Nr I vendimit Data palët faqe


VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS



Download 2,4 Mb.
bet156/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   152   153   154   155   156   157   158   159   ...   173
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Evelina Qirjako Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 22.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që iu përket palëve ndërgjyqëse:
PADITËS: SAZAN TOLA

I PADITUR: LUTFI HOXHA

NAIM HOXHA

IBRAHIM HOXHA

SKËNDER HOXHA

TIME HOXHA

SUZANA HOXHA

VIOLETA HOXHA

ZVRPP TIRANË

OBJEKTI:


Detyrimin e të paditurve të njohin pronar paditësin Sazan Tola

për pasurinë nr.68/54, vol. 18, faqe 250, ZK nr.3292,

lloji i pasurisë truall me sipërfaqe 555 m2,

ndodhur në Selitë të Vogël Tiranë,

blerë me kontratën e shitjes nr.17932 rep, nr.7289 kol, datë 18.11.1996.

Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë

të bëjë regjistrimin e kontratës së shitjes nr.17932 rep, nr.7289 kol, datë 18.11.1996

në favor të paditësit Sazan Tola dhe të pajisë me çertifikatë

për vërtetim pronësie dhe hartë treguese paditësin

për pasurinë nr.68/54, vol. 18, faqe 250, ZK nr.3292,

lloji i pasurisë truall me sipërfaqe 555 m2, ndodhur në Selitë të Vogël, Tiranë.

Baza Ligjore: Nenet 168, 191, 192, 193 të Kodit Civil,

nenet 31, 32, 153, 154 e vijues të K.Pr.Civile,

nenet 33, 38, 42 të ligjit nr.33, datë 21.03.2012

“Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3941, datë 25.03.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shqyrtimin e çështjes civile me nr.regj. them 3158.

Dërgimin e dosjes civile me nr.regj. them 3158, për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 09.09.2014 ka vendosur:

Ngritjen e çështjes së mosmarrëveshjes për kompetencë dhe dërgimin e mosmarrëveshjes për zgjidhje në Gjykatën e Lartë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë parashtron:



  • Nga natyra e konfliktit dhe pretendimeve të paditësit, i cili ka pretendime pronësie mbi një pasuri të paluajtshme, e cila aktualisht është e regjistruar dhe posedohet1 nga persona të tjerë, të paditurit, gjykata çmon se objekti i gjykimit është në kompetencë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  • Duke patur në konsideratë praktikën e unifikuar të Gjykatës së Lartë, vendimin nr.4/2013, gjykata administrative çmon se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes konkrete ndaj edhe aktet duhen dërguar për gjykim në gjykatën civile, atë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është gjykata ku ndodhet pasuria e paluajtshme si dhe ku kanë adresën e tyre të gjitha palët ndërgjyqëse.

  • Duke qenë se çështja objekt gjykimi është përcjellë për gjykim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë përmes vendimit për moskompetencë.. jemi përpara rastit të mosmarrëveshjes së kompetencave për shkak se dy gjykata, ajo e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Administrative Tiranë...

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N



1. Në Gjykatën e Lartë me datë 15.10.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03563-00-2014 regj.,them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Sazan Tola, dhe të paditur Lutfi Hoxha etj, ZVRPP Tiranë, me objekt: Detyrimin e të paditurve të njohin pronar paditësin Sazan Tola për pasurinë nr.68/54, vol. 18, faqe 250, ZK nr.3292, lloji i pasurisë truall me sipërfaqe 555 m2, ndodhur në Selitë të Vogël Tiranë, blerë me kontratën e shitjes nr.17932 rep, nr.7289 kol, datë 18.11.1996. Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Tiranë të bëjë regjistrimin e kontratës së shitjes nr.17932 rep, nr.7289 kol, datë 18.11.1996 në favor të paditësit Sazan Tola dhe të pajisë me çertifikatë për vërtetim pronësie dhe hartë treguese paditësin për pasurinë nr.68/54, vol. 18, faqe 250, ZK nr.3292, lloji i pasurisë truall me sipërfaqe 555 m2, ndodhur në Selitë të Vogël, Tiranë.

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se vendimi nr.3941, datë 25.03.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit po në atë gjykatë.



I. Rrethanat e çështjes:

3. Paditësi Sazan Tola pretendon se me kontratën e shitjes nr.17932 rep, nr.7289 kol, datë 18.11.1996, ka blerë pasurinë nr.68/54, vol. 18, faqe 250, ZK nr.3292, lloji i pasurisë truall me sipërfaqe 555 m2, ndodhur në Selitë të Vogël Tiranë nga të paditurit.

4. Paditësi i është drejtuar ZVRPP Tiranë për regjistrimin e pasurisë së sipërcituar, me kërkesën nr.115, datë 22.05.2008 dhe duke mos marrë përgjigje ka ripërsëritur kërkesën në vitin 2012 sipas kërkesës për aplikim nr.1861, datë 01.02.2012. Duke qenë se nuk ka marrë përgjigje nga kjo e fundit, ai është drejtuar me kërkesë ankesë edhe te regjistruesi i ZVRPP Tiranë.

5. Paditësi pretendon që e ka poseduar pronën që nga viti 1996 e në vazhdim pa patur pretendime nga shitësit.
II. Vendimet dhe arsyetimi i gjykatave në mosmarrëveshje:
6. Në këto rrethana, paditësi i është drejtuar me kërkesëpadinë objekt gjykimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila me vendimin nr.3941, datë 25.03.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shqyrtimin e çështjes civile me nr.regj. them 3158.

Dërgimin e dosjes civile me nr.regj. them 3158, për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

7. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:



Gjykata nisur nga përmbajtja e kërkesë padisë në gjykim si dhe mbi bazën e kërkesës së palëve, çmon se duhet të shpallet moskompetenca e kësaj gjykate për gjykimin e kësaj çështjeje dhe aktet e saj duhet të dërgohen për kompetencë lëndore gjykimi Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

8. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 09.09.2014 ka vendosur:

Ngritjen e çështjes së mosmarrëveshjes për kompetencë dhe dërgimin e mosmarrëveshjes për zgjidhje në Gjykatën e Lartë Tiranë.

9. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, ndër të tjera arsyeton:



Nga natyra e konfliktit dhe pretendimeve të paditësit, i cila ka pretendime pronësie mbi një pasuri të paluajtshme, e cila aktualisht është e regjistruar dhe posedohet nga persona të tjerë, të paditurit, gjykata çmon se objekti i gjykimit është në kompetencë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Duke patur në konsideratë praktikën e unifikuar të Gjykatës së Lartë, vendimin nr.4/2013, Gjykata Administrative çmon se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes konkrete ndaj edhe aktet duhen dërguar për gjykim në gjykatën civile, atë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është gjykata ku ndodhet pasuria e paluajtshme si dhe ku kanë adresën e tyre të gjitha palët ndërgjyqëse.

Duke qenë se çështja objekt gjykimi është përcjellë për gjykim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë përmes vendimit për moskompetencë.. jemi përpara rastit të mosmarrëveshjes së kompetencave për shkak se dy gjykata, ajo e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Administrative Tiranë...

III. Ligji i zbatueshëm:

10. Në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet se:



Gjykatat administrative janë kompetente për:

a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike;

d) kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë.

11. Në nenin 13 pika 5 të ligjit nr.49/2012 përcaktohet se:



... Gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.

12. Vendimi Unifikues nr.2, datë 10.03.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndër të tjera përcakton se: “nga kriteret që gjykatat duhet të mbajnë parasysh nëse një mosmarrëveshje është apo jo e natyrës administrative kanë të bëjnë me: a) njëra nga palët në mosmarrëveshje ka natyrën e organit të administratës publike, në kuptim të rregullimit ligjor në fuqi dhe, në kuadër të kryerjes së veprimtarisë të njohur nga ligji, ushtron pushtetin e tij diskrecional ndaj palës tjetër; b) veprimtaria e organit të administratës publike bazohet në një ligj të posaçëm të së drejtës publike dhe vetë marrëdhënia juridike që krijohet në mes palëve buron nga një ligj i të drejtës publike; c) kjo veprimtari e organit të administratës publike, që konkretizohet me nxjerrjen e aktit, duhet të veprojë në drejtim dhe të ketë si bazë interesin publik.”

13. Vendimi unifikues nr.03, datë 28.04.2014 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është i bazuar në ligj, prandaj ka shkaqe ligjore që ai të cënohet.

15. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.2, datë 10.03.2014 (i sipërcituar) kanë përcaktuar kritere që gjykatat duhet t`i mbajnë parasysh me qëllim përcaktimin e kompetencës lëndore të tyre kur behët fjalë që njëra palë në mosmarrëveshje është organ i administratës publike.

16. Duke iu referuar përcaktimit të këtij vendimi se: ... c) kjo veprimtari e organit të administratës publike, që konkretizohet me nxjerrjen e aktit, duhet të veprojë në drejtim dhe të ketë si bazë interesin publik” si dhe objektit të kërkesë padisë dhe shkakut ligjor të saj, ky Kolegj vlerëson se gjykatat duhet të vlerësonin drejtë natyrën e mosmarrëveshjes objekt gjykimi dhe kërkimeve në padi.

17. Në rastin objekt shqyrtimi objekti i padisë përbëhet nga disa kërkime, dhe me konkretisht kërkohet detyrimi i të paditurve të njohin pronar paditësin, objekt i cili është në kompetencën lëndore të gjykatave civile, duke përjashtuar kërkimin për detyrimin e ZVRPP për të bërë regjistrimin e pronës në emër të paditësit dhe të pajisë me çertifikatë për vërtetim pronësie dhe hartë treguese paditësin për pasurinë objekt gjykimi.

18. Në nenin 17 të ligjit nr.49/2012 është përcaktuar objekti i padive administrative. Në këtë dispozitë ligjore nuk parashikohet se detyrimi i të paditurve të njohin pronar paditësin, është objekt i një padie me natyrë administrative. Ky lloj kërkimi ka natyrë të pastër civile. Nga ana tjetër në objektin e padisë ka edhe kërkime me natyrë administrative, siç është detyrimi për regjistrimin e pronës pranë ZVRPP Tiranë dhe detyrimi për ta pajisur me çërtifikatë pronësie, prandaj çështja në gjykim përbëhet nga kërkime mikse (me natyrë civile dhe administrative).

19. Lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore në kërkesëpaditë me disa kërkime, të cilat janë me natyra të ndryshme (civile dhe administrative), në vendimin unifikues nr.03, datë 28.04.2014 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbajnë qëndrimin se, për çështjet e regjistruara pas datës 04.11.2013 kërkimet duhet të ndahen, ndërsa për kërkesëpaditë e regjistruara përpara kësaj date gjykimi i çështjes do të vazhdohet dhe të përfundohet nga gjykatat e zakonshme (civile).

20. Meqenëse kërkesëpadia është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me datë 07.05.2013, pra para datës 04.11.2013, sipas vendimit unifikues të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të vazhdojë dhe të përfundojë shqyrtimin e kësaj çështje.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13/6 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.3941, datë 25.03.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.





Tiranë, më 22.10.2014

Nr.31003-03215-00-2014 Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3561 Vendimi

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   152   153   154   155   156   157   158   159   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish