Nr I vendimit Data palët faqe


VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS



Download 2,4 Mb.
bet151/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   147   148   149   150   151   152   153   154   ...   173
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar


Në datën 16.10.2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003-03351-00-2014 akti që ju përket palëve :

PADITËS: ILIRJAN LLAKMANI

E PADITUR: ZYRA E GJENDJES CIVILE POGRADEC.
OBJEKTI:

1. Pasaktësi e aktit të lindjes të Zyrës së Gjendjes Civile Pogradec.

2. Detyrimin e Zyrës së Gjendjes Civile Pogradec

për të ndryshuar vitin e lindjes nga 1975 në 1977.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32 të K.Pr.Civile,

ligji nr.10 129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin nr.(381)-153, datë 20.05.2014 ka vendosur:

Të deklarojë moskompetencën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për gjykimin e çështjes civile, që u përket palëve: Paditës, Ilirjan Llakmani; E paditur, Zyra e Gjendjes Civile Rrethit Pogradec; Objekti, Pasaktësi e aktit të lindjes së Zyrës së Gjendjes Civile Pogradec, Detyrimin e Zyrës së Gjendjes Civile Pogradec për të ndryshuar vitin e lindjes nga 1975 në 1977.

Të dërgohet kërkesëpadia dhe aktet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin nr.512 akti, datë 11.09.2014, bazë të nenit 13/5 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencës lëndore, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Gjykata çmon se në thelb të kësaj çështje kemi një mosmarrëveshje civile ku objekt kërkimi në padi është në bazë të nenit 32/c të K.Pr.Civile, njohja e pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin si dhe saktësimi i tij në bazë të ligjit nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”.

  • Në rastin konkret nuk jemi para një mosmarrëveshje administrative në kuptim të nenit 7 të ligjit nr.49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, e cila të jetë në kompetencën lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, por jemi para një mosmarrëveshje civile e cila është në kompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, që është gjykata ku është vendndodhja e palës së paditur.

  • Gjithashtu neni 17 i ligjit nr.49/2012 përcakton në mënyrë të qartë objektin e kërkimit në padi në mosmarrëveshjet administrative. Në këtë dispozitë nuk parashikohet e drejta e palës paditëse të kërkojë me padi deklarimin e pasaktë të një dokumenti sikurse është akti i lindjes në rastin konkret si dhe nuk parashikohet e drejta për të kërkuar saktësimin e tij.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit ,

V Ë R E N

Paditësi, Ilirjan Llakmani, lindur në qytetin e Korçë dhe banues në qytetin e Pogradecit, por aktualisht është rezident në Francë. Ai i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec me kërkesëpadi duke kërkuar saktësimin e aktit të lindjes, pasi në bazë të dokumentacionit të lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Pogradec figuron i d.lindjes 17.07.1975, ndërkohë që pretendon se është i d.lindjes 1977.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin nr.(381)-153, datë 20.05.2014 ka vendosur të shpallë moskompetencën lëndore, duke ia dërguar këtë çështje Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë. Kjo gjykatë, në thelb, ka arsyetuar se Gjykata Administrative është kompetente për të gjitha çështjet të cilat sipas nenit 7/a të ligjit 49/2012 përbëjnë mosmarrëveshje administrative dhe se në rastin konkret mosmarrëveshja e krijuar rrjedh nga një akt administrativ, siç është akti i lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Pogradec.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e saj nr.512 akti, datë 11.09.2014, në mbështetje të nenit 13/5 të ligjit 49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka ngritur çështjen e mosmarrëveshjes në lidhje me kompetencën lëndore, shkaqet e të cilave janë të pasqyruara në pjesën hyrëse të vendimit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se vendimi nr.(381)-153, datë 20.05.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, që ka shpallur moskompetencën lëndore për shqyrtimin e çështjes, duke dërguar aktet për vazhdimin e gjykimit Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, është rrjedhoje e zbatimit të drejtë të ligjit e për këtë shkak ky vendim duhet lënë në fuqi.

Në përcaktimin e kompetencës lëndore duhet referuar identifikimit të natyrës së mosmarrëveshjes, nëse është e natyrës civile apo administrative. Kolegji vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec se objekti që është në shqyrtim është i natyrës administrative.

Sipas nenit 10/1 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, shqyrton mosmarrëveshjet administrative të parashikuara në nenin 7 të këtij ligji, me përjashtim të atyre që lidhen me aktin nënligjor normativ. Ky nen referon tek neni 7 i ligjit 49/2012, që përcakton se cilat mosmarrëveshje do të konsiderohen administrative. Pikërisht në pikën “a” të nenit 7 përcaktohet se janë në kompetencë të gjykatës administrative të shkallës së parë “mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”.

Referuar kërkesëpadisë, paditësi Ilirjan Llakmani, ka kërkuar në bazë të nenit 32 të K.Pr.Civile, detyrimin e një organi administrativ që është konkretisht, Zyra e Gjendjes Civile Pogradec, “pasaktësinë e aktit të lindjes së Zyrës Gjendjes Civile Pogradec si dhe detyrimin për të ndryshuar vitin e lindjes nga 1975 në 1977”.

Pavarësisht se kërkesëpadia është ngritur në bazë të nenit 32 të K.Pr.Civile, objekti i saj është i lidhur me njohjen ndryshimin dhe saktësimin e pjesshëm të shënimeve në regjistrin themeltar të shtetasve në Zyrën e Gjëndjes Civile Pogradec, për paditësin, Ilirjan Llakmani, duke saktësuar vitin e lindjes nga 1975 në 1977, si një akt administrativ i cili do të trajtohet nga ana e këtij organi administrativ, përkatësisht Zyra e Gjendjes Civile, në procedurën administrative që ligji i ngarkon asaj si veprimtari e posaçme publike administrative.

Për rrjedhim, mosmarrëveshja është me nje organ administrativ publik, lidhur me aktivitetin publik administrativ të tij, për një akt administrativ, vërtetësia ose jo e tij krijon të drejta dhe detyrime në fushën administrative për palët pjesëmarrëse në çështjen gjyqësore.

Për të përcaktuar kompetencën në lëndë, të gjykatave në mosmarrëveshje, Kolegji Administrativ, e gjën me vend të sqarojë nëse zyrat e gjendjes civile bëjnë ose jo pjesë në organet publike që ushtrojnë veprimtari administrative. Sipas ligjit nr.10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, këto zyra janë të detyruara të plotësojnë regjistrat themeltarë të shtetasve me të dhënat e shtetasve në lidhje me përbërësit që kanë të bëjnë me emrat, mbiemrat, lindjet dhe vdekjet e shtetasve, etj. dhe në bazë të këtyre të dhënave lëshojnë çertifikatat e lindjeve, familjare dhe të vdekjeve.

Kolegji Administrativ vlerëson se veprimet ose mosveprimet e zyrave të gjendjes civile janë veprime ose mosveprime të administratës shtetërore, të cilat në vetvete përbëjnë shprehje të vullnetit të saj, pasi Zyra e Gjendjes Civile është e detyruar që të pasqyrojë në regjistrat e gjendjes civile përbërës të saktë dhe kur janë rastet e parashikuara në ligj, të bëjnë ndryshimin e tyre, prandaj në këtë kuptim këto veprime apo mosveprime, kanë karakter administrativ dhe parashikohen në nenin 2 të ligjit 49/2012, që kurrsesi nuk mund të kenë natyrë civile, prandaj përfundimi që ka arritur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, është i bazuar në ligj.

Përsa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se Vendimi nr.(381)-153, datë 20.05.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shpalljen e moskompetencës lëndore të saj dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, është i drejtë dhe i bazuar në ligj

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 10 të ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Lënien në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec nr.(381)-153, datë 20.05.2014.

Tiranë, më 16.10.2014

Nr.31001-03469-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3066 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

në dhomë këshillimi të datës 14.10.2014, mori në shqyrtim çështjen administrative nr.03462/2014 që u përket palëve:

PADITËS: SINDIKATAT E PAVARURA TË TRANSPORTEVE TIRANË

TË PADITUR: LLAMBRO DUNI

BASHKIA HIMARË

SHOQËRIA “AGIKONS” SHPK.

OBJEKTI:

Shpalljen e pavlefshmërisë absolute të aktit

të marrjes së tokës në pronësi nga z. Llambro Duni.

Detyrimin e të paditurve Llambro Duni dhe Shoqëria e ndërtimit “Agikons” shpk

të njohin paditësin pronar të parcelave, respektivisht prej 8400 m2 dhe 5600 m2

të kthejnë në gjendjen e mëparshme të lirojë e të dorëzojë trojet e pushtuara.

Shpallje e pavlefshmërisë absolute të akteve administrative:

a) Vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Himarë

nr.5, datë 16.12.2010 “Për miratimin e destinacionit

të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij”

dhënë në favor të Z. Llambro Duni.

b) leje ndërtimi për subjektin ndërtues “Aginkons” shpk miratuar

me vendimin e KRRT të Bashkisë Himarë, nr.5, datë 16.12.2000

ose në mënyrë alternative:

Deklarimin e pavlefshmërisë relative dhe shfuqizimin e vendimeve

të KRRT të Bashkisë Himarë për miratimin

e sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit.

Baza Ligjore: Neni 115, 116/b/c, 117, 118 të K.Pr.A.

Nenet 29, 38, 40, 46, 64-70 të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 i ndryshuar

“Për urbanistikën” .

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.232, datë 18.02.2014 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Apelit Vlorë për gjykimin e çështjes civile me nr.1868, regj. Them., datë 11.03.2013 dhe dërgimin e akteve për kompetencë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.2790 regj. them., nr.09.07.2014 ka vendosur:

Të parashtrojë para Gjykatës së Lartë qëndrimin për mosmarrëveshje me Gjykatën e Apelit Vlorë lidhur me përcaktimin e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Fillimisht kjo çështje është gjykuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila me vendimin nr.400, datë 19.02.2013 ka vendosur rrëzimin e padisë. Kundër vendimit të mësipërm është paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë.

2. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.232, datë 18.02.2014 ka shpallur moskompetencës lëndore për gjykimin e kësaj çështjes civile me nr.1868, regj. theml, datë 11.03.2013, si dhe i ka dërguar aktet për kompetencë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

3. Gjykata e Apelit Vlorë arsyeton se me daljen e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në bazë të neneve 4 dhe 7 mosmarrëveshja hyn në juridiksionin e gjykatave administrative. Në kuptim edhe të vendimit unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit me hyrjen në fuqi të ligjit nr.49/2012 çështjet administrative në çdo fazë dhe gjendje gjykimi duhen dërguar nga gjykatat civile në gjykatat administrative. Kështu Gjykata e Apelit Vlorë e ka dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.

4. Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.2790 regj. them., nr.09.07.2014 ka parashtruar para Gjykatës së Lartë mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore për shqyrtimin e kësaj çështje.

5. Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë arsyeton se padia në një pjesë të kërkimeve është e natyrës administrative, ndërsa në një pjesë është e natyrës civile. Në këtë kuptim në mbështetje dhe të vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë nr.3, datë 28.04.2013 çështja duhet të gjykohet në gjykatën civile, pasi padia me kërkime të natyrës civile dhe administrative është e datës 09.03.2012.

6. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, pasi analizoi aktet që ndodhen në dosje dhe vendimet e gjykatave, vlerëson se vendimi nr.232, datë 18.02.2014 i Gjykatës së Apelit Vlorë është i pabazuar në ligj dhe si i tillë duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit për arsyet e mëposhtme.

7. Kolegji Administrativ thekson se në rastin konkret rezulton që padia është paraqitur në gjykatën civile më datë 09.03.2012. Në objektin e saj ka dy lloj kërkimesh: a) të natyrës administrative që kanë të bëjnë me kundërshtim të akteve administrative të marrjes së tokës në pronësi dhe lejeve të ndërtimit dhe b) të natyrës civile që kanë të bëjnë me njohje pronar dhe kthim në gjendjen e mëparshme, lirimin dhe dorëzimin e truallit.

8. Pas daljes së ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, dhe me krijimin e gjykatave administrative, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur me vendimin unifikues nr.3, datë 28.04.2014 se çështjet të cilat në objektin e tyre kanë disa kërkime si të natyrës civile dhe administrative, kërkime të cilat janë paraqitur përpara datës 04.11.2013, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjykata ku ato janë paraqitur.

9. Sa më sipër kompetente për gjykimin e kësaj çështje është Gjykata e Apelit Vlorë, pasi padia është me kërkime të natyrave te ndryshme, civile dhe administrative dhe është paraqitur në gjykatën civile para datës 04.11.2013.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të Neneve 7, 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë nr.232, datë 18.02.2014 dhe dërgimin e çështjes në po atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 14.10.2014

Nr.31003-03413-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3239 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar

në dhomë këshillimi më datë 30.10.2014, mori në shqyrtim çështjen administrative nr.31003-03413-00-2014 që u përket palëve:

PADITËS: JALLDIZ ZHEGU (KËLLEZI)

I PADITUR: BASHKIA E QYTETIT TIRANË.

OBJEKTI:

Pushimin e cenimit të pasurisë së paluajtshme,

truallin me sip. 77 m2 me nr.pasurie 8/349, ZK 8150,

ndodhur në Tiranë, Rruga “Ali Demi”

dhe mospërsëritjen në të ardhmen.

Pagimin e shpenzimeve gjyqësore.

Baza Ligjore: Neni 32/a, 106 i K.Pr.C,

neni 302 i K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4761, datë 14.04.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjykimit të çështjes civile me nr.regj. theml. 9358, datë 20.03.2014 me paditës Jalldiz Zhegu (Këllezi) dhe pale të paditur Bashkia Tiranë, me objekt: “pushimin e cenimit të pasurisë së paluajtshme, truallin me sipërfaqe 77 m2 me nr.pasurie 8/349, ZK 8150, ndodhur në Tiranë, Rruga “Ali Demi” dhe mos përsëritjen e saj në të ardhmen. Pagimin e shpenzimeve gjyqësore” dhe dërgimin e çështjes për kompetencë lëndore Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.473 regj. them., datë 28.04.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë përpara Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes me nr.4773 akti, që i përket: paditës Jalldiz Zhegu (Këllezi) dhe palën e paditur Bashkia Tiranë, me objekt: “pushimin e cenimit të pasurisë së paluajtshme, truallin me sipërfaqe 77 m2 me nr.pasurie 8/349, ZK 8150, ndodhur në Tiranë Rruga “Ali Demi” dhe mos përsëritjen e saj në të ardhmen. Pagimin e shpenzimeve gjyqësore.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Xhezair Zaganjori, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Paditësja në padinë objekt gjykim ka pretenduar se ka në pronësi një truall prej 77 m2 ndodhur në Rrugën “Ali Demi” Tiranë. Këtë truall e ka të kufizuar me një rrethim provizor dhe ka vënë në të tabelën me shkrimin “pronë private”. Ajo ka pretenduar se më datën 22.01.2013 punonjës të gjelbërimit të Bashkisë Tiranë me mjete, fadroma, ishin urdhëruar të kryenin punime mbi truallin e saj për ta kthyer në lulishte. Në kushtet e mësipërme paditësja ka njoftuar forcat e policisë së shtetit dhe pas verifikimeve të pronësisë dhe certifikatës së pronësisë, punëtorët e gjelbërimit të Bashkisë janë larguar. Ndodhur në kushtet kur ky është një rast i përsëritur, pasi më parë nga Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë Tiranë i është prishur ndërtimi në proces legalizimi, ajo i është drejtuar gjykatës me padi.

2. Pala e paditur ka pretenduar se paditësja ka ndërtuar një rrethim provizor në kundërshtim me ligjin nr.10119 datë 23.04.2009 “Për planifikimin e territorit” i ndryshuar, që në nenin 70/7 të tij parashikon se duhet marrë leje pranë Bashkisë për rrethimet provizore. Paditësja nuk është pajisur me leje të tillë. Kështu që është ndërhyrë për prishjen e murit rrethues në mbështetje të nenit 5/a/b të ligjit nr.9780, atë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”. Veprimet për prishje mbështeten në shkresën nr.2081/2 datë 05.11.2012 të ALUIZNI-t sipas të cilës ndërtimi i vet-deklarueses Jalldiz Zhegu shkel vijën e ndërtimit në rrugët e kategorisë së parë, të dytë dhe ë tretë të parashikuar nga plani i përgjithshëm rregullues, studimet urbane apo projektet e veçanta infrastrukturore rrugore të çdo niveli, të miratuara a në proces. Si dhe informon se subjekti skualifikohet nga procesi i legalizimit. Cenimi në momentin e ngritjes së padisë nuk qëndron.

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.4761, datë 14.04.2014 ka vendosur të shpallë moskompetencën lëndore të gjykimit të kësaj çështje dhe ta dërgojë atë për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, pasi kjo e fundit ka kompetencën lëndore.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka argumentuar se nisur nga përmbajta e kërkesë padisë si dhe nga aktet në dosje çështja është e natyrës administrative, pasi mosmarrëveshja ka lindur nga një akt administrativ i nxjerrë nga pala e paditur si një organ i administratës publike, si dhe me një mosmarrëveshje që ka të bëjë me pretendime për ndërhyrje të paligjshme të palës së paditur në pronën e paditëses. Kështu referuar ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe vendimit unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, kompetenca lëndore i takon gjykatës administrative.

5. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.473 regj. them., datë 28.04.2014 ka vendosur të ngrejë mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore për gjykimin e kësaj çështje para Gjykatës së Lartë.

6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë thekson se padia është e natyrës civile që synon mbrojtjen e të drejtave themelore civile të pronësisë. Padia e pushimit të cenimit të pronësisë është një padi e mirëfilltë civile. Ndërkohë neni 7 i ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” parashikon në mënyrë shteruese rastet që shqyrtohen nga gjykata administrative. Rasti konkret nuk hyn në parashikimet e nenit 7 të ligjit të mësipërm.

7. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë (më tej Kolegji), pasi analizoi aktet që ndodhen në dosje dhe vendimet e gjykatave, vlerëson se vendimi nr.4761, datë 14.04.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bazuar në ligj dhe duhet të lihet në fuqi dhe çështja objekt gjykim i duhet të gjykohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë.

8. Kolegji thekson se padia objekt gjykimi ka lidhje me të drejtën subjektive të pronësisë dhe mbron këtë të fundit. Por në rastin objekt gjykimi pretendohet nga paditësja mbrojtja e të drejtës së pronësisë përmes pushimit të cenimit nga veprimet të organit administrativ, duke pretenduar se organi administrativ pranë Bashkisë Tiranë kërkon t’i prishë murrin rrethues në pronësi dhe pronën t’ia kthejë në lulishte. Nga ana tjetër organi administrativ pretendon se murri rrethues që ka paditësja është një ndërtim i paligjshëm.

9. Kolegji Administrativ thekson se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi është administrative, pasi paditësja pretendon se veprimtaria e organit administrativ është e paligjshme dhe prej kësaj veprimtarie ajo cenohet në të drejtën e pronësisë. Në bazë të nenit 7/b të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, gjykata administrative ka në kompetencë lëndore për shqyrtim b) mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik. Kështu sipas Kolegjit, në këndvështrim të pretendimeve të palëve çështja duhet të gjykohet nga gjykata administrative, e cila ka kompetencën të shqyrtoj ligjshmërinë e veprimtarisë së organit administrative në lidhje me pretendimet e paditëses. Pra nëse ka ndërhyrje nga organi administrativ në kuptim të cenimit të pronësisë së paditëses dhe nëse po kjo ndërhyrje është e ligjshme apo jo.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të neneve 7, 13 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.4761, datë 14.04.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 30.10.2014

Nr.31003-03411-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3267 i Vendimit


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   147   148   149   150   151   152   153   154   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish