Nr I vendimit Data palët faqe


VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS



Download 2,4 Mb.
bet150/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   146   147   148   149   150   151   152   153   ...   173
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë:

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar


Në datën 16.10.2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-03405-00-2014 akti që ju përket palëve :

PADITËS: BLLAZHE KARAXHA

SEVDI KARAXHA

E PADITUR: ZYRA E GJENDJES CIVILE, BASHKIA DURRËS.
OBJEKTI:

Korrigjimin e aktit të martesës nr.175, datë 23.12.1972

përsa i përket rubrikave të emrit dhe mbiemrit të Bllazhe dhe Sevdi Karaxha.

Baza Ligjore: Ligji nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin

e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

neni 30 i ligjit 10 129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.913, datë 30.06.2014 ka vendosur:

Të deklarojë moskompetencën lëndore të kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes me palë paditëse Bllazhe Karaxha dhe Sevdi Karaxha, me të paditur, Zyra e Gjendjes Civile, Bashkia Durrës, me objekt - Korrigjimin e aktit të martesës nr.175, datë 23.12.1972 përsa i përket rubrikave të emrit dhe mbiemrit të Bllazhe dhe Sevdi Karaxha.

Urdhërohet sekretaria e Gjykatës që t’ia përcjellë dosjen Gjykatës Administrative Vlorë për vijimin e gjykimit.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.1415 akti, datë 14.07.2014, bazë të neneve 13/5 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës tokësore, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Referuar kërkesëpadisë rezulton se palë e paditur akoma është Zyra e Gjendjes Civile Durrës, pavarësisht se pala paditëse është shprehur në seancë përgatitore se ka bërë gabim pasi duhej të thërriste si palë të paditur Zyrën e Gjendjes Civile Vlorë dhe jo Durrës, nuk rezulton që nga ana e palës paditëse të jetë paraqitur ndonjë kërkesë me shkrim në lidhje me ndryshimin e ndërgjyqësisë dhe kjo kërkesë të jetë disponuar me vendim nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, në lidhje me pranimin apo jo të kërkesës.

  • Konstatohet sipas asaj gjykate se si shkak për dërgimin e kësaj padie pranë kësaj gjykate është deklarimi i moskompetencës lëndore të asaj gjykate dhe jo deklarimi i moskompetencës tokësore, ndër kohë që përderisa në situatën që janë aktet si kompetencë tokësore i takon Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

  • Referuar objektit të gjykimit nga ana e kësaj gjykate çmohet se asnjëra nga gjykatat administrative nuk është kompetente nga pikëpamja lëndore për gjykimin e kësaj çështje, por në situatën kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës ka disponuar me vendim për dërgimin e akteve që shoqërojnë këtë padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, kjo gjykatë nuk mund të marri vendim për dërgimin e akteve Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës ( në situatën pa u bërë ndryshimi i ndërgjyqësisë për t’u thirrur si palë e paditur, Zyra e Gjendjes Civile Vlorë, pasi po të ishte kjo si palë e paditur, si kompetente nga pikëpamja lëndore do të ish Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë), prandaj çmohet prej kësaj gjykate, që pasi nga ana e Kolegjit Administrativ, pranë Gjykatës së Lartë të jepet vendimi në situatën që jane aktet për gjykatën kompetente, nga ana e gjykatës të jepet vendimi, pasi të rregullohet ndërgjyqësia, në lidhje me dërgimin e akteve për kompetencë lëndore, Gjykatës Civile.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit ,

V Ë R E N

Paditësit janë bashkëshortë dhe martesën e kanë lidhur më datë 23.12.1972, në Zyrën e Gjëndjes Civile Vlorë. Pala paditëse ka marrë çertifikatën e martesës prej Zyrës së Gjëndjes Civile të Rrethit Vlorë dhe konstaton se ka gabime në shkrimin e emrit dhe mbiemrit. Kështu emri Bllazhe është shkruar Ballazhe, emri Sevdi është shkruar Sevda, ndërsa mbiemri nga Karaxha është shënuar Karanxha. Këto gabime në emrat dhe mbiemrin e tyre ju kanë sjellë probleme dhe për këtë qëllim i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës për të bërë korrigjimin e tyre në librin e akteve të martesës.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.913, datë 30.06.2014, ka vendosur të shpallë moskompetencen lëndore, duke ia dërguar çështjen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. Kjo gjykatë, në thelb, ka arsyetuar se çertifikata e martesës gjendet në Zyrën e Gjendjes Civile Vlorë dhe si e tillë kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje është Gjykata Administrative e Shkallës Parë Vlorë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e saj nr.1415 akti, datë 17.07.2014, në mbështetje të nenit 13/5 te ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes, shkaqet e të cilave janë te pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se vendimi nr.913, datë 30.06.2014, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes duke i dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë është në zbatim të gabuar të ligjit.

Nga faktet e administruara ne dosje del qartë se nga ana e palës paditëse, në seancën përgatitore te datës 30.06.2014, i ka kërkuar gjykates zëvendësimin e palës se paditur, duke pretenduar se duhej thërritur si pale e paditur Zyra e Gjendjes Civile Vlorë, pasi është organi qe ka lëshuar çertifikatën e martesës ku dhe konstatohen gabimet materiale. Dhe mbi këtë baze Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës ka shpallur moskompetencën.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me të drejtë, ka arsyetuar se ndonëse është kërkuar zëvendësimi i palës së paditur nga Zyra e Gjendjes Civile Durrës në Zyrën e Gjendjes Civile Vlorë, nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës se Parë Durrës nuk është bërë ndryshimi i ndërgjyqësisë duke ngelur palë e paditur Zyra e Gjendjes Civile Durrës e në këto rrethana nuk mund të jetë kompetente nga pikëpamja tokësore.

Në rigjykim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës duhet të ketë parasysh dhe në përcaktimin e drejtë të llojit të kompetencës. Ndonëse kemi të bëjmë me kompetencë tokësore në vendim është shprehur për kompetencë lëndore.

Gjithashtu nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës duhet rregulluar dhe ndërgjyqësia, ku në bazë të nenit 184 të K.Pr.Civile, bazuar në kërkesën e palës paditëse, të bëjë zëvendësimin e palës së paditur nga Zyra e Gjendjes Civile Durrës në Zyrën e Gjendjes Civile Vlorë.



Vetëm pasi të bëhen rregullimet e mësipërme, nga ana e Gjykatës Administrative mund të shqyrtohet se kush e ka kompetencën tokësore bazuar në nenin 11 të ligjit 49/2012“ Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 11, 13/5 dhe 63 të ligjit 49, datë 03.05.2012“ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.913, datë 30.06.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës dhe dërgimin e çështjes në këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 16.10.2014



Nr.31003-03351-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3057 i Vendimit

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   146   147   148   149   150   151   152   153   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish