Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet158/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   154   155   156   157   158   159   160   161   ...   173
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 09.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse:


PADITËS: SHOQËRIA “KLEIDI” SHPK

I PADITUR: KËSHILLI I MINISTRAVE

MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

OBJEKTI:


Kundërshtimi i VKM –së nr.1680, datë 24.12.2008

botuar në Fletoren Zyrtare nr.204, datë 16.01.2009,

për masën e vlerës së dëmshpërblimit prej 6.139.784 lekë të pronës,

“Pikë shitje karburanti”, e ndodhur në Memaliaj të Rrethit Tepelenë,

me nr.pasurie 1/14, zona kadastrale 2646 me sipërfaqe trualli 450 m2

dhe sipërfaqe ndërtimore objekti 300 m2, me kufizimet:

veriu pasuria nr.1/10, lindja pasuria nr.1/18; jugu pasuria nr.1/32 dhe 1/43,

perëndimi pasuria nr.1/8, 1/11 dhe 1/13, në emër të Shoqërisë “Kleidi” Shpk,

me administrator Valbona Micka, për shpronësimin për interes publik,

për ndërtimin e segmentit rrugor Levan Tepelenë,

pasi janë cënuar interesat e saj personale pasurore

për vlerën reale e të drejtë të këtij objekt.

Baza Ligjore: Neni 41 pika 4 dhe 5 të Kushtetutës së RSH,

nenet 32, 324 e vijues të K.Pr.Civile,

ligji nr.8561, datë 22.12.1999.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.450, datë 20.01.2014 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për gjykimin e çështjes nr.962 akti dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 09.09.2014 ka vendosur:



Të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e padisë me nr.2335 regjistri.

Të dërgojë padinë së bashku me aktet shkresore dhe këtë vendim, Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të vendosur mbi mosmarrëveshjen e kompetencave midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë parashtron:

  • Referuar juridiksionit gjyqësor administrativ, kompetencës bazuar në dispozitat ligjore të zbatueshme në kohën e depozitimit të padisë në gjykatë, dispozitat e ligjit nr.49/2012, nenet 7, 8, 9, 10 dhe 11 referuar objektit, shkakut ligjor dhe palës së paditur të thirrur, me anë të padisë në këtë gjykim, kjo gjykatë nuk është kompetente, nga pikëpamja tokësore për gjykimin e padisë.

  • Në lidhje me përcaktimin e kompetencës tokësore të kësaj gjykate për shqyrtimin e padisë dhe të palës së paditur të thirrur në gjykim, gjykata vëren se, në paragrafin e tretë të nenit 11 të ligjit organik është përcaktuar se: Paditë për mosmarrëveshjet administrative, që kanë për objekt mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshëm, që rrjedhin nga sendet e paluajtshme, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin ndodhet sendi ose pjesa më e madhe e tij.

  • Sipas pretendimeve të ngritura prej palës paditëse në padi, kundërshtohet akti administrativ (veprimi administrativ që pala e paditur ka kryer kundrejt sendit të paluajtshëm me vendndodhje në territorin Memaliaj, Tepelenë) mbi të cilin pretendohet të jetë bashkëpronar.

  • Sa më lart, në këtë vendim, duke qenë se, territori ku është kryer veprimi administrativ ndodhet në territorin ku ushtron kompetencën tokësore Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, kjo gjykatë vlerëson se bazuar në dispozitat e mësipërme ligjore dhe në zbatim të nenit 158/a të KPr Civile, i ndryshuar të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e padisë administrative me nr.2335 regjistri, datë 18.02.2014 regjistrimi dhe dërgimin e saj dhe akteve bashkëlidhur, gjykatës kompetente.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 23.09.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03208-00-2014 regj. them, që u përket palëve ndërgjygjëse: paditëse Shoqëria “Kleidi” Shpk, dhe të paditur Këshilli i Ministrave, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt: Kundërshtimi i VKM-së nr.1680, datë 24.12.2008 botuar në fletoren zyrtare nr.204, datë 16.01.2009, për masën e vlerës së dëmshpërblimit prej 6.139.784 lekë të pronës, “Pikë shitje karburanti”, e ndodhur në Memaliaj të Rrethit Tepelenë, me nr.pasurie 1/14, zona kadastrale 2646 me sipërfaqe trualli 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore objekti 300 m2 me kufizimet veriu pasuria nr.1/10, lindje pasuria nr.1/18; jugu pasuria nr.1/32 dhe 1/43, perëndimi pasuria nr.1/8, 1/11 dhe 1/13, në emër të Shoqërisë “Kleidi” Shpk me administrator Valbona Micka, për shpronësimin për interes publik për ndërtimin e segmentit rrugor Levan Tepelenë, pasi janë cënuar interesat e saj personale pasurore për vlerën reale e të drejtë të këtij objekt.

2. Vendimi nr.450, datë 20.01.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përsa i përket moskompetencës lëndore të saj është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedural, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi, por çështja duhet të dërgohet për shqyrtim në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Shkallës Parë Gjirokastër, pasi qyteti i Memaliajt, ndodhet në territorin ku shtrin kompetencën tokësore kjo gjykatë.

I. Rrethanat e çështjes:

3. Pala paditëse Shoqëria “Kleidi” Shpk është person juridik i regjistruar sipas vendimit nr.25344/1, datë 08.02.2005.

4. Me kontratën nr.1728 rep, nr.868 kol, datë 25.06.2007, paditësi ka blerë një pikë shitje karburanti, e ndodhur në Memaliaj, të Rrethit Tepelenë, ZK 2646, nr.pasurie 1/14, me sipërfaqe trualli 450 m2 dhe sipërfaqe objekti 300 m2, me kufizimet përkatëse.

5. Pronën e sipërcituar paditësi e ka regjistruar pranë ZVRPP Tepelenë sipas regjistrit hipotekor nr.66, datë 11.07.2007.

6. Më pas paditësi pretendon rikonstruksionin e objektit, për të cilën ka marrë dhe kredi në shumën 33.000 euro pranë bankës “Alfa Bank” dhe pas përfundimit të punimeve është pajisur edhe me autorizimin Mjedisor, sipas vendimit nr.53, datë 16.07.2008.

7. Pala paditëse pretendon se në fillim të muajit Dhjetor 2008 është njoftuar nga një e afërme e administratores për fillimin e procedurës së shpronësimit, duke mos qenë dakort me masën e shpërblimit i është drejtuar me ankesë Ministrisë së Punëve Publike dhe Telekomunikacionit, nga e cila nuk ka marrë përgjigje, por përkundrazi është miratuar vendimi KM nr.1680, datë 24.12.2009 në masën e shpërblimit, për të cilën paditësi kishte paraqitur ankim.

II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatave në mosmarrëveshje:
8. Në këto rrethana, pala paditëse1 i është drejtuar me kërkesëpadinë objekt gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.450, datë 20.01.2014 ka vendosur:

Moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për gjykimin e çështjes nr.962 akti dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

9. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



Në këto kushte në çështjen objekt gjykimi bazuar në ligjin nr.49/2012 nenet 1 pika b, 7, 8 pika b të tij; Dekretit të Presidentit nr.8349, datë 14.10.2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative” dhe vendimit nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, si gjykata që ka kompetencën për shqyrtimin e akteve administrative individuale.

Gjykata në mbështetje të dispozitës ligjore të sipërcituar nenet 41, 61, 64 të KPr Civile, dhe nenit 7 të ligjit nr.49/2012, vlerëson se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është kompetente për gjykimin e kësaj çështjeje civile.

10. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 09.09.2014 ka vendosur:



Të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e padisë me nr.2335 regjistri.

Të dërgojë padinë së bashku me aktet shkresore dhe këtë vendim, Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të vendosur mbi mosmarrëveshjen e kompetencave midis Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

11. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ndër të tjera arsyeton:



Referuar juridiksionit gjyqësor administrativ, kompetencës bazuar në dispozitat ligjore të zbatueshme në kohën e depozitimit të padisë në gjykatë, dispozitat e ligjit nr.49/2012, nenet 7, 8, 9, 10 dhe 11 referuar objektit, shkakut ligjor dhe palës së paditur të thirrur, me anë të padisë në këtë gjykim, kjo gjykatë nuk është kompetente, nga pikëpamja tokësore për gjykimin e padisë.

Në lidhje me përcaktimin e kompetencës tokësore të kësaj gjykate për shqyrtimin e padisë dhe të palës së paditur të thirrur në gjykim, gjykata vëren se, në paragrafin e tretë të nenit 11 të ligjit organik është përcaktuar se: Paditë për mosmarrëveshjet administrative, që kanë për objekt mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshëm, që rrjedhin nga sendet e paluajtshme, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin ndodhet sendi ose pjesa më e madhe e tij.

Sipas pretendimeve të ngritura prej palës paditëse në padi, kundërshtohet akti administrativ (veprimi administrativ që pala e paditur ka kryer kundrejt sendit të paluajtshëm me vendndodhje në territorin Memaliaj, Tepelenë) mbi të cilin pretendohet të jetë bashkëpronar.

Sa më lart, në këtë vendim, duke qenë se, territori ku është kryer veprimi administrativ ndodhet në territorin ku ushtron kompetencën tokësore Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, kjo gjykatë vlerëson se bazuar në dispozitat e mësipërme ligjore dhe në zbatim të nenit 158/a të K.Pr.Civile, i ndryshuar të shpallë moskompetencën tokësore për gjykimin e padisë administrative me nr.2335 regjistri, datë 18.02.2014 regjistrimi dhe dërgimin e saj dhe akteve bashkëlidhur, gjykatës kompetente.

III. Ligji i zbatueshëm:

12. Në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet se:



Gjykatat administrative janë kompetente për:

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

13. Në nenin 11 pika 3 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet:



3. Paditë për mosmarrëveshjet administrative, që kanë për objekt mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të ligjshëm, që rrjedhin nga sendet e paluajtshme, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin ndodhet sendi ose pjesa më e madhe e tij.

14. Në nenin 13 pika 5 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet:



... Gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.

15. Vendimi Unifikues nr.3, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.



IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

16. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, shkaqet që ngrihen nga Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë janë të bazuara në ligj, pasi Memaliaj nuk bën pjesë në territorin ku shtrin kompetencën tokësore kjo gjykatë, prandaj çështja duhet të dërgohet në gjykatën kompetente, e cila është Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

17. Në nenin 11 të ligjit nr.49/2012 parashikohet se: “Paditë kundër veprimit administrativ shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë, që përfshin territorin në të cilin organi publik që ka kryer veprimin administrativ që kundërshtohet.....”.

18. Kolegji Administrativ vlerëson se, arsyetimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë se: në çështjen objekt gjykimi bazuar në ligjin nr.49/2012 nenet 1 pika b, 7, 8 pika b të tij; Dekretit të Presidentit nr.8349, datë 14.10.2013 “Për fillimin e funksionimit të gjykatave administrative” dhe vendimit nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, si gjykata që ka kompetencën për shqyrtimin e akteve administrative individuale....është i drejtë dhe i bazuar në ligj, përsa i përket mungesës së kompetencës lëndore të saj, por kjo gjykatë nuk e ka dërguar çështjen në gjykatën administrative kompetente.

19. Në rastin në gjykim, sendi për të cilin është përcaktuar vlera e dëmshpërblimit nga organi administrativ që ka lëshuar aktin administrativ (VKM-së nr.1680/2008) që kundërshtohet, ndodhet në Memaliaj, të Rrethit Tepelenë, i cili përfshihet në territorin ku shtrin kompetencën tokësore Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, prandaj çështja duhet të dërgohet për shqyrtim pranë kësaj të fundit.

19. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të lihet në fuqi me saktësimin që çështja duhet të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.450, datë 20.01.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në gjykatën kompetente, që është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër.

Tiranë, më 09.10.2014

Nr.31003-03352-00-2014 Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3563 Vendimi


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   154   155   156   157   158   159   160   161   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish