Nr I vendimit Data palët faqe



Download 2,4 Mb.
bet155/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   151   152   153   154   155   156   157   158   ...   173
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 16.10.2014 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit, çështjen administrative që u përket palëve ndërgjyqëse të mëposhtme:


KËRKUES: DEDË REÇI

PERSON I TRETË: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI:

Rivendosje në afat për të bërë ankim

ndaj vendimit nr.116, datë 07.02.1996,

të KKKP Bashkia Rrëshen në AKKP Tiranë.

Baza Ligjore: Ligji nr.9235, datë 29.07.2004

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave” i ndryshuar.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2681, datë 25.02.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shqyrtimin e çështjes nr.20007/6795 regj.themeltar.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesës, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 08.04.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr.4019, me kërkues Dedë Reçi, person i tretë AKKP, me objekt: Rivendosje në afat për të bërë ankim ndaj vendimit nr.116, datë 07.02.1996 të KKKP Bashkia Rrëshen në AKKP Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë parashtron:



  • Gjykata çmon se në rastin konkret, duke analizuar kërkimet e objektit të kërkesës, kuadrit ligjor në të cilin mbështeten kërkimet personat e tretë të cilëve iu kundërdrejtohen kërkimet gjykata konkludon se jemi para një çështje me natyrë civile dhe jo administrative. Më konkretisht në rastin konkret jemi përpara një kërkimi për rivendosje në afat në të drejtën për të paraqitur padi në gjykatë ndaj vendimit të dhënë nga AKKP në kuadër të ushtrimit te veprimtarisë së saj. Gjykata sa më lart duke mbajtur parasysh këto rrethana argumenton si më poshtë:

  • Kërkesa e një subjekti për tu rivendosur në afat për të paraqitur padi ndaj një vendimi të organeve të kthimit dhe kompensimit të pronës synon të prekë të drejta që lidhen me pronësinë mbi sende të paluajtshme, bëhet fjalë për një të drejtë subjektive dhe jo për një interes të ligjshëm të tij në kuptim të nenit 32 të KPC, .. .e drejta për tu rivendosur në afat për të paraqitur padi ndaj një vendimi të marrë nga AKKP nuk personifikon një mosmarrëveshje administrative.

  • Vetë natyra e AKKP –së dhe veprimtarisë dhe akteve të saj disponojnë në thelb drejtpërdrejtë mbi të drejtat subjektive, të cilat janë ekskluzive të titullarëve të caktuar dhe jo të shtetasve apo publikut në tërësi siç janë interesat publik

  • Veprimtaria e AKKP vepron për njohjen pronar.

  • AKKP në vetvete personifikon një organ sui generis, ose i quajtur quasi gjykatë, emërtim ky i vendosur nga GJEDNJ.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 06.10.2014 është regjistruar çështja nr.31003-03408-00-2014 regj.,them, që u përket palëve ndërgjygjëse: kërkues Dedë Reçi, dhe person i tretë AKKP, me objekt: Rivendosje në afat për të bërë ankim ndaj vendimit nr.116, datë 07.02.1996 të KKKP Bashkia Rrëshen në AKKP Tiranë.

2. Vendimi nr.2681, datë 25.02.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit pranë po asaj gjykate.

I. Rrethanat e çështjes:

3. Kërkuesi Dedë Reçi është trashëgimtar i ish pronarit Zef Mark Reçi, i cili me vendimin nr.116, datë 07.02.1996 të KKKP Bashkia Rrëshen, është njohur pronar për sipërfaqen prej 18.000 m2, nga e cila është kompensuar me sipërfaqe trualli në masën 10.000 m2 dhe me 10% të vlerës për sipërfaqen 7950 m2, gjithashtu është vendosur të mos kompensojë për sipërfaqen prej 50 m2 që zë dyqani i zotit Preng Zef Reçi në tokën e tij.

4. Kërkuesi pretendon se ka humbur afatin e përcaktuar në nenin 17 të ligjit nr.9235/2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, pasi ka qenë emigrant dhe meqë gjendja juridike e pronës ka ndryshuar kërkon të rivendosë në afat të drejtën për tiu drejtuar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me kërkesë për kthimin fizik të një sipërfaqe trualli 600 m2.
II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatave në mosmarrëveshje:

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.2681, datë 25.02.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shqyrtimin e çështjes nr.20007/6795 regj.themeltar.

Dërgimin për shqyrtim të kërkesës, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj kërkese.

6. Gjykata e rrethit ndër të tjera arsyeton:

Në rastin konkret referuar neneve 1/b, 7, 8/b. 11, 70, 72 të ligjit nr.49/2012 si dhe dekretit nr.8349/2013, gjykata kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë si gjykata që ka kompetencën nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e të gjitha aspekteve që lidhen me nxjerrjen, zbatimin ekzekutimin e akteve administrative. Kërkesa është paraqitur për shqyrtim pas datës 04.11.2013.

7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr.ska, datë 08.04.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr.4019 me kërkues Dedë Reçi, person i tretë AKKP, me objekt: Rivendosje në afat për të bërë ankim ndaj vendimit nr.116, datë 07.02.1996 të KKKP Bashkia Rrëshen në AKKP Tiranë.

8. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ndër të tjera arsyeton:

Gjykata çmon se në rastin konkret duke analizuar kërkimet e objektit të kërkesës, kuadrit ligjor në të cilin mbështeten kërkimet personat e tretë të cilëve iu kundërdrejtohen kërkimet gjykata konkludon se jemi para një çështje me natyrë civile dhe jo administrative. Më konkretisht në rastin konkret jemi përpara një kërkimi për rivendosje në afat në të drejtën për të paraqitur padi në gjykatë ndaj vendimit të dhënë nga AKKP në kuadër të ushtrimit te veprimtarisë së saj. Gjykata sa më lart duke mbajtur parasysh këto rrethana argumenton si më poshtë:

Kërkesa e një subjekti për tu rivendosur në afat për të paraqitur padi ndaj një vendimi të organeve të kthimit dhe kompensimit të pronës synon të prekë të drejta që lidhen me pronësinë mbi sende të paluajtshme, bëhet fjalë për një të drejtë subjektive dhe jo për një interes të ligjshëm të tij në kuptim të nenit 32 të KPC, .. .e drejta për tu rivendosur në afat për të paraqitur padi ndaj një vendimi të marrë nga AKKP nuk personifikon një mosmarrëveshje administrative.

Vete natyra e AKKP –së dhe veprimtarisë dhe akteve të saj disponojnë në thelb drejtpërdrejtë mbi të drejtat subjektive të cilat janë ekskluzive të titullarëve të caktuar dhe jo të shtetasve apo publikut në tërësi siç janë interesat publik

Veprimtaria e AKKP vepron për njohjen pronar.

AKKP ne vetvete personifikon një organ sui generis ose i quajtur quasi gjykatë, emërtim ky i vendosur nga GJEDNJ.

III. Ligji i zbatueshëm:

9. Në Nenin 13/5 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” është përcaktuar se:



Gjykata me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje. Vendimi për ngritjen e mosmarrëveshjes, së bashku me aktet, i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve.

10. Vendimi Unifikues nr.4, datë 10.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.



IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet që ngrihen në vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë janë të bazuara në ligj, prandaj vendimi i dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë bëhet i cënueshëm.

12. Në vendimin unifikues nr.4/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndërmjet të tjerave thonë:

....Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të shqyrtohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile.

13. Kolegji Administrativ vlerëson se, në rastin konkret ku në cilësinë e palës së tretë është AKKP dhe objekti i shqyrtimit të kërkesës është rivendosja në afat e së drejtës për t’iu drejtuar AKKP, me kërkesën për kthimin fizik të një sipërfaqe prone të njohur më parë me vendimin nr.116/1996 të KKKP Bashkia Rrëshen, kompetente në lëndë për shqyrtimit e këtij konflikti në zbatim të vendimit unifikues nr.4/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është gjykata civile.

14. Duke arsyetuar si më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se duhet prishur vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe çështja të dërgohet për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenet 7 dhe 13/5 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2681, datë 25.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.31003-03563-00-2014 Regj.Themeltar

Nr. 00-2014-3547 Vendimi



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   151   152   153   154   155   156   157   158   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish