Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet157/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   153   154   155   156   157   158   159   160   ...   173
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 09.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:


PADITËS: SHOQËRIA “ALBANIAN MOBILE COMMUNICATIONS” SH.A

I PADITUR: AGJENCIA KOMBËTARE E TURIZMIT1

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E UJËSJELLËS KANALIZIME

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E EMERGJENCAVE CIVILE

SHKOLLA E MESME E PËRGJITHSHME HOTELERI TURIZËM2

INSTITUTI I ZHVILLIMIT ARSIMOR

OBJEKTI:


Detyrimin e të paditurve të paguajnë respektivisht shumën:

Agjencia Kombëtare e Turizmit shumën prej 256,716.65 lekë,

Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime shumën prej 205,4457.00 lekë,

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile shumën 418,020.75 lekë,

Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm shumën prej 31,413.82 lekë,

Instituti i Zhvillimit Arsimor shumën prej 73,117.34 lekë

si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik celular.

Baza Ligjore: Nenet 9, 419 e vijues, 445 e vijues, 690 e vijues të Kodit Civil

dhe ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2997, datë 04.03.2014 ka vendosur:

Konstatimin e mungesës së kompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çështjes nr.430 akti dhe dërgimin e saj për shqyrtim gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Pushimin e gjykimit për palët e paditura Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 28.05.2014 ka vendosur:



Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për/në gjykimin e çështjes administrative me nr.4775, datë regjistrimi 23.04.2014 me palë ndërgjyqëse, paditës Shoqëria “Albanian Mobile Communications” Sh.a, palë e paditur Agjencia Kombëtare e Turizmit, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm, Instituti i Zhvillimit Arsimor, me objekt detyrimin e të paditurve të paguajnë respektivisht shumën: Agjencia Kombëtare e Turizmit shumën prej 256,716.65 lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime shumën prej 205,4457.00, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile shumën 418,020.75 lekë, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm shumën prej 31,413.82 lekë, Instituti i Zhvillimit Arsimor shumën prej 73,117.34 lekë si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik celular.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, parashtron:



  • Në rastin konkret duke analizuar kërkimet e objektit të padisë ... kuadrin ligjor në të cilin mbështeten kërkimet, palën e paditur të cilës i kundërdrejtohet kërkimet gjykata konkludon se jemi përpara një çështje me natyrë civile dhe jo administrative.

  • Më konkretisht në rastin konkret jemi para një kërkimi që rrjedh nga zbatimi i disa kontratave, përmbushja e detyrimeve që buron prej tyre të cilat rregullohen shprehimisht nga Kodi Civil në nenin 419 e vijues, neni 445 e vijues, neni 690 e vijues të Kodit Civil. Rezultoi se midis palëve ndërgjyqëse janë lidhur kontrata për ofrimin e shërbimit për ofrimin e shërbimit për përdorimin e telefonisë celulare.

  • Për të vendosur në lidhje me kërkimin e padisë duhet të merren në analizë të plotë respektimi i të drejtave dhe detyrimeve që burojnë për palët kontraktuese nga dispozitat e Kodit Civil.

  • Në këto kushte duke mbajtur parasysh interpretimin e sipërcituar, përcaktimet e bëra në ligj dhe faktet që i përkasin rastit konkret, gjykata vlerëson se nuk është kompetente në lëndë për gjykimin e kësaj çështjeje pavarësisht faktit se gjykata e rrethit gjyqësor ka disponuar në këtë formë apo mënyrë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 23.09.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03215-00-2014 regj. them., që u përket palëve ndërgjygjëse: paditëse Shoqëria “Albanian Mobile Communications” Sh.a, dhe të paditur Agjencia Kombëtare e Turizmit, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm, Instituti i Zhvillimit Arsimor, me objekt: Detyrimin e të paditurve të paguajnë respektivisht shumën Agjencia Kombëtare e Turizmit shumën prej 256,716.65 lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime shumën prej 205,4457.00, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile shumën 418,020.75 lekë, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm shumën prej 31,413.82 lekë, Instituti i Zhvillimit Arsimor shumën prej 73,117.34 lekë si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik celular.

2. Vendimi nr.2997, datë 04.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po pranë asaj gjykate për vazhdimin e gjykimit.



I. Rrethanat e çështjes:

3. Pala paditëse Shoqëria “Albanian Mobile Communications” Sh.a, është person juridik që ka për objekt të veprimtarisë së saj ndërtimin, zotërimin, operimin dhe ofrimin e rrjetit publik të telefonisë celulare, etj.

4. Në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së saj pala paditëse ka lidhur kontratat përkatëse për ofrimin e shërbimit për telefoninë celulare, duke iu dhënë të paditurve të drejtën e përdorimit të këtij shërbimi kundrejt tarifave përkatëse.

5. Në bazë të këtyre kontratave në rast se pala e paditur nuk përmbushte detyrimin për të shlyer detyrimin përkatës gjatë muajit pasardhës paditësit i lind e drejta për ndërprerjen e sinjalit, duke i lejuar vetëm thirrjet hyrëse.

6. Edhe pas kalimit të këtij afati palët e paditura nuk i kanë shlyer detyrimet në kohë, për rrjedhojë pala paditëse i ka konsideruar të zgjidhura kontratat dhe iu është drejtuar të paditurve sërish me shkresë për shlyerje të detyrimeve.

7. Duke qenë se nga ana e tyre pavarësisht përsëritjes së njoftimit nuk është shlyer detyrimi, palës paditëse i ka lindur e drejta ti drejtohet gjykatës për zgjidhjen e çështjes.
II. Vendimet dhe arsyetimi i gjykatave:
8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2997, datë 04.03.2014 ka vendosur:

Konstatimin e mungesës së kompetencës së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çështjen nr.430 akti dhe dërgimin e saj për shqyrtim gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Pushimin e gjykimit për palët e paditura Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm Tiranë.

9. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



.....Gjykata mbi kërkesën e palëve të paditura mori në shqyrtim kompetencën e saj lëndore për shqyrtimin e çështjes, pas vendimmarrjes së fundit të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3 vendimi, datë 06.12.2013 në lidhje me kompetencën e gjykatave për çështjet administrative të paraqitura para datës 04.11.2013.

Sipas këtij vendimi është unifikuar se: Gjykata Administrative të Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat, padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë të apelit, apo në Gjykatën e Lartë, dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma.....

Në këto kushte referuar objektit të kësaj kërkesëpadie, neneve 41, 61, 62 të KPr Civile, nenit 7 të ligjit nr.49/2012 dhe vendimit unifikues nr.3/2013 gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje është gjykata që ka kompetencën nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për shqyrtimin e kësaj çështje....

10. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 28.05.2014 ka vendosur:



Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për/në gjykimin e çështjes administrative me nr.4775, datë regjistrimi 23.04.2014 me palë ndërgjyqëse, paditës Shoqëria “Albanian Mobile Communications” Sha, palë e paditur Agjencia Kombëtare e Turizmit, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm, Instituti i Zhvillimit Arsimor, me objekt Detyrimin e të paditurve të paguajnë respektivisht shumën: Agjencia Kombëtare e Turizmit shumën prej 256,716.65 lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime shumën prej 205,4457.00, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile shumën 418,020.75 lekë, Shkolla e Mesme e Përgjithshme Hoteleri Turizëm shumën prej 31,413.82 lekë, Instituti i Zhvillimit Arsimor shumën prej 73,117.34 lekë si detyrim i papaguar nga shërbimi telefonik celular.

11. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ndër të tjera arsyeton:



....Në rastin konkret duke analizuar kërkimet e objektit të padisë ... kuadrin ligjor në të cilin mbështeten kërkimet, palën e paditur të cilës i kundërdrejtohet kërkimet gjykata konkludon se jemi përpara një çështje me natyrë civile dhe jo administrative. Më konkretisht në rastin konkret jemi para një kërkimi që rrjedh nga zbatimi i disa kontratave, përmbushja e detyrimeve që buron prej tyre të cilat rregullohen shprehimisht nga Kodi Civil në nenin 419 e vijues, neni 445 e vijues, neni 690 e vijues të Kodit Civil. Rezultoi se midis palëve ndërgjyqëse janë lidhur kontrata për ofrimin e shërbimit për përdorimin e telefonisë celulare.

Për të vendosur në lidhje me kërkimin e padisë duhet të merren në analizë të plotë respektimi i të drejtave dhe detyrimeve që burojnë për palët kontraktuese nga dispozitat e Kodit Civil.

Në këto kushte duke mbajtur parasysh interpretimin e sipërcituar, përcaktimet e bëra në ligj dhe faktet që i përkasin rastit konkret, gjykata vlerëson se nuk është kompetente në lëndë për gjykimin e kësaj çështjeje pavarësisht faktit se gjykata e rrethit gjyqësor ka disponuar në këtë formë apo mënyrë......



III. Ligji i zbatueshëm:

12. Neni 7 i ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon:



Gjykatat administrative janë kompetente për:

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

13. Neni 17 i ligjit nr.49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, parashikon:



1. Padia ngrihet:

a) për shfuqizimin tërësisht apo pjesërisht të aktit administrativ;

b) për ndryshimin, pjesërisht apo tërësisht, të aktit administrativ apo detyrimin e organit publik për të ndryshuar një akt administrativ;

c) për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ;

ç) për të detyruar organin publik të kryejë një veprim administrativ, që është refuzuar, apo për të cilin organi publik ka heshtur, ndonëse ka pasur kërkesë;

d) për konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ, që nuk prodhon pasoja juridike, nëse paditësi ka një interes të arsyeshëm për këtë;

dh) për saktësimin e të drejtave dhe të detyrimeve ndërmjet paditësit dhe organit publik;

e) për detyrimin e organit publik për të kryer apo për të ndaluar kryerjen e një veprimi tjetër administrativ, të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave apo të interesave të paditësit;

ë) për përcaktimin e organit që ka në kompetencën e tij zgjidhjen e çështjes konkrete, duke urdhëruar kur është rasti dhe shfuqizimin e aktit të nxjerrë nga organi jokompetent;

f) për shpërblimin e dëmit jashtëkontraktor, sipas ligjit të posaçëm;

g) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike.

2. Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen nga Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë bëhet i cënueshëm.

15. Në mosmarrëveshjet që burojnë nga kontrata administrative, pala publike ka një epërsi dhe gëzon një status të privilegjuar ndaj subjektit privat, për sa kohë objekti i këtyre kontratave lidhet me krijimin, ndryshimin apo shuarjen e marrëdhënieve juridike në fushën e së drejtës publike.

16. Kolegji Administrativ çmon se kuptimin e kontratës administrative e jep neni 6 i Kodit të Procedurës Administrative sipas të cilit “ kontratat administrative janë ato marrëveshje ku të paktën njëra nga palët është organ i administratës publike dhe që synojnë të krijojnë, të ndryshojnë ose të anulojnë marrëdhënie juridike në fushën e së drejtës publike. Objekti i kontratave administrative ka të bëjë me të drejtën publike dhe kryerjen e atyre shërbimeve që janë në interes të publikut”.

17. Në rastin në gjykim palë paditëse në kontratën e shërbimit është një shoqëri anonime private dhe palë e paditur disa organe shtetërore, ku objekt i kontratës është shërbimi i telefonisë mobile nga pala paditëse, ndërsa pala e paditur është e detyruar që të bëjë pagesat për shërbimin e ofruar. Në këtë rast pala e paditur nuk kryen ndonjë funksion administrativ që i përket të drejtës publike, por ajo merr pjesë në një marrëveshje tregtare si subjekt i të drejtës private.

18. Ky përbën një kërkim, i cili buron nga një marrëdhënie juridiko-civile, siç është kontrata shërbimit e lidhur midis palëve ndërgjygjëse, ku si objekti ashtu edhe shkaku juridik i padisë e kanë bazën tek dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë shërbyer si bazë juridike edhe në lidhjen e këtyre kontratave.

19. Parë në këtë këndvështrim, Kolegji Administrativ arrin në përfundimin së në çështjen objekt shqyrtimi është mosmarrëveshja me natyrë juridiko-civile. Pavarësisht se palë e kontratës është një organ i administratës publike, në këtë marrëdhënie ai merr pjesë jo si subjekt i së drejtës publike, që ushtron pushtet dhe sovranitet shtetëror, por si subjekt i së drejtës private, në pozita të barabarta me subjektet e tjera të së drejtës private.

20. Duke iu referuar dhe përmbajtjes së nenit 13 pika 5, të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është gjykata kompetente nga pikëpamja e lëndës së shqyrtimit, prandaj vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet dhe çështja të dërgohet po në këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2997, datë 04.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.



Tiranë, më 09.10.2014

Nr.31003-03208-00-2014 Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3562 Vendimi



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   153   154   155   156   157   158   159   160   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish