Nr I vendimit Data palët faqe


Nr.00 - 2014 - 3032 i Vendimit



Download 2,4 Mb.
bet149/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   145   146   147   148   149   150   151   152   ...   173

Nr.00 - 2014 - 3032 i Vendimit


VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Në datën 15.10.2014, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003- 03412-00 - 2014 akti, që u përket palëve:

PADITËS: SOTIRAQ PALUKA

E PADITUR DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK

OBJEKTI:


Detyrimi i palës së paditur Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik

të dëmshpërblejë paditësin me një vit page për zgjidhjen e menjëhershme

dhe të pajustifikuar të kontratës së punës, dy muaj page për afatin e njoftimit,

2 muaj page për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës,

pagesën e shpërblimit për vjetërsi dhe rikthimin në vendin e mëparshëm të punës.

Baza Ligjore: Nenet 31, 32, 153-156 e vijues të K.Pr.C. Nenet 145-146

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5, datë 10.01.2014 ka vendosur:

1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile nr 4880 Akti.

2. Dërgimin për gjykim të çështjes civile nr 4880 Akti, pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, e datës 21.04.2014 ka vendosur:

Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr.1433; me palë paditëse: Sotiraq Paluka; me objekt: Zgjidhja pa shkaqe të arsyeshme e kontratës individuale të punës, të lidhur me datë 01/10/2009 ndërmjet paditësit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik. Detyrimin e punëdhënësit për dhënie dëmshpërblimi në masën e një vit page për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të arsyeshme, dy paga mujore për mosrespektim të procedurës të njoftimit, 2.5 paga mujore për shkak të vjetërsisë në punë.

Të urdhërojë sekretarinë gjyqësore t’u komunikojë këtë vendim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe palëve ndërgjyqëse.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes:

Paditësi Sotiraq Paluka, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padinë objekt gjykimi, duke kërkuar detyrimin e palës së paditur Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik ta dëmshpërblejë një vit page për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës, ti paguajë dy muaj pagë për mosrespektimin e afatit të njoftimit në zgjidhjen e kontratës së punës, pagimin e dy muajve pagë për moszbatimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, pagimin e shpërblimit për vjetërsi dhe rikthimin në vendin e mëparshëm të punës.

II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës në mosmarrëveshje:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë: me vendimin nr.5, datë 10.01.2014 ka vendosur:

1. Shpalljen e moskompetencës lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për gjykimin e çështjes civile nr 4880 Akti.

2. Dërgimin për gjykim të çështjes civile nr 4880 Akti, pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së vendimit.



Me arsyetimin:

Gjykata në përmbushje të detyrimit procedural për verifikimit kryesisht të kompetencës lëndore në gjykimin e çështjes konkludoi se kjo mosmarrëveshje gjyqësore është në kompetencën lëndore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Neni 41 i Kodit të Procedurës Civile sanksionon: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.

Ndërsa neni 7 i ligjit nr 49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative parashikon:

“Gjykatat administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës kur punëdhënësi është organ i administratës publike.

Kompetenca lëndore cilësohet e drejta procedurale e gjykatës për të ushtruar juridiksionin gjyqësor për zgjidhjen e një mosmarrëveshje referuar natyrës juridike të saj. Përcaktimi i kompetencës për gjykimin e një mosmarrëveshje gjyqësore në aspektin lëndor të saj, përbën objekt rregullimi të ligjit procedural, i cili në varësi të marrëdhënies juridike objekt gjykimi.

Në varësi të marrëdhënies juridike objekt gjykimi, shqyrtimin e kërkimeve të subjektit paditës pranë gjykatës përkatëse. Gjykata pasi analizoi palët ndërgjygjëse, objekt të kërkimit të padisë dhe ligjore të saj çmon se ndodhemi përpara gjykimit të një marrëveshje gjyqësore që buron nga marrëdhënia juridike e punës mes ndërgjyqëse, ku subjekti punëdhënës (Drejtoria e Shërbimit të Trupit diplomatik në varësi të Ministrisë së Jashtme) është organ i administratës në kuptim të nenit 3, të Kodit të Procedurave Administrative, Organe të administratës publike janë: organe të pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative “...Gjykimi i mosmarrëveshjeve në fushën e marrëdhënieve të punës, ku punëdhënësi është organ i administratës publike është kompetencë lëndore e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë referuar nenit 7, të ligjit “Për Organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

Të gjitha konfliktet gjyqësore të kësaj natyre pavarësisht se janë për gjykim pranë gjykatave të rretheve gjyqësore përpara fillimit të gjykatave administrative do të gjykohen nga këto të fundit. Në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative “Gjykata e Lartë me qëllim unifikimin e praktikes gjyqësore, në vendimin unifikues nr.3, datë 6.12.2013 përcaktoi:

Gjykata konkludon se gjykata kompetente nga pikëpamja për gjykimin e kësaj çështje është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë. Për këtë shkak gjykata vendos shpalljen e moskompetencës për dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës Administrative në bazë të nenit 61, të K.Pr.C, i cili sanksionon:

Gjykata kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose mbi kërkesën e palës vendos moskompetencën e saj dhe ia dërgon aktet gjykatës kompetente.



2. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, e datës 21.04.2014 ka vendosur:

-Të ngrejë çështjen e mosmarrëveshjes për kompetencë para Gjykatës së Lartë për gjykimin e çështjes administrative me nr.1433, me palë paditëse: Sotiraq Paluka; me objekt: Zgjidhja pa shkaqe të arsyeshme e kontratës individuale të punës, të lidhur me datë 01/10/2009 ndërmjet paditësit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik. Detyrimin e punëdhënësit për dhënie dëmshpërblimi në masën e një vit page për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të arsyeshme, dy paga mujore për mosrespektim të procedurës të njoftimit, 2.5 paga mujore për shkak të vjetërsisë në punë.

-Të urdhërojë sekretarinë gjyqësore t’u komunikojë këtë vendim Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe palëve ndërgjyqëse.

Me arsyetimin:

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.5, në datën 10/01/2014, ka shpallur moskompetencën lëndore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në gjykimin e kësaj çështje bazuar në nenet 37, të K.Pr.Civile dhe ia ka dërguar çështjen për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

- Në datën 21/04/2014, pala e paditur Drejtoria e shërbimit Diplomatik, i kërkoi gjykatës që t’i parashtronte Gjykatës së Lartë, çështjen e mosmarrëveshjes për moskompetencë.

- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, duke patur parasysh edhe konsolidimin nga koha në kohë të praktikës së re të gjykatave administrative, ka vendosur t’iu parashtrojë me vendim të arsyetuar mosmarrëveshjen për kompetencë në gjykimin e kësaj çështje.

- Referuar nenit 7, të ligjit nr.49, të vitit 2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative” parashikon: Gjykatat administrative janë kompetente për: a) mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik;

b)mosmarrëveshjet që lindin për shkak të ndërhyrjes së paligjshme ose të mosveprimit të organit publik;

c) mosmarrëveshjet e kompetencave ndërmjet organeve të ndryshme administrative në rastet e parashikuara nga Kodi i Procedurave Administrative;

ç) mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ administratës publike;

d)kërkesat e paraqitura nga organet administrative për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, për të cilat ligji parashikon heqjen e lirisë deri në 30 ditë, si një lloj të dënimit administrativ për kundërvajtësin;

dh) kërkesat e paraqitura nga kundërvajtësit për zëvendësimin e dënimit administrativ me heqje lirie deri në 30 ditë me dënimin me gjobë”.

- Referuar nenit 13, të ligjit nr.49, të vitit 2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrave parashikon: “1. Moskompetenca lëndore dhe funksionale ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje e shkallë të shqyrtimit. 2. Moskompetenca tokësore mund të ngrihet ose kundërshtohet nga palët vetëm para se të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave. 3. Gjykata shpall me vendim moskompetencën e saj për shkaqet e parashikuara këtë nen dhe urdhëron dërgimin e akteve gjykatës kompetente. Vendimi për shpalljen e moskompetencës dhe vendimi për rrëzimin e kërkesës për shpalljen e moskompetencës ankimohen së bashku me vendimin përfundimtar. 4. Ka mosmarrëveshje për kompetencën, kur dy ose më shumë gjykata, në të njëjtën kohë, marrin ose nuk pranojnë të marrin për shqyrtim të njëjtën çështje administrative. 5. Gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarrëveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata, që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje.



  • Referuar nenit 3, të ligjit nr.8485, datë 12/05/1999 “Kodi i Procedurave Administrative” parashikohet si më poshtë: “Në kuptim të këtij kodi organe të administratës publike janë: a) organet e pushtetit qendror të cilat kryejnë funksione administrative; b) organet e enteve publike në masë që ato kryejnë funksione administrative; c) organet e pushtetit vendor të cilat kryejnë funksione administrative; d) organet e Forcave të Armatosura si dhe çdo strukturë tjetër punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut për aq kohë sa ato kryejnë funksione administrativë”.

Referuar ligjin nr.7852, datë 13.7.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore” parashikohet se: c) Arsyet e parashtrimit të qëndrimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, pranë Gjykatës së Lartë.

  • Gjykata duke bërë interpretimin e këtij neni konkludon se jemi para një organi të administratës publike. Në këto kushte gjykata mori në analizë me kërkesë të palës së paditur/punëdhënësin e paditësit në këndvështrim të përcaktimit të faktit nëse ky subjekt përfshihet në rrezen e veprimit të nenit 3 të K.Pr.A. Lidhur me këtë moment konstatohet se kjo Drejtori është në vartësinë e Ministrisë se Punëve te Jashtme të Republikës se Shqipërisë dhe objekti kryesor i veprimtarisë se saj është plotësimi i kërkesave të përfaqësive të huaja të Trupit Diplomatik te akredituar ne Republikën e Shqipërisë.

Objekti i veprimtarisë se DSHTD-së është: “Administrimi dhe mirëmbajtja e pasurive, të luajtshme dhe të paluajtshme, të ndodhura në territorin e R.SH-së, pronë shtetërore, të cilat janë nën përgjegjësi administrimi nga D.SH.T.D-së, duke krijuar garantuar dhe përmirësuar kushtet e qëndrimit dhe të ushtrimit të veprimtarisë së Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë”;

  • Pra edhe DSHTD-ja është krijuar si ndërmarrje shërbimi, qe funksionon si ndërmarrje shtetërore dhe veprimtaria e te cilës rregullohet mbi bazën e Vendimeve te Këshillit te Ministrave.

Madje në piken 10, të VKM nr.840, është përcaktuar se “Mënyra e organizimit dhe e ushtrimit te veprimtarisë se DSHTD-së, përgjegjësitë e organeve drejtuese dhe mënyra e ushtrimit të funksioneve nga ana e tyre, përcaktohen në statutin, që miratohet nga Ministri i Punëve të Jashtme”.

  • Si rrjedhojë DSHTD, është person juridik publik, por (referuar në nenin 25, të

K.Civ. për personat juridike publikë) nuk hyn në kategorinë e enteve publike, por në kategorinë e ndërmarrjeve shtetërore. Por Drejtoria në fjalë nuk rezulton te jete krijuar dhe organizuar mbi baze me Vendim te Këshillit të Ministrave që ka percaktuar ne menyre te qarte vartësinë e kesaj ndermarrjeje nga Ministria e Puneve te Jashtme. Pra i mungon pavarësia e nevojshme për t'u vlerësuar si ent publik. Edhe kompetencat e ngarkuara me aktet nënligjore përkatëse evidentojnë qartë qëllimin e krijimit të kësaj Drejtorie, që ka funksion ekonomik, funksion ky që nuk e karakterizon një ent publik.

Për të gjitha sa më sipër, kjo gjykatë vlerëson se, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, nuk është organ i administratës publike. Për ketë arsye gjykata administrative nuk ka kompetencën lëndore te parashikuar ne germën "q" te ligjit nr.49/2012 për gjykimin e çështjes ne fjale. Në këto kushte, duke mbajtur parasysh përcaktimet e bëra në ligj dhe faktet që i përkasin rastit konkret, Gjykata vlerëson se nuk është kompetente në lëndë për gjykimin e kësaj çështjeje.



III. Ligji i zbatueshëm:

  1. Neni 41 i K.Pr.Civile, thuhet se:

Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë, janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera, të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera”.

Neni 15/c i ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe mosmarrëveshjeve administrative”, thuhet se:

Të drejtën e ngritjes së padisë e ka: c) punëmarrësi ose punëdhënësi për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës kur punëdhënësi është një organ i administratës publike”.

Neni 7 i ligjit 49/2012, pika ç): “Gjykata administrative janë kompetente për mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike”.

Neni 2, pika 6 e ligjit 49/2012, “Organ publik është çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative çdo organ i enteve publike ..... si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj .... e drejta e ushtrimit të funksioneve publike”.

Neni11, pika 2 i ligjit nr.49/2012, “Paditë për marrëdhëniet e punës, shqyrtohen në gjykatën administrative të shkallës së parë që përfshin territorin ku punëmarrësi kryen zakonisht punën e tij”.

Neni 61 i Kodit të Pr.Civile thuhet se: “Gjykata kur konstaton se nuk është kompetente për gjykimin e çështjes kryesisht ose me kërkesën e palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente”.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

1. Se vendimi nr.5, datë 10.01.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka vendosur shpalljen e moskompetencës së saj për shqyrtimin e kësaj çështje dhe dërgimin e saj për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, është një vendim i pabazuar ne ligjin procedural dhe atë material dhe për këtë shkak ky vendim duhet të prishet dhe çështja të dërgohet në po këtë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të nënvizojë se në kuptimin e së drejtës, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nga pikëpamja lëndore nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale, por duhet të deklarojë moskompetencën e saj dhe të mos vazhdojë gjykimin e çështjes.

3. Kompetenca lëndore përcakton për çdo gjykatë të veçantë se në çfarë rastesh dhe në lidhje me çfarë mosmarrëveshjesh ajo ka pushtet për të gjykuar, duke përcaktuar qartë rrethin e mosmarrëveshjeve që i është njohur e dhënë asaj me ligj për ta gjykuar. Ndarja e kompetencës është përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.2.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe në K.Pr.Civile.

4. Gjykata për të identifikuar natyrën e mosmarrëveshjes që i shtrohet për gjykim, nëse ajo është e natyrës civile apo administrative, i referohet statusit të të paditurit si dhe kërkimeve dhe shkakut ligjor të tyre që rezulton si nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë ashtu dhe gjatë procesit gjyqësor, si dhe bën lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cënuar.

5. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në çështjen objekt gjykimi, pasi mori në shqyrtim aktet e ndodhura në dosjen gjyqësore, pasi analizoi objektin dhe shkakun ligjor të pretendimeve të paditësit të shprehura në kërkesëpadi dhe në pretendimet e tij, pasi analizoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe qëndrimin e parashtruar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, në interpretim të dispozitave të Ligjit nr.49/2012, të zbatueshme, çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka kuptuar drejtë statusin dhe natyrën e veprimtarisë së palës së paditur në këtë proces.

6. Rezulton se kërkimet e paditësit në këtë gjykim janë: “Detyrimi i palës së paditur Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik të dëmshpërblejë paditësin me një vit page për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës, dy muaj page për afatin e njoftimit, 2 muaj page për mosrespektimin e procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës, pagesën e shpërblimit për vjetërsi dhe rikthimin në vendin e mëparshëm të punës”. Këto kërkime kjo palë i ka mbështetur në nenet 32 e vijues i K.Pr.Civile, nenet 143, 144 pika 5, neni 155 pika 3 të K.Punës në Republikën e Shqipërisë.

7. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se pala e paditur, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, është person juridik publik, në varësi të Ministrisë së Punëve te Jashtme, që zhvillon aktivitet tregtar në fushën e tregtisë dhe shërbimit duke patur si qëllim realizimin e fitimit dhe shtimit të pasurisë shtetërore. Referuar Rregullores së Brendshme të kësaj Drejtorie, miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues nr.1, datë 30.01.2013, DSHTD funksionon në përputhje me Ligjin nr.7582, datë 13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, VKM nr.840, datë 17.12.2004 “Për veprimtarinë e DSHTD”, VKM nr.450, datë 16.06.2005, si dhe K.Punës. Në Ligjin nr.7582, datë 13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore” përcaktohet se: “Ndërmarrjet shtetërore janë njësi ekonomike dhe kanë personalitet juridik. Shteti është zotërues i vetëm i kapitalit të këtyre ndërmarrjeve dhe, për rrjedhojë, ushtron të drejtat e tij si pronar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me dispozitat e këtij ligji”.

8. Në analizë të sa më sipër, rezulton se jemi përpara një padie e cila ka ardhur si pasojë e zgjidhjes së marrëdhënies së punës që ka ekzistuar midis paditësit me cilësinë e punëmarrësit dhe palës së paditur, me cilësinë e punëdhënësit, i cili ky i fundit është një person juridik publik por, jo organ publik.

9. Sipas Ligjit nr.49/2012, organ publik do të konsiderohet “çdo organ i pushtetit qendror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i Forcave të Armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike”.

10. Nga ana tjetër, person juridik publik, sipas nenit 25, të K.Civil janë “institucionet e ndërmarrjet shtetërore, që financohen vetë ose nga buxheti i shtetit, si dhe entet e tjera publike të njohura me ligj si person juridik”.

12. Në analizë të dispozitave të mësipërme, subjekt i Ligjit nr.49/2012, janë vetëm ato organe të cilat kryejnë funksione administrative.

13. Rezulton se DSHTD, në kuptim të nenit 25 të K.Civil, është person juridik publik që nuk kryen funksione administrative, pasi funksionon në përputhje me Ligjin nr.7582, datë 13.07.1992 “Për ndërmarrjet shtetërore”, dhe financohet nga të ardhurat nga qiratë e objekteve të vëna në dispozicion për trupin diplomatik të huaj të akredituar në Republikën e Shqipërisë, si dhe shërbime te tjera, të kryera në favor të tyre;etj (neni 5 i VKM nr.840, datë 17.12.2004 “Për veprimtarinë e DSHTD”).

14. Me anë të kësaj padie, paditësi pretendon se duhet të shpërblehet nga pala e paditur për zgjidhjen e marrëdhënieve të punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara, sipas dispozitave të K.Punës. Këto lloj konfliktesh përbëjnë mosmarrëveshje të cilat rregullohen nga dispozitat e K.Punës.

15. Në referim të dispozitave të Ligjit nr.49/2012 janë në kompetencë të gjykatave administrative mosmarrëveshjet në fushën e marrëdhënieve të punës, kur punëdhënësi është organ i administratës publike (neni 7/ç), çka do të thotë se gjykata administrative do të ketë kompetencë lëndore për shqyrtimin e një mosmarrëveshje të lindur për shkak të zgjidhjes së marrëdhënieve të punës vetëm atëherë kur punëdhënësi është organ i administratës publike.

16. Për sa më sipër dhe në interpretim të neneve 2 e 3, të Kodit të Procedurave Administrative dhe të dispozitave të ligjit nr.49/2012, në harmoni me dispozitat e legjislacionit të ndërmarrjeve shtetërore, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se pala e paditur në këtë gjykim, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, nuk është organ i administratës publike dhe veprimtaria e tij nuk ka karakter administrativ.

17. Siç është parashtruar më sipër, DSHTD është person juridik, që nuk vepron dhe nuk del si organ që ushtron pushtet shtetëror, por ai ka personalitet juridik të hyjë në marrëdhënie të ndryshme civile apo detyrimi me persona fizikë ose me persona të tjerë juridikë publikë apo privatë për të mundësuar realizimin e veprimtarisë së tij.

18. Në mungesë të ushtrimit të pushtetit shtetëror, veprimtaria e tij nuk mund të konsiderohet administrative dhe mosmarrëveshjet që mund të lindin për shkak të marrëdhënieve të punës midis tij si punëdhënës dhe punëmarrësve nuk mund të jenë në kompetencë lëndore të gjykatave administrative, sikurse gabimisht pranon Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vendimin e saj.

19. Përsa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.5, datë 10.01.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin është shpallur moskompetenca lëndore për gjykimin e çështjes civile, duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet po asaj gjykate për të vazhduar gjykimin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 10, të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.5, datë 10.01.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes në atë gjykatë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 15.10.2014



Nr.31003-03470-00-2014 Regj. Themeltar

Nr.00 - 2014 - 3033 Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë:

Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Medi Bici Anëtar

Në datën 15.10.2014 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.31003- 03470-00 - 2014 akti, që u përket palëve:

PADITËS: LAVDËRIM HAMITI

I PADITUR: SHOQËRIA “UJËSJELLËS KANALIZIME TIRANË” SH.A.,

OBJEKTI:

1. Dëmshpërblim prej 1 (një) viti page për zgjidhje

te kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme.

2. Dëmshpërblim me pagën e 2 (dy) muajve

për mosrespektim të afatit të njoftimit.

3. Shpërblim për vjetërsi në punë.

Baza Ligjore: Nenet 7/1, 143, 144, 145, 153-155 të K.Punës.

Neni 31 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8383, datë 17.07.2013, ka vendosur:

“Pranimin e padisë. Detyrimin e të paditurit Shoqëria ‘’Ujësjellës Kanalizime” sh.a. t’i paguajë paditësit Lavdim Hamiti si dëmshpërblim për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të marrdhënies së punës në masën e 12 pagave mujore.

Detyrimin e palës së paditur “Ujësjellës Kanalizime” sh.a. t’i paguajë paditëses si dëmshpërblim për mosrespektim të afatit të njoftimit me 2 pagë mujore, si dhe 23 paga 15 ditore për vjetërsi në punë”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.999, datë 25.03.2014, ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes me nr.5428/2716 Regj.Themeltar, datë regjistrimi 15.11.2013 si dhe dërgimin e saj për kompetencë shqyrtimi, Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

Gjykata e Apelit Administrativ, me vendimin e datës 11.09.2014, ka vendosur:

Dërgimin e kopjeve të akteve Gjykatës së Lartë, Kolegjit Administrativ me qëllim zgjidhjen e çështjes së mosmarreveshjes së kompetencës midis Gjykatës së Apelit Tiranë dhe Gjykatës Administrative të Apelit.

Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet menjëhere Gjykatës së Apelit Tiranë.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës të gjyqtarit Andi Çeliku dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes:

1. Rezulton se paditësi (me cilësinë e punëmarrësit) ka filluar marrëdhënien e punës prane të paditurit (me cilësinë e punëdhënësit) ne më 05.01.1989 në Ndërmarrjen Energjitike Tiranë që është një subjekt brenda të cilit përfshihej edhe “HEC Lanabregas” sh.a.Tiranë e cila është përthithur nga “Ujësjellës Kanalizime sh.a Tiranë. Paditësi ka vazhduar punë deri 30.10.2012, me detyrën “elektricist panelit” me pagë bruto 43 000 lekë në muaj. Pala paditëse ka rinovuar kontratën e punës të lidhur midis saj dhe palës së paditur më datë 24.09.2012 me afat 1 mujor.

I padituri i ka komunikuar paditësit shkresen nr.496 prot, datë. 30.10. 2012, për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës me motivacion: “Ju suprimohet vendi i punës, si rezultat i vendimit nr.4, datë 15.08.2012, të Këshillit Mbikqyres të Shoqërisë "HEC Lanabregas”sh.a, për miratimin e strukturës organike.

Bazuar në nenin 141,143 të K.Punës, zgjidhja e marrëdhënieve të punës do të bëhet me datë 30.10.2012.

Paditësi pasi ka ardhur në dijeni të këtij vendimi dhe motivacionit për largimin e tij nga puna ka bërë kundërshtimin e tij dhe për këtë fakt i është drejtuar me padi gjykatës duke kërkuar që kjo zgjidhje të çmohet si e pajustifikuar sepse nuk ekziston asnjë nga rastet e parashikuara në nenin 153/3 të Kodit të Punës, të cilat do ta cilësonin zgjidhjen si të justifikuar.

II. Vendimi dhe arsyetimi i gjykatës në mosmarrëveshje:

1. Gjykata e Rrethit Giyqësor Tiranë, me vendimin nr.8383, datë 17.07.2013, ka vendosur:

“Pranimin e padisë. Detyrimin e te paditurit Shoqeria ‘’Ujsjelles Kanalizime” sh.a. t’i paguajë paditësit Lavdim Hamiti si dëmshpërblim për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të mardhenies së punës ne masen e 12 pagave mujore.

Detyrimin e palës së paditur “Ujsjelles Kanalizime” sh.a. t’i paguajë paditëses si dëmshpërblim për mos respektim të afatit të njoftimit me 2 page mujore, si dhe 23 paga 15 ditore per vjetersi ne pune”.

2. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.999, datë 25.03.2014, ka vendosur:

Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Tiranë për shqyrtimin e çështjes me nr.5428/2716 Regj.Themeltar, datë regjistrimi 15.11.2013 si dhe dërgimin e saj për kompetencë shqyrtimi, Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.



Me arsyetimin:

Gjykata e Apelit Tiranë, pasi mori në shqyrtim kompetencën e saj për shqyrtimin e çështjes, vlerëson e çmon se gjykata kompetente për gjykimin në rastin konkret nuk është ajo por është Giykata Administrative e Apelit. Në këtë konkluzion si më sipër, Gjykata e Apelit arrin nisur nga sa vijon:

Me ligjin nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” (më tej, ligji për gjykatat administrative) është përcaktuar si krijimi i këtyre gjykatave të veçanta ashtu edhe rregullat për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative. Ndër të tjera, në nenin 1, shkronja “b”, të këtij ligji, parashikohet se ai përcakton edhe rregullat për juridiksionin dhe kompetencën e Gjykatave Administrative.

Referuar neneve 4, 7/a, ç dhe 17/a, g të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative” konstatohet se mosmarrëveshja ne gjykim hyn në juridiksionin e tyre dhe se janë këto gjykata, të cilave ligji u ka dhënë kompetencën për të gjykuar i mosmarrëveshjet administrative, siç është edhe ajo e rastit në shqyrtim.

Duke qenë para faktit se ankimi i paraqitur nga palet ne gjykim kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane është bërë në një kohë kur ligji i ri “Për Gjykatat Administrative” nuk kishte hyrë ende në fuqi - atehere në këto kushte - shtrohet për diskutim çështia e “veprimit në kohë” të këtii ligii në marrëdhëniet juridiko - procedurale të lindura para kësaj date ; prandaj Gjykata e Apelit Tirane ne kete kuader konstaton sa me poshte:

Në Kreun X të ligjit për gjykatat administrative titulluar “Dispozita kalimtare dhe të fundit”, në nenin 72 “Shfuqizime dhe ndryshime”, parashikohet se: 1. Në datën e fillimit të funksionimit të gjykatave administrative hyjnë në fuqi ndryshimet e mëposhtme: a) në Ligjin nr.8116, datë 29.03.1996 "Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar: i) në nenin 35, shkronja "b" shfuqizohet; ii) në nenin 320, shkronja "a" shfuqizohet; iii) nenet nga 324 deri në 333 shfuqizohen ; b)në ligjin nr.8927, datë 25.07.2002 "Për prefektin", në nenin 14 nënndarjet "i" dhe "ii", në nenin 15 pika 2, si dhe në nenin 18 pika 4, ku respektivisht gjenden fjalët "gjykatës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet organi i qeverisjes vendore", "gjykatë, nën juridiksionin e së cilës ndodhet organi i qeverisjes vendore", "gjykatës" dhe "gjykatës, nën juridiksionin e së cilës ndodhet subjekti i interesuar" zëvendësohen me fjalët "gjykatës administrative kompetente".

Sa herë që në ligje të posaçme bëhet referim në seksionet administrative apo në kreun "Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative" të Kodit të Procedurës Civile apo në gjykatën kompetente, referenca vlerësohet si e bërë në këtë ligj dhe në gjykatën administrative kompetente, sipas këtij ligji”.

Në analizë të gjendjes së legjislacionit aktual si më sipër, Gjykata e Apelit Tiranë nxjerr përfundimet në bindjen e saj të brendshme juridike sa vijon:

Gjykatat Administrative, filluan funksionimin e tyre në datë 4 Nëntor 2013 dhe që nga kjo datë, me shfuqizimet e mësipërme, mosmarrëveshjet administrative, ç janë dhe mbeten në kompetencë vetem të Gjykatave Administrative.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së veprimit në kohë të ligjit, rezulton se në dispozitat tranzitore, ligjvënësi nuk ka bërë asnjë parashikim lidhur me vijimin e gjykimit për çështjet tashmë të filluara. Në këto rrethana, Gjykata e Apelit Tiranë, kryesisht konstaton se ajo nuk është më kompetencë për gjykimin e çështjes, sepse ligji i ri “Për Gjykatat Administrative” ngarkon për këtë, një gjykatë të veçantë, sikurse jane ne rastin konkret Gjykatat Administrative.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit Tiranë, ka bindjen e brendshme juridike se “mungesa e një dispozite të posaçme ligjore” në ligjin e ri “Për Gjykatat Administrative” në lidhje me mënyren e gjykimit të çështjeve administrative të filluara më parë, e pengon atë për të vazhduar gjykimin e tyre, pasi ndryshe nga ligji material (i cili nuk ka fuqi prapavepruese), ligji procedural rregullon edhe ato marrëdhënie juridike procedurale që kanë lindur para hyrjes së tij në fuqi, me përjashtim të rastit kur ligji parashikon ndryshe në dispozitat tranzitore të tij. Gjykata e Apelit Tiranë, vë në dukje se një qëndrim dhe parim i tillë si më lart është mbajtur edhe nga Gjykata Kushtetuese, e cila në një rast të shqyrtimit të kërkesës së të interesuarit, lidhur me procesin e rregullt ligjor, konkludoi se gjykata ka zhvilluar një proces jo të rregullt ligjor, kur ka gjykuar një çështje për të cilën nuk ishte më kompetente (Vendimi nr.11, datë 23.04.2009 i Gjykatës Kushtetuese).

Nga ana tjeter, Gjykata e Apelit Tiranë ka parasysh gjithashtu faktin se gjykimi nga një gjykatë e krijuar me ligj përbën kusht thelbesor, për një proces të rregullt ligjor. Në rastin konkret konstatohet se me ligjin e ri “Për Gjykatat Administrative”, çështjet e natyrës juridiko-administrative shqyrtohen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji vetëm nga Gjykatat Administrative (të cilat janë krijuar nga ligjvënësi pikërisht për këtë qëllim) dhe jo nga Gjykatat Civile, çka do të thotë se mbi këtë kategori çështjesh zbatohen vetem rregullat e ligjit të posaçem administrativ, duke përjashtuar kështu veprimin e Kodit të Procedurës Civile, siç përcaktohet edhe në nenin 1, paragrafi i parë i tij, të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”. Pra de facto dhe de jure, zgjidhja e mosmarrëveshjeve administrative siç shihet qartë është përjashtuar nga juridiksioni dhe kompetenca e Gjykatave të Zakonshme Civile; çka do të thotë se Gjykata e Apelit Tiranë nuk mund të gjykojë tashmë çështje të natyrës administrative. Ndërkaq, vihet në dukje se ky qëndrim dhe interpretimin ligjor si më lart është mbajtur edhe me vendimin Unifikues nr.3, datë 06.12.2013, te Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Për rrjedhojë duke qenë se është në detyrën e gjykatës që shqyrton çështjen që në çdo fazë apo shkallë të gjykimit të verifikojë juridiksionin dhe kompetencën e saj, atëherë në këto rrethana, vlerësohet e çmohet nga kjo Gjykatë se është në funksionin e saj që të marrë në shqyrtim faktin nëse mosmarrëveshja në gjykim është nga ato të përfshira në nenin 1, paragrafi i parë i Kodit të Procedurës Civile; apo ajo është e natyrës juridiko- administrative.

Gjykata e Apelit Tiranë, vë në dukje se aktualisht, me ndryshimet që ligji parashikoi lidhur me ndarjen e juridiksionit gjyqësor civil të përgjithshëm, gjykatave të veçanta administrative, duhet të shqyrtohet edhe natyra juridike e mosmarrëveshjes; çka identifikon gjykatën kompetente të ngarkuar me ligj për zgjidhjen e çështjes. Pra Gjykatat Administrative kanë kështu kompetencën specifike për të shqyrtuar mosmarrëveshjet juridiko - administrative, që është në gjykim.

Në rastin në shqyrtim, Givkata e Apelit Tiranë, konstaton kryesisht se mosmarrëveshja në gjykim është në kompetencë të Gjykatave Administrative, referuar neneve 4, 7/a, ç dhe 17/a, g të Ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”. Në këto kushte, Gjykata e Apelit Tiranë nuk ka kompetencën për të gjykuar çështjen në fjalë pasi ajo është në kompetencë të Gjykates Administrative te Apelit.

Gjykata e Apelit Administrativ, me vendimin e datës 11.09.2014, ka vendosur:

Dërgimin e kopjeve të akteve Gjykatës së Larte, Kolegjit Administrativ me qellim zgjidhjen e çeshtjes se mosmarreveshjes se kompetences midis Gjykates se Apelit Tirane dhe Gjykates Administrative të Apelit.

Një kopje e këtij vendimi ti njoftohet menjëhere Gjykatës së Apelit Tiranë.

Me arsyetimin:

Vleresimi i Gjykatës së Apelit Administrativ:

Gjykata e Apelit Administrativ, çmon të ndalet së pari në çështjen e kompetencës lëndore të Gjykates Administrative në gjykimin e kësaj cështjeje. Në nenin 7/1/ç të Ligjit nr.49/2012, “Per organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative parashikohet se: “Gjykatat administrative jane kompetente per: ç) Mosmarreveshjet ne fushen e marredhenieve te punes, kur punedhenesi eshte organ i administrates publike”.

-Në rastin në shqyrtim palë e paditur në këtë gjykim në cilësinë e punëdhënësit është shoqëria aksionere (Shoqëria e Ujësjellës Kanalizmeve SH.A). Pra një shoqëri e së drejtës tregtare dhe jo një organ i Administratës Publike. Në nenin 2/6, të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative, jepet perkufizimi i “organit publik” dhe thuhet se: “ Organ publik” është çdo organ i pushtetit qëndror, i cili kryen funksione administrative, çdo organ i enteve publike, në masën që ato kryejnë funksione administrative; çdo organ i pushtetit vendor që kryen funksione administrative; çdo organ i forcave të armatosura, çdo strukturë tjetër, punonjësit e së cilës gëzojnë statusin e ushtarakut, për aq kohë sa këto kryejnë funksione administrative, si dhe çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nenligjor ose çdo formë tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike”.

Nuk rezulton që punëdhënësi të jete organ i administratës publike dhe as person juridik që me ndonjë ligj të veçante, akt nënligjor ose çdo formë tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, ti jetë dhënë e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.

Çështja është paraqitur përpara Gjykatës Administrative të Apelit pas shpalljes së moskompetencës lendore të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në nenin 13, të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” parashikohet:

“Moskompetenca lëndore dhe funksionale ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje dhe shkallë të shqyrtimit. Ka mosmarrëveshje për kompetencën, kur dy ose me shumë gjykata, në të njejtën kohë, marrin ose nuk pranojnë të marrin për shqyrtim të njëjtën çështje administrative.

Gjykata, me kërkesë të palëve ose kryesisht, ngre çështjen e mosmarreveshjes me vendim të arsyetuar, me të cilin i paraqet Gjykatës së Larte kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj. Gjykata qe ka dhënë vendimin, njofton menjeherë gjykatën në mosmarreveshje.Vendimi për ngritjen e mosmarreveshjes, së bashku me aktet i dërgohet Gjykatës së Lartë brenda 5 ditëve. Në rastin në shqyrtim Gjykata Administrative e Apelit cmon se cështja që i është paraqitur për shqyrtim nuk përfshihet në rrethin e çështjeve që janë në kompetencën lëndore të kësaj gjykate për arsyet e trajtuara më sipër.

Sipas Gjykates se Apelit Tiranë, çështja është në kompetencën lëndore të Gjykatës Administrative, pasi sipas nenit 4 dhe 7/a, të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, mosmarrëveshja në fjalë, është administrative dhe janë gjykatat administrative që kanë kompetencën lëndore për gjykimin e këtyre çështjeve. Bazuar në këto dispozita dhe në vendimin unifikues nr.03, dt.06.12.2013, kjo gjykatë e ka dërguar çështjen për kompetencë lëndore pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Gjykata Administrative e Apelit, çmon se përfundimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, është i gabuar, pasi padia e paditesit nuk perfshihet në asnjë nga rastet e parashikuara nga neni 7, i Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. Gjykata e Apelit Tiranë, nuk ka pasur parasysh se punëdhënësi nuk është organ i administratës publike dhe as person juridik që me ndonjë ligj të vecantë, akt nënligjor ose cdo formë tjetër, të parashikuar nga legjislacioni ne fuqi, ti jetë dhënë e drejta e ushtrimit të funksioneve publike, por është një shoqeri tregtare e organizuar në formën e një shoqërie aksionere, qe pavaresisht se eshte me kapital teresisht shteteror nuk e ben ate (shoqerine) organ te administrates publike dhe as person juridik që i është dhënë e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.



Gjykata e Apelit Administrativ, çmon se rasti i paraqitur për zgjidhje para saj nuk është në kompetencen e vet lëndore. Neni 7 i Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, ka përcaktuar në mënyrë shteruese rastet e kompetencës lëndore të Gjykatës Administrative, raste që janë detajuar në nenin 17, të po këtij ligji. Padia e paraqitur për gjykim nuk përfshihet në asnjë nga këto raste.

Në këtë kontekst Gjykata e Apelit Administrativ, çmon se cështja në gjykim nuk është çështje nga ato të parashikuara në nenin 7, ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, por çështja është e një natyre civile dhe kompetente për gjykimin e kësaj cështjeje nga pikëpamja lëndore është Gjykata e Apelit Tiranë.

Gjykata çmon se ndodhet në kushtet e nenit 13, të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

III. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:

1. Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.999, dt.25.03.2014, është një vendim i marrë në interpretim e zbatim të gabuar të ligjit, ndaj si i tillë ai duhet te prishet.

2. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime” Sh.a , nuk është organ i administratës publike.

3. Referuar objektit të padisë, mosmarrëveshja objekt gjykimi rezulton të jetë e natyrës civile dhe nuk vjen nga një akt administrativ. Pra nga sa rezulton nga ligji, kompentca funksionale dhe lëndore, i takon Gjykatës së Apelit Tiranë.

4. Në zbatim të ligjit nr.7926, datë 20.04.1995 “Për transformimin e ndërrmarjes shtetërore në shoqëri tregtare i ndryshuar, Ndërrmarrja e Ujësjellës Kanalizime u transformua në shoqëri anonime me aksioner shtetin konform dispozitave të ligjit për “Për shoqëritë tregtare” që ishte në fuqi në atë kohë. Me vendimin e K.M nr.271, datë 09.05.1998 “Për miratimin e statutit tip të shoqërive anonime shtetërore” i ndryshuar me vendimin e K.M nr.678, dt.03.10.2007, kjo shoqëri tregtare është emëruar sh.a. “Ujësjellës Kanalizime”. Me vendimin e K.M nr.660, datë12.09.2007 “Për transformimin e aksioneve të shoqërisë ujësjellës dhe kanalizimeve në njësitë e qeverisjes vendore”, u bë transferimi i aksioneve të shoqërisë shtetërore të ujësjellës kanalizimeve në pronësi të njësive vendore. Në zbatim të këtij vendimi, ka dalë udhëzimi i ministrit të Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës nr.965, datë.11.12.2007, akt me të cilin këto ndryshime u pasqyruan sipas ligjit nr.8744, datë 22.02.2001 në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit.

5. Rezulton se, Ndërrmarrja Ujësjellës Kanalizime është organizuar si person juridik shoqëri tregtare, në formën e shoqërive anonime me pronar të aksioneve njësinë e qeverisjes vendore. Veprimtaria e saj tregtare ushtrohet në përputhje me ligjin nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.

6. Sipas nenit 10/1, të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, Gjykata Administrative e Apelit, shqyrton mosmarrëveshjet administrative të parashikuar në nenin 7, të këtij ligji, me përjashtim të atyre që lidhen me aktin nënligjor normativ”. Neni 10/1, është një dispozitë referuese, i cili të referon tek neni 7, i ligjit 49/2012, që përcakton se cilat mosmarrëveshje do të konsiderohen administrative, zgjidhja e të cilave mundet të kërkohet në gjykatën administrative. Në pikën a), të nenit 7, përcaktohet se janë në kompetencë të gjykatës administrative të shkallës së parë “mosmarrëveshjet që lindin nga aktet administrative individuale, aktet nënligjore normative dhe kontratat administrative publike, të nxjerra gjatë ushtrimit të veprimtarisë administrative nga organi publik”.

7. Gjithashtu në nenin 17, të Ligjit 49/2012, ku bëhet fjalë për ngritjen e padisë në Gjykatën Administrative dhe objektin e mundshëm të kërkimit në kompetencë të kësaj gjykate, në pikën f), thuhet: “Padia ngrihet “g) për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, kur punëdhënësi është një organ i administratës publike”.



8. Sa rezultoi nga analiza ligjore e mësipërme, rezulton se Shoqëria “Ujësjellës Kanalizime” Sh.a., nuk është organ i administratës publike, për rrjedhim edhe akti i largimit nga puna të punëmarrësit Lavderim Hamiti, nuk është akt administrativ.

9. Duke u nisur nga sa më sipër, gjykimin e kësaj çështje, e ka kompetencë lëndore, funksionale dhe tokësore, Gjykata Apelit Tiranë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 10, të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve Administrative”,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.999, datë 25.03.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Apelit Tiranë për vazhdimin e gjykimit.

Tiranë, më 15.10.2014

Nr.31003-03405-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3056 i Vendimit


Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   145   146   147   148   149   150   151   152   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish