhe 17/i të ligjit nr.49/2012, mosmarrëveshja për shpërblim demi jashtë kontraktor me të paditur një institucion shtetërore është në kompetencën lëndore të gjykatave administrative.

Gjykata Administrative e Apelit Tirane, me vendimin date 11.09.2014 ka vendosur të ngrejë mosmarrëveshjen për kompetencën lëndore para Gjykatës së Lartë lidhur me këtë çështje, duke vlerësuar se nuk jemi në kushtet e përcaktuara në nenet 7,13 dhe 17 të Ligjit nr.49/2012, pasi shqyrtimi i ankimit te bërë nga paditësi Agron Bajri dhe i padituri Alfons Gjoni është në kompetencë të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pasi analizoi aktet që ndodhen në dosje, si dhe vendimet e gjykatave, vlerëson se vendimi nr.2170, datë 15.05.2014 i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë në zbatim të gabuar të ligjit dhe për pasojë duhet prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë kësaj gjykate për këto shkaqe:

Çështja objekt shqyrtimi është në kompetencën lëndore te Gjykatës Administrative te Apelit Tiranë, pasi është e natyrës civile. Në nenin 7 pika “b”te ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” parashikohet kompetenca lëndore e gjykatave administrative për mosmarrëveshjet qe lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publike.

Në rastin konkret meqenëse paditësi ka hequr dore nga ankimi ndaj vendimit të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane, për te paditurin drejtoria e Policisë se Qarkut Tirane, në kushtet kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane e ka rrezuar padinë ne lidhje me këtë të paditur, Gjykata e Apelit Tirane ka qene duke shqyrtuar vetëm mosmarrëveshjen e cila është e natyrës civile referuar palëve, objektit dhe bazës ligjore. Kërkimi i paditësit ne lidhje me Drejtorinë e Policisë se Qarkut Tirane rezulton te jete një kërkim i pavarur me kërkimin e shpërblimit ne lidhje me te paditurit Krenar Ahmeti, Alfons Gjoni dhe Blenard Vathi.

Sa më sipër Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e mosmarrëveshjes ne këtë rast është civile, jo vetëm sepse jemi para një konflikti me natyre civile siç është shpërblimi i demit, por edhe për faktin se ligji nr.49/2012, kur parashikon kompetencën lëndore të gjykatës administrative, bën fjale nder te tjera për gjykime që rrjedhin nga paligjshmëria e veprimeve ose mosveprimeve te administratës publike dhe për kërkime qe kane të bëjnë me shpërblim te demit te shkaktuar prej kësaj paligjshmërie. Në këtë përfundim arrihet pasi ligji nr.49/2012 ka përcaktuar shprehimisht b) ne nenin 7 mosmarrëveshjet që lindin për shkak te ndërhyrjes se paligjshme ose te mosveprimit te organit publik; f) në nenin 17 natyrën e kërkimit qe paraqitet para gjykatës administrative që ndër të tjera është shpërblimin e demit jashtë kontraktor, sipas ligjit te posaçëm.

Referuar dispozitave te mëparshme në rastin objekt gjykimi nuk ndodhemi para paligjshmërisë se organit administrativ, që ka shkaktuar për pasoje mosmarrëveshjen mes palëve ndërgjyqëse, e cila konsiderohet e natyrës administrative. Jemi para situatës ku kërkimi shpërblimin e demit te individit të shkaktuar nga individi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë te nenit 63 të Ligjit nr.49, date 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative ”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2170, datë 15.05.2014 të Gjykatës Apelit Tirane dhe dërgimin e çështjes po në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.31003-03218-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3278 i Vendimit


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   149   150   151   152   153   154   155   156   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish